Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-01-08, 00:21   #16
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Mendoj se propozimi i Vjeshtės duhet tė miratohet .Ia vlenė tė presim edhe njė muaj pėr tė lexuar ca rreshta tė krijuar nga antarėt tonė .Ndoshta ka qenė kohė e papėrshtatshme muaji dhjetor .
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-01-08, 13:20   #17
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Lojėtari, ndoshta edhe duhet ta shtyjmė deri nė atė kohė.
Dje mė erdhi pak shpresė se megjithatė do tė kemi njė orė letrare.
Dy shkrime kan arritė nė emailin e lartėshėnuar.
Zemėr pėr ju tė tjerėt.


Dėshira mos e ke dert fare se edhe nėse na dėrgohet ndonjė copy/paste ate nuk do ta publikojmė.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-08, 23:23   #18
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
Erdhi dhe 31 Dhjetori....

Jam plotėsisht e befasuar me ju Dardanas...

Mė vie keq qė ky propozim nuk u pėrkrah prej juve.

Nė realitet e di qė Dardanisė nuk i mungojnė penat apo ndoshta unė mendoj ashtu.


Ju falėnderoj tė gjithėve pėr mospėrkrahje.


Murgesha!
Murgsha a ban me shty ket konkurs deri ne fund te janarit se kam deshir te marr pjes po nuk kam pas koh
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-02-08, 00:44   #19
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
Lojėtari, ndoshta edhe duhet ta shtyjmė deri nė atė kohė.
Dje mė erdhi pak shpresė se megjithatė do tė kemi njė orė letrare.
Dy shkrime kan arritė nė emailin e lartėshėnuar.
Zemėr pėr ju tė tjerėt.


Dėshira mos e ke dert fare se edhe nėse na dėrgohet ndonjė copy/paste ate nuk do ta publikojmė.
Murgesha , ē`kemi tė re nga ora letrare ?Tė paktėn ato dy shkrime do tė ishte mirė t`i lexojmė .
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-02-08, 00:55   #20
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LOJETARI
Murgesha , ē`kemi tė re nga ora letrare ?Tė paktėn ato dy shkrime do tė ishte mirė t`i lexojmė .
Pėrshėndetje Lojėtari.
Autorėt e shkrimeve jan njoftuar qė ORA LETRARE ėshtė mbyllur, prej njėrit prej tyre kemi marrė pėrgjigje se do ta paraqes vetė shkrimin e tij.
Nuk e kemi pa tė arėsyeshme tė mbahet orė letrare vetėm me dy shkrime.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-08, 00:29   #21
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

A bon me ia nis edhe nihere ksaj pune, me afat 31 dhjetor???
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 21:58   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe teme dhuronte nje copez jete, mbase nuk do ti thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do ti mendoja ato qe po them. Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren, por per domethenien e tyre. Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbasim 60 sekonda drite. Do vazhdoj kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin, dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!!





Nese Zoti do me jepte nje copez jete, do vishesha thjesht, do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin por edhe shpirtin tim. Ah Zoti im, sikur te kisha nje copez jete,nese do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja te dilte dielli. Nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do te beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do te dashurohesha me dashurine. Te njerezit do te tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do t’i jepja pende, por do ta lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”. Mesova kaq gjera nga ju,njerezit. Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”,pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret “faqen e pjeret”. Mesova se kur femija i porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel,per here te pare gishti qe zgjatet i babit te tij e roberon pergjithmone. Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga larte, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet….Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.. Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t’i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera. Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri,perseri.. Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha “te dashuroj” dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare. Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja. Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s’do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre. Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju “me vjen keq”, “me fal” , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta…
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 21:17   #23
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Dikur jetonte nje vogelushe. Ishte e brishte dhe e pafajshme. Nuk kishte njohur shume ndjenja. Nuk e dinte c'ishte dashuria, nuk e dinte c'ishte dhimbja. Por ne qetesine e endrrave, ne fllusken e pafajsise se saj depertoi dikush dhe i mesoi se jeta eshte e dhimbshme, e padrejte, i mesoi cdo te thote te ndjesh se zemra po te ndahet me dysh vetem sepse te mungon dikush, dikush qe e do me cdo qelize, por e ke humbur. I mesoi cdo te thote te flesh cdo nate duke pritur nje mesazh qe nuk do te vije kurre, te ecesh rruges duke shpresuar me zemer se do shikosh dike, dike qe me siguri do te jete duke buzeqeshur sepse po ja del mban shume mire edhe pa ty, i mesoi se sa shume lote jane te afte te derdhin dy sy te vegjel, dhe sa i dashur eshte jasteku qe i pret ato cdo nate e nuk ankohet. - PO, DIKUR, jetonte nje vogelushe qe nuk e dinte c'ishte dashuria dhe dhimbja, por tani vendin e saj e zuri nje vajze e rritur. Nje vajze qe kuptoi se eshte bukur te dashurosh, por dashuria qe te lendon, nuk eshte e duhura, duhet te dish te heqesh dore e te harrosh. Tani jeton nje vajze qe kuptoi se duhet ti vleresosh njerezit e sinqerte qe jane te gatshem te te bejne te lumtur, me besoni, jane te paket. - Ti thuash lamtumire dhimbjes, kujtimeve te hidhura dhe loteve, te duash te miren e te mbash prane njerezit e duhur... kjo eshte e bukura e jetes. Kjo e ben jeten te quhet `Dhurate`.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-11, 21:22   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Vajza, duhet tė kuptoni disa gjėra…

Ne nuk mėrzitemi nėse flisni me djem tė tjerė, nuk merzitemi nėse keni shokė meshkuj, por kur jemi diku me ju dhe vjen njė djalė tjetėr …dhe ju i hidheni sipėr pa e prezantuar e harroni qė edhe ne jemi nė tė njėjtėn dhomė, kjo na nervozon.Ne nuk mėrzitemi nėse dergoni mesazhe me shokėt tuaj. Por kur kjo gjė ndodh nė 2 te natės, na bėn tė dyshojmė. Ēfarė mund tė ketė kaq tė rėndėsishme nė 2 tė natės!? Nėse ju themi: e bukur, e mrekullueshme, simpatike nuk po genjejmė, prandaj mos na thoni qė nuk kemi tė drejtė sepse nuk do tė reshtim kurrė sė thėni kėto.Karakteristika mė sensuale e njė vajze ėshtė besimi nė vetvete. Na puthni kur nuk mund tė na shikojė askush, por edhe nėse na shikojnė …do ishte akoma mė bukur!Nuk duhet tė visheni enkas pėr ne, nėse ju ftojmė diku mos vishni fundin mė tė shkurtėr qė keni dhe sa me shumė tualet tė mundeni. Neve na pelqeni pėr atė qė jeni nė tė vėrtetė. Pėr shembull, mua me pelqen mė shumė njė vajzė e veshur me njė bluzė tė thjeshtė dhe atletet e mia.Mos e merrni seriozisht ēdo gjė qė ju themi. Sarkazma ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Mos u merzisni edhe pėr gjėrat mė tė vogla. Mos na tregoni sa seksi ėshtė Brad Pitt apo Jessy McCartney …ėshtė e mėrzitshme. Keni shoqet tuaja pėr tė folur pėr kėto gjera.Dua tė theksoj, se nėse njė djalė ju trajton keq, mos u perpiqni ta ndryshoni sepse nuk ka pėr tė ndryshuar!
Gjeni dikė qė t'ju bėjė tė buzeqeshni kur ndiheni keq, dikė qė t'ju falė edhe kur gaboni. Qė t'ju dojė pavarėsisht dhimbjes qė mund ti shkaktoni. Dikė qė do tė lėrė nė mes punėn qe ka nė dorė vetėm pėr t'ju thėnė "Te Dua!"

Na jepni ne, djemve tė mirė, njė mundėsi!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-11, 21:15   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Njė i ri ishte ulur i vetėm nė autobuz dhe mbante shikimin jashtė autobuzit ..Nuk kishte mė shumė se njėzet vjeē, me njė paraqitje tė bukur dhe njė fytyrė tė ėmbėl .Afėr tij ulet njė grua , shkėmbejnė disa fjalė pėr motin e ngrohtė pranveror .Mė pas djali i rrėfeu gruas : Kam qenė nė burg pėr dy vjet .Kam dalė sot nė mėngjes dhe po shkoj nė shtėpi .Fjalėt e tij dilnin rrjedhshėm ndėrsa i tregonte gruas qė ishte rritur nė njė familje tė varfėr por tė ndershme,dhe se sjellja e tij e keqe iu kishte sjellė prindėrve vetėm dhimbje dhe iu kishte ulur kokėn nga turpi .Kėto dy vjet nuk kishte patur lajm prej tyre .Ata ishin shumė tė varfėr , nuk kishin para tė shkonin ta takonin nė burg .Djali nuk iu dėrgonte as letra sepse ata nuk i ktheni pėrgjigje..Tre javė para se tė dilte nga burgu kishte tentuar i dėshpėruar qė tė kontaktonte me prindėrit .Nė letrėn qė u dėrgoi iu shkroi se i kuptonte arsyet e tyre dhe iu kėrkoi qė ta falnin .Pasi doli nga burgu i hipi autobuzit ,i cili ndalonte pėrpara oborrit tė shtėpisė ku ishte rritur dhe ku akoma banonin prindėrit e tij .Pėr ti bėrė gjėrat mė tė thjeshta u kishte kėrkuar prindėrve tė tij ( nė letėr ) qė ti bėnin njė sinjal qė tė shihej nga autobuzi .Nėse e falnin ata duhej tė lidhnin njė shenjė tė bardhė nė pemėn e mollės qė ishte nė kopėsht .Nėse ata nuk e lidhnin ai nuk do tė zbriste nga autobuzi dhe do tė dilte pėrgjithmonė nga jeta e tyre .
Ndėrsa autobuzi po i afrohej shtėpisė djali po bėhej nervoz , aq sa kishte frikė tė shikonte jashtė dritares , sepse ishte i sigurt qė nuk do ishte lidhur shenja e bardhė …Gruaja pasi e dėgjoi deri nė fund i thotė : Ndėrrojmė vendin bashkė , shikoj unė nė vendin tėnd ..Autobuzi ecėn dhe pak metra dhe gruaja pa pemėn nė oborrin e shtėpisė ..
Preku me kujdes supin e djalit dhe duke mbajtur lotėt i tha :
Shiko , shiko !E kanė mbuluar komplet pemėn me fjongo tė bardha .

Jemi shumė tė ngjashėm me kafshėt kur vrasim .
Jemi shumė tė ngjashėm me njerėzit kur arsyetojmė .
Jemi shumė njerėzorė kur falim .
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-11, 19:33   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Ėshtė dashuria. Do mė duhet tė fshihem apo t'ia mbath. Rriten muret e burgut tė saj, si nė njė ėndėrr tė frikshme. Maska ngashėnjyese ka ndryshuar, por si gjithnjė ėshtė e vetmja. Ē'mė duhen hajmalitė mua: ushtrimi i letrave, erudicioni i vagėt, rishtaria nė gjuhėn e pėrdorur prej nordikut tė sertė pėr t'u kėnduar detrave dhe shpatave tė tij, paqja e miqėsisė, galeritė e Bibliotekės, gjėrat e zakonshme, huqet, hija ushtarake e tė vdekurve tė mi, nata e pėrjetshme, mera e gjumit dhe e ėndrrės?
Kohėn e mas me praninė apo pa praninė tėnde.Tani kana copėtohet mbi burim, tani njeriu zgjatet kah zėri i zogjve, tani ata qė shikojnė nė dritare janė muzgulluar, por terri nuk e ka ndehur ende paqen.
Ėshtė dashuria, e di: ankthi dhe paqtimi kur dėgjoj zėrin tėnd, shpresa dhe kujtesa, tmerri i tė jetuarit nė pafundėsi. Ėshtė dashuria me mitologjitė e saj, me magjinė e saj tė vogėl dhe tė kotė.
Ėshtė njė kthesė udhe ku s'guxoj tė kaloj.Tani mė kėrkojnė ushtritė, hordhitė.(Kjo dhomė ėshtė ireale, ajo s'e ka parė).Mė skllavėron emri i njė gruaje. Njė grua ma trishton tėrė trupin...
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-12-11, 13:49   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Unhappy Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Ishte dushuruar , e donte shume, nje dite e pyeti:
Do te martohesh me mua ?
Po, ja kthej ajo, nese me sjell zemren e nenes tende para meje.
Iku ky, dhe vajti te nena, ja nxori zemren me durte e veta dhe u nis tja qonte te dashures. Zuri ne thua dhe u rrezua. Derisa po ngrihej degjoi pershperimen e zemres se nenes se vet:
"Mos u vrave biri im"?

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 29-05-12 nė 18:23
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-12, 20:17   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Fragment nga novela “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”


Rronte nė kohėrat e para nė gjirin e Kishės sė Lindjes njė prift me emrin Tanush. Ay ungjillėzonte nė njė katunt tė Ilirisė, enoria e Apollonisė, qė ėshtė nė grykėn e Aousės sė vjetėr. Emri i katundit ėshtė Bubutimė, si pas zhurmės qė bėn deti. Paralajmėrojmė lėēitėsit tė mos e kėrkojnė kėtė katunt tė lashtė nė vėndin ku pat qėnė klhisur, sepse e kanė shembur tėrmetet e luftrat dhe vėndin e mbulon sot njė pyll i dendur.

Tė fundit njerėz qė dinin tė na tregojnė gjyrmat: Tat Tanushi, imzot Nikanori, njė bari edhe njėmbėdhjetė priftinj tė asaj krahine, flenė sot gjumin e tokės dhe ne s'kemi fuqinė t'i sjellėm prapė nė jetė qė t'i pyesėm. Njė gjė qė dihet mirė ėshtė se Bubutima ka qėnė njė katunt i math, jo shumė lark nga deti qė i thonė Adriatik. Vėndi ėshtė i bukur, sepse toka bleron nė tė katėr shtinat e motit, sepse kodrat janė tė veshura me ulli e portokall edhe sepse flokja e dėborės nuk zbret pėrveē se rallė, njė herė nė shtatė vjet. Dhe as ahere kur zbret, dėbora nuk shtrohet pėrdhe mbasi tretet nė erė. Qiparisa tė gjelbėr tregojnė majė kodrave vėndet ku mė parė ngriheshin faltoret e perėndive tė shuma, tė cilat, mė von, besnikėt ia blatuan Perėndisė sė vetėme qė shfaqet nė tri fytyra. Midis qiparisave janė shtratet me kryqe ku prehen tė fjeturit mbė Zotin.

Pa fjalė se gjithė toka e botės ėshtė e bukur, sepse, si thuhet nė Shkronjė, "dheu ėshtė vėndi ku Zoti mbėshtet kėmbėt e tija", po m'e ėmbėl nga tė gjitha ėshtė toka e anėdetit tė Ilirisė, enoria e Apollonisė. Pra dhe Bubutima.

Kėtė e kanė pėr tė parė lėēitėsit nė qoftė se do kenė durimin tė kėndojnė rrėfimin qė do t'iu shtrojmė pėrpara.

Si thamė, rronte dikur nė gjirin e Kishės sė Lindjes njė prift me emrin Tanush. Sipas tė folurit tė vėndit njerėzija i thoshin Tat Tanushi, po mė shkurt Tata edhe Urata, emėr qė pėrdoret edhe sot nė atė krahinė.

I mėsuar fort nuk ish (si ngjet shpesh nė shėrbėtorėt e Kishės sė Lindjes) po, (si ngjet edhe mė shpesh, nė gjith atė kishė) kish besė tė madhe nė sa janė shkruar e kėndohen.

Pra, besa ish fuqija e tij e madhe.

Tata e dinte nga Shkronja dhe nga fjalėt e atėrve tė shenjtė se Ynėzot, shenjtorėt edhe ėngjėjt e tij i matėn e peshojnė ēdo punė, ēdo fjalė e ēdo mendim dhe u ruhej sė tepėrmi leqeve tė mėkatit. Dhe ēas pėr ēas, si shpresėtar i drejtė, lutej pėr faljen e mėkateve tė kryera me dashje e padashje.

Gazi i dytė i Uratės, pas Tėnėzotit, ish Kalija, e shoqja.

Pėr atė ay kish veshur petkun e priftėrisė, dyke rrojtur midis njerėzve edhe mėkatit. Sepse pėrndryshe do kish marrė rrugėn e manastireve, si oshėnar, ose tė shpellave si ashkėti, pėr t'u lutur atje pėr mėkatet e rėnda tė gjithė botės.

Kaqe fli i kish bėrė ay trupit tė gatuar me baltė qė ėshtė burgu i shpirtit.

Dhe Kalija, e shoqja, ish me tė vėrtet e vlerėshme pėr kėtė.

Sepse ajo ish e bukur midis tė bukurash dhe e desh me fuqi tė madhe burrėn e saj.

Tat Tanushi e kish sjellė atė nga detet e larguara tė Lindjes tek kish shoqėruar dikur Imzot Angjirin e Apollonisė, pėr tė pirė ujėt e mburimit tė shtatė urtėsive e pėr tė mėsuar mjeshtėrinė e tė zugrafisurit me bojė, ar edhe argjėnt. Si e kish njohur e dashuruar me vrullin e gjakut tė ri, ay e kish sjellė nė kopenė e berrave tė Zotit, me anė tė pagėzimit. Emri i saj i vjetėr ish Noemi, nga Galilea e Judhesė. Ajo pat lėnė fenė e prindėrve tė saj dhe prindrit e saj dhe vėndin e saj nga dashurija e madhe e Tanit. Kjo gjė iu ish shkrojtur atyre, tė dyve, si vepėr e mirė nė Librin e jetės, si iu pat shkrojtur mė parė Ruthit qė u bashkua me Boozin.

Po nė dyzet ditėt e ndarjes pėr t'u bashkuar me Zotin, me anė tė hirit, Tat Tanushi pat ndjerė thellė, nė mish e nė frymė, mungesėn e sė shoqes… Sepse mishi dhe shpirti i tij kėrkonte Kalijen mė fort nga ēdo tjatėr gjė… Kjo pat qėnė e para ndarje e tyre, pas tė njohurit.

Lėēitėsit mundet tė mos i pėlqejė njė gjėmė e tillė po neve preps ta themi si pat qėnė, pa shtuar e pakėsuar gjė. Dhe nė qoftė se ay nuk ze besė i kujtojmė se ėshtė thėnė: "dashuri, sa mė shumė pi nga mburimi yt, aqė mė shumė et kam!" Kjo gjė i afrohet shumė sė vėrtetės.

Nuk ish e bardhė nga fytyra vashėza e Galilesė, po kish shije e hire pėr tė zėvendėsuar sė tepėrmi tė bardhėt e fytyrės, si kundrė se ėshtė shkrojtur nė librėn e Kėngėve prej Sollomonit tė birt tė Dhavidhit, mbretit tė Izrailit: "E zeshkė jam, po e bukur, o vasha tė Jerusalimit! E zeshkė si tendat e Kedarit, e bukur si qilimat e Sollomonit” . Po veē kėsaj, me sa e di unė, tė dashur lėēitės, dashurija nuk ėshtė as e bardhė, as e zezė e as tjatėr ngjyrė, po vetėm dashuri dhe as gjė tjatėr. Ajo ėshtė si era: fryn ku do vetė dhe ne i dėgjojmė buēitjet.

Dhe shtati i Kalijes nuk ish i gjatė fort, po i hollė sa ta shkonje nėpėr ruazė. Dhe kurmi i saj me sisė tė forta mbante erė zėmbak. Njė mituri dukej vashėza e Galilesė pranė shtatit ilirian tė Tat Tanushit, po ashtu si ishin qė tė dy - ay i bardhė, ajo e zeshkė; ay i gjatė, ajo e mitur; ay ilirian, ajo judhe dashuroheshin egėrsisht. Kjo, o lėēitės, nuk ėshtė asfare njė ēudi e pathėnė. Sepse, a s'kini parė ju pėllump tė bardhė e pėllump tė zi tė dashurohen aqe fort sa tė mos i druhen as hargut tė gjahtorit qė sjell vdekjen? Dhe ē'ėshtė ngjyra pėrpara shpirtit? Ato ndajnė, qė tė bashkojnė.

Sikundėr drita e dy qirinjve tė ndezur bashkohet pėr t'u bėrė njė dritė e vetėme, ashtu dhe zemrat e tyre digjeshin e bashkoheshin mė njė. Tanushi i mėsoj asaj ėmbėlsinė e fesė sė re, po ajo i mėsoj atij fuqinė e fesė sė vjetėr dhe qė tė dyja u bėnė njė, si bėhet njė, dyke u bashkuar, Drini i Bardhė me Drinin e Zi.

Pa dyke e patur Kalijen pranė fjalėt e tė kėnduarat e Tatės ishin kaqe tė ėmbla sa mblidheshin aty, nė kishėn e Bubutimės, besnikė nga shtatė katunde rotull qė tė dėgjojnė atė. Sepse njė pah i bardhė drite zbriste rreth krye; sė tij kur fliste e kėndonte edhe shtėpija e Zotit mbushe me urtėsi e bukuri tė zbritur sė larti. Dhe shumė herė vetė Imzot Angjiri pat ardhur nė Bubutimė tė dėgjojė tė kėnduarat e Tat Tanushit  dhe tė gėzohet sė bashku me besnikėt.

Nė orėt kur nuk i shėrbente Zotit ay zugrafiste shenjtorė me mjekra tė bardha ose gėdhente nė dru. Prej njė copė druri tė vdekur, ay nxirte jetė e bukuri.

-Mė folė, zemra ime, - i thesh Kalijes, - ē'tė nxjerr prej kėtij druri?

Ajo mendohej:

-Dua profitin Ili ose Shėndėllinė e fesė sė re. Me vetulla tė rėnda, buzė tė trasha e mjekėr tė derdhur tatėpjetė, si lumėnjtė e Galilesė. Kėshtu e dua.

-U bėftė dėshira jote..., - i thesh Tata, i mėsuar tė flasė me fjalėt e kishės.

Dhe sapo Tanushi shtrohej tė gėdhendė, Kalija dridhej prej njė dridhjeje tė mbrendėshme, ushėtimė qė i vij sė thelli nga Moisiu, njeriu i Jahveut, edhe thesh:

-Jo, Tan! Mos gėdhend profitin Ili nė dru... Sepse shkruar ėshtė: mos bėj tė gėdhendura qė i ngjasin Zotit dhe njerėsve.

Tanushi buzėqeshte edhe i fliste asaj mbi kuptimin e myshtertė tė korave e tė tė gėdhendurave nė Kishėn e madhe tė Lindjes. - Mbi kėto, - thesh ay, - kanė folur e lidhur njė kanun tė veēantė prindėrit e shenjtė nė tė Shtatit Sinodh tė Kishės. Me anė tė korave - pas bekimit tė tyre tė lartat zbresėn mi dhe, midis njerėsve. Dhe ne kur falemi pėrpara tyre nuk i falemi as drurit, as ngjyrave, as arit dhe as argjėndit qė ėshtė pėr to, po frymės qė zbret prej sė larti tė dėgjojė lutjen tonė.

Kalija dėgjonte e magjepsur fjalėn dhe tingėllin e zėrit tė tij dhe e vėshtronte me sy tė mėdhenj, tė ngjyer me dritė.

-Mirė, Tan, bėj ē'tė duash ti, po jo Ilinė…

Dhe ay linte profitin e math tė Izrailit pėr tė gėdhendur tjatėr gjė: njė luan me fytyrė njeriu e krahė shpeshi, njė pėllump nė fluturim, njė kryq. Me dorėn e tij ay bėri qelqin e kungatės nė tė cilėn pat mbledhur - shtrat mi shtrat -gjithė bukurit e qjellit dhe tė tokės: ėngjėj, shpeshė, bimė, pemė. Edhe kish bėrė shėndanė pėr tė ndezur qirinj, tė vėshtjellė me pėlhurėn e simboleve e tė myshtereve tė cilat nuk i ėshtė dhėnė ēdo njeriu t'i kuptojė.

Sepse nėr’ to Zoti fshihet dyke u zbuluar.

Po lumtėrija e Tatės nuk ish e plotė. Njė sėmundje e ligė, lėngjyer i thesh bota nė rethet e Apollonisė , i bluante ēas pėr ēas jetėn Kalijes, sė shoqes. Dhe si ia bluante e bėnte dita ditės mė tė ėmbėl, sa nuk e shihnje dot me sy as sa tė nėmėronje njė, dy, tri. Sepse fytyra e saj vishej nė njė pah drite si drita e hėnės mi ujra. Po drita e hėnės ėshtė pa jetė, kur se drita qė mbulonte fytyrėn e Kalijes ish e gjallė. Ajo kish po nė atė kohė edhe bukurinė e tė vdekurit edhe tė tė gjallit.

Nuk di nė them mirė ē'dua tė them, po edhe ata qė mė kanė rrėfyer rrėfimin mbeteshin tė tronditur nė kėtė prag, kur flisnin pėr bukurinė e saj. Sytė e vashės sė Galilesė tė rethuar prej njė unaze drite, si i ngjet shpesh edhe hėnės nė qjell kur afrohet shiu, ishin si tė shkruar me kalem argjėndi, gjithmonė tė lagur me ujė tė gjallė, gjithmonė tė ndriēuar. Dhe buza e saj e hollė kuqonte si lėngu i shegės. Pa me qė barku i saj nuk kish lidhur pemė, si barku i gjithė grarisė, kurmi i mbeti pėrngaherė si kurm virgjėreshe. Dhe tė ecurit tė saj ish i lehtė si vrapi i kaprolles nė pyjet e dendura tė Ilirisė.

Kjo ish Kalija e Tat Tanushit e ardhur nga detet e Lindjes edhe e hyrė nė vathėn e Zotit me anė tė pagėzimit.

Aqe shumė e desh Urata Kalijen sa trembej nga lumtėrija e tij dhe i lutej Tėnėzotit mos ia shkruajė si mėkat. Dhe falej nat e ditė pėrpara korave tė shenjta dhe diqte temjan, vaj ulliri e dyllė blete  pėr shėndetin e saj.

-Noemi, - i tha njė ditė kur gjithė anėdeti i Ilirisė digjej nė flakė si lavdija e Jahveut nė malin Sinaj -Noemi!

-Folė, Tan, - i tha ajo dyke u mbėshtetur pas trupit tė tij.

Dhe ay s'fliste. Vėshtronte djellin qė fundiste nė det edhe nuk fliste dot.

-Folė Tan, - i tha ajo pėrsėri edhe i preku dorėn e zjarrtė me akullin e dorės tė saj.

Ay i vėshtroj qė lart kurorėn e flokėve tė buta, qepallat e gjata dhe tatėpjetė vijėn e gjireve tė forta edhe foli:

-Noemi, dua tė tė them njė gjė tė re qė s'ta kam thėnė kurrė. Njė tė fshehtė tė vulosur me shumė vula.

Kalija e vėshtronte dyke buzėqeshur dhe priste.

-Dua tė them, Noemi, se tė dua kaqe shumė, kaqe shumė...

Ajo qeshi dhe i goditi gjoksin me grushtet e saj tė vegjėl.

-Tan, kėtė ma ke thėnė mijra e mijra herė.

Pastaj befas e preu tė qeshurit.

-Dhe sa herė tė tjera tė ma thuash aq mė shumė et do kemtėtėdėgjoj.

Ay vazhdoj, sikur s'e pat dėgjuar fare:

- ... dhe s'ka tjatėr gjė as nė dhe, as nė qjell, as nė ujra qėtadua saty..

-Tan! – i thirri Kalija.

Ay nuk u pėrgjegj po e mori nė krahė edhe e ngriti gjer nė degat e bajameve. - Shėko - tha - bajamja lėshoj burbuqe. Sė shpejti do ēelė. Dhe ne do kemi kėtu dėborėn tonė, Kali: lulet e bajameve. Ti e di si zbardhet vėndi kur ēel bajamja?

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-12, 20:18   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

vijimi

Fragment nga novela “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”




Sytė e tij ishin tė njomur. Dhe as ay vetė nuk dinte pėrse.

Ajo i tha:

-Vėshtro lart, Tan, ē'janė ato?

-Lajmėtarėt e parverės: lelekėt.

-Qė ku vinė, Tan?

-Nga detet e Lindjes, Kali.

Njė re udhėtare i erri ballėn Kalisė. Po atėhere buzėt e tyre u takuan dhe reja u tret. Dhe kurmi i saj kish mbledhur gjithė erėrat e dheut, tė barit e drurėve tė Judhesė. Dhe buza e tij kish zjarrin e gjakut tė Ilirisė.

Tjatėr herė.

Rrinin ne pragu i shtėpisė. Ay i tha:

-Kali, qysh munt tė tė pėlqe, unė me mjekėr?...

-Edhe ati im kish mjekėr, edhe gjyshi mjekėr. Edhe nėna e ka dashur atin dhe gjyshja gjyshin. Qysh munt tė jetė i bukur njė burrė, pa mjekėr?

Dhe pas pak, si mendohej:

-Po mjekra jote ėshtė mė e bukur Tan. I afrohet ngjyrės sė gėshtenjės. Si do jesh ti nė pleqėri? I gjatė e mjekėr bardhė, si njė profit.

Ay s'fliste: e vėshtronte dhe mbyllte sytė ngadal.

-Tan!

Dora e saj e ftohtė i preku ballėn, u pėrpoq t'i hapė sytė.

-Tan, pėrse i mbyll sytė? Nuk do tė mė shėkosh.. Jam e shėmtuar, Tan?

Ay:

E bukurje, miqesha ime,

e bukur je.

Sytė e tu si tė pėllumbit...

-Dhe pėrse i mbyll sytė?

- Qė tė tė shoh mė mirė, zemra ime.

-Kėtu jam, Tan! Hapi sytė! Kam frikė kur jam vetėm!

Ay e pushtoj nė krahė edhe ashtu si ish me sy tė pulitur, pėshpėriti nė elenishte Kėngėn e kėngėve tė Sollomonit:

Sa tė ėmbėla janė pėrkėdheljet

e tua, o shoqeza motra ime;

Mė tė kėndėshme se vera janė

pėrkėdheljet e tua,

Dhe era e shtatit tėnt i kalon

tė gjitha aromat.

Si hoji i mjaltės janė buzėt

e tua, o shoqeza motra ime

Ti mjaltė ke ndėnė gjuhėn

tėnde

Dhe era e veshjes tėnde

si era e Libanit.

Njė krua kopshtije ti,

Njė krua me ujė tė gjallė

Qė derdhet nga Libani.

Zgjohu ti erė e veriut, ngrehu

ti erė e jugės

Dhe fryni nė kopshtin tim

qė tė mė vijnė aromat.

Dhe si mbaroj ay, vazhdoj ajo nė gjuhėn e Galilesė:

Le tė vijė i dashuri im

 nė kopshtin e tij.

Dhe le tė hajė nga pemėt

e drurėve tė tij.

Tanushi qeshi edhe e ngriti mė krahė:

Hyra nė kopshtin tim,

o shoqeza motra ime,

Dhe vola zmir e barėra

me erė,

Dhe hėngra hojin dhe mjaltin

tim

Dhe piva verėn dhe qumėshtin

tim

Dhe me Kalijen nė krah, kur hėna kish filluar tė ngrihet mi kodra, Tanushi hyri brenda nė shtėpinė e tij, dyke i pėshpėritur nė vesh:

Tė dy sisėt e tua si

dy zogj binjak tė gazelės.

Njė natė Tat Tanushi e pa ėndėr Kalijen tė vdekur. Trupi i saj ish nė mes tė kishės dhe ay rrinte mė gjunjė dhe e vėshtronte. Ēdo korė kish nga njė kandil pėrpara dhe ēdo kandil ish i ndezur.

Ish qetėsi.

Nga alltari vinte njė zė i ėmbėl qė kėndonte tė kėnduarat e vdekjes: "Cili gėzim i jeies mbetet i pa pėrzier me hidhėrim? Cila lavdi qėndron mbi dhe e paēvendosur? Tė gjitha janė mė tė dobėta se hieja. Tė gjitha janė mė tė reme se ėndėrat; njė ēast e tė gjitha keto i mė kėmbėson vdekja". Ay qe kėndonte nuk ish prift po vetė Krishti i veshur me tė shenjtat e meshės dhe me kurorė drite reth kryes. Pėrveē Krishtit, pėrveē Uratės edhe pėrveē Kalijes sė vdekur nuk kish tjatėr njeri nė kishė. Dhe zėri i Krishtit vazhdonte tė kėnduarat e vdekjes: "Si lule fishket dhe si ėndėr shkon e pėrndahet njeriu."

Tat Tanushi ndjente helm e gas bashkė: helm pėr vdekjen e sė shoqes, gas se vetė Krishti i kėndonte asaj. Dhe i pėshpėriti ngadal: "Dėgjon, zemra ime, zbriti vetė Ynėzot tė tė kėndojė - Gėzoju, Kali!"

U ngrit mė kėmbė me Kalijen mė krahė. Ajo ish e lehtė si penda dhe buzėqeshte me buzėqeshjen e tė lumturit. Tata ngriti kryet lart, ndaj kupa e kishės, dhe ja se ku ajo ish plot dritė dhe ngrihej ngrihej gjer sa u bė qjell. "Pa fjalė - tha ay - kėshtu duhet tė bėhet, mbasi Ynėzoti zbriti t'i kėndojė asaj. E drejtė ka qėnė nė jetė, nė tendat e tė drejtėve do prehet".

Zgjati ndaj alltari krahėt me trupin e Kalijes edhe u pregatit tė thotė: "Tė tuat nga tė tuat, o Zot..."

Po, befasisht, iu kujtua gjithė ėmbėlsija e jetės tokėsore me tė shoqen, errėsira e varrit ku do zbriste ajo, vetėmija e rėndė e sė arthmes edhe njė dhembje e madhe i ēau shpirtin. Qau me zhurmė sa kumbojti gjithė kisha.. Atėhere zėri i alltarit pushoj, kandilet e ulė dritėn dhe Kalija nuk ish mė nė krahėt e tija pėrveē se njė skelet. Sytė e saj tė bukur u bėnė dy vrima tė errėta, buzėt e holla gropė e ngrysur dhe sisėt e forta: rebra tė verdha. Binte erė dhė e vdekje si bjenė erė varret e vjetėr kur hapen. Tat Tanushi thirri me zė tė math: "Pėrse, o Zot, pėrse? Ē'tė bėra vallė qė mė ndjek me urrejtjen tėnde?" Zėri i tij i egėr u pėrpoq mur mė mur dhe shojti gjithė kandilet. Errėsirė katrani. Befas kisha u ēa mė dysh, u hapnė tė thellat e tokės dhe Tat Tanushi u shemb tatėpjetė. Zhurmė e madhe si zhurmė shumė ujrash kur bjenė nga malet. Ferra e gurė tė mprehtė i gjakosnin trupin, po dhembje mishi nuk ndjente. I dukej sikur ay, Tat Tanushi i Bubutimės ish ėngjėlli i zi i hedhur nga qjelli nė hadh. Kjo ish dhembja. Shpata e zjarrtė e Kryeėngjėjve e ndiqte prapa. Era e varrit i helmonte frymėn. "Gabova, - thesh, -gabova para Zotit". Njė ankth i math i shtrėngonte zemrėn.

Dyke u shembur greminė pas gremine, nėpėr natė, ja se ku sytė e tij ēquan pėrtej - sa lark, sa lark... - njė dritė tė zbehtė qė ngjiste me dritė kandile. U pėrpoq tė shkojė ndaj drita dhe nuk ecte dot. Ēdo gjė - drita, koha dhe ay vetė - kishin ngrirė si shtylla guri e nuk lėvisnin nga vėndi. Po zemra e tij kish jetė. Dhe jeta ish vuajtje. Dėgjoj, befas, prej sė thellash, njė zė qė fliste nė njė gjuhė tė lashtė: "Qetėsi, qetėsi.. Sepse tė fshehta e tė ēuditėshme fort janė rrugėt e Zotit. Si lumė i rreptė zemėrimi i tij, si det i thellė mėshira".

Dėgjoj pastaj njė zhurmė tė madhe si zhurmė deti edhe u zgjua.

Dirsė tė ftohta nė ballė.

Kalija flinte pranė tij; e qetė, e ėmbėl. (O lėēitės! Kam parė njerės qė shėmtohen kur flenė, po Kalija e bukur bėhej edhe mė e bukur..) Drita e kandilit i ndriēonte fytyrėn. Tata u ngrit, u fal pėrpara korės, u ul e puthi dorėn e sė shoqes dhe doli nė natė.

Errėt. Nata binte erė parverė: erė dheu tė ri, erė bari tė ri. Ndjehej rėgėtima e kronjve. Tata ra mė gjunjė edhe balli i tij preku tokėn e lagur nga vesa. U fal pa zė, pa fjalė, pa mendim.. Kur u ngrit, ēqoj yj nė qjell. Njė qetėsi e madhe i kish zbritur nė zernėr. Hyri nė kishė, ndezi njė qiri, hapi librat dhe nisi tė kėndojė troparet e shenjta. Dhe tropar pas tropari zėri I tij u ngroh, kėndimi u ėmbėlsua. Dyke kėnduar, nė ishullin e dritės qė bėnte qiriri, zemra e Tatit bashkohej me Zotin edhe i thesh: “Merr vite nga vitet qė me ke dhėnė dhe jepja shėrbėtores tėnde Kali- qė tė lavdėrohet emri yt pėrjetė”…

Vazhdoj tė kėnduarat gjer u gėdhi edhe kisha u mbush me dritė. Vuri atėhere qirinė nė shėndan edhe ra nė gjunjė nė mes tė kishės atje ku iu pat ėndėrsuar Kalija e vdekur. E zgjuan shpeshėt qė cicėrinin nė dritoret. U ngrit atėhere mė kėmbė dhe hyri nė altar.Krishti qė pat kėnduar natėn, nė ėndėr, nuk ish aty.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-05-12, 21:47   #30
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

"Mėsuesja dhe nxėnėsi i saj, Tedi Stoddard


Ditėn e parė tė vitit shkollor, mėsuesja doli para klasės sė pestė dhe nxėnėsve tė saj tė dashur, u dhuroi njė fjali tepėr tė dashur pėr ta. Ajo i vėshtroi me sy qė rrezatonin dashuri e dhembshuri dhe u tha:”Unė u dua shumė tė gjithėve!” Tė njėjtat fjalė citoheshin nga tė gjithė mėsuesit dhe mėsueset e shkollės me nxėnėsit e tyre. Por, mėsuesja nė fjalė, pėrveē faktit se i donte tė gjithė, me ato fjalė donte tė prekė zemrėn e njėrit prej nxėnėsve tė saj, mė shumė se tė tjerėt. Ai ishte njė nxėnės qė qėndronte i strukur nė stolin e tij nė fund tė rreshtit,. Ai quhej Tedi Stoddard.
Gjatė vitit tė kaluar, mėsuesja e kishte ndjekur me kujdes ecurinė e kėtij nxėnėsi tė ēuditshėm. Themi kėshtu, pasi ajo kishte vėnė re se Tedi nuk luante me fėmijėt e tjerė, rrobat e tij ishin gjithmonė tė palara, ashtu siē ishte dhe ai vetė. Veē kėsaj, ai nuk manifestonte qoftė dhe rrallė, atė gėzimin fėmijėror qė shihet tek fėmijėt e tjerė. Sa herė qė mėsuesja Tomson korrigjonte fletoret e tij, shėnimet me stilolapsin e kuq mbushnin fletoren, pėr tu vulosur me fjalėn “Ngelės” nė fund.
Nė shkollėn ku ajo jepte mėsim, drejtoria u kėrkonte mėsuesve qė herė pas here, tu referoheshin dosjeve tė nxėnėsve, ku regjistroheshin tė gjithė vėrejtjet e mėsuesve, notat, sjellja dhe problematika tė tjera. Njė ditė, teksa ajo po plotėsonte dosjen e Tedit, i tėrhoqi vėmendjen diēka qė nuk e kishte vėnė re mė parė. Mėsuesja e Tedit, e klasės sė parė fillore, kishte lėnė njė shėnim pėr kėtė nxėnės. Ajo shkruante:”Tedi ėshtė njė fėmijė i zgjuar dhe me humor tė mirė. Ai i kryen detyrat me kujdes dhe rregull. Veē kėsaj, ai ėshtė njė nxėnės me edukatė tė mirė.”
Mėsuesja e klasės sė dytė, kishte shkruar:”Tedi ėshtė nxėnės i dalluar dhe i talentuar. Tė gjithė nxėnėsit e klasės e duan shumė. Por, kohėt e fundit ai duket i mėrzitur dhe i stresuar, pėr shkak se nėna e tij vuan nga njė sėmundje e rrezikshme. Kjo, ia ka shtuar vuajtjet kėsaj familjeje.”
Mėsuesja e klasės sė tretė, shkruante:”Vdekja e nėnės sė Tedit ishte njė goditje e rėndė pėr tė. Ai pėrpiqet ta kalojė kėtė moment, por i ati nuk i kushton vėmendje. Jeta nė familje do tė ndikojė negativisht nė formimin e Tedit, nėse nuk do i kushtohet kujdesi i duhur.”
Kurse mėsuesja e klasės sė katėrt shėnonte:”Tedi ėshtė njė nxėnės i mbyllur dhe nuk tregon asnjė interes pėr mėsimet. Ai nuk ka shumė shokė dhe ndonjėherė e zė gjumi nė orė tė mėsimit.”
Zonja Tomson e kuptoi ku ēalonte puna me nxėnėsin e saj Tedi. Asaj i erdhi turp nga vetja, teksa i kujtoheshin disa qėndrime tė saj karshi kėtij nxėnėsi. Asaj iu kujtua edhe dita kur tė gjithė nxėnėsit i kishin sjellė nga njė dhuratė pėr ditėlindje, tė mbėshtjella nė kuti tė bukura. Sakaq, dhurata e Tedit ishte mbėshtjellė me njė qese plasmani tė thjeshtė, nga ato qė tė japin shitėsit e zarzavateve nė treg. Zonjės Tomson i kishte ardhur shumė zor teksa merrte nė dorė dhuratėn e Tedit, kurse disa nxėnės kishin shpėrthyer nė tė qeshura. Ajo e kishte hapur kutinė dhe brenda saj kishte gjetur njė varėse me gurė diamanti tė imituar, ku mungonin disa syresh, si dhe njė kuti parfumi pėrgjysmė tė mbushur.
Tė qeshurave fėmijėrore ishin ndėrprerė vetėm nė momentin kur zonja Tomson ishte shprehur e mrekulluar nga ai varg gurėsh, tė cilin menjėherė e kishte vėnė nė qafė. Kėtė akt, e pason me vendosjen e disa pika parfumi nė kyēet e duarve. Atė ditė, Tedi nuk u nis menjėherė pėr nė shtėpi, por u vonua pėr tu takuar me mėsuesen e tij, zonjėn Tomson, tė cilės i tha:”Aroma jote sot, ėshtė njėlloj si aroma me mamit tim.”
Pasi u larguan tė gjithė fėmijėt nga klasa, zonja Tomson shpėrtheu nė tė qara, tė paktėn pėr njė orė. Nxėnėsi i saj Tedi, i kishte sjellė si dhuratė, parfumin qė pėrdorte nėna e tij. Ai kishte ndjerė tek ajo, aromėn e nėnės sė tij tė vdekur tashmė.
Qė nga ajo ditė, zonja Tomson nuk u mėsonte nxėnėsve tė saj vetėm lėndėn e leximit, por i ndihmonte edhe pėr lėndėt e tjera. Pėr Tedin, ajo filloi tė tregojė njė kujdes tė veēantė. Pak nga pak, Tedit filloi ti rizgjohej kujdesi dhe aftėsia pėr ti pėrthitur mėsimet. Sa mė shumė motivohej nga ana e mėsueses, aq mė shumė shtohej vullneti i tij. Nė fund tė vitit shkollor, Tedi ishte nxėnėsi mė i dalluar i klasės, mė i zgjuari dhe mė i pėrkėdheluri i mėsueses.
Pas njė viti tė ngjeshur me aktivitet, zonja Tomson gjen njė shėnim nė tavolinė nga nxėnėsi i saj Tedi. Ai i shkruante:”Ti je mėsuesja mė e mirė qė kam parė.”
Kaluan gjashtė vite dhe zonja Tomson nuk mori asnjė letėr tjetėr prej Tedit. Pas kėtyre viteve, ai i shkruan se kishte pėrfunduar tetojeēaren dhe se kishte zėnė vendin e tretė tek tė dalluarit nė klasė. Nė fund, i shkruante se ajo vazhdonte tė zinte vendin e parė si mėsuesja mė e mirė me tė cilin ishte takuar nė jetė.
Katėr vite mė vonė, zonja Tomson merr njė letėr tjetėr nga Tedi ku i shkruante:”Gjėrat janė vėshtirėsuar, se jeton nė konviktin e universitetit dhe se sė shpejti do tė diplomohet me rezultate tė larta. Nė fund, nuk harroi qė ti kujtojė se ajo mbetej mėsuesja mė e mirė qė kishte pasur nė jetė.
Pas katėr vitesh tė tjera, Ted i shkruante mėsueses sė tij se pasi studimeve universitare, kishte vendosur tė kalonte nė njė stad mė tė lartė. Sigurisht, edhe kėtė herė i theksonte nė fund tė letrės se ajo vazhdonte tė mbetej mėsuesja mė e mirė. Por, kėtė herė emri i tij me tė cilin mbyllte letrėn, ishte paksa mė i gjatė se zakonisht; Doktor, Teodor F. Stoddard.
Historia nuk pėrfundon me kaq, pasi nė njė letėr tjetėr nė pranverė i thoshte se ishte njohur me njė vajzė, me tė cilėn do tė martohej. Veē kėsaj, i kėrkonte mėsueses qė tė vinte nė dasėm dhe tė qėndronte nė vendin qė zakonisht i rezervohet nėnės sė dhėndrit, kėrkesė tė cilėn zonja Tomson e pranoi. Mė e ēuditshmja, ėshtė se zonja Tomson, ditėn e dasmės vė nė qafė tė njėjtėn varėse qė Tedi ia kishte dhuruar pėr ditėlindje, kushedi sa vite mė parė, tė cilės i mungonin dhe disa gurė. Por jo vetėm. Ajo nuk kishte harruar tė parfumohej me tė njėjtin parfum i cili i kishte kujtuar Tedit nėnėn e tij.
Tė dy u pėrqafuan me mall dhe Tedi i pėshpėrit mėsueses sė tij nė vesh:”Tė falėnderoj pėr besimin qė mė ke dhėnė. Tė falėnderoj thellėsisht nga zemra qė mė bėre tė ndihem se jam i rėndėsishėm. Tė falėnderoj qė mė bėre tė besoj se edhe unė mund tė jem i suksesshėm dhe tė bėj ndryshimin.”
Sakaq zonja Tomson ia ktheu me lot nė sy:”Jo, e ke gabim. Ti mė mėsove mua si tė jem mėsuese e dalluar. Unė nuk ia kisha haberin nga mėsimdhėnia, derisa u shfaqe ti.”
Pėr ju qė nuk e njihni, Teddy Stoddard, ėshtė doktor me famė, emrin e tė cilit e mban pavioni i trajtimit tė tumoreve nė spitalin e Des Moines nė shtetin e Aiva. Ai konsiderohet si qendra mė e mirė pėr trajtimin e tumoreve nė nivel tė SHBA-ve."
Morali:
Ngrohja zemrėn dhe pėpiqu t'ia ndryshosh jetėn dikujt! Nėse nuk e bėn sot, bėje nesėr! E rėndėsishme ėshtė qė ta bėsh.


__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.