Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-08-13, 13:37   #31
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Imam Aliu a.s.

Thėnie tė zgjedhura tė Imam Aliut



Vetėm kur tė jemi pėrpara Zotit, do duket kamja e skamja e vėrtetė.

Pse duhet tė mbahet mė tė madh njeriu? Ka nisur si farė e do mbarojė si kufomė. Veten s′e mba dot vetė, as takimin me vdekjen s′e shmang dot.

Vall′ s′paska njeri aq tė lirė, sa tė mundė t′ua lėrė kafshatėn e tij tė kėsaj bote atyre qė dinė veē tė mbllaēiten? Veē Parajsa vlen tė jetė ēmimi juaj, pra mos e shisni veten, pėrveēse nė shkėmbim tė saj.

Dy tahmaqarė s′ndiejnė kurrė tė ngopur: Kėrkuesi i dijes dhe kėrkuesi i kėsaj bote.

Besimi ėshtė zgjedhje e sė vėrtetės, ndonėse mund tė dėmtojė, dhe flakje tej e tė pavėrtetės, ndonėse mund tė ndihmojė; besimi kėrkon qė fjala tė mos thotė mė shumė se vepra; besimi nėnkupton frikėn ndaj Zotit sa herė qė flitet pėr tė tjerėt.

Vendimet i dominon fati, ndryshe s′do mund tė dėshtonin nga vetė pėrpjekjet.

Vetėpėrmbajtja dhe durimi janė pjella binjake tė kurajės sė lartė.

Pėrgojimi ėshtė arma e tė pafuqishmit.

Shumė njerėz futen nė udhė tė keqe nga qė pėr ta ėshtė folur vetėm mirė.

Kjo botė s′ėshtė bėrė pėr vetveten, po pėr tjetėr gjė nga vetja.

Syri ėshtė gjalm pėr torbėn pas shpine.

Dy lloj njerėzish do tė rrėnohen pėr shkakun tim: admiruesi qė e tepron me admirimin e tij, dhe fajėsuesi qė mė ngarkon me faje tė paqena.

Heshtja pėr ēėshtje qė duan urtėsi nuk sjell asnjė tė mirė, ashtu si nuk sjell asnjė tė mirė fjala e thėnė pa patur dituri.

Mėkati mė i keq ėshtė ai qė shihet si i parėndėsishėm nga bėrėsi i tij.

Zoti s′ia detyron mėsimin tė paditurit, pa ia dhėnė tė diturit detyrėn e mėsimit tė tij.

Shoku mė i keq ėshtė ai, ndaj tė cilit ndihesh i detyruar tė ruash disa formalitete.

Besimtari qė i bie mė qafė vėllait tė tij nė besim, e braktis, nė fakt.

Vdekja nuk ėshtė kurrė tepėr larg.

Grindjet sjellin shkatėrrim.

I bekuar ėshtė ai qė ia kushton krejt veprimet, dijen, dashurinė, urrejtjen, marrjen, dhėnien, fjalėn, heshtjen, veprat dhe fjalėt vetėm Allahut.

Sikur njeriu ta dallonte vdekjen dhe shpejtėsinė me tė cilėn i afrohet, mesiguri do ta urrente dynjanė dhe shpresat e saja.

Sikur lutėsi ta dinte shkallėn e mėshirės hyjnore qė e rrethon, nuk do ta ngrinte kokėn kurrė nga sexhdja.

Kush flė shumė natėn do tė humbasė diēka qė s′mund ta fitojė ditėn.

Dyert e mėshirės janė tė hapura nė pesė raste: gjatė shiut, xhihadit, recitimit tė Kur′anit, muzgut dhe agimit.

Qasjuni du‘asė nė pesė raste: gjatė kėndimit tė Kur′anit, ezanit, shiut, xhihadit dhe lutjes sė tė shtypurit, sepse vėrtet, nuk ka perde mes saj dhe Zotit!

Mund tė ndodhė qė tė kėrkoni diēka e Ai tė mos jua japė, pėr t′ju dhuruar diēka mė tė mirė (mė vonė).

Ndonėse koprracia, frika e lakmia janė cilėsi tė ndryshme, ato kanė tė pėrbashkėt idenė e gabuar pėr Allahun.

Mungesa e faljes ėshtė e meta mė e keqe dhe ngutja nė hakmarrje ėshtė mėkati mė i madh.

Sa mjeranėve po u numėrohen ditėt e ata prapė jepen marrėzisht mbas pasurisė.

Kush mbahet me tė madh ėshtė njė hiē tek zoti.

Dy gjėra i shpiejnė njerėzit nė shkatėrrim: frika nga varfėria dhe kėrkimi i epėrsisė pėrmes krekosjes.

Kush kėshillohet me tė urtit tregon pjekurinė e vet.

Lotėt nuk thahen veēse kur ngurtėsohen zemrat dhe zemrat nuk ngurtėsohen veēse nga mėkatet e shumta.

Thuaje tė drejtėn nė ēdo rast; miqėso tė drejtėt dhe shmang gjynahqarėt, largoju hipokritėve dhe mos u shoqėro me tradhtarėt!

Shkaku i ndėrprerjes sė mirėqenies ėshtė shpėrfillja e nevojtarėve.

Kėnaqėsia e Allahut ėshtė te kėnaqėsia e prindėrve dhe zemėrimi i Tij ėshtė te zemėrimi i tyre.

Forma mė e keqe e tradhtisė ėshtė zbulimi i tė dhėnave tė mirėbesuara.

Ai qė e shet ahiretin pėr dynjanė i humbet tė dyja.

Pranoja kėrkesėn pėr falje vėllait tėnd musliman, e nėse nuk ka ndonjė, gjeja!

Qortimi nė publik ėshtė poshtėrim.

Dėgjuesi i pėrgojimit ėshtė njėlloj me pėrgojuesin.

zoti e mėshiroftė personin qė ofron njė mirėsi dhe largon njė padrejtėsi; ose rrėzon njė zullum dhe vendos drejtėsi.

Kush resht sė ndaluari nga e keqja me fjalė dhe vepra ėshtė njė kufomė nė mesin e tė gjallėve.

Fėmija qė duhet bėrė zap ėshtė si gishti i tepėrt: nėse e lė, nuk tė pėlqen dhe nėse e kėput, tė dhemb.

Qėllimi juaj duhet tė jetė tė tregoni mė shumė mirėsi ndaj fėmijės suaj sesa ai ndaj jush.

Kur qortoni njė fėmijė, lėrini vend tė largohet nga faji, qė si rrugėdalje e vetme tė mos i mbetet kryeneēėsia!

Rrahja e ferishtes ėshtė si plehėrosja e njomishtes.

Mos i harxhoni ditėt duke pėrmendur veprat tuaja dhe duke pėrgojuar, sepse vėrtet ka engjėj regjistrues me ju.

Mos u veshni me tė zeza, sepse ajo ėshtė moda e Faraonit.

Ruajuni debatit, sepse shkakton dyshim.

Ruajuni neglizhimit, sepse shkakton pishmanllėk kur pishmanllėku s′ka dobi.

Bėni ndere sa tė mundeni, sepse ju shpėtojnė nga vdekja e dhunshme.

Gjatė haxhxhit, soditeni Bejtullahin shpesh, sepse Zoti i kushton njėqind e njėzet shpėrblime Shtėpisė sė Shenjtė, gjashtėdhjetė prej tė cilave janė pėr tavafbėrėsit, dyzet pėr namazfalėsit dhe njėzet pėr soditėsit e Qabes.

Jepni sadaka natėn, sepse sadakaja e natės shuan zemėrimin e Allahut.

Ruajuni pėrtacisė, sepse pėrtaci nuk do t′i pėrmbushė tė drejtat e Allahut.

Kėshillimi mbron nga shkatėrrimi.

Nderet janė tė pavlera, veē nėse i bėhen fisnikut dhe fetarit.

Ēdo gjė ka frytin e vet dhe fruti i bėrjes nder ėshtė shpejtimi i tij.

I sigurti pėr shpėrblimin jep bujarisht.

Tė referuarit neve (Ehl-i Bejtit) ėshtė ilaēi i ngurrimit, sėmundjeve dhe cytjeve dyshuese.

Duhet tė reshtni sė diskutuari mbi thėniet tona qė s′i kuptoni.

Moderimi ėshtė rruga jonė dhe udhėrrėfimi ėshtė ēėshtja jonė.

Organi mė mosmirėnjohės i trupit ėshtė syri; ndaj, mos iu pėrgjigjni qė tė mos shmangeni nga dhikri i Allahut.

zoti e ka pėr detyrė ta shėrojė atė qė e fsheh lėngimin e tij pėr tri ditė dhe i ankohet pėr atė vetėm Allahut.

Kėnga ėshtė vajtimi i Shejtanit pėr humbjen e Xhennetit.

Neve (Ehl-i Bejti) jemi rojtarėt e fesė sė Allahut dhe fanarėt e diturisė; saherė qė dikush nga ne kalon, njė tjetėr shfaqet.

Dehja ėshtė katėr llojesh: dehja e rinisė, dehja e pasurisė, dehja e gjumit dhe dehja e pushtetit.

Mosbesimi qėndron mbi katėr shtylla: shthurjen, teprimin, dyshimin e rebelimin.

Hipokrizia mbėshtetet nė katėr gjėra: tekat, pakujdesinė, mllefin dhe lakminė.

Modestia ėshtė rroba mė e mirė e besimtarit, ndershmėria ėshtė bukuria e tij mė e mirė, dija ėshtė nderi i tij dhe shpėrfillja e pėrgojimeve ėshtė dinjiteti i tij.

Mos ua trego varfėrinė tėnde tė tjerėve; duroje atė pėr hir tė Allahut – me dinjitet dhe nė fshehtėsi!

O Kumejl, mund t′ia tregosh mikut tėnd tė ngushtė sekretin. Kush ėshtė miku yt i ngushtė? Ai qė s′tė zhgėnjen nė fatkeqėsi, s′tė braktis nė halle dhe mėkate, nuk pret derisa t′i kėrkosh ndihmė dhe s′tė lė t′ia tregosh telashin. Atė mund ta drejtosh nėse mbėshtetet.

Statusi i durimit ndaj imanit ėshtė si ai i kokės ndaj trupit; kėshtu, mosdurimtarėt janė jobesimtarė.

U druhem, nė lidhje me ju, dy gjėrave: shpresave tė tejzgjatura dhe ndjekjes sė dėshirave.

Mos e tradhėto shokun nga dyshimi dhe mos e braktis atė para se ta qortosh.

Shtyllat e ateizmit janė katėr: dėshira – pėr kėnaqėsitė e dynjasė, frika – nga humbja e kėnaqėsive tė dynjasė, pakėnaqėsia – me rizkun e Allahut, dhe zemėrimi.

Pendimi i vėrtetė ėshtė keqardhja me zemėr, kėrkimi i faljes me gjuhė dhe vendosmėria pėr tė mos e pėrsėritur mė kurrė.

Ruajeni dinjitetin nėpėrmjet vetmisė.

Zemrat e injorantėve turbullohen nga lakmia, zaptohen nga shpresat dhe ndryhen nga dredhitė.

Heshtja ėshtė urti, pėrmbajtja nga tė folurit ėshtė siguri dhe fshehja (e halleve) ėshtė pjesė e lumturisė. Profeti i njeriut ėshtė interpretuesi i intelektit tė tij.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2022, Jelsoft Enterprises Ltd.