Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-06-05, 22:10   #1
at|n|
 
Avatari i at|n|
 
Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: Mitrovicė
Postime: 218
at|n| me shokė shumeat|n| me shokė shume
Gabim Gjėrat qė e nxjerin njeriun nga Islami

esselam alejkum we rahmetullah

Dije se gjėrat qė tė nxjerin nga Islami janė dhjetė, edhe atė:
Shirku nė adhurimin ndaj All-llahut. All-llahu i Lartėsuar thotė: "Me tė vėrtetė All-llahu shirkun nuk e falė, kurse mėkatet tjera ia falė kujt tė dojė". (En-Nisa: 116).
"Ai qė All-llahut shirk i bėn, All-llahu ia ka bėrė haram xhennetin, kurse fundi i tij do tė jetė nė xhehenem, atje askush nuk do ti ndihmojė zullumqarit". (El-Maide: 72) Nė kėtė hynė edhe therja pėr ndoken tjetėr pėrveē All-llahut, siē ėshtė therja pėr ndonjė xhin ose ndonjė varr.
Nėse ndokush bėn mes tij dhe All-llahut ndėrmjetėsues, atyreve u lutet, prej tyre kėrkon shefatin, atyre u mbėshtetet, etj. Ky njeri ka bėrė kufėr me pajtim tė tė gjithė dijetarėve (ixhma’).
Ai qė nuk i konsideron mushrikėt pabesimtarė ose dyshon nė pafesinė e tyre, ose i vlerėson mendimet e tyre. Ky njeri ka bėrė kufėr.
Nėse ndokush mendon se udhėzimi i ndokujt tjetėr ėshtė mė i plotė se udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ose po mendoi se vendimi i ndonjė njeriut ėshtė mė i mirė sesa vendimi i tij, sikurse ėshtė rasti kur njė njeri i jep pėrparėsi ligjeve tė djajve para ligjit tė tij. Ky njeri me kėtė vepėr bėn kufėr.
Nėse njė njeri urren atė qė e ka sjellur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe poqėse vepron me te, ky njeri ka bėrė kufėr.
Nėse ndokush bėn shaka (tallet) me ndonjė gjė nga feja e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me ndonjė shpėrblim ose denim, ky njeri ka bėrė kufėr. Argument pėr kėtė ėshtė fjala e All-llahut: "Thuaj: me All-llahun, argumentet dhe Pejgamberin e Tij talleni. Mos u arsyetoni, keni bėrė kufėr pasiqė ishit besimtarė". (Et-Teube: 65-66).
Marja me sihėr. Prej sihrit ėshtė ndarja e dy palėve dhe bashkimi i dy palėve. Ai qė e bėnė kėtė vepėr ose kėnaqet me njė vepėr tė tillė, ka bėrė kufėr. All-llahu i Lartėsuar thotė: "Ata asnjė njeri nuk e mėsojnė derisa nuk i thojnė: ne jemi sprovė, ju mos bėni kufėr".


__________________
Ēdo ditė qė vjen ėshtė mė e vėshtirė se dita qė kalon deri sa ta takojmė Zotin tonė! - Muhamedi a.s
at|n| Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-06-05, 22:33   #2
at|n|
 
Avatari i at|n|
 
Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: Mitrovicė
Postime: 218
at|n| me shokė shumeat|n| me shokė shume
Gabim Re: Gjėrat qė e nxjerin njeriun nga Islami

Dalja nė ndihmė mushrikėve kundėr muslimanėve. All-llahu i Lartėsuar thotė: "Ai qė prej jush i miqėson ai ėshtė prej tyre. All-llahu nuk e udhėzon popullin zullumqarė". (El-Maide: 51)
Mendimi se disa njerėzve u takon tė dalin nga sherijati i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ashtu sikurse ka dalur Hidri alejhis-selam nga sherijati i Musait alejhis-selam. Ky njeri ėshtė kafir.
Nėse ja kthen shpinėn fesė sė All-llahut, as nuk e mėson as nuk vepron me te. All-llahu i Lartėsuar thotė: "A ka ma zullumqarė sesa ai qė pėrkujtohet me argumente tė Zotit tė vet e ia kthen shpinėn. Ne gjithsesi do tė hakmirremi prej kriminelėve". (Es-Sexhde: 22)
Nė tė gjitha kėto gjėra nuk ka dallim mes atij qė e ka me gjith mend, atij qė e ka me tallje dhe atij qė e bėn nga frika, me pėrjashtim tė atij qė detyrohet. Tė gjitha kėto janė shumė tė rrezikshme pėr besimtarin dhe shpesh ndodhin, andaj muslimani duhet tė jetė syēel dhe tė ruhet prej tyre. Kėrkojmė strehim te All-llahu nga gjėrat qė shkaktojnė hidhėrimin e Tij dhe denimin e Tij tė dhembshėm.
Nifaku ėshtė dy llojesh: nifak nė besim dhe nifak nė vepra.
Nifaku nė besim ėshtė gjashtė llojesh, kurse ai qė ka njėrėn prej kėtyre ėshtė prej banorėve tė shtresės sė fundit tė xhehenemit:
Pėrgėnjeshtrimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Pėrgėnjeshtrimi i diēkafit me tė cilėn ka ardhur Pejgamberi.
Urrejtja e Pejgamberit.
Urrejtja e diēkafit me tė cilėn ka ardhur Pejgamberi.
Gėzimi me mposhtjen e fesė sė Muhammedit.
Hidhėrimi me fitoren e fesė sė Muhammedit.


autor i shkrimit: Muhammed ibn Abdul-Vehab


at|n|
__________________
Ēdo ditė qė vjen ėshtė mė e vėshtirė se dita qė kalon deri sa ta takojmė Zotin tonė! - Muhamedi a.s
at|n| Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-07-05, 10:46   #3
alipasha
 
Anėtarėsuar: 08-04-04
Postime: 236
alipasha e ka pezulluar reputacionin
Gabim

[size=14]
KUR BESEMTARI BĖHET JOBESIMTAR

Rregulla


Pėrkitazi me rregullėn, sipas tė cilės caktohet se, cilat vepra, bindje apo fjalė shpiejnė nė kufėr, parashtrojmė definicionin e imam Tahaviut r.a., i cili nė veprėn e vet tė njohur El-'Akidetut Tahavijje, thotė: "Ne, tė gjithė pjesėtarėt e kiblės sonė, i konsiderojmė si myslimanė, besimtarė, pėrderisa pranojnė atė me ēka ka ardhur Pejgamberi ynė dhe e besojnė pėr tė vėrtetė tėrė atė qė ka thėnė dhe pėr ēka na ka informuar. Dhe ne nuk themi pėr asnjėrin pjesėtarė tė kiblės sonė se ėshtė jobesimtar pėr shkak tė mėkatit qė e ka bėrė, nėse nuk e konsideron tė lejueshėm. Dhe ne nuk do tė themi: Njeriut me iman nuk i bėn dėm kurrfarė mėkati tė cilin e bėn. Ndėrsa njeriu nuk del prej imanin, pos nėse mohon atė me ēka edhe ka hyrė nė tė “.

Sheriati ka mbaruar njė derė pėr hyrje nė iman dhe nė Islam, dhe vetėm pėrmes saj mund tė hyhet nė tė. Kjo derė ėshtė, siē e ke kuptuar tanimė, shqiptimi dhe pranimi i kelimei shehadetit. E, ai cili hyn nė Islam nėpėr kėtė derė, ai mė nuk del prej tij, pos nėse e nxitė diēka nga fjalėt, veprat apo bindjet, qė e anulojnė deklaratėn dhe bindshmėrinė e mėher-shme. Siē kemi kuptuar gjer mė tani, shehadeti - nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut (subhanehu ve teala) dhe Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij - do tė thotė veēimin e All-llahut (subhanehu ve teala) si tė Vetmin lidhur me krijimin dhe sundimin me Gjithėsinė, lidhur me emrat dhe cilėsitė e Tij dhe lidhur me veprat e Tij. po ashtu, e vėēojmė vetėm Atė lidhur me hyjni dhe ēfarėdo lloji qoftė tė ibadetet ia drejtojmė vetėm Atij e askujt tjetėr. Pastaj do tė thotė pranimi dhe njohja pėr tė vėrtetė e tėrė asaj me ēka ka ardhur Muhammedi % nga dispozitat, lajmet mbi fshehtėsinė (gajbin) dhe se e tėrė kjo ėshtė nga Zoti i tij, dhe pranimi i tė gjitha veēorive tė pejgamberisė qė i ka pasur ai, siē janė sin-qeriteti, besnikėria, mendjemprehtėsia, interpretimi besnik (i Shpalljes), pagabueshmėria etj.

Pas tė gjitha kėtyre na bėhet e qartė se, ai i cili bėnė ndonjė vepėr apo e shqipton ndonjė fjalė, me tė cilėn mohon ēkadoqoftė nga gjėrat e pėr-mendura, me kėtė akt, ai e anulon deklaratėn dhe pranimin e mėhershėm, dhe del nga feja e All-llahut (subhanehu ve teala) fi. E, nėse fjala e tij, vepra apo akti, i pėrgji-gjet nijetit dhe bindjes sė tij tė vėrtetė, ai bėhet jobesimtar edhe nė kėtė botė edhe nė botėn tjetėr. Ai do tė trajtohet sikurse edhe jobesimtarėt e tjerė nė kėtė botė dhe nė tė do tė zbatohen ligjet e renegimit, prej tė cilėve, mė i rėndėsishmi ėshtė kėrkimi nga ai qė tė pendohet, e pastaj likuidimi nėse nuk pendohet. Dhe ai, nėse vdes nė kėtė gjendje, mbetet pėrgjith-monė nė zjarrin e Xhehennemit.

Nėse besimtari bėn ndonjė mėkat, shqipton ndonjė fjalė apo bėn ndonjė vepėr qė, sipas Sheriatit konsiderohet si mėkat ndaj All-llahut (subhanehu ve teala)t (subhanehu ve teala) , vetė ky akt nuk mund tė jetė argument i daljes sė tij nga imani, edhe pse nuk pendohet pėr tė, por me kusht qė ai akt nuk pėrmban diē qė e anulon kelimei shehadetin ose njė pjesė tė tij. Njeriu i tillė mbetet nė vullnetin e All-llahut (subhanehu ve teala), nėse don, do ta dėnojė dhe do ta shpie nė Xhehennem, e pas-taj, mė nė fund, do tė mbarojė nė Xhennet. Ekziston njė numėr i madh hadithesh autentike tė cilat flasin pėr atė se do tė dalė nga Xhehennemi ēdonjėri qė, nė zemrėn e tij ka iman madje edhe sa njė kokėrr. E nėse All-llahut (subhanehu ve teala) llahu dėshiron, do t'ia falė mėkatet dhe nuk do ta dėnojė fare, por do ta shpie nė Xhennet pa ndėshkim me zjarr. Sepse, All-llahut (subhanehu ve teala) - thotė:

"All-llahut (subhanehu ve teala), me tė vėrtetė, nuk efalė atė qė i bėn shok Atij, por iafalė tjerat mėkate kujt tė dojė (pėrveē kėtij)." (En-Nisa: 116)

LLOJET E GJĖRAVE QĖ NXJERIMN NGA IMANI

Prej asaj qė parashtruam mė sipėr, mund tė konkludojmė se, gjėrat qė nxjerrin nga feja e All-llahut (subhanehu ve teala) -, ndahen nė disa lloje, e tė gjitha ato kthe-hen nė rregullėn gjenerike posa tė pėrmendur. Nė ēdonjėrin prej kėtyre llojeve bėjnė pjesė aspekte dhe shembujt tė ndryshėm, tė cilat ėshtė tejet vėshtirė tė pėrmblidhen dhe tė sqarohen qė tė gjitha. Mirėpo, tė gjitha kėto lloje ekzistuese, mund ti redukojmė nė katėr sish:

1 - Lloji i cili pėrmbanė gjėrat me tė cilat mohohet apo pjesėrisht cenohet rububijjeti i All-llahut (subhanehu ve teala) ..

2 - Lloji i cili pėrfshinė gjėrat me tė cilat cenohet dinjiteti i emrave dhe i cilėsive tė All-llahut (subhanehu ve teala) -.

3 - Lloji i cili pėrmbanė gjėrat me tė cilat cenohet uluhijjeti (hyjnia dhe adhurimi) i All-llahut (subhanehu ve teala)

4 - Lloji i cili pėrfshinė gjėrat me tė cilat njolloset Shpallja dhe inter-pretuesi i saj &.
Kėto janė katėr llojet, e nė ēdonjėrėn prej tyre bėnė pjesė njė numėr i madh shembujsh tė llojllojshėm tė fjalėve, tė bindjeve dhe tė veprave, tė cilat qė tė gjitha ngėrthejnė nė vete diē me ēka anulohet kelimei shehade-ti, dhe kryesin e tyre e nxjerrin nga imani, e All-llahut (subhanehu ve teala), All-llahu na ruajt prej kėtyre gjėrave. Nė faqet vijuese do tė pėrpiqemi qė mė hollėsisht t'i sqa-rojmė kėto lloje, duke i mbėshtetur me shembuj adekuat.
[size]
Dr.Muhamed Naim Jasin
“Besimi-Bazat,Esenca,Negacioni”
(Boton: “ Furkan Ism ” 1998 )

=vazhdon=


alipasha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.