Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Biologji
Emri
Fjalėkalimi
Biologji Veēoritė fizike, sjellja e organizmave, klasifikimi i tyre, prejardhja dhe zhvillimi i llojeve e ndėrveprimi qė kanė njėra me tjetrėn nė lidhje me mjedisin.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-01-12, 16:44   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Vdekja e programuar

Vdekja pėrbėn njė nga temat mė tė preferuara pėr letrarėt, teologėt, filozofėt, qė pėr mijėra vjet kanė folur dhe kanė shkruar pėr tė volume pa fund. Kjo ka ndodhur qė nga kohėt kur askush nuk dinte gjė pėr kėtė “fat” tė pashmangshėm tė tė gjithėve, pra kur tė gjithė e kishin kollaj tė thoshin diēka tė pamohueshme pėr tė. Por si nė shumė fusha tė tjera dhe nė kėtė drejtim shkenca ka bėrė pėrpara, duke e shndėrruar vdekjen nė njė fenomen mė pak mistik dhe mė tė shpjegueshėm. Nė veēanti, “Nobeli” i mjekėsisė pėr vitin 2002 iu dorėzua Sidnej Brener, Robert Horovitz dhe Xhon Sulston “pėr zbulimin e tyre nė lidhje me rregullshmėrinė gjenetike tė zhvillimit tė organeve dhe vdekjes qelizore tė programuar”.

Horovicit, njėrit prej tre tė laureuarve, i kemi kėrkuar qė tė na ndihmojė tė kuptojmė se nė ēfarė mėnyre kėto zbulime kanė revolucionarizuar kėndvėshtrimin tonė pėr vdekjen. Gjithashtu i kėrkuam qė tė na e prezantojė kėtė fenomen nė njė mėnyrė mė pak tė frikshme dhe mė tė magjishme nga sa mund tė jetė nė tė vėrtetė, apo nga sa na e kanė bėrė deri mė tani romanet dhe librat e poezisė.


Robert Horovitz: “Kur qeliza shpjegon filozofinė e jetės sonė”

Ėshtė njė biolog qė ka fituar ēmimin “Nobel” pėr mjekėsi. Falė studimeve tė tij pėr “vdekjen e programuar”, janė bėrė tė njohura disa studime pėr evolucionin e organizmave


Ēfarė ka zbuluar biologjia nė lidhje me vdekjen?

Diēka qė nuk mund tė imagjinohet: qė procesi i formimit tė organizmave, duke filluar nga krijimi i njė qelize e kėshtu me radhė nė organizma mė tė komplikuar, bazohet nė vdekjen e njė numri shumė tė madh qelizash. I gjithė procesi ėshtė kompleks dhe thelbėsor. Pėr shembull, nė organizmin tonė vdes 85% e qelizave tona cerebrale dhe 15% e atyre imunitare. Dhe nė mė tė shumtėn e rasteve kėto qeliza vdesin para se tė kenė kryer ndonjė funksion.

Po thoni qė lindin pėr tė vdekur?

Pikėrisht. Por vdekja e tyre ėshtė e njė rėndėsie jetike. Pėr shembull, njė miu qė arrihet t’i bllokohet vdekja qelizore, zhvillohet nė njė mėnyrė shumė anormale dhe nuk arrin tė mbijetojė gjatė.

Vdekja qelizore ėshtė njė proces i rastėsishėm?

Absolutisht jo. Nė fakt quhet “e programuar” dhe ėshtė njė pesė shumė e rėndėsishme e programit gjenetik tė zhvillimit. Ėshtė mė e pėrhapur te kafshėt se sa te qeniet e tjera, pėrfshi edhe njerėzit.

Cili ėshtė qėllimi i kėtij programimi?

Duhet qė tė jemi tė vėmendshėm, tė mos keqkuptohemi. Vdekja qelizore ėshtė e programuar pėr qelizat, por nuk ėshtė programuar nga askush. Nė natyrė asgjė nuk ėshtė e programuar. Gjithēka evoluon.

Atėherė le ta themi mė mirė se cili ėshtė avantazhi evolutiv i vdekjes sė programuar?

Ėshtė ai i “gdhendjes” dhe pėrmirėsimit tė organizmit nė mėnyrė tė sofistikuar e tė fuqishme, duke eliminuar disa qeliza qė janė gjeneruar nga organizmi me shumicė. Cilat janė qelizat qė duhen eliminuar dhe nė ē’mėnyrė ndodh kjo, ėshtė njė ēėshtje qė ndryshon nga organizmi nė organizėm dhe mbi tė gjitha ende nuk ėshtė zbuluar i gjithė mekanizmi i njė veprimi tė tillė.

Vdekja e programuar ndodh vetėm nė qelizat e organizmave tė ndėrlikuar, apo edhe nė ato tė organizmave tė thjeshtė?

Edhe atyre tė thjeshtė, por me njė mekanizėm tė ndryshėm nga ai pėr tė cilin po flasim tani. Ėshtė zbuluar nga Elisabeth Blekbėrn, Karlo Greider dhe Xhek Sozak, qė pėr kėtė kanė marrė ēmimin “Nobel” nė vitin 2009.

Si funksionon?

Kur njė qelizė ndahet, ADN-ja e saj dyfishohet, por jo tėrėsisht. Nė ēdo dyfishim kemi humbje tė njė sasie tė papėrcaktuar tė telomereve, qė janė shumė ndihmėse pėr kromozomet. Dhe kur humbasin tė gjitha telomeret, qeliza nuk mund tė shumėfishohet mė. Si pasojė, tė gjitha qelizat duhet qė tė vdesin.

Mė parė folėt pėr “gdhendje” tė njė organizmi. A mund tė jepni njė shembull?

Disa lloje zogjsh i kanė kėmbėt me gishta, tė tjerė jo. Kjo pėrbėn njė dallim tė madh, pėr shembull, pėr sa i pėrket aftėsisė pėr tė notuar. Dhe kjo varet nga mėnyra e vdekjes qelizore tė programuar. Nėse ndodh siē duhet, atėherė gishtat ndahen, ndėrsa nė rast se nuk ndodh, atėherė gishtat nuk ndahen. Edhe fėmijėt nė barkun e nėnės i kanė fillimisht gishtat e ngjitur dhe vetėm me kalimin e kohės ndodh qė ato tė ndahen dhe tė formohet njė pėllėmbė dore, apo shputė kėmbe si ajo qė kemi kur dalim nė jetė. Nėse ka ndonjė problem gjenetik nė procesin e vdekjes qelizore, atėherė ka raste kur njė fėmijė lind me gishtat e ngjitur. Kjo nuk ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njerėzit, tė cilėt mund ta zgjidhin njė problem tė tillė me anė tė operacionit, por ka njė rėndėsi tė dorės sė parė pėr zogjtė, pėr tė cilėt vlen shumė pėr sa i pėrket cilėsisė sė fluturimit. Pėr ta madje ėshtė ēėshtje jete a vdekje.

Po pėr ne, cili mund tė jetė njė ndryshim qė mund tė bėjė diferencėn?

Sėmundja e parė qė tė vjen ndėr mend kur ke tė bėsh me njė anomali, ėshtė kanceri. Por nuk bėhet fjalė pėr njė lidhje banale, pra mes vdekjes qelizore dhe vdekjes sė individit. Pėrkundrazi. Problemi ėshtė qė qelizat kancerogjene ndahen dhe refuzojnė qė tė vdesin.

Vdekja e organizmit mund tė shkaktohet nga njė gjė e tillė?

Nė pėrgjithėsi numri i qelizave nė njė organ tė caktuar pėrcaktohet nga njė ekuilibėr mes dy procesesh tė kundėrta: ndarja qelizore, qė shton qeliza dhe vdekja qelizore, qė i pakėson qelizat. Njė rritje e tepruar pra mund tė provokohet nga dy faktorė qė i kundėrvihen njėri-tjetrit, njė ekses i jetės sė qelizave, ose nga njė defekt i tyre.

Por a nuk bėhet fjalė pėr dy anė tė sė njėjtės medalje?

Janė, por duhet parė se cila prej tyre shkakton njėrėn dhe anasjelltas. Nė rastin e kancerit ka shembuj tė tė dyja rasteve, por nė shumicėn e rasteve tė kancereve ėshtė i pranishėm njė mosfunksionim, ose njė dizaktivizim i programit tė vdekjes sė qelizave. Kėshtu, shumė terapi qė trajtojnė kancerin si kimioterapia, apo radioterapia, synojnė riaktivizimin e funksionit tė vdekjes sė programuar tė qelizave, nė mėnyrė qė qelizat kanceroze tė zhduken. Nuk bėhet fjalė pėr t’i vrarė, por mjekimi shkakton vetėvrasjen e tyre.

Pra, nė rastin e kėsaj sėmundjeje dhe nė raste tė tjera ėshtė e rėndėsishme vetėvrasja?

Ėshtė shumė e nevojshme. Njė proces i tillė ėshtė vital pėr ekuilibrin mes jetės dhe vdekjes. Nėse ėshtė fakt qė jo vetėm nė sėmundjen kancer, por dhe nė sėmundje tė tjera imunitare, problemi ėshtė pikėrisht vdekja qelizore, atėherė nė sėmundje tė tjera si Alzheimar, apo SIDA bėhet fjalė pėr njė prodhim tė tepėrt qelizash. Situata ėshtė e komplikuar dhe nė tė dyja rastet, pra nė atė tė vetėvrasjes sė qelizave, ose shtimit tė tyre, kėto procese mund tė arrihen nė mėnyra tė ndryshme. Pėr shembull, njė qelizė mund tė vetėvritet menjėherė pėr shkak tė aktivizimit tė mekanizmit, ose mund tė vritet nė mėnyrė tė tėrthortė, pėr shkak tė vėnies nė funksionim tė njė tjetėr mekanizmi dytėsor, i cili ky pastaj vė nė lėvizje mekanizmin nė fjalė. Pra, kemi tė bėjmė me njė proces zinxhir. Dimė shumė gjėra nė lidhje me kėta mekanizma, por nuk kemi shumė njohuri pėr mėnyrėn se si ata integrohen me njėri-tjetrin.

Po sikur qelizat t’i krahasonim me individėt dhe individėt me shoqėrinė dhe tė kishim parasysh kėtė model, ēfarė mund tė ndodhte?

Njė herė kam marrė njė ēmim nga Universiteti i Bernės. Nė komitetin e caktimit tė kėtij ēmimi, ndėr tė tjerė ndodhej edhe njė teolog, qė mė tha se kishte mbetur shumė i befasuar nga fakti qė vetėvrasja luante njė rol kaq tė madh nė biologji. Ideja qė vdekja e njė pjese nuk ėshtė vetėm demonstrim i njė procesi natyror, por edhe diēka e dobishme pėr tė gjithė organizmin, e kishte shtrėnguar qė tė rishikonte mendimin e tij teologjik tė deriatėhershėm.

Po ju, a mendoni pikėrisht kėshtu?

Unė jam njė biolog dhe detyra ime ėshtė qė tė zbuloj fakte. Preferoj mė pas qė gjykimet filozofike mbi jetėn dhe konkretisht mbi vdekjen t’ua lė filozofėve dhe teologėve. Janė ata qė duhet tė nxjerrin konkluzionet nė fushat e tyre, duke u nisur edhe nga zbulimet nė fushėn e shkencės. Unė vetė nuk kam njė fe personale qė tė mė shtyjė nė pėrgjithėsime, duke u nisur nga biologjia pėr tė pėrfunduar te sociologjia.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.