Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-01-13, 15:07   #1
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sadakaja

Sadakaja

Sadaka ėshtė dhėnia shtesė krahas zekatit obligativ. Ai i cili jep sadaka e do Allahun dhe ėshtė i dashur nga Allahu, sepse ka mposhtur veten nė aspekt tė dashurisė ndaj pasurisė. Allahu i Madhėrishėm pėr njeriun thotė nė Kuran: “Dhe ai ėshtė qė shumė e do pasurinė.” (El-Adijat:7)

I Dėrguari i Allahut kur flet pėr sadakanė thotė: “Sadakaja ėshtė argument i besimit tė fshehur nė zemėr” Dijetarėt e kanė komentuar nė shpjegimin e kėtij hadithi, duke thėnė se i Dėrguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka quajtur “argument i besimit tė fshehur nė zemėr” shkaku se natyra e njeriut ėshtė qė kur jep diēka duhet ta kėmbejė me diēka tjetėr, kjo ėshtė natyra qė Allahu xhel-le shanehu i ka krijuar njeriut. Dhe fakti qė njeriu tė jep diēka pa e kėmbyer me diēka tjetėr ėshtė argument i besimit qė fshihet nė zemėr.

Allahu i Madhėrishėm dėshiron qė robi i Tij tė jetė dhurues dhe dorėlirė. Prandaj, Ai shpėrblimin tė cilin e ndanė Allahu do t’ia shumėfishojė. Allahu thotė nė Kuran: “Shembulli i pasurisė sė atyre qė e japin nė rrugėn e Allahut ėshtė si njė kokrre qė i mbinė shtatė kallinj, nė secilin kalli njėqind kokrra. Allahu ia shumėfishon (shpėrblimin) atij qė dėshiron, Allahu ėshtė Bujar i Madh, i di qėllimet”. (El-Bekare:261).
Po ashtu transmeton Ebu Hurejra se i dėrduari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Sadakaja nuk pakėson pasurinė” (Transmeton Muslimi, Tirmidhiu, Ahmedi).
Prandaj, besimtarė i vėrtetė ėshtė ai i cili beson se kur jep Allahu ia shton, ndėrsa vesi i dorėshtrėngimit, vesi qė njeriu ėshtė lakmitarė pėr veten e tij, tė gjitha kėto janė rezultat i punės sė shejtanit qė bėn me njeriun
I Dėrguari i Allahut thotė: “Sadakaja fikė hidhėrimin e Allahut ashtu siē fikė uji zjarrin”. Pra. nėse Allahu ėshtė i hidhėruar ndaj teje pėr ndonjė vepėr jo tė mirė, pėr ndonjė fjalė, pėr ndonjė vėshtrim, pėr ndonjė dėgjim, pėr ndonjė pėrgojim, pėr ndonjė sjellje jo tė mirė, kur tė jep sadaka shuhet hidhėrimi Allahut ashtu siē ka thėnė i Dėrguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve sel-lem.
Transmeton Ebu Hurejra se i Dėrguari i Allahu sal-all-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Nuk ka ditė qė nuk zbresin dy melajke prej Allahut xhel-le shanehu dhe thonė: O Allah jepi atij qė jep dhe atij qė nuk jep shkatrroja pasurinė. Prandaj duhet qė tė jemi tė kujdesshėm qė melajket tė mos luten kundėr nesh.

Ai i cili jep sadaka ėshtė mė i lumtur se sa ai qė e pranon atė. Kėshtu ka vepruar edhe Pejgamberi alejhi selam. Kur i vinte ndokush i cili kishte nevojė, ai i jepte pėrparėsi para vetės nganjėherė me ushqim, nganjėherė me sadaka, nganjherė me dhurata, e nganjėherė me blerjen e gjėrave tė caktuara.
Sadakaja pėr tė qenė e pranuar, duhet tė jetė nga fitimi i ndershėm dhe i pastėr. I Dėrguari i Allahut alejhi selam thotė: “Allahu ėshtė i ndershėm dhe nuk pranon pėrveē asaj qė ėshtė e pastėr” (Transmeton Muslimi). Po ashtu i Dėrguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Ruajuni prej zjarrit tė xhehennemit qoftė duke dhėnė edhe njė gjysmė hurme”. Kjo ėshtė argument se nuk ėshtė kusht i sadakasė sasia por e rėndėsishme ėshtė qė tė jepet me sinqeritet dhe ajo qė jepet tė jetė hallall.
Aishja radijallahu anha transmetohet se ka dhėnė ndonjėherė edhe njė kokėrr rrushi dhe ka thėnė: “Unė shpresoj nė ēdo grimcė tė kėsaj kokrre rrushi shpėrblim te Allahu”. Ndėrsa pėr atė qė jep sadaka pėr syefaqėsi te njerėzit, kjo jo vetėm qė nuk ėshtė e pranuar te Allahu, por ėshtė si shembulli i dikut qė i vjel tė mbjellurat e veta dhe i djegė me dorėn e vet.

Koncepti i lėmoshės nė Islam ėshtė mė i gjėrė pėr atė qė nuk posedon pasuri. Prandaj sadaka nuk ėshtė vetėm ndarja e pasurisė por sadaka kemi edhe lloje tė tjera. Kur i erdhėn disa njerėz tė cilėt nuk kishin pasuri dhe ankoheshin se i kanė arritur tė pasurit, dukė thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, pasanikėt na tejkaluan me shpėrblime, ata falin namaz si ne, agjėrojnė si ne, kurse (pėrveē kėsaj) nga teprica e pasurisė sė tyre japin sadaka”. Pejgamberi alejhi selam tha: “A nuk ju ka dhėnė Allahu edhe juve me ēka tė bėni sadaka? Vėrtet, ēdo tespih (lavdėrim Allahut) ėshtė sadaka, ēdo tekbir (madhėrim Alllahut) ėshtė sadaka, ēdo tahmid (falėndėrim Allahut) ėshtė sadaka, ēdo tehlil (thėnia: La ilahe il-lall-llah) ėshtė sadaka. Urdhėresa pėr tė mirė ėshtė sadaka, ndalesa kundėr tė keqės ėshtė sadaka, edhe marrėdhėnia seksuale (bashkėshortore) ėshtė sadaka”. Njerėzit i thanė: “O i Dėrguar i Allahut, a edhe kur ndonjėri prej nesh kryen marrėdhėnie epshore ka shpėrblime?” I Dėrguari i Allahut tha: “Mė thuani, nėse epshin e tij e pėrdorė nė haram, a nuk ka mėkat? Po ashtu nėse e pėrdorė nė hallall, do tė ketė shpėrblim”. (Transmeton Muslimi, Ahmedi, Ibn Hibbani)
Po ashtu i Dėrguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-l

em ka thėnė: “T’i drejtosh buzėqeshje fytyrės sė vėllait tėnd ėshtė sadaka. Urdhėresa pėr tė mirė dhe largimi nga e keqja ėshtė sadaka. Njeriu qė ka devijua dhe e udhėzon ėshtė sadaka. Tė largosh gurė, dhe ferra nga rruga, edhe kjo ėshtė sadaka. Nga kova jote tė derdhėsh ujė nė kovėn e vėllait tėnd edhe kjo ėshtė sadaka” (Transmeton Tirmidhiu).

Pra, pėrveē dhėnies sė pasurisė qė ėshtė sadaka, kemi edhe dy lloje tė tjera tė sadakasė. Njėra ėshtė bamirėsia ndaj krijesave dhe tjetra e cila po ashtu nuk ėshtė materiale qė hyjnė llojet e ndryshme tė dhikreve.

Sinqeriteti


__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-01-13, 15:08   #2
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Sadakaja

Kur flasim pėr sistemin ekonomik islam kemi parasysh njė fakt se ai bazohet nė Kur`an , Sunnet dhe Ixhma.E vėrteta ėshtė se ky sistem i ka kushtuar rėndėsi tė vecant tė varfurve dhe nė kėtė mėnyrė mund tė themi se janė themeluar institucionet e para sociale tė arsyeshme.

Ekzistojnė shumė instrumente ekonomike qė kanė bazė sheriatike pėr vazhdimin e jetės normale nė shoqėrinė myslimane.Njė ndėr instrumentet e shumta ekonomike ėshtė edhe zekati i fitrit ose sadakulfitri.Pėr tė thjeshtuar analizėn tonė do ta definojmė problemin nė fjalė. Zekati i Fitrit ėshtė lėmosha qė nxirret nė fund tė muajit Ramazan , natėn e Bajramit tė Fitrit ose nė mėngjes tė kėsaj dite, Zekati i Fitrit ka marrė kėtė emėr sepse ai ėshtė ligjėruar afėr plotėsimit tė muajit , nė kohėn qė agjėruesit mbyllin agjėrimin, pra ėshtė Zekati i iftarit ose lėmosha e Bajramit tė Fitrit pasi tė jetė plotėsuar Ramazani.
Nė pamjen e parė ky konstatim dhe ky definim i problemit ėshtė krejt nė rregull dhe i arsyeshėm.Mirėpo neve na lind njė pyetje nė kokėn tonė se athua a ėshtė e njejtė zekati me zekatin e fitrit dhe nėse nuk ėshtė e njejtė ku janė shenjat dalluese?Kėsaj rralle do t`i referohemi dijetarit tė madh islam Dr.Jusuf Kardavit.
Zekati tė cilin e obligoi feja, disa herė nė gjuhėn e Kur`anit dhe Sunnetit quhet sadaka(lėmoshė), ashtu qė Maverdi thotė:”Sadakaja ėshtė zekat e zekati ėshtė sadaka, emri dallon pėrmbajtja pėrputhet .”All-llahu xh.sh. nė Kur`anin Famėmadh thotė:”Merr prej pasurisė sė tyre (tė atyre qė pranuan gabimin) lėmoshė qė t`i pastrosh me tė dhe t`u shtosh ( tė mirat)…”
All-llahu xh.sh. thotė:”Merr prej pasurisė sė tyre ( tė atyre qė pranuan gabimin) lėmoshė qė t`i pastrosh me tė dhe t`u shtosh ( tė mirat)…”(Et-Tevbe , 103)
Po ashtu thotė:”Ka prej tyre qė do tė bėjnė vėrejtje nė ndarjen e lėmoshės , nėse u jepet nga ajo , ata mbesin tė kėnaqur , e nėse nuk u jepet , ata hidhėrohen.”(Et-Tebe , 58), “All-llahu caktoi obligim qė lėmoshat (zekati etj) t`ju takojnė vetėm tė varfurve (nevojtarėve), tė ngratėve ( qė s`kanė fare)…”(Et-Tevbe , 60 ).
Nė hadith pėrmendet :” Nuk ka zekat ( sadaka) nėn pesė eunuk ( njėsi matėse klasike) , po ashtu nuk ka zekat ( sadaka) nėn pesė dhud ( njėsi matėse klasike) dhe nuk ka zekat ( sadaka ) nėn pesė evak ( njėsi matėse klasike).
Nė hadithin e dėrgimit tė Muadhit nė Jemen qėndron :”Tregoju se All-llahu ua ka obliguar nė pasurinė e tyre zekatin ( sadaka) qė merret prej pasanikėve tė tyre.”
Tė gjitha kėto ajete dhe hadithe pėrmenden pėr zekatin duke e quajtur sadaka.Prej kėtu edhe tubuesi i zekatit e mori emrin musaddekan , sepse ai tubon dhe distribuon lėmoshat.
Megjithėatė pėrdorimi i gjėrė nga njerėzit i ka bėrė padrejtėsi nocionit sadaka , sepse e ka shėndėrruar atė nė shprehje pėr ndihmat vullnetare dhe pėr lėmoshat qė u jepen lypėsve.
Mirėpo kuptimet e nocioneve te masat e gjėra nuk duhet tė na mashtrojnė nga thelbi i fjalėve nė gjuhėn arabe nė kohėn e zbritjes sė Kur`anit.Rrėnja e fjalės sadaka ėshtė marrur prej fjalės sidk( sinqeritet).
Kadi Ebu Bekėr Ibn El-Arebij ka thurur disa fjalė shumė tė shkėlqyeshme rreth emėrtimit tė zekatit sadaka.Ai thotė:”Kjo rrjedhė prej sinqeritetit ( sidk) nė barazimin e veprės me fjalėn dhe besimin.Rrėnja “sa de ka “ i referohet realizimit tė diēkaje pėrmes diēkaje tjetėr dhe pėrforėcimit tė tij me tė.Nė kėtė kuptim ėshtė dhurata e kurorės sė martesės ( sadaku-l-mer`eti) , gjegjėsisht legalizimi dhe konfirmimi i martesės me obligimin e pasurisė dhe tė kurorės sipas normave tė parapara juridike.
Kuptimi i tė gjitha kėtyre ndryshon me zgjedhjen e foljes.Kėshtu thuhet:”Saddeka fi-l-kauli saddakan dhe tesdikan (ishte i sinqertė nė bisedė) , tesaddeka bi-l-mali tesadukan ( dha lėmoshė prej pasurisė) , esdektu-l-mer`ete isdakan ( ia dhashė gruas dhuratėn e kurorės).
Dhe cdonjėrės prej kėtyre fjalėve.Nė kėtė rastė , sinqeriteti i pėrgjason lėmoshės nė atė se , ai i cili ėshtė i bindur nė fe se ringjallja ėshtė realitet , se jeta e gjithmonshme ėshtė nė Ahiret dhe se kjo botė ėshtė kanal pėr nė botėn tjetėr , ėshtė derė pėr nė tė mirė apo pėr nė tė keq-punon pėr tė , e ofron tėrė atė qė e gjen nė tė.E nėse dyshon nė botėn tjetėr , tregohet pėrtac ndaj saj apo i jep pėrparėsi diēkaje tjetėr ndaj asaj-tregohet koprrac , pėrgaditet pėr aspiratat e veta dhe e lė padore mbarimin e vet.”
Themi:Pėr kėtė , All-llahu xh.sh. e bashkoi lėmoshėn me sinqeritetin , ashtu sikur qė e bashkoi koprracinė me gėnjeshtrėn nė ajetin:”E , sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet.Dhe vėrteton bindshėm pėr tė mirėn.Ne do ta pėrgaditim atė pėr mė tė lehtėn.E sa i pėrket atij qė bėnė koprraci dhe ndien veten tė pavarur ( nga Zoti).Dhe qė pėrgėnjėshtron atė mė tė mirėn.Ne do ta pėrgadisim pėr mė tė vėshtirėn.”(El-Lejl , 5-10).
Pra, lėmosha ėshtė dėshmi e sinqeritetit nė besim dhe e besimit nė ditėn e gjykimit
Sadakaja nė Islam ka rrolin , rėndėsinė dhe vecantinė e vet.Ajo ėshtė institucion social nė vetvete dhe njė formė mjaft efikase rreth sulmimit tė varfėrisė.
Nga Ebu Malik El-Harith ibn Asim El-Esh`arij r.d. , transmetohet tė ketė thėnė:I Dėrguari i All-llahut a.s. ka thėnė:”Pastėrtia ėshtė gjysma e besimit.Falėminderimi ndaj All-llahut e mbush peshojėn.Lavdimi dhe falėminderimi i All-llahut e mbush hapėsirėn mes qiellit dhe tokės.Namazi ėshtė dritė.Sadaka ėshtė dėshmi.Durimi ėshtė shkėlqim.Kurse Kur`ani ėshtė dėshmi pėr ty ose kundėr teje.Cdokush fillon ditėn e tij dhe cdonjėri ėshtė tregėtar i vetes sė tij;mund tė punoj punė tė mira e ta lirojė atė ose mund tė punojė punė tė kėqija e ta shkatėrroj atė” Transmeton Muslimi
Dėshmi ėshtė rrezja e Diellit.Muhammedi a.s. thotė:”Kur tė dalė shpirti i besimtarit , del dhe me vete ka burhan( rreze) , sikur rrezet e Diellit.”Pėr kėtė edhe argumenti i qartė quhet burhan , sepse argumentimi i tij ėshtė tepėr i qartė.
Po ashtu sadakaja ėshtė burhan( dėshmi-argument) pėr besimin e vėrtetė tė njeriut , ndėrsa dhėnia e sadakasė me kėnaqėsi ėshtė shenjė pėr ekzistimin e imanit.Muhammedi a.s. ka thėnė:”Tri gjėra kush i vepron , e ka shijuar ėmbėlsirėn e imanit:Kush e adhuron vetėm All-llahun , kush dėshmon se nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut dhe kush jep zekatin e pasurisė sė tij me kėnaqėsi pėr cdo vjet.”Shkak pėr tė ėshtė se pasurinė e do shpirti i njeriut dhe bėnė koprraci nė tė.Nėse arrinė nė atė gradė qė tė nxjerrė pėr All-llah , kjo ėshtė dėshmi se ky njeri ėshtė besimtar i vėrtetė nė kuptimin e plotė tė fjalės dhe beson nė shpėrblimin dhe dėnimin e All-llahut.
Sadakaja ėshtė pėr nga natyra e saj mjaft e pėrhapur gjatė periudhės sė Perandorisė Osmane.Dihet mirėfilli se nė atė kohė kanė ekzistuar vende tė posaēme ku tė pasurit kanė lėnė sadakatė e tyre dhe tė varfurit kanė marrė nė kohė tė caktuar.Por ky sistem dhe kjo metodologji ka funksionuar me njė mbykqyrje tė fshehtė nga ana e shtetit me qėllim qė tė mos ndodhin crregullime dhe padrejtėsi rreth shpėrndarjes sė saj.Dijmė parimin islam se edhe njė buzėqeshje ėshtė sadaka , nė fakt ne vetėmse mrrolemi dhe qeshemi e nuk buzėqeshim.
Sadakaja nė sistemin financiar islam ndikon pėrmes pėrmirėsimit tė gjendjes financiare tek tė varfurit.Nė njė farė mėnyre ėshtė si njė sistem social pėr raste tė caktuara dhe specifike.Si rezultat i sadakave tė ndryshme ne kemi patur shumė dijetarė tė njohur nga mesi shqiptar si Ibrahim Dalliu , Hafiz Ali Korca , Hasan Tahsinin , Hoxhė Masuricėn etj.
Nga kjo qė u tha ne vetėm se e kemi tė qartė se kemi tė bėjmė me dy instrumente tė ndryshme ekonomike kur bėhet fjalė pėr zekatin dhe zekatin e fitrit.Nė bazė tė dispozitave islame zekati ėshtė shtylla e Islamit dhe ėshtė farz qė merret nga tė pasurit dhe iu shpėrndahet tė varfėrve, ndėrkaq zekati i fitrit ėshtė vaxhib i cili njashtu i merret tė pasurve dhe i shpėrndahet tė varfurve duke realizuar njė qėllim tė pėrbashkėt, kėnaqėsinė e All-llahut xh.sh.Nė kėtė drejtim kemi dy mendime tė cilėt paraqesin argumentet e tyre.Mendimi i parė ėshtė se zekati i fitrit hynė nė farzet e All-llahut duke u mbėshtetur nė hadithin tė cilin e transmeton Ibn Umeri te Buhari dhe Muslimi , i cili thotė
”E ka bėrė detyrė i Dėrguari i All-llahut dhėnien e zekatit tė Fitrit tė Ramazanit, sa ( masa) njė sa hurmash ose njė Sa`elbi…”Ndėrkaq dijetari i ummetit Ebu Hanife dhe tė tjerė thonė se zekati i fitrit hynė nė radhėn e vaxhibeve duke u mbėshtetur nė ajetin kur`anor ku thotė All-llahu xh.sh.
”Ka shpėtuar ai qė ka dhėnė lėmoshė”.Zekati i Fitrit ėshtė mė shumė njė e drejtė e tė varfurve e cila me kalimin e kohės dhe me ndryshimin e statusit social tė tyre shėndrrohet nga e drejtė nė obligim qė nė mėnyrė perfekte funksionon nė shumė vende myslimane.Kur themi ėshtė pjesė e sistemit social me plot tė drejtė bazohemi nė argumente sheriatike.Sistemi social islam dallon nga sistemi perėndimor ,nė shumė mėnyra dhe metodologji.Sepse nė Islam cdo vepėr e bėrė pėr hir tė All-llahut ėshtė adhurim qė nė ditėn e llogarisė do tė peshojė mė shumė nė peshojen e veprave tė mira.Por jo nė kuptimin e pėrgjithshėm tė fjalės , por nė esencė ai na paraqitet si i tillė.Me zekatin e fitrit agjėruesi i cili sapo ka mbaruar agjėrimin pastrohet nga mėkatet qė ka bėrė gjatė muajit Ramazan dhe i mundėson qė nė festėn e Bajramit tė varfurve tė kėne mundėsinė e veshjes sė tyre dhe festimit tė kėsaj feste islame nė mėnyrė tė njejtė me tė gjithė besimtarėt.
Kur flasim pėr sistemin social domosdoshmėrisht na lindin shumė pyetje qė kėrkojnė pėrgjigje adekuate.Nė fakt cka paraqet sistemi social nė shoqėri?Ky sistem bazohet nė parime nė cdo shoqėri dhe ka pėr qėllim arritjen e mirėqenies sė cdo qytetari tė saj.Por definomi mbi sistemin social nuk ėshtė kaq i ngusht nė kohėn nė tė cilėn po jetojmė.Sot nė ekonominė e tregut ku konkurenca ėshtė e pamėshirshme dhe njėrėzit gjithnjė e mė shumė priren nė largimin e moralit nė ekonomi ky sistem ėshtė nė njė udhėkryq qė mezi pret tė dalė nė dritėn e vėrtet.Etika e punės ka humbur vlerat e saja tė dikurshme dhe gjithmonė ai qė nuk ka shtypet dhe persekutohet nė mėnyra tė ndryshme ekonomike.Qė t`i pėrmbahemi koncepteve ekonomike dhe vlerave tė saja neve na paraqitet nevoja e njohjes sonė me konceptin etikė.
Etika eshte:
1. Shkenca qe studion moralin, parimet, normat dhe rregullat e sjelljes se njerezve ne
shoqeri.
2. Morali i nje shoqerie, i nje klase, i nje grupi shoqeror etj. P.sh. Etika profesionale
(shkencore).Nga ky definim i etikės mund tė vijmė nė konstatim tė drejtė se ajo si e tillė nuk ekziston nė ekonominė e tregut nė shoqėritė perėndimore.Shkak i tė gjitha ngecjeve nė ekonomi mund tė themi se ėshtė si rezultat i moskushtimit rėndėsi kėtij elementi mjaft me rėndėsi pėr shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe pėr klasėn e vecant ekonomike nė veēanti.Kur themi pėr klasėn e vecant ekonomike kėtu nuk kemi pėr qėllim qė tė bėjmė diskriminim klasor dhe as qė insistojmė nė njė gjė tė kėtillė, por orientohemi kah personat fizik ose juridik tė cilėt direkt janė tė lidhur nė proceset ekonomike dhe sociale.Sistemi social nė Islam ka karakteristikat e saja qė dallojnė nga shoqėria me ekonomi tregu pėr shkak tė largimit tė tyre nga morali.Islami i kushtoi dhe i kushton rėndėsi tė vecant moralit nė punė dhe nė jetėn e besimtarit nė pėrgjithėsi.Pėr myslimanin cdo vepėr e mirė dhe cdo punė nė kėtė jetė qoft edhe veprimtari ekonomike ėshtė adhurim dhe njė shkak plus pėr kontimin e vlerave islame tė quajtura nė zhargonin sheriatik sevabe.Duke mos patur pėr qėllim dalje nga tema nė pika tė shkurtėra do tė pėrqėndrohemi nė zekatin e fitrit rreth urtėsisė sė saj , vlerės sė dhėnies , obligimit tė saj etj.Pėr gjitha kėto pika do t`i referohemi dijetarit tė madh islam Muhamed Xhemijl ZEJNO i cili nė mėnyrė pėrmbledhėse flet pėr cdo segment tė kėtij instrumenti mjaft efikas islam.Pra fillojmė nga obligimi i tij e deri te koha e dhėnies sė saj:
1. Kush e ka obligim dhėnien e tij? Obligim e ka dhėnien e tij mislimani i lirė qė zotėron njė sa’a, d.m.th. (2,5 kg. afėrsisht hurme, grurė etj). Jep nga ky ushqim apo mall pėr veten e tij, familjen e tij si: gruan, fėmijėt dhe pėr ēdonjėrin qė ėshtė mbikqyrės ndaj tij dhe ėshtė pėrgjegjės pėr ēeshtjet e tij jetėsore.
2. Sasia e dhėnies sė tij: Sa’a (2.5 kilogram) prej hurmeve, elbit, grurit dhe tė ngjashme me te prej drithėrave, d.m.th. ajo ēka konsiderohet ushqim. Andaj nė shumicėn e rasteve, merret nga ushqimi i atij vendi si: oriz, miell i grurit dhe tė ngjashme me tė, (sasia e tyre 2.5 kg. afėrsisht).
Transmetohet nga Ibėn Omeri r.a. se ka thėnė: “E ka obliguar Pejgamberi a.s. Sakatu El-Fitrin prej Ramazanit 2.5 kg. hurme apo elb, pėr ēdo musliman rob apo i lirė, mashkull apo femėr, i madh apo i vogėl” (Muttefekun alejhi).
3. Urtėsia e dhėnies sė tij:
a. Sadakatu El-Fitri ėshtė ndihmė pėr tė varfėrit dhe plotėsim i nevojave tė tyre nė kėtė festė.
b. Eshtė pastrim pėr agjėruesin, pėr atė qė ka folur prej fjalėve tė kėqija dhe tė kota gjatė muajit tė Ramazanit.
4. Kujt i jepet Sadakatu El-fitri?
I jepėt tė varfėrit ashtu siē ka ardhur nė hadithin e Pejgamberit a.s.: “Sadakatu El-Fitri ėshtė pastrim pėr agjėruesin prej fjalėve tė kėqija dhe tė kota, tė cilat i ka thėnė gjatė Ramazanit, dhe ėshtė ushqim dhe ndimhė pėr tė varfėrit”.
Definicionin e tė varfėrit e ka sqaruar Pejgamberi a.s. nė njė hadith ku thotė: “I varfėr ėshtė ai i cili nuk gjenė tė pasur qė ta pasuron atė, nuk kujdeset askush pėr te dhe nuk bisedohet pėr te nė mėnyrė qė tė ipet pėr tė, dhe nuk e pyesin njerėzit asgjė” (Muttefeku nalejhi).
5. Koha e dhėnies sė tij: Vaxhib ėshtė dhėnia e tij para namazit tė Bajramit, poashtu lejohet dhėnia e tij njė apo dy ditė pra Bajramit.
Transmetohet nga Ibėn Abbasi, i cili ka thėnė: “E ka obliguar Pejgamberi a.s. Sadakatu El-Fitrin pastrim pėr agjėruesin nga fjalėt e kota dhe tė kėqija, andaj kush e jep atė para namazit tė Bajramit e ka kry atė obligim sipas rregullave tė Islamit dhe ėshtė sadaka e pranuar. Kurse kush e jep atė pas namazit tė Bajramit ajo ėshtė sadaka prej sadakave” (Transmeton Ibėn Davudi, Ibėn Maxhe dhe tė tjerėt).
Pra nga kjo analizė e jonja nė pika tė shkurtėra mėsuam dicka rreth kėtij instrumenti mjaft me rėndėsi pėr ekonominė islame nė pėrgjithėsi dhe sistemin social nė veēanti.Mėsuam mendimet e dijetarėve tė cilėt janė thelluar nė kėto lėmijė, dhe shpresojmė qė kontributi i jonė nė kėtė drejtim sado qoftė i vogėl do tė peshohet nė ditėn e llogarisė nė peshojat e veprave tona tė mira.Tė All-llahut jemi dhe te Ai edhe do tė kthehemi.


Hamdi Nuhiju
Kumanovė
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-13, 15:13   #3
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Sadakaja

Pse nuk jep ti sadaka, ke frikė se do tė pakesohet?

Aishja radijallahu anha transmetohet se ka dhėnė ndonjėherė edhe njė kokėrr rrushi dhe ka thėnė:”Unė shpresoj nė ēdo grimcė tė kėsaj kokrre rrushi shpėrblim te Allahu”.
Pse nuk jep Ti sakada ( lėmoshė )?…ke frikė se do tė pakesohet? Assesi, ajo shtohet edhe mė tepėr!Pse nuk jep Ti sakada ( lėmoshė )?…ke frikė se do tė pakesohet? Assesi, ajo shtohet edhe mė tepėr!
Transmeton Ebu Hurejra se i dėrguari i Allahu sal-all-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Nuk ka ditė qė nuk zbresin dy melaike prej Allahut s.v.t dhe thonė: O Allah jepi atij qė jep dhe atij qė nuk jep shkatrroja pasurinė.I dėrguari i All-llahut s.a.v.s ka thėnė: “Njė njeri tha: Do tė jap sadaka, doli dhe e dha sadakanė nė dorė tė njė hajni. Tė nesėrmen tė tjerėt thoshin: “Dje ky njeri i ka dhėnė sadaka hajnit. Ai tha nė vetvete: O Zoti im! Vetėm Ty tė takon falėnderimi! Unė prapė do tė jap sadaka.Del nga shtėpia dhe i jep sadaka njė prostitute. Tė nesėrmen njerėzit thoshin se ky njeri i ka dhėnė sadaka prostitutės! Ai tha nė vetvete: O Zoti im! Vetėm Ty tė takon falėnderimi! Unė prapė do tė japė sadaka. Kėshtu qė del nga shtėpia dhe i jep sadaka njė tė pasuri. Ai tha nė vetvete:
“O Zoti im! Vetėm Ty tė takon falėnderimi, pėr atė qė i kam dhėnė sadaka
hajnit, prostitutės dhe tė pasurit! ”Atij
pastaj i paraqitet ( nė ėndėrr ) njė zė duke i thėnė: ”Sadakaja e jote e dhėnė hajnit ndikoi qė ai tė largohet nga vjedhja, sadakaja e jote e dhėnė prostitutės ndikoi qė ajo tė largohet nga prostitucioni, sadakaja e
jote e dhėnė tė pasurit ndikoi qė ai tė ketė nė konsideratė kėtė, dhe tė shpenzojė ( t`u jape tė tjerėve ) prej asaj pasurie qė Allahu i ka dhėnė” (Trasmeton Buhariu dhe Muslimi )
Allahu s.v.t thotė nė Kur’an: “Shembulli i pasurisė sė atyre qė e japin nė rrugėn e Allahut ėshtė si njė kokėrr qė i mbinė shtatė kallinj, nė secilin kalli mbinė njėqind kokrra tė reja. Allahu ia shumėfishon (shpėrblimin) atij qė dėshiron, Allahu ėshtė Bujar i Madh, i di qėllimet e secilit prej jush”. (El-Bekare:261).

Allahu s.v.t thotė: “shejtani u premton varfėri dhe ju urdhėron pėr punė te kėqia, kurse Allahu u premton meshire dhe miresi” (el-Bekare; 268)

Po ashtu transmeton Ebu Hurejra se i dėrguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Sadakaja nuk pakėson pasurinė” (Transmeton Muslimi, Tirmidhiu, Ahmedi).

I dėrguari i Allahut s.a.v.s thotė:I bėni dhurata njėri-tjetrit qe t`ju shtohet dashuria.

I dėrguari i Allahut s.a.v.sthotė: “Sadakaja fikė hidhėrimin e Allahut ashtu siē fikė uji zjarrin”. Pra. nėse Allahu ėshtė i hidhėruar ndaj teje pėr ndonjė vepėr jo tė mirė, pėr ndonjė fjalė, pėr ndonjė vėshtrim, pėr ndonjė dėgjim, pėr ndonjė pėrgojim, pėr ndonjė sjellje jo tė mirė, kur tė jep sadaka shuhet hidhėrimi i Allahut ashtu siē ka thėnė i dėrguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve sel-lem.

Po ashtu i Dėrguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė:
“Ruajuni prej zjarrit tė xhehennemit qoftė duke dhėnė edhe njė gjysmė hurme”.Kjo ėshtė argument se nuk ėshtė kusht i sadakasė sasia por e rėndėsishme ėshtė qė tė jepet me sinqeritet dhe ajo qė jepet tė jetė hallall.

Aishja radijallahu anha transmetohet se ka dhėnė ndonjėherė edhe njė kokėrr rrushi dhe ka thėnė:”Unė shpresoj nė ēdo grimcė tė kėsaj kokrre rrushi shpėrblim te Allahu”.

Kur i erdhėn disa njerėz tė cilėt nuk kishin pasuri dhe ankoheshin se i kanė arritur tė pasurit, dukė thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, pasanikėt na tejkaluan me shpėrblime, ata falin namaz si ne, agjėrojnė si ne,
kurse (pėrveē kėsaj) nga teprica e pasurisė sė tyre japin sadaka”.Pejgamberi alejhi selam tha: “A nuk ju ka dhėnė Allahu edhe juve me ēka tė bėni sadaka? Vėrtet, ēdo tespih (lavdėrim Allahut) ėshtė sadaka, ēdo tekbir (madhėrim Allahut) ėshtė sadaka, ēdo tahmid (falėnderim Allahut) ėshtė sadaka, ēdo tehlil (thėnia: La ilahe il-lall-llah) ėshtė sadaka.

Urdhėresa pėr tė mirė ėshtė sadaka, ndalesa kundėr tė keqės ėshtė sadaka, edhe marrėdhėnia seksuale (bashkėshortore) ėshtė sadaka”.Njerėzit i thanė: “O i Dėrguar i Allahut, a edhe kur ndonjėri prej nesh kryen marrėdhėnie seksuale ka shpėrblime?”

IDėrguari i Allahut tha: “Mė thuani, nėse epshin e tij e pėrdorė nė haram, a nuk ka mėkat? Po ashtu nėse e pėrdorė nė hallall, do tė ketė shpėrblim”. (Transmeton Muslimi, Ahmedi, Ibn Hibbani)“T’i drejtosh buzėqeshje fytyrės sė vėllait tėnd ėshtė sadaka. Urdhėresa pėr tė mirė dhe largimi nga e keqja ėshtė sadaka.Njeriu qė ka deviju dhe e udhėzon ėshtė sadaka. Tė largosh gurė, dhe ferra nga rruga, edhe kjo ėshtė sadaka. Nga kova jote tė derdhėsh ujė nė kovėn e vėllait tėnd edhe kjo ėshtė sadaka”

(Transmeton Tirmidhiu).


__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:13.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.