Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-10-09, 06:09   #1
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Ngjyra jete : Nė v.1981 mė futėn nė burg qė nė natėn e parė tė martesės

Kisha caktuar datėn e dasmės nė dhjetor tė vitti 1981...pas 9 ditė nė paraburgim, Nexhmedini do tė dėnohet me 2 muaj burg ku do tė humb vitin shkollor si maturant. “Pas dėnimit na dėrgonin nė punė ndėrkaq shokėt shpesh vinin pėr tė mė ‘vizituar nė punė’ dhe mė thonin me “Ago Ymeri na u martue sall njė natė ka nejt ne grue”.

















Shpeshherė fati i njerėzve nė jetė ka ngjashmėri pėr tė mos thėnė se edhe pėrsėritet. Nexhmedin Jusufi (1961) nga Kumanova duke kujtuar natėn e parė tė martesės tė tij, tė para 24 viteve ( 24-25 dhjetor 1981), thotė se martesa e tij i ka ngjarė si ajo e Ago Ymerit. Nexhmedinin qė natėn e parė tė martesės e kishin arrestuar nė orėt e hershme tė mėngjesit dy inspektorė tė sigurmit. Kisha caktuar datėn e dasmės nė dhjetor tė vitti 1981, derisa isha maturant. Drejtoria e shkollės sė gjimnazit dhe organet shtetėrore mė kishin hetuar se isha nė mesin e organziatorėve tė bojkotit tė procesit mėsimor pėr shkak tė fillimit tė shkrimit tė dygjuhėsisė nė ditarėt e shkollės. Gjithēka kishte kaluar mirė, deri nė orėt e mėngjesit kur erdhėn dy inspektorė tė sigurimit maqedonas dhe mė morėn dukė mė dėrguar nė stacionin policor”, evokon kujtime Nexhmedini nga nata e parė e martesės sė tij.
Ai thotė se kishte shkuar nė burg ashtu si kishte i veshur me rrobe tė dhėndrisė, ndėrkohė qė nė anėn tjetėr pėr burgosjen e tij nuk dinte askush e aq mė shumė miqtė nga ana e gruas.

“Pas dy ditė sipas zakonit tė dasmės duhej tė vinin tė afėrmit e nuses pėr tė mė parė se si dukem dhe cili ėshtė dhėndri?, shton Nexhemdini. “Mirėpo, unė isha nė paraburgim”, thotė mė tej Nexhemdini.
Babai i Nexhmedinit, Raifi edhe pse nė moshė tė shtyrė duke kujtuar momentin e dasmės sė djalit tė tij thotė se “ka qenė sabah kur ma morėn djalin kryengret (duke aluduar nė kryengritės). Pėr tė mbaruar adetet e dasmės, shkova nė polici dhe u thash “o le tė ma lėshojnė djalin pėr tė kryer adetet o do tė futem edhe unė nė burg. Ai nuk ka pse tė ikė, sepse nuk kishte pasaportė u pata thėnė nė polici”, thotė xha Raifi duke shtuar se “e liruan djalin me besė pėr njė orė ku i kryem adetet e dasmės dhe Nexha u kthye pėr ta mbajtur burgun”.
“Nga burgu me rrobe tė dhėndrisė drejtė e nė pritje tė mysafirėve tė cilėt nuk dinin asgjė pėr burgosjen time”, thotė mė tej Nexhmedini.
“Njė orė nė besė nė dėrrnek pėr tė mė parė gratė. Gjatė kėsaj kohe shumė mendime mė silleshin nė kokė. I veshur me rrobe tė dhėndrisė duhej ta mbaja bakllavėn para grave qė kishin ardhur nė dėrrnek pėr tė mė parė. Duhej tė tregohesha i gėzuar, por fytyra nuk tregonte buzėqeshjen pasi e dija se duhej tė kthehesha nė burg, ndėrkaq nė anėn tjetėr anėtarėt e farefisit tė gruas kujtonin se ka ndonjė mosmarrėveshje. As vet nuk e di se si kaluar ajo orė , por mbajta fjalėn dhe u ktheva nė paraburgim”.
Pas 9 ditė nė paraburgim, Nexhmedini do tė dėnohet me 2 muaj burg ku do tė humb vitin shkollor si maturant. “Pas dėnimit na dėrgonin nė punė ndėrkaq shokėt shpesh vinin pėr tė mė ‘vizituar nė punė’ dhe mė thonin me “Ago Ymeri na u martue sall njė natė ka nejt ne grue”.
Nexhmedini kishte humbur vitin e katėrt tė shkollės si maturant tė cilin e kishte pėrfunduar mė vonė me korrespondencė. Fati i tij pėr burg do tė pėrsėritet edhe nė vitin 1988 kur do do tė dėnohėt sėrish me dy muaj burg derisa shqiptarėt e Kumanovės kėrkonin tė drejta pėr shkollim tė cilin do ta mbaj nė Shtip.


if (window['tickAboveFold']) {window['tickAboveFold'](document.getElementById("latency-2145190462644993192")); }


lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-10-09, 06:12   #2
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

se si burgoseshin shqiptart neper shekuj nga armiqt serb duke qendruar burgjeve te atdheu e brezat te fitojn lirinė e shtrejt te ciles nuk po i dihet vlera shum nga brezi sot sikur po perbuzet ajo dhe shqiptart nuk punojn sa duhet-e nuk angazhohen -
si duket shqiptart nuk e kuptojn se sa e rendeishme ehst punaa dhe liria
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 06:18   #3
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Burgjeve te ftofta na shkoj e shtrejt jeta
autori xhelal ferizi
te dashurat i lam ne vetmi me lot

me duar ne gji nėnat e motrat e shkreta

neper shekuj prore ne per stinė e mot
-------

neper myk errsire na shkonte rinia
vashat prisnin te dashurin duke e vyshkė rininė
vetem qe per brrezat qe te vij liria

i lam shkollė e jeten e te bukur dashurinė-
----------

por sot me thuej o i burgosur si je

kalojn motet te mjera te shkelin me kambė

te perbuzin te sotme kohrat per mbi dhe

kahdo rrin etnija shqip ne cep e pllambė
---------------
autori xhelal ferizi kenge per te burgourit politik
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 06:23   #4
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

I burgosuri na u martue
autori i vargjeve shqiptare
xhelal ferizi
veq nje natė ndejti me grue
se ai shkja e ndau nga jeta
se la te lirė mbi troje te veta
-------
i burgosuri u nda lirije
hyri ne te errta ato qelija
nuk pau dritė kund bukurije

veq mbi dhe te ndriqoj shqipnija
-------
se ja fali shqipnisė driten
por si qiri u shkri zandanit

me i lultzue atdheut rriten

vuejten te bijt e ilirianit
--------------
kenge shqiptare per te burgosurit politik
nga autori xhelal ferizi ish i burgosur politik
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:03   #5
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Ploja nė burgun e Dubravės
Gani Sylė Shala
Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė (8)
Ploja nė burgun e Dubravės

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!” - Hasan Prishtina

Unė rashė ende pa gjuajtur kriminelėt nė ne. Kur kanė gjuajtur, i kam parė dhe numėruar tridhjetė veta tė vrarė, disa ranė mbi mua dhe mezi merrja frymė. Na mbuloi gjaku. Dėgjoheshin kuje dhe ulėrima. Dervish Syla i shante kriminelėt shkie dhe bėrtiste ”Rroftė UĒK-ja! Roftė Ramushi! Amanet Hasan e Shemsi! Lajmėrojeni nė shpi! Thajini nėnės e shoqes, ruajini fėmijėt! Pra kėtė amanet ia la Hasanit dhe mua nė plojėn e Dubravės!

Nuk vonoi shumė dhe ia prenė kryet me thikė shkiet. Gjithė ditėn kanė gjuajtur nė tė burgosur.

Largimi nga vdekja

Dikur u bė aksham. Mezi i largova tė vdekurit qe i kisha mbi trupin tim dhe pėrreth meje. E luta Zotin qė tė na ndihmojė. Zhag, mezi dola e kalova murin dhe dola nė oborr tė burgut. I pashė dy traktorė plot njerėz tė vdekur.

Plot istikamet shqiptarė tė vrarė. Qashtu zhag e zhag, hyra nė mal. Skaj kishės sė shkive. I jam ofruar Istogut krejt skaj malit, kah mėngjesi, pas baseneve tė peshqve. Aty ishte njė livadh me bar deri nė fyt. Mė kish pasė zėnė gjumi, me tahmin kah ora nėntė mbasdite u ēova. Zhag nėpėr lluga, e nėpėr pėrroska, deri kah ora njė pas natės mbėrrina te ura e Istogut. Nuk guxoja me kalue arėn skaj ujit. Eca shumė dhe mendova se jam avitur. Isha te varret e Prekallės. Hyna nė ujė tė Istogut, gati u mbyta. E kalova disi ujin. E shkeva kėmishėn dhe e lidha varrėn e u nisa zhag i kalova varret e Prekallės. Hyra trup, deri te njė shtėpi e thirra: A ėshtė kush nė kėtė shtėpi?.Me hy brenda nuk mujsha! Tue nejtė mendova: Po shkoj te Binak Rama. I vėrejta nja 12-13 ushtarė.

Nė duar tė ushtrisė serbe

M’u dukėn si me qenė tė UĒK-sė! Isha gabim. Ata ishin ushtri e rregullt e Serbisė. Me thanė t’i ēoj duart lart. I ēova. Mė ēuan nė mal tė Prekallės. Me ushtarėt ishte njė kapiten. Me pyeti pėr ēka ke qenė nė burg? E kam vrarė njė tė fshatit pėr tokė, - i gėnjeva. Sa ke qenė i dėnuar, - mė pyeti. 15 vjet. Kure e ke vra? Qe 14 vjet e gjysmė, - iu pėrgjigja. E shau gjykatėn, pėr njė shqiptar 15 vjet burg,a. I thirri do ushtarė me ma pastrue varrėn nė kėmbė. Ma lidhėn varrėn. U bė sabah. Aty pashė tri tanke, shumė ushtarė. Kapiteni me pyeti kur ke hėngėr bukė. I thashė qe tetė ditė nuk kam hėngėr. U bėrtiti ushtarėve: bjerini shokut bukė. Ma prunė njė bukė, njė sahan ēorbė. Pėr tre minuta e hėngra! Me vetėn e pi duhanin. U thashė “po”! Mė prunė duhan. Kapiteni mė tha se ishte nga Vojvodina. Mė tregoi pastaj se Peja thuajse ishte zbrazur, nuk kishte njerėz... Me tė lėshue unė te vrasin shkiet qė i kanė shamitė nė krye, mė tha kapitani. Kush ju ka vrarė nė Dubravė? I tregova se gardianėt dhe paramilitarė tė ndryshėm shtinė nė ne dhe na vranė. Mė 21 maj komandanti i burgut, zėvendėskomandanti i milicisė se Mitrovicės mė dha njė letėr.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:04   #6
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Prapė nė Dubravė

Hipėm nė veturė dhe u nisėm pėr Dubravė. Ramė pėr Prekallė, Zabllaq, Zalq, Gjyrakovc, Istog. Tė burgu i Dubravės pashė njė kamion tė mbuluar me ceradė lara-lara. Kamioni ishte plot njerėz tė vrarė. I shkarkuan!E ndjeva kapitenin tue thėnė “gjynah” dhe shau Milosheviqin. Kapiten u thoshte: Prej Mehės i kanė prurė nė Dubravė! Te dera e burgut njerėz tė vrarė, diku rreth 60 veta. Njė komandant nga Banja e Pejės, Vlastra Petroviq, me thikė duke ua prerė gishtat, ua merrte dukatin, orėt.... Mė bėrtiti “hup mos tė tė shoh”! Po i tregove kujt, kryet ta heq! U largova. Pashė tė burgosurit. Pyeta pėr Hasan Dalloshin. Mė thanė rri kėtu se po e thėrrasim. S’vonoi shumė erdhi Hasani. O Gani. ku je? Qe Hasan, - thashė U morėm ngrykė. I tregova krejt ngjarjen. Gani, mos ta dijė askush...Ani Hasan, i thashė. Tue ec me treguan kė e kanė vra nėpėr puseta. Mbi 180 veta janė tė vrarė, 300 janė tė varruar. I tregova Hasanit se jashtė burgut dy traktorė plot njerėz kanė qenė tė vrarė...Hajde Gani mos bėj zė!

24 maj 1999

Na rreshtuan dhe na hipėn nėpėr autobusė. Na ēuan nė burgun e Lipjanit. Duke shkuar Hasani mė tregonte ēka kishte ndodhur. Kanė vrarė nėpėr puseta, s’kanq lėnė gjė pa bėrė. Halitit ia kanė vrarė vėllanė me revole! Gani, u vranė tėrė shokėt qė kanė qenė nė grup me ty. Gani, mos ta dijė kush emrin. Gani, ka shumė spiunė. Hasan me kanė torturuar shumė, por nuk kam kallėzuar asnjė emėr.

Gjithashtu Hasani mė njohu edhe pėr tė plagosurit:

1. Tahir Panxha, 2. Bedri Kukala 3. Ismet Musa, 4. Sylė Kuqi, 5. Xhjelal Canziba, 6. Rasim Selmani, 7. Shaqė Selmani, 8. Fatmir Kukullari, 9. Rasim Jaha 10. Reshat Nurboja, 11. Hysen Bahtiri, 12 Defrim Kiqina, 13 Hasa Zariqi, 14. Halil Ademi 15. Gani Ēeta, e shumė tė tjerė.

Nė burgun e Lipjanit

Tahir Panxhajn e kishin marrė tre plumba snajperi, e kishte gjendjen shumė rėndė.

Nėse tash nuk vdes, ai do tė jetojė edhe shumė vjet. Ia kanė lidhur varrėt. Shumė prej tė plagosurve kanė shkuar zhag nė depo, i kanė thyer xhamat, janė hyrė brenda e kanė marrė barna! E pyeta si je baca Tahir? Jam lodhur, u pėrgjigj. Me hajr varrėt! Ndejta pak me tė nė autobus, duke shkuar pėr Lipjan. Kur arritėm nė burgun e Lipjanit, e njėjta atmosferė. Dėgjoheshin britma, kudo shihej gjak. Mė ra njė polic befas pa as njė shkak. I thashė pse mė re more idiot! Ma ktheu: tanėve kemi me ju bė varr masiv!

Kemi me ju... Tash dhe ty, erdhėn e me rrahėn. Tahir Panxha u tha: Ah, kriminelė! Poshtė Serbia! Nuk bėzanė, na ndan me Tahirin e me Hasanin!

Vijon
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:09   #7
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Eh moj penda e lirikut
autori xhelal ferizi
gjaku yt sa shum ka shkrue

i qendroj sa shum armikut

neper mote tue renkue

--------
eh renko per gurė e dhe

e per luftarėt e lirisė

gjamė per komb per tokė e fe

e per trojet e shqipnisė
------

qaj e mbajė kahdo shum halle

per te burgosur e per liri

tue mendue per gurė e zalle

per te shtrejten shqiperi

-----
kahdo i thonė nanes etnike

oh ksaj toke te la me gjak

ka kendue penda lirike

per atdhe e per bajrak

---------
edhe shqipeve me dy krena

te burgosurve edhe eksodit

per kala eper bedena

kurr pa u ndal ne kohra te motit

nga autori xhelal ferizi
----------------------------
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:15   #8
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Plumbat po korrnin shqiptarė
autori xhelal ferizi
erėrat gjemonin kahdo te pergjakura

te burgosurit ne prisnin plumbin

armiku barar me me kishtin ne kembze

shpresat per shpetim po humbin

sytė shkonin kah kujtimi

te grua e fmi e nanė-

te babė e vllezer e nga njiher nji rreze ekotė shpetimi

vinte ne ne at te zi zandan

ku gjaku ishte dollia e vuajtjes

e terri e barbari me fytyrė pansllavian

me shpirtine ardhur prej ferr

me gjakune zi katran

autori xhelal ferizi
me penden ne sherbuiim te atdheut e te viktimave -

te burgosurve politik te popullit te masakruarve te vuajturcve luftarve te lirisė

te trojeve shqiptare liriku i mitrovices shkruan dhe reciton qe nga mosha rinore
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:17   #9
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Mbytja e Tefikut me tortura
Gani Sylė Shala
Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė (9)
Mbytja e Tefikut me tortura

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!” - Hasan Prishtina

10 qershor 1999

U grumbulluan shumė autobusė. Hipėm ne tė burgosurit. drejtimi – pėr Nish. Kur hymė nė oborrin e burgut aty, na thanė se do tė na ēojnė pėr Pozharevc.

Kur u nisėm pėr Pozharevc, populli i Nishit na shanin dhe na gjuanin me patate, domate, me xhama, bėrtitnin dhe thoshin tė na dėrgojnė nė varr masiv!

Disave u hyri frika qė po na ēonin vėrtet nė ndonjė varr masiv. Prezenca i Isuf Kelmendit, edhe pse ishte nė shėrbim tė tyre, na jepte kurajė dhe njėfarė guximi... U hap dera e autobusit, zbritėm ngadalė. I pari ishte Tahir Panxha, pastaj Sejdiu nga Ferizaj, e pas tij Hasan Dalloshi, unė. Ishim 85 veta nė pavijonin e 6-tė. Njė dhomė e madhe. Erdhi njė komandant e mė pyeti: Mė trego kur keni hėngėr bukė? I thashė qe njėzetė ditė dy herė nga pak. E shau me nėnė e babė Jugosllavinė. Mė tha se tash ju bien bukė dhe vėrtet na prunė.

Vazhdimi i keqtrajtimit
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:18   #10
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Ti Shalė ke do tė shkosh pėr Beograd. Por njėherė duhet tė tė ēojmė nė operacion. Dhe mė ēuan... Pa opium...Njė i burgosur m’i kapi veshėt. Mė fort mė dhembnin veshėt sesa kėmba! Pastaj mė hipėn nė veturė e drejt nė burg. Pas dy orėsh mbėrritėm nė Beograd-CZ dhe mė ēuan nė tė njėjtėn dhomė. Aty e gjeta Tefik Varoshin. Ishte i plagosur nė Dubravė. Mė thirri: Shalė, afrohu, jam i varruar...

Disa kriminelė erdhėn e mė qitėn nė korridor, filluan torturat, m’i shtinin telat ndėr thonj. O Zot merrma shpirtin! – thosha. Zhag mė ēuan te Tefiku. Ma pastroi gjakun. Ndonėse ishte terur. Pas tri ditėsh e morėn Tefikun e mė lanė vetėm. Mė 21 gusht erdhėn e mė qitėn nė korridor dhe mė thanė qė tė nėnshkruajė se Tefiku ka vdekur... Nė tė vėrtetė atė e kishin mbytur. “Ju e kini mbytur!”- bėrtita....

2 shkurt 2000

Erdhėn nė dhomė, ma qitėn njė beze nė kokė dhe mė ēuan nė sigurim. Mbas pyetjeve mė ēuan nė Beograd tė Ri, nė gjyq. Tri ditė rresht nė gjyq, por unė nuk shihja kurrgjė. Tetėmbėdhjetė muaj pa dritė e pa diell, pa u la, pa u rrua, copė-copė teshat, plot morra kryet, i plagosur, i rrahur...

Tetė shtator 2000

Kah mesi i ditės mė thanė se kam vizitė. Kėsaj radhe nga Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar.

Me lese mė qitėn nga spitali i CZ-sė. Mė morėn nė pyetje. U tregova: qe 18 muaj nuk kam parė dritė as diell me sy, i palarė, teshat copė-copė, kryet plot morra, i plagosur, i rrahur, i torturuar, tėrė trupin plagė... U tregova pėr njė mjek serb dr. Nedelkoviqi, i cili mė kishte thėnė se duhet me e pre kėmbėn. Unė kam pranuar. Po ashtu u tregova se mė kanė detyruar me forcė tė nėnshkruajė pėr shokun tim tė ngushtė se gjoja ka vdekur vetė. E kam krye gjyqin nė Beograd, emrin ma kanė ndėrruare, kėqyre kryqin si ma kanė vėnė, u thashė.

Pastaj me pyetėn pėr Dubravė, mė pyetėn pėr familje a di gjė, u thashė se nuk di kurrgjė qe dy vjet!!!

Mos ke dert se tani e tutje ne e lajmėrojmė familjen, ne tani e tutje kujdesemi pėr Ty, mė thanė. Njėzet ditė ke me ndejtė kėtu. Ne vijmė e tė marrim. Mė prunė bukė, lėngje, tesha, dhe duhan. Kėto tesha vishi pėr ēdo ditė, mė udhėzuan...

Rigjykimi

Nė njė mėngjes mė thanė se duhej tė shkoja nė Pozharevc nė rigjykim. Te dera e burgut mė ndalėn, me rrahėn krejt Pozharevci. Tmerr! Zhag mė ēuan nė pavijonin numėr 6-tė.

Mė dolėn para: 1. Rasim Jaha, 2. Skendėr Hoxha, 3. Ekrem Bajrami, 4. Ismet Musa, 5. Zeqir Gashi, 6. Fadil Krasniqi, 7. Halil Guta, 8. Defrim Kiqina, 9. Hasan Zariqi, 10. Halil Ademi, 11. Xhelal Canziba, 12. Hazir Islami, 13. Bedri Kukala, 14. Smajl Hasi...

Kur hyra nė dhomė tė gjithė u befasuan!

O a je gjallė Shemsi..mė thanė tė gjithė njėzėri. Si po e shihni- u pėrgjigja...

Zeqir Gashi nga Broliqi, i tha Rasim Jahės, ti me Ismet Musėn gjeni tesha, unė po ia heq flokėt, pastaj me lanė Rasim Jaha e Zeqir Gashi e me veshėn pas 18 muajsh!!!

Tė nesėrmen ia mbėrrini Isuf Kelmendi. Mė kėrkoi mua. shokėt i kishin thėnė se jam i palėvizshėm!? Isufi mė pyeti pėr shėndet, ndonėse e shihet se isha nė njė gjendje shumė tė rėndė shėndetėsore. Si ka thėnė Zoti, tha Isufi dhe shtoi se nesėr kam rigjykimin. Unė e kam krye gjykimin nė Beograd, i thashė. -E di, tha. Pėrkthyesit iu drejtova se s’ka nevojė pėrkthimi. Pyeti Isufi: o Shemsi nga jam. Duke dashur me i thėnė i komunės sė Pejės, ndėrhyri e tha: unė nuk po tė pyeti i cilės komunė, por i kujt je. I tregova se jam djali i Sylė Osmanit nga Ruhoti.Ti je Ganiu, mė tha Isufi. Jo jam Shemsiu, iu pėrgjigja. Gani, unė e di punėn tėnde, mos bėj zė, unė nesėr vij me ty nė gjyq....

Biseda me Isufin

Gani fshati kanė grumbulluar pare pėr ty dhe ke pėr tė shkuar nė shtėpi. Tė nesėrmen bashkė me Isufin shkuam nė gjyq. Me dėnuan dy vjet. Shtatė ditė pa i bėrė dy vjet me lėshuan.

Para se tė mė lėshonin ma hoqėn kryqin. Komandanti i burgut tė Dubravės, Vlasta Petroviqi, mė rrahu pa mėshirė. Humba vetėdijen dhe ashtu duke mė zvarritur mė kishin pasė qitur jashtė burgut.

Kur erdhi Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar, dhe mė panė nė atė gjendje, lajmėruan Beogradin, dhe kėrkuan autoambulancėn e ndihmės sė shpejtė. Mė dhanė gjak dhe ushqim artificial. U nisėm drejt Nishit. Aty m’i ndėrruan teshat qė i kisha plot gjak dhe tentuan tė mė ēonin nė ndonjė spital tė Anglisė, por nuk mundėn tė mė bindin. Pejės.

Vijon
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:19   #11
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė (10)
Kthimi nė Kosovėn e ēliruar

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!” - Hasan Prishtina

Nga Prishtina erdhi autoambulanca nė Merdar, dhe prej aty mė dėrguan nė Ruhot te familja ime. Pra, mė shtatė prill 2001 u lirova dhe u shtrova nė spitalin e Pejės.

Nė spital mė pranoi dr. Isa Kaliqani. E lajmėruan familjen time dhe Zonėn e Tretė tė TMK-sė. Konsultohen pėr me mė bė operacion. Pas tri ditėsh vjen Isa e mė tha: Gani duhet pėr t’i ēuar fotografitė tuaja nė njė spital tė Italisė. Pas njė muaji italianėt kishin propozuar me ma heqė kėmbėn. Doktor Isės i thashė: ”Jam lodhur, hiqmani kėmbėn se eci me shtaga”. Njė mbrėmje erdhi doktor Isa e mė tha: Gani, nesėr duam me tė bė operacion., por prej shtatė deri nė dhjetė centimetra kėmba del mė e shkurtėr. Pranova. Tė nesėrmen dr. Isa erdhi nė mėngjes me stafin e vet, po ashtu erdhėn edhe dy mjekė nga Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė. Mė operuan-kėmba mė mbeti vėrtet e shkurtėr. Pas njė viti, nga pakujdesia u rrėzova, m’u kėputėn venat e dy kėmbėve! Dhe kėshtu pas njė viti m’u ėnjt kėmba dhe dr. Mithati mė bėri operacion.

Nė Shqipėri pėr shėrim

Ishte mėngjes. Para vizitės erdhi me mė pa motra Atifete Shala. I shkuen lotėt. Kam menduar se tė kanė mbytur shkiet, - mė tha dhe ia plasi vajit.

Nė banjė tė Pejės, dy vjet jam shėruar pa kompensim. Drejtori Hamdi vetė mė ka shėruar dhe ndihmuar sa ka pasur mundėsi. Pas dy vjetėsh mė thanė se kėtu shėrim nuk ka. Vetėm nė spitalin e Shqipėrisė ka ilaē, mė kumtuan. Udhėtova pėr Shqipėri. Pas 20 ditėsh edhe ata me thanė nuk ka shėrim...

Tash vazhdimisht kontrollin e bėj nė Pejė te dr. Mithat Jakupi.

Me kėtė rast i falėnderoj tė gjithė mjekėt dhe infermieret nė emrin tim, tė familjes po edhe gjakut tė derdhur tė dėshmorėve e martirėve. Gjatė burgut nė Gjakovė pėr mua ėshtė kujdesur: dr. Selajdin Boshnjaku, ndėrsa nė Pejė: 1. Dr. Mithat Jakupi, 2. Dr.Isa Kaliqani,

3. Enver Muja 4. Dr.Nazmi Morina, 5. Dr.Rrahman Maxharri, 6. Gani Rama, 7. Sali Shala, 8. Sabrie Nazja, 9. Fatime Shala, 10. Atifete Shala, 11. Fatmushi..., 12. Ramiz Baci, 13. Zenun Shatri, 14. Hamdi Blakaj, 15. Ahmet Blakaj, 16. Talat Gjinolli,

17. Imer Qavolli.

Dezinformatat

Dr. Shefqet Mehmetaj mbas lirimit ka ardhur te shtėpia ime, mė ēoi nė ordinancėn e tij e m’i rregulloi pa tė holla dhėmbėt (dhėmbėt m’i patėn thyer nė Beograd). Ky gjatė tanė luftės e ka ndihmuar popullatėn duke e mjekuar dhe me barna nė Ruhot..

Pėr ditėt dhe krimet qė janė bėrė nė Burgun e Dubravės mė sė miri dinė tė tregojnė:

1. Hasan Dalloshi-Doganaj, 2. Halil Ademi-Zhur, 3. Nait Hasani-Prishtinė, 4. Tahir Panxha-Kosuriq i Pejės, 5. Xhelal Canziba-Rahovec, pastaj Reshat Nurboja, Halil Ademi etj. Ndėrkaq unė nuk jap informata pėr burgun tė Dubravės... Prej disa tė burgosurve po dėgjoj edhe ēka nuk ka ndodhur nė burg...

Personat qė kanė kontribuar nė aksionin pėr tubimin e tė hollave nė fshatrat e Ruhotit, Trestenikut, Lutogllavės, Trubuhovcit, Saradranit dhe Zabllaqit, por edhe shumė fshatarė e mėrgimtar, qė kanė dhėnė deri edhe nė 10.000 marka pėr lirimin tim, janė: 1. Besim Kuqi, 2. Qerim Osmani, 3. Istref Berisha, 4. Jonuz Istrefi.

Nė vitin 2001 nė spital tė Pejės erdhėn pėr tė mė vizituar ndėrkombėtarėt. Donin tė merrnin vesh nga unė pėr torturat dhe kasaphanėn qė kishim pėrjetuar, pėr masakrat e mėdha, pėr ndėrrimin e fesė, pėr kryqin qė mė kishin vėnė nė qafė etj., etj.

Rikthimi i kujtesės

Me Fatmir Kukullarin, ushtar i UĒK-sė, u njoftova nė autobus duke shkuar pėr Beograd. Me pyeti: Shemsi, ku tė kanė plagosur kėshtu? Nė Gjakovė, - iu pėrgjigja. Po ti Fatmir? Mė kanė plagosur nė Dubravė, nė mesin e 15 vetave, - m’u pėrgjigj. Shemsi, ti mė ndihmon! Ani. - i thashė. Kur mbėrrimė nė Pozharevc, mbi 22 varr nė trup i kishte pasur. Tregonte si e kanė lėnė nė pusetė tė plagosur dhe Halil Ademi e ka gjetur. Shumė tė plagosur nuk bėnin zė. Kjo ishte jeta nė burgje dhe ky ishte pėsimi i tė burgosurve shqiptarė nė Dubravė.

Shokėt qė mė kanė ndihmuar nė Pozharevc: 1. Zeqir Gashi nga Broliqi, 2. Skender Hoxha nga Jasharajt, 3. Ekrem Bajra nga Mitrovica, 4. Fadil Krasniqi nga Gjakova,

5.Rasim Jaha, 6. Shaqė Selmani nga Gllogjani, 7. Rasim Selmani nga Gllogjani,

8. Tahir Panxha nga Kusuriqi. Mė thoshin: Ti Shemsi, kur tė shkosh nė shtėpi vizitoji lapidarėt se tash ka ardhur pranvera, liria dhe duhet tė jesh krenar qė ke dhėnė edhe pjesė tė trupit.

CZ - Beograd

Nė kėtė burg famėkeq pėr shqiptarėt dymbėdhjetė muaj e gjysmė isha ne vetmi. Bile njėherė kanė bėrė pėrpjekje me tė mirė qė t’ua fal njėrėn veshkė, qė tė mė shėronin. Pas 8 ditėsh kanė filluar tė mė rrihnin 17 ditė pa ndėrprerė derisa e kam pranuar kėrkesėn e tyre. Pėr fat tė mirė timin kur mė ēuan nė spital nė Beograd, serbja pėr burrin e sė cilės i kishin premtuar veshkėn time, mė pyeti se nga jam. I tregova se jam nga Kosova. Pastaj mė pyeti se a kam qenė ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Po, bėrtita sa munda. Dhe ajo tha se nuk e pranoj kurrė me ta marrė veshkėn tėnde! Komandantėt shanė mjekėt Milosheviqin dhe burrin e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur mė 2 gusht tė vitit 1999....

vijon
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:19   #12
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Gani Sylė Shala
Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė (11)
Lotėt e Filloretės pėr babėn dhe liria e Kosovės

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!” - Hasan Prishtina

Filloreta Shala, nė njė hartim shumė interesant, me ndjenja tė ēiltra tė njė fėmije, qė e pėrjeton shumė rėndė fatin tragjik tė babės shkruan:

Unė dhe lotėt

Pranvera erdhi pėrsėri bashkė me cicėrimat e zogjve. Nė mėngjesin e njė prillit, kur mė doli gjumi, aty nė dhomėn time, isha shtrirė nė shtrat, dėgjova cicėrima zogjsh dhe aromė gjelbėrimi. Menjėherė me pikėn lotėt nga sytė e mi! Thashė mė vete: Ah, sikur tė ishte babi e tė dėgjonte edhe ai sė bashku me mua zogjtė duke ia thėnė kėngės nė stinėn e pranverės sė gjelbėruar. Ah, natyrė, natyrė, ke marrė krejt pamje tjetėr, varri i babės ėshtė mbuluar nga gjelbėrimi, shtyllat e varrit janė pėrplot zogj, duke kėnduar babin tim.

I thonė: zgjohu se pranvera erdhi!? Lejlekėt ikėn, erdhėn pėrsėri dallėndyshet, erdhėn bashkė me fluturat qė ta kanė qėndisur lapidarin tėnd tė artė, i cili pėrjetė e mot do tė jetojė. Kėshtu zogjtė i kėndonin babit e unė e mjera thashė: O babė, qysh nuk tė kam pranė?

Njė ditė pranvere i mblodha ca lule vjollce dhe i mora e i futa nė njė gotė, me lotėt e syve tė mi i njoma dhe lutesha ēdo ditė tė kthehet prapė, por kjo ėshtė shpresė e kotė. I futa ato lule vjollce nė at gotė me lot dhe ia ofrova pranė e i thashė: kur tė tė marrė etja, lotėt e mi pi! Kur tė duash, thith aromė tė luleve, merru aromėn, se babi im kėtu pranė i ke. U ktheva prapė nė shtėpi, u futa brenda nė dhomėn time dhe pashė babėn nė fotografi. E mora me dashuri tė madhe atė fotografi, e pėrqafova fort me ngrohtėsi dhe e mbajta sa kohė nė gji. I mbylla sytė, m’u duk se po thotė babi “eja, eja shpirti im”! e unė duke vrapuar drejt tij, i hapa sytė dhe thashė: Kėshtu sa herė i dėgjova cicėrimat e zogjve, mė dukej se po mė mbulon dheu, dheu i zi, sikur babin tim! Babin qė e mbuloi aq tė ri e mua mė la me lot nė sy! Ku je baba im?! Unė ēdo herė isha e dalluar nė shkollė. Kur hyja nė oborr tė shkollės, tė gjithė mė shikonin se si isha veshur... Ulesha nė fund tė klasės. Njė ditė mėsuesi mė dha detyrė shtėpie qė tė shkruanim njė ngjarje qė nuk harrohet kurrė. Kur u ktheva nė shtėpi, mora njė copė letėr qė tė shkruaj, sepse nuk kisha fletore, por as ajo letėr nuk m’i zinte fjalėt qė kisha pėr t’i shkruar pėr ngjarjen e jetės qė mė kishte ndodhur kur unė i kisha vetėm 11 vjet. Ia fillova tė shkruaj, por si duket edhe lapsi ime kishte vėshtirė tė shkruante, edhe letra e kishte vėshtirė ’i pėrballonte gjithė ato dhembje, fjalė tė hidhura dhe vuajtje tė miat, pėr njė fėmijė jetim. Tė nesėrmen kur erdhi mėsuesi nė klasė dhe pyeti a i keni kryer detyrat. Po! Tė gjithė i lexuam ngjarjet e kur erdhi rendi te unė...!? Mėsuesi mė tha qė tė lexoj, ndėrsa iu pėrgjigja se nuk kam pasur fletore qė tė shkruaj... Dhe i tregova pėr fatin e babės tim, se tash unė nuk kam babė, se jam jetime. Fillova tė qaj...!? Pas gjithė atyre tragjedive dhe gjakut tė derdhur tė dėshmorėve e martirėve tė kombit po e shijoj lirinė e vendit tim!

Meditim pėr Hasan Dalloshin
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:20   #13
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Pse nuk e pyesin Hasan Dalloshin pėr ngjarjet tragjike dhe makabre qė ndodhėn nė Burgun e Dubravės? Kush i theu dyert e na shpėtoi nga tymi e flaka? Ata ishin tre trima: Hasan Dalloshi, Naim Kurmehaj dhe Ismet Musa. Hasan Dalloshi i shqeu ēarēafėt dhe ua lidhte varrėt tė plagosurve... Ose le t’i pyesin Halil Ademin e Reshat Nurbojėn ēka u kanė thanė tė burgosurit gjakovarė kur kanė shkuar me ua thye-ēelur derėn pėr t’i shpėtuar nga tymi dhe flaka gjatė bombardimit?!

- Ikni se ju jeni UĒK-istė! – kishin thėnė ata nga frikė se mund tė kishin reperkusione.

Komandantėt e rrahėn Halil Ademin!

Nė Burgun e Dubravės, nė pavijonin C, mė 22 maj 1999, u njoftova me Hasan Dalloshin dhe me Dervish Sylėn. Pėr ēudi, e ėshtė ndoshta edhe marri, nuk del kush me pyet prej tė burgosurve pėr hallin tim!!! Pėrveē Dervish Sylės, i cili ėshtė i vetmi person nė mesin e 1200 tė burgosurve qė iu drejtua shkieve: unė jam uhtar i UĒK-sė! Rroftė Ramush Haradinaj! - Poshtė shkiet! -Hakun do tė ma marrė Ramushi! Dhe porosia e tij e fundit ishte: - Amanet Hasan e Shemsi, lajmėrojini nė shtėpi, thoni nėnės e gruas ruajini fėmijėt, kujdesuni pėr ta! Dhe shkau me thikė ia preu kryet...

Pėrfundim

Ky ditar ka 91 njėsi dhe ėshtė me rėndėsi tė botohet e tė ruhet nė biblioteka e institucione tonat, sepse ka vlera tė ēmueshme dokumentare dhe historike pėr njė periudhė tė lavdishme tė popullit shqiptar tė Kosovės, periudhėn e rėndėsishme tė UĒK-sė dhe jetėn e njė heroi tė gjallė qė mbijetoi ēuditėrisht dhe sot ėshtė gjallė. Nė ditar pėrshkruhen peripeci tė shumta tė personazheve qė rrezikonin jetėn pėr tė shkuar nė Shqipėri e pėr t’u furnizuar me armatim dhe pėr t’i bėrė ballė makinerisė sė kriminelit Milosheviq, qė me tėrė arsenalin luftarak kishte mėsyrė Kosovėn pėr tė zhbėrė identitetin kombėtar tė shqiptarėve, pėr tė vrarė e shpėrngulur nga tokat tona shekullore shqiptarėt e kėtij trualli.

Ky ditar ėshtė i rrallė dhe duhet tė ekspozohet nė Arkivin e Republikės sė Kosovės, nė mėnyrė qė gjeneratat qė vijnė pas nesh, ta shfrytėzojnė dhe ta kuptojnė senėpėr ēfarė periudhash tė rėnda historike ka kaluar populli ynė, sidomos ushtarėt e UĒK-sė. Kjo ushtri i dha botės edhe shembull interesant dhe unik pėr rezistencėn dhe aspiratat pėr liri. Nė fillim kjo ushtri ėshtė vlerėsuar ndėrkombėtarisht si ”Si guerilja mė e suksesshme nė botė”. Duke lexuar kėtė ditar ēdo njeri normal do tė befasohet se ēka mund tė bėjė urrejtja patologjike e shovinistėve dhe ēetnikėve serbė ndaj njė kombi tė pafajshėm.

Fatkeqėsisht populli ynė liridashės e pėrjetoi atė dhunė sadiste pothuajse njė shekull.

Le t’u mbetet si dėshmi gjeneratave tė ardhshme pėr ta dashur njėri-tjetrin, pėr ta ruajtur e kultivuar dashurinė pėr shtetin tonė, i cili me shumė mund e sakrifica u realizua.

Fund
Llapi 21-04-2009 20:11 Prishtinė: Nė 10 vjetorin e rėnies u pėrkujtuan dėshmorėt Isa Kastrati, Sokol Sopi dhe Afrim Vitia
Me njė akademi pėrkujtimore tė mbajtur sot nė Prishtinė, nė 10 vjetorin e rėnies janė pėrkujtuar dėshmorėt Isa Kastrati, Sokol Sopi dhe Afrim Vitia, nga ku iu bė thirrje tė gjithė atyre qė synojnė ti pėrvetėsojnė dėshmorėt, mos ta bėjnė kėtė sepse ata janė tė tė gjithėve, janė dėshmorė tė kombit.
Kryetari i Organizatės sė Veteranėve tė UĒK-sė, dega nė Prishtinė, Ibrahim Mehmetaj, foli pėr jetėn dhe veprėn e lavdishme tė dėshmorėve Isa Kastrati, Sokol Sopi e Afrim Vitia.
Duke folur pėr veprimtarinė e tyre atdhetare dhe momentet e rėnies nė altarin e lirisė , Mehmetaj tha se rėnia e dėshmorėve Isė Kastrati, Sokol Sopi e Afrim Vitia, ishte humbje e madhe pėr UĒK-nė dhe pėr Kosovėn

“Isė Kastrati ishte atdhetar, intelektual, strateg, vizionar, simbol i qėndresės e i krenarisė, frymėzues , udhėheqės revolucionar. Ai i nevojitej gjeneratave tė atėhershme dhe iu vu nė shėrbim. Ai, sakrifikoi pėr gjeneratat e tanishme, pėr ne qė tė jetojmė tė lirė”, tha Mehmetaj.

Ndėrkaq, ushtaraku nga Shqipėria i cili ishte komandant i “ Brigadės 153 “, tė Zonės Operative tė Llapit, Adem Shehu, si strateg i luftės i kujtoi momentet e luftės qė kishin bėrė bashkė me dėshmorėt.

“Sot u mbushėn 10 vjet qė nė mesin tonė nuk i kemi fizikisht dėshmorėt por jetojmė me kujtimet dhe lavdinė e tyre. Diplomėn e magjistraturės qė ia ofroi Beogradi shokut tim tė luftės Isė Kastrati ai e dha dhe e mori nė Bullaj tė Marecit. Kjo diplomė ėshtė e kuqe dhe e tillė do tė mbetet tek ne dhe tė afėrmit”, tha Shehu.

Nė kėtė akademi pėrkujtimore, nė emėr tė familjeve tė dėshmorėve u bė thirrje qė dėshmorėt tė mos ndahen nė lagje e regjione sepse dėshmorėt kanė rėnė pėr lirinė e Kosovės, tha Xhavit Jashari , kryetari i Organizatės sė familjeve tė Dėshmorėve.

“Iu bėjmė thirrje nė emėr tė shoqatave tė dala nga lufta e UĒK-sė se nuk do ti lejohet askujt qė t’i ndajė dhe pjesėtojė dėshmorėt nė lagje dhe regjione. Ata kanė rėnė pėr njė qilim dhe kanė njė emėr janė dėshmorė tė kombit”, tha Jashari.
Tė pranishmit nė kėtė Akademi Pėrkujtimore nė emėr tė familjeve tė dėshmorėve i falėnderoi Qėndron Kastrati, djali i dėshmorit Isa Kastrati.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:34   #14
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Eh europė ti hilja e motit
autori xhelal ferizi
me at zemer plot me akull

pa kue pate besen te zotit

pse na le me ra si shakull

--------
pse vajtove veq per shkje

a thue kryqin pse e kan n'ballė

a shqipnisė sa gjakun rrke

ja le derdhė mbi gurė zallė

--------

pse e mohove ligjin te qiellit

qe ne tokė esht shkrue me rreze

nga vet shpirti e arti i diellit

qe liri me pasė nder breze

-------
e te mos ket shkelje drejtesie
e te mos ket nder djepa gjamė

te mos ket britma e mjerim zije

pse sllaviani don haram

-------
veq pse ai don tokė te huaj

se don dete e e hapsira

qe sa shekuj me le te vuaj

kur shqipnija un jam ma e mira
--------

si ne glob si per kah toka

kahdo dielli nxenė e shkrinė

si shqipnija me dy koka

nuk ka lule ma qe mbinė
----------
por se ti s ma din at vlerė

sa per shpirt ti nuk jep notė

se te ka marr ty koka erė

fenomeni je vet mbi botė
-----

mirpo motet gjith nuk ecin

veq per rus per grek e shkja
nji dit l kurthat ne fyt do u ngecin

dielli i juaj ka me ju tha
--------

se shum ne ne jan bė mekate

se shum krenat na jan pre

gjak jan mbushur lugje shpate

neper prroje kan shkue rrke

----------
se nji dit vet perendia

qe ajo vet vranė kthjellė e ngrysė

gjith kah jan zemrat e kqija

bashk me djepa do i permbysė

----------
e mua i dit do t paguaj zoti

kur permbys te bjen rusia

veq per mua ka me nxe moti

por si diell me u gzue shqipnija
---------
autori xhelal ferizi

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lirik : 25-10-09 nė 08:34
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-09, 08:38   #15
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,506
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

i burgosuri u martue
----

veq nji natė ka ndej me grue


lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2022, Jelsoft Enterprises Ltd.