Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-03-07, 07:51   #16
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shpeshherė nė kaside e lavdėronin veten, por dinin t'i lavdėronin edhe tė tjerėt, madje edhe sundimtarėt dhe kryeparėt e huaj, nėse e me­ritonin kėtė. Arabi e nderonte mysafirin duke i ofruar verė, pa ēka nuk mund tė flitej pėr nderin. Prandaj pėrdorimi i verės ka qenė fuqi­shėm i lidhur pėr kerem, pėr ēka edhe i kanė thurė lavdi nė poezitė e tyre. Ara­bėt vetė kėrcellin e rrushit e quanin "kėrcell i nderit", kurse verėn "e bija e nderit".Ndėr cilėsitė fisnike tė arabėve numėrohej edhe bixhozi. Konside­ronin se bixhozi ėshtė rrugė, pėrkatėsisht, mjet i shoqėrimit, ku fituesi do tė shprehė bujarinė dhe mirėsinė e vet, sepse nga fitimi do t'i ushqejė tė varfėrit. Vera pėrmendet nė shumė vende nė Kur'ani-kerim, e krahas saj edhe bixhozi. All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Tė pyesin ty pėr verė dhe bixhoz. Thuaju: "Ato ju sjellin dėme tė mėdha, por edhe dobi pėr njerėzit, mirėpo, dėmi ėshtė mė i madh se dobia." (2, 219).
2. Nė mirėsjelljen e arabėve bėnė pjesė edhe respektimi i marrė­veshjes. Pėr ta marrėveshja kishte rėndėsinė e aktit fetar, tė cilės i pėr­mbaheshin me besnikėri, nė interes tė saj kanė qenė nė gjendje t'i flijojnė fėmijėt e vet dhe ta shkatėrrojnė shtėpinė e vetė. Pėr kėtė na flet tregimi i Hani b. Mes'ud Shejbanit, Samuel b. Adit dhe Haxhib b. Temi­miut. Rrallė, shumė rrallė ndodhte qė marrėveshja tė ndėrpritet.
3. Kulti i personalitetit ka rezultuar me dėbimin e ēfarėdo pėru­ljeje dhe shtypjeje. Nga kjo rrjedhė se me andje e shprehnin trimėrinė, por edhe xhelozinė, andaj reagonin shumė shpejt nė situatat pėrkatėse. Ata nuk donin tė dėgjonin fjalėt tė cilat sado pak aludonin turpin dhe padrejtėsinė, e tė mos kėrcejnė e t'i pėrvishen shpatės dhe shtizės, e nėse duhej - menjėherė nė luftė, duke mos llogaritur se edhe vetė rreziko­heshin nė kėtė rrugė.
4. Ata e ēmonin traditėn e betimit. Nėse betoheshin pėr diēka, atė­herė edhe e pėrmbushnin atė, sepse kjo i pėrkiste nderit dhe famės sė tyre, ndonėse viheshin nė situatė kritike dhe tė rrezikshme.
5. Nė virtytet etike tė tyre numėrohej edhe butėsia dhe sjellja fis­nike. Kėtė e kanė thurur nė vargje edhe pse, nga ana tjetėr, kėtij virtyti i kundėrvihej trimėria dhe nxitimi i veprimit luftarak. Megjithatė ky vir­tyt ka qenė i rrallė nė mesin e tyre.
6. Naiviteti beduin dhe mospėrlyerja e saj me qytetėrimin dhe me intriga tė tjera ka ngjallur tek arabėt sinqeritetin, besnikėrinė dhe ruaj­tjen nga tradhtia dhe shpifja.
Nga e tėrė kjo qė u pėrmend pėr arabėt, me gjithė karakteristikat e tyre pozitive e tė tjera, tė cilave, kur t'i shtohet pozita gjeografike dhe strategjike e Arabisė nė raport me tėrė botėn, shohim se tė gjitha kėto kanė qenė shkak qė arabėt tė zgjidhen si popull pėr ta bartė barrėn e rėndė tė Shpalljes dėrguar mbarė njerėzimit dhe qė mu kėta tė jenė udhėrrėfyes tė shoqėrisė njerėzore, pėrkatėsisht, ummetit njerėzor.
Ndonėse disa nga vlerat e sipėrpėrmendura janė pjesėrisht tė man­gėta e nė disa raste tė mira, nė thelb ato janė bazė e shėndosh pėr mbrojtjen e virtyteve tė bukura - tė cilat kanė qenė tė dobishme pėr tėrė gjininė njerėzore - sidomos pas disa pėrmirėsimeve qė i ka bėrė Islami.
Nga tė gjitha karakteristikat e pėrmendura, me siguri mė tė vlef­shmet janė: respektimi i kontratės dhe kulti i personalitetit. Ndryshe, pa tė gjitha kėto, do tė ishte e pamundur tė mposhtet e keqja dhe zvetėnimi e tė riven­doset sistemi i drejtėsisė dhe i mirėsisė, pra vetėm me kėtė potencial tė fuqisė dhe intelektit. Arabėt kanė pasur edhe vlera tė tjera, por qėllimi ynė nuk ėshtė qė tė shkruajmė mė gjerėsisht pėr ata.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-03-07, 07:52   #17
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ORIGJINA E MUHAMMEDIT A.S. DHE E FAMILJES SĖ TIJ

O

rigjina e Resulull-llahut a.s. ėshtė klasifikuar nė tri periudha kohore. Pjesa e parė ėshtė pranuar si e saktė nga tė gjithė autorėt e Sires.
Kėtu pėrmendet prejardhja e Resulull-llahut a.s. gjer tek Adnani. Pjesa e dytė ėshtė nė lidhje me brezin hyrės tė Resulull-llahut a.s. nga Adnani e gjer te Ibrahimi a.s.
Aty ka edhe mospajtime mendimesh. Pjesa e tretė ka tė bėj me origjinėn lidhur nga Ibrahimi a.s. e gjer tek Ademi a.s. Te brezi i fundit ka tė dhėna tė cilave nuk mund t'u besohet me siguri tė plotė.
Shkalla e parė e origjinės

Muhammed Ibėn Abdullah ibėn Abdul-Muttalib - i quajtur Shejbe, ibėn Hashim - i quajtur Amėr, - ibėn Abdi Menaf - i quajtur El-Mugire, - ibėn Kussaj - i quajtur Zejd, - ibėn Kilab ibėn Marre ibėn Ka'b ibėn Lu'a ibėn Galib ibėn Fahėr - i quajtur Kurejsh, sipas tij fisi mori emrin, - Ibni Malik ibėn En-Nadar - i quajtur Kajs, - ibėn Ken'aneh ibėn Huzejmeh ibėn Mudriket - i quajtur Amir, - ibėn Ilijas ibėn Mudar ibėn Nazzar ibėn Me'ad ibėn Adnan.[1]
Shkalla e dytė

Kėtu llogaritet vija hyrėse duke filluar prej Adnanit, e Adnani ėshtė djali i Edd ibėn Humejs ibėn Selaman Ibni Avs ibėn Berz ibėn Kamval ibėn Ebi ibėn Avam ibėn Nashid ibėn Haza ibėn Beldas ibėn Judlah ibėn Tabih ibėn Xhahim ibėn Nahish ibėn Mahij ibėn I'id ibėn Abkar ibėn Ubejde ibėn ed-Du'a ibėn Hemdan ibėn Senber ibėn Jethrebij ibėn Jah; Zen ibėn Jehhan ibėn Eravij ibėn Dishan ibėn Ajser ibėn Efnad ibėn Ejham ibėn Naksar ibėn Nahas ibėn Zerah ibėn Semij ibėn Mezzij ibėn Avdat ibėn Aram ibėn Kajdar ibėn Ismail ibėn Ibrahim a.s.[2]
Shkalla e tretė

Vija hyrėse prej Ibrahimit a.s. gjer te Ademi a.s. ėshtė kjo: Ibrahimi a.s. ėshtė djali i Tarihit i cili ėshtė quajtur Azer - ibėn Nahur ibėn Sar'u (ose Sarug) ibėn Rauv ibėn Lamik ibėn Metuveshleh ibėn Ehnuh - thonė se ky ėshtė Idrisi a.s. - ibėn Jerid ibėn Mehlail ibėn Kajnan ibėn Anusheh ibėn Shejth ibėn Adem a.s.[3]
Familja e Pejgamberit a.s.

Familja e Resulull-llahut a.s. ėshtė e njohur me emrin Hashimitėt sipas gjyshit tė tij Hashim ibėn Abdi Menafit. Andaj do tė themi diē pėr familjen Hashimit.
I. Hashimi:
Ky e ka trashėguar mbikėqyrjen rreth furnizimit tė haxhilerėve me ujė dhe ushqim nga Beni Abdi Menafi. Mė parė pėrmendėm se Abdi Menafi dhe Abi-d-Dari janė pajtuar dhe i kanė ndarė pozitat mes veti. Hashimi ka qenė Mekas i dalluar dhe i pari i cili u ka siguruar ushqim haxhilerėve (pėrshesh - bukė tė grimcuar). Emri i tij ka qenė Amėr, kurse Hashim ofiq (llagap) tė cilin e ka fituar pėr shkak tė thėrrmimit tė bukės pėr pėrshesh. Ai, po ashtu ėshtė i pari i cili ka caktuar dhe zba­tuar praktikisht udhėtimin dimėr - verė tė kurejshitėve pėr tregti. Pėr mirėsinė dhe mendjemprehtėsinė e tij flasin edhe shumė poetė parais­lamik.
Disa ngjarje interesante janė tė lidhura me Hashimin.
Ai tregon se njė herė niset nė udhėtim tregtar nė Sham. Kur arrinė nė Jethrib (Medinė) martohet me Selmėn, vajzėn e njėfarė Amrit nga familja Beni Adijj Nexhar dhe ngel aty pėr tė jetuar tek ajo. Pas njė kohe pėrsėri niset pėr nė Sham, e ajo mbetet shtatzėnė. Hashimi vdes nė Gazzė, qytet nė Palestinė, e Selma lind Abdul-Mutta­libin nė vitin 497. tė cilit ia dha emrin i Thinjuri, pėr shkak ballukės sė thinjur me tė cilėn u lind.[4]
Selma kujdesej pėr fėmijėn nė shtėpinė e babait tė saj, nė Medinė. Pėr tė nuk dinte kurrgjė familja e Hashimit nga Meka. Hashimi ka pa­sur katėr djem dhe pesė vajza. Djemtė quheshin: Esed, Ebu Sajfi, Nad­leh dhe Abdul -Muttalib, kurse vajzat: Esh-Shifa, Halide, Daife, Rukaja dhe Xhennete.[5]
II. Abdul Muttalibi
Thamė se furnizimi i haxhilerėve me ujė dhe me ushqim nga Hashimi ka kaluar te vėllai i tij El-Muttalib ibėn Abdi Menafi, i cili gėzonte auto­ritet tė madh, ishte i nderuar dhe i famshėm ndėr fisin e vet. Kurejshitėt e quanin El-Fejjad-bujar. Kur Shejbe (mė vonė Abdul-Muttalibi) bėhet dja­losh, apo diē mė i moēėm, pėr tė dėgjon xhaxhai i tij El-Muttalib ibėn Menafi dhe shkon nė Jethrib pėr ta kėrkuar. Kur e gjenė dhe e sheh fillon tė qajė, e pėrqafon dhe e hipė nė devenė e vet. Djaloshi zbret dhe nuk donė tė shkoj me tė pa lejen e nėnės sė vet. El-Muttalibi e pyet por ajo refuzon t'ia jap djalin xhaxhait. Atėherė El-Muttalibi i thotė asaj:
"Ai do tė shkonte nė ēifligun e babait tė vet, nė tempullin e Zotit". Andaj nėna e lejon tė shkojė. El-Muttalibi hynė nė Mekė kaluar mbi deve e prapa tij djaloshi. Njerėzit tregonin me gisht kah djaloshi dhe thonin:
"Ky ėshtė rob i Abd-Muttalibit." El-Muttalibi ju thotė: "Duhet tė keni turp, ky ėshtė djali i vėllait tim - Hashimit." Djaloshi jetoi tek xhaxhai i vet derisa nuk u bė mė i pjekur. Dikur, pėrafėrsisht nė atė kohė El-Muttalibi vdes nė Redman, vend ky nė Jemen.
[1] Ibni Hisham: I/1, 2; Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, 5 dhe 6; Rahmetun li-l-Alemin: II/11-14, 52.

[2] Brezin e ka tubuar Muhammed Sulejman el-Mensur Fevri nga el-Kelbi dhe Ibėn Sa'dit pas verifikimit.

[3] Ibni Hisham: I/2, 3, 4. Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, f. 6. pėrmbledhja e Sireve tė Taberaniut f. 6. dhe Rahmetun li-l-Alemin II/18 (Nė disa vepra emrat janė tė shkruar nė mėnyra tė ndryshme, kurse disa mungojnė).

[4] Ibni Hisham: I/137. Rahmetun li-l-Alemin: I/26. II/24.

[5] Ibni Hisham: I/107
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:53   #18
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tė gjitha punėt e tij i trashėgon Abdul-Muttalibi. E tėrė kushėriria dhe tė gjithė pjesėtarėt e fisit filluan ta duan, sepse ishte bujar, i nder­shėm, i drejtė dhe i aftė nė kryerjen e punėve. Ai fisit tė vet ia rriti edhe mė tepėr famėn.[1]
Pas vdekjes sė El-Muttalibit nė Jemen, Neufeli me dhunė uzurpon oborrin e Abdul-Muttalibit. Ai kėrkon ndihmė nga kurejshitėt, kurse ata i pėrgjigjen: "Nuk dėshirojmė tė ndėrhyjmė mes teje dhe Neufelit, sepse ai ėshtė xhaxhai yt". Atėherė Abdul-Muttalibi e thėrret dajėn e vet nga Jethribi pėr ta ndihmuar. Daja i tij, Ebu Sead ibėn Adijj, niset pėr nė Mekė me tetėdhjetė kalorės. Nė hyrje tė Mekės, e pret Abdul-Mutta­libi dhe i thotė: "Eja tė shkojmė nė shtėpi, o daja im." "Jo, pėr Zotin, derisa nuk takohem me Neufelin", dhe nisen pėr nė shtėpinė e Neufelit. Ndėrsa ai rrinte afėr Ka'bes me disa kurejshitė dinjitoz. Kur e pa Ebu Seadi, nxori shpatėn dhe briti: "Pėr Zotin dhe pėr Ka'ben, nėse nuk ia kthen tokėn Abdul-Muttalibit, do tė vras me kėtė shpatė." Neufeli iu pėrgjigj: "Qė, tani ia ktheva, e tij ėshtė", qė e vėrtetuan edhe tė prani­shmit. Ebu Seadi bujti tek Abdul-Muttalibi tri netė, pastaj e bėri umren dhe u kthye nė Medinė.
Pas kėsaj ngjarjeje Neufel b. Abdi Shems b. Abdi Menafi, lidhi ma­rrėveshje me Benu Hashimitėt. Kur fisi Huza'ah e sheh se ēfarė ndihme fitoi Abdul-Muttalibi prej dajės sė vet Ebu Seadit nga fisi En-Nexhar, thanė:
"Ashtu siē e keni lindur ju edhe ne e kemi lindur (sepse nėna e Abdul-Muttalibit ėshtė nga fisi Huza'ah), andaj ne jemi mė tepėr tė nevojshėm se ju t'i ndihmojmė atij."
Prandaj edhe ata shkuan nė Mekė, hynė nė Kėshill dhe lidhėn marrėveshje mė Benu Hashimitėt, e pastaj edhe me Benu Abdi Shemsėt - fisin e Neufelit.
Kjo ndėrlidhje mes fiseve tė Medinės dhe Mekės, e forcuar kėshtu, do tė jetė njė nga faktorėt e rėndėsishėm pėr ēlirimin e Mekės, qė do tė mėsojmė mė vonė.[2] Ėshtė me rėndėsi t'i pėrmendim dy punė tė vlefshme qė i ka bėrė Abdul-Muttalibi pėr Ka'ben:
Hapja e pusit Zem-zem dhe mbrojtja e Ka'bes nė luftėn me ele­fan­tin.[3]
I. Abdul-Muttalibit i ėshtė urdhėruar nė ėndėrr qė te hapė pusin Zem -zem, dhe iu ėshtė dėftuar vendi ku duhet gropuar. Gjatė gropimit hasi nė sende tė cilat i kishin fshehur Xherahimėt kur patėn ikur nga Meka, gjeti shpata, stoli dhe dy kaproj nga ari. Me shpata e stolisi por­tėn e Ka'bes, nė to i vendosi (gozhdoi) kaprojtė e artė, e muroi pusin dhe hapėsirėn pėr rreth pusit pėr haxhilerėt. Kur u zbulua pusi Zem-zem, kurejshitėt u grindėn me Abdul-Muttalibin duke thėnė: "Ne duam tė marrim pjesė me ty", e ky u pėrgjigj:
"Kurrsesi, unė jam i zgjedhur pėr kėtė punė". Ata nuk e lėnė tė qetė derisa e nxorėn para gjyqi tek magjistari nga Beni Seadėt. Ende pa u kthyer nė shtėpi kėta gjatė rrugės hasėn nė shenja tė cilat paralajmė­ronin se Abdul-Muttalibi kishte tė drejtė. Atėherė Abdul-Muttalibi u betua se: Nė qoftė se Zoti ia dhuron dhjetė djem e ai jeton gjersa ata rriten e t'i ndihmojnė, do ta flijoj njėrin prej atyre para Ka'bes.
II. Mėkėmbėsi i sundimtarit tė Abisinisė nė Jemen, Ebrehe, duke parė se arabėt pelegrinojnė Ka'ben, e ndėrton njė kishė tė madhe nė San'ae. Dėshironte qė haxhilerėt tė kthehen nė San'ae, nė vend tė Mekės.
Kur njėri nga fisi Ken'aneh dėgjon pėr kėtė ndodhi, hyn natėn nė kėtė kishė dhe ndyen ballinėn e saj me fėlliqėsirė. Kur Ebrehe dėgjon pėr kėtė hidhėrohet shumė, mbledh njė ushtri prej 60.000 luftėtarėsh dhe niset nė Mekė pėr ta rrėnuar Ka'ben.
Pėr vete zgjodhi elefantin mė tė madh, tė cilit i hipė dhe u niset pėr nė Mekė. Ushtria i kishte 9 ose 13 elefantė dhe kur arrinė nė vendin Mugammese, ndalen tė pushojnė dhe tė pėrgatiten pėr tė hyrė nė Mekė. Kur arrinė nė luginėn Mehser, ndėrmjet Muzdelifes dhe Minnes, elefanti ndalet dhe shtrihet. Nuk ka mundi mė tė ngritej pėr t'iu afruar Ka'bes. Thuhet se janė munduar ta ngrisin me zor por nuk kanė mundur dot, e kur e tėrhiqnin nė ndonjė anė tjetėr ai ngritej menjėherė.
Gjersa Ebrehe dhe ushtria e tij kishin kokėēarje me elefantin, All-llahu xh.sh. dėrgoi mbi ta zogjtė Eba-Bil, tė cilėt gjuanin mbi ushtrinė e Ebrehes copa nga balta e pjekur, dhe (All-llahu xh.sh. i bėri) ata sikurse gjethet e brejtura nga krimbat.
Zogjtė kishin pamje tė ēuditshme sikurse dallėndyshe tė balsamo­sura. Secili nga zogjtė bartėte nga tre gurė, njė nė sqep kurse dy nė kthetėra. Kur e qėllonte dikėnd me kėtė masė nuk shpėtonte dot, i shka­pėrderdhej trupi dhe vdiste. Nuk kanė qenė tė goditur tė gjithė ushtarėt e Ebrehes. Disa filluan tė ikin, por gjatė rrugės shumica prej tyre pėsu­an, andaj u shpėrndanė nė tė gjitha anėt.
Ebrehe u ndėshkua me njė sėmundje nga e cila i ranė majat e gishtėrinjve. U kthye nė San'a me kraharor tė qarė ku vdes sė shpejti.
Kurejshitėt e Mekės, duke parė se Meka do tė sulmohej nga njė ushtri e madhe, ikėn nėpėr kodra. Vetėm kur kaloi rreziku ata u kthyen tė sigurt nė shtėpitė e tyre.[4]
Kjo ngjarje ka ndodhur nė muajin muharrem, 50 ose 55 ditė para lindjes sė Muhammedit a.s. qė i pėrgjigjet fundit tė shkurtit ose fillimit tė marsit tė vitit 571, sipas kalendarit.
Kjo ngjarje - mbrojtja e Ka'bes nga rrėnimi - sigurisht ishte dhura­tė e All-llahut xh.sh., qė ia dhurojė Pejgamberit a.s. dhe Shtėpisė sė tij - Bejtullahut, sepse nėse e shikojmė Kuddusi-Sherifin, shohim se kėtė kible e kishin pushtuar armiqtė e All-llahut, jobesimtarėt dhe i kishin nėnshtruar myslimanėt, siē ka ndodhur nė vitin 587. para erės sė re me Buhatanaserin, pastaj kėtė e pushtojnė Romakėt nė vitin 70 sipas kalendarit.
Por, Ka'ben dhe kiblen nė Mekė nuk ka mundur ta pushtojė askush, edhe pse banorėt e Mekės ishin jobesimtarė.
Pėr kėtė ngjarje nė Mekė sė shpejti patėn dėgjuar asokohe jo vetėm vendet fqinje por edhe fuqitė udhėheqėse e qytetėruese tė asaj kohe. Abisinasit mbanin lidhje tė forta me Romakėt dhe me Persianėt. Sė shpejti pas kėsaj ngjarjeje, Persianėt erdhėn nė Jemen dhe e nėnshtruan atė.

[1] Ibni Hisham: I/137, 138.

[2] Muhtesar siretu-r-Resul nga Abdul-Vehhabi, f. 41, 42.

[3] Ibni Hisham: I/142-147.

[4] Ibni Hisham: I/43-56., Tefhimu-l-Kur'an: VI/462-469.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:53   #19
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kjo ngjarje, gjithashtu, i ka treguar botės nė shenjtėrinė e shtėpisė sė Zotit dhe se Meka ėshtė vend tė cilin All-llahu xh.sh. e ka zgjedhur si Vend tė shenjtė.
Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur pėrse All-llahu xh.sh. e ka shpėtuar kėtė vend nga rrėnimi, kur dihet se prej kėtu doli mė i besueshmi El-Emin - Pejgam­beri i fundit i All-llahut xh.sh.
Abdul- Muttalibi i ka pasur dhjetė djem. Kėta janė: El-Harithi, El-Gajdaku, Ez-Zubejri, Ebu Talibi, Abdullahu, Hamza, Ebu Lehebi, El-Mekumi, Saffari dhe El-Abbasi.
Nė disa libra numėrohen njėmbėdhjetė djem, e i njėmbėdhjeti ka qenė Kathem. Nė tė tjerat janė trembėdhjetė djem dhe i shtojnė edhe Abdul-Ka'bin dhe Huxhlanin, por me siguri tė plotė dihet pėr dhjetė djem. Pėrveē dhjetė djemve Abdul Muttalibi ka pasur edhe gjashtė vaj­za. Kėto janė: Ummul-Hakim, e quajtur El-Bejda, pastaj Berret, Atika, Safija, Erva dhe Umejma.[1]
III. Abdullahu ėshtė babai i Resulull-llahut a.s. Nėna e Abdullahut ėshtė Fatimja, vajza e Amėr b. Aidh b. Umran b. Mahzum b. Jekadhe b. Merret.
Abdullahu ka qenė djali mė i bukur i Abdul-Muttalibit dhe pėr tė mė i dashuri. Ky ka qenė "flijimi" i premtuar apo kurbani. Ngjarja thotė:
Kur Abdul-Muttalibit i lindin dhjetė djem, dhe kur ata u rritėn, i mblodhi rreth veti dhe u tregoi pėr premtimin e dhėnė. Ata e miratuan kėtė. Ai ua shkroi emrat e tyre nė shigjetėza dhe tė gjitha ia dha kad­dahut - njeriut i cili hidhte shortin. Shigjeta e parė u kthyer drejtė Abdullahut. Abdul- Muttalibi e merr djalin dhe e dėrgon nė Ka'be pėr ta therur, por kurejshitėt dhe dajallarėt e tij, e edhe vėllai i tij Ebu Talibi, nuk lejuan ta bėnte kėtė. Abdul Muttalibi u tha: "Atėherė si ta pėrmbushi betimin tim?"
Ia mbushėn mendjen qė pėrsėri tė shkonte tek shortari dhe t'i thotė qė tani tė hidhte shigjetėzėn mes Abdullahut dhe dhjetė deveve. Nėse del te Abdullahu, le tė shtojė numrin e deveve, dhe gjithnjė kėshtu, derisa shigjeta nuk bjerė mbi devetė qė Zoti tė jetė i kėnaqur. Nėse bie mbi deve atėherė ato do ti therte para Ka'bes.
Dhe kur numri i deveve arriti nė njėqind, vetėm atėherė shigjetėza ra prej Abdullahut mbi devetė. Abdul-Muttalibi i flijoi kėto nė vend tė djalit. Gjer atėherė vlera e gjakut tek arabėt ka qenė dhjetė deve, e pas kėsaj ngjarjeje arriti nė njėqind deve, qė e ka vėrtetuar edhe Islami.
Tregohet se Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "Unė jam i biri i dy fliji­meve" (Ismailit dhe babait tė tij Abdullahut).[2]
Abdul-Muttalibi ia zgjodhi djalit tė vet pėr grua Eminen, vajzėn e Vehbi b. Abdi Menaf b. Abd Zehre b. Kulabit. Nė atė kohė ajo ishte vajza mė e bukur dhe mė e ndershme ndėr kurejshitėt, edhe pėr kah ori­gjina e edhe pėr kah pozita. Babai i saj ishte kryepar i familjes Zehra, tė njohur pėr nga prejardhja dhe nderi. Abdullahu martohet dhe me gruan e vet jeton nė Mekė. Pas disa kohėsh babai e dėrgon nė Medinė qė tė furnizohet me hurma, ku edhe ndėrron jetė.
Disa thonė se ėshtė nisur nė Sham pėr tė bėrė tregti, por nė Medinė e takon njė karvan tė kurejshitėve dhe pėr shkak sėmundjes ndalet aty ku edhe vdes dhe varroset nė varret Nabig El-Xhadi. Vdes nė moshėn njėzet e pesė vjeē, e para lindjes tė djalit tė tij, Muhammedit a.s.
Ky ėshtė mendim i shumė historianve.
Ka edhe sish qė thonė se Abdullahu ka vdekur dy muaj pas lindjes sė fėmijės.[3] Kur nė Mekė arrinė lajmi pėr vdekjen e tij, Eminja e terrin atė me pikėllim tė madh qė e shpreh edhe me vargje prekėse.
E tėrė pasuria qė Abdullahu kishte lėnė pas veti kanė qenė: pesė deve, njė tufė tė vogėl delesh dhe robėre­shėn abisinase, Berket, me ofiqin Ummu Ejmen, e cila ėshtė kujdesur pėr Resulull-llahun a.s.[4]

[1] Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 8 dhe 9. Rahmetun li-l-Alemin: II/56.66.

[2] Ibni Hisham: I/151-155; Rahmetun-l-Alemin: II/89, 90; Muhtesar Siretu Resulull-llah nga En-Nexhdi, f. 12, 22, 23.

[3] Ibni Hisham: I/156, 158; Fikhu-s-Sire nga Muhammed Gazaliu, f. 45; Rah­metun li-l-Alemin: II/91.

[4] Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah En-Nexhdi, f. 12, Telkih Fuhumi ehli-l-ether, f. 4 dhe Sahih Muslim: II/96.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:54   #20
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LINDJA DHE DYZET VJET JETESE
GJER TEK PEJGAMBERLLĖKU


Lindja

M

ė i dalluari Pejgamber, Resulull-llahu a.s. u lind nė familjen Beni Hashim nė Mekė, nė mėngjesin e ditės sė hėnė, mė nėntė rebiul-evvel, nė vitin e parė tė ngjarjes me "elefantin", ose dyzet vjet pas sundimit tė mbretit persian Kisras (Kserksit) - Enu Shervanit. Kjo datė i pėrgjigjet 20 ose 22 prillit tė vitit 571 sipas kalendarit. Kėtė datė e ka llogaritur dijetari i madh Muhammed Sulej­man El-Mensur Fevri dhe astronomi i shquar Mahmud Pasha.[1]
Ibni Seadi transmeton se nėna e Resulull-llahut a.s. ka thėnė: "Kur e kam lindur, bashkė me tė kam lindur edhe njė dritė tė madhe, nga e cila kanė shkėlqyer pallatet e Shamit." Ngjashėm transmeton edhe Ahmedi nga El-Urbad ibėn Sarijeh.[2]
Gjithashtu flitet se, gjatė lindjes sė Muhammedit a.s. kanė ndodhur disa ngjarje tė ēuditshme nė botė, tė cilat kanė qenė parashenja tė pej­gamberllėkut tė tij:
Janė rrėzuar katėrmbėdhjetė pyrgje nga kėshtjella e Kserksovit nė Persi, ėshtė shuar zjarri tė cilin shekuj me radhė e kanė adhuruar fari­sejėt nė Indi, janė rrėnuar kishat rreth liqenit "Savit" pasi qė ėshtė tharė liqeni. Kėtė e transmeton Bejheki,[3] e Gazaliu nuk pajtohet me kėtė.[4]
Kur Eminja e sjellė nė botė fėmijėn, e thėrret gjyshin e tij Abdul- Muttalibin pėr t'ia kumtuar lajmin e gėzueshėm. Ai, plotė gėzim, e merr djalin nė duar dhe e dėrgon nė Ka'be. Aty i lutet All-llahut dhe e falėnderon pėr nipin. Aty edhe ia vėnė emrin Muhammed - e qė me siguri dihet se ky emėr nuk ka qenė i njohur ndėr arabėt. Synetia ėshtė bėrė shtatė ditė pas lindjes, siē ka qenė zakon tek arabėt.[5]
Gruaja e parė qė i ka dhėnė gji, pas nėnės sė vet, ka qenė Thuvej­bja, e mbrojtura e Ebu Lehebit, e cila e ka pasur njė foshnjė nė gji me emrin Mesruh. Para Muhammedit a.s. i ka dhėnė gji Hamzės, djalit tė Abdul-Muttalibit, e pas tij i ka dhėnė gji Ebu Seleme b. Abdul-Esed El-Mahzumit.[6]
Qėndrimi tek fisi Benu Sa'd

Arabėt qė jetonin nė qytet e kishin zakon qė foshnjeve t'u gjejnė mėndeshė dhe atė nga fshatrat dhe shkretėtira, duke dėshiruar kėshtu t'i largojnė fėmijėt e vet nga sėmundjet e qytetit. Fėmijėt duhej tė pėrkun­deshin nė ajr tė pastėr, tė forcoheshin shpirtėrisht dhe tė flisnin gjuhėn e pastėr arabe.
Kėshtu edhe Abdul Muttalibi del tė kėrkojė mėndeshė (gruaja qė u jep gji foshnjeve) pėr nipin e vet. Bien nė ujdi me Halimen nga fisi Benu Sa'd ibėn Bekėr, vajzėn e Ebi Dhuejbit. Burri i saj quhej El-Harith b. Abdul-Uzzaji, me ofiqin Ebi Kebsheh, po nga fisi i Halimes.
Muhammedi a.s. ka pasur vėllezėr mėndorė (tė qumėshtit). Kėta janė: Abdullah b. (el)-Harithi, Enisa, vajza e Harithit, Hudhafeh ose Xhuzema, vajza e Harithit, tė cilėn e quajtėn Shejma. Ajo e donte dhe e mbante nė duar Muhammedin a.s. pastaj Ebu Sufjan b. Harith b. Abdul Muttabi, djali i mixhės Resulull-llahut a.s.
Mixha i Resulull-llahut a.s., Hamza, po ashtu ka pasur mėndeshė nga fisi Benu Sa'd ibėn Bekėr, e njė herė i ka dhėnė gji edhe nėna e Resulull-llahut a.s. kur ka qenė nė vizitė tek Halimja. Hamza ka qenė vėllai mėndorė i Resulull-llahut a.s. nga dy anėt, prej Thuvejbes dhe Halimes. Halimja, me Resulull-llahun a.s. ka pėrjetuar bereqet (mba­rėsi) tė papritur si dhe ngjarje interesante.
Ibni Is'haku shkruan: "Halimja tregon se njė ditė ishte nisur me burrin dhe me djalin e vogėl, tė cilin ende e kishte nė gji, me njė grup grash nga fisi Sa'd ibėn Bekėr, pėr tė kėrkuar punė (gratė vinin nė Mekė dhe merrnin foshnje pėr t'u dhėnė gji). Kjo ka ndodhur nė njė vit kur nuk kemi pasur ushqim. Jemi nisur me njė deve e cila, pėr Zotin, nuk jepte asnjė pikė qumėsht. Askush prej nesh nuk ka fjetur nga tė qarėt e fėmijės tonė tė uritur, i cili nuk ka mundur tė ngopej nga gjoksi im. I luteshim Zotit qė tė na nxjerrte nga kjo situatė e vėshtirė. Kėshtu mbėrrimė nė Mekė. I shikonim foshnjat e posalindura dhe ēdonjėrės prej nesh na ofruan Resulull-llahun a.s., por asnjėra nuk donte ta merrte, sepse ishte jetim - pa babė. Natyrisht, ne shpresonim qė tė na paguante babai i foshnjės. Ēdonjėra prej nesh thoshte: "Jetim, ēka mund tė bėj pėr tė nėna dhe gjyshi!?" Andaj nuk dėshironim t'i marrim jetimėt. Ndėrkaq, ēdo grua qė kishte ardhur me mua gjeti pėr vete fėmijė pėr gji, pėrveē meje. Kur bėheshim gati pėr t'u kthyer, i thashė burrit: "Pasha Zotin, ndihem e poshtėruar sepse tė gjitha shoqet e mia gjetėn pėr vete foshnjė pėr gji. Nuk mund tė kthehem nė shtėpi kėshtu e mjerė. Pasha Zotin, vajta mbrapa ta marr atė jetim." "Mos bėn merak, gjithsesi vepro kėshtu, ndoshta All-llahu me tė do tė na jep bereqet." Ajo pastaj vazhdoi tregimin: "Vajta ta marr fėmijėn vetėm pėr shkak se nuk gjeta tjetėr. Pastaj, kur e mora, e solla te karvani dhe e vura nė gji. Ai i pranoi gjinjtė e mi dhe thithte e thithte gjersa u ngop. Pas tij u ngop edhe djali im. Pastaj Muhammedi fjeti, e fjeti edhe djali im, nga vaji i tė cilit (nga uria) nuk kemi mundur ta bėjmė asnjė sy gjum natėn e kaluar. U ēua burri im dhe shkoi te deveja, kur, ēka me pa, asaj iu kishin fryer gjinjtė. Pastaj e mjeli dhe pimė qė tė dy gjersa u ngopėm. Atė natė fjetėm mirė. Kur u zgjuam, burri mė tha: "Oj Halime, dije se pasha Zotin, e ke marr njė fėmijė me fat dhe me bereqet!" Unė u pėrgjigja: "Edhe unė kam dėshirė tė jetė ashtu." Pastaj u nisėm. Unė me fėmijėt i hipa devesė. Deveja ishte e fuqishme dhe e shpejtė, andaj shkova mjaft pėrpara shoqeve, kėshtu qė ato mė britėn: "Oj e bija e Vehbit, ēka tė ndodhi! Pritna pakėz neve, a ėshtė ajo e njėjta deve me tė cilėn ke vajtur sė bashku me ne?" "Po, pėr Zotin", u pėrgjigja: "Ajo vetė ėshtė." "Nuk ėshtė e mundur", thanė ato. "Ka ndodhur diē me tė."
Pastaj mbėrritėm nė fshatin tonė - tokė e Beni Sa'dėve. Nuk kam njohur tokė mė tė thatė se kjo. Delet tona gjithnjė ktheheshin tė uritura nė shtėpi, por kur erdhėm me Muhammedin ato u kthyen nga kullosat tė ngopura dhe me plotė qumėsht, pastaj i molėm dhe u ngopėm me qumėsht. Fqinjėt tanė, duke e ditur se delet tona, gjer atėherė nuk kishin pasur asnjė pikė qumėsht, u thoshin barinjve tė vetė: "Tė mjerėt ju, pse nuk i kullotni delet atje ku kullosin kopetė e bijės tė Vehbit." Por, gjithnjė ndodhte e njėjta gjė. Delet e tyre ktheheshin tė uritura dhe pa qumėsht, kurse tė miat tė ngopura dhe me qumėsht. Pėrmes kėsaj gjithnjė e ndienim mirėsinė e Zotit, ndihmėn dhe furnizimin e tij. Kjo zgjati derisa Muhammedi i mbushi dy vjet. E ndava nga gjiri sepse dukej mė i fuqishėm dhe mė i madh se moshatarėt e tij. Atėherė ven­dosėm t'ia dėrgojmė nėnės sė vet, ishim tė pikėlluar dhe tė mjerė pėr shkak tė ndarjes.
Nėnės sė tij i treguam se ēfarė mbarėsie kishim nė shtėpi me tė dhe i thashė: "Sikur ta lishe tek ne edhe pak kohė qė tė forcohet edhe mė, do ta kishte mė mirė se nė qytet. Kam frikė se do t'i bėn keq ajri i qytetit." Halimja vazhdoi: "As qė kemi shpre­suar, e Emin­ja menjėherė vendosi ta marrim fėmijėn mbrapa me vete.[7]
Kėshtu Resulull-llahu a.s. mbetet tek Benu Sa'dėt. Ishte nė moshėn katėr-pesė vjeē, kur ka ndodhur njė ngjarje - njėra nga mu'xhizet e Re­sulull-llahut a.s. "Hapja dhe pastrimi i kraharorit tė Muhammedit a.s."
Muslimi transmeton nga Enesi se Resulull-llahut a.s. i erdhi Xhibrili derisa ai luante me fėmijė. Ai e merr kėtė, e shtrin pėr toke, ia hapė kraharorin gjer tek zemra, ia nxjerrė zemrėn jashtė dhe nga zemra nxjerr njė koagulim (piksje) dhe thotė: "Me kėtė shejtani ka mundur tė tė bėj dėm." Pastaj ia pastruan zemrėn nė njė legen tė artė ku ka pasur ujė tė Zem-zemit, pastaj e qepė dhe pėrsėri e vėnė nė vend tė vet. Fėmijėt tjerė vajtėn tek ndrikulla e tij duke britur: "Muhammedi ėshtė i mbytur!" Kur e panė pėrsėri, fytyra e tij kishte ngjyrė tjetėr."[8]
Tė vajturit tek nėna e vet

Pas kėsaj ngjarjeje tė ēuditshme, Halimja u frikėsua pėr Muham­medin dhe vendosi t'ia kthente nėnės sė vet. Tek nėna ishte gjer nė moshėn gjashtė vjeē.[9] Eminja e shihte tė arsyeshme, pėr shkak tė vetvetes dhe pėr shkak tė djalit, ta vizitonte varrin e burrit nė Jethrib (Medinė). Sė bashku me djalin, shėrbėtoren Ummu Ejmenen dhe me vjehrrin e vet, niset nė rrugėn e gjatė 500 km. Nė udhėtim kalun njė muaj. Eminja dobėsohet shumė, sidomos gjatė kthimit. Edhe pse nė fillim tė udhėtimit ishte kėmbėngulėse, megjithatė nuk mundi tė qėndronte gjer nė fund. Vdiq nė vendin e quajtur El-Ebva, ndėrmjet Mekės dhe Medinės.
Jeta tek gjyshi i dashur

Abdul-Muttalibi kthehet me Muhammedin a.s. nė Mekė. Tė tėra ndjenjat e tij, tė mirėsisė, tė bujarisė dhe tė dashurisė i ishin drejtuar nipit jetim, tė cilin e gjeti njė tragjedi e re qė vetėm ia rihapi plagėn e vjetėr qė s'ishte mbyllur ende - sė pari i ati, e tani edhe e ėma!
Gjyshi ishte mė i mėshirshėm ndaj Muhammedit a.s. se sa ndaj djemve tė vetė. Asnjėherė nuk e linte vetėm, gjithnjė ishte dikush me tė.

[1] Libri shkollor: Historia e popujve islam nga El-Hudariu: I/62; Rahmetun li-l-Alemin: I/38, 39 (data kontestuese: mė 9 apo 12.

[2] Muhtesar Siretu-r-Resul, profesor Abdullah En-Nexhdit, f. 13, dhe Ibni Sead: I/23 (ose 33).

[3] Historia e popujve islam: I/62.

[4] Fikhu-s-Sira nga Gazaliu, f. 460.

[5] Ibni Hisham: I/159, 160. Historia e popujve islam nga El-Hudariu: I/62. Ekzistojnė disa mendime se Muhammedi a.s. ka lindur i synetuar. Zadul-Miad: I/18. Telkih, f. 4.

[6] Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 4. Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah En-Nexhdi, f. 13.

[7] Ibni Hisham: I/162-164. Ky ėshtė mendim i shumicės autorėve tė Sires. Ibni Is'haku konsideron se tek Halimja ka shkuar tre vjeē. Shiko Ibni Hisham: I/92.

[8] Sahih Muslim, kaptina El-Isra: I/92.

[9] Telkihu Fuhumi ehli-l-ether, f. 7, Ibni Hisham: I/168.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:55   #21
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ibni Hishami thotė: "Abdul-Muttalibi e kishte njė shilte tė vet nėn hijen e Ka'bes. Djemtė e tij uleshin rreth shiltes dhe nga respekti asnjėri nuk tentonte tė ulej nė vendin e babait. Por kur paraqitej Resulull-llahu a.s. - nipi, ulej mes tė shiltes. Xhaxhallarėt e tij, djemtė e Abdul-Mutta­libit donin ta largonin, por Abdul-Muttalibi u thoshte: "Lėreni mos e ēoni Muhammedin, djalin tim. Ai gėzon vend tė posaēėm tek unė."
Pastaj e ulte pranė, ia ledhatonte shpinėn me dorė dhe gėzohej pėr ēdo gjė qė bėnte Muhammedi a.s.[1]
Nė moshėn tetė vjeē, dy muaj e dhjetė ditė, Resulull-llahu a.s. e humb edhe gjyshin e vet. Ky vdes nė Mekė, duke dėshiruar qė kujdesin ndaj nipit tė t'ia besonte xhaxhait tė tij Ebu Talibit, i cili ishte vėllai i babait tė Pejgamberit a.s., nga baba dhe nėna.[2]
Tek ungji sentimental

Ebu Talibi mori pėrsipėr kujdesin e plotė ndaj djalit tė vėllait - nipit. E radhiti nė mesin e djemve tė vet, atyre edhe ua la amanet dhe posaēėrisht kėrkoi mirėsi dhe nderim tė ndėrsjellė. Ebu Talibi, ungji i tij e favorizoi Muhammedin a.s. mbi dyzet vjet, duke ia dedikuar mbrojtjen e vet dhe pėr shkak tė tij lidhte miqėsi dhe hidhėrohej, pėr ēka do tė bėhet fjalė.
Me lutje solli shiun

Ibni Asakiri e ka marrė njė hadith nga Xhelhemeh ibėn Arfeteh, i cili thotė: “Njė ditė hyra nė Mekė, ishte thatėsirė, ndaj kurejshitėt thanė: "O Ebu Talib, na u tha lugina, fėmijėt na vuajnė nga thatėsia, etja dhe lutu pėr shi." Ebu Talibi doli me djaloshin, dhe dukej sikur tė ishte zėnė Dielli, retė u shakullisėn. Djaloshi shikonte nė qiell. Ebu Talibi e mori atė, e mbėshteti me shpinė pėr Ka'be, dhe tregoi me gisht kah ai, e nė qiell ndodhi njė mrekulli. Retė u grumbulluan nga tė gjitha anėt, filloi stuhia dhe nė luginė u derdh njė shi i begatshėm qė ujiti gjithė ēka duhej. Kėtė ndodhi Ebu Talibi e ka pėrshkruar me njė verset." Nė kėtė verset Ebu Talibi e ka pėrshkruar fuqinė mbinatyrore tė Muhammedit a.s.
Prifti Behira

Kur Resulull-llahu a.s. mbushi dymbėdhjetė vjet - sipas disave - e edhe dy muaj e dhjetė ditė,[3] Ebu Talibi e mori me vete nė njė udhėtim tregtie pėr nė Sham. Gjatė udhėtimit u ndalėn nė Basėr pėr tė pushuar. Atėbotė Basra ishte vend i rėndėsishėm tregtar dhe kryeqytet i trevave arabe qė ishin nėn sundimin e Romakėve.
Nė kėtė qytet jetonte njė prift i quajtur Behira, ndėrsa emrin e vėrtetė e kishte Gėrges (Xherxhiz). Kur karvani me tregtarė arriti nė qytet, ai u doli pėrpara dhe i ftoi nė gosti. Edhe pse i shihte pėr tė parėn herė, ky menjėherė e njohu Resulull-llahun a.s. sipas veēorive tė shpallura mė herėt nė librat e shenjtė. Ai e mori djaloshin pėr dore e tha: "Ky do tė jetė Pejgamberi i tėrė botės. Kėtė All-llahu do ta dėrgojė si mėshirė tė gjitha botėrave." Ebu Talibi tha: "Si e din ti kėtė?" Ai u pėrgjigj: "Kur vėshtronit nga Aka'beja, nuk mbeti asnjė gurė, as bimė, as lis pa bėrė sexhde, kurse ata nuk i bėjnė sexhde askujt tjetėr pėrveē Pejgamberit. Unė e njoh nga vula e pejgamberllėkut, sipas nishanit mbi kėrcen e epėrme tė shpatullės nė formė tė mollės. Unė pėr tė kam dėgjuar nė shpalljet tona." Pastaj e luti Ebu Talibin qė tė mos shkonte me tė nė Sham. Frikėsohej mos ta gjejė ndonjė e keqe nga hebrenjtė. Ebu Talibi e ktheu Muhammedin a.s. nė Mekė me dy shėrbėtorė.[4]
Lufta e quajtur El-Fixhar

Kjo ka qenė lufta e fiseve Kurejsh dhe Kinan kundėr Havazinėve. Nė atė kohė Resulull-llahu a.s. ishte nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeē. udhėheqėsi i kurejshitėve dhe Kinanėve ka qenė Harb b. Umejje i cili gėzonte famė dhe nder tė madh. Udhėheqės i fisit Havazin ka qenė Kajsi. Fillimi i luftės i ka takuar Kajsit kurse mesi i luftės i ka takuar fisit Kinan. Kjo luftė ėshtė quajtur "Fixhar" ngase pushoi ndalesa e luftimit nė muajt e shenjtė. Nė kėtė luftė ka qenė prezent edhe Resu­lull-llahu a.s. por ai vetė nuk luftoi, vetėm qė iu jepte shigjeta xhaxha­llarėve.[5]
Marrėveshja mbi dinjitetin

Nė bazė tė luftės paraprake u bė betimi pėr muajin e shenjtė dhul-ka'de, iniciatorėt e tė cilit kanė qenė kurejshitėt, dhe atė kėto familje: Benu Hashim, Benu Muttalib, Esed b. Abdul Uzzaj, Zehreh b. Kulab dhe Tejma b. Merreh. Pėrfaqėsuesit e kėtyre familjeve u mblodhėn nė shtėpinė e Abdullah Xhedanit et-Temijut, sepse ishte mė i vjetri prej tyre dhe ishte shumė i ndershėm dhe bujar. Lidhėn marrėveshjen se nė Mekė nuk guxon tė jetė askush i nėnshtruar e as i terorizuar, qoftė ai mekas ose mysafir, e tė mos jenė ata nė anėn e tij e kundėr zullum­qarit, pėrderisa ky nuk ndalet. Nė kėtė marrėveshje ka qenė prezent edhe Resulull-llahu a.s. e kur All-llahu xh.sh. e ka prirur me shpallje, ka deklaruar: "Kam qenė prezent nė shtėpinė e Abdullah b. Xhedanit kur u lidh marrėveshja e cila mė pėlqeu, e po qe se nė Islam do tė ftohesha pėr diē tė tillė, do tė pėrgjigjesha me dėshirė."[6]
Kjo marrėveshje ėshtė rezultat i fanatizmit paraislamik qė ka rezul­tuar nga "asabijja". Asabijja ėshtė fryma e gjinisė e cila nėnkup­tonte besnikėrinė e domosdoshme ndaj farefisit tė vet.
Tė shohim se cili ishte shkaku i lidhjes sė aleancės dhe nėnshkrimit tė marrėveshjes mbi dinjitetin e njeriut. Njė njeri nga fisi Zubejd erdhi nė Mekė pėr tė shitur mallin. Kėtė mall e bleu El-As b. Vail Es-Sehmi, por nuk e bėri pagesėn ashtu siē duhej. Tregtari e luti qė ta bėnte pagesėn siē duhet dhe i ftoi pėrfaqėsuesit e familjeve. Abdu-Dar, Mah­zum, Xhumh, Sehm dhe Ad qė t'i ndihmojnė, por kėta nuk e pėrfillėn as njeriun e as ngjarjen. Atėherė tregtari thėrret njė poet dhe e lutė qė nė treg t'i recitonte disa vargje me tė cilat do tė pėrshkruante padrejtėsinė dhe dhunėn qė i ishte bėrė. Dhe, derisa poeti recitonte, aty pari kaloi Zubejr b. Abdul-Muttalibi dhe pyeti: "Ēka ėshtė shkaku i kėtyre var­gjeve?" Kur mori vesh shkakun, i mblodhi njerėzit e sipėrpėrmendur qė tė marrin vendimin pėr respektimin e dinjitetit njerėzor, si pėr banorėt e Mekės ashtu edhe pėr tė huajt qė vinin nė Mekė. Pastaj tė gjithė tė tubuarit vajtėn tek El-As b. Vaili tė cilin e detyruan t'i jap tregtarit tė drejtėn e tij.[7]
Jeta e mundimshme

Resulull-llahu a.s. nė rini nuk kishte ndonjė punė tė caktuar apo profesion. Tradita shėnon se ka qenė bari i deleve tė fisit Beni Sa'd dhe banorėve tė Mekės. [8]
Nė moshėn njėzet e pesė vjeē shkon nė Sham si tregtar me mallin e tregtares sė njohur mekase, Hatixhes, r.a.
Ibni Is'haku shėnon: "Hatixhja, vajza e Huvejlidit ka qenė tregtare e njohur dhe e ndershme. Ajo i punėsonte tregtarėt tė cilėt punonin me pasu­rinė e saj dhe rregullisht, nė mėnyrė tė zellshme ua paguante fitimin. Pėrndryshe kurejshitėt kanė qenė tregtarė tė njohur.
Kur Hatixhja dėgjon pėr Resulull-llahun a.s. posaēėrisht se ėshtė i sinqertė, i besueshėm dhe me sjellje fisnike, dėrgon qė ta thėrrasin. Kur Resulull-llahu a.s. paraqitet para saj, ajo i ofron tė kujdeset pėr tregtinė e saj nė Sham, e pėr kėtė do tė jetė i shpėrblyer mė mirė se tė gjithė tė tjerėt para tij. Gjithashtu me tė do ta dėrgonte shėrbyesin e saj Mejserin. Resu­lull-llahu a.s. pranon kėtė ofertė dhe menjėherė niset me Mejserin dhe karvanin pėr nė Sham.[9]

[1] Telkih Fuhumi l-ether, f. 7; Ibni Hisham: I/168.

[2] Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 7; Ibni Hisham: I/168

[3] Telkih Fuhumi ehli-l-ether nga Xhevzi, f. 5; Ibni Hisham: I/169

[4] Muhtesar Sireti-Resul, En-Nexhdi, f. 46. Ibni Hisham: /180-183 Tek Tir­midhiu dhe tek disa tė tjerė qėndron se e ka kthyer me Bilallin, por kjo gjithsesi ėshtė gabim sepse Bilalli atėherė nuk ka qenė i pranishėm, e edhe nėse ka qenė gjallė, nuk ka mund tė jetė sė bashku me Ebi Talibin, e as me Ebu Bekrin; Zadul-Miad: I/17

[5] Ibni Hisham: I/184-187; Kalbu xhezireti-l-Arebi, f. 260. Historia e popujve mysliman I/63.

[6] Ibni Hisham: I/113, 135. Muhtesar Siretu Resulull-llah nga Nexhdi, f. 30, 31.

[7] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 30, 31.

[8] Ibni Hisham: I/166.

[9] Ibni Hisham: I/187, 188.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:56   #22
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Martesa me Hatixhen

Kur u kthye Resulull-llahu a.s. nė Mekė, Hatixhja u befasohet shumė me suksesin e arritur nė tregti. Mejseri i tregon pėr bujarinė dhe besnikėrinė e Resulull-llahut a.s. dhe i thotė se kjo ka qenė njė nga shkaqet e fitimit tė madh. Hatixhja njėkohėsisht qe e kėnaqur dhe e befasuar. Ishte e vejė dhe gjer atėherė e kishin kėrkuar shumė pasanikė tė njohur, zotė­rinjtė e Mekės, por ajo i kishte refuzuar, sepse dėshi­ronte t'i pėrkushtohej vetėm tregtisė. Por, atė qė ndjeu ndaj Resulull-llahut a.s. nuk mundi ta fshihte prej shoqes sė vet Nefises, bijės sė Menijjetit. Nefiseja nuk heshti pėr kėtė por drejtpėrdrejtė vajti tek Resulull-llahu a.s. dhe i tha haptazi qė tė martohet me Hatixhen. Ai u pajtua me kėtė dhe bisedoi me xhaxhallarėt e vet, tė cilėt pajtohen dhe me anė tė ungjit tė Hatixhes i fejojnė. Menjėherė pas fejesės u bė edhe martesa. Nė aktin e kurorėzimit ishin tė pranishėm Benu Hashimitėt dhe paria e Medarve. Kjo ndodhi vetėm dy muaj pas kthimit tė tij nga Shami, kurse versioni mė i saktė ėshtė pas njėzet ditėsh. Hatixhja atė­herė ishte dyzet vjeē. Nė atė kohė ishte gruaja mė e dalluar e Mekės, sipas origjinės, pasurisė dhe mendjemprehtėsisė. Kjo ėshtė gruaja e parė me tė cilėn ėshtė martuar Resulull-llahu a.s. dhe gjatė jetės sė saj nuk ka pasur tjetėr grua.[1]
Hatixhja i ka lindur tė gjithė fėmijėt e Resulull-llahut a.s. pėrveē Ibrahimit. Mė sė pari u lind Kasimi, sipas tė cilit e kanė quajtur Resu­lull-llahun a.s. Ebu Kasim. Pastaj ėshtė lindur Zejnebja dhe Rukija, mandej Ummu Kulthum dhe Fatimja, e pastaj djali Abdullahu tė cilin e kanė quajtur i "Miri" dhe i "Pastėrti". Djemtė i kanė vdekur nė djalėri kurse tė gjitha vajzat kanė pėrjetuar Islamin dhe Shpalljen, dhe janė bėrė mysli­mane, muhaxhire. "Muhaxhire" do tė thotė se tė gjitha janė shpėrngulur nga Meka nė Medinė, pėrkatėsisht, kanė bėrė hixhretin. Megjithatė, tė gjitha vajzat i kanė vdekur gjatė jetės sė Resulull-llahut a.s. pėrveē Fatimes, r.a., e cila vdes gjashtė muaj pas babait tė vet.[2]
Ndėrtimi i Ka'bes dhe ndodhia e gjykimit

Kur Resulull-llahu a.s. ishte tridhjetė e pesė vjeē, kurejshitėt ven­do­sėn tė ndėrtojnė Ka'ben e cila gjer atėherė ishte njė grumbull gurėsh nė njė truall pak sa tė ngritur. Ishte e lartė nėntė arshin qė nga koha e Ismailit a.s. Nuk kishte kulm, andaj disa vjedhės e kishin vjedhur njė arkė me ari e cila gjendej asokohe brenda kėtij grumbulli. Pėr shkak tė traditės sė vet dhe vlerės sė madhe historike, si dhe theme­let tė cilat i ka vėnė Ibrahimi a.s. Ka'ben gjithnjė e kanė vizituar tė gjithė kalimtarėt e Mekės. Ngjante qė shumė prej tyre tė merrnin me vete nga njė copė dhe apo gur si simbol shenjtėrie dhe bereqeti. Pesė vjet para pejgamber­llėkut tė Resulull-llahut a.s. Ka'ben e kaplon pėrmbytja pas shpėrthimit sė pendės Arem. Kurejshitėt u frikėsuan sepse Ka’bja ishte gati tė rrėnohej, andaj vendosėn ta rindėrtojnė duke i ruajtur themelet dhe ven­din e saj tė mėparshėm. Vendosėn qė ta ndėrtojnė vetėm me pasurinė e fituar nė mėnyrė tė ndershme - pa pėrzierje tė kamatės, ryshfetit, tė hollave tė vjedhura dhe tė plaēkitura. Ata frikėsoheshin t'i rrėzojnė mbeturinat ekzistuese tė Ka'bes. Kėtė e filloi El-Velid b. Mugire El-Mahzumi, e tė tjerėt pas tij pasi qė, gjatė spastrimit kėtij nuk i ndodhi asgjė e keqe. E rrėzuan gjer nė themel tėrė atė qė kishte ndėrtuar Ibra­himi a.s. E pėrpiluan edhe planin e ndėrtimit tė Ka'bes. Ēdo fisi i caktuan se sa do tė sjellte gurė dhe cilėn pjesė tė murit do ta ndėrtonte, kėshtu qė tė gjithė tė jenė pjesėmarrės nė ndėrtim. E sollėn njė ndėrtues Romak, tė quajtur Bakum, dhe ndėrtimi shkonte sipas planit gjersa nuk erdhėn nė lartėsi tė vendit ku duhej vendosur Haxherul-esvedin (Gurin e Zi). Ēdo fis e konsideronte vetėn tė privilegjuar qė kėtė punė tė ndershme ta bėnte ndonjėri prej tyre. Grindja mes tyre zgjati katėr apo pesė ditė dhe kanosej rreziku qė tė shpėrthente pėrleshje e pėrgjakshme rreth tempullit tė Shenjtė nė tokėn e Shenjtė. Nė tėrė kėtė tollovi mė i maturi ishte Ebu Umejje b. El-Mugire El-Mahzumi, i cili jep kėtė propozim: personi i parė, i cili paraqitet nė dyert e Haremit tė Ka'bes le ta zgjedh kėtė problem dhe le tė vendos.
All-llahun xh.sh. ka dashur qė ky person tė jetė Resulull-llahu a.s. Kur e panė brohoritėn: "El-Emini, El-Emini (sepse ka qenė i njohur me kėtė ofiq, qė nė pėrkthim do tė thotė: i besueshėm, besnik), jemi tė kėnaqur qė ky tė vendos, ky ėshtė Muhammedi!"
Kur u afrua Resulull-llahu a.s. mė afėr, ata ia parashtruan ēėshtjen dhe kėrkuan zgjidhje nga ai. Resulull-llahu a.s. kishte zgjidhje: Ai kėr­koi njė copė pėlhurė, e shtriu nė tokė dhe mes e vuri "gurin e Shenjtė", pastaj u tha kryeparėve tė fiseve tė ngatėrruara tė afrohen, ta kapin nga njė kind tė pėlhurės dhe tė gjithė sė bashku ta ngrisin "gurin e Shenjtė" gjer tek vendi ku do tė vendosej. Pastaj Resulull-llahu a.s. e mori atė me duar tė veta dhe e vuri ku duhet. Ky ka qenė veprim i mirė me tė cilin ishin tė kėnaqur tė gjitha palėt.
Kurejshitėve iu harxhohet pasuria e pastėr - hallall pėr ndėrtim, andaj nga ana veriore e ndėrtuan murin nė lartėsi prej gjashtė arshinėve, sot i quajtur muri-Hatim apo muri i Gurit. Nė kėtė mur e bėnė derėn dhe e ngritėn nga toka qė tė mos mund tė hyjė nė Ka'be kush tė dojė, por vetėm ai, tė cilit i lejohet. Kur ndėrtimi i Ka'bes arrinė lartėsinė pesėm­bėdhjetė arshin, e bėjnė plafonin tė mbėshtetur nė gjashtė shtylla. Me kėtė ndėrtim Ka’bja merr trajtėn e vet katrore mė pėrmasa pėrafėrsisht tė njėjta: Lartėsia ėshtė pėrafėrsisht pesėmbėdhjetė metra, gjatėsia e murit nė tė cilin ėshtė Haxherul-esvedi ėshtė dhjetė metra, sikurse edhe muri tjetėr kundruall kėtij. Guri gjendet nė lartėsi prej 1,5 m. nga fundamenti ku bėhet tavafi. Muri ballor nė tė cilin gjendet dera, ėshtė i gjatė dymbėdhjetė metra sikurse edhe ai kundruall tij. Dera e Ka'bes ėshtė vendosur dy metra nė lartėsi nga toka. Nga ana e jashtme Ka'ben e rrethon rrethi prej gurėve nė lartėsi njėzet e pesė centimetra e nė gjerėsi tridhjetė centimetra. Kėto janė, nė realitet, blloqe gurėsh nga godina e parė, e qė janė ruajtur nė kėtė mėnyrė.[3]
Jetėshkrimi i shkurtėr para pejgamberllėkut

Resulull-llahu a.s. nė rininė e vet ka qenė i prirur me virtyte mė tė mira qė mund t'i posedojnė njerėzit. Ka pasur njė koeficient tė lartė inteligjence qė ėshtė shprehur nė ēdo lėvizje tė tij, ose nė ēdo iniciativė tė tij. Nuk ka pasur dėshirė tė fliste shumė. E kishte andje vetmimin (veēi­min), qė e praktikonte nė momentet e meditimit dhe hulumtimit pėr drejtėsi dhe pėr tė gjitha ato gjėra qė janė tė arritshme pėr mendjen e njeriut. Meditonte pėr natyrėn, bukuritė e saja, ligjet e natyrės, pastaj pėr njeriun si individ dhe si pjesėtar tė shoqėrisė. Pastaj mendonte pėr besimin, ē'ėshtė ajo qė besonte populli i tij, kujt ose ēkafit i pėrkulej dhe i lutej, pėrse merreshin me herezi, me magjira (shorte, falle) etj. Nėse vėrente se diku punohej mirė, atėherė edhe ai ngarendte nė ndih­mė, ndėrsa nga veprat e kėqija largohej. Nuk pinte alkool, nuk e hante mishin e kafshės tė therur nė altar, nuk i festonte festat e idhujve. Ka qenė i pari qė ikte nga shirku apo politeizmi. Nuk duronte dot kur dikush bėnte be me idhujt Latin dhe Uzatin. Nuk ka dyshim se Resu­lull-llahun a.s. e ka ruajtur pėrcaktimi i All-llahut xh.sh. Nėse ndodhte qė te ai tė zgjohet ndonjė ves i keq njerėzor, ose tė niset pas ndonjė zakoni tė padenjė pėr te, atėherė paraqitej kujdesi Hyjnor qė ta ruante nga ēdo gjė qė nuk vyen.
Ibni Ethiri rrėfen: "Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "Kurrė nuk kam qenė i interesuar tė bėj atė qė bėnin arabėt paraislamik, pėrveēse nė dy raste, e nga tė dyjat All-llahu xh.sh. mė ka nxjerr nga situata. Pastaj kjo nuk mė ka ndodhur gjer nė fillim tė Shpalljes me tė cilėn All-llahu xh.sh. mė ka nderuar. Njė mbrėmje i thashė njė djaloshi, i cili ruante delet me mua nė kodrat e Mekės: "A dėshiron tė kujdesesh pėr delet e mia, e unė tė shkoj nė aheng nė qytet, sikur edhe djelmoshat tjerė?" U pėrgjigj po. Unė u nisa, dhe kur mbėrrijta tek shtėpia e parė nė Mekė, dėgjova muzikėn, e pyeta: "Ē'ėshtė kjo?" Ata mu pėrgjigjėn: "Martohen dy tė rinj." U ula tė dėgjoj, e All-llahu xh.sh. mi mbylli veshėt e unė fjeta. Nė mėngjes mė zgjoi nxehtėsia e diellit dhe u ktheva tek djaloshi, i cili mė pyeti se si kisha kaluar? Unė i tregova, e pastaj vendosa qė edhe natėn e dytė tė veproj kėshtu. Kur nė mbrėmje hyra nė Mekė, mė ndodhi sikurse natėn e kaluar. Pas kėsaj ndodhie mė nuk lejova tė mė okupoj e keqja."[4]
Transmeton Buhariu nga Xhabir b. Abdullahu i cili thotė: "Kur ėshtė ndėrtuar Ka’bja, Resulull-llahu a.s. dhe Abbasi kanė shkuar tė bartin gurė. Abbasi i thotė Resulull-llahut a.s.: "Vėre petkun (izarin - pjesėn e posht­me) tėnd nė qafė qė tė mos rrjepet lėkura nga gurtė." Resulull-llahu a.s. u gjunjėzua, i ngriti sytė kah qielli, pastaj u ngrit e tha: "Izari im, izari im" dhe e shtrėngoi petkun rreth veti."[5] Nė versio­nin tjetėr tė hadithit qėndron: "Pas kėsaj kurrė mė nuk ėshtė dukur ndonjė pjesė e turpshme e trupit tė tij."[6]
Resulull-llahu a.s. ėshtė shquar nė fisin e vet me gjuhė tė bukur, sjellje tė mirė dhe me virtyte fisnike. Nga pamja ka qenė mė i bukuri nė fis, dhe me ahlak - moral mė tė bukur. Ka poseduar butėsi, pėrzemėrsi. Gjithnjė e ka folur vetėm tė vėrtetėn. E plotėsonte ēdo premtim ndėrsa amanetin e besuar e ruante. Populli i vet e quante El-Emin, ndėrsa pėr tė ka thanė nėna e tė gjithė besimtarėve, Hatixhja r.a.: "Bartė pėrsos­mėri, e pėrfiton (ngushėllon) tė humburin, e gostit mysafirin dhe ndih­mon nė brenga."[7]

[1] Ibni Hisham: I/189-190; Fikhu-s-Sira nga M. Gazaliu, f. 59; Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, f. 7.

[2] Ibni Hisham: I/190-191; Fikhu-s-Sira, f. 60; Fet’hu-l-Bari: VII/507.

[3] Ibni Hisham: XII/192-197; Fikhu-s-Sira nga Gazaliu, f. 62, 63; Sahihu-l-Buhari: I/215; Historia e popujve islam: I/64, 65.

[4] Ekziston mospajtim rreth asaj se a ėshtė ky hadith sahih. Hakimi dhe Zehebi e njehin nė sahih, ndėrsa Kethiri nė Daif. Shih: El-Bidajetu ve-n-nihajetu: II/287.

[5] Sahihu-l-Buhari - kaptina mbi ndėrtimin e Ka'bes: I/540.

[6] Vepra e njėjtė krahas me shpjegimin e Kastalanit.

[7] Sahihu-l-Buhari: I/3.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:57   #23
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NĖN HIJEN E PEJGAMBERLLĖKUT DHE SHPALLJES

Nė shpellėn Hira

K

ur Resulull-llahu a.s. i afrohet tė dyzetave dhe kur vrojtimet e tija pėr tė kaluarėn dhe tė tanishmen ia kthjellojnė mendjen, vazhdon tė thellohet gremina ndėrmjet tij dhe popullit tė tij nė shumė gjėra. Atėherė ai fillon ta dojė vetminė. Merrte me vete ushqim dhe ujė dhe shkonte nė shpellėn Hira nė malin Nur, larg Mekės afro dy mila. Kjo ėshtė njė shpellė e bukur, e gjatė katėr arshin dhe e thellė njė arshin e tri tė katėrtat. Muajin Ramazan e kalonte nė kėtė shpellė. I ushqente varfanjakėt nėse kalonin atypari.
Kohėn e kalonte nė ibadet dhe pėrsiatje pėr ēdo gjė qė e rrethonte, madje edhe pėr Gjithėsinė. Meditonte se ēka fshihet pas saj, cila ėshtė ajo fuqi e cila e vėnė nė lėvizje tė tėrė atė. Ai ishte i sigurt se populli i tij e adhuronte All-llahun nė mėnyrė tė gabuar, ata jetonin tė humbur (nė lajthitje) dhe duke bėrė shirk, besonin nė idhuj. Por ai nuk kishte rrugė tė qartė kah do tė shkonte, nuk kishte program tė cilin do ta jetė­sonte e as qėllim tė caktuar, i cili do ta qetėsonte dhe do ta kėnaqte.[1]
Zgjedhja e Resulull-llahut a.s. (kėtė vend tė vogėl dhe tė qetė) ka qenė pjesė e kujdesit tė All-llahut xh.sh., plani i All-llahut me tė.
All-llahu xh.sh. e ka parapėrgatitur pėr atė qė e priste. Ėshtė e vėrtetė e madhe se ēfarėdo transformimi - natyrisht shpirtėror - njeriu e pėrjeton pasi bėnė llogaritje tė gjithanshme tė jetės sė vet tė kaluar. Pėr ta bėrė kėtė, duhet tė vetmohet, tė izolohet apo tė tėrhiqet pėr njė kohė tė caktuar, sepse kėshtu e arrinė koncentrimin e plotė nė pėrsiatje, i pa­penguar nga imtėsirat e jetės sė pėrditshme, nga njerėzit dhe problemet e tyre dhe nga brengat tė cilat, zakonisht, e okupojnė jetėn.
Kėshtu edhe All-llahu xh.sh. e ka pėrgatitur Muhammedin a.s. nė qetėsinė dhe vetminė e malit Nur, nė shpellėn Hira. E ka pėrgatitur qė mbi supet e veta ta bartė amanetin mė tė madh pėr mbarė njerėzimin, amanet ky i cili do t'a ndryshojė botėn dhe do ta ekuilibrojė historinė.
All-llahu xh.sh. e ka pėrgatitur Muhammedin a.s. tre vjet rresht pėr detyrė tė rėndė dhe me pėrgjegjėsi tė madhe e cila e priste asokohe. Ai vetmohej edhe nga njė muaj tė tėrė, duke menduar pėr ekzistencėn, dhe ēka ka pas zhdukjes, ēfarė fshehtėsish ka jeta, e ēfarė vdekja etj.
Kjo ka zgjatur gjer nė momentin e caktuar, gjer nė takimin e cak­tuar me tė panjohurin, kur All-llahu xh.sh. i dha lejen.
Engjėlli Xhibril sjellė Shpalljen "Ikre"

Kur Resulull-llahu a.s. i mbushi tė dyzetat, qė konsiderohet si viti i pjekurisė sė njeriut, e thuhet se nė kėtė moshė Pejgamberėve u kanė zbritur Shpalljet, filluan tė paraqiten shenjat e pejgamberllėkut edhe nė jetėn normale. Shenjat e para kanė qenė ėndrrat - er-ru'ja.
Ėndrrat i kishte tė qarta dhe tė pastėrta sikurse agu i mėngjesit. Ru'jaja i ėshtė paraqitur plotė gjashtė muaj, kurse pejgamberllėku ka zgjatur njėzet e tre vjet. Kėto ėndrra paraqesin njėrėn prej dyzet e gjashtė pjesėve tė pejgamberllėkut.
Nė Ramazanin e tretė tė vetmisė sė Resulull-llahut a.s. nė shpellėn Hira, All-llahu xh.sh. vendos tė lėshojė mėshirėn e vet nė tokė, qė njerė­zimit t'i dhurojė pejgamberllėkun, andaj ia dėrgoi Muhammedit a.s. engjėllin Xhibril me disa mijėra ajete tė Kur'anit.[2]
Me gjithė llogaritjet kalendarike dhe nė bazė tė argumenteve ekzis­tuese, ne mund tė konfirmojmė se Shpallja e Kur'anit ka filluar tė hėnėn nė mbrėmje mė 21 Ramazan, qė i pėrgjigjet 10. gushtit 610. sipas kalendarit. Resulull-llahu a.s. atėherė i ka pasur plot dyzet vjet (tė hėnės) e gjashtė muaj e dymbėdhjetė ditė, ose rreth tridhjetė e nėntė vjet (tė diellit) e tre muaj e njėzet e dy ditė.[3]
Aishja r.a. na rrėfen tregimin pėr vetė ngjarjen, pėr dritėn e cila ka filluar ta shpėrndajė terrin dhe errėsirėn e mosbesimit dhe lajthitjes. Me anėn e kėsaj drite fillon tė ndryshojė rrjedha e jetės dhe fati i historisė.
Aspekti i parė i Shpalljes sė Resulull-llahut a.s. ka qenė "er-ru'ja es saliha" - vegimet e vėrteta.
Kėto ėndrra i vinin sikurse agimi i mėngjesit, e menjėherė pas kėsaj dėshironte tė izolohej, dhe kėtė e bėnte nė shpellėn Hira. Ēdo herė bėhej mė i devotshėm dhe mė i pėrshpirtshėm. I jipej ibadetit disa netė rresht, e para vajtjes nė Hira furnizohej me ushqim nė shtėpi, e vizi­tonte Hatixhen r.a., pastaj tėrhiqej nė izolim.
Kjo ka zgjatur gjer tek paraqitja e engjėllit, i cili i erdhi Resulull-llahut a.s. nė shpellėn Hira. Xhibrili i tha:
"Ikre!" - "Lexo, mėso!"
"Unė nuk di tė lexoj", - u pėrgjigj Muhammedi a.s.
Pastaj vazhdoi: "Mė mori nė pėrqafim dhe mė shtrėngoi aq sa mė kaploi mundimi. Kėtė e pėrsėriti tri herė, e pastaj mė lėshoi dhe mė tha:
"Lexo nė emėr tė Zotit tėnd, i cili ka krijuar (ēdo gjė). Ka krijuar njeriun prej gjaku tė ngjizur. Lexo, se Zoti yt ėshtė mė bujari, qė ia mėsoi njeriut pendėn (tė shkruajė), qė njeriut ia mėsoi atė qė nuk dinte". (96. 1-5).[4]

[1] Rahmetun li-l-Alemin: I/47; Ibni Hisham: I/235, 236; Fi-Dhilali-l-Kur'an, pjesa 29, f. 166.

[2] Ibni Haxheri thotė: "Bejheki tregon se ru'ja ka zgjatur gjashtė muaj. Andaj konsideron se, nėse pejgamberllėku ka filluar me ru'ja, atėherė ka filluar nė muajin rebiul-evvel pas dyzetave, ndėrsa Shpallja, nė realitet fillon nė Ramazan - Fet’hu-l-Bari: I/27.

[3] Historianėt kanė mendime tė ndryshme rreth asaj se nė cilin muaj ka filluar t'i zbresė shpallja Resulull-llahut a.s.
Shumica mendojnė se kjo ka ndodhur nė muajin rebiul-evvel, ndėrsa tė tjerėt - nė Ramazan. Disa mendojnė se kjo ka ndo­dhur nė muajin rexheb. Muhtesar Sire nga Nexhdi, f. 75. Ne jemi pėrcaktuar pėr mendimin e dytė, pėrkatėsisht muajin Ramazan, sepse All-llahu xh.sh. thotė: "Kėto ditė janė ditėt e muajit Ramazan, nė tė cilin ka zbritur Kur'ani..." (2, 185 dhe 97, 1). Ėshtė e njohur se nata Lejletul-Kadėr ėshtė nė muajin ramazan, e edhe Resulull-llahu a.s. gjatė muajit Ramazan qėndronte nė shpellėn Hira ku e ka vizitur Xhibrili. Gjithashtu ekzistojnė edhe mendime tė kundėrta rreth ditės kur ka filluar zbritja e Shpalljes. Disa thonė ditėn e shtatė, disa tė shtatėm­bėdhjetėn, e disa tė tetėmbė­dhjetėn ditė. Vepra paraprake, f. 75. dhe Rahmetun li-l-Alemin: I/49. Hudariu ka mendim tė prerė se kjo ėshtė dita e shtatėmbė­dhjetė e Ramazanit. Vepra e tij: I/69. Unė mendoj se kjo ėshtė dita 21. e Rama­zanit, duke pasur parasysh se kjo ditė gjithsesi duhet tė jetė e hėne. Kėtė na vėrteton hadithi, tė cilin e transmetojnė muhaddithėt e famshėm. Transmetohet nga Ebi Kadate, se e kanė pyetur Resulull-llahun a.s. pėr agjėrim nė ditėn e hėnė, e ai ėshtė pėrgjigjur: "Tė hėnėn jam lindur, tė hėnėn ka filluar tė mė zbret Shpallja", qė vėrteton fjalėt e hadithit tė transmetuar nė Sahihu-l-Muslimi: I/368; Ahmedi: V/297, 299; El-Bejheki: IV/286, 300; El-Hakimi: II/602. E hėna e atij viti i pėrgjigjet datave: 7., 14, 21 dhe 28, ndėrsa traditat sahih konfir­mojnė se nata Lejletul-Kadėr bie nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit Ramazan. Nėse kra­hasojmė ajetin: Ne kemi filluar me Shpallje natėn Lejletul-Kadėr, hadi­thet dhe tė gjitha llogaritjet kalendarike, rezulton se kjo natė ka qenė mė 21. Ramazan.

[4] Atė natė Resulull-llahut a.s. i janė shpallur vetėm pesė ajete tė sures El-Alek.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:57   #24
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pastaj Resulull-llahu a.s. kthehet nė shtėpi i tronditur dhe i shqetė­suar, hyn tek Hatixhja b. Huvejlidi r.a. tė cilės i tha: "Mė mbuloni! Mė mbuloni!" dhe i tregon asaj "lajmin", e thotė: "Kam pasur frikė pėr veten", e h. Hatixhja r.a. i pėrgjigjet: "Jo, jo pėr Zotin, All-llahu ty kurrė nuk do tė turpėrojė, sepse ti je njeri i cili i viziton tė afėrmit tu, kujdesesh pėr tė varfėrit, e kompenson tė humburėn, e gostit mysafirin, gjithnjė i ndihmon tė tjerėt dhe ndjek tė drejtėn."
H. Hatixhja r.a. shkon me Muhammedin a.s. te djali i axhės sė vet, qė quhej Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kishte pra­nuar krishterimin nė kohėn e xhahilijetit. E njihte shkrimin e vjetėr hebraik, e kjo ia kishte mundėsuar pėrshkrimin (transkriptimin) e disa pjesėve tė Ungjillit.
Ishte plak i kėputur (shumė i moshuar) dhe i verbuar. Hatixhja i tha: "O djalė i xhaxhait, dėgjoje tregimin e djalit tė vėllait tėnd!", e Vereka i tha (Resulull-llahut a.s.): "O djali i vėllait tim, mė trego ēka ke parė?" Resulull-llahu a.s. ia shpjegoi ndodhinė qė e kishte pėrjetuar nė shpellėn Hira. Vereka e dėgjoi mirė dhe i tha: "Ky ka qenė i besuari i Zotit, tė cilin All-llahu xh.sh. ia ka dėrguar edhe Musait. Sikur ta kisha fatin tė isha i ri, sikur tė donte Zoti tė jem gjallė, kur populli yt do tė dėbojė." Resulull-llahu a.s. tha: "Mos, vallė, do tė mė perseku­tojnė ata?" "Po. Dije se asnjėri qė ka sjellur diē sikurse ti, nuk ka qenė pa armiq. Nėse e pres atė ditė, do tė tė ndihmojė me gjithė zemėr.
Nuk kaloi shumė kohė pas kėsaj, Vereka vdiq. Edhe shpallja pėr njė kohė pushoi.[1]
Taberaniu dhe Ibni Hishami transmetojnė disa plotėsime, tė cilat janė tė dobishme. Pėr shembull: Pas shpalljes Resulull-llahu a.s. ka dalur i habitur nga shpella Hira, e pastaj menjėherė ėshtė kthyer prapa ku ka qėndruar njė kohė, pastaj ka shkuar nė Mekė. Tradita e Tabe­raniut hedhė njė shkėndizė nė shembullin e daljes sė tij. Ja teksti i tij:
Resulull-llahu a.s. pas ligjėrimit mbi zbritjen e Shpalljes ka thėnė: "Nga krijesat e All-llahut mė sė tepėrmi i kam urrejtur bejtaxhiun dhe tė ēmendurin. Nuk kam pasur dėshirė as t'i shoh me sy. U kam thėnė kurejshitėve qė kurrė mos tė flasin me ta pėr mua! Nėse e bėjnė kėtė, atėherė do tė hipi nė maje tė kodrės dhe do tė gjuhem prej aty e tė mbytem, e atėherė do tė pushoj."
Pastaj vazhdoi: "Njė ditė dola tė bėj kėtė, e kur erdha mes tė malit dėgjova njė zė nga qielli qė mė tha: "O Muhammed! Ti je i Dėrguari i All-llahut, e unė jam Xhibrili.", - pastaj tha: "E ngrita kokėn kah qielli dhe e pash Xhibrilin nė figurėn e njeriut. Ia shihja vetėm kėmbėt qė i arrinin gjer nė qiell." Ai pėrsėri tha: "O Muha­mmed! Ti je i Dėrguari i All-llahut, e unė jam Xhibrili." Pejgamberi a.s. tha: "U ndala dhe fillo­va t'a shikoj, e kjo mė zmbrapsi nga qėllimi i mėparshėm, nuk u nisa as pėrpara as mbrapa. Gjithnjė mundohesha ta largoj shikimin prej tij nė anėn tjetėr tė qiellit, por kah do qė ktheja kokėn, aty ndodhej edhe ai. Kėshtu qėndroja nė vend, as pėrpara as mbrapa, derisa Hatixhja nuk e dėrgoi dikėnd qė tė mė thėrriste pėr t'u kthyer. Lajmėtarėt vinin dhe ktheheshin nė shtėpi, e unė nuk mund tė lėvizja nga vendi. Pastaj Xhibrili shkoi, e unė u ktheva nė familjen time.[2] Kur arrita nė shtėpi, u ula afėr Hatixhes dhe u mbėshteta te ajo, e ajo mė tha: "O Ebu Kasim, ku ishe?" Pasha All-llahun, i kam dėrguar njerėzit tė tė kėrkojnė nėpėr tėrė Mekėn, por nuk tė gjetėn."
Pastaj unė i tregova se ē'kam parė e ajo tha: "Mė gėzo, o kushėri, dhe ma vėrteto. Pasha Krijuesin dėshiroj tė jeshė Pejgamber i kėtij ummeti."[3] Pastaj ajo u ngrit dhe shkoi tek Vereke, dhe e njoftoi me ngjarjen, kurse Vereka iu pėrgjigj: "Kuddusun, kuddusun - O All-llah, O All-llah, pasha Atė nė duart e tė cilit ėshtė shpirti im, Muhammedit i ka ardhur i besueshmi i All-llahut, i cili i ka ardhur edhe Musait. Ai ėshtė Pejgamber i kėtij ummeti (populli). I thuaj atij, oj Hatixhe, le tė jetė i fortė dhe i qėndrueshėm." Hatixhja, r.a., u kthye dhe ia tregoi fjalėt e Verekės.
Kur Resulull-llahu a.s. e kreu qėndrimin nė shpellėn Hira, u kthye nė Mekė. Atėherė e takon Vereka dhe pasi qė e dėgjon rrėfimin e Resulull-llahut a.s., i thotė: "Pasha Atė, nė duart e tė cilit ėshtė jeta ime, ti je Pejgamber i kėtij ummeti. Tė ka ardhur i besueshmi i All-llahut, i cili i ka ardhur edhe Musait."[4]
Ndėrprerja e Shpalljes

Se sa ka zgjatur ndėrprerja e shpalljes shtrohet pyetja e cila kėrkon pėrgjigje. Ibėn Sabi transmeton nga Ibni Abbasi lajmin i cili shkon nė favor tė atyre qė thonė se ndėrprerja ka zgjatur ditė me radhė.[5] Ky mendim do tė ishte mė i fuqishmi dhe mė i sakti pas shqyrtimit tė tė gjitha rrethanave rreth kėsaj ngjarjeje.
Megjithatė, mendimi se ndėrprerja ka zgjatur plot tre vjet ose dy vjet e gjysėm, nuk ėshtė i saktė. Por, kėtu nuk ėshtė vendi qė ta shpje­gojmė kėtė. Ėshtė me rėndėsi tė dimė se Resulull-llahu, a.s., nė kohėn e ndėrprerjes sė Shpalljes ka qenė gjithnjė i deprimuar, i pikėlluar, i hutu­ar dhe i befasuar. Buhariu, nė librin e vet El-Te'abir, na rrėfen si vijon: "Shpallja u ndėrpre dhe kjo e pikėlloi Resulull-llahun a.s., si dėgjuam, me hidhėrim tė madh nga i cili shpėrtheu helmi qė e bėri tė dėshironte tė hidhet nga majat e maleve. Sa herė qė mbėrrinte nė maje tė malit me qėllim qė tė hidhet poshtė, i paraqitej Xhibrili, i cili thosh­te: "O Muhammed, ti me tė vėrtet je i Dėrguari i All-llahut. “Kėto fjalė i jepnin pėrsėri fuqi dhe vullnet pėr jetė, e kur iu zgjat sėrish periudha e ndėrprerjes sė Shpalljes, ai pėrsėri shkonte nė mal, pėrsėri ndodhte e njėjta gjė, dhe me fjalėt e Xhibrilit kthehej mbrapa i inkurajuar."[6]
Xhibrili paraqitet pėr tė dytėn herė

Ibni Haxheri thotė: "Kjo ka ndodhur (ndėrprerja e Shpalljes qė ka zgjatur ditė me radhė) me qėllim qė Resulull-llahu a.s. tė lirohej nga frika dhe pėrsėri tė fitojė vetėbesim. Vetėm atėherė kur ėshtė zhdukur pavendos­mėria, dhe kur janė vėrtetuar shenjat e sė vėrtetės dhe kur Resulull-llahu a.s. ka qenė i vetėdijshėm pėr bindjen e fuqishme se ėshtė bėrė Pejgamber i All-llahut tė Lavdėruar dhe tė Lartėsuar, dhe se Xhibrili ėshtė trans­metues i Shpalljes e jo ndonjė halucinacion, se ky ėshtė ai qė do ta bartė Shpalljen nga qielli, vetėm atėherė nė qetėsimin dhe e ekuilibrimin e plotė shpirtėror, i erdhi pėrsėri Xhibrili, pėrkatė­sisht pėr tė dytėn herė."
Buhariu transmeton prej Xhabir b. Abdullahut, se ky e ka dėgjuar Resulull-llahun a.s. duke shpjeguar ndėrprerjen e Shpalljes dhe thotė: "Gjersa shkoja (pėrtej malit) dėgjova njė zė nga qielli. Ngrita shikimin lartė dhe e pash engjėllin i cili mė pat ardhur nė Hira. Rrinte ulur nė njė karrigė e cila qėndronte pezull as nė qiell e as nė tokė, atėherė pata frikė nga ai dhe ula shikimin nė tokė. U ktheva nė shtėpi dhe ashtu i frikė­suar, thashė: "Mė mbuloni! Mė mbuloni!", e ata mė mbuluan, kurse All-llahu xh.sh. shpalli:
"O ti i mbuluar, ngritu dhe tėrhiqu vėrej­tjen (duke ithirrur)” gjer te fjala fehxhur, mandej shpallja ka ardhur rregu­llisht."[7]
[1] Sahihu-l-Buhari: I/2, 3. Buhariu e ka nxjerr kėtė hadith nga libri "Tefsiri dhe komentimi i ru'jes".

[2] Teksti nga Taberaniu: II/207.

[3] Teksti i Ibni Hishamit: I/237-238.

[4] Transmetuar nė pika tė shkurtėra nga Ibni Hishami: I/238

[5] Fet’hu-l-Bari: I/27, XII/360.

[6] Sahihu-l-Buhari: Kitabu Tab'ir, kaptina e cila fillon me: Shenjat e para tė Shpalljes Resulull-llahut a.s. kanė qenė me anė tė er-ru'ja saliha, II/34.

[7] Sahihu-l-Buhari: Libri El-Tefsir, II/733.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:58   #25
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Llojet e Shpalljes

Para se tė fillojmė tė flasim gjerėsisht mbi jetėn e Resulull-llahut a.s. dhe mbi pejgamberllėkun e tij, konsiderojmė se duhet tė pėrmenden llojet e Shpalljes, sepse Shpallja ėshtė lėndė e Risaletit - pejgamber­llėkut. Ibni Kajjumi, duke i numėruar shkallėt e Shpalljes, thotė:
Shkalla e parė: Er-ru'ja es-sadika ose tė ėndėrruarit e vėrtetė me tė cilėn i fillon Shpallja Resulull-llahut a.s.
Shkalla e dytė: Shpallja tė cilėn Resulull-llahu a.s. e ka pranuar nga Xhibrili pėrmendsh, duke mos e parė atė, siē tregon vetė Resulull-llahu a.s. "fryma e engjėllit i ka dėrguar mendjes sime se asnjė person nuk do tė vdes pėrderisa nuk e harxhon nafakėn e vet. Andaj, kini frikė All-llahun dhe luteni Atė nė mėnyrėn mė tė bukur, dhe mos e kėrkoni atė prej All-llahut me anė tė ndalesave dhe mosbindjes, sepse ajo ēka posedon All-llahu xh.sh. mund tė fitohet vetėm me bindje."
Shkalla e tretė: Resulull-llahut a.s. i vinte engjėlli Xhibril nė figurėn e njeriut bisedonte me tė derisa Resulull-llahu a.s. nuk e zėnte pėrmendsh tė tėrė bisedėn. Shpeshherė edhe as'habėt e kanė parė nė kėtė shkallė tė Shpalljes.
Shkalla e katėrt: Engjėlli ndonjėherė i vinte nė trajtė tė kumbimit tė kambanave. Kjo metodė e Shpalljes ka qenė mė e vėshtira pėr Resulull-llahun a.s. sepse engjėlli e rėndonte Resulull-llahun a.s. me tėrė peshėn e vet, kėshtu qė djersa ia bėnte qull ballin, edhe kur dita ishte e ftohtė, e nėse ishte i hipur nė deve, ajo nga pesha e madhe pėrulej gjer nė tokė. Njė herė i erdhi shpallja gjersa ishte i mbėshtetur nė kėmbėn e Zejdit. Zejdi e kishte aq rėndė sa qė mezi duronte.
Shkalla e pestė: Resulull-llahu a.s. e shihte Xhibrilin nė formėn e vėrtetė, ashtu siē e ka krijuar All-llahu xh.sh. atėherė i shpjegonte Resulull-llahut a.s. ēka i ka urdhėruar All-llahu. Nė kėtė mėnyrė Resulull-llahu a.s. e ka pranuar Shpalljen vetėm dy herė. Kėtė e ka pėrmendur Kur'ani-kerim nė suren En-Nexhm.
Shkalla e gjashtė: Mėnyra e drejtpėrdrejtė e dėrgimit tė Shpalljes nga All-llahu xh.sh. gjersa ka qenė nė qiej nė natėn e ngritjes - Lejletul-Mi'raxh, e nė lidhje me namazin dhe disa gjėra tė tjera.
Shkalla e shtatė: All-llahu xh.sh. drejtpėrdrejtė i fliste Resulull-llahut a.s. pa ndėrmjetėsimin e engjėllit, siē i ka folur edhe Musait a.s., birit tė Imranit. Kjo shkallė e Shpalljes ka qenė mu'xhize e Musait a.s., tė cilėn e ka vėrtetuar Kur'ani, kurse paraqitja e saj tek Resulull-llahu a.s. ka qenė nė hadithin pėr Isra'nė, ose nė lidhje me ndodhinė udhėti­min e njėnetshėm tė Resulull-llahut a.s. nė burak, nga Meka nė Kuddus nė Sham.
Disa mendojnė se ekziston edhe mėnyra e tetė e Shpalljes. Ky ka qenė bisedimi i drejtpėrdrejtė i All-llahu xh.sh. me Resulull-llahun a.s., ballė pėr ballė, pa perde. Kjo mėnyrė e Shpalljes ėshtė lėndė mospajtimi ndėrmjet tradicionalistėve dhe trashėgimtarėve tė tyre, e cila ka pėrfun­duar me dhėnien e njė rezymeje nė shpjegimin e shkallės sė parė dhe tė tetė.[1] E vėrteta ėshtė se mėnyra e tetė e shpalljes ėshtė e pabazė.

[1] Zadu-l-Me’ad: I/18;
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:58   #26
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

URDHRI DREJTUAR PEJGAMBERIT A.S., QĖ TĖ FILLOJĖ THIRRJEN NĖ FENĖ E ALL-LLAHUT XH.SH.

R

esulull-llahu a.s. nė suren El-Muddeththir i ka pranuar disa urdhra. All-llahu i Lartėsuar thotė: "O ti i mbuluar! Ngritu dhe tėrhiqu vėrejtjen (duke i thirrur); Dhe Zotin tėnd madhėroje! Dhe petkat tuaja pastroji! Dhe largohu nga (veprave) tė kėqija! Dhe mos ndaj me qėllim qė tė marrish mė shumė! Dhe pėr hir tė Zotit tėnd, duro!"
Nė shikim tė parė kėto urdhra duken si tė imėta dhe tė parandė­sishme. Por, nė realitet, ato janė largpamėse dhe qėllimore me ndikim dhe veprim tė madh edhe nė njėmendėsi edhe tek njerėzit.
Qėllimi i parė i urdhrit "Ngritu dhe tėrhiqu vėrejtjen" ėshtė qė mos ta lė dikėnd i cili i kundėrshtohet kėnaqėsisė sė All-llahut, e qė tė mos ia tėrheq vėrejtjen pėr pasojat e rėnda qė e presin, qė tė nxitė tek ai alarmim dhe rikthimin e ta zgjojė zemrėn e tij.
Qėllimi i dytė i ajetit "Dhe Zotin tėnd madhėroje" ėshtė qė kryelartėsia dhe madhėria e dikujt mos tė kenė rėndėsi mė tė madhe se All-llahu, sepse ēdo madhėri tjetėr do tė thehet si therat, nga shpina do tė bie barkazi pėrderisa nuk i takon lavdia dhe madhėria vetėm All-llahut xh.sh.
Qėllimi i tretė i ajetit "Dhe petkat tuaja pastroji" ėshtė tė pas­truarit nga ēdo ndytėsi, tė brendshme dhe tė jashtme, dhe tė pastruarit e shpirtit nga ēdo ligėshtirė gjer nė maksimum, nė mėnyrė qė njeriu, nėn mbrojtjen e mėshirės sė All-llahut tė bėhet shembulli mė i mirė nė shoqėrinė e vetė, i cili do ti tėrheqė mendjet e ndritura dhe nga i cili do tė turpėrohen zemrat e prishura. Ai do tė udhėheqė me sistemet e kėsaj bote, e nuk do tė udhėheqin ata me tė.
Qėllimi i katėrt i ajetit "Dhe mos ndaj me qėllim qė tė marrish mė shumė" ėshtė ai qė njeriu, mundin e vet dhe veprat e veta, mos t'i konsiderojė tė mėdha dhe kolosale, por gjithnjė le tė pėrpiqet, le tė punojė dhe le tė sakrifikohet shumė nė punėn e vet, e pastaj tėrė kėtė le ta harrojė duke u zhytur tėrėsisht nė ndjenjat e prezencės sė All-llahut xh.sh., duke e lėnė pas dore dhe duke mos ndier asgjė pėr ēfarėdo nga ajo qė e ka punuar.
Qėllimi i pestė i ajetit "Dhe pėr hir tė Zotit tėnd, duro" ėshtė paralajmėrim pėr gjithė atė qė do tė hasė Resulull-llahu a.s. nė vepri­min e vet, sa dhe ēfarė mundime dhe vuajtje do t'i pėrjetojė ai prej atyre, tė cilėt ēojnė jetė tė shfrenuar, pastaj ēfarė pėrqeshje dhe bishtė­nime do ti pėrjetojė, gjersa edhe luftėra tė hapta dhe dėshirė tė madhe pėr ta mbytur atė dhe shokėt e tij - as'habėt. Diē tė ngjashme do tė pėrjetojnė edhe ithtarėt e Resulull-llahut a.s. Andaj All-llahu xh.sh. kėshillon qė tė jetė i durueshėm ēfarėdo qė t'i ndodh, jo pėr shkak satisfaksionit tė vet, por pėr hir tė Zotit tė vet.
All-llahu Ekber! All-llahu ėshtė i madh!
A ekzistojnė urdhra mė tė thjeshta se kėto, tė shprehura me fjalor tė thjesht, me fjali tė shkurtėra, e nė esencė kėto urdhra janė jashtėza­konisht tė vėshtira dhe tė rėndėsishme pėr t'u realizuar nė vepėr. Jehona e kėtyre urdhrave i ka tejkaluar tė gjithė kufijtė administrativ dhe kanė arritur nė tė gjitha anėt e botės. Kėtyre urdhrave do t'i bashkangjiten tė tjerat tė cilat do ti vijnė Resulull-llahut a.s. Vetė ajetet pėrmbajnė mesazhin e transmetimit dhe interpre­timit tė fesė (ed-da'vetu vet-teblig). Tė tėrhequrit e vėrejtjes nėnkupton se ekzistojnė veprime nė kėtė botė pėr tė cilat njeriu do tė pėrgjigjet para All-llahut xh.sh., prandaj njeriu, si krijesė e cila harron, gjithnjė duhet t'i tėrhiqet vėrejtja dhe tė pėrkujtohet, jo pėr shkak tė kėsaj bote, por pėr shkak ditės sė Gjykimit ku do tė jepet llogari.
Ajetet tjera nė kėtė sure (El-Muddeththir) kėrkojnė nga njerėzit qė tė besojnė nė Njėsinė e All-llahut xh.sh. t'i mbėshteten All-llahut xh.sh. pėr ēdo punė, dhe t'i lėnė pas dore dėshirat dhe teket personale. Kulminanta e tė gjitha kėtyre ėshtė se tė gjithė ne do tė jemi tė kėnaqur, kur All-llahu xh.sh. bėhet i kėnaqur me ne. Kuptimi thelbėsor i kėtyre ajeteve mund tė nxjerret me kėtė radhė:
1. Njėsia e All-llahut.
2. Besimi nė ditėn e Gjykimit.
3. Kultivimi i shpirtit tė mos lakmojė nė gjėrat e ndaluara dhe tė mos bėj mėkate, tė cilat do ta shpiejnė gjer tek ndėshkimi, por tė stoli­set me virtyte tė mira, tė rindėrtohet gjithnjė dhe tė bėj vepra tė mira
4. Ti lihet All-llahut xh.sh. qė pėr tė gjitha gjėrat , vendimi i tij tė jetė pėrfundimtar.
5. Natyrisht, e tėrė kjo duhet tė vijė pas besimit nė mesazhin e Resulull-llahut a.s.; tė besohet nė udhėheqjen e tij bujare dhe nė orientimin e tij tė drejtė.
Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se fillimi i ajetit pėrmbanė thirrjen e lartėsuar dhe urdhrin e All-llahut xh.sh. drejtuar Pejgamberit a.s., tė cilin, mė sė pari ai duhet pranuar. Kjo ėshtė thirrje e cila zgjon nga gjumi, nga strukja dhe nga izolimi nė mėnyrė qė tė niset nė xhihad dhe t'i pėrvishet punės tejet tė rėndė. "O ti i mbuluar! Ngritu dhe tėrhiqu vėrejtjen!" Sikur i Lartėsuari i thotė: "Ai i cili jeton pėr vetėn e vet, ai jeton pa brenga, e ti, ti i cili do ta bartish nė supet tuaja njė barrė tė rėndė, si ėshtė gjumi yt? Si ėshtė pushimi yt, si ėshtė shtrati i yt i ngrohtė, jeta e qetė dhe e kėndshme? Ngritu tani pėr njė detyrė tė madhe, e cila tė pret, Obligim i cili tė ėshtė dedikuar ty. Ngritu tė punosh, dhe pėrgatitu pėr shumė vėshtirėsira, tė cilat do tė jenė pengesa nė kėtė rrugė. Ngritu, koha e gjumit ka kaluar, e edhe ajo e rehatllėkut ka kaluar. Qysh sot fillon vigjillimi, vigjillimi i pandėrprerė dhe lufta e gjatė e e vėshtirė nė rrugėn e Zotit. Ngritu dhe pėrgatitu pėr tė gjitha kėto!"
Kėto janė fjalėt madhėshtore dhe serioze, tė cilat e ngrisin nga shtrati i ngrohtė i shtėpisė, nga pėrqafimi i ngrohtė dhe i kujdesshėm, pėr tu futur nė pafundėsi dhe nė turmė, nė kohė pa kohė dhe nė shtrėngatė, nė mesin e njerėzve tė mirė dhe tė kėqij, kah pėrfitimi dhe kundėrshtimi, dhe nė fund, nė realitetin jetėsor.
U ngrit Resulull-llahu a.s. dhe qėndroi nė kėmbė, i drejtuar, me kokė tė ngritur, mė tepėr se njėzet vjet. Nuk pushoi dhe as qė u ndal ndonjėherė, nuk jetoi pėr vete e as pėr familjen e vet.
U ngrit dhe mbeti i qėndrueshėm nė interpretimin e fjalės sė All-llahut, duke bartė mbi vete tė tėrė peshėn e shfrenimit, nė tė cilin jetonte populli i tij, duke bartė amanetin madhėshtor dėrguar njerėzve nė tokė, tė gjithė njerėzve, mbarė njerėzimit.
Ky amanet ka qenė feja, feja e ballafaqimit, pėrgje­gjėsisė dhe xhihadit - lufta nė tė gjitha fushėveprimet.
Jetoi nė luftė tė pandėrprerė mbi njėzet vjet. Nuk mundi ta pengonte asgjė, kurrnjė ngjarje, gjatė tėrė kėsaj kohe, qė nga momenti kur e dėgjoj thirrjen dhe urdhrin e Sunduesit tė Lartėsuar dhe iu dha detyrė e madhe.
All-llahu xh.sh. e shpėrbleftė nė emrin tonė dhe nė emrin e mbarė njerėzimit, me shpėrblimin mė tė madh![1]
Pjesa tjetėr vijuese nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse pasqyrim nė minia­turė i kėtij xhihadi tė gjatė e tė mundimshėm dhe pėrpjekjes sė madhe qė ka bėrė Resulull-llahu a.s. gjatė periudhės sė Shpalljes.

[1] "Fi Dhilali-l-Kur'an"; Tefsiri i sures El-Muzzemmil dhe El-Muddeththir, xhuzi 28/169-172.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:01   #27
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PERIUDHAT E THIRRJES - DA'VES DHE SHKALLĖZIMI I SAJ

Sh

palljen e Kur'anit, qė i ka zbritur Resulull-llahut a.s. - sa­lavati, paqja dhe selami qoftė mbi tė - mund ta klasifikoj­mė nė dy periudha kohore, me karakteristika tė veēanta:
1. Shpallja nė Mekė, e cila ka zgjatur pėrafėrsisht trembėdhjetė vjet.
2. Shpallja nė Medinė, e cila ka zgjatur plot dhjetė vjet.
Secila periudhė ka shkallėt dhe karakteristikat e veta, specifike pėr atė vend dhe pėr atė kohė, tė lidhura ngusht dhe tė pandara nga jeta e pėrditshme dhe nga ngjarjet historike.
Periudhėn e Shpalljes nė Mekė dhe thirrjen e Resulull-llahut a.s. nė Islam mund ta ndajmė nė tri periudha:
1. Thirrja e fshehtė nė Islam, qė ka zgjatur tre vjet.
2. Thirrja e hapėt qė i ėshtė bėrė banorėve tė Mekės nė fillim tė vitit tė katėrt gjer nė mbarim tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut - Risaletit.
3. Thirrja nė Islam qė u ėshtė bėrė njerėzve jashtė Mekės dhe pėrhapja e fesė. Kjo periudhė zgjatė nga fundi i vitit tė dhjetė e gjer tek hixhreti i Resulull-llahut a.s. nė Medinė.
Pėr Shpalljen medinase do tė flasim kur arrijmė nė kėtė periudhė.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:02   #28
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PERIUDHA E PARĖ E SHPALLJES
- QĖNDRUESHMĖRIA NĖ THIRRJE -


Tre vjet thirrjeje tė fshehtė

Ė

shtė e njohur se Meka ka qenė qendėr fetare arabe. Nė tė ndo­dhej Ka’bja - kryeqendėr e idhujtarisė dhe politeizmit tė tė gjithė arabėve. Pretendimi pėr rimėkėmbjen e fesė ka shkak­tuar frikė dhe vėshtirėsira tė pa parapara, madje edhe nėse do t'ishte i drejtuar larg Mekės. Andaj kjo ishte ēėshtje qė kėrkonte vendosmėri, qėndrueshmėri dhe vullnet tė fortė, tė cilin nuk guxon ta luhasė fatke­qėsia, mynxyra e as katastrofa. Mirėpo, menēuria e madhe e All-llahut xh.sh. pėrbėhej nė atė qė interpretimi i Shpalljes nė fillim tė bėhet fshehtazi, nė mė­nyrė qė tė mos befasohen banorėt e Mekės me atė qė do t'i shqetėsonte ata.
Pararoja e parė

Ėshtė gjė e natyrshme qė Resulull-llahu a.s. mėsimin mbi Islamin sė pari ia paraqiti njerėzve tė vet, familjes sė vet dhe shokėve tė vet.
Ai i thirri qė ta pasojnė bindjen e tij, e pastaj e thirri edhe secilin qė e njihte mirė dhe pėr tė cilin dinte se ėshtė njeri i mirė. I thirri ata tek tė cilėt ishte i sigurt se e duan All-llahun Njė, e duan tė vėrtetėn dhe drej­tėsinė dhe e njohin atė, Muhammedin a.s. me tė gjitha virtytet dhe vetit e tija. Ata iu pėrgjigjėn thirrjes, jo tė gjithė, por u pėrgjigjėn ata tė cilėt kurrė nuk kanė dyshuar nė personalitetin madhėshtor dhe fjalėn e Resu­lull-llahut a.s. Janė njerėzit tė cilėt kanė dėgjuar pėr Islamin nga dije­tarėt e mėparshėm.
Nė rend tė parė ka qenė Hatixhja, r.a., bashkėshortja e tij, nėna e besimtarėve tė drejtė, bija e Huvejlidit, e pastaj shėrbėtori i tij Zejd b. Harith b. Sher Hubejl el-Kelbi[1], mandej Ali b. Ebu Talibi, kushėriri i tij - djalosh i cili ka jetuar tek Resulull-llahu a.s. dhe tė cilin ai e ka edukuar, dhe nė fund shoku i tij besnik Ebu Bekėr Es-Siddiku. Ky grup i vogėl i pėrbėrė prej katėr krijesave mė tė dashura, e pranuan Islamin nė ditėn e parė tė veprimit tė Resulull-llahut a.s. si Pejgamber i All-llahut xh.sh.[2]
Pas pranimit tė Islamit Ebu Bekri fillon aktivitetin e vet nė pėrhapjen e Islamit. Ishte person i pėrshtatshėm, i dashur tek populli dhe shumė i nderuar pėr shkak tė mirėsjelljes sė tij. Njerėzit kėrkonin kėshilla nga ai sepse ishte i ditur dhe me eksperiencė tė madhe. Ky filloi t'i thėrras nė Islam ata tė cilėt i njihte mirė, me tė cilėt shoqėrohej dhe tek tė cilėt kishte besim. Prej tij e pranojnė Islamin: Uthman Ibni Affan Emeviu, Zubejr Ibni El-Avami, Abdu-r-Rahman bin Avfi, Sa'd b. Ebi Vekkas Ez-Zuhejrani dhe Talha b. Ubejdullah Et-Tejmi. Ky grup prej tetė vetėsh ka qenė pararojė e parė qė do t'u prijnė tė tjerėve tė cilėt e kanė pranuar Islamin qė nė agim.
Ndėr myslimanėt e parė ėshtė edhe Bilall bin Rebah - Abisinasi, e pastaj pasojnė: sekretari i kėtij ummeti[3] Ebu Ubejde Amir bin El-Xhe­rrah nga fisi Beni Harith b. Fihėr, Ebu Selem b. Abdu-l-Esed, El-Erkam b. Ebi-l-Erkam El-Mahzumijen, Uthman b. Ma'dhun dhe dy vėllezėrit e tij Kudameti dhe Abdullahu, pastaj, Ubejdeh b. El-Harith b. El-Mutta­lib b. Abdi Menafi, Se'id b. Zejd El-Adevijji dhe gruaja e tij Fatimja, Vajza e Hattab El-Adeviut apo motra e Umer b. Hattabit, Habab b. El-Eret, Abdullah b. Mes'ud El-Hudhejfe dhe disa tė tjerė. Kėta kanė qenė myslimanėt e parė, njerėz nga tė gjitha familjet kurejshite. Ibni Hishami i ka numėruar mbi dyzet vetė.[4] Mirėpo, disa prej tyre faktikisht nuk mund tė llogariten prej tė parėve.

Ibni Is'haku thotė: "Pastaj populli filloi tė pranojė Islamin, edhe mashkujt edhe femrat, kėshtu qė nė Mekė filloj tė flitet pėr Isla­min."[5] Tė gjithė njerėzit e pėrmendur fshehurazi e pranuan Islamin. Resulull-llahu a.s. takohej me ta nė vendet e caktuara dhe ua kumtonte Islamin, larg syve tė botės. Misioni i tij ende ka qenė: misioni i thirrjes sė fshehtė indivi­duale nė Islam.
Pas zbritjes sė ajeteve tė para tė sures El-Muddeththir, Shpallja ka vazhduar rregullisht. Shpalleshin ajete tė shkurta tė sureve tė ndryshme, si dhe tė njė sureje tė vetme. Kuptimi i pėrgjigjej tėrėsisht kohės dhe mesit. Domethėnia ishte madhėshtore, e ngrohtė, e kuptueshme dhe e pranueshme, kurse si detyrė themelore kanė pasur: edukimin dhe pėrga­titjen e vet njeriut tė bėhet besimtar i vėrtetė. Ka pasur edhe ajete tė tilla tė cilat tregonin pavlefshmėritė e virtyteve jonjerėzore nga tė cilat duhet larguar nė kėtė botė. Shumė sish e pėrshkruanin Xhennetin dhe bukuritė e tija, si dhe Xhehennemin me tė gjitha tmerret e tija, nė mėnyrė pitoreske dhe precize sikur t'i kishe para sysh. E tėrė ajo qė ėshtė shpallur, pasqyronte njė atmosferė krejtėsisht tjetėr nga ajo nė tė cilėn jetonte njerėzimi asokohe.
Namazi

Ndėr urdhrat e para, tė cilat janė shpallur nė fillim tė zbritjes sė Shpalljes, ka qenė edhe urdhri pėr faljen e namazit.
Mukat-il b. Sulejmani thotė: "All-llahu xh.sh. nė fillim tė Islamit ka caktuar namazin prej dy rekatesh ditėn dhe dy rekate natėn." Kėtė e vėrteton ajeti:
"Dhe Zotin tėnd madhėroje dhe lavdėroje nė fund dhe nė fillim tė ditės." (11, 55)
Ibni Haxheri thotė: "Dihet me siguri se Resulull-llahu a.s. ėshtė falur para Isra'asė, e edhe shokėt e tij, as'habėt.
Ekziston mosmarrėveshje vetėm rreth asaj se a ka zbritur urdhri pėr namaz para urdhrit pėr pesė namaze ditore. Disa thonė se urdhri ka qenė vetėm pėr namazin para lindjes dhe pas perėndimit tė diellit.
Harith b. Usame na tregon pėrmes Ibni Luhej'ah me anė tė Zejd b. Harithit: se nė fillim tė Shpalljes Resulull-llahut a.s. i ka ardhur Xhi­brili dhe e ka mėsuar tė merr abdest, pastaj kur e ka kryer abdestin ka marrė njė grusht ujė dhe me tė e ka stėrpikur pjesėn e turpshme tė tru­pit." Ibni Maxhxhe transmeton domethėnien e kėtij hadithi. Njė hadith i ngjashėm ėshtė transmetuar prej El-Berae b. Azibit dhe b. Abbasit. Nė hadithin e Ibni Abbasit thuhet: "Ky ka qenė ndėr urdhrat e parė."[6]
Ibni Hishami cekė se Resulull-llahu a.s. nė kohėn e namazit shkonte me shokėt e vet nė njė grykė mali ku faleshin fshehurazi, qė mos t'i shihte populli. Ebu Talibi njė herė i ka parė Resulull-llahun a.s. dhe Aliun r.a., duke u falur, e pėr kėtė i ka qortuar, por kur kuptoi se pėr ēka ėshtė fjala, i urdhėroi tė jenė tė qėndrueshėm dhe tė patundur.[7]
Shpallja nė pikat themelore arrinė tek kurejshitėt

Duke vėshtruar nga aspektet e ndryshme nė ngjarjet nė Mekė, duket se lajmi pėr Ed-da'vetin - thirrjen nė Islam - qė nė fillet e para ishte individual dhe sekret, arrinė edhe tek kurejshitėt, edhe pse nuk i kushto­nin ndonjė rėndėsi tė madhe.
Muhammed El-Gazaliu thotė: "Ky lajm arriti tek kurejshitėt, porse nuk i dhanė rėndėsi. Ėshtė e mundshme qė ata e konsideronin Muham­medin a.s. njėrin nga shprestarėt e pavarur i cili fliste pėr hyjnoren dhe tė drejtat e saja, ngjashėm sikur ka bėrė Umejjeh b. Ebi Sulhi, Kus b. Saidi, Amėr b. Nefili, dhe tė tjerėt. Ndėrkaq, kurejshitėt kėtu ishin mė tė kujdesshėm, andaj pėrgjonin me kujdes, duke iu frikėsuar masivitetit tė ithtarėve tė Muhammedit a.s. dhe gjurmėve mė tė thella dhe filluan ta pėrcjellin rrugėn e tij jetėsore dhe aktivitetin e tij fetar."[8]
Kishin kaluar tre vjet e puna e Resulull-llahut a.s. nė Islam ende bėhej fshehurazi dhe individualisht. Nė kėtė periudhė ishte formuar njė grup besimtarėsh tė mbėshtetur nė vėllazėri dhe nė ndihmėn e ndėr­sjellė, me detyrė qė tė interpretojnė dhe tė pėrhapin fenė Islame dhe tė punojnė nė konsolidimin dhe forcimin e saj.
Pastaj, All-llahu xh.sh. e obligoi Resulull-llahun a.s. me Vahj-Shpallje, qė t'ua proklamonte kurejshitėve fenė, qė t'u kundėrvihej gėnjeshtarėve tė tyre dhe tė vėrsulej nė idhujt e tyre.

[1] Zejdi ka qenė i robėruar. Hatixhja r.a. e shpengon dhe ia dhuron Resulull-llahut a.s. Babai dhe xhaxhai i tij erdhėn pėr ta marrė dhe pėr ta dėrguar nė shtėpinė e vet, por ai zgjodhi tė mbetet tek Resulull-llahu a.s., i cili e adoptoi sipas zakonit tė arabėve. Zejdin e quanin Zejdi i biri i Muhammedit gjersa erdhi Islami, i cili e anuloi kėtė zakon.

[2] Rahmetun li-l-Alemin: I/50.

[3] Kėtė ofiq e pėrmend Buhariu nė Sahihun e vet nė kaptinėn - kryepari Ebu Ubejde b. El-Xherrah: I/530.

[4] Siretu Ibni Hisham: ?245, 262.

[5] Siretu Ibni Hisham: I/262.

[6] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 88.

[7] Ibni Hisham: I/247.

[8] Ibnu-l-Ether - Fikhu-s-Sira, f. 76.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:03   #29
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PERIUDHA E DYTĖ E SHPALLJES - THIRRJA PUBLIKE NĖ ISLAM -

Urdhėresa e parė pėr publikimin e thirrjes

A

ll-llahu xh.sh. nė lidhje me thirrjen publike nė Islam, urdhėroi: "Dhe paralamėroje farefisin tėnd mė tė afėrm." (26, 214). Sureja, nė tė cilėn gjendet ky ajet, quhet Esh-Shu'ara, e aty mė parė pėrmendet rrėfimi mbi Musain a.s. dhe atė prej fillimit tė pejgam­berllėkut tė tij e gjer tek shpėrngulja me Beni Israilėt dhe shpė­timi i tyre nga Faraoni dhe populli i tij. Pastaj flet pėr mbytjen e Fara­onit dhe familjes sė tij nė det. Ky rrėfim kur'anor pėrmbanė tė gjitha pe­riudhat nėpėr tė cilat ka kaluar Musai a.s. gjatė misionit tė vet nė Egjipt - duke thirrė Faraonin dhe popullin e tij tė besojnė All-llahun xh.sh.
Unė konsideroj se ky shpjegim i gjerėsishėm rreth Musait a.s. dhe misionit tė tij ka ardhur mu nė vendin kur All-llahu xh.sh. urdhėron Resulull-llahun a.s. qė ta thėrras popullin e vet nė Islam, ashtu qė ai t'i bėhet udhėheqės, si atij ashtu edhe as'habėve tė tij, dhe tė bėhet shem­bull se ēka do tė pėrjetojė nga populli i vet kur fillojnė ta sulmojnė atė dhe t'i thonė gėnjeshtar. Pėr Islamin duhet tė flitet publikisht, andaj duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr gjithēka ēfarė mund t'u ndodh qė nė ditėt e para.
Kjo sure gjithashtu pėrmbanė edhe tė gjithė shpifėsit e Pejgam­berėve tė mėparshėm tė popullit: Nuhit, Adit, Themudit, Ibrahimit, Lutit, Shu'ajbit - (as'habil-Ejketėt), pėrveē qė kėtu pėrmendet populli i Faraonit dhe ngjarjet lidhur me tė - nė mėnyrė qė t'i paralajmėrojė ata tė cilėt shėrbehen me gėnjeshtra, se do tu arrijė ndėshkimi i All-llahut xh. sh. nėse ngulmojnė nė kėtė. Gjithashtu besimtarėt e vėrtetė duhet ta dinė se pėrfundimi i bukur do t'u takojė atyre, e assesi shpifėsve.
Thirrja e farefisit nė Islam

Pas zbritjes tė ajetit: "Dhe paralajmėroje farefisin tėnd mė tė afėrm!" Resulull-llahu a.s. mė sė pari u bėri thirrje fisit Benu Hashim apo Hashimitėve, dhe erdhėn, e me ta erdhėn edhe disa anėtarė tė fisit Benu Muttalib b. Abdi Menaf. Gjithsej ishin dyzet e pesė njerėz. Ebu Lehebi qe mė i shpejtė se Resulull-llahu a.s. e tha: "Ja, kėta janė xha­xhallarėt dhe djemtė e xhaxhallarėve tu, e ti fol. Hiqu fjalėve boshe dhe dije se nuk ke kurrfarė tė drejte mbi kėtė popull Arab, unė kėtu kam mė tepėr tė drejtė se ti. Mos prek nė farefisninė e babės tėnd! Nėse vazhdon me atė qė ke filluar (me thirrje), ata do ta kenė shumė lehtė tė tė brak­tisin. Nė kėtė do t'u ndihmojnė edhe arabėt tjerė. Nuk njoh askend tjetėr i cili i ka shkaktuar farefisit tė vet mė tepėr dėm se ti."
Resulull-llahu a.s. heshti gjatė gjithė kohės dhe nė kėtė tubim nuk e tha atė qė dėshironte. Andaj i thirri pėr tė dytėn herė, kur erdhėn u tha:
"Falėnderimi i qoftė All-llahut, Atė e lavdėroj dhe tek Ai mbėsh­tetem. Atė e besoi, tek Ai kėrkoj strehim dhe dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, Njė tė Vetmit, i Cili nuk ka shok." Pastaj tha:
"Udhėheqėsi nuk guxon ta gėnjejė popullin e vet, pasha All-llahun, pos tė Cilit nuk ka zot tjetėr, unė jam Pejgamber i All-llahut, i juaji veēanėrisht, e i tė gjithė njerėzve pėrgjithėsisht. Pasha All-llahun, tė gjithė ju do tė vdisni, sikurse qė bini tė fleni, dhe tė gjithė do tė ringja­lleni, sikurse qė zgjoheni nga gjumi. Dhe gjithsesi do tė jepni llogari pėr veprat tuaja, kurse shpėrblimi do tė jetė ose Xhenneti i pėrhershėm ose zjarri i pėrhershėm." Ebu Talibi tha: "Ne kemi nevojė pėr ndihmėn tėnde, jemi gati tė pranojmė kėshillėn tėnde, ne mė sė tepėrmi tė be­sojmė, ja kėtu, sė bashku ėshtė tėrė farefisnia e babės tėnd, edhe unė jam njėri prej tyre, edhe pse nuk do tė jem i pari qė do tė pranoj atė qė dėshiron ti, por shko dhe bėnė ashtu si tė ėshtė urdhėruar! Pasha Zotin, unė do tė mbrojė sikur qė tė kam mbrojtur gjer mė tani. Vetėm se unė ende nuk jam gati tė braktisi besimin e Abdul-Muttalibit."
Ebu Lehebi tha: "Kjo, pasha Zotin, ėshtė turp, pengoni deri sa nuk e kanė penguar tė tjerėt!" Ebu Talibi tha: "Pasha Zotin, do ta mbrojmė sa tė jemi gjallė!"[1]
Nė bregoren Safa

Pas premtimit tė Ebu Talibit se do ta mbronė deri sa tė jetė gjallė, All-llahu xh.sh. ia zbret Shpalljen. Resulull-llahu a.s. njė ditė shkon nė Safa dhe thėrret me zė tė lartė: "Ja invazioni i armikut!" Kurejshitėt u mblodhėn rreth tij. Atėherė i thirri qė t'a besojnė All-llahun Njė, pej­gamberllėkun e tij dhe ditėn e Gjykimit. Buhariu transmeton njė pjesė tė kėsaj ngjarjeje nga Ibni Abbasi, i cili thotė:
"Kur u shpall: "Dhe paralajmėroje farefisin tėnd mė tė afėrm", Resulull-llahu a.s. hipi nė Safa dhe filloi tė thėrriste: "O pasardhėsit e Fihrit! O pasardhėsit e Adit! O kurejshitė!", dhe kėshtu me radhė, derisa ata nuk u tubuan. Disa nuk mundėn t'i pėrgjigjen thirrjes sė tij andaj dėrgoi dikėnd qė t'i lajmėronte se cilėt janė ata. Erdhi Ebu Lehebi, e erdhėn edhe kurejshitėt. Resulull-llahu a.s. tha: "Ēka men­doni, po t'ju thosha se nė luginė gjendet kalorėsia e cila do t'u sulmojė, a do tė mė kishit besuar?" Ata u pėrgjigjėn: “Ne do tė tė besojmė, se ti kurrė nuk na ke gėnjyer." "Atėherė", ai tha: "dijeni se unė jam i dėrguar tek ju qė t'ju tėrheqė vėrejtjen nė vuajtjet e rėnda dhe ndėshkimin qė ju pret." Ebu Lehebi tha: "Tė shkoftė huq pjesa e mbetur e ditės! A pėr kėtė na ke ftuar? All-llahu xh.sh. atėherė shpallė:
"Le tė shkatėrrohet Ebu Lehebi."[2]
Muslimi transmeton pjesėn e dytė tė kėsaj ngjarjeje nga Ebu Hurejre r.a., i cili thotė: "Atėherė kur All-llahu xh.sh. Shpalli: "Dhe paralajmėroje farefisin tėnd mė tė afėrm.", Resulull-llahu a.s. iu drejtua ēdo njėrit qė ishte i pranishėm, e tha: "O kurejshitė, shpėtoni vetėn nga zjarri! Oj Fatime, e bija e Muhammedit, shpėtoje vetėn nga zjarri. Pasha All-llahun, unė nuk mundem tė bėj kurrgjė pėr ju tek All-llahu, pėrveē qė jemi tė lidhjes amnore, dhe qė do tė informojė Atė pėr kėtė lidhje fisnore."[3]
Ky nivel i tė drejtuarit, me zė tė fuqishėm dhe tė depėrtueshėm, ėshtė mėnyra qė tė kumtohet lajmi dhe paralajmėrimi. Resulull-llahu a.s. u ka shpjeguar njerėzve mė tė afėrm se pranimi i Shpalljes dhe pranimi i tij si Pejgamber, ėshtė ēėshtje jetėsore e ndėrlidhjes mes tij dhe atyre. "Asabijja" fisnore, lojaliteti i verbėr tė cilit i pėrmbaheshin arabėt, nuk ėshtė kurrgjė dhe sė shpejti do tė zhduket nė vapėn e kėtij paralajmėrimi qė ka ardhur prej All-llahut xh.sh.
E vėrteta e theksuar sheshazi dhe reagimi i idhujtarėve

Ngjarja paraprake ende nuk ishte qetėsuar nė Mekėn e turbulluar, e All-llahu xh.sh. shpallė:
"Ti haptazi prediko atė qė tė ėshtė urdhėruar dhe shman­giu idhujtarėve." (15, 94).
Andaj Resulull-llahu a.s. u drejtua kundėr bestytnive tė idhujtarėve dhe pavlerėsisė sė tyre, duke thėnė tė vėrtetėn pėr idhujt dhe pavlef­shmėrinė e tyre. Ai u sillte shembuj pėr paaftėsinė e idhujve qė t'i shėr­bejnė vetvetes, e si atėherė tė jenė zota prej tė cilėve populli kėrkon ndihmė dhe shėrbim. Pastaj u sqaronte se ai i cili beson idhujt dhe i merr ata si ndėrmjetėsues mes tij dhe All-llahut, ėshtė nė humbje tė hapėt.
Mekėn e kaploi urrejtja, shqetėsimi dhe frika. Kush flet kėshtu me zė tė lartė kundėr idhujve dhe popullit qė i adhuron kėta? A thua janė nė rrugė tė humbur dhe janė duke jetuar nė lajthitje tė madhe? Kush ėshtė duke prekur kėshtu nė zotat e kurejshitėve dhe nė fenė e tyre? Me mijėra shkrepėtima, rrufe dhe tėrmete tronditėn luginėn e qetė, tė heshtur dhe tė pėrgjumshme tė Mekės. E shakullisėn ajrin e saj dhe i ngritėn peshė shkretėtirat e stuhishme. U ngritėn kurejshitėt kundėr kėtij shpėrthimi qė i kaploi tė gjithė ata, pa pritė e pa kujtuar, duke u frikėsuar se do tė depėrtonte nė zakonet dhe nė trashėgiminė e tyre.

[1] Ibnu-l-Ethir - Fikhu-s-Sira, f. 77-78.

[2] Sahihu-l-Buhari: II/702, 743 dhe tek Muslimi: I/114.

[3] Sahihu-l-Muslim: I/114; Sahihu-l-Buhari: I/385, II/702; dhe Mushkatu-l-Mis'habi: II/640.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:04   #30
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

U ngritėn mekasit, sepse kuptuan domethėnien e fjalės "iman" - besim i cili mohon ēfarė do hyjnije tjetėr pėrveē All-llahut xh.sh. Domethėnė: Tė besuarit nė Shpallje dhe nė Ditėn e gjykimit ėshtė bin­dje e plotė dhe dorėzim i plotė kur njeriu mė nuk ėshtė zotėrues i vetvetes e as i pasurisė sė tij, sepse kjo i takon All-llahut xh.sh. pėr dallim prej atyre tė cilėt nė kėtė nuk besojnė.
Tė pranosh kėtė, do tė thoshte tė heqish dorė nga zotėrillėku, sundimi dhe autoriteti qė gėzonin te arabėt e qė ishte i ndėrlidhur me idhujtarinė nė Mekė.
Tua ndalosh atyre kryerjen e ritualeve tė veta politeiste dhe t'i lėnė ato pas dore pėr ta bėrė tė kėnaqur All-llahun dhe Pejgamberin e Tij, as qė u binte ndėrmend. Tua ndalosh tė bėjnė dhunime, robėrime dhe shumė vepra tjera mėkatare, nė tė cilat ishin zhytur thellė dhe tė cilat i bėnin ditė e natė, kjo ishte e pamundur. Ata nuk pranojshin kurrfarė ndryshimesh, sepse All-llahu xh.sh. thotė: "Por, njeriu dėshiron tė gabojė pėrderisa tė jetė gjallė." (75, 5).
Kurejshitėt i dinin tė tėra kėto, por ēka tė bėnin para kėtij njeriu tė sinqertė dhe besnik, njeriut i cili posedon vlerat mė tė larta njerėzore - sjellje tė mirė? Nuk e kishin tė njohur se kishte ekzistuar dikush i tillė qysh kur e njihnin historinė e popullit tė vet. Ēka tė bėjnė? Si tė veprojnė? Ishin nė mėdyshje tė madhe. Ani, le tė jenė, kanė pasur edhe pėr ēka tė jenė!
Pas pėrsiatjes sė gjatė dhe tė mundimshme nuk gjetėn zgjidhje mė tė mirė se tė shkojnė tek xhaxhai i Muhammedit a.s. Ebu Talibi, dhe tė kėrkojnė nga ai qė ta pengojė nipin e vet nė planet e tija. Pėr tė qenė kėrkesa e tyre mė serioze vendosėn tė veprojnė ashpėr. Andaj i thanė: Thirrja qė njerėzit tė braktisin besimin nė zotat tanė, interpretimi pėr pamundėsinė dhe dobėsinė e tyre ėshtė sharje e shėmtuar dhe nėnēmim i rėndė pėr ta, e krahas kėsaj ėshtė sharje dhe poshtėrim i etėrve dhe gjyshėrve tanė, tė cilėt i kanė adhuruar ata, kanė ndjekur me besnikėri kėtė rrugė dhe kanė garuar nė kėtė drejtim."
Delegacioni i kurejshitėve tek Ebu Talibi

Ibni Is'haku thotė: "Njė grup kurejshitėsh tė dalluar, vajtėn tek Ebu Talibi dhe i thanė: "O Ebu Talib, nipi yt ėshtė duke i sharė zotėt tanė, turpėron besimin tonė, i rrėnon ėndrrat tona, i pėrqesh tė parėt tanė, andaj, ose pengoje nė kėtė, ose largohu nga rruga jonė, ngase edhe ti mendon si na dhe beson si edhe na. Pra, ta ndalim bashkarisht." Ebu Talibi i qetėsoi me fjalė tė mira dhe me pėrgjigje tė njerėzishme, e ata u kthyen nė shtėpitė e tyre. Ndėrsa Resulull-llahu a.s. vazhdoi interpreti­min e fesė sė All-llahut xh.sh. duke bėrė thirrje nė Islam.
Formimi i Kėshillit Konsultativ pėr t'i penguar haxhilerėt tė dėgjojnė thirrjen nė Islam

Nė ditėt vijuese kurejshitėt i mundonte njė plan tjetėr. Tani kishin kaluar disa muaj qė Muhammedi a.s. ishte duke interpretuar fenė e re, e afrohej koha e haxhxhit. Shumė arabė do tė vijnė nė Mekė, andaj ishte e nevojshme t'u shpjegohej sjellja e Muhammedit a.s., kėshtu qė mos ta kuptonin seriozisht proklamimin e tij. Ata u mblodhėn pėr t'u konsul­tuar tek El-Velid b. Mugire. El-Velidi tha:
"Duhet tė jeni tė njė men­dimi dhe tė keni qėndrim unanim qė tė mos bini nė kundėrshtim me njėri-tjetrin e tė demantoni njėri-tjetrin." Ata thanė: "Na trego ti?"
Ai u pėrgjigj: "Jo, thuani ju se ēka mendoni, e unė do tė dėgjoj." Ata thanė:
"Do tė themi se ėshtė magjistar." Ai tha "Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė magjistar! Ne i njohim magjistarėt, kush janė dhe ēka janė. Ai nuk llomotitė si magjistar, e as qė e rimon fjalimin si ata." Ata thanė: "Pra, do tė themi se ėshtė i ēmendur." El-Velidi u pėrgjigj: "Ai nuk ėshtė i ēmendur. Ne i kemi parė tė ēmendurit dhe e dimė se ēfarė janė, kush janė dhe ēka janė. Ai nuk ka mendje tė errėsuar, nuk ėshtė i sėmurė shpirtėrisht, e as me nerva tė ērregulluara." Ata thanė: "Do tė themi se ėshtė poet." El-Velidi u pėrgjigj: "Ai nuk ėshtė as poet. Ne i njohim tė gjithė poetėt dhe poezinė e tyre. E njohim recitimin nė raxhez, e e njohim edhe nė hezexh (raxhez dhe hezexh janė trajta metrike nė poezinė arabe, sh.p.). E dimė se ē'ėshtė poezia melankolike dhe dėfry­ese, prandaj ky nuk ėshtė as poet." Thanė: "Do tė themi se ėshtė shortar." Velidi tha: "Jo, ai nuk ėshtė as shortar. Ne i njohim shortarėt, i kemi parė edhe ata e edhe sehiret e tyre. Ai nuk hipnotizon e as qė lidhė short." Ata thanė: "Po, ēka tė themi, pra?" Velidi u pėrgjigj:
"Pasha Zotin, fjalėt e tija posedojnė bukuri, bazėn e kanė tė stolisur dhe tė frytshme, ndėrsa pėrmbajtjen tė menēur, tė arsyeshme dhe depėrtuese. Ju nuk mund tė thoni asnjė mendim pėr tė e tė jetė nė formėn e duhur. Nga e tėrė ajo qė that, mė sė miri do t'ishte tė thoni se ėshtė magjistar-sehir. Fjalėt tė cilat i flet, janė magji-sehire, ai e ndanė babain nga i biri, vėllanė nga vėllai, burrin nga gruaja, njeriun nga familja dhe nga farefisi, andaj edhe ju vetė ruajuni dhe largohuni prej tij."[1]
Disa tradita transmetojnė se pas tėrė asaj qė ju tha El-Velidi, disa prej tyre e kanė pyetur: "Na thuaj se ē'mendon ti nė tė vėrtetė pėr te?" Ai ėshtė pėrgjigjur: "Mė lini tė mendoj pak!" Mendoj gjatė e gjatė, e pastaj iu tha atė qė u kishte propozuar atyre mė nė fund.[2]

Pėrkitazi me El-Velidin, All-llahu xh.sh. shpalli gjashtėmbėdhjetė ajete nė suren El-Muddeththir dhe atė prej 11-26:
"Lemėni Mua dhe atė qė e kam krijuar Unė Vetė, dhe i kam dhėnė pasuri kolosale, dhe djemtė qė i ka tė pranishėm, dhe nder e prestigj i kam dhuruar dhe pėrpos kėsaj - dėshi­ron, qė Unė t'ia zmadhojė (tė mirat). Jo, kurrsesi! Me tė vėrtetė, ai ėshtė mohues kryeneē i ajeteve Tona; e Unė do ta ngarkojė atė me dėnime tė rėnda, sepse, ka paramenduar dhe ka kur­disur (kundėr Kur'anit), - dhe qoftė mallkuar, si e ka kurdisur! dhe sėrish - edhe njė herė, qoftė mallkuar, si e ka kurdisur! - Pastaj ka shikuar e, u vrenjt dhe iu mrrol (fytyra) dhe u kthye (nga mendimi i drejtė) dhe u kapėrdis, dhe tha: "Ky (Kur'ani) nuk ėshtė gjė tjetėr, pėrpos magji trashėguese, kėto janė vetėm fjalė njeriu!" Do ta hudhi (dėnojė) nė Sekar (Skėterrė).
Pasi qė Kėshilli Konsultativ u pajtua me vendimin pėrfundimtar, iu pėrvishėn punės qė ta realizojnė kėtė nė vepėr. I vendosėn njerėzit nė udhėkryqet kah silleshin haxhilerėt. Askush nuk ka kaluar pranė tyre e tė mos jetė i paralajmėruar pėr Muhammedin a.s., dhe tė mos flasin gėnjeshtra pėr tė.[3]
Nė kėtė plan, mė sė tepėrmi ka kontribuar Ebu Lehebi. Resulull-llahu a.s. i vizitonte njerėzit nė shtėpitė e tyre dhe nė tregje: nė Ukadh, Mexhneh dhe Dhu-l-Mexhaz e i thėrriste nė fenė e All-llahut xh.sh. kurse Ebu Lehebi shkonte pas tij dhe klithte: "Mos iu pėrgjigjni ftesės sė tij, ai ėshtė renegat dhe gėnjeshtar i madh."[4]
Ky veprim i kurejshitėve ka bėrė qė arabėt, nė kėtė haxhxh ta njohin Resulull-llahun a.s. dhe qė lajmi pėr tė, tė zgjerohet nė tėrė Arabinė.

[1] Ibni Hisham: I/271.

[2] Fi Dhilali-l-Kur'an, 29/188.

[3] Ibni Hisham: I/271.

[4] Tirmidhiu tregon pėr kėtė ngjarje nga Jezid b. Rummani dhe Tarik b. Abdu­llah El-Muharibi, e transmeton Imam Ahmedi nė Mesned: III/492 dhe IV/341.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.