Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-01-14, 01:32   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim " "Historia e burrave dhe Trimave se Treves Rugoves"

Te dhena mbi fakte.
"Shum mire dihet,Se Trimat dhe burrat Rugovases gjithemon kan qen prezent neper luftrat e gjitha koherave"...
Prandaj jam ketu per t'ndare me ju veprimtarin e shkathtesis se tyre ne gjitha "Aspektet kulturore dhe historike"...Jufalemnderit!

Si fillim e para foto tregon Asamblin Autokton Rugova te 100 viteve.

Me pas vjen Luftetari Tahir( Col )Demaj
me te birin Haxhi ( Tahir ) Demaj

Tahir ( Col ) Demaj
I Lindur me 1885-1961

Tahir Coli u lind ne fshatin Boge te Rugoves, ne vitin 1885 ne nje familje atdhetare, familje kjo e cila qe ne femijeri e kishte frymezuar djalin e saj Tahirin me ndjenja patriotike e liridashese. Keto ndjenjha Tahir Coli i rujati dhe i percolli te djali i tij Haxhiu i cili pasi u rrit iu be krah babait ne beteja kunder pushtuesve. Trashegimin patriotike te kesaj familje e deshmon fakti se edhe babi i Tahirit, Coli ishte vazhdimisht ne sy te armikut dhe asnjehere nuk e ndali rezistencen ndaj pushtuesve deri sa u vra nga armiqet.Familja e Tahir Colit, ishte nje familje qe per arsye dimensionale konsiderohej armike ndaj Serbise dhe Malit te Zi. Tahir Coli se bashku me Sak Fazline, Sali Ramen dhe shume shoke te tjere merr pjese ne betejen e ashper ne mbrojtje te Beranit. Tahir Coli po ashtu ka marre pjese disa here ne betejat qe zhvilloheshin asaj kohe edhe ne fshatin e lindjes ne Boge. Aty sa bashku me te birin ua kishin futur tmerrin armiqve malazias. Trimerite e Tahirit ishin deshmuar ne shume beteja kunder armikut, duke filluar nga viti 1911, e deri ne fund te Luftes se Dyte Boterore Kudo qe jipej kushtrimi, ai ishte i pari. dhe kishin te drejte qe gjithe e quanin ora e atyre aneve.
Gjithashtu Tahiri mori pjese edhe ne betejat qe u zhvilluan ne Smilocice ne piken strategjike qe i ndante dy shtete: ate shqipetar dhe ate malazez. Forcat armike kishin sulmuar nga Maja e Smilovices nje here me 1942 dhe nje here me 1943 qe te dy here keto sulme ishin zmbrapsur me suksese nga Tahir Coli me shoke. me 30 maj 1944 u zhvillua nje beteje shume e ashper gjate kesaqj beteje Tahiri, Saku dhe Haxhia luftonin kunder armikut, fatkeqsisht ne ballafaqimin direkt bie heroikisht Bajraktari i Rugoves Sak Fazlia. Tahiri e ka mbrojt tupin e Sakut duke e shmangur nje vdekje te dyte. me gjeturin e tije ai nuk e la trupin e tije te binte ne duart e armikut. Tahir Colin nuk mundi ta mposht as Serbia as Mali i Zi dhe keshtu ai pati nje vdekje natyrale ne vitin 1961. vdes ne ate vend ku edhe pat lindur, ne Bogen e bukur krenare. Edhe pse vdiq, emri i Tahirit, vepra e tij akoma jetojn. Vepra e tij u shendrrua ne udherrefyese mjaft te qmuar per brezat e ardhshem. Personaliteti i tij u shendrrua ne figure emblematike te qendreses dhe trimeris rugovase.

Haxhi Tahir Demaj
1918-2000

Haxhi Tahiri lindi ne fshatin Bushat te Shkodres me date 03 maj 1918, pas moshes tre vjeqare Haxhiu kthehet ne vendin e te pareve, pra ne Rugoven Legjendare. Pas mbarimit te luftes me 1945 Haxhi Tahiri kishte punuar ne Komunen e Kuqishtes. Ne ate kohe Mali i Zi serish kishte derguar ushtrine ne Rugove, ku me kete rast ishte arrestuar edhe Haxhiu me qellim qe te likuidohej edhe fizikisht. Haxhiu ishte arrestuar edhe disa here nga okupatori. Ai ishte arrestuar me 1949 ku mbajti 18 mauj burg ne burgjet Kroate, me 1956 ishte arrestuar prape dhe mbajti 6 muaj burg dhe me 1958 u arrestua serish ku edhe mbajti 18 muaj burg. Edhe pas ripushtimit te Kosoves nga ushtria serbo-sllave me 1945 trimi dhe patrioti Haxhi Tahiri nuk e ndaloi aktivitetin e tij ne mbrojtje te atdheut.

Populli yne u thur lavdi dhe kenge atyre qe sakrifikojn dhe luftojne per qlirimin e trojeve shqiptare, qe te mbesin ne kujtese dhe te mos harrohen kurre. Kenge te tilla ishin kenduar edhe per Tahirin. ne vijim paraqe nje varg nga kjo kenge:

Po lufton Thiri me te birin,
sikur Muja me Hlilin.

Po ashtu ka pasur edhe poezi qe u kushtoheshin luftes heroike te Tahir Colit. ne vijim do te paraqes nje varg nga nje poezi:

Krisi pushka mitrolozi
Tmadhe briti Tahir Coli
Bini djema e mos e lshoni.

..vijon


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-01-14, 01:46   #2
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: " "Historia e burrave dhe Trimave se Treves Rugoves"

Kenge popullore.
TAHIR COLI

Ose jo? Thue krejt keni harru,
Te tanat mesimet qe me patet thane,
Per atedheun kur asht shkrue,
Me dhan jeten asht e thane

As me pare e flori
As me plane e dhelpni,
As me arme e me ushtri,
Pa u tha gjeth e pa u tha bare,
Pa u djege shkembi me u ba zhare
Si lejon Thiri me na sundue asnje Gospodar.

Shume here o trim Tahir,
Vendit zot i dole,
Me mish e me shpirt,
Jeten ia kushtove.

Kjani bjeshte e kjani male,
Kjaj Rugove e kjaj Kelmend,
Njaj qe Zot ju pat dale,
Se la shoqin ma ne kete vend

Sot po te kujtojn,
Rugova mbare sepse
djemt si ti
Zoti rralle na i fale.



Tash vjen-Sali Rama(pas Tahir Colit)

Sali Rama lindi nė BogėRugovės me 1892. Komandant (major), strateg ushtarak dhe udhėheqės i shquar i Rugovės qė luftoi pėr mbrojtjen e kufirit shqiptar kundėr forcave malazeze tė Knjaz Nikollės dhe Mark Milanit.
Periudha e kohės se Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

Ekzistenca rugovase qe e madhe vazhdimisht. Ēdo periudhė historike nxirrte njerėz tė denjė qė me pėrkushtim qėndonin nė kry tė masave dhe i udhėhiqnin ato nė luftėra pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore dhe tė dinjitetit kombėtar. Koha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nxori njerėzit e vet nė Rugovė. Rexhė Avdia, Celė Shabani, Sali Jaha, Hysen e Kadri Bajri, Balė Alija e tė tjerė, u bėnė legjendė e rezistencės. Nė luftėn e madhe tė Nokshiqit ky brez rugovasish luftuan krah pėrkrah me Jakup Ferin, Ali Ibrėn, Mic Sokolin etj ku korrėn fitore nė fushėn e betejės.
Periudha 1900-1946

Biografia


Sali Rama



Gurra e Sali Rames nė Rugove


Sali Rama i Bogėve ėshtė njėri prej kryekrenėve rugovas, si u thonė nė kėtė anė luftėtarėve tė radhėve tė para, i cili tėrė jetėn, derisa ra nė burg, luftoi pėr mbrojtjen e atdheut.
Rugova nxori shumė kryekrenė, kaēakė. Prijėsi kryesor i kryekrenėve tė Rugovės ishte Sali Rama. Ai u bė legjendė pėr rugovasit, kurse tmerr pėr armiqtė. Kėtij kaēaku tė parė tė Rugovės i doli zėri anembanė dhe kudo, ndėr shqiptarė, gėzonte respekt. Ishte njė mesoburrė mustaqezi, i patrembur edhe pse i qetė, i urtė, bujar dhe me virtyte tė shumta.
Rezultatet e tė gjitha betejave, e tė luftėrave qė u zhvilluan nė kėto anė, qė nga lufta e Beranės, lufta e Pazarit, lufta e Moknės tė cilat janė luftėrat mė tė mėdha, rezultojnė falė strategjisė luftarake tė Sali Rames. Sali Rama mori pjesė nė tė gjitha ngjarjet e rėndėsishme dhe u dallua si personalitet i rėndėsishėm.
Mė 1911 merr pjesė nė luftėn e Beranės, ku rugovasit kishin shkuar tė ndihmojnė popullatėn e asaj ane.
Mė 1912 merr pjesė nė betejėn e pare tė Moknės.
Mė 1919 ndalon ēarmatimin e popullatės rugovase nga pushtuesi serb qė e bėnte nė gjithė Kosovėn, nėn tė drejtėn e mbretėrisė sė porsaformuar SKS. Kėtė vit e udhėheq rezistencėn nga gryka tė Tuneli i pare, pėr tė mos i lejuar militaristėt serb qė tė dalin nė Rugovė. Po kėtė vit kalon nė Shqipėri nėpėr Junik.
1920 kthehet nė Rugovė, bėn mobilizimin e masave dhe organizon njė tubim popullor, ku marrin pjesė pėrfaqėsuesit e Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Plavės.
Mė 1921 Lėvizja pėr ēlirimin e Kosovės ėshtė nė vlug, ku Sali Rama dhe Ker Sadrija raportojnė sė kanė mė shumė se 100 luftėtarė tė rregullt nė dispozicion pėr kėtė ēėshtje.
Mė 1923 Sali Rama gjendet nė Krumė, ku kishte shkruar pėr tė pare mundėsinė e marrėveshjes me qeverinė shqiptare pėr rezistencė tė pėrbashkėt.
Pėr tė i'u shmangur likuidimit tė tėrė tė familjes se tije nga forcat serbo-malazeze, vetėdorezohet. Me 1947 Sali Rama dhe Zhukė Haxhija dėnohen me vdekje - pushkatim sikur armiq tė ish Jugosllavisė, tė cilėve pastaj ky dėnim iu kthye nė 20 vjet burg tė rėnde (8 vite nė Nish dhe 8 vite nė Goliotok). Prokuror kishte Ali Shukriun.
Nė vitin 1946 dėnohet i biri Azemi me 3 vite burg nė Smederevė tė Serbisė.
Nė nėntor tė vitit 1956 maltretohen rėnde dhe burgosen tė bijtė Azemi dhe Beka si dhe vellau Avdiu i cili pas lirimit nga burg vdes.
Me 26.01.1993 Republika e Shqipėrisė, Presidenti i Republikės i jep zotit Sali Rama urdhrin pėr veprimtarie patriotike tė klasit tė I (parė).
„Udhėheqės, propagandues, e luftėtar pėr mbrojtjen e trojeve nga pushtuesit e ripushtuesit, duke qene shembull pėr pasuesit nė luftėn pėr pavarėsi e ēlirim.“
...vijon
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-01-14, 02:44   #3
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: " "Historia e burrave dhe Trimave se Treves Rugoves"

Komiteti "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės"

Ishte Veprimtar i shquar dhe i ngushtė i Komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" apo siē mund ta quajmė ndryshe Qeveria e Kosovės 1918 - 1924.
Lidhja e Dytė e Prizrenit

Sali Rama ishte pėrfaqėsuesi i Rugovės nė Lidhja e Dytė tė Prizrenit nė shtator tė vitit 1943.
Duhet tė theksohet se nė mbėshtetje tė kėrkesave tė Aqif Blutės do tė ngrihej fuqimisht pėrfaqėsuesi i Rugovės, patrioti Sali Rama, i cili do tė theksonte:
„Edhe un, si malėsuer, due me fol nė kėt Kuvend, me folė pėr tė mirėn e Vendit, me fol, poh, pėr t’i u lutun Qeverisė s’onė nė Tiranė qi tė mundohet me na i shpėtue qato tokė krejt shqyptare qi janė andej ē’prej Mitrovicet, nė Pazar e nė Senicė. Ato janė toka t’ona pse atje populli asht shqyptar, me zemėr e me adete, si na kėsaj ane. Un i njof njato vend, pse kam konė me luftue, bashkė me shok‘t e mij, kundra shkjevet, qi dojshin me hie atje me vra e me therė gjinden, veē se janė e duen me metė shqyptarė sikur na kėndejna.“



Komiteti Mbrojtja Kometare e Kosoves, 1.Sali rama, 2.Bajram Curri, Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bedri Pejani, etj


1.Sak Faslia, 2.Kolė Bibė Mirakaj, 3.Bajram Gashi, 4.Shaban Basha, 5.Sali Rama


Konfiskim pasurie

Me 20.02.1946 Sali Rames dhe vellaut tė tije Avdiut, i konfiskohet e tėrė pasuria si armik i Jugosllavisė/Serbisė. Nė Bogė konfiskohen 8 hektar e 29 ari. Nė fshatin Treboviq tė Pejės konfiskohen 4 hektar e 98 ari. Po ashtu konfiskohen 200 copė dele, 32 lopė, 32 dhi dhe 2 kuaj.
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-01-14, 03:26   #4
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: " "Historia e burrave dhe Trimave se Treves Rugoves"

Ne vjeshten e vitit 1919 pas rivendosjes se pushtetit Serb ne Kosove filloje rezistenca e pashembullt dhe e forte e Rugovasve. Nje nder trimat Rugovas ishte edhe Keri i Sadri Bardhit. Keri i Sadri Bardhit doli nga dera Nikededajve te Lajēit nga fshati Stankaj. Ai shquhet per trimerine e treguar gjate betejave kunder rezistences Serbe gjate viteve 1920- 1924.



Ker Sadria si vroē i zi
Kqyr sa shpejt mo dalė n Malsi
Se n Malsi kur koka dalė
krejt Rugovės po i ēon fjalė
Thuj serbisė si ma sheh sherrin
ta ēkyj postėn ta kputi telin
dal nė xhade ta vras asqerin
Pesqin djem si i ka Rugova
S“i ka vendi as krejt Kosova!
Sak Faslia ish varrua
Demė Haxhia si po Thua
Edhe vete Sako jamė varrua
Dej n`spital s`po muj me shkua,
S`en spital n`i paskan qua
Dema ish vdek Saku ish pshtua
Ish dekė Dema haj medet
Tuj luftue pėr Atdhe t`vet


Bajraktari Sak Faslia nga Fshati Koshutan-Rugovas!



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 07-01-14 nė 03:30
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2022, Jelsoft Enterprises Ltd.