Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-06-05, 10:46   #46
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Lufta e Taifit



Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u nis pėr nė Taif. Gjatė rrugės kaloi nga Kulla e Malik ibn Auf el Ensariut dhe urdhėroi qė tė shembej. Kur arriti nė Taif, e gjeti armikun tė strehuar nėpėr kullat e atjeshme. Armiku e kishte siguruar ushqimin pėr njė vit. Prandaj, Profeti vendosi ta rrethonte armikun. Myslimanėt kishin zbritur afėr armikut dhe armiku i goditi me breshėri shigjetash. U plagosėn njė numėr jo i vogėl myslimanėsh, prandaj ata u zhvendosėn dhe shkuan nė vendin ku ėshtė xhamia sot. Myslimanėt pėrdorėn disa plane pėr ta detyruar armikun qė tė dilte nga kullat, por nuk patėn sukses. Halid ibn Uelidi dilte ēdo ditė nė fushėn e betejės dhe u bėnte thirrje pėr duel, por asnjėri prej tyre nuk i pėrgjigjej. Myslimanėt ndėrtuan edhe njė katapultė, me tė cilėn e gjuanin armikun, por edhe kjo nuk dha rezultat. Nėn mburojat e hekurta, disa myslimanė u pėrpoqėn tė shponin murin e kullės, por armiku u hodhi nga sipėr copa hekuri tė skuqur dhe ata u detyruan tė ktheheshin. Myslimanėt filluan tė prisnin hardhitė dhe hurmat. Atėherė, armiqtė u lutėn qė tė mos i prisnin ato. Myslimanėt i lanė dhe nuk i prenė mė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi njėrin nga myslimanėt qė tė thėrriste: “Cdo rob qė do tė zbresė nga kulla, do tė jetė i lirė.” Atėherė, zbritėn 23, ndėr ta edhe Ebu Bekra. Ata hipėn mbi murin e kullės sė Taifit. Ebu Bekra u nis dhe mori me vete devenė e tij, qė njerėzit e Taifit tė kujtonin se do t’i jepte ujė devesė. Kur e pa veprimin e tij, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e quajti Ebu Bekra. Rrethimi zgjati rreth 20 ditė, por pa dobi. Thuhet se ka zgjatur njė muaj tė plotė. Pastaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kėshillua me Neufil ibn Muauije Diliun dhe ky tha: “Ata (armiqtė) janė njė dhelpėr nė strofė. Po tė qėndrosh mbi strofkė, e kap dhelprėn; por edhe po ta lėsh, nuk tė bėn ndonjė dėm ty.” Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi myslimanėt qė tė largoheshin qė andej. Disa myslimanė i kėrkuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qė t’i mallkonte ata, por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “O Allah! Udhėzoji pėr sė mbari njerėzit e Taifit dhe bėji myslimanė!” Ndarja e presė sė luftės dhe e robėrve

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nga Taifi dhe shkoi nė Xhi’ranė. Aty qėndroi mė shumė se dhjetė ditė, por nuk e pjesėtoi plaēkėn e luftės midis myslimanėve, sepse priste qė tė vinin Hauazinėt tė penduar pėr ēfarė kishin bėrė dhe tė merrnin pasuritė dhe robėrit e tyre (gratė dhe fėmijėt e tyre). Mirėpo nuk erdhi askush prej tyre. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nxori njė tAdapter lė pestėn e plaēkės sė luftės dhe ua dha disa njerėzve qė ishin me besim tė dobėt nė Islam, pėr t’ua zbutur zemrat dhe pėr t’iafruar. U dha, gjithashtu edhe disa njerėzve, qė nuk ishin bėrė myslimanė ende, pėr t’ua bėrė tė dashur Islamin. Kėshtu, Ebu Sufjanit i dha 40 okė argjend dhe 100 deve. Po kaq i dha edhe djalit tė tij, Jezidit; tė njėjtėn sasi i dha edhe djalit tjetėr tė tij, Muauijes. Safuan ibn Umejes i dha njėherė 100 deve, pastaj 110 dhe pastaj 100. Tė tjerėve, si Hakim ibn Hizamit, Harith ibn Harith ibn Kalides, Ujajne ibn Hasinit, Akrei ibn Habisit, Abas ibn Murdas, Alkame ibn Alathe, Malik ibn Aufit, Alai ibn Harithies, Harith ibn Hishamit, Xhubejr ib Mutaimit, Suhejl ibn Amrut, Huejtib ibn Abdul Uzzasė, etj. u dha nga 100 deve. Pėr tė tjerėt ndau nga 50 (thuhet edhe 40) deve pėr secilin. Mirėpo, u pėrhap fjala se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po jepte me shumicė dhe nuk kishte frikė se varfėrohej kurrė. Prandaj iu grumbulluan arabėt dhe i kėrkuan qė t’u jepte nga prerja e luftės, derisa e mbėshtetėn te njė pemė e i ngeli pelerina varur nė njė degė tė saj. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha atyre: “Ma jepni pelerinėn time se betohem pėr atė Zot, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, sikur tė kisha pasuri sa gjethet e pemėve tė Tihamės, do ta pjesėtoja atė pėr ju. Pra, mos mė quani koprrac, as zemėrlig dhe as gėnjeshtar.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mori ca lesh nga shpatullat e devesė dhe tha: “Uallahi, unė nuk kam asgjė tjetėr nga pasuria juaj, qė morėt nga armiku nė luftė, pėrveēse njė tė pestėn e saj. E njė tė pestėn e asaj pasurie ua dhashė krejtėsisht juve. Po tė doni, bėjeni llogarinė me imtėsi. Mashtrimi ėshtė gjė e shėmtuar, turp dhe zjarr do tė ketė pėr mashturesin Ditėn e Gjykimit.” Atėherė njerėzit e kthyen ēdo gjė qė kishin pasė marrė vetė nga plaēka e luftės. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi Zejd ibn Thabitin qė tė ndante plaēkėn e luftės. E, pasi qe ndarė mė parė njė e pesta e saj, pjesa qė i takonte ēdonjėrit nga pjesa tjetėr kishte afėrsisht vlerė sa njė deve e gjysmė dhe dy dele e gjysmė e dhjetė derhem, si dhe sa njė e treta e njė robi lufte. Pasi merrej njė prej kėtyre pjesėve dhe pasi merrej 10 derhem, personi duhej tė zgjidhte: ose katėr deve, ose 40 dele, ose njė tė tretėn e vlerės sė robit tė luftės. Ankesa e ensarėve dhe hytbja e tė Dėrguarit tė Allahut

Ensarėt (Medinasit) u habitėn qė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u dha disa njerėzve shumė pasuri pėr t’u bėrė qejfin dhe nuk u dha asgjė ensarėve. Prandaj njėri prej tyre tha: “Kjo ėshtė shumė e ēuditshme. Si ka mundėsi qė ai u jep Kurejshėve dhe ne na lė pa gjė! Shpatat tona ende lėshojnė gjak nga gjaku i armiqve.” Kėtė fjalė e mori vesh Sa’d ibn Ubejdja, qė ishte kryetari i ensarėve dhe i mblodhi ata veēas. Vajti edhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i cili mė parė falenderoi Allahun, pastaj pėrmendi mirėsitė e mėdha qė Allahu u kishte dhėnė ensarėve, si dhe mirėsitė qė ata i kishin bėrė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj tha: “O ensarė! A u zemėruat ju pėr ca gjėra tė kėsaj bote, qė unė ua dhashė disa njerėzve, pėr t’u bėrė qejfin, qė ata tė bėheshin myslimanė, ndėrsa ju u lashė vetėm me Islamin tuaj? A nuk jeni tė kėnaqur qė njerėzit e tjerė shkojnė nė shtėpitė e tyre duke marrė me vete dele e deve, ndėrsa ju ktheheni tek devetė tuaja, duke pasur me vete tė Dėrguarin e Allahut? Pėr Zotin, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, edhe sikur tė mos ishte Hixhreti, unė do tė isha njėri prej ensarėve; edhe sikur njerėzit e tjerė tė hynin nė njė grykė mali e ensarėt nė njė grykė tjetėr, unė do tė hyja atje ku do tė ishin ensarėt. O Allah! Mėshiroji ensarėt, bijtė e ensarėve dhe bijtė e bijve tė ensarėve!” Ensarėt qanė, derisa iu lagėn mjekrat me lot dhe thanė: “Ne jemi tė kėnaqur qė kemi me vete tė Dėrguarin e Allahut, si pjesė tė shpėrblimit tė luftės edhe caktim i Allahut pėr ne.” Tė dėrguarit e fisit Heuazin

Pasi u shpėrnda e tėrė preja e luftės, erdhi delegacioni i Heuazinit, tė cilin e kryesonte Zuhejr ibn Suredi. Tė gjithė pjesėtarėt e delegacionit u bėnė myslimanė dhe i dhanė besėn tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj i thanė: “O i Dėrguari i Allahut! Ndėr ata qė ju keni marrė robėr, janė edhe nėnat, motrat, hallat dhe tezet tona. E pėr njerėzit e tyre ėshtė turp qė ata tė mbeten robėr.” Dhe thanė nė vargje: “Bėj mirėsi pėr ne, o i Dėrguari i Allahut, bėj mirėsi pėr nderin tonė, sepse je njeriu mė i mirė, nga i cili ne shumė shpresojmė e presim. Bėj mirėsi pėr ato gra qė ushqejnė fėmijė, liroji, se Allahu do tė tė japė ty ēdo mirėsi.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Unė kam me vete ata qė shikoni dhe fjala mė e dashur tek unė ėshtė ajo mė e vėrteta. Zgjidhni e merrni: ose robėrit (gratė e fėmijėt), ose pasurinė.” Ata: “Ne nuk barazojmė asgjė me fisin e tė afėrmit. Prandaj, na i kthe gratė tona dhe bijtė tanė dhe ne nuk do tė flasim as pėr dele as pėr deve.” U fal namazi i drekės. Pas namazit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu drejtua: “Cohuni dhe dėshmoni (thoni para njerėzve) se jeni bėrė myslimanė e pastaj thoni: “Ne jemi vėllezėrit tuaj nė fč.” Thoni: “Ne kėrkojmė ndėrmjetėsimin e tė Dėrguarit tė Allahut te myslimanėt dhe ndėrmjetėsimin e myslimanėve tek i Dėrguari i Allahut, qė tė na i japin gratė tona e fėmijėt tanė.” Ata ashtu vepruan. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “C’kam unė dhe Benu Mutalibėt (nga gratė dhe fėmijėt tuaj) ua kemi dhėnė. Cfarė kanė marrė njerėzit e tjerė, unė do t’i pyes ata (nėse janė tė mendimit t’ua japin apo jo.)” Pasi i pyeti ata, muhaxhirėt dhe ensarėt thanė: “Cfarė kemi marrė ne, ia japim tė Dėrguarit tė Allahut.” Ndėrsa disa bedeuinė, si Akre ibn Habisi, Ujejne ibn Hasini dhe Abbas ibn Murdasi nuk pranuan (t’i jepnin ata robėr lufte qė kishin marrė, kur u ndanė). Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Kush tė dojė, t’i japė me kėnaqėsi, le t’i japė. Kush nuk dėshiron t’i japė me kėnaqėsi (pa pritur shpėrblim), pėr ēdo pjesė qė do tė japė do tė marrė gjashtė tė tjera, nė rastin e parė qė do tė e krijojė mundėsinė Allahu.” Atėherė, tė gjithė njerėzit i dorėzuan tė gjithė robėrit me kėnaqėsi, pėrveē Ujejne ibn Hasinit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė robėrve t’u jepej nga njė palė rroba. Pasi u kthyen robėrit, ēdonjėrit nuk i mbeti tjetėr, pėrveēse dy deve ose vetėm 20 dele. Umrja e Xhi’ranes

Pasi e ndanė prenė e luftės, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri nijet pėr tė kryer Umren dhe e kreu atė. Pastaj, u kthye pėr nė Medine. Nė Medine arriti mė 24 ose mė 27 tė muajit Dhul Ka’ade. Benu Temimėt kthehen nė myslimanė

Nė muajin Muharrem, nė vitin e 9-tė tė Hixhretit, vajtėn lajmet nė Medine se Benu Temimėt po nxisnin fiset arabe qė tė ndalonin dhėnien e xhizjes. Prandaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi tek ata 50 kalorės, nėn komandėn e Ujene ibn Hasin Fezariut. Ai i sulmoi Benu Temimėt nė shkretėtirė dhe zuri prej tyre robėr 11 burra, 21 gra dhe 30 fėmijė dhe i solli nė Medine. Nė Medine shkuan 10 veta nga kryetarėt e tyre. Ata deshėn tė takoheshin me myslimanėt dhe t’u krenoheshin atyre. Sė pari foli oratori i tyre, Utarid ibn Haxhibi, por Thabit ibn Kajsi iu pėrgjigj atij edhe mė mirė. Pastaj, poeti i tyre, Zuberkan ibn Bedėri recitoi vjersha, por atij iu pėrgjigj edhe mė mirė me poezi Hasan ibn Thabiti. Pastaj ata e pohuan aftėsinė e oratorit tė Islamit dhe tė poetit tė Islamit dhe u bėnė myslimanė. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua ktheu atyre robėrit dhe i shpėrbleu mirė ata. Shembja e Felisit (idhullit) tė Benu Ta’jit dhe kthimi i Adj ibn Hatemit nė mysliman

Nė muajin Rabiul Ahir, nė vitin e nėntė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Ali ibn Ebu Talibin me 150 burra, 100 deve e 50 kuaj pėr tė shembur idhullin e Benu Taj’it, qė njihej me emrin “Felis”. Aliu kishte njė flamur tė zi dhe njė flamur tė bardhė. Ai sulmoi lagjen e Hatemi Taiut, qė ishte i njohur pėr bujari dhe mori shumė pasuri, bagėti e robėr (gra e fėmijė), ndėr tė cilėt edhe Sefuanen, bijėn e Hatemi Taiut. Kur Sefuanen e sollėn nė Medine, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e liroi pa paguar asgjė pėr lirimin. Madje, e nderoi dhe i dha njė deve. Pastaj, ajo shkoi nė Sham, ku kishte mėrguar vėllai i saj, Adji ibn Hatemi. Ajo i foli atij pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Ai ka bėrė njė vepėr shumė tė mirė e fisnike,- i tha ajo, saqė as babai yt nuk do ta bėnte. Prandaj, shko tek ai, me dėshirė a pa dėshirė.” Adji shkoi nė Medine pa pasur garanci. Pasi foli me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ai u bė mysliman. Kur Adji ishte tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), erdhi njė burrė, i cili ankohej se ishte shumė i varfėr. Pas tij erdhi njė tjetėr qė ankohej se i kishin prerė rrugėn. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha Adjit: “O Adj! A e ke parė Hiranė? Unė betohem se, po tė kesh jetė tė gjatė, do tė shikosh se femrat do tė nisen nga Hiraja dhe do tė shkojnė tė bėjnė tauafin rreth Qabes e nuk do tė kenė frikė askėnd pėrveē Allahut. Po tė kesh jetė tė gjatė, do tė shikosh, gjithashtu hapjen e thesareve tė Kisrait (pėr myslimanėt). Po tė kesh jetė tė gjatė, do tė shikosh njeriun, qė do tė dalė nga shtėpia e vet me grushtin plot flori a argjend, i cili do tė kėrkojė ndonjė person qė ia pranon atė, por nuk do tė gjejė asnjeri qė t’ia pranojė.” Adji arriti gjatė jetės sė vet, qė tė shikonte femrat tė shkonin pa frikė nė Mekė dhe qe i pranishėm kur u hapėn thesaret e Kisrait. Kėto dy ngjarje: ndėshkimi i Benu Temimėve dhe shembja e “Felisės” tė fisit Taj’i janė mė tė rėndėsishmet qė kanė ndodhur pas ēlirimit tė Mekės dhe luftės sė Hunejnit. Sidoqoftė, pėrveē atyre kanė ndodhur edhe ngjarje tė tjera gjatė asaj periudhe. Por, konflikti i ashpėr nė pėrgjithėsi mbaroi pas Clirimit tė Mekės. Myslimanėt, thuajse u qetėsuan nga luftėrat, por qenė forcat e krishtere tė pėrqendruara nė Sham dhe qė u nisėn nė drejtim tė myslimanėve, shkaku i Luftės sė Mu’tes. Kėto forca qenė shumė krenare pėr fitoret e tyre tė njėpasnjėshme kundėr persianėve. Filluan kėshtu, betejat e pėrgjakshme midis myslimanėve dhe tė krishterėve. Rezultati i kėtyre betejave qe edhe Lufta e Tebukut, nė kohėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Clirimi i Shamit nė kohėn e Kalifėve.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-06-05, 10:53   #47
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Lufta e Tebukut



Beteja e Meutes ndikoi pėr keq te romakėt dhe te forcat e tyre. Fitorja e myslimanėve nė atė kohė-vetėm 3000 veta pėrballė 200000 forcave romake-pati njė ndikim tė madh nė zemrat e fiseve arabe, qė jetonin rreth Shamit. Prandaj, ato filluan tė bėhen tė pavarura. Romakėt vendosėn qė tė bėnin luftė tė ashpėr, me tė cilėn t’i asgjėsonin myslimanėt nė vatrėn e tyre, nė Medinen e Ndritur. Pėrgatitja e myslimanėve pėr tė luftuar me romakėt

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e mori vesh se romakėt ishin grumbulluar dhe pėrgatitur pėr luftė kundėr myslimanėve. Prandaj dha kushtrimin qė myslimanėt tė pėrgatiteshin pėr luftė dhe e shpalli luftėn tė hapur. Kėtė e bėri me qėllim qė myslimanėt tė pėrgatiteshin nė mėnyrė tė pėrsosur. Bėnte shumė vapė, rruga pėr nė Tebuk ishte e largėt dhe me shumė vėshtirėsi. Njerėzit ishin nė vėshtirėsi e skamje. Ishte edhe koha kur frutat ishin pjekur, hijet ishin tė kėndshme dhe njerėzit donin tė qėndronin nė Medine dhe tė mos shkonin nė luftė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i nxiti pasanikėt tė kontibuonin me pasurinė e tyre dhe tė pajisnin me mjetet e luftimit ata myslimanė qė ishin nė gjendje tė vėshtirė. Kėshtu, tė pasurit dhanė ēfarė patėn nga pasuria e tyre pėr tė pajisur ushtrinė qė tė shkonte nė luftė. I pari ndėr tė pasurit qė kontribuoi ashtu, ishte Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!); ai e dha tė gjithė pasurinė e tij prej 4000 dirhemėsh. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha atij: “A ke mbajtur gjė pėr familjen tėnde?” “Atyre u kam lėnė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij”,- iu pėrgjigj ai. Pastaj erdhi Omer ibn Hatabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), i cili solli gjysmėn e pasurisė sė vet pėr ushtrinė islame. Pastaj kontribuoi Othman ibn Affani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), i cili dha shumė pasuri. Thuhet se ai ka dhėnė 10 000 dinarė, 300 deve, me tėrė mjetet qė u duheshin atyre, si dhe 50 kuaj. Nė njė version tjetėr, thuhet se Othmani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka dhėnė 900 deve dhe 100 kuaj. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė pėr Othmanin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!): “Cfarėdo qė tė bėjė Othmani pas kėsaj dite, do tė jetė nė dobi tė tij.” Pastaj erdhi Abdurr Rrahman ibn Aufi me 200 okė argjend. Shumė pasuri solli Abbasi. Po kėshtu, Talhai dhe Sa’ad ibn Ubade, Muhamed ibn Mesleme e tė tjerė. Edhe Asim ibn Adji solli 90 uiski me hurma. Kėshtu, tė gjithė myslimanėt sollėn nga pasuria e tyre, secili sipas mundėsisė qė kishte. Edhe gratė dhanė nga stolitė e veta, aq sa kishin mundėsi. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i erdhėn sahabe qė ishin tė varfėr dhe i luteshin qė t’i pajiste pėr tė shkuar nė luftė, por ai u tha atyre: “Nuk kam me ēfarė t’ju bart. Ata u kthyen e, prej pikėllimit pse nuk kishin me ēfarė tė pėrgatiteshin, nga sytė e tyre rridhnin lotė.” (Kurani, 9:92) Ata i pajisėn Othmani, Abbasi dhe tė tjerė (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Dyfytyrakėt (munafikėt) folėn e shpifėn lloj-lloj gjėrash. Ata bėnin me sy pėr myslimanėt qė dhanė shumė pasuri e thoshin se kishin dhėnė pėr servilizėm e pėr dyfytyrėsi. Pėr ata qė kishin dhėnė pak, thanė fjalė fyese. Ata u tallėn dhe pėrēmuan edhe tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Si ka guxim ai tė takohet me romakėt dhe tė luftojė kundėr tyre! E kur u pyetėn pėrse talleshin me myslimanėt (e sinqertė), ata thanė: “Ne jemi mahnitur e dėfryer (kemi bėrė shaka).” Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkuan disa hipokritė dhe bedeuinė, tė cilėt, duke i paraqitur lloj-lloj shfajėsimesh tė gėnjeshtėrta, kėrkonin t’u jepte leje dhe tė mos shkonin nė luftė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u dha leje pėr tė mos shkuar nė luftė. Ushtria islame nė Tebuk

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la Muhamed ibn Meslemen, zėvendės nė Medine. Ali ibn Talibin e la te familja e vet, sepse Fatimja ishte sėmurė. Flamurin kryesor ia dha Ebu Bekr Siddikut. Flamujt e tjerė ua dha disa burrave: Zubejrit i dha flamurin e emigrantit, Usejd ibn Hudajrit i dha flamurin e fisit Eus, Habbab ibn Mundhirit i dha flamurin e fisit Hazrexh. Ditėn e enjte, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me 30 000 luftėtarė lėvizi nga Mednia nė Tebuk. Nuk kishin as ushqim tė mjaftueshėm dhe as kafshė pėr tė udhėtuar. 18 burra kishin njė deve. Njerėzit kanė ngrėnė gjethe pemėsh e kanė ecur, aq sa u janė enjtur kėmbėt. Janė detyruar tė therin deve dhe kanė pirė ujin qė ajo kishte nė zorrėt e saj. Nė marshim e sipėr pėr nė Tebuk, mbėrriti Ali ibn Ebu Talibi. Kur dėgjoi fjalėt tallėse e fyese tė dyfytyrakėve pėr myslimanėt, nuk duroi dot dhe erdhi pėr tė marrė pjesė nė luftė, megjithėse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte dhėnė leje pėr tė mos shkuar nė luftė, sepse kishte arsye familjare. Por, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ktheu: “Shko nė Medine dhe kujdesu pėr familjen tėnde! A nuk kėnaqesh tė jesh pėr mua si Haruni pėr Musanė, vetėm se pas meje nuk ka tjetėr profet.” Luftėtarėt bashkė me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndruan pėr tė pushuar nė tokėn e Themudit, Hixhr. Morėn ujė nga pusi qė gjendej nė atė vend dhe me tė gatuan bukėn, por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi ata qė ta derdhnin atė ujė qė kishin mbushur nga ai pus dhe brumin qė kishin gatuar nė atė ujė t’ua jepnin deveve si ushqim. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi ata qė tė mbushin ujė te pusi, ku kishte pas pirė ndonjėherė deveja e Profetit Salih (paqja qoftė mbi tė!). Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi me ushtrinė e vet pranė ish-vendbanimeve tė Themudit, u tha myslimanėve: “Mos hyni nėpėr ish-vendbanimet e atyre, qė i bėnė padrejtėsi vetes, pėrveēse duke qarė e duke pasur frikė nga Allahu qė tė mos ju godasė ju ajo, qė i ka goditur ata.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e mbuloi kokėn me shami dhe nxitoi gjatė ecjes, derisa e kaloi luginėn. Gjatė rrugės, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bashkonte nė njė kohė namazin e drekės me atė tė pasdrekės (xhem’u tekdim), duke i falur tė dy nė kohėn e drekės dhe namazin e mbrėmjes me atė tė pasmbrėmjes, duke i falur tė dy nė kohėn e namazit tė pasmbrėmjes (xhem’u te’hir). Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me ushtrinė e vet mbėrriti nė Tebuk, shkoi aty edhe Ebu Hajthimja, i cili ishte njė besimtar i ēiltėr, por pa ndonjė arsye, nuk u nis pėr nė luftė me myslimanėt e tjerė. Mirėpo, pasi ishin nisur ata, ai hyri nė kopshtin e vet. Ishte njė ditė e vapėt dhe dy gratė e tij kishin ngritur tendat dhe i kishin pėrgatitur ushqim dhe ujė tė ftohtė. Ai u mendua pak dhe tha: “I Dėrguari i Allahut ndodhet nė pikun e vapės, ndėrsa Ebu Hajthimja ėshtė kėtu nė hije tė freskėt, pranė ujit dhe pranė gruas sė vet tė bukur. Kjo nuk ėshtė e drejtė. Uallahi, unė nuk do tė hyj nė tendė (o, gratė e mia), derisa tė shkoj tė takohem me tė Dėrguarin e Allahut. Prandaj, mė pėrgatisni ushqimin sa mė shpejt, qė tė nisem.” Ato i pėrgatitėn ca ushqim etj. dhe ai mori shpatėn e heshtėn, hipi nė deve dhe u nis dhe e takoi tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Tebuk. Njėzet ditė nė Tebuk

Romakėt e morėn vesh se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndodhej me ushtrinė e vet nė Tebuk. Prandaj, u thyen moralisht dhe nuk guxonin tė takoheshin me tė. Pėr kėtė arsye, ata u shpėrndanė nė brendėsi tė vendeve tė tyre. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi njėzet ditė aty nė Tebuk me gjithė ushtrinė e vet, duke pritur delegatėt. Aty i erdhi Juhinai ibn Rauba, sundimtari i Eljes. Atė e shoqėronin njerėzit e Xhirbasė, Edhrerit dhe tė Minasė, tė cilėt ranė nė njė mendje me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qė tė paguanin xhizjen dhe tė mos bėheshin myslimanė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shkroi letėr Juhinait, ku garantonte se nuk do tė sulmoheshin ai dhe njerėzit e Ejles. U jepte garanci edhe pėr anijet e mjetet e tyre tė udhėtimit nė dete dhe nė tokė. Nė letėr i thoshte se ishin tė lirė pėr tė shkuar nga njė vend nė tjetrin dhe pėr tė qėndruar ku tė donin. Po t’i cenonte dikush, dėnohej me vdekje. Edhe njerėzve tė Xhirbasė e tė Edhrehit u shkroi letėr, ku u jepte garanci qė tė jetonin tė qetė, por tė paguanin nė ēdo muaj tė Rexhepit xhizjen 100 dinarė. Ndėrsa njerėzit e Minasė e vendosėn paqen me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), me kusht qė tė paguanin si xhizje njė tė katėrtėn e frutave tė vendit. Kapja rob e Ekider Dume Xhundulit

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Halid ibn Uelidin me 420 kalorės tek Ekider Dume Xhunduli. I tha Uelidit: “Ti do ta gjesh atė duke gjuajtur lopė.” Halili mbėrriti atje. Qė nga kulla e tij, Ekideri pa qė doli njė lopė dhe filloi tė kruante brirėt nė derėn e kullės. Atėherė doli Ekidiri qė ta gjuante. Halidi e arriti me kalin e vet dhe e solli tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė tė mos vritej. Vendosi paqe me tė, me kusht qė ai tė jepte 2000 deve, 800 helmeta, 400 mburoja dhe 400 heshta. Ekdiri pranoi, gjithashtu se do tė jepte xhizjen edhe pėr Ejlėn dhe Minanė. Kthimi nė Medine

Pas njėzet ditėsh, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) lėvizi me ushtrinė e vet pėr nė Medine. Koha vajtje–ardhje qe 30 ditė. Ndėrsa e tėrė koha qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk qe nė Medine, ishte pesėdhjetė ditė. Gjatė rrugės ushtria kaloi nė Akabe. Njerėzit ecėn fushės, kurse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi nė qafėn e Akabesė. Me tė ishin Amari, qė mbante kapistrėn e devesė dhe Hudhejfe ibn Eljemeni qė e ngiste devenė nga prapa. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu vunė prapa 12 dyfytyrakė, tė cilėt donin ta vrisnin. Ishin tė maskuar dhe iu afruan shumė. Mirėpo, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi tek ata Hudhejfen, qė t’i godiste nė kokė devetė e tyre me njė shkop qė kishte me vete. Ai i goditi ato dhe Allahu i frikėsoi dyfytyrakėt. Ata ikėn me nxitim, derisa u bashkuan me njerėzit e tjerė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia tregoi Hudhejfes emrat e tyre dhe se ēfarė kishin dashur tė bėnin ata. Prandaj, Hudhejfja ėshtė quajtur “I zoti i sekretit tė tė Dėrguarit tė Allahut”. Shembja e Xhamisė Darar

Idhujtarėt ndėrtuan njė xhami nė Kuba pėr tė sjellė kufr dhe pėrēarje midis myslimanėve, si dhe pėr tė pritur cilindo qė e kishte luftuar tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mė parė dhe i kėrkuan tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė shkonte e tė falte namazin bashkė me ta. Ishte koha kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po pėrgatitej pėr tė shkuar nė luftėn e Tebukut, prandaj u tha: “Tani unė tani jam pėr udhėtim, por nė dashtė Allahu, kur tė kthehem, do tė vij atje.” E kur po kthehej nga Tebuku, qėndroi pėr tė pushuar nė Dhi Euanė, qė ishte njė ditė larg Medines. Erdhi engjėlli Xhibril dhe e njoftoi pėr punėn e xhamisė. Prandaj i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi njerėz, qė ta digjnin. Dhe ata e dogjėn. Pritja e tė Dėrguarit tė Allahut nga populli i Medines Kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi tė dallonte Medinen, tha: “Kjo ėshtė Tabeja, ky ėshtė mali Uhud, i cili na do ne e edhe ne e duam atė.” Njerėzit e Medines e dėgjuan se po vinte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), prandaj i dolėn pėrpara burra, gra e fėmijė. Tė gjithė kėndonin: “Hėna e plotė nga Thenijatil Uedai na doli; Allahun duhet tė falenderojmė, pėrderisa ka njerėz qė e lutin Atė.” Kėshtu, me shumė dashuri e respekt e pritėn ata tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), derisa ai hyri nė xhami dhe fali dy rekatė namaz. Pastaj u ul dhe priti njerėzit e bisedoi me ta. Ata qė mbetėn pa shkuar nė luftė

Ata dyfytyrakė qė nuk kishin shkuar nė luftė, erdhėn tek i Dėguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke u shfajėsuar dhe duke u betuar se gjoja kishin pasur arsye tė mos shkonin nė luftė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua pranoi shfajėsimin, ndėrsa tė vėrtetėn ia la Allahut. Tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) erdhėn edhe tre besimtarė tė ēiltėr, qė nuk patėn shkuar nė luftė. Aa ishin Ka’ab ibn Maliku, Merare ibn Rebia dhe Helal ibn Umeja. Ata treguan tė vėrtetėn dhe nuk u shfajėsuan me gėnjeshtra. Prandaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi ata, qė tė prisnin, derisa tė gjykonte Allahu pėr ēėshtjen e tyre. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi myslimanėt qė tė mos u flisnin fare atyre. Ata u mėrzitėn shumė; nė sytė e tyre toka u ndryshua dhe bota u errėsua; u bėheshin njerėzit sikur ishin tė tjerė. Pasi u plotėsuan 40 ditė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi ata qė as tė mos flinin me gratė e veta. Kur u mbushėn pesėdhjetė ditė, Allahu i Madhėruar zbriti njė ajet, ku i falte tre sahabet. U gėzuan myslimanėt. U gėzuan shumė edhe ata qė nuk kishin shkuar nė luftė, kur dėgjuan ajetin dhe meqė Allahu ua fali fajin, ata dhanė lėmoshė e kotribuan shumė pėr Islamin. Kėshtu, zbritėn ajete qė i demaskuan dyfytyrakėt, u zbuluan sekretet gėnjeshtarėve dhe pėrgėzuan besimtarėt e vėrtetė. Falenderuar qoftė Allahu, Zoti i botėve! Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė kthyer nga lufta e Tebukut nė muajin Rexhep, nė vitin e nėntė tė Hixhretit. Po nė atė muaj vdiq edhe Nexhashi As’hame ibn Ebxhiri, mbreti i Habeshesė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ka falur namazin e Xhenazes nė mungesė, nė Medine. Mė pas, nė muajin Shaban, nė vitin e nėntė Hixhri vdiq edhe bija e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Umu Kulthumi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i fali namazin e xhenazes dhe e varrosi nė Bekia, nė varrezat e Medines. Ai u pikėllua pėr tė. Ai i tha Othman ibn Affanit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!): “Sikur tė kisha edhe njė vajzė tė tretė, do tė ta jepja ty pėr grua.” Nė muajin Dhul Ka’ade, nė vitin e nėntė tė Hixhretit, vdiq kreu i dyfytyrakėve-Abdullah ibn Ubej ibn Suleh. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėrkoi falje Allahut pėr tė dhe i fali namazin e xhenazes. Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u pėrpoq shumė ta ndalonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk pranoi. Pastaj, zbriti ajeti i Kuranit qė ndalon faljen e namazit pėr xhenazet e dyfytyrakėve. Njė pėrmbledhje pėr luftėrat

Nė kohėn e Padijes (para Islamit) fjala “luftė” kishte kuptimin “vrasje, shkatėrrim, djegie, rrėnim, grabitje, shkelje e nderit, korrupsion, prishje e tė mbjellave dhe dėmtim i bagėtive pa mėshirė, vetėm e vetėm pėr tė plotėsuar epshet dhe pėr tė sunduar mbi tė tjerėt pa tė drejtė.” Por, kur erdhi Islami, ndryshoi krejtėsisht ky kuptim. Lufta u bė rruga pėr tė ndihmuar ata, qė u ishte bėrė padrejtėsi dhe pėr tė bėrė zap mizorėt. Lufta u bė mjet pėr sigurimin e qetėsisė dhe tė paqes. Ajo u bė faktor pėr vendosjen e drejtėsisė e shpėtimin e tė pafuqishmėve nga kthetrat e tė fortėve, pėr t’i larguar njerėzit nga adhurimi e nėnshtrimi i njerėzve tė tjerė e pėr t’i ēuar tek adhurimi i Allahut, pėr t’i larguar njerėzit nga padrejtėsitė e feve tė tjera te drejtėsia e Islamit. Arabėt nuk e kishin zakon tė nėnshtroheshin, sado qė tė zgjaste lufta dhe sado shtrenjtė qė tė kushtonte ajo. Prandaj, lufta e Besusit midis fisit Bekr dhe Tagleb ka vazhduar 40 vjet; tė vrarėt e saj qenė 70000 luftėtarė; megjithatė asnjė fis nuk iu nėnshtrua tjetrit. Po kėshtu, luftėrat midis fiseve Eus dhe Hazrexh kanė vazhduar mė shumė se 100 vjet dhe asnjėri fis nuk i lėshoi pč fisit tjetėr. Kėshtu e kishin zakon arabėt para se tė pėrhapej Islami; vazhdonin pandėrprerė luftėrat. Erdhi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por, arabėt e pritėn atė me tė njėjtat zakone. Ata e tėrhoqėn Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė sheshin e betejės, por ai i pėrballoi me njė mėnyrė tjetėr, tė urtė, derisa u hapėn zemrat e tyre, para se tė ēliroheshin vendet e tyre. Tė bėsh krahasim midis pėsojave tė luftėrave tė tij dhe rezultateve tė tyre me rezultatet e luftrave tė Padijes, do tė habitesh. Gjithsej, ata qė janė vrarė nga myslimanėt, idhujtarėt, jehudinjtė dhe tė krishterėt gjatė tėrė luftėrave dhe betejave qė ka bėrė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), nuk janė mė shumė se 1000 veta dhe e tėrė koha e luftėrave nuk ėshtė mė shumė se tetė vjet. Mirėpo, ajo periudhė e vogėl me gjakderdhje kaq tė paktė, nėnshtroi afėrsisht tėrė Gadishullin Arabik dhe pėrhapi sigurinė e paqen deri nė skajet mė tė largėta dhe mė tė thella tė tij. Por, o lexues i nderuar, a mendon ti se fitoret u arritėn me forcėn e shpatės? Jo, nuk qe forca e shpatės ajo qė e sillte fitoret; qenė mirėsia e Allahut tė Madhėruar, mėshira e Allahut, mesazhi i Allahut dhe Urtėsia e Tij; qe profetėsia; qenė ftesa, qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u bėri njerėzve tė atij dhe mrekullia e Allahut. Haxhi i Ebu Bekrit

Arabėt mėtonin (pretendonin) se ishin nė fenė e Ibahimit dhe se Haxhi qė bėnin te Shtėpia e Shenjtė (Qabe) ishte njė nga ritet e kėsaj feje. Prandaj, arabėt shkonin nė Haxh ēdo vit dhe kujdeseshin shumė pėr tė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ēliroi Mekėn nė vitin e tetė tė Hixhretit dhe caktoi Atab ibn Usejidin pėrgjegjės pėr Qaben. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi nė Haxh e bashkė me tė shkuan edhe myslimanėt, edhe idhujtarėt. Ata e kryen Haxhin, ashtu siē e kryenin nė Kohėn e Padijes, pa ndryshuar asgjė nga sajesat e mėparshme. Ndėrsa, nė vitin e ardhshėm, qė ishte viti i nėntė i Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) udhėheqės pėr Haxhin. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u nis nė fund tė muajit Dhul Ka’ade, nė vitin e nėntė tė Hixhretit, me 300 veta nga banorėt e Medines. Ai mori me vete edhe 20 deve pėr tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pesė pėr vete. Pasi u nis Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), Profetit Muhamed i zbriti nga Allahu njė pjesė e fillimit tė “Et Teube” qė njoftonte pėr prerjen e marrėveshjeve me tė gjithė idhujtarėt, qė nuk i kishin zbatuar ato. Idhujtarėve iu dha njė afat prej katėr muajsh, qė tė qarkullonin nė vend, si tė donin ata, derisa ta kuptonin se ata nuk mund tė tregoheshin mė tė fortė se Allahu dhe se Allahu i mposht mohuesit. Ndėrsa, me idhujtarėt qė nuk i kishin thyer marrėveshjet me myslimanėt dhe nuk kishin luftuar kundėr tyre, as vetė, as duke nxitur ndonjėrin, Allahu urdhėroi qė tė ruheshin marrėveshjet. Prandaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Ali ibn Ebi Talibin qė dispozitat e kėsaj Sureje t’ua kumtonte njerėzve Ditėn e Haxhit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Nė emrin tim flasin vetėm njerėzit e mi.” Aliu u nis. Me Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u takua nė Dhaxhnane (thuhet edhe nė Arexh). Ebu Bekri i tha: “Ke ardhur pėr tė udhėhequr apo si i urdhėruar?” Aliu iu pėrgjigj: “Unė kam ardhur kėtu si i urdhėruar.” Dhe vėrtet, gjatė kohės sė Haxhit Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) falej gjithmonė pas Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Kėshtu, Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) udhėhoqi Haxhin. Ditėn e Nahrit (ditėn e nėntė tė Dul Hixhes) Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qėndroi te Xhemreja dhe u kėndoi njerėzve ajetet e fillimit tė Sures “Et Teube” ku, siē u tha mė lart, flitej pėr prishjen e marrėveshjes. Ebu Bekri dėrgoi njė burrė qė tė thėrriste se nuk do tė kishte mė “Haxh” pėr idhujtarėt dhe se askush nuk do ta bėnte mė tauafin lakuriq.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-06-05, 10:59   #48
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Hyrja masive nė Islam



Arabėt e tjerė prisnin rezultatin e luftės midis Kurejshėve dhe Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata besonin se e pavėrteta nuk mund tė sundonte me forcė mbi Mesxhidi Haramin (Xhaminė e Shenjtė). Gjithashtu, Ngjarja e Elefantit nuk ishte shumė larg tyre. Arabėt e panė se si Allahu i Madhėruar bėri qė tė jenė nėn gjykimin e Muhamedit edhe qafirėt edhe idhujtarėt. Nuk u mbeti as dyshimi mė i vogėl se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte, me tė vėrtetė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Prandaj, fiset arabe filluan tė dėrgonin delegatė njėri pas tjetrit tek ai. Ata shpallnin se i besonin profetėsisė sė tij dhe pranonin t’i bindeshin atij. Kėshtu, njerėzit filluan tė pėrqafonin fenė e Allahut dhe gjatė njė kohe tė shkurtėr u zgjerua trualli i shtetit islam nga brigjet e Detit tė Kuq e deri nė brigjet e Detit Arab, nga zonat nė jug tė Jordanisė e nė kufi me Shamin e deri nė kufijtė e Jemenit dhe tė Amanit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nisi tė tė dėrgonte njerėz qė t’i ftonin tė tjerėt nė Islam, caktonte udhėheqės dhe ēonte njerėz qė tė mblidhnin zeqatin, qė tė plotėsonte nevojat pėr organizimin dhe rregullimin e jetės nė vend. Numri i delegacioneve qė vajtėn tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin mė se 70. Disa dijetarė kanė thėnė se numri i tyre ka qenė afėrsisht 100. Vajtja e delegatėve tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte filluar qysh para se tė ēlirohej Meka. Madje, disa delegacione i shkuan qysh nė vitet e para tė Hixhretit (emigrimit). Disa delegatė kanė shkuar edhe para se tė emigronte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine. Por vajtja e delegacioneve nė mėnyrė masive dhe tė njėpasnjėshme ndodhi pas ēlirimit tė Mekės, nė vitin e nėntė tė Hixhretit dhe vazhdoi deri nė vitin e dhjetė tė Hixhretit e edhe mė pas. Prandaj viti i nėntė Hixhri ėshtė quajtur viti i delegacioneve. Shumica e delegacioneve pėrbėhej nga kryetarėt fiseve, pra nga burra me influencė e qė ishin tė aftė tė vendosnin pėr ēėshtje tė ndryshme. Por, ka ndodhur qė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) t’i vinte edhe njė burrė i vetėm ose njė numėr i vogėl njerėzish. Qėllimi i vajtjes te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndryshonte nga njėri delegacion tek tjetri. Dikush shkonte pėr tė kėrkuar qė t’i ktheheshin robėrit (gra e fėmijė) qė ia kishin zėnė, siē u tha mė lart pėr delegacionet e fiseve Hauazin dhe Temim. Dikush shkonte vetėm e vetėm pėr tė kėrkuar garanci pėr veten e vet dhe pėr popullin e vet; dikush pėr t’u krenuar ose pėr tė bėrė dialog e polemikė; dikush pėr t’i kėrkuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė prapėsohej ushtria islame dhe tė mos e sulmonte popullin e tij; dikush pėr tė pranuar tė ishte nėn gjykimin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe tė paguante xhizjen; dikush pėr t’i shfaqur dėshirėn pėr tė pėrqafuar Islamin pėr vete dhe njėherazi i jepte shpresė se edhe populli i vet do tė bėhej mysliman. Dikush i vajti Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) si mysliman i bindur dhe si pėrfaqėsues i popullit tė vet, qė dėshironte t’i njihte mėsimet e Islamit dhe dispozitat e tij. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i priste tė gjitha delegacionet ashtu siē e kishte mėsuar Allahu, me buzėqeshje e fisnikėri. Madje, edhe i shpėrblente me diēka qė i kėnaqte ata dhe i nxiste pėr nė Islam. U mėsonte atyre besimin (imanin) dhe Sheriatin islam, me qėllim qė ata t’ua mėsonin tė tjerėve qė kishin prapa. Kėshtu, delegatėt qenė lidhja mė e madhe pėr pėrhapjen e Islamit midis arabėve nė shkretėtira. Si rezultat i kėtyre delegacioneve, megjithėse qėllimet e tyre ishin tė ndryshme, qe se vetė pjesėtarėt e delegacioneve u bėnė myslimanė dhe menjėherė pas tyre ose pas njė kohe tė shkurtėr u bėnė myslimanė edhe popujt a fiset tė cilėve u pėrkisnin ato. Vetėm me njė pjesė tė vogėl nuk ndodhi kėshtu, si p.sh., me Benu Hanifen dhe Musejlemetul Kedhabin (Musejlemenė Gėnjeshtar). Po pėrmendim tani, disa nga delegacionet mė tė rėndėsishme. Delegacioni i Abdul Kajsit

Pjesėtarėt e delegacionit ishin banorė tė lindjes sė Gadishullit Arabik dhe ishin mė tė parėt qė u bėnė myslimanė jashtė Medines. E para xhami, ku u fal namazi i xhumasė, pas Xhamisė sė Tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ishte xhamia e tyre, qė u ndėrtua nė fshatin Xheuathij, nė Bahrejn. Fisi Benu Abdul Kajsi ka dėrguar delegatė dy herė tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Njė herė, nė vitin e pestė tė Hixhretit dhe njė herė, nė vitin e nėntė. Ata qė vajtėn tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) herėn e parė ishin 13 (thuhet edhe 14 burra). Kur shkuan nė Medine, panė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tek dera e xhamisė, zbritėn menjėherė nga kafshėt e udhėtimit dhe me tė shpejtė u afruan tek ai dhe e pėrshėndetėn me “Selam!”. Ndėr ta ishte edhe Abdullah ibn Auf Eshxhiu, i cili ishte mė i vogli i tyre nė moshė. Ai qėndroi tek kafshėt e udhėtimit, derisa i siguroi nė njė vend ato, mblodhi plaēkat dhe mori rroba tė bardha e i veshi ato. Pastaj, vajti tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e pėrshėndeti me “Selam!”. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Ti ke dy cilėsi, qė i do Allahu dhe i Dėrguari i Tij: urtėsinė dhe mosnxitimin.” Qysh para se tė arrinin ata delegatė nė Medine, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte thėnė: “Do tė vijnė ca njerėz qė janė mė tė mirėt e Lindjes, tė cilėt janė bėrė myslimanė tė bindur, kanė hipur nė kafshėt e udhėtimit dhe u ėshtė mbaruar ushqimi. O Allah, fali mėkatet e Abdul Kajsit!” E kur ata erdhėn nė Medine, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Mirė se erdhėt ju e mos paēi kurrė hidhėrim e pendim!” Ata i kėrkuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’u jepte porositė. Ata do t’i zbatonin porositė e tij e pastaj do t’ua tregonin ato edhe tė tjerėve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i porositi ata pėr katėr gjėra: 1. Tė dėshmonin se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut. 2. Tė falnin namazin. 3. Tė jepnin zekatin. 4. Tė agjėronin muajin e Ramazanit. Nė atė kohė ende nuk ishte bėrė detyrim kryerja e Haxhit, prandaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk i urdhėroi ata pėr Haxh. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kėrkoi atyre, gjithashtu qė tė jepnin njė tė pestėn e pasurisė qė merrnin nga lufta me armikun dhe i ndaloi nga ēdo lloj pijeje dehėse. Delegacioni i dytė pėrbėhej prej 40 burrash. Ndėr ta ishte edhe Xharud ibn Alai Abdiu, i cili qe i krishterė por u bė mysliman dhe e zbukuroi Islamin e vet me vepra tė mira. Delegatėt e Damam ibn Tha’lebes nga fisi Beni Sa’ad ibn Bikr Damami ishte njė burrė i ashpėr, nga banorėt e shkretėtirės. Porsa erdhi nė Medine, e futi devenė e vet nė xhami dhe e lidhi aty e pastaj tha: “Kush nga ju ėshtė biri i Abdul Mutalibit?” Ata i treguan Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė Damami u afrua tek ai dhe tha: “O Muhamed! Unė do tė tė pyes ty dhe do tė jem i ashpėr gjatė pyetjeve tė mia, por mos mė merr inat.” “Pyet ēfarė tė tė vijė ndėrmend”,- ia priti i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Ne na erdhi i dėrguari yt dhe na tha se ti mėton qė Allahu tė ka dėrguar ty Profet.”,- ia ktheu Damami. Profeti: “Drejt ka thėnė.” Damami: “Kush e ka krijuar qiellin?” Profeti: “Allahu e ka krujuar atė.” Damami: “Po Tokėn kush e ka krijuar?” Profeti: “Allahu.” Damami: “Kush i ka ngulur kėto male dhe kush i ka bėrė tėrė kėto gjėra qė gjenden nė to?” Profeti: “Allahu.” Damami: “Betohem pėr Atė qė ka krijuar Tokėn e ka ngulur kėto male. A Allahu tė ka dėrguar ty?” Profeti: “Po.” Damami: “I dėrguari yt tha se e kemi pėr detyrė tė falim pesė namaze gjatė ditės dhe natės: a ėshtė e vėrtetė kjo?” Profeti: “Drejt ka thėnė.” Damami: “Betohem pėr atė qė tė ka dėrguar ty (dhe tė pyes): “A Allahu tė ka urdhėruar ty pėr kėtė (faljen e pesė namazeve)?” Profeti: “Po.” Damami: “I dėrguari yt tha se e kemi pėr detyrė qė tė japim zekatin e pasurive tona: a ėshtė e vėrtetė kjo?” Profeti: “Drejt e ka thėnė.” Damami: “Betohem pėr Atė, qė tė ka dėrguar ty dhe po tė pyes: “A Allahu tė ka urdhėruar ty pėr kėtė zekatin?” Profeti: “Po.” Damami: “I dėrguari yt tha se e kemi pėr detyrė tė agjėrojmė muajin e Ramazanit ēdo vit: a ėshtė e vėrtetė kjo?” Profeti: “Po.” Damami: “Betohem pėr Atė qė tė ka dėrguar ty, a Allahu tė urdhėruar ty pėr kėtė?” Profeti: “Po.” Damami: “I Dėrguari yt tha se e kemi pėr detyrė tė shkojmė nė Haxh, nė qoftė se kemi mundėsi. A ėshtė e vėrtetė kjo?” Profeti: “Po.” Damami: “Atėherė, pėr Atė, qė tė ka dėrguar ty, a Allahu tė ka urdhėruar ty pėr kėtė?” Profeti: “Po.” Kur u nis pėr tė ikur, Damami tha: “Betohem pėr Atė, qė tė ka dėrguar, unė nuk do tė shtoj asgjė mė shumė se ato qė mė the ti, as nuk do tė lė asnjė nga porositė qė ke thėnė ti.” Profeti: “Nėse ishte i ēiltėr nė ato qė tha, do tė hyjė nė Xhenet.” Kur Damami u kthye, e njoftoi popullin e vet pėr gjithēka kishte urdhėruar dhe ndaluar i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Gjatė asaj dite nuk mbeti burrė e grua pa u bėrė mysliman. Mė pas, ndėrtuan xhami e kėnduan ezanin pėr tė falur namazin. Kėshtu, delegacioni i Damam ibn Tha’lebes ishte mė i miri i delegacioneve. Delegacioni i Adhras dhe i Baliut

Nė muajin Sefer, nė vitin e nėntė tė Hixhrit, 12 burra nga fisi Benu Adhra shkuan tek Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata pėrmendėn afrinė qė kishin me Kusajin dhe ndihmėn qė i kishin dhėnė atij pėr dėbimin e fiseve Benu Bikr dhe Huza nga Meka. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i mirėpriti ata dhe i pėrgėzoi pėr ēlirimin e Shamit (Sirisė). Ai i ndaloi ata nga falli i falltorėve dhe therja e kurbanėve pėr idhujt. Ata tė dymbėdhjetė u bėnė myslimanė dhe qėndruan disa ditė nė Medine. Pastaj u kthyen e shkuan nė vendin e tyre. Porsa u larguan ata, erdhi delegacioni i Baliut. Ishte muaji i Rebiul Ula, viti i nėntė i Hixhretit. Ata u bėnė myslimanė e qėndruan tri ditė nė Medine. Pastaj u kthyen nė vendin e tyre. Delegacioni i Benu Esed Huzejmes

Ky delegacion pėrbėhej prej dhjetė vetash. Ata shkuan tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qysh nė fillim tė vitit tė nėntė Hixhri, kur ai ndodhej nė xhami me shokėt e vet. Tė gjithė u bėnė myslimanė. Kryetari i tyre i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguari i Allahut! Ne dėshmuam se Allahu ėshtė Njė e nuk ka shok dhe se ti je robi i Tij dhe i Dėrguari i Tij. O i Dėrguari i Allahut! Ne kemi ardhur tek ti pa na dėrguar ndonjė misionar; jemi bėrė myslimanė dhe nuk kemi luftuar kundėr teje, ashtu siē kanė luftuar Benu Fulanėt; kemi edhe tė tjerė pas nesh (qė shpresojmė tė bėhen myslimanė).” Pėr kėto Allahu i zbriti Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėtė ajet: “Ata tė shprehin ty mirėnjohje qė u bėnė myslimanė. Thuaj: “Pranimin tuaj e tė fesė suaj mos ma njihni mua. Ju, nė qoftė se jeni tė ēiltėr, Allahu ju bėri mirė, kur ju udhėzoi pėr nė Islam.” (49:170) Ata i kėrkuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’ua lejonte disa veprime, qė i praktikonin nė kohėn e Padijes (para Islamit), siē ishte falli, ngritja e zogjve nga vendi ku ishin, pėr tė parė fluturimin e tyre majtas apo djathtas si tregues pėr punėt qė do tė bėnin, guriēkat (falli me guriēkat) etj. Por, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ndaloi ato gjėra. Ata e pyetėn Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr rėrėn (pėr pėrdorimin e saj pėr tė gjetur tė ardhshmen e tė panjohurėn), dhe ai u tha: “Atė lloj dije e ka pasė mėsuar njė profet (i hershėm); kush rastis qė ta dijė ashtu si dija e tij, mirė; pėrndryshe nuk lejohet.” Mirėpo, ajo dije ėshtė e pamundur. Tė gjitha ato punė janė njė hamendje pėr tė panjohurėn e tė panjohurėn e di vetėm Allahu. Njerėzit e delegacionit qėndruan disa ditė nė Medine duke mėsuar detyrat e Islamit. Pastaj u kthyen e shkuan tė fituar nė vendin e tyre. Delegacioni i Texhibit

Texhibi ishte degė e fisit Kinda. Njerėzit e kėtij delegacioni vajtėn te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me zeqatin e popullit tė tyre. Ata u kishin dhėnė tė varfėrve dhe u kishte tepruar. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u gėzua dhe i priti mirė e i nderoi. Pėr kėtė, Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij !) ka thėnė: “Nuk ka ardhur tek ne asnjė delegacion nga arabėt si ky.” Ndėrsa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Sigurisht, udhėzimi ėshtė nė dorėn e Allahut. Atij njeriu, tė cilit Allahu ia dėshiron tė mirėn, ia zgjeron gjoksin pėr besimin islam.” Ata pyesnin pėr Kuranin dhe pėr Synetin, qė t’i mėsonin. Kur u nisėn pėr nė vendin e tyre, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u dha dhurata mė tė mira se ē’u pati dhėnė delegacioneve tė tjera. Para se tė ndahej, i pyeti ata nėse kishte mbetur ndonjė pa marrė dhurata. Ata i thanė se kishte mbetur njė djalė qė e kishin lėnė tek devetė, i cili ishte mė i riu ndėr ta. “Ma sillni kėtu!”,- tha i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Erdhi djali te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguari i Allahut,- i tha. Unė jam nga ata tė grupit, qė erdhėn mė parė. Plotėsoma edhe mua kėrkesėn!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Cfarė kėrkese ke ti?” “Unė dua,- i tha djali, t’i kėrkosh Allahut qė tė mė falė, tė mė mėshirojė dhe tė ma pastrojė zemrėn time.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e luti Allahun pėr tė, ashtu siē dėshironte ai. Pastaj urdhėroi qė t’i jepej atij ēfarė iu dha edhe shokėve tė tij. Djali nuk lakmonte shumė. Pas kėsaj ai qėndroi i vendosur nė mbrojtje tė Islamit. Kur shkoi te njerėzit e vet, i kėshilloi ata dhe ata u bėnė myslimanė tė mirė. Delegacioni i fisit Benu Fezare

Ky delegacion vajti te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), pas kthimit tė tij nga lufta e Tebukut. Delegacioni pėrbėhej prej 20 burrash, tė cilėt ishin bėrė myslimanė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pyeti pėr vendin e tyre. Ata iu pėrgjigjėn se ishte thatėsi e madhe, prandaj i thanė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Lutiu Allahut pėr ne, qė tė na sjellė shiun. Na ndėrmjetėso tek Zoti yt dhe Zoti yt tė tė bėjė ty ndėrmjetės pėr ne.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu pėrgjigj: “Subhanallah (I lartėsuar ėshtė Allahu!) C’ėshtė kjo e keqe?! Unė tė bėhem ndėrmjetės pėr te Zoti im?! E kush mund tė bėhet ndėrmjetės tek Zoti ynė?! Nuk ka zot tjetėr, pėrveē Atij; Ai ėshtė mė i Larti dhe mė i Madhi. Kursiji, i pėrfshin qiejt e Tokėn…” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ngjit nė minber dhe iu lut Allahut tė Madhėruar dhe Allahu i Madhėruar u lėshoi atyre shi dhe mėshirė tė plotė. Delegacioni i Nexhranit Nexhrani ėshtė njė zonė e gjerė nė kufi tė Jemenit; gjatėsia e saj ėshtė njė ditė rrugė pėr kalorėsin e shpejtė. Nė atė kohė, ajo zonė zonė pėrfshinte 73 fshatra, me 120000 luftėtarė-qė tė gjithė tė krishterė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pati dėrguar njė letėr kryetarit tė tyre, me tė cilėn i ftonte pėr nė Islam. Ai e lexoi letrėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u tremb dhe u kėshillua menjėherė me parinė dhe me njerėzit e tjerė si tė vepronin. Mė nė fund, vendosėn qė tė dėrgonin njė delegacion te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ta diskutonin punėn. Delegacioni pėrbėhej prej 30 burrash. Ata vajtėn te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė veshur me rroba tė bukura, qė i tėrhiqnin rrėshqanthi. Kishin dhe xhaketa mėndafshi e unaza prej ari. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk u foli ClassKeybatyre. Atėherė, dikush nga shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua bėri me shenjė qė t’i ndėrronin rrobat dhe t’i hiqnin stolitė e unazat e tyre. Dhe ata ashtu vepruan. Pastaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bisedoi me ta dhe u bėri thirrje pėr nė Islam. Mirėpo ata nuk pranuan dhe thanė se kishin qenė myslimanė pėrpara tyre. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Ju ju ndalojnė tri gjėra tė bėheni myslimanė: 1. Adhurimi i idhullit; 2. Ngrėnia e mishit tė derrit; 3. Mėtimi (pretendimi) juaj se Allahu ka bir.” Ata i thanė: “Kush ėshtė si Isai? Ai ėshtė krijuar pa baba.” Atėherė, si pėrgjigje pėr ta, Allahu zbriti kėto ajete: “Vėrtet, ēėshtja e Isait (tė lindur pa baba) tek Allahu ėshtė si ēėshtja e Ademit. Atė e krijoi nga dheu e pastaj i tha: “Bėhu!” dhe ai u bė. E vėrteta ėshtė (kjo) nga Zoti yt e ti mos u bėj nga ata qė dyshojnė. E kush tė kundėrshton ty nė ēėshtjen e tij (Isait), pasi tė ėshtė bėrė e ditur e vėrteta, thuaj: “Ejani, po i thėrrasim bijtė tanė dhe bijtė tuaj, gratė tona dhe gratė tuaja, (vijmė) vetė ne, ju thėrrasim edhe ju, pastaj, le t’i lutemi Allahut tė gjithė bashkė, qė mallkimi tė bjerė mbi ata, tė cilėt gėnjejnė.” (3:59-61) Delegacioni i Taifit

U shpjegua mė parė se pas luftės sė Hunejnit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pati rrethuar Taifin. Ai nuk i sulmoi ata, por i la dhe u kthye nė Medine. Kur u largua, gjatė rrugės i shkoi prapa Urue ibn Mes’ud Thekafiu. Ai e mbėrriti Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėrpara se tė hynte nė Medine dhe u bė mysliman. Pastaj, ai u kthye nė Taif dhe i ftoi pėr nė Islam njerėzit e popullit tė Taifit. Mirėpo ata e goditėn me shigjeta nga tė gjitha anėt, derisa e vranė. Pastaj, nisėn tė bisedojnė me njeri-tjetrin si ta pėrballonin situatėn. Pastaj ranė nė njė mendje se nuk ishin aq tė fortė sa tė luftonin me arabėt qė kishin pėrqark. Prandaj, nė Ramazan, nė vitin e 9-tė tė Hixhretit dėrguan nė Medine Abdullah Jalil ibn Amrun me pesė veta nga paria e tyre. Nė Medine i Dėguari i Allahut u gjeti njė vend tė ngritur pranė xhamisė, qė tė dėgjonin Kuran dhe tė shihnin njerėzit qė faleshin. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ftonte ata nė Islam, por ata nuk binin nė njė mendje pėr ta pranuar atė. Ata kėrkuan nga i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’i lejonte tė bėnin imoralitet; t’i lejonte tė pinin alkool dhe tė hanin me pasurinė e fituar nga kamata; tė mos shkatėrrohej idhulli Latė; tė mos faleshin; tė mos i detyronte t’i shkatėrronin idhujt me duart e tyre. Sidoqoftė, nė fund ata u bindėn dhe u bėnė myslimanė, por i caktuan si kusht Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė ai ta merrte vetė pėrsipėr rrėzimin e idhullit Latė, sepse njerėzit e Thekifit nuk mund ta shembnin atė me duart e veta. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pranoi kėtė. Othman ibn Ebi el A’s Eth-Thekafiu ishte mė i vogli njerėzve tė Taifit nė moshė. Prandaj, atė e patėn lėnė tek devetė e tyre. Kur ata ktheheshin tek devetė, ai shkonte te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i lutej qė t’i kėndonte Kuran. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) flinte, i lutej Ebu Bekrit qė t’i kėndonte Kuran. Kėshtu, ai mėsoi pėrmendsh shumė pjesė tė Kuranit, por kėtė gjė e mbante fshehur nga shokėt e vet. Pasi ata u bėnė myslimanė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e caktoi Othmanin pėrgjegjės pėr ta, sepse ai pėrpiqej shumė pėr Islamin, kėndimin e Kuranit dhe mėsimin e fesė. Delegacioni u kthye nė Taif, por nuk u treguan njerėzve se ishin bėrė myslimanė. Pastaj, filluan t’i frikėsonin njerėzit se do tė ndodhte luftė e ashpėr. Ndėr tė tjera u thanė: “Ne vajtėm te njė burrė, qė ishte i ashpėr dhe zemėrfortė. Ai kishte triumfuar me anė tė shpatės dhe njerėzit i nėnshtroheshin. Ai na paraqiti disa detyra tė rėnda (dhe pėrmendėn lėnien e imoralitetit, tė verės, tė kamatės etj.) Ai na tha: “Ose t’i braktisni ato, ose do t’ju shpall luftė.” Njerėzit e Taifit u tmerruan dhe pėr dy-tre ditė u pėrgatitėn pėr luftė. Allahu hodhi frikėn nė zemrat e njerėzve tė Taifit dhe ata u thanė delegacionit: “Kthehuni nė Medine dhe jepini Muhamedit ēfarė t’ju kėrkojė.” Njerėzit e delegacionit thanė: “Ne ramė nė njė mendje me Profetin dhe u bėmė myslimanė.” Atėherė, i gjithė Thekifi u bė mysliman. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Halid ibn Uelidin dhe Mugire ibn Shube Thekafiun me disa burra tė tjerė nė Taif, pėr tė shembur idhullin Latė. Porsa shkuan atje, ata e thyen dhe e shembėn atė. Delegacioni i Beni Amir ibn Sa’sasit

Nė kėtė delegacion ishin edhe armiku i Allahut, Amir ibn Talifi, i cili tradhtoi bashkė me banorėt e pusit tė Maunes dhe Erbid ibn Kajsi e Xhabbar ibn Eslemi. Kėta ishin udhėheqėsit e njerėzve tė tyre dhe djajt e tyre. Amiri dhe Erbid ibn Kajsi patėn bėrė komplot pėr tė vrarė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Porsa arriti nė Medine, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ftoi ata pėr nė Islam, por Amiri, i cili fliste nė emėr tė delegacionit, i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Unė tė propozoj tė zgjedhėsh njė nga kėto tri gjėra: tė mė lėsh mua zonat malore dhe shkretėtirat, kurse vetė tė mbash qytetet dhe zonat fushore; tė mė lėsh mua zėvendėsin tėnd, pasi tė vdesėsh; tė tė shpall ty luftė me fisin Gatfanė, prej 1000 trimash dhe 1000 trimėreshash.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk pranoi i asnjė nga propozimet. Ai tha: “O Allah! Ma hiq qafe Amirin dhe udhėzoje pėr sė mbari fisin e tij.” Kur po fliste Amiri, Erbidi kaloi prapa shpinės sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe nxori shpatėn nga kėllėfi njė pėllėmbė, por Allahu i Madhėruar ia paralizoi dorėn pėrgjithmonė. Gjatė rrugės pėr nė vendin e vet, Amri shkoi pėr tė bujtur nė shtėpinė e njė gruaje nga fisi Benu Selul. Allahu i Madhėruar bėri qė Amrin ta zerė kolera. Atij iu krijua njė gjendėr nė fyt. Ai tha: “Mė ėshtė bėrė njė gjendėr e fytit si gungė deveje. Qenka thėnė qė unė tė vdes nė shtėpinė e Selulijes.” Pastaj, tha: “Ma sillni menjėherė kalin tim!” Ia sollėn kalin. Ai hipi dhe vdiq mbi kalė. Ndėrsa Erbirit Allahu i lėshoi njė rrufe, e cila e dogji atė dhe devenė e tij. Pėr kėtė ngjarje ka zbritur ajeti: “E Ai (Allahu) dėrgon rrufetė dhe me to godet kė tė dojė. Ndėrsa idhujtarėt polemizojnė rreth Allahut, e Ai ėshtė Ndėshkues i Rreptė.” (13:13) Ngjarjen e Erbidit dhe tė Eslemit e ka treguar njė sahabe, Meul ibn Xhemil, i cili ishte nga fisi i tyre, nga Benu Amrėt. Edhe Meuli pati shkuar te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). U bė mysliman, kur ishte nė moshėn 20 vjeē. Devenė e vet e ēoi te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ia dhuroi atij. Pas tij, shkoi edhe Ebu Hurejra, i cili u bė mysliman. Jetoi 100 vjet nė Islam. Ebu Hurejra quhej “zoti i dy gjuhėve”, sepse ishte orator. Delegacioni i Benu Hanifes

Ky delegacion shkoi te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė vitin e 9-tė tė Hixhretit. Pėrbėhej prej 17 vetash, ndėr tė cilėt edhe Musejleme Kedhabi. Delegacioni bujti nė shtėpinė e njė ensari, pastaj vajti te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). I gjithė delegacioni u bėnė myslimanė. Thuhet se edhe Musejleme u bė mysliman me shokėt e tjerė. Thuhet edhe se ai nuk vajti fare me ta te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ka thėnė: “Nė qoftė se Muhamedi mė cakton mua zėvendės pas tij, i shkoj pas.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte parė ėndėrr sikur ishin ndarė thesaret e Tokės dhe i ranė nė duar dy byzylykė prej ari, tė cilėt u zmadhuan dhe ai u mėrzit. Pastaj, iu tha qė t’u frynte atyre. Ai u fryri dhe ata tė dy ikėn. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i komentoi dy byzylykėt si dy gėnjeshtarė, tė cilėt do tė dilnin pas vdekjes sė tij. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te Musejlemja. Nė dorė kishte njė copė lėkurė palme. Bashkė me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte edhe Thabit ibn Kajsi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i foli Musejlemes qė tė bėhej mysliman, por Musejlemja i tha: “Nė qoftė se ti dėshiron, o Muhamed, ne nuk do tė pengojmė nė punėn qė ke nisur, por me kusht qė, pasi tė vdesėsh, tė na e lėsh ne profetėsinė.” Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Sikur ti tė mė lypje edhe kėtė copė lėkurė palme, nuk do tė ta jepja. Ta dish se kurrė nuk do tė kalojė urdhri i Allahut te ti (kurrė nuk do tė bėhesh profet). E nė qoftė se i kthen shpinėn Islamit, Allahu do tė tė shkatėrrojė ty. Pėr Allahun, unė po tė shikoj ty, ashtu siē m’u tregua nė ėndėrr. Kaq prej meje. Pėr mė shumė pyet Thabit ibn Kajsin. Ai do tė pėrgjigjet pėr mua.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u largua prej tij. Delegacioni u largua nga Medinia, ndėrsa Musejlemja qėndroi edhe pak kohė aty. Mė pas ai pėrhapi lajmin se gjoja ishte pjesėmarrės nė Profetėsinė e Muhamedit dhe kėshtu e shpalli veten profet e filloi tė trillonte gjėra tė rreme. Ai u lejoi njerėzve verėn dhe imoralitetin. Popullin i tij sikur i zuri magjia dhe atij i doli fama. Kėshtu vazhdoi, derisa vdiq i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): fisi i tij u mashtruan me Musejlemenė edhe mė shumė. Prandaj, Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi ushtrinė islame nėn komandėn e Halid ibn Uelidit kundėr tij. U zhvillua njė luftė e ashpėr midis tij dhe myslimanėve. Mė nė fund, Musejlemja u vra. U vranė edhe shumė veta nga ushtria e tij. Intriga e Musejlemes u asgjėsua. Atė e vrau Uahshi ibn Harbi, i cili mė parė pati vrarė Hamzanė. Gėnjeshtari i dytė, qė iu tregua Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė ėndėrr, qe Esued Anisiu, pėr tė cilin do tė flitet mė pas. Delegacionet e mbretėrve tė Hamirit

Pasi u kthye Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga Tebuku, erdhi Malik ibn Murre Rehuaniu. Ai kishte me vete letrėn e mbretėrve tė Hamirit: Harith ibn Bbdul Kelal, Naim ibn Abdul Kelal, Nu’mani (qė thirrej Dhu Reajin), Muafiri dhe Hamedani. Kėta kishin qenė bėrė myslimanė, prandaj e kishin dėrguar Malikun te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Edhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u dėrgoi atyre njė letėr, ku tregonte se ēfarė u lejohej dhe ēfarė nuk u lejohej. U dha edhe garanci pėr ata qė kishin marrėveshje se marrėveshjet do tė ruheshin. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi tek ata Muadh ibn Xhebelin me disa nga sahabėt. Ata shkuan nė Kura Alijae, qė ndodhet nė anėn e Adenit, midis Sukunit dhe Sekasikut. Muadhi u caktua gjykatės, komandant i ushtrisė dhe mbledhės i zeqatit dhe i xhizjes. Njėheraz, ishte edhe imam. Ndėrsa, Ebu Musa el Esh’ariu qe dėrguar nė Kura Sufla, qė pėrfshinte zonat Zubejd, Merib, Zamia dhe Sahil. Para sė t’i niste ata tė dy, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Lehtėsojuani punėn atyre njerėzve, mos ua vėshtirėsoni. Jepni lajme tė mira dhe mos u sillni vrazhdė, krijoni bindje dhe mos u pėrēani.” Muadhi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka qėndruar nė Jemen, derisa vdiq i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ndėrsa, Ebu Musa Esh’ariu u kthye tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Haxhin e Lamtumirės. Delegacioni i Hemedanit dhe dėrgimi i Halidit dhe Aliut

Hemedani ishte njė fis i njohur nė Jemen. Delegacioni i atij fisi erdhi nė Medine nė vitin e 9-tė tė Hixhretit, pasi u kthye Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga lufta e Tebukut. Ndėr pjesėtarėt e delegacionit ishte edhe Malik ibn Nemitiu. Ai ishte poet me famė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u shkroi njė letėr banorėve tė Hamedanit, ku jepej pėrgjigjja e kėrkesave tė tyre. Malik ibn Nemiti u caktua pėrgjegjės pėr ata, qė u bėnė myslimanė nga fisi i vetė Malikut. Halid ibn Uelidi u dėrgua pėr t’i thėrritur nė Islam. Halidi qėndroi atje 6 muaj, por ata nuk u bėnė myslimanė. Mė pas, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi atje Ali ibn Ebu Talibin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e urdhėroi qė ta shkarkonte Halidin nga detyra. Aliu veproi sipas porosisė, qė kishte marrė. U lexoi atyre njė letėr tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e u bėri thirrje pėr nė Islam dhe ata u bėnė myslimanė. Atėherė, Aliu i shkroi njė letėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), me tė cilėn e pėrgėzonte pėr fitoren. Porsa e mori vesh ngadhėnjimin e Islamit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ra nė sexhde, pastaj ngriti kokėn dhe tha: “Paqja qoftė mbi Hemedanin! Paqja qoftė mbi Hemedanin! Paqja qoftė mbi Hemedanin!” Delegacioni i Benu Abdul Mutalibit

Nė muajin Rabiul Ahir, nė vitin e 10-tė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Halid ibn Uelidin te Benu Abdul Mudani nė Nexhran, nė Jemen, pėr t’i ftuar nė Islam. Iu tha tė priste tri ditė. Nė qoftė se nuk do ta pranonin Islamin, tė luftonte kundėr tyre. Halidi shkoi atje dhe dėrgoi kalorėsit qė tė thėrrasin nė ēdo anė: “Bėhuni myslimanė, qė tė shpėtoni!” Atėherė ata u bėnė myslimanė. Halidi qėndroi nė mes tyre, duke u mėsuar Islamin. Ai i shkroi njė letėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pasi e mori letrėn, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dėrgoi fjalė Uelidit tė vinte nė Medine me njė delegacion tė tyre. Ashtu vepruan. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Me ēfarė e mposhtnit ju atė, qė ju shpallte luftė juve nė kohėn e Padijes (para Islamit)?” “Mblidheshim si njė trup i vetėm dhe nuk pėrēaheshim. Nuk i bėnim askujt padrejtėsi,- iu pėrgjigjėn ata.” “Drejt thatė”,- ua ktheu Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj biseduan gjerė e gjatė pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u caktoi kryetar Kajs ibn Husajnin dhe ata u kthyen te populli i tyre nė fund tė muajit Sheual a nė fillim tė muajit Dhul Ka’ade. Mė pas Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi atje Amru ibn Hazmin pėr t’u mėsuar punėt e fesė, Synetin, detyrat e Islamit si dhe pėr tė marrė prej tyre zeqatin. Pėr kėtė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dha Amrusit njė letėr, e cila ėshtė shumė e njohur. Fisi Benu Mudhhixh

Benu Mudhhixhi ishte njė fis Jemenas. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi tek ta Ali ibn Ebi Talibin nė muajin e Ramazanit, nė vitin e 10-tė tė Hixhretit, qė t’i ftonte nė Islam. E urdhėroi Talibin qė tė mos bėnte luftė kundėr tyre, pėrveēse po tė luftonin ata kundėr tij. Arriti Aliu tek ata dhe u takua me shumicėn e tyre e i ftoi pėr nė Islam. Mirėpo ata nuk e pranuan Islamin dhe i goditėn myslimanėt me shigjeta. Atėherė, Aliu me shokėt e vet u rreshtuan dhe luftuan kundėr tyre, derisa i thyen. Pėr pak kohė ata nuk u vunė nė ndjekje tė tyre. Pastaj i ndoqėn dhe u bėnė thirrje pėr nė Islam. Ata u bėnė myslimanė dhe paria e tyre i dhanė besėn Aliut. “Ne jemi pėrfaqėsues tė popullit tonė. Ky ėshtė zeqati qė kemi dhėnė ne; merr nga ajo atė pjesė qė i takon Allahut.” Aliu (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mori atė qė i takonte. Pastaj u kthye tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ia dha atij tė gjitha nė Haxhin e Lamtumirės. Delegacioni i Ezid Shenuas

Edhe Ezid Shenuaja ishte njė fis i njohur nė Jemen. Ky fis dėrgoi njė delegacion, tė kryesuar nga Sured ibn Abdullah Ezediu. Pjesėtarėt e delegacionit u bėnė myslimanė, porsa biseduan me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kryetar i delegacionit ishte Sured ibn Abdullah el Ezedi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e urdhėroi Suredin qė me myslimanėt qė kishte me vete, tė luftonte idhujtarėt e fisit tė vet. Delegatėt e Xherir ibn Abdullah Bexheliut dhe shembja e idhullit Dhul Helisa

Xherir ibn Abdullah Bexheliu ishte nga shokėt mė tė njohur tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Fisi i tij kishte njė idhull qė adhurohej shumė, i quajtur “Dhul Helisa”. Me atė idhull ata donin tė konkuronin Qaben dhe thoshin: “Qabja ėshtė “Qabe siriane”, kurse idhulli ynė ėshtė “Qabe jemenase”. Njė ditė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha Xheririt: “A nuk na rehaton nga Dhul Helisa” Xheriri iu ankua se nuk mund tė qėndronte nė kalė. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i vuri dorėn nė gjoks dhe tha: “O Allah! Bėje Xheririn qė tė qėndrojė mbi kalė dhe bėje atė tė udhėzojė tė tjerėt.” Lutja e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pranua dhe Xheriri nuk rrėzohej mė nga kali. Me 150 kalorės nga Humsi, qyteti i tij, Xheriri shkoi tek idhulli Dhul Helisa, e shembi dhe e dogji. E la si njė deve tė sėmurė dhe dėrgoi Ebu Ertanė tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė ta pėrgėzonte pėr shembjen e Dhul Halisas. Sa e mori lajmin e gėzueshėm, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u lut qė Zoti t’i begatonte njerėzit e atij fisi. Profeti e pėrsėriti lutjen pesė herė. Esued Anisiu dhe vrasja e tij

Kur vendi u sigurua dhe Islami zuri vend nė Jemen dhe kur tė dėrguarit e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdonin punėn e tyre nė tė gjitha anėt e atij vendi, doli Esued Anisiu nė qytezėn “Shpella e Hananit” me 700 luftėtarė. Ai mėtonte si ishte profet dhe udhėheqės. Esuedi shkoi nė kryeqytetin e Jemenit – San’a dhe e pushtoi atė. Pas kėsaj atij filloi t’i dėgjohej zėri dhe intrigat e tij filluan tė bėhen tė rrezikshme. Sundimi i tij u forcua, aq sa tė dėrguarit e Profetit u tėrhoqėn nga toka e Esh’arijonėve. Sidoqoftė, myslimanėt morėn masa mbrojtėse e Esuedi vazhdoi tė qėndronte i heshtur edhe pėr tre a katėr muaj. Kėshtu, tė dėrguarit e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthyen nė punėt e tyre dhe pėr kėtė i shkruajtėn tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e pėrgėzuan qė punėt shkonin mirė. Vrasja e Esued Anisiut u bė 24 orė para se tė vdiste i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Allahu i Madhėruar i tregoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė Tij se armiku i Islamit ishte vrarė dhe pėr kėtė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tregoi shokėve tė tij. Mė pas, nė kohėn e Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) arriti letra qė kishin ēuar tė dėrguarit e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr atė ēėshtje.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-05, 22:37   #49
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Haxhi i Lamtumirės



Allahu i Madhėruar kishte paracaktuar qė i Dėrguari i Tij (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė shihte frytet e punės sė tij para se tė vdiste, pasi thirrja e tij qe pėrhapur nė tėrė Gadishullin Arabik dhe pasi Allahu i Madhėruar kishte bėrė qė njė grup besimtarėsh tė merrnin pėrsipėr ta ruanin fenė e Allahut dhe ta pėrhapnin atė nė tėrė anėt e botės. Allahu i Madhėruar e nderoi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke i dhėnė mundėsinė tė shkonte nė Haxh nė muajin Dhul Hixhe, nė vitin e 10-tė tė Hixhretit. Para se tė shkonte nė Haxh, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i njoftoi njerėzit. U tubuan nė Medine shumė veta. Ditėn e shtunė, mė 26 tė muajit Dhul Ka’ade ai u bė gati dhe u nis nga Medinia, pasi fali namazin e drekės. Udhėtoi, derisa mbėrriti nė Dhul Halife. Aty fali namazin e pasdrekės, dy rekatė dhe aty qėndroi atė natė. Kur zbardhi drita, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Sonte mė erdhi njė engjėll nga Zoti dhe mė tha: “Fale namazin nė kėtė luginė tė bekuar dhe thuaj: “Po kryej njė umre brenda njė Haxhi.” Kjo bėri qė tė lejohej kryerja e Umres nė ditėt e Haxhit. Kurse nė kohėn e Padijes mendohej se kryerja e umres nė ditėt e Haxhit ishte nga fajet mė tė mėdha. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) lau trupin para se tė vinte koha e namazit tė drekės, fali dy rekatė dhe filloi telbijen pėr haxhin dhe umren qė nga vendi, ku fali namazin. Ai i bashkoi umren dhe Haxhin, duke thėnė: “O Allah! Po i pėrgjigjem thirrjes Sate me Haxhin dhe umren. Po i pėrgjigjem thirrjes Sate, nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje. Vėrtet, falenderimi dhe mirėsia tė pėrkasin vetėm Ty. Sundimi tė takon vetėm Ty.” Ndonjėherė thoshte: “Po i pėrgjigjem thirrjes Sate, o Zoti i vėrtetė.” Pastaj, Profeti u ēua nga vendi ku fali namazin dhe i hipi devesė sė vet qė thirrej “Kusua” e pėrsėri tha telbijen: “O Allah! Po i pėrgjigjem thirrjes sate…” Kur arriti nė Bejdaė, e tha telbijen pėrsėri. Pasi fali namazin, i vuri njė shenjė kurbanit tė vet. Kur arriti nė Dhul Halife, i vuri diēka si gjerdan nė qafė. Vazhdoi udhėtimin derisa iu afrua Mekės. Atė natė qėndroi nė vendin e quajtur Dhu Tuva. Nė mėngjes, fali namazin e agimit. Pastaj lau trupin dhe vazhdoi udhėtimin, derisa hyri nė Mesxhidi Haram (Xhaminė e Shenjtė). Ishte mėngjesi i ditės sė dielė, mė 4 tė muajit Dhul Hixhe. Bėri tauafin (rrotullimin rreth Shtėpisė sė Shenjtė) dhe pastaj bėri Sa’jin (ecjen e shpejtė) midis kodrave Safa dhe Merua. Pastaj, shkoi dhe qėndroi sipėr Mekės, nė vendin e quajtur Huxhun dhe nuk u kthye mė pėr tė bėrė tauaf pėrsėri. Kėshtu, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbeti me Ihramin (me rrobėn e Haxhit), sepse e kishte bėrė nijet t’i kryente Haxhin edhe umren nė tė njėjtėn kohė. Prandaj, ai urdhėroi qė ēdo njeri, qė kishte sjellė kurban me vete, tė vazhdonte ta mbante ihramin. Ndėrsa pėr atė, qė nuk kishte sjellė me vete kurban, ai urdhėroi tė qethte flokėt, pasi tė kishte kryer tauafin dhe sa’ajin dhe kėshtu tė mbaronte punė me detyrat e umres. Pra, ēdo njeri qė nuk kishte sjellė me vete kafshė pėr tė therur pėr kurban, kėshtu duhej tė vepronte, qoftė nė rastin kur e kishte bėrė nijet pėr tė kryer haxhin, qoftė kur e kishte bėrė nijet pėr tė bėrė umren, qoftė kur e kishte bėrė nijet pėr t’i kryer tė dyja. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Po tė vija pėrsėri nė kėtė situatė, nuk do tė veproja siē po veproj tani; po tė mos i kisha marrė me vete kurbanėt do t’i hiqja rrobat e Ihramit dhe do ta mbyllja kėshtu umren. Ai qė nuk ka kurban me vete le ta heqė rrobėn e Ihramit.” Sahabėt e ta tjerė, qė e dėgjuan urdhrin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e zbatuan atė menjėherė. Ditėn e Teruijes, qė ishte dita e 8-tė e muajit Dhul Hixhe, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u drejtua pėr nė Mina dhe bėri nijet tė kryente Haxhin. Kėshtu urdhėroi tė vepronte ēdo njeri, qė nuk e kishte ihramin. Nė Mina, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fali pesė namaze: drekėn, pasdrekėn, mbrėmjen, jacinė dhe mėngjesin. Namazet janė me katėr, ai i fali me shkurtim, nga dy rekatė. Pasi doli dielli, u largua nga Minaja e shkoi nė Nemire. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi aty derisa u afrua perėndimi i diellit. Ai shkoi nė luginėn Arine dhe njerėzit u mblodhėn rrotull tij. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbajti njė hytbe. Falenderoi Allahun dhe e madhėroi Atė. Pastaj tha dy dėshmitė. Profeti i porositi qė ta kenė frikė Allahun. Ndėr tė tjera, ai tha: “O njerėz! Dėgjojeni fjalėn time, sepse unė nuk e di a do t’ju takoj mė, pas kėtij viti,nė kėtė vend. Gjaku juaj ėshtė i shenjtė, pasuritė tuaja janė tė shenjta dhe nderi juaj ėshtė i shenjtė, siē janė tė shenjta nė kėtė ditė, nė kėtė muaj, nė kėtė vend. Cdo gjė tė kohės sė Padijes (para Islamit) e kam vėnė nėn kėmbėt e mia. Gjakrat e Padijes janė tė anuluara. Gjaku i parė nga gjaqet qė unė e fal, ėshtė gjaku i ibn Rebia ibn Harithit. Edhe kamata e kohės sė Padijes ėshtė e anuluar dhe kamata e parė nga kamatat tona qė unė anuloj, ėshtė kamata e Abbas ibn Abdul Mutalibit. E gjithė kjo kamatė anulohet. O njerėz! Kijeni frikė Allahun dhe silluni mirė me gratė, sepse ju i keni marrė ato amanet nga Allahu dhe me fjalėn e Allahut ju ėshtė lejuar t’i keni pėr gra. Ėshtė e drejta juaj qė ato tė mos afrojnė asnjeri, qė ju nuk e doni. Nėse e bėjnė njė gjė tė tillė, goditini ato, por jo rėndė. E drejta e tyre ėshtė qė tė ushqehen e tė vishen nga ju nė mėnyrė tė pėlqyeshme. Nė qoftė se ju i pėrmbaheni atij, qė kam lėnė mes jush, nuk keni pėr ta humbur kurrė rrugėn e drejtė. Unė kam lėnė mes jush Librin e Allahut. Ju do tė pyeteni pėr mua. Cfarė do tė thoni, atėherė?” Ata thanė: “Ne dėshmojmė se ti e kumtove amanetin (qė kishe nga Allahu), e kreve detyrėn dhe e kėshillove Ymetin (pėr nė rrrugėn e drejtė).” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ngriti gishtin nga qielli dhe tha: “O Allah, dėshmo! O Allah, dėshmo! O Allah, dėshmo!” Nė kėtė hytbe, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) foli edhe pėr shumė ēėshtje tė tjera. Pasi e mbaroi hytben, i zbriti fjala e Allahut: “Sot e pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush tė mirėn time dhe zgjodha Islamin fe pėr ju.” (5:3) Pasi mbaroi hytbja, Bilali thirri ezanin dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fali me xhematin namazin e drekės, dy rekatė. Pastaj, u ēua dhe fali namazin e pasdrekės, po dy rekatė. Pra, tė dy kėto namaze i fali nė kohėn e drekės, pa falur namaz tjetėr nė mes tyre. Pastaj shkoi nė vendin e tubimit dhe e ktheu devenė nga shkėmbinjtė. Pastaj, u nis pėr nė Muzdelife. Atje fali namazin e mbrėmjes dhe tė jacisė, me njė ezan dhe dy ikamete. Nuk i bėri tesbihėt ndėrmjet tyre. Pastaj ra nė gjumė e fjeti derisa zbardhi dita. U ēua dhe fali namazin e mėngjesit. Pastaj shkoi te Mesxhidi Harami, u kthye nga Kibla, bėri lutje e tha: “Allahu Ekber” e “La i lahe il-lallah”. Vazhdoi ashtu derisa doli mirė drita. Para se tė dilte dielli, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi nė Mina, Te Xhemre Kubraja hodhi guriēka, duke thėnė “Allahu Ekber” pėr ēdo hedhje. Mė pas vazhdoi me telbijen: “Lebejkallahume lebbejk…”, derisa i hodhi guriēkat. Pastaj, qėndroi aty te Xhemreja e tha: “Mėsojini nga unė detyrat tuaja, sepse ndoshta unė nuk do tė vij mė nė Haxh pas kėtij viti.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te shtėpia e vet, nė Mina dhe theri me dorėn e vet 63 deve; 37 deve i theri Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė tė sillnin nga pak mish nga tė 100 devetė e tija qė u therėn. Mishin e zien mirė e mirė, pastaj e hėngrėn. Mė pas, thirri berberin. I ktheu anėn e djathtė tė kokės dhe ai ia rruajti. Pastaj, u ndau njerėzve nga njė qime a dy. E rruajti edhe anėn e majtė dhe tėrė flokun e saj ia dha Ebu Talhasė. Pastaj veshi rrobat e veta, hodhi erė tė mirė nė trup, para se tė bėnte tauafin. Hipi nė deve e shkoi te Qabja dhe bėri tauafin. Midis Safasė dhe Meruas nuk bėri tauaf. Aty fali namazin e drekės. Pas namazit shkoi te fisi Benu Abdul Mutalib, tė cilėt u jepnin haxhinjve ujė zemzemi. “Jepni ujė zemzemi, o bijtė e Abdul Mutalibit!,- u tha. Sikur tė mos ishin gjithė kėta njerėz te ju, unė do tė shpėrndaja ujė bashkė me ju.” Ata i dhanė njė kovė me ujė Zemzemi dhe ai piu. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye pėr nė Mina dhe qėndroi atje gjatė netėve (e ditėve) tė teshrikut, qė ishin datat 11, 12 dhe 13 tė muajit Dul Hixhe. Cdo ditė hidhte guriēkat nė tė tria Xhemratet, sapo kalonte dielli nga zenithi. E fillonte me Xhemren e vogėl, ku hidhte 7 guriēka dhe thoshte “Allahu Ekber”, sa herė qė hidhte ēdo guriēkė. Pastaj, shkonte te Xhemreja e mesme, ku hidhte guriēkat dhe thoshte: “Allahu Ekber” ashtu si tek e para e kėshtu me radhė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbajti nje hytbe Ditėn e Bajramit. Njė hytbe tjetėr u mbajt edhe nė mes tė ditėve tė Teshrikut. Para se tė mbante hytben e Bajramit i zbriti nga Allahu surja “Nasr”. Mė 13 tė muajit Dhul Hixhe, ditėn e tretė e Teshrikut, e cila i takonte ditė e martė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nga Minaja, pasi kishte hedhur xhemratet dhe zbriti nė Ebtah. Aty fali namazin e drekės, tė pasdrekės, tė mbrėmjes dhe tė jacisė. Pastaj, e la Aishjen (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), gruan e vet, nėnėn e besimtarėve, tė kryente umren bashkė me tė vėllanė e saj, Abdullah ibn Ebu Bekrin. Ajo u vesh me ihramin dhe e kreu atė me vonesė (kaza). Nė kohė tė syfyrit vajti nė Etbah. Aty e gjeti tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė sapo e kishte kapur gjumi. Porsa vajti Aishja aty, u dha shenja pėr t’u nisur pėr nė Medine. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hipi nė devenė e vet dhe para se tė nisej pėr nė Medine vajti te Shtėpia e Shenjtė dhe bėri tauafin e fundit dhe fali namazin e mėngjesit. Pėr nė Medine i ra nga ana e poshtme e Mekės. Kur iu afrua Medines e shikoi kodrat e saj nga larg, tha tri herė: “Allahu Ekber.” Pastaj tha: “Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, qė ėshtė Njė e nuk ka shok. Atij i takon sundimi dhe falenderimi. Ai ėshtė i Plotfuqishėm mbi gjithēka. Ne jemi nga ata myslimanė qė kthehen nga udhėtimi, duke bėrė teube (duke u penduar pėr tė metat qė mund tė kenė), qė adhurojnė Allahun e i bėjnė sexhde Atij. Ne e falenderojmė Zotin tonė. Allahu e mbajti premtimin e Vet, e ndihmoi Robin e Vet dhe vetėm Ai i theu kundėrshtarėt.” Dėrgimi i Usame ibn Zejdit

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė Medine, duke adhuruar e falenderuar Allahun pėr mirėsinė e madhe qė i bėri, sepse i dha mundėsinė t’i shihte njerėzit tė pėrqafonin fenė e Allahut grupe-grupe. Ai arriti tė shikonte suksesin e thirrjes pėr nė Islam gjatė 23 vjetėve. Pasi u kthye nė Medine, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) priti edhe delegacioni tė tjera. Ndėrkohė i dha Usame ibn Zejdit 700 luftėtarė dhe e urdhėroi qė tė merrnin kuajt e tė niseshin pėr nė Elikaė dhe Darum, vise qė ndodhen nė truallin e Palestinės. Usamja me ushtrinė lėvizi dhe vajti nė Xhuruf, pesė kilometra larg Medines. Mirėpo aty i shkuan lajme shqetėsuese: mori vesh qė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i sėmurė. Prandaj, ai qėndroi aty, duke pritur lajme pėr shėndetin e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por ja qė vendimi i Allahut u zbatua dhe i Dėrguari i Tij ndėrroi jetė dhe ushtria e Usames qe ushtria e parė e kohės sė Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!).
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-05, 22:39   #50
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Shkuarja tek Allahu



Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kumtoi Fjalėn e Allahut, e kreu amanetin dhe e kėshilloi Ymetin, filluan tė dukeshin shenjat e ndarjes sė tij nga kjo botė. Nė vitin e 10-tė tė Hixhretit, nė muajin e Ramazanit, ai ndenji nė itikaf 20 ditė. Engjėlli Xhebrail ia kėndoi tėrė Kuranin dy herė. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha sė bijės, Fatimes: “Mė duket, mė ėshtė afruar vdekja.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pėrcolli Muadhin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) pėr nė Jemen dhe i dha disa porosi. Ndėr tė tjera, i tha: “Muadh! Ndoshta nuk do tė mė takosh mė pas kėtij viti. Ndoshta, kur ti tė kalosh kėtu vitin tjetėr, do tė gjesh xhaminė time dhe varrin tim.” Atėherė, Muadhi qau me ngashėrim qė po ndahej nga i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kurse nė Haxhin e Lamtumirės, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pėrsėriste shpesh fjalėt: “Ndoshta unė nuk do t’ju takoj mė pas kėtij viti; ndoshta unė nuk do tė bėj mė haxh pas kėtij viti.” Edhe zbritja e ajetit: “Sot e pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush tė mirėn Time, zgjodha pėr ju Islamin fe.” (5:3) dhe e Sures “Nasr” ishin njė shenjė qė tregonte se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte kryer misionin e vet nė kėtė botė. Ai haxh u quajt “Haxhi i Lamtumirės”, sepse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u nda me njerėzit, pėr tė shkuar tek Allahu i Madhėruar. Nė fillim tė muajit Sefer, nė vitin e 11-tė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi nė malin Uhud dhe fali namazin pėr dėshmorėt. Pastaj u kthye te minberi nė xhami dhe tha: “Unė po shkoj para jush nė botėn tjetėr dhe do tė jem dėshmitar pėr ju (nė Ahiret). Betohem pėr Allahun se qysh tani po shikoj Hauzin tim (nė Botėn Tjetėr). Ta dini se mua mė janė dhėnė ēelėsat e thesareve tė Tokės. Pėr Allahun, unė nuk kam frikė se mos bėni shirk, pasi tė vdes unė, por kam frikė se do tė viheni nė garė pėr jetėn e kėsaj bote.” Nė fund tė muajit Sefer, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te varrezat e Garkadit (nė Medine) nė mesin e natės dhe i kėrkoi Allahut falje pėr ata qė ishin varrosur aty. Pastaj tha: “Ne do tė vijmė te ju.” Fillimi i sėmundjes

Ditėn e hėnė, dita e fundit e muajit Sefer, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mori pjesė nė varrimin e njė xhenazeje te varrezat e Bekias, nė Medine. Aishja ka thėnė: “Kur u kthye i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga varrezat e Bekias, unė kisha dhembje koke dhe po thosha: “Oh, koka!”, por ai tha: “Oj Aishe! Uallahi, unė duhet tė them: “Oh, koka!” Kėshtu qe fillimi i sėmundjes sė tij. Por ende ecte dhe shkonte te gratė e veta, derisa u sėmur rėndė. Kur ishte nė shtėpinė e Mejmunes, filloi tė pyeste: “Ku jam nesėr, ku jam nesėr?” Gratė e kuptuan dėshirėn e tij, prandaj e lanė tė rrinte tek Aishja. Ato i dhanė leje qė tė qėndronte sa tė donte, ku tė donte. Doli nga Mejmunja, pėr tė shkuar tek Aishja, duke ecur midis Fadhe ibn Abbasit dhe Ali ibn Ebu Talibit. Herė-herė i tėhiqte kėmbėt pėr tokė, derisa mbėrriti te shtėpia e Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Porositė e tij

Aishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kur hyri i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė shtėpinė time, ishte shumė i sėmurė. Kur sėmundja iu shtua edhe mė shumė, tha: “Mė hidhni shtatė pagure ujė, qė tė dal para njerėzve.” “Atėherė, - thotė Aishja, e ulėm nė njė govatė tė Hafsasė dhe vazhduam t’i hidhnim ujė me shtamba, derisa na bėri me shenjė, qė e kryem porosinė.” Pastaj, vajti te njerėzit, fali namaz me ta dhe u mbajti atyre njė hytbe. Nė hytbe, ndėr tė tjera tha: “Popujt qė kanė qenė pėrpara jush, i kthyen varret e profetėve tė tyre nė faltore. Ju mos i bėni varret e profetėve faltore. Unė ju ndaloj ju ta bėni njė gjė tė tillė.” Pastaj shtoi: “Allahu i mallkoftė jehudinjtė dhe tė krishterėt, qė i bėnė varret e profetėve tė tyre faltore.” Pastaj shtoi pėrsėri: “Mos e bėni varrin tim idhull, qė tė adhurohet!” Pastaj tha se ishte gati tė ndėshkohej, nė qoftė se i kishte bėrė keq dikujt. I porositi qė tė silleshin mirė me ensarėt, pastaj tha: “Allahu i Madhėruar i ka dhėnė mundėsinė njė njeriu tė zgjedhė: lulen, qė do nga kopshti i kėsaj bote ose ē’ka pėrgatitur Allahu pėr tė nė Botėn Tjetėr. Ai zgjodhi atė qė Allahu ka pėrgatitur pėr tė nė Botėn Tjetėr.” Ebu Seid El Huduriu ka thėnė: “Kur i dėgjoi kėto fjalė, Ebu Bekr Siddiku qau me dėnesė dhe tha: “Pėr ty do tė flijonim baballarėt tanė dhe nėnat tona!” Ishte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ai, tė cilit i ishte dhėnė mundėsia tė zgjidhte midis kėsaj bote dhe Botės Tjetėr dhe Ebu Bekri e dinte mė mirė se tė gjithė kėtė. Pastaj i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e lavdėroi Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe urdhėroi qė tė mbylleshin dyert e xhamisė, pėrveē derės sė Ebu Bekrit. Ky takim i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė xhami u bė ditėn e mėrkurė. Tė enjten ai u sėmur edhe mė shumė. Ai u tha sahabėve: “Ejani kėtu, qė t’ju shruaj njė letėr dhe tė mos humbni kurrė mė rrugėn e Vėrtetė.” Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “Atė e ka kapluar sėmundja. Ju keni Kuranin dhe ju mjafton Libri i Allahut.” Ata qė ishin aty patėn mosmarrėveshje: njė pjesė ishin tė mendimit t’ia jepnin letrėn, pjesa tjetėr jo. Pasi u shtuan fjalėt, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Shkoni dhe mė lini tė qetė!” Po atė ditė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) porositi qė tė largoheshin jehudinjtė, tė krishterėt dhe idhujtarėt nga Gadishulli Arabik. Ai porositi, gjithashtu pėr delegatėt qė mund tė vinin nė Medine: tė priteshin mirė dhe tė shpėrbleheshin ashtu siē shpėrblente ai. Ai porositi edhe pėr faljen e namazit. Porosia pėr skllevėrit ishte: tė silleshin mirė me ta. Pastaj tha: “Nėse do t’u pėrmbaheni atyre qė unė ju kam lėnė juve, nuk do ta humbni kurrė rrugėn e vėrtetė dhe unė ju kam lėnė juve Librin e Allahut (Kuranin) dhe Synetin tim.” Ebu Bekri zėvendėson Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) si imam pėr namaz me xhemat Megjithėse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte shumė i sėmurė, shkonte e printe pėr imam dhe e falte namazin me xhemat. Ditėn e enjte ai lau trupin (qė t’i lehtėsohej sėmundja) dhe kur erdhi koha e namazit, u ēua pėr tė shkuar nė xhami, por i ra tė fikėt. Pas pak erdhi nė vete. U la me ujė dhe u nis pėr t’u falur me shokėt, mirėpo i ra tė fikėt pėrsėri. Pas pak erdhi nė vete. Pėrsėri hodhi ujė nė trup. U nis pėrsėri pėr tė shkuar nė xhami, por pėrsėri i ra tė fikėt. Atėherė i ēoi fjalė Ebu Bekrit qė t’u printe njerėzve si imam. Ebu Bekri ka prirė pėr imam ato ditė dhe ka falur 17 namaze me sahabet. Ditėn e shtunė (thuhet edhe tė dielėn) i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) sikur u bė pak mė mirė dhe duke u mbėshtetur midis dy burrave, shkoi pėr tė falur namazin e drekės. Mirėpo, kur arriti nė xhami, Ebu Bekri e kishte filluar namazin. Prandaj dy burrat e ulėn tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė anėn e majtė tė Ebu Bekrit. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) filloi tė falej pas tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kurse njerėzit pas Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), sepse Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ngrinte zėrin, qė ata tė dėgjonin tekbirin. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e jep lėmoshė pasurinė e vet Ditėn e enjte, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i liroi skllevėrit e vet dhe dha 700 dinarė, qė i kishte pasur gjendje. Armėt e veta ua dha myslimanėve. Atė natė Aishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli me kandil nė dorė, shkoi te njė grua dhe i tha: “Mė hidh ca vaj nė kandil!” Ndėrkohė, kėmisha e hekurt e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte mbetur peng te njė jehudi pėr 60 kg elb. Dita e fundit e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė kėtė botė Kur zbardhi agimi i ditės sė hėnė, Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nisi tė falte namazin e mėngjesit me xhemat. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte nė dhomėn e Aishes. Hapi pak perden e dhomės, i pa njerėzit duke u falur dhe buzėqeshi. Atėherė, Ebu Bekri kaloi pak prapa, sepse mendoi se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) donte tė vinte nė namaz e tė printe si imam. Nė atė ēast, xhemati u magjeps nga gėzimi, qė po shihnin tė Dėrgurin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Mirėpo, ai u bėri shenjė me dorė ta plotėsonin namazin ashtu siē ishin. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e uli perden. Po atė ditė (thuhet edhe atė javė) i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thirri bijėn e vet, Fatimen, i tha diēka nė vesh e ajo qau. Pastaj, ai i tha pėrsėri diēka nė vesh dhe ajo buzėqeshi. Kur e pyeti Aishja se ēfarė i kishte thėnė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė vesh, ajo nuk i tregoi, derisa vdiq i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Mė pas, ajo i tregoi Aishes se me fjalėn e parė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte thėnė Fatimes qė me atė sėmundje ai do tė vdiste, prandaj ajo kishte qarė. Me fjalėn e dytė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte thėnė Fatimes se ajo do tė ishte e para nga familja qė do tė vdiste e do tė shkonte pas tij nė Botėn Tjetėr. Prandaj Fatimja kishte qeshur. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte pėrgėzuar, gjithashtu Fatimen dhe i kishte thėnė se ajo do tė ishte mė e nderuara e grave tė botės. Kur e pa babanė e vet shumė tė sėmurė, Fatimja tha: “Oh, sa sėmurė je o baba!” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ktheu: “Babai yt nuk do tė ketė mė dhembje pas tė sotmes.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thirri Hasanin dhe Hysejnin (nipėrit e vet) dhe i puthi tė dy. Pastaj thirri gratė e veta. I kėshilloi dhe u rikujtoi edhe kėshillat e udhėzimet e mėparshme. Sėmundja sa vinte e bėhej mė e rėndė. Edhe helmi qė pati ngrėnė nė Hajber i vėrshoi ne vena dhe filloi ta ndiente mė shumė dhembjen qė i shkaktonte helmi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte hedhur mbi fytyrėn e vet njė shami tė madhe dhe kur i binte tė fikėt, e zbulonte fytyrėn. Nė atė gjendje tė rėndė, tha: “Mallkimi i Allahut qoftė mbi jehudinjtė dhe tė krishterėt, tė cilėt i kanė bėrė varret e profetėve tė vet faltore.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fliste pėr veprimin e keq qė kishin bėrė ata dhe urdhėronte qė myslimanėt tė mos vepronin ashtu. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Nuk do tė mbesin dy fe nė tokėn arabe.” Kėto ishin fjalėt e fundit, me tė cilat Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) porositi njerėzit dhe ai i pėrsėriti ato disa herė: “Namazin, namazin dhe silluni mirė me skllevėrit.” Agonia e vdekjes dhe vdekja Nė agoninė e vdekjes, Aishja e kishte mbėshtetur Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė gjoksin e vet. Nė atė ēast hyri Abdurr Rrahmani, vėllai i saj, i cili kishte nė dorė njė siuak. I Dėrguari Allahut ia nguli sytė siuakut. Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e kuptoi qė ai e donte atė dhe e pyeti. Ai i bėri shenjė me kokė qė e donte. Aishja e mori siuakun dhe e pėrtypi, derisa u zbut. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pastroi dhėmbėt mė mirė se asnjėherė tjetėr. Pėrpara mbante njė tas me ujė. Lagte me ujė fytyrėn dhe thoshte: “Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut. Vėrtet, vdekja ka agoninė e saj.” Pastaj, ngriti duart (thuhet edhe gishtin), e nguli shikimin nė tavan dhe lėvizi buzėt. Aishja vuri veshin dhe dėgjoi qė thoshte: “Me ata, tė cilėve ua ke dhuruar mėshirėn Tėnde, me pejgamberėt, me tė sinqertėt, me dėshmorėt dhe me njerėzit e mirė, o Allahu im! Falmė, mėshiromė dhe mė merr tek Ti.” Fjalėn e fundit e pėrsėriti tri herė. Dha shpirt. I ra dora dhe shkoi tek Allahu i Madhėruar. Qe e hėnė, dita e 12-tė e muajit Rabuil Euel, viti i 11-tė i Hixhretit, koha e drekės, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte mbushur 63 vjeē. Vėrtet, tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi. Sahabet, tė pikėlluar

Lajmi pėr vdekjen e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pėrhap nė ēast midis sahabeve. Atyre iu errėsua bota dhe gati humbėn ndjenjat. Nuk kishte ditė mė tė mirė e mė tė ndritur pėr myslimanėt sesa dita, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri nė Medine. Por, nuk kishte ditė mė tė errėt se dita, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndėrroi jetė. Atė ditė vendi gumėzhinte nga tė qarėt e sahabeve. Omer ibn Hattabi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ēua dhe tha: “I Dėrguari i Allahut nuk ka vdekur dhe nuk do tė vdesė, derisa Allahu t’i shfarosė dyfytyrakėt.” Omeri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi tė kėrcėnonte se do tė vriste cilindo, qė thoshte se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte vdekur. Sahabėt vinin rrotull tij nė xhami tė habitur dhe tė tronditur. Kurse Ebu Bekri, meqė e kishte parė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) disi mė mirė pak ēaste mė parė, nė mėngjesin e asaj dite, kishte shkuar nė shtėpinė e vet. Kur vdiq i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Ebu Bekri u kthye hipur mbi deve dhe zbriti te xhamia. Hyri nė xhami, pa u folur njerėzve, derisa shkoi tek Aishja (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i mbuluar me njė ēarēaf. Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu afrua, i zbuloi fytyrėn, e puthi dhe qau, pastaj tha: “Pėr ty do tė flijoja nėnėn time e babanė tim, o i Dėrguari i Allahut. Allahu nuk do tė lejojė qė ti tė vdesėsh dy herė. Vdekjen qė ta pati shkruar Allahu, ti e kalove.” Pastaj doli nga shtėpia e Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe tha: “Ulu, o Omer!” Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nuk pranoi tė ulej. Ebu Bekri e la atė, shkoi te minberi dhe qėndroi anash tij. Njerėzit iu shmangėn Omerit dhe u kthyen nga Ebu Bekri. “Kush adhuronte Muhamedin, le ta dijė se Muhamedi ka vdekur. Kush adhuronte Allahun, le ta dijė se Allahu ėshtė i gjallė e nuk vdes kurrė. Allahu i Madhėruar thotė: “Muhamedi ėshtė vetėm pejgamber, por edhe pėrpara tij ka pasur pejgamberė. E nėse ai vdes ose vritet, a mos do tė ktheheni prapa ju? Kushdo qė kthehet prapa, nuk i bėn kurrfarė dėmi Allahut dhe Allahu do t’i shpėrblejė mirėnjohėsit.” (3:14) Ibn Abbasi thotė: “Pėr Zotin, u duk sikur nuk e dinim se Allahu e kishte zbritur kėtė ajet, para se ta lexonte Ebu Bekri.” Nga gojėt e njerėzve dėgjohej vetėm ky ajet. Kurse Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “Pėr Zotin, duke lexuar kėtė ajet, e kuptova qė ajo ishte e drejta dhe u trullosa. Nuk mė mbanin kėmbėt dhe rashė pėr tokė.” Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kalif

Pas vdekjes sė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ēėshtja mė e rėndėsihme ishte zgjedhja e njė udhėheqėsi, qė tė zinte vendin e tij dhe tė drejtonte punėt e vendit. Ali ibn Ebi Talibi mendonte se ai e meritonte mė shumė se tė tjerėt pėr tė qenė kalif, sepse ai ishte i afėrm i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). U mblodhėn nė shtėpinė e Fatimes (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Aliu, Zubejri dhe disa burra nga fisi Benu Hashim. Ensarėt u mblodhėn nė kullėn e Beni Saides, pėr tė zgjedhur njė udhėheqės prej tyre. Kurse nė anėn tjetėr, muhaxhirėt u mblodhėn tek Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), Ebu Bekri dhe Ebu Ubejde ibn Xherrahu dhe muhaxhirėt shkuan te kulla e Benu Saides. U zhvillua njė diskutim dhe dialog i ashpėr midis tyre dhe ensarėve. Ensarėt pėrmendėn tė mirat qė kishin bėrė dhe tė drejtat e tyre, kėshtu qė udhėheqėsi duhej tė ishte prej tyre. Ebu Bekri tha: “Vėrtet, tė mirat, qė pėrmendėt i keni, por arabėt nuk kanė pėr tė pranuar tė drejtohen nga tė tjerė, pėrveē Kurejshėve. Kurejshėt janė mė tė pėrshtatshmit ndėr arabėt, (mė tė pėrshtatshmit) si prejardhje dhe (mė tė pėrshtatshmit) si vendndodhje.” Pastaj, i mori pėr dore Omerin dhe Ebu Ubejden dhe tha: “Unė pranoj qė juve t’ju udhėheqin kėta dy burra.” Njė nga ensarėt tha: “Le tė jetė njė udhėheqės nga ne dhe njė udhėheqės nga ju.” Aty u bėnė de bate dhe u ngritėn zėrat e u shtuan mosmarrėveshjet. U ngrit Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe tha: “Ebu Bekrit i takon.” “Jepma dorėn”,- i tha Omeri Ebu Bekrit. Ebu Bekri ia dha. Atėherė, Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe gjithė muhaxhirėt dhe ensarėt e dhanė fjalėn pėr Ebu Bekrin. Trupi i nderuar pėrgatitet dhe pėrcillet

Ditėn e martė, e lanė trupin e tė Dėrgurit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por nuk ia hoqėn rrobat e veta. Atė e lanė Abbasi, Aliu dhe Fadli e Kathimi, dy djemtė e Abbasit. Ishin edhe Shakrani, Usame ibn Zejdi dhe Eus ibn Hauliu. Abbasi me dy djemtė e rrotullonin, Usamja dhe Shakrani i hidhnin ujė. Aliu e lante. Eusi e mbėshteti nė gjoksin e vet. E kanė larė tri herė me ujė dhe sidėr. Ujin e morėn nga pusi i Saad ibn Hajthimes nė Kuba, qė quhej Pusi i Garsit. Nga ai pus pinte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur ishte gjallė. Qefini i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin tri copa tė bardha pambuku nga Sehueli. Nuk kishte kėmishė dhe as ēallmė. E vendosėn nė to dhe e mbėshtollėn. Ebu Talhaja hapi varrin e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė vendin ku vdiq. Anash fundit tė varrit, pėr sė gjati hapi njė vend pėr xhenazen. Pasi e vendosėn krevatin e tij nė cepin e varrit, filluan njerėzit tė hynin nga dhjetė e nga dhjetė e me grupe pėr tė falur namazin e xhenazes, pa u prirė askush imam. Mė tė parėt ia falėn namazin e xhenazes njerėzit e familjes sė tij, pastaj muhaxhirėt, pastaj ensarėt, pastaj fėmijėt, pastaj gratė. Thuhet edhe se ia falėn namazin gratė dhe pastaj fėmijėt. Kėshtu vazhdoi dita e martė dhe pjesa mė e madhe e ditės sė mėrkurė. Pastaj, nė fund tė asaj nate e zbritėn xhenazen nė varr dhe e varrosėn. Paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė! Fėmijėt


Tė gjithė fėmijėt, pėrveē Ibrahimit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ka pasur me Hatixhen. Fėmijėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin: 1. Kasimi: djali i madh i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pėr kėtė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e thėrrisnin Ebul Kasim (Babai i Kasimit). Kasimi ka jetuar derisa filloi tė ecte. Vdiq nė moshėn 2 vjeē. 2. Zejnebja: vajza e madhe e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ajo vdiq pėr hir tė Allahut. Pėr tė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ajo ėshtė mė e virtytshmja e bijave tė mia.” Zejnebja ka lindur pas Kasimit dhe ėshtė martuar me Ebul As ibn Rebian, i cili ishte djali i tezes sė saj – Halete bintu Huejdi. Zejnebes i lindi njė djalė, qė ia vunė emrin Ali dhe njė vajzė, qė ia vunė emrin Umame. Umamen e mbante i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me vete, kur falte namazin. Zejnebja ka vdekur nė fillim tė vitit tė 8-tė Hixhri, nė Medine. 3. Rukia: atė e mori Othmani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) pėr grua. I lindi njė djalė qė quhej Abdullah, i cili jetoi deri nė moshėn 6 vjeē; e quku njė gjel nė sy dhe vdiq. Rukia vdiq, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte nė luftėn e Bedėrit. Kur Zejd ibn Harithi shkoi nė Medine pėr tė dhėnė lajmin e gėzuar qė myslimanėt arritėn fitore nė atė luftė, i pa njerėzit tė hidhnin dhč nė varrin e saj. 4. Ummu Kulthumi: atė e martoi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Othmanin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), pasi pati vdekur Rukia, kur u kthye nga lufta e Bedėrit. Ajo nuk ka lindur fėmijė. Ummu Kulthumi ka vdekur nė muajin Sha’ban, nė vitin 9, Hixhri dhe ėshtė varrosur nė Bekia. 5. Fatimja: ajo ėshtė mė e vogla e vajzave tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe mė e dashura tek ai. Ajo ėshtė zonja e grave tė Xhenetit. Atė e martoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Ali ibn Ebi Talibin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) pas luftės sė Bedėrit. Asaj i lindėn dy djem: Hasani dhe Hysejni, dhe dy vajza: Zejnebja dhe Ummu Kulthumi. Ummu Kulthumin e martoi me Omer ibn Hatabin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), me tė cilin lindi Zejdi. Pasi vdiq Omeri, Ummu Kulthumin e mori pėr grua Auni, djali i xhaxhait tė saj, Xhaferrit. Mė vonė edhe Auni vdiq dhe Umu Kulthumin e mori pėr grua vėllai i Aunit, Muhamedi. Edhe Muhamedi vdiq edhe atė e mori pėr grua vėllai i tij, Abdullahu. Ummu Kulthumi ka vdekur tek Abdullahu. Fatimja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka vdekur gjashtė muaj pas Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėta tė pestė qenė fėmijėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė kanė lindur pėrpara se Allahu ta nderonte atė me profetėsinė. 6. Abdullahu: thuhet se ai ka lindur pasi u bė thirrja pėr nė Islam. Mirėpo, nė njė version tjetėr thuhet se ai ka lindur pėrpara se tė pėrhapej Islami. Abdullahu ka vdekur i vogėl dhe ka qenė i fundit i fėmijėve tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė i kanė lindur me Hatixhen. 7. Ibrahimi. ky ka lindur nė Medine nga robėresha e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Marie Kotbija, nė muajin Xhemadel Uhra, nė vitin 9, Hixhri dhe ka vdekur 16 ose 18 muajsh, mė 29 tė muajit Sheual, nė vitin e 10, Hixhri, atė ditė, kur ndodhi eklipsi nė Medine. Ėshtė varrosur nė Bekia. Meqėnėse Ibrahimi ka vdekur i vogėl, nė moshėn kur pinte gji, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė pėr tė: “Sigurisht, ai do tė ketė njė gjidhėnėse, e cila do t’i plotėsojė atij afatin e dhėnies gji nė Xhenet.”
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-05, 22:43   #51
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Tiparet e Profetit dhe morali i tij



I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dallohej pėr tiparet e pėrsosura dhe moral tė lartė. Pėr kėtė ka shumė hadithe tė sakta, autentike. Po i pėrmendim shkurtimisht. Fytyra

Fytyra e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte e bukur, e rrumbullakėt, e ndritshme dhe e bardhė nė tė kuqe. I shkėlqente si hėna pesėmbėdhjetė; kur gėzohej, i shndriste si njė copė e hėnės. Ballin e kishte tė gjerė; i vetėtinte, ashtu siē vetėtinte dielli pas njė reje tė ngarkuar. Kur e shikoje atė, sikur shikoje diellin kur lindte. Djersėt e tij nė fytyrė dukeshin si margaritarė; era e djersėve tė tij ishte mė e kėndshme se myshku. Kur zemėrohej, dukej sikur shega tė kishte derdhur ngjyrėn e saj nė faqet e tij. Faqet i kishte tė lėmuara. Vetullat i kishte si hark dhe tė plota, por jo tė bashkuara (thuhet edhe se i kishte tė bashkuara). Sytė i kishte tė mėdhenj. E bardha e tyre ishte e pėrzier pak me tė kuqe. Beben e syrit e kishte shumė tė zezė dhe qerpikėt i kishte tė gjatė e tė dendur. Po ta shikoje, do tė mendoje se i ka lyer sytė, por ai nuk i kishte lyer ata. Pamjen e tij tė bukur e mbulonte njė dritė qė gjithkush e vinte re. Gojėn e kishte tė bukur dhe tė madhe. Dy dhėmbėt e parė i kishte tė ndarė nga njėri-tjetri. Dhėmbėt e tij shndrisnin; kur buzėqeshte ata dukeshin si margaritarė; kur fliste, dukej sikur dilte dritė nga dhėmbėt e tij tė pėrparmė. Kishte gojėn mė tė bukur. Mjekrrėn e kishte tė bukur dhe tė dendur, tė mbushur nga njėri vesh tek tjetri. Ajo i mbulonte fytin dhe njė pjesė tė gjoksit. Ishte shumė e zezė. Anash nofullave dhe mbi fyt ajo ishte pak e bardhė. Koka, qafa dhe flokėt

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte ballin tė gjerė, kokėn tė madhe, qafėn tė gjatė. Flokėt i arrinin deri te gjysma e veshėve (thuhet edhe deri nė bulat e tyre). Ndonjėherė shkonin edhe mė poshtė dhe i arrinin deri te supet. Mbi ballė kishte ca qime tė bardha, por sikur tė mblidheshin me ato tė mjekrės nuk bėheshin as njėzet. Flokėt i kishte edhe pak kaēurrela. Flokėt i ndante nė mes. Anėt dhe gjymtyrėt

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte kockat tė mėdha: bėrrylat, shpatullat dhe gjunjėt. Ai i kishte tė gjata kėrsikėt dhe tė mėdhenj krahėt. Shputat e kėmbėve dhe pėllėmbėt i kishte tė shtruara. Duart i kishte tė buta, mė tė buta se mėndafshi, mė tė ftohta se dėbora dhe me erė mė tė mirė se myshku. Llėrėt, krahėt dhe gishtat i kishte tė mbushur. Kėrcijtė nuk i kishte tė mbushura. Ishte shpatullgjerė. Gjymtyrėt i kishte tė plota dhe gjoksin tė gjerė e pa qime. Nga fyti deri te kėrthiza kishte njė vijė qimesh tė drejta. Pėrveē kėtyre nuk kishte qime tė tjera as nė bark dhe as nė gjoks. Te krahėt dhe te shpatullat kishte qime. Nėn sqetulla kishte shumė qime. Shpina e tij dukej si argjend i derdhur. Shtati i tij

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i pashėm. Trupi i tij ishte i drejtė, as i shkurtėr dhe as i gjatė. Megjithatė ai ishte mė shumė i gjatė sesa i shkurtėr. Kur ecte me ndonjėrin, sado i gjatė tė ishte shoqėruesi, dukej mė i gjatė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Trupi ishte i drejtė dhe i fortė, jo shumė i shėndoshė dhe jo i rrudhur e i thyer. Po tė ishte midis dy njerėzve, do tė ishte mė i bukuri dhe mė i miri i tė dyve.

Era e tij e mirė

Trupi i tij dhe gjymtyrėt e tij kishin njė erė mė tė mirė se myshku. Enesi thotė: “Unė nuk kam nuhatur kurrė ndonjė myshk a erėz tjetėr mė tė kėndshme se era e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).” Edhe Xhabiri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Nė ēdo rrugė qė kalonte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kuptohej se kishte kaluar ai, nga era e mirė qė vinte prej tij.” Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takonte dikė, tjetri e ndiente erėn e mirė tė Profetit nė dorė, tėrė ditėn. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e vinte dorėn e vet mbi kokėn e ndonjė fėmije, fėmija dallohej midis tė tjerėve nga era e mirė qė kishte. Ummu Sulejmi ruajti djersėn e tij nė njė shishe pėr ta hedhur nė erėzėn e saj, sepse djersa e tij ishte mė e mirė se ēdo erėz. Ecja e tij

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte ecjen tė shpejtė. Ai ecte si ai, qė kalon nėpėr treg. Nuk ishte as i ngathėt dhe as pėrtac. Atė nuk e arrinte askush nė ecje. Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Unė nuk kam parė ndonjė qė tė ishte mė i shpejtė nė ecje se sa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!); dukej sikur toka shtrihej pėr tė. Kur ecnim me tė mundoheshin pėr ta arritur, ndėrsa ai nuk sforcohej fare.” Kur e vinte kėmbėn nė tokė e vinte plotėsisht, sepse e kishte kėmbėn tė shtruar. Kur donte tė shikonte anash, kthehej me gjithė trup. Kur donte tė kthente kokėn nė njė drejtim, kthehej andej me gjithė trup. Kur ēohej nga vendi, ēohej menjėherė. Kur ecte, ecte shpejt, sikur zbriste nga ndonjė vend i ngritur. Ai i hidhte hapat tė plotė dhe ecte lehtė. Zėri i tij dhe fjala e tij

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte zėrin pak tė ngjirur, fjalėn e kishte tė ėmbėl dhe nė fjalėt e tij dallohej urtėsia. Kur heshtte, ishte tėrė urtėsi; kur fliste fytyra e tij zbukurohej. Ai fliste qartė dhe rrjedhshėm, duke i shqiptuar fjalėt si rruazat qė zbresin pas njėra-tjetrės. Ai e fillonte dhe e mbaronte fjalėn qartė dhe kuptueshėm. Fliste fjalė tė prera; as nuk e zgjaste shumė fjalėn, as nuk e shkurtonte atė. Kur fliste, i dallohej ēdo tingull i fjalės. Ai ishte gojėtar. Kishte natyrė tė qetė dhe fjalėn e kishte me vend. Pėr kėtė nuk ia kalonte kush, sado gojėtar tė ishte. Allahu i kishte dhėnė atij mundėsinė qė me pak fjalė tė shprehte shumė kuptim. I ishte dhėnė urtėsia. Ai dinte t’i ndante fjalėt. Pak pėr moralin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte gjithmonė i thjeshtė dhe me moral tė lartė. Ai nuk ishte fjalėvrazhdė, nuk fliste keq dhe nuk ishte zemėrgur. Nuk bėrtiste nėpėr tregje. Ai buzėqeshte mė shumė se njerėzit e tjerė dhe i qėndronte larg zemėrimit. Ai kėnaqej mė shpejt se tė gjithė. Kur kishte dy punė, zgjidhte atė qė ishte mė e lehtė, po tė mos ishte mėkat. Po tė ishte mėkat, ai qėndronte larg saj mė shumė se tė gjithė. Profeti nuk ka marrė kurrė hak pėr veten e vet. Ai hakmerrej vetėm kur prekej Shenjtėria e Allahut. Ai ishte mė bujari i njerėzve, mė fisniku, mė trimi, mė i forti, mė durimtari dhe mė seriozi. Ai kishte turp mė shumė se tė gjithė tė tjerėt. Kur e urrente ndonjė gjė, dukej nė fytyrė. Ai nuk i ngulte sytė nė fytyrėn e tjetrit dhe nuk i drejtohej njeriut me tė keq. Ai ishte njeriu mė i drejti, mė i ndershmi, mė i ēiltri nė fjalė. E mbante mė shumė se tė gjithė amanetin. Qysh para se tė bėhej Profet (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) quhej “El Emin” (I Besueshmi). Ishte shumė i thjeshtė dhe kurrė mendjemadh. Zbatonte me pėrpikėri marrėveshjet dhe premtimet, shikonte farefisin, kishte dhembshuri dhe mėshirė, kishte mirėsjellje dhe edukatė. Nuk pajtohej kurrė me fėlliqėsinė dhe fjalėt e ndyra dhe nuk mallkonte kurrė. Merrte pjesė nė pėrcjelljen e xhenazeve. Rrinte me tė varfrit dhe tė mjerėt. E pranonte ftesėn qoftė edhe nga skllevėrit. Nuk mburrej as nė ngrėnie dhe as nė veshmbathje. Ai i shėrbente atij njeriu, qė i shėrbente kėtij. Nuk e qortonte shėrbyesin e vet, madje as nuk i thoshte “of” atij kurrė. Meqė ėshtė e pamundur t’i pėrfshijmė tė gjitha cilėsitė e vetitė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u mjaftuam me kėto shpjegime tė pakėta. Por i lutemi Allahut qė tė na e pranojė kėtė vepėr si adhurim pėr Tė dhe tė na bėjė tė ndjekim rrugėn e prijėsit tė profetėve dhe tė njerėzve tė devotshėm! O Allah, jep paqe, shpėtim dhe bekim pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pėr familjen e pėr shokėt e tij tė nderuar. Na fut edhe ne nėn flamurin e tij nė Ditėn e Ringjalljes! Amin!
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-05, 22:48   #52
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

anetare te nderuar me ndihmen e Allahut perfundoi tregimi mbi jeten e Muhammedit a.s njeriut me me ndikim ne historine njerezimit dhe mesuesin e njerezimit.
Inshalla Allahu ju shperblen per ata qe kane lexuar se me te vertete eshte kenaqesi te lexohet jeteshkrimi i Muhammedit a.s.
shpresoj qe Allahu te jete i kenaqur me ne.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-05, 15:54   #53
at|n|
 
Avatari i at|n|
 
Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: Mitrovicė
Postime: 218
at|n| me shokė shumeat|n| me shokė shume
Gabim

TĖ TJERĖT PĖR MUHAMEDIN A.S

“Perhershmeria e jo propagandimi i fese se tij eshte ajo qe meriton interesimin tone; eshte ruajtur pershtypja e njejte e paster dhe e perkryer te cilin ai e farkoi ne Meke e ne Medine, pas revolucioneve 1200 vjecare te ushtareve te rinj indiane, afrikane dhe turq te Kuranit….Muhamedanet kane perballuar ne teresi orvajtjen per riedukimin e objektit te besimit dhe te besnikerise se tyre ne nivel me ndjenjat dhe me imagjinaten e njeriut. “Une besoj ne nje perendi dhe ne Muhamedin – te derguarin e perendise.”, eshte predikimi i thjeshte dhe i pandryshuar i islamizimit. Imazhi intelektual i Hyjnise asnjehere nuk eshte derguar me ndonje idol te dukshem. Nderimet e pejgamberit kurre nuk e kane tejkaluar masen e virtytit njerezor, kurse parimet jetesore te tij e kane mbajtur mirenjohjen e ithtareve te vet brenda kufijve te aryes dhe te fese”
Eduart Gibbon and Simon Ocklay, History of the Saracen Empire, London, 1870, pp.54


Ai ishte Cezari dhe Papa te misheruar ne nje trup, mirepo ai ishte Pape pa pretendimet e Papes, Cezar pa legjionet e Cezarit; pa armate te rrregullt pa truproje, pa pallat, pa te ardhura te caktuara. Po qe se dikush ka pasur te drejte te thote se ka sunduar me tė vėrtetė hyjnore, atėherė ai ka qenė Muhamedi, pasiqė kishte fuqi te pakufi pa instrumentet e saj dhe pa u mbeshtetur ne tė.
Bosworth Smith.
Mohamed and Mohammadanism,
London, 1874, pp.92

“Eshte e pamundur qe cdonjeri qe e studion jeten dhe karakterin e Pejgamberit te madh te Arabise, e qe di se si mėsoi dhe jetoi ai tė ndjjeė diē tjetėr pos respektit tė porozive tė tė Lartmadhėruarit. Edhe pse me kėtė qė shtroj para jush do tė them mė shumė gjėra tė cilat pėr shumė njerėz tashmė janė tė njohura, prapėseprapė e sa here qė i rilexoj ato, mė kaplon njė ndjenjė e re admirimi dhe respekti ndaj mėsuesit tė madh arab”
Annie Besant,
The life end teachings of Muhammad,
Madras, 1932, pp.4


“Gatishmeria e tij per te perjetuar persekutime per shkak te besimit, karakteri i larte moral i njerezve qe i besonin dhe qe e konsideronin udheheqes, si dhe madheshtia e te arriturave te pernjehershme deshmojne per integritetin e tij fondamental. Ta konsiderosh Muhamedin mashtrues me shume shkakton probleme sesa qe i zgjidh ato. Aq me tepėr, asnjė perosnalitet i madh historic nuk eshte ndricuar me zbehte ne Perendim sesa Muhamedi…”
W.Montogomery.
Mohammad at Mecca,
Oxford, 1953, pp.52


Vėnia e Muhamedit nė krye tė listes se personaliteteve me influencuese ne bote, mbase mund t’I befasojė ca lexues, e tė tjerėt t’I bėjė tė oeysin pėr njė rangim tė tillė, por ai ishte njeriu I vetėm nė histori i cili qe bindshėm mė I sukseshėm si nė aspektin fetar, ashtu edhe nėa tė profan.
Michael H.Hart.
The 100: A.Rankino of the Most Influential persons in History,
New York: Hart Publishing Company, Inc.1978, pp.33
__________________
Ēdo ditė qė vjen ėshtė mė e vėshtirė se dita qė kalon deri sa ta takojmė Zotin tonė! - Muhamedi a.s
at|n| Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-05, 15:58   #54
at|n|
 
Avatari i at|n|
 
Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: Mitrovicė
Postime: 218
at|n| me shokė shumeat|n| me shokė shume
Gabim

Xho Bernard Sho: "Besoj se sikur udhėheqjen e botės moderne do tė merrte njė njeri si ai, do tė kishte qenė i suksesshėm nė zgjidhjen e problemeve duke sjellė paqen dhe lumturinė e kėrkuar shumė. Evropa ka filluar tė magjepset me besimin e Muhamedit. Nė shekullin e ardhshėm ajo do tė mund tė shkonte mė tutje duke pranuar dobinė e atij besimi nė zgjidhjen e problemeve tė saj." (1935)

Lamartini: "Nėse madhėshtia e qėllimit, mjetet e pakta dhe rezultatet e habitshme janė tri kritere tė gjeniut njerėzor, kush mund tė pėrqasė ndonjė njeri tė madh tė historisė moderne me Muhamedin?" (historie de la Turquie, 1855)

Mahatma Gandi, prijėsi indian: "Po bindem mė shumė se kurr mė parė se nuk qe shpata qė siguroi fitore pėr Islamin asokohe. Por qe thjeshtėsia e paepur, modestia e plotė e tė Dėrguarit, kujdesi i pėrpiktė ndaj zotimeve tė bėra, pėrkushtimi i thellė ndaj shokėve dhe pasuesve tė tij, si dhe trimėria, papėrkulshmėria dhe besimi absolut nė ZOTIN dhe nė misionin e tij. Kėto e jo shpata sollėn suksesin dhe thyen qdo pengesė." (Young india, 1922)


esselamu alejkum we rahmetullah
at|n|


__________________
Ēdo ditė qė vjen ėshtė mė e vėshtirė se dita qė kalon deri sa ta takojmė Zotin tonė! - Muhamedi a.s
at|n| Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.