Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona e Argėtimit > Enigmatika
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-05-20, 18:38   #1
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 272
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim FOTO/ 'E bukura dhe Bisha' nuk ishte aspak njė pėrrallė, ja historia e vėrtetė!

Petrus Gonsalvus lindi nė 1537 nė Ishullin Kanarie tė Tenerife (mė i madhi nga shtatė ishujt Kanarie tė Spanjės). Nė moshė tė re, Gonsalvus, konsiderohej njė kuriozitet i ēuditshėm.
'Njeriu i egėr' ishte i mbuluar me qime dhe mbahej, nė njė kafaz hekuri. Pėr ushqim, i jepej mishi i pa gatuar dhe ushqim kafshėsh. Ai iu dėrgua Mbretit Henry II i Francės, si "dhuratė" nė kurorėzimin e tij nė 1547.
Pėr fat tė mirė, mbreti Henry II nuk e pa Gonsalvus, si njė monstėr qė duhej tė mbahej nė njė kafaz. Mbreti vuri re sjelljen e qetė tė Gonsalvus dhe vendosi tė bėjė njė eksperiment. Ai do tė pėrpiqej ta edukonte dhe ta shndėrronte nė njė zotėri. Mbreti e lejoi atė, tė mbante emrin e tij tė lindjes, Pedro Gonzįlez (por vetėm nė formėn e tij latine, Petrus Gonsalvus). Djalit iu dhanė rroba dhe ushqime tė gatuara. Ai u mėsua tė fliste, tė lexonte dhe tė shkruante, jo vetėm nė njė, por nė tre gjuhė, duke u arsimuar si fisnik. Ai arriti ta impresiononte Oborrin mbretėror, duke ia ngritur statusin e tij shoqėror. (Fatkeqėsisht, shumica ende e shihnin mė pak se njeri.)
Pasi mentori dhe mbrojtėsi i Gonsalvus, Mbreti Henry II, u vra mė 10 korrik 1559, Gonsalvus u bė pronė e vejushės sė mbretit, Catherine de Medici, e cila u bė sundimtare dhe vendosi tė kryejė eksperimentin e saj me Gonsalvus. Ajo ishte kurioze, se ēfarė do tė ndodhte nėse 'bisha' e saj martohej me njė grua tė bukur. A do tė krijonin ata "kafshė" tė vogla? Ajo gjeti njė grua pėr Gonsalvus, njė vajzė tė re qė gjithashtu quhej Katerina, e bija e njė shėrbėtori tė oborrit mbretėror.
Petrus Gonsalvus dhe Katerina patėn shtatė fėmijė. Katėr nga shtatė fėmijėve linden me sindromėn e babait tė tyre, hipertrikoza. Kjo e kėnaqi mjaft mbretėreshen, e cila ia kishte arritur tė krijonte njė ‘familje tė egėr’.
“E Bukura dhe Bisha” e 9-tė fėmijėt e tyre shėtiteshin nė vendet dhe qytetet evropiane, duke i vendosur mė nė fund nė Parma, Itali, si pronė e Dukės Ranuēio Farnese. Duka porositi disa piktura tė familjes sė ēuditshme, por asnjė pėr tre fėmijėt normal, pasi ata nuk konsideroheshin kuriozitete. Fatkeqėsisht, katėr nga shtatė fėmijėt e tyre tė prekur nga gjendja e babait tė tyre u shfrytėzuan nga duka dhe u dėrguan si 'dhurata', duke u bėrė 'kafshė shtėpiake' tė klasės sė sipėrme (tė zotėroje njė 'ēudi' tė tillė ishte njė shenjė e statusit fisnik tė dikujt).
Martesa e Petrus dhe Katherine zgjati pėr mė shumė se 40 vjet, deri nė vdekje. Katerina vdiq nė 1623 dhe Petrus disa vjet mė herėt. Nuk ka tė dhėna pėr vdekjen e tij, ndoshta sepse ai nuk konsiderohej njė qenie njerėzore e denjė pėr varrosje tė kishtare, dhe pėr kėtė arsye vdekja e tij nuk ėshtė regjistruar.
Petrus pėrmendet pėr herė tė fundit nė vitin 1617 nė pagėzimin e nipit tė tij, dhe ai besohet se ka vdekur diku rreth vitit 1618. Historia e familjes u pėrhap gjithandej, duke u bėrė frymėzim pėr njė nga historitė mė tė njohura tė dashurisė nė letėrsi, dhe mė pas, nė kinemane moderne./ Pėrgatiti Sokol Neēaj
------------------------------

https://www.syri.net/arte-media/3363...ria-e-vertete/


__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.