Rasti Haradinaj, gjyqtari kritikon prokurorin
Trupi gjykues i ēėshtjes Haradinaj nė Hagė ka kritikuar ashpėr prokurorin e ēėshtjes, Paul Rogers, se ka vepruar nė shkelje me rregullat lidhur me njė dėshmitar.
Sipas RTK, bėhet fjalė pėr fshehjen e disa informacioneve qė mund tė cenojnė besueshmėrinė e njė prej dėshmitarėve tė ēėshtjes, tė identifikuar me numrin 75.
Sipas burimit, dėshmitari nė fjalė i ka dėrguar njė letėr prokurorit Rogers, pėrmes tė cilės e informon se ka bėrė njė deklaratė tė rremė mė parė. Ai kishte thėnė se vėllai i tij ishte vrarė gjatė luftės, por nė letėr pėrgėnjeshtron deklaratėn, me pretendimin pėr motive sigurie.
Unė i kisha thėnė avokatit tim se vėllai im ishte vrarė nė luftė. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, por unė e bėra kėtė pėr sigurinė e familjes time, thotė dėshmitari 75 nė letrėn e dėrguar me email.
Deklarata e rremė ishte bėrė nė mėnyrė qė dėshmitari tė fitonte mbėshtetjen e prokurorit Rogers pėr tė fituar azil politik nė Amerikė.
Por prokurori kėtė fakt nuk ia kishte bėrė tė ditur palės mbrojtėse, veprim qė ka shtyrė trupin gjykues tė reagojė ashpėr.
Trupi gjykues ka kritikuar Rogers se ka shkelur nenin 68, i cili thotė se: Prokurori duhet ti prezantojė mbrojtjes ēdo material tė siguruar, qė mund tė ndikojė nė pafajėsinė apo tė zbusė fajin e tė pandehurit.
Gjyqtarėt kanė kėrkuar nga prokurori qė kėtė vėrejtje tia komunikojė gjithė stafit tė tij qė ėshtė i angazhuar nė ēėshtjen ndaj ish-kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj.