Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-12-11, 22:33   #46
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Sqarim mbi vepren e Migjenit (1954)

Shkrimtari Naum Prifti dėshmon:

PĖRMBLEDHJA “MIGJENI”
Deri nė atė kohė Migjeni njihej nga vėllimi i hollė me poezitė e tij. Skėnder Luarasi iu kushtua seriozisht pėrmbledhjes sė plotė tė veprės sė Migjenit, duke futur atje skicat nė prozė dhe novelat pak tė njohura e tė shpėrndara nė botimet periodike. Disa prej tyre, si “A don qymyr zotni,?” “Tė hapen arkapijat,” “Studenti nė shtėpi” trajtojnė realisht aspekte nga jeta e qytetit tė veriut nė vitet 30, tė cilat meritonin tė njiheshin nga brezi i ri.
Bashkėshortja e Skėnder Luarasit, Ollga, ishte e motra e Migjenit, por jam i sigurt se ai iu pėrvesh asaj pune jo thjesht pėr anė miqėsore, por sepse te Migjeni shihte vlera tė shėndosha letrare. Pasi e kompletoi dorėshkrimin e dorėzoi pėr botim. Sipas rregullit, veprat para se tė botoheshin duhet tė miratoheshin nga njė komison ekspertėsh nė Lidhjen e Shkrimtarėve, ndaj edhe ai e dorėzoi atje.
Sikurse mė ka thėnė vetė Skėnderi...ai u befasua kur e pa librin “MIGJENI” nė vetrinat e librarive me autor Gjovalin Luka. “Mund tė kishim punuar paralelisht, mė tha Skėnderi, pavarėsisht nga njėri-tjetri, prandaj e shfletova pėrmbledhjen me kujdes....Atėherė protestova nė Lidhje dhe nė Ministrinė e Arsimit, e quajta pėrvetėsim letrar, vjedhje, por pa asnjė rezultat. Me sa duket Gjovalin Luka kishte marrė miratimin e tyre pėr tė vėnė emrin e tij, me qė emri im u vriste sytė, ose ndoshta ma kishin hequr tė drejtėn e autorit pa mė vėnė nė dijeni,” e pėrfundoi komentin Skėnderi.
Skandali pėr librin “Migjeni” u mbyll pa u ndjerė, sikurse gjykoj tani, pėr shkak tė marrėveshjes nė rang zyrtar, qė vepra tė mos botohej me emrin e tij.
Ky pėrvetėsim nuk ia theu aspak vullnetin Skėnderit. Me energjinė e tij tė pa shtershme, iu vu punės pėr njė pėrmbledhje mė tė plotė se e para tė veprave tė Migjenit, tė cilėn e botoi disa vite mė vonė. (1)

(1) Cituar nga botimi: Naum Prifti: Midis dy kohčsh: Shčnime udhčtimi. Kujtime. Portrete. Ese. Prishtinč, Buzuku, 2005, f.511

Sqarim mbi vepren e Migjenit (1954)
Pėrvetėsimi nga ana e Gjovalin Lukės i veprės sė Migjenit tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi eshte shpallur zyrtarisht dhe u publikua nga shumė studjues ne Shqiperi e nė Kosovė. Nė tė gjitha rastet Gjovalin Luka nuk pėrmendej mė (si njė rregull qė zbatohet kudo nė raste plagjiature dhe shkeljes tė sė tė drejtės sė autorit).
Si shembull po i referohemi botimit:
Vehbi Bala, Musa Kraja. Migjeni.Portret -Monografi. Vol.3.Prishtinė, Rilindja, 1977
ku citohet :“Pėr tu vlerėsuar , nė mėnyrė tė veēantė , ėshtė kujdesi i Skėnder Luarasit, i cili duke qenė dikur shok i Milloshit dhe, mė vonė, i afėrm i familjes sė tyij, ka ruajtur dhe ka ēmuar me pasion disa materiale tė vyera tė krijimtarisė migjeniane.”(f.111)
Nė kėrkim tė zbulimit dhe tė botimit tė veprės sė plotė:
’’Nė gusht tė vitit 1953, me rastin e 15- vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, e pėrkohėshmja ‘’Litėrsia jonė‘’, organ i Lidhjes sė Shkrimtarėce tė Shqipėrisė, botoi 2 nga tė 8 prozat e panjohura, tė ruajtura nga familja e autorit ”Tė ēelen arkapijat’’dhe‘’Studenti nė shtėpi’’.
Njė vit mė vonė, mė 1954, Ndėrmarja Shtetėrore e Botimeve nxorri librin’’Migjeni-Vepra“ qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė lėndės sė mbledhur dhe tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi qė nė gusht tė vitit 1948 pėr ta botuar nėn kujdesin e Lidhjes sė Shkrimtarėve , mbi bazėn e dorėshkrimeve tė ruajtura nga familja“ (f.108)
Sikurse shihet nė citimin e fundit nuk vleresohet si permbledhje e Gjovalin Luka vepra e Migjenit nė vitin 1954 por theksohet qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė lėndės sė mbledhur dhe tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi qė nė gusht tė vitit 1948 dhe dorėshkrimet kanė qenė ruajtur nga familja e Migjenit.
(Pra pasardhesit e Gjovalinit, nuk mund tė errėsojnė tė vėrtetėn me trillimet mbi Migjenin, Skėnder Luarasin e familjet e tyre.

Familja Luarasi disponon mjaft dokumenta interesante mbi Migjenin
DÉFTESÉ (*)
Me anėn e sė cilės vėrtetoj se mora nga sh.Skėnder Luarasi 58 copė dokumenta e fotografi mbi Migjenin pėr ekspozitėn nė Bibliotekėn Kombėtare
Dodona Dhima
Tiranė,mė 7.II.1957 (firma)

(*) Kėto dokumenta mč pas u dorėzuan me inagurimin e shtėpisė Shtėpinė Muze tė Migjenit nč Shkodčr

Pėrurimi i muzeut ‘’Migjeni’’ nė Shkodėr, 13 10.1961.

THIRRJE (*)
Me rastin e 50-vjetorit tė ditėlindjes sė Migjenit, mė 13 tetor 1961 nė Shkodėr do t’inagurohet Shtėpia Muze ‘’ Migjeni’’
U bėjmė thirrje tė gjithė atyre qė e kanė njohur sė afėrmi dhe e kanė studjuar Poetin, tė dėrgojnė n’adresė tė Muzeut Popullor tė Shkodrės kujtime,objekte,fotografi,dorėshkrime ose krijime e punime origjinale kushtuarMigjenit
Nga Komisioni pėr krijimin e Shtėpisė-Muze tė Migjenit.

(*)Familja e Migjenit dhe Skėnder Luarasi, kunati i Migjenit, i dhuruan tė tėra materialet qė dispononin te cilat perbenin bazen themelore te fondit.
Njė ndihmesė tė madhe nė krijimin e Muzeut tė Migjenit dhanė Stilian Adhami dhe drejtori i ardhshėm i muzeut Vasil Llazari)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-12-11, 15:11   #47
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Kombėsia shqiptare e Migjenit

Petro Luarasi

Kombėsia shqiptare e Migjenit


26 gusht 1938. Nė sanatoriumin e Tore Peliēes pranė Torinos, Itali, tuberkulozi i mori jetėn 27 vjeēarit shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, djalė i vetėm nga njė familje shkodrane. Nė rrugėtimin e shkurtėr jetėsor jetimi ishte arsimuar nė njė seminar fetar, u bė mėsues i shqipes e shkroi disa copėza letrare: poezi e prozė. Veē pikėllimit familjar e rrethit shoqėror nuk pipėtiu gjė e madhe nė mjedis: aty-kėtu u botua ndonjė pėrshpirtje miku, vlerėsim shoku, portret kolegu. Por nė njė dekadė, studime e diskutime tė shumta e shndėruan modestin Millosh nė Migjenin vigan, shkėndijzat letrare tė tij qenkėshin njė vullkan qė tashmė ndrin panteonin kombėtar. Paradoks apo logjika e kohės?
Vargu i komenteve mbi jetėn e veprėn e Migjenit (13 tetor 1911-26 gusht 1938) ia kalojnė qindra fish krijimtarisė sė tij. Mendimet e kritikės mbi mesazhet qė i dėrgon popullit tė vet e mendėsisė universale njerėzore janė nga mė spektakolaret e kontradiktoret. Nderimi institucional shtetėror, popullor e kombėtar ėshtė i madh ndėrkohė qė ka forca qė i pėrgojojnė jetėn, i helmojnė veprėn, i poshtėrojnė nderin duke i pėrdhunuar emblemat e varrin. Absurdi arrin deri atje sa edhe ndonjė predikues i frymės sė shenjtė e tolerante mallkon t’i digjet vepra dhe t’i zhduket nami e nishani nga institucionet e ndryshme.
Po ēfarė ofron vepra migjeniane qė i ėshtė kushtuar kaq shumė vėmendjen ( pėr mirė a keq)?
Nė njė situate kaotike, ku vlerat i nėnshtrohen paragjykimeve politike, fetare, krahinore, klanore a egos personale, ku qelepirja pėr ‘’sigurimin e koromanes’’ legjitimon shitjen e ēdo ‘’plaēke’’, kur shpesh intelektualėt trima e tė ndershėm quhen budallenj dhe servilėt frikacakė e mediokėr quhen kolosė tė urtėsisė e dijes – do tė ishte e vėshtirė pėrthithja e mirėfilltė nga tė gjithė e vlerave migjeniane.
Por tek e fundit nėse njerėzia kėrkon dritėn, errėsirėn e gėnjeshtrės e ndriēon vetėm e vėrteta!’’
Kritika mė ‘’dėrrmuese’’ qė i bėhet Migjenit nga disa ėshtė se ai nuk ėshtė shqiptar por sllav ( maqedonas, serb, malazes a ku ta di ēė tjetėr njeriu i ndershėm, qė deri mė tash nuk ka parė me sy asnjė provė dėshmuese). Kushdo mund tė pyesė me habi pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme njė ‘’fakt’’ i tillė, qė i kushtohet kaq vėmendje e madhe. Sepse me tė vėrtetė ‘’sllavizmi’’ i Migjenit ėshtė pėrgojuar kaq shumė, me lindjen e famės sė tij, pa u ndalur madje as nė kohėn e diktaturės komuniste e nė demokraci dhe ‘’ēudia’’ ėshtė se ky ‘’avaz’’ i ka bashkuar mjaft studjues kundėrshtarė me orientime nacionaliste, nacionalsocialiste e internacionalliste qė pėr raste tė tjera ‘’tehun ’’ kombėtar e kanė pasur mjaft tė mprehtė.
Normalisht kur njė i huaj studjon gjuhėn e kulturėn e njė kombi, ofron diēka tė vlefshme e pėr mė tepėr shndėrohet nė simbol, ai duhet vlerėsuar e nderuar shumėfish mė tepėr se njė vendali dhe tė gjithė duhet tė gėzohen e krenohen qė vlerave kombėtare u shtohen edhe kontributet e njė miku tė huaj. Po kur njė simbol kombėtar mohoet si ‘’i huaj’’ (mendėsia shpėrfytyruese errėson deri edhe shqiptaren me rrezatim universal Nėnė Tereza) kush dhe sa fiton e humbet?
Pėr paralelizėm pyesim: Nė Maqedoni a do tė ‘’zbehej’’ Aleksandrit i Madh sepse ka gjak shqiptar apo Nėnė Tereza? Po nė fqinjėn tjetėr, Greqi, ēdo tė ndodhte me atė qė do tė guxonte tė pėrgojonte heroin e independences, poetin anglez Lord Bajron apo pėr mė tepėr t’ia prishte monumentin nė Qefalongj?!
Po jo pa qėllim, nga disa, Migjenit i ėshtė mėshuar etiketimi ‘’ortodoks’’, ‘’sllav’’, ‘’i kuq’’ qė nė varėsi me kohėn e dėshirėn, nėnkuptonte mbartėsin e fesė apo genit tė armikut (apo mikut) shekullor, tė njė ideologjie tė urryer (apo tė lavdishme), tė njė pėrēuesi tė dogmave ( apo vlerave) tė kombit barbar.
Shquhen veēanėrisht ‘’hedhjet e pėrdredhjet’’ e atyre qė u vėllazėruan me pushtuesit nazi-fashist tė cilėt nuk njehsojnė me tė njėjtin etalon edhe nėnkuptimin e nuancave tė ‘’sė zezės’’. Ata me tė drejtė nė kėtė rast ‘’harrojnė’’ ta shtrijnė paragjykimin pėrkatės mbi termin ‘’italian’’ si gen qė ka lindur Danten e pjellė Musolinin me fashizmin dhe atė ‘’gjerman’’ si njė gen lindės i Shilerit e pjellės i Hitlerit me nazizmit qė i bėnė gjėmėn botės.
Migjeni u pėrgojua sė pari ‘’ortodoks’’ nga rrethe fanatike, qė ia shtuan edhe termin ‘’sllav’’ e ‘’i kuq’’ pas vdekjes, kur mesazhet e tij u pėrthithėn gjerėsisht nga rinia antifashiste dhe vegjėlia progresive. Pas ēlirimit tė vendit, disa studjues nė Shqipėri (deri nė vitin 1960) e pėrqafuan me entuziazėm pikėpamjen ‘’Migjeni, miku ndėrlidhės me kulturėn sllave’’ ndėrkohė qė ‘’katolikėt e vjetėr’’ e kundėrshtarėt politikė tė regjimit e bombardonin ‘’ortodoksin sllavo-komunist’’ si udhėrrėfyesin e ‘’realizmit socialist’’.
Pėrse disa intelektualė tė njohur nga pėrkrahės entuziastė tė Migjenit para vdekjes sė tij kaluan nė kritizerė pas vdekjes dhe e kėrkonin me domosdo njė Migjen me gen,‘’tė huaj’’, ‘’tė kuq’’ e inferjor ‘’pa vlerė’’ nė veprėn e tij duke i ndryshuar pikėpamjet ndėr vitet 1935, 1938, 1944, 1945, 1960 e mė pas? Ja qė kritika zyrtare ‘’shkencore’’ dhe hartuesit e teksteve shkollore e akademike nuk mund t’i ndiqnin aq vrullshėm situatat konjukturale politike, botėkuptimore dhe rivalitetetet klanore. Shpesh tezat i tejkalonin edhe kufijtė e logjikės duke e trajtuar Migjenin nga ‘’pėrfaqėsues pesimist i realizmit kritik’’ nė ‘’avangardė tė realizmit socialist nė Shqipėri’’, nga pėrēues i filozofisė sė Niēes e Shopenhauerit tek ‘’militanti komunist i orėve tė para’’.
I ēuditshėm ėshtė konformizmi i disa studjuesve ( shkrimtarė tė sė 30-tės tė krahut tė djathtė e tė majtė si Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Arshi Pipa, Dhimitėr Shuteriqi, Gjovalin Luka ) qė nė lidhje me Migjenin i huazuan ‘’me bujari’’ pikėpamjet e atyre qė nė ēėshtje tė tjera i anatemonin si " tradhėtarė tė kombit" e " shovinistė". Ē’i bashkonte ata midis tyre nė kėto opinione?
Ata deri nė vitin 1949 e etiketonin Migjenin ‘’jugosllav - maqedonas, malazez, serb’’, deri nė vitin 1960 ‘’sllav’’ e mė pas ia ngatėrronin vulėn e kombėsisė me tė shtetėsisė njėlloj si bashkėkombasve jashtė atdheut (me kėtė llogjikė na i bėnė edhe kosovarėt –serbė, dibranėt- maqedonas dhe ēamėt –grekėr qė tė mos flasim edhe pėr arvanitasit ).
Por edhe nė ditėt e sotme ndonjė shkrimtar i flladeve demokratike duke i mbyllur sytė nė ditė pėr diell para fakteve e duke fantazuar, i pėrvishet zhanrit romantik se ‘’me sa duket Migjeni mund tė ketė qenė sllav, pasi vetėdija kombėtare shqiptare i mungonte’’ e ndonjė tjetėr e bėn urė lidhėse kulturore pėr mbarėvajtjen e minoriteteve nė Ballkan. Thuhet se ku shteron argumenti, buron thashethemnaja. Nė rast se studjues a romancierė kanė ndonjė prove bindėse e jo vetėm fjalė e fantazi, do tė ishte me interes tė madh qė tė na e vėnė nė pah pėrndryshe tė kėrkojnė ndjesė. Migjeni nuk ėshtė dhe nuk duhet tė bėhet plaēkė tregu apo kurban i shenjtė i vėllazėrimit tė minoriteteve apo kompromiseve tė paprincipta.

Kangė nė vete - kodi i kombėsisė.

S.Luarasi nė botimin ‘’Migjeni, vepra, f.15’’ ( tė dorėzuar pėr botim qė mė 1948) na jep ēelėsin e kodit migjenian mbi ndjesinė e tij kombėtare.
‘’Kur i erdhi Milloshit emėrimi pėr kėtu ( mėsues i shqipes nė Vrakė), konsullata e mbretėrisė Jugosllave nė Shkodėr e kėshilloi tė shkonte pėrsėri nė Jugosllavi ku mund tė shėrbente si prift nė Banat ose tė studjonte teologji nė Beograd. Mirėpo Milloshi iu pėrgjigj me gjuhėn e njė patrioti, duke thėnė se, si shqiptar qė ishte, dėshironte tė vihej nė shėrbim tė atdheut e tė popullit tė vet. Nė kėtė qėndrim patriotik tė Milloshit nė lidhje me shkollėn shqipe gjejmė shkakun pėrse konsulli Bozhiqi, sekretari i tij Nikoliqi, ndonjė farė e fis i tij (Migjenit) qė simpatizonte ata si ortodoks a se vėrtet me origjinė malazeze ia nisėn kryqėzatės sė shėmtuar kundėr mėsonjėsit tė ri tė gjuhės shqipe.’’
Nga ky paragraf zbulohet lehtazi ajo qė kritika zyrtare ‘’harron’’ ta thotė me plot gojėn se Migjeni, jo vetėm rrjedh nga paraardhės shqiptarė por edhe ndihet me mish e shpirt shqiptar, gjė pėr tė cilėn sakrifikoi edhe familjarisht.
(Atij iu mohua nga konsullata jugosllave viza pėr kurim nė Golnik- Slloveni dhe sė motrės Olga iu pre bursa nė gjimnazin e Sarajevos, dy muaj para pėrfundimit tė matures. Shėn. i P.L.)


Kangė nė vete

Veri fryn pa mshirė, si veri qė frynė
dhe si hajn nė shtėpijat e kojshive hynė -
edhe pėr ēudi
kėta kojshit e mi
sa mirė e presin…megjithse nuk asht ditė vere
ato nė gjuhė tė huej i thonė: mirė se erdhe!

Veri fryn dhe me acarim u premton pallate tė kristalta
kojshive tė mijė qė ua kanda shumė andrat e thata -
dhe u thotė kėshtu:
stėrgjyshnit e ju’
qenė fatosa tė vėrtetė dhe u banė flija
pėr fe e atdhe dhe i merituen kėto premtimet e mija

Dhe kojshitė e mi qė i kam far’ e fis
nipat e stėrgjyshnavet meleza dhe tė letė,
nipa donė me mbetė,
nipa tė vėrtetė
me atdhe e fe ndėr andrat e thata
qė t’i meritojnė premtimet e kristalta.

Veri fryn pa mshirė, si veri qė frynė,
unė ja mbylla derėn teme me reze mos tė hyjnė
me ma fikė ket dritė,
me ma ngri ket shpirt
me ma dridhė pėr ndjesijė tjetėr,
me ma joshė me andrėn e vjetėr.

Nė formė prozaike kuptimi mund tė shprehej:
Veriu (sėrbi) sulmon pa mėshirė, si veri ( acari) qė fryn dhe si hajn nė shtėpiat e komshive (Malit tė Zi dhe Shqipėrisė) hyn. Dhe pėr ēudi kėta komshitė e mi ( banorėt, malazes a shqiptarė, nė Mal tė Zi) sa mirė e presin megjithse nuk asht ditė vere ( nuk vjen pėr tė mirė), ata nė gjuhė tė huaj (sėrbishtja ėshtė e huaj pėr ta dhe pėr Migjenin) i thonė ‘’ mirė se erdhe’’.
Veri (sėrbi) fryn dhe me acarim u premton pallate tė kristalta komshijve tė mi qė ua ka ėnda shumė ėndrat e thata dhe u thotė kėshtu: stėrgjyshėrit tuaj qenė fatosa tė vėrtetė dhe u bėnė fli pėr fe (ortodoksinė) e atdhe dhe i merituan kėto premtimet e mia ( liri, kisha ortodokse dhe begati)
Dhe komshitė e mi qė i kam far e fis ( degėzim i familjes Nikolla, janė shqiptarė me pėrzierje gjaku apo tė kthyer vonė nė malazezė), nipat e stėrgjyshėrve meleza dhe tė letė, nipėr duan me mbetė ( tė kthyer nė malazezė) me atdhe e fe ndėr ėndra tė thata qė t’i meritojnė premtimet e kristalta ( ‘’ premtimet ‘’e sėrbit pushtues)
Veri fryn pa mėshirė , si veri qė fryn, unė ia mbylla derėn time (si shqiptar, jo si kojshitė) me reze ( me shul) mos tė hujnė me ma fik kėtė dritė ( dėshirėn pėr mėsues tė shqipes), me ma ngri kėtė shpirt ( ndjenjėn kombėtare si shqiptar), me ma dridhė pėr ndjesi tjetėr ( sllave) me ma josh me andėr tė vjetėr ( qė tė bėhem prift ortodoks serb).
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-11, 15:17   #48
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi . Diskutime mbi Migjenin

Skėnder Luarasi .
Diskutime mbi Migjenin

Dihet qė sa qe gjallė Migjeni, disa nga ‘’ajka e vjetėr ’’ e shkrimtarėve tė sė 30-ės qė rrekeshin si e si t’i vinin bėrrylat njėri-tjetrit, atė e mbanin nė listėn e tė vdekurve. Kur vdiq Migjeni bekimi i disa tė rinjve ndezi interesimin pėr tė.
Nga viti 1948 e nė vijim Kryesija e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė organizuan njė sėrė mbledhjesh pėr tė komentuar veprėn e Migjenit, vlerėn e punės letrare tė kėtij shkrimtari tė cilin qė kur e njoha nė Shkodėr e pata aq fort pėr zemėr.
Nė disa nga bisedat mė ftuan edhe mua. Nė fillim unė nuk flisja por dėgjoja. Vėreja se disa e paraqisnin Migjenin nė tė njėjtėn kohė edhe tė madhėrishėm edhe tė vockėl: se qe shkodran por orthodhoks, qe shqiptar por nė familje flisnin sllavisht, flisnin shqip por ishin nga Kuēi i Malit tė Zi, familjarėt e tij qenė me origjinė nga Dibra por prapė se prapė sllavė, dhe se... porse ... . Dikush guxoi e tha se Migjenin nuk duhet ta pėrmendim si shqiptar, por si jugosllav. Ja qė qe koha e miqėsisė sė flaktė dhe disa mė tepėr interesoheshin qė Trieste t'i jepej Jugosllavisė se sa Kosova Shqipėrisė.
Pati edhe nga ata qė donin ta mjergullonin veprėn e tij duke thėnė qė poezia e Migjenit nuk ngre probleme tė rėndėsishme pėr kohėn, por u superua prej poetėve tė 1930-ės, prandaj s'ka edhe atė rėndėsi qė i japin.
E ē’tė tallur qė bėri nė njė rast P. Gj. duke thėnė se Migjeni qe njė meteor qė u shua pa lėnė gjė prapa, po tė krahasohet me filanin e filanin. Dhe ē’tė gajasur qė bėnte ‘’kritiku’’ ēalaman K.B.
Nuk m’u durua pa ua kthyer reston: ‘’Kėto llafe tė P. Gj. pėr Migjenin paraqesin cekėsinė mendore tė atij qė i thotė. Tė krahasosh Migjenin me shkrimtarėt e viteve 30-tė ėshtė si tė vesh nė garė Marathonomakun me K. B. Po pėr ‘’merita’’ tė tjera K. B. edhe ia kalon.’’( K. B. ishte ‘’informator’’ qė e dėshmon edhe Uran Kalakulla nė ‘’Arshi Pipa, jeta e vepra’’, f. 83,89. Shėn. i P.L.)
Shihej qartė dyfaqėsia e kritikės, kur pohonte se Migjeni kishte hedhur shumė shtat e duhej t'ia shkurtonin apo se ia kishin tkurrur kaq tepėr sa tani duhej t'ia zgjatnin. Me njė fjalė Migjenin e shtrinė nė shtratin e Prokrustit.
Njė nga tezat qė mė zemėroi shumė qe se Migjeni rridhte nga njė familje tepėr e varfėr prandaj ‘’nga mjerimi’’ edhe shkroi njė vepėr tė tillė. Por vepra pothuajse qe botuar - le tė thonin ē'tė donin kritikėt.
Nė njė nga seancat e diskutimeve tė pasdrekės mė caktuan tė shprehesha edhe unė.
Nuk fola shumė, por u hodha pjesėmarrėsve njė grumbull fotografish nė tryezėn e gjatė. Si klithėn disa nga shoqet: ''Si, e ėma kjo? Sa e bukur!... Kjo e motra? Po kjo ėshtė e veshur si njė princeshė!''
Panė babanė e Migjenit, qė komiteti orthodoks i Shkodrės e dėrgoi delegat nė Kongresin kishėtar tė Beratit mė 1921. Panė fotografitė e gjyshėrve, figura me dinjitet e tė motrat e tjera tė Migjenit dhe tė vėllanė. O jo, kjo familje mund tė ketė rėnė ekonomikisht, po ē'nėnshtypje tė bėn nga paraqitja shpirtėrore, morale, kulturore!
Po nė kėtė hov tė ndezur, e ndjeva pėr detyrė tė vija nė dukje tė vėrtetėn e plotė rreth familjes sė Migjenit, tė jetės dhe veprės sė tij, se familja e tij e kishte origjinėn nga Reka, ku edhe orthodhoksėt qenė shqiptarė e flisnin shqip; se e gjyshja qe nga Kuēi, por fliste shqip e nuk kuptonte sllavisht aspak; se vėrtet Migjeni pati jetuar nė Tivar e nė Manastir gati gjithė foshnjėrinė e tij dhe mėsimet i pati bėrė nė shkollė serbe, por me gjithė atė gjuhėn amtare nuk e pati harruar, madje dialektin shkodran e fliste dhe e shkruante mė qartė se shkodranėt katolikė qė e kishin bėrė shkollėn tek jezuitėt....

Fragment nga Skėnder Luarasi. "Migjeni nė shtratin e Prokrustit." Liber i pabotuar
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-11, 15:27   #49
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi . Diskutime mbi Migjenin

Skėnder Luarasi .
Diskutime mbi Migjenin

Nė vijim tė temės japim njė fragment nga polemika e Skėnder Luarasit me Dhimitėr Shuteriqin nė lidhje me veprėn e Migjenit. Ne polemike mbi poezine ''Trajtat e Mbinjeriut''
S.Luarasi shkruan:
Migjeni filloi mė 1935 luftėn e njė gjigandi kundėr gjėndjes sė trishtuar tė epokės dhe kėrkoi drejtėsi shoqėrore, politike dhe me tė vėrtetė kombėtare. Migjeni e shikoi realitetin nė sy dhe shpjegoi gjendjen ashtu si qe, i vuri gishtin plagės. Nė shkrimet e tij ndjejmė luftėn kundėr kapitullimit ekonomik e politik, moral e material, kundėr letėrsisė sė oportunizmit e tė kompromisit, kundėr indiferentėve e neutralėve…
Ne diskutim nuk mund tė pushoja pa thėnė dy fjalė pėr njė nga poemat mė tė bukura tė Migjenit: ''Tė lindė njė njeri’’.
Dhimitėr Shuteriqi thotė:’’Migjeni s’ėshtė i qartė kur shkruan tė lindė njė njeri qė tė shpėtojė popullin, tė ngjallė epopenė e popullit tonė’’.
Unė nuk jam i zoti t’i bėj apollogjinė kėsaj poeme madhėshtore…ja qė ia bėnė qindra e mijra bij dėshmorė tė nėnės Shqipėri, shokėt e tij heronj: Qemali dhe Vojua...E ē’gjė tė mbinjerėzishme kėrkoi Migjeni kur shkroi?
Tė lindė njė njeri!
Pa hyll nė ball’-por qė me fjalė tė pushton
……………………………………
‘’Tė lindet njė njeri
I madh si madhni
Dhe ndėrgjegjet tona t’i ndezė nė dashni
Pėr njė ide tė re, ideal bujar,
Pėr njė agim tė lum e tė drejtė kombėtar.’’

Shuteriqi me kėtė kritikė qė i bėn kėsaj poeme, i mohon zemrės sė Migjenit njė dėshirė tė flaktė qė ishte e tė gjithė shqiptarėve patriotė…
Pastaj, a nuk e ka kėnduar edhe vetė Shuteriqi kėtė motiv mė me frymėzim, i influencuar prej Migjenit? ( Nė poemėn ‘’Enverit")
‘’…Tė ngresh njė popull nga balta
Tė ēelėsh rrugėn e shpėtimit
T’i thuash natės:’’Ndal!’’
‘’Ēohu!’’ agimit
……………………….
Po je njeriu ngadhnues mbi tė gjitha
Andaj dhe je gjithēka
…………………………….

Po toka e lirė
Qė punon njeriu sot
Nuk mund tė mbyllė gojė
E tė mos thotė
Hymnin e jot
Dhe as agimi mund tė ēohet
Pėrmbi grunaja e misra
Pa buzagazin e jot,
As ujėt e dlirė qė rrjedh nė arat e reja
As deti i lirė qė rref anėt e reja
Pa buzagazin e jot etj.etj

(Shėnim: Poema ‘’Enverit’’ eshte redaktuar disa here nga varianti i parė nė rev.Bota e Re,1945 ,libėr poem ‘’Enverit'',viti,1949 deri tek pėrfundimtari,Vepra 1 f.185.v.1982, por pa e humbur asnjėherė shkėlqimin si kurorėzim i kultit tė individit nė letėrsinė e re shqiptare. Shen i Skender Luarasit .)

Dua tė bėj njė vėrejtje e cila mund tė ndihmojė t’a kuptojmė me mė pak antipati atė vjershė tė cilėn e dėnojmė pėr trajtat e mbinjeriut qė pėrmban.Poezia e ka titullin:’’Tė lindė njeriu’’apo atė ‘’Tė lindė njė njeri’’?
Shuqteriqi ka qėlluar mė qartė kur thotė pėr trajtat e mbinjeriut:’’Fakti ėshtė qė Migjeni ka besuar te e ardhmja’’.Qė ka besuar, ėshtė e sigurtė, dhe mė me siguri nga ē’e ka bėrė tė shprehet nė tre strofat e fundit:
‘’Por…diē due me thanė
Ndoshta ka me ardhė…
Ndoshta ka me zbardhė…
Njė agim i pritun, dit e parathanun.

Tek e mbramja, poezia e Migjenit ėshtė shkruar aqė qartė nė zėmrat e rinisė shqiptare sa edhe kritika mė e keqe nuk mund t'i fshijė e t’i errėsojė asnjė jotė tė saj.
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-11, 15:31   #50
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi. Projekti pėr njė revistė tė re: ‘’Vepra’’

Skėnder Luarasi, Kujtime e dokumenta
Projekti pėr njė revistė tė re: ‘’Vepra’’
Nė pranverė tė vitit 1935 njė grup intelektualėsh pėrparimtarė: Skėnder Luarasi, Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli,Rragip Gjylbegu, Malo Beci, Rrefik Shpuza e Ahmet Ēaku menduan tė botonin nė Shkodėr njė revistė kulturore ku tė shpalosej fjala e lirė shqipe dhe pikėpamjet pėrparimtare.
‘’ Skėnder Luarasi ishte organizator shoqėror i veprimtarisė sė kėtyre mėsuesve, me tė cilėt u lidh njė shoqėri e miqėsi e vėrtetė, duke i vėnė edhe kėto ndjenja tė fuqishme nė funksion tė ēėshtjes kombėtare’’. (*)
(*) Iliaz Gogaj:Skėnder Luarasi – shėmbėlltyrė e pėrkryer e mėsuesit atdhetar e demokrat’’Mėsuesi’’, 2 maj 1992, f….)
Realizimi i kėtij qėllimi paraqiste vėshtirėsi tė mėdha pėr shkak tė ligjit tė rreptė pėr shtypin dhe censurės qeveritare (*)
Nė ligjin pėr shtypin (tė botuar nė ‘’Gazetėn zyrtare’’ mė 31 .1.1931) theksohej se dy kopje tė botimit duhej t'i dėrgoheshin Ministrisė sė Brendėshme dhe Prokurorisė, shitėsi i gazetėstė tė ishte i regjistruar, pėrgjegjėsinė pėr pėrmbajtjen e gazetės do ta mbanin drejtori pėrgjegjės i botimit, shtypshkronjėsi dhe shitėsi.)
Takimi i intelektualėve u bė nė sallėn e shoqėrisė ''Vllaznia'’. Nė mbledhje morėn pjesė anėtarė tė shoqėrisė ''Besa Shqiptare’’, anėtarė tė kolektivit mėsimor tė gjimnazit dhe drejtori i konviktit (Skėnder Luarasi) .
Nė procesverbalin e mbajtur mė 19.5.1935 nga Masar Bushati shėnohen emrat e pjesėmarrėsve me kėtė renditje: Skėnder Luarasi, Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli, Rragip Gjylbegu, Malo Beci, Rrefik Shpuza, Ahmet Ēaku.
Ēėshtjet kryesore qė u diskutuan: ''mundėsia e nxjerrjes sė njė reviste nė Shkodėr'', ku secili nga pjesėmarrėsit ‘’tė paguante proporcional shpenzimet e shtypit…e tė zgjeronte qarkun e veprimit tue sjellė edhe tė tjerė shokė tė interesuem’’ pajtimtarėve tė rinj ndėr kolegė, bashkėpunėtorė e studentė. Gjithashtu synohej qė tė kishte mė shumė krijuesish ''shpirtra tė rinj …dhe drejtime tė rinj''..
Sipas procesverbalit: ‘’Mė 20.5.1935, ditėn e hėnė ora 6,30 mb.dite ''nė mbledhje do tė diskutohej pėr emrin e revistės dhe pėrcaktimin e programit, tė pėrcaktohej drejtori pėrgjegjės dhe nxjerrja e lejes sė botimit.’’
Skėnder Luarasi propozonte qė revista tė quhej ‘’Koha Jonė‘’, Gani Dizdari ’’Drita’’, Millosh Nikolla (Migjeni) ’’Sot’’, Teufik Gjyli ’’Drita e Djelmėnisė‘’, Rragip Gjylbegu ’’Zgjimi’’ Malo Beci ‘’Kultura’’, Refik Shpuza ’’Erdhi Koha’’.
Nė mbledhjen e datės 29.5.1935 u vendos qė revista tė titullohej ''Vepra'' dhe tė kishte njė karakter kulturor e laik. Komisioni qė do tė hartonte programin e revistės ''Vepra'' u vendos tė pėrbėhej prej pesė vetėsh, tė kryesuar nga Skėnder Luarasi e Selim Shpuza. Nė procesverbal u shkrua se ''Komisioni mori pėrsipėr gatimin e programit tė revistės, nė vija tė shkoqituna, tue kėrkue njė afat prej njė javė ditėsh'' pėr nė mbledhjen e ardhshme mė 17.6.1935.
Por autoritetet e regjimit nuk e miratuan botimin e revistės ''Vepra''
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-11, 15:47   #51
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Migjeni, Skėnder Luarasi dhe ''Vilhelm Teli'' i Shilerit

Migjeni, Skėnder Luarasi dhe ''Vilhelm Teli'' i Shilerit

Nė shkrime dhe diskutime mbi botėkuptimin e Migjenit dhe literaturėn qė pėrdorte ėshtė pėrmendur edhe influencimi i tij nga letėrsia e realizmit kritik, sidomos nga Shileri
(Vilhelm Teli: Friedrich von Schiller, pėrkthyer prej Skėnder Luarasit,
botim i parė mė 1934, botim i dytė mė1936, ishte pranuar si tekst shkollor prej Ministris s'Arsimit.)
Skėnder Luarasi shkruan nė artikullin "Shileri nė Shqipėri"
Dhjetė vitet e fundit, pėrpara ēlirimit tė Shqipėrisė kur tė gjithė fuqitė progresive tė popullit u bashkuan pėr tė shpėtuar atdheun, Shileri u bė pėr rininė shqiptare, pranė Shekspirit, mė i njohuri dhe mė i dashuri poet i letėrsisė botėrore. ''Vilhelm Teli'' i Shilerit, krah pėr krah me ''Vargjet e lira'' tė Migjenit tonė tė pavdekshėm, e entusjazmoi rininė t'u kundėrshtonjė armiqve tė atdheut dhe u ndihmoi partizanėvet nė rrugėn e fitores sė tyre. Prej dramave tė Shilerit, i pari pėrkthim identik i plotė nė gjuhėn shqipe ėshtė ''Vilhelm Teli''Shtypshkronja ''Gutemberg'' nė Tiranė e botoi mė 1934; dhe nėnshtypja qė u bėri lexonjėsve , sidomos studentėvet,ish e jashtėzakonshme.
Njė mot e gjysmė mė vonė, njė grup studentėsh u interesua pėr botimin e dytė tė ''Vilhelm Telit'' (Stamles, Durrės1936) dhe tė pesėmijė ekzemplarėt u ēdukėn nė kohėn mė tė shkurtėr prej librarivet. Redaksia e ''Flagės'', revista e tė rinjve nė Korēė, e shprehu mendimin e saj nė artikullin kryesor nė Qershor 1935 kėshtu: ''Letėrsia jonė e varfėr u pasurua tani me shqipėrimin e denjė tė njė vepre klasike nga mė tė mirat e literaturės gjermane,''Vilhelm Telit''
''Kjo dramė e famshme ėshtė pėrkthyer nė tė gjithė gjuhėt e botės me kulturė. Dhe nuk e ka humbur aspak rėndėsinė e saj tė, parė; se kjo ėshtė njė kryevepėr ku mbrohet liria dhe tė drejtat e njeriut, tė cilat janė tė vjetra sa edhe ekzistenca e njeriut vetė. ''Vilhelm Teli ka dalė kaq mirė nė shqip, sa duhet tė ndjejmė njė farrė mburrje qė gjuha jonė qėnka e zonja t'I japė bukur nė kuptimin e tyre tė plotėe tė gjallė ndjenjat mė tė larta e mė tė thella tė zėmrės njerėzore.Kjo vepėr klasike nga njė prej poetėve mė tė mėdhenj tė Gjermanisė ka dalė kaqė shqip, sa na duket njė vepėr shqiptare. Ne ua rekomandojmė gjithė miqvet tė letėrsisė shqiptare,veēanėrisht studentėve tanė.Atė duhet ta kėndojnė dhe jemi tė sigurt se do tė na jenė mirėnjojtės''.(1)
(1)Interesant ėshtė artikulli i mėsonjėsit tė shkollės sė mesme Izet Bebeziqi nė ''Kombi'', Vlorė, mars 1938, ku analizon brendinė e dramės ''Vilhelm Teli, pėrdor citate nga pėrkthimi i Skėnder Luarasit, thotė se ''Vilhelm Teli ėshtė botuar nė shumė gjuhė tė kulturės, po nuk guxon tė pėrmendė emrin e shqipėronjėsit, i cili luftonte kunder fashizmin ne Spanje ,dhe pėrfillej si armik. Bebeziqi e mbyll artikullin e tij pėr Shilerin me fjalėt: ''Shigjetėn e Telit e presin tani plot fise e popuj, qė mjerisht vuajnė nėn thundrėn e tiranėve''.

----------
Nė hartimin shkollor ''E vjetra shėmbet, kohėt po ndryshojnė;njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash'', tė cilin mėsonjėsi i gjuhės ua dha nxėnėsve tė tij nė klasėn e pestė nė Gjimnazin shtetėror tė Shkodrės mė 19 qershor 1935, gjimnazisti Qemal Stafa, shkroi, ndėr tė tjera: ''Shileri e kishte kuptue tė vjetrėn.Edhe ne e kemi kuptue…Kemi besim nė vetėvete, prandaj guxojmė''
''Vilhelm Teli'' u bė libėr kėndimi pėr shkollėn shqipe dhe pėr inteligjencėn e re shqiptare Pjesė tė tėra tė dramės u inskenuan dhe u shfaqėn nė teatret e konvikteve.(2)
(2)Fragmente tė shkėputura nga artikulli i Skėnder Luarasit: Shileri nė Shqipėri.
"Fjala shqipe'', Skėnder Luarasi, f.121-128.
--------------------------------------------------------------------------------------------
''Vilhelm Teli'' i Shilerit frymėzoi edhe Migjenin.
Studjuesi Vehbi Bala shkruan:
Pėr kuptimin e formimit tė pikėpamjeve tė tij ( Migjenit) mbi botėn dhe shoqėrinė njerėzore do tė na shėrbejnė edhe nėnvizimet shumė interesante qė do tė bėjė nė veprėn Vilhelm Teli tė F.Shilerit, tė shqipėruar nga Skėnder Luarasi …
Te vepra e F.Shilerit ’’Vilhelm Teli’’ai ka nėnvizuar shprehje tė tilla, qė vlejnė pėr tė njohur botėkuptimin e tij:
Mė kullon shpirti gjak pėr tėndin popull
po vuaj un’ me tė, kaq fort e dua
pėr urtėsin‘ dhe trimėrin’ e tij…
Kudo ka mjerime..
Dhe vetė malet zunė e tunden? S’paska
Asgjė tė palėkundshme mbi dhe…
…lufta ‘sht, kush do jetė i zot
I kėtij vendi, bujku apo kaizeri? (3)
(3)Vehbi Bala Migjeni:Portret-monografi, viti 1974. f.21, 47.

Ndėrsa studjuesi Moikom Zeqo shton:
'' Nė bibliotekėn e Migjenit libri mė i nėnvizuar me laps ėshtė ‘’Vilhelm Teli’’ i Shilerit, shqipėruar nga Skėnder Luarasi…Ēfarė i ka tėrhequr vėmendjen Migjenit?…
Nė faqen 39, vargjet: Do flakėroj e ndezur shenj e zjarrit/Dhe bėhen hi kolonat e Tiranve…f..92: E vjetra shėmbet ,kohėt po ndryshojnė/Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash…Pasazhet qė ka nėnvizuar Migjeni janė tepėr kuptimplotė(4)
(4) Moikom Zeqo, Mozaik migjenian , Nėntori, Nr.10, viti 1981, f. 134)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-11-12, 23:29   #52
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ARVANITI Shiko postimin
NĖN FLAMUJT E MELANKOLISĖ

Nė vendin tonė
kudo valojnė
flamujt e njė melankolie
tė trishtueshme...
... dhe askush s'mund tė thotė
se kėtu rron
njė popull qė ndėrton
diēka tė re.
Aty kėtu nė hijet
e flamujve
mund tė shifet
njė mund, njė pėrpjekje
e madhe pėrmbi vdekje
pėr tė pjellė diēka tė madhe,
pėr tė qitė nė dritė njė xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo pėrpjekje lind
vetėm njė mi.
Dhe kėshtu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pėlcasim.
Nė prakun e ēdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga njė flamur
melankolie tė trishtueshme.
Ne te njejten shije,,,,,,sikurse atehere!


elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.