Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-11-06, 18:39   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tė hapen dosjet e Pejės

Policia e Pejės i ka kėrkuar Prokurorisė qė pėr disa raste tė veēanta tė jepet leja pėr publikimin e tė dhėnave tė tė dyshuarve qė janė nė arrati. Edhe kryeprokurori i Prokurorisė sė Pejės, Flamur Kelmendi, e konfirmon kėtė. Policia beson se kėrkesa do tė aprovohet deri nė dhjetor, kurse planifikohet publikimi i tė dhėnave pėr rreth 9 raste.


Jeton Musliu

Prishtinė,16 nėntor - Pėr here tė parė policia e Kosovės ka shqyrtuar mundėsinė qė pėr vrasjet mė tė rėnda, tė dyshuarit t’I kėrkojė edhe pėrmes mediave dhe pllakateve tė ndryshme.
Kėtė mundėsi e ka shqyrtuar policia e Pejės, nė rajonin e sė cilės kanė ndodhur vrasjet mė tė rėnda pas vitit 1999.
Nė fakt, kėrkesa pėr t’i mundėsuar policisė ta bėjė njė hap tė tillė i ėshtė dorėzuar para njė muaji Gjykatės sė Qarkut nė Pejė.
Edhe pse deri mė tash nuk ka pėrgjigje definitive, policia shpreson se njė leje e tillė do tė jepet sė paku deri nė dhjetor tė kėtij viti.
Por, kjo varet nga vendimi i prokurorit, i cili ende ėshtė duke vlerėsuar se cilat raste mund tė publikohen e cilat jo, nė mėnyrė qė tė mos dėmtohen hetimet.
Nėse pėrgjigjja nga prokurori do tė jetė pozitive, atėherė qytetet e Kosovės sė shpejti mund tė mbulohen me pllakate.
Kėtė kėrkesė e konfirmojnė edhe zyrtarė tė policisė nė Pejė. Kėta tė fundit, nė pėrpjekje pėr tė kapur mė shpejt personat e dyshuar, kanė menduar qė kėtė ta bėjnė edhe nė kėtė mėnyrė.
Avni Gjevukaj, zėdhėnės i policies nė Pejė, e konfirmon pėr Express se policia ka dėrguar nė Prokurori njė kėrkesė tė tillė. “I kemi dėrguar prokurorit kėrkesė pėr publikim tė personave tė dyshuar, por duhet tė ndiqet njė procedurė”, thotė Gjevukaj.
Sipas tij, pėr publikime tė kėtyre rasteve duhet qė leja tė miratohet nga prokurori, pasi bėhet fjalė pėr raste tė rėnda.
Gjevukaj sqaron se kėrkesa ėshtė bėrė pėr publikimin e sė paku 9 veprave penale, tė cilat ai mjaftohet duke i pėrshkruar vetėm si tė rėnda.
“Nuk mund tė them se pėr cilat raste bėhet fjalė, sepse varet nga prokurori nėse duhet tė publikohen ose jo”, thotė Gjevukaj pėr Express.
Megjithėkėtė, ai e pranon se kėrkesa ėshtė bėrė njė muaj mė parė nė Prokurori dhe deri mė tash ende nuk ėshtė kthyer pėrgjigje.
“Kjo ėshtė vonesė procedurale, sepse duhet parė se nėse bėhet publikimi pėr njė rast, nuk i dėmton hetimet”, thotė zėdhėnėsi i policisė sė Pejės.
Sipas tij, kjo procedurė kėrkon kohė, edhe pse policia pret qė sė shpejti t’i jepet sinjali se ata mund t’i publikojnė emrat e personave tė dyshuar.
“Nuk mund tė them me saktėsi se kur mund tė bėhet publikimi i rasteve dhe atyre personave si tė dyshuar qė duhet tė kapen, por besoj se deri nga dhjetori do tė marrim pėrgjigje”, thotė Avni Gjevukaj, zėdhėnės i policies rajonale nė Pejė.
Pėrveē policisė, kėrkesėn pėr tė publikuar tė dhėna pėr persona tė dyshuar tė cilėt kėrkohen nga policia, pėr Express e konfirmon edhe kryeprokurori i Gjykatės sė Qarkut nė Pejė.
Flamur Kelmendi thotė se ka pasur bisedime me shefin e policies sė Pejės, por nuk ka pasur asgjė tė shkruar.
“Policia ka filluar tė evidentojė rastet, por ato qė janė nė fazėn e hetimeve nuk mund tė bėhen publike, sepse dėmtojnė hetimet”, thotė Kelmendi.
Sipas tij, pėr t’u bėrė i mundur publikimi i rasteve dhe personave tė dyshuar, duhet tė ndiqet njė procedurė e caktuar.
“Unė nuk mund tė them se kur mund tė merret njė vendim i tillė”, thotė kryeprokurori Flamur Kelmendi.
Pėrndryshe, rrafshi i Dukagjinit njihet si njė ndėr rajonet nė Kosovė, nė tė cilin kanė ndodhur rastet mė tė rėnda tė vrasjeve qė nga viti 1999 e kėtej.
Shumė prej kėtyre rasteve kanė mbetur deri mė tash tė pazbardhura, derisa policia nuk jep shumė informacione se deri ku kanė mbėrritur hetimet.

Ndėrkohė, mė 17 mars 2002 nė Pejė ėshtė vrarė Smajl Hajdaraj, deputet i Kuvendit tė Kosovės nga LDK-ja.
Zėdhėnėsja e Policisė sė UNMIK- ut Suzan Manuel, nė atė kohė nuk e kishte pėrjashtuar se kjo vrasje mund tė ishte kryer pėr motive politike.
Ndonėse deklarata e saj ishte gjithėpėrfshirėse, zyrtarėt e policisė kurrė mė nuk treguan se ēka nė tė vėrtetė ka ndodhur nė hetimet pėr kėtė rast.

Edhe Ismet Raci, kryetar i Komunės sė Klinės, ėshtė vrarė mė 24 prill 2001 nė shkallėt e banesės sė tij.
Familjarėt nė atė kohė kishin deklaruar se i ndjeri nuk kishte pasur asnjė problem me askėnd, kurse policia, pėrveē qė kishte deklaruar se hetimet do tė vazhdojnė, as atėherė dhe as tash nuk ka dhėnė asnjėherė ndonjė sqarim lidhur me hetimet pėr kėtė rast.

Avni Elezi ėshtė njė rast tjetėr prej personave qė janė ekzekutuar mė 12 tetor 2002, nė qendėr tė Pejės. Dikur njė ish-ushtar i UĒK-sė e mė vonė truprojė e Ramush Haradinajt, ai ėshtė varrosur njė ditė mė vonė me nderime tė larta ushtarake.
Edhe pėr kėtė vrasje, sikurse pėr tė tjerat, policia ka deklaruar se hetimet kanė filluar, por kurrė nuk ėshtė bėrė publike se deri ku kanė mbėrritur hetimet ose sa persona janė arrestuar apo dėnuar.

Shaban Manaj, avokat i njohur dhe veprimtar i dalluar shumėvjeēar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Istog, ėshtė ekzekutuar mė 23 korrik 2000, pasi ėshtė marrė nga persona tė panjohur.
Pėr vrasjen e Manajt ishin akuzuar disa persona, tė cilėt kanė qėndruar nė paraburgim si tė dyshuar pėr rreth dy vjet. Muaj mė vonė ata janė liruar me vendimin e gjykatės, pasi nuk kishte prova qė do tė vėrtetonin fajėsinė e tyre.

Vrasja e Enver Haradinajt ndodhi nė verėn e vitit 2005 rreth orės 14.55 minuta, nė afėrsi tė fshatit Raushiq, nė magjistralen Pejė-Deēan.
Vrasja e vėllait tė ish-kryeministrit tė Kosovės, kishte nxitur njė takim urgjent tė autoriteteve mė tė larta ndėrkombėtare nė Kosovė me kryeministrin e atėhershėm, Bajram Kosumi dhe njė pjesė tė Qeverisė sė tij.
Pėrveē thirrjeve pėr qetėsi nga liderėt politikė tė vendit dhe zyrtarėt e tjerė, edhe pėr kėtė vrasje autorėt e tij kurrė nuk u bėnė tė ditur, nėse janė kapur apo janė duke u kėrkuar.

Tahir Zemaj ėshtė vrarė mė 4 janar 2003 nė Pejė, sė bashku me tė birin dhe njė tjetėr person.
Ndonėse spekulimet pėr kėtė vrasje ishin tė ndryshme, edhe pėr kėtė vrasje tė trefishtė, zyrtarėt pėrkatės kurrė nuk kanė treguar nėse ėshtė dėrguar dikush para gjyqit.
Kėto janė vetėm disa raste tė vrasjeve, tė cilat patėn ngritur tensione nė Kosovė nė kohėrat kur u kryen kėto vepra. Nuk dihet nėse nė mesin e atyre tetė apo nėntė rasteve qė pritet tė lejojė Prokuroria e Pejės pėr t’i kėrkuar tė dyshimtėt edhe pėrmes publikimeve tė tė dhėnave tė tyre, do tė jetė ndonjė prej kėtyre rasteve.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-11-06, 20:04   #2
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim

Pershendetje.

Une mendoj qe kish me qene mire nese behet hapja e ketyre dosjeve,per arsye qe opinioni duhet ti di ate qka e din nje organ i drejtesis.Dhe hapja e ketyre dosjeve veq sa do te ndihmonte kapjen e e autorve te vrasjeve.sepse urdherdhensit ma merr mendja per shumicen e ketyre vrasjeve dihen.Ata(vrasesit)rrin ne kravata dhe kan parti politike ne Prishtine.
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-11-06, 01:09   #3
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ministri i brėndshėm nuk pajtohet me pirron ...!

Para 3 jave, ministri i brėndshėm kosovar tha para deputetve se pas vrasjeve ndodhet vetė serbia. Nėse i referohemi kėsaj pėrgjigjeje, autorėt e atyre vrasjeve ndodhen nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, po nuk di a kanė "kravate" a jo! as pėr parti politike nuk dihet por ėshtė e sigurt se nuk janė nė Prishtinė dhe nuk janė as shqiptar po shkie!
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-11-06, 10:45   #4
Artisti
 
Avatari i Artisti
 
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
Artisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Keto vrasje jane tragjedi e madhe qe ka ndodhe ne Kosove.

Pa marre parasysh se a eshte Nexhat Daci,Hashim Thaqi,Ramush Haradinaj,Kole Berisha,Sabri Hamiti,qe ka shkep plumb apo ka dhene urdher,duhet menjehere te hapen dosjet dhe te futen ne qorrke edhe ate pa proces bile.



.
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
Artisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-11-06, 11:02   #5
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim

Po te kishim pase polici efikase keto krimo do te ishin zbuluar kohe me pare, dhe kriminelet do te ishin para drejtesise, ciles drejtesi, asaj nderkombetare?? Me mire jo!
Te presim formimin e shtetit te Kosoves dhe atehere une jam i bindur se do te behet kapja e ketyre vrasesve. Keto vrasje te quajtura enigmatike, enigmatike nuk kane asgje. Ne te gjithe e dime se ato kane qene vrasje me prapavi politike. Cfare do te thote kjo?, se "politikani e ka vra kundershtarin e tij", dhe ne populli i Kosoves e dime mire se kush mund te jene , jo dore-vrasesit, por urdher-vrasesit pa pike dyshimi. Vrasja e Tahir Zemes, Xhemajl Mustafes, Ismet Rracit, ktu nuk ka gisht sherbimi sekret serb e as organizatat mafioze te shqiperise qe mirren me trafikimin e njerzve apo droges por, pakenaqes
ia e nje formacioni te caktuar politik qe me jo-seriozitetin dhe punen per faqe te zeze ne paslufte, i humbi zgjedhjet! Kete qe po ua them une ua thote ēdokush ne Kosove!!!
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-11-06, 01:54   #6
Arijanit
 
Avatari i Arijanit
 
Anėtarėsuar: 19-09-06
Postime: 97
Arijanit i vlerėsuar jo keq
Post

Humbje e dhimbje e madhe se pari per njerzit e aferm te viktimave,humbje e madhe dhe per vet Kosoven.Mendoj per fat te keq keto vrasje tregojn se ende mungon siguri e plot ne Kosove.Pa marre parasysh se kush e ka kryer ose ka urdheruar vrasjet,autoret duhet te dalin para drejtesis,neve sna mbetet asgje tjeter perveq se te ndihmojm SHPK-ne per zbardhjen e ketyre rasteve.Nese ne si popull shikojm vendet e botes ku siguria eshte ne nivel ateher na mbetet te marrim shembull nga ata, se si ata bashkpunojn me uniformat e rendit,cdo shkelje e ligjit qoft ajo edhe me e vogel ata e tregojn kryersin,,,,,,Mendoj se nuk do te kishte qen mekat nese ne ju ndihmojm SHPK ( ne kete rast) per zbardhjen e cdo krimi,sepse veq ateher do te filloi nje normalizim ne aspektin e siguris ne pergjithesi,,,,
Arijanit Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-11-06, 02:31   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

Tema te hapen dosjet e pejes




ne nuk e dim kur ja mbyll kto dosje kush i ka mbyll dhe pse i ka mbyll .

tani shtrohet pytja kush nga organet kompetente per zbulimin e ktyre vrasjeve qenka i perzier ne kto vrasje direkt apo indirekt .

Apo personi qe ka mbyll kto dosje esht larguar ne drejtim te pa njohur tani ktu popuulli edhe ma shum e verteton se kto vrasje jan ndihmue nga personat qe femijt e tyre i ushqejn me tatimet qe i paguajn ky popull i varfer .


ju lutemi a mos po ndajna kafshaten e gojes per ti ushqyer terroristat qe pasi te na vrajn te vin te shpia per ngushtllime .
Po pse ne hapjen e ktyre dosjeve nuk figuron edhe dosja per vrasjen e SEBAHATE TOLAJT E ISUF HAKLAJT pergjigj,ja esht e qart se po te zbulohnt kta vrases at,her vrasjet tjera zbulohen ma leht


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.