Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 28-05-09, 23:41   #1
coptic
 
Anėtarėsuar: 09-02-09
Postime: 23
coptic
Gabim Sa e besueshme ėshtė "Besėlidhja e Vjetėr"?

Sa e besueshme ėshtė «Besėlidhja e Vjetėr»?


NJĖ qytet i lashtė gjendet i rrethuar. Sulmuesit vėrshuan nga pėrtej lumit Jordan, e tani fushojnė para mureve tė larta tė qytetit. Dhe sa e ēuditshme ėshtė taktika e tyre e luftės! Ka gjashtė ditė qė trupat pushtuese marshojnė pa zhurmė rreth qytetit. I shoqėron njė grup priftėrinjsh, dhe vetėm tingulli i bririt tė tyre thyen heshtjen. Por sot, ditėn e shtatė, ushtria marshon qetėsisht shtatė herė rreth qytetit. Befas, priftėrinjtė u bien brirėve me sa fuqi kanė. Ushtria thyen heshtjen me njė britmė tė fuqishme beteje. Sakaq, muret hijerėnda tė qytetit rrafshohen, duke ngritur njė re pluhuri e duke e lėnė qytetin tė pambrojtur.—Josiu 6:1-21.

Kėshtu e pėrshkruan libri i Josiut, libri i gjashtė i Shkrimeve Hebraike, rėnien e Jerikosė afėrsisht 3500 vjet mė parė. Por, a ndodhi vėrtet kėshtu? Shumė pėrkrahės tė kritikės sė lartė do tė pėrgjigjeshin pa ngurruar «jo». Sipas tyre, libri i Josiut, si edhe pesė librat qė i paraprijnė, pėrmbajnė legjenda tė hedhura me shkrim shekuj pas ngjarjeve tė supozuara. Shumė arkeologė do tė pėrgjigjeshin po njėsoj. Ata janė tė mendimit se Jerikoja ndoshta as qė ekzistonte kur izraelitėt hynė nė Kanaan.

Kėto akuza nuk janė tė lehta. Nėse e lexon Biblėn nga fillimi nė fund, vėren se mėsimet e saj lidhen pandashmėrisht me historinė. Nė tė tregohet se Perėndia komunikonte me burra, gra, familje dhe kombe qė kanė ekzistuar vėrtet. Urdhėrimet e tij i drejtoheshin njė populli qė historia dėshmon se ka ekzistuar. Studiuesit e sotėm qė vėnė nė dyshim vlerėn historike tė Biblės, vėnė nė dyshim edhe rėndėsinė dhe besueshmėrinė e mesazhit tė saj. Nėse Bibla ėshtė vėrtet Fjala e Perėndisė, historitė e saj duhet tė jenė tė besueshme dhe jo legjenda e mite. Atėherė, a kanė baza kėta kritikė tė dyshojnė pėr vėrtetėsinė e saj historike?

Sa e besueshme ėshtė kritika e lartė?

Kritika e lartė e Biblės mori vrull gjatė shekujve 18-tė dhe 19-tė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė, gjermani Jul Velhauzen, njė kritik i Biblės, pėrhapi teorinė se gjashtė librat e parė tė saj, duke pėrfshirė edhe atė tė Josiut, ishin shkruar nė shekullin e 5-tė p.e.s., rreth njė mijė vjet pas ngjarjeve tė pėrshkruara. Megjithatė, ai pohoi se kėta libra pėrmbanin edhe material mė tė hershėm. Kjo teori u paraqit nė botimin e 11-tė tė Enciklopedisė Britanike (anglisht) nė 1911-n. Aty thuhej: «Zanafilla ėshtė njė vepėr qė daton pas periudhės sė mėrgimit. Ėshtė pėrpiluar nga njė burim priftėror pas mėrgimit dhe nga burime jopriftėrore mė tė hershme. Kėto tė fundit ndryshojnė dukshėm nga burimi priftėror nga ana gjuhėsore, stilistike dhe fetare.»

Sipas Velhauzenit dhe pasuesve tė tij, tė gjitha tregimet historike tė pjesės sė parė tė Shkrimeve Hebraike «nuk janė histori tė mirėfillta, por tradita tė lashta tė popullit». Pra, e thėnė ndryshe, kėto tregime tė hershme shiheshin thjesht si pasqyrim i historisė sė mėvonshme tė Izraelit. Kėshtu, sipas tyre, armiqėsia mes Jakobit dhe Esaut nuk kishte ekzistuar nė tė vėrtetė, por thjesht pasqyronte armiqėsinė qė lindi mė vonė mes Izraelit dhe Edomit.

Kėta kritikė arritėn deri aty sa tė mendonin qė nuk ishte aspak e vėrtetė qė Moisiu mori urdhėr tė bėnte arkėn e besėlidhjes, dhe se tabernakulli, qendra e adhurimit tė izraelitėve nė shkretėtirė, nuk kishte ekzistuar kurrė. Gjithashtu, besonin se priftėria aaronike ishte vendosur plotėsisht vetėm pak vjet para shkatėrrimit tė Jerusalemit nga babilonasit qė, sipas tyre, ndodhi nė fillim tė shekullit tė 6-tė p.e.s.

Por, ēfarė «provash» paraqitin kritikėt nė mbėshtetje tė ideve tė tyre? Ata thonė se mund ta ndajnė tekstin e librave tė parė tė Biblės nė disa dokumente tė veēanta. Parimi bazė pėr kėtė ndarje, mbėshtetet nė supozimin se, nė pėrgjithėsi, tė gjitha vargjet biblike qė pėrdorin vetėm fjalėn hebraike Elohķm pėr Perėndi, janė shkruar nga njė shkrimtar, kurse tė gjitha vargjet qė e pėrmendin Perėndinė me emrin e tij Jehova, duhet tė jenė shkruar nga njė penė tjetėr, a thua se njė shkrimtar s'mund t'i pėrdorė tė dy termat?

Po ashtu, nėse njė ngjarje pėrmendet mė shumė se njė herė nė njė libėr, merret si provė e ndėrhyrjes sė njė shkrimtari tjetėr, ndėrkohė qė edhe shkrimet e lashta semitike paraqitin raste tė ngjashme pėrsėritjeje. Gjithashtu, supozohet se ēdo ndryshim stili nėnkupton njė shkrimtar tjetėr. Megjithatė, edhe shkrimtarėt e sotėm shpesh pėrdorin stile tė ndryshme nė faza tė ndryshme tė karrierės sė tyre ose kur trajtojnė tema tė larmishme.

A ka baza pėr kėto teori? Jo, aspak! Njė komentues vėren: «Kritika, madje edhe ajo mė serioze, ushqehet me spekulime dhe hamendje. Ajo gjithmonė mund tė rishikohet, tė pėrgėnjeshtrohet ose tė zėvendėsohet me njė gjė tjetėr. Ėshtė njė ushtrim mendor, pre e tė gjitha dyshimeve dhe hamendjeve qė lidhen pandashmėrisht me kėtė lloj ushtrimi.» Ajo qė ushqehet mė shumė me «spekulime dhe hamendje», ėshtė kritika e lartė e Biblės.

Glison Arēėr i Riu vė nė dukje njė tė metė tjetėr nė argumentimin e pėrkrahėsve tė kritikės sė lartė. Sipas tij, problemi ėshtė se «shkolla e Velhauzenit zuri fill me supozimin e mirėfilltė (qė as kanė marrė mundimin ta provojnė) se feja e Izraelit, si ēdo fe tjetėr, kishte origjinė krejtėsisht njerėzore dhe se duhej shpjeguar thjesht si fryt i evolucionit». Me fjalė tė tjera, Velhauzeni dhe pėrkrahėsit e teorisė sė tij filluan me supozimin se Bibla ishte thjesht fjala e njerėzve dhe, mbi kėtė hamendje ndėrtuan gjithė arsyetimin e tyre.

Nė vitin 1909, Enciklopedia judaike (anglisht) nxori nė pah dy dobėsi tė tjera tė teorisė sė Velhauzenit: «Argumentet me tė cilat Velhauzeni bėri pėr vete pothuajse tė gjithė pėrkrahėsit e kritikės sė lartė tė Biblės nė kohėn e tij, bazohen nė dy hipoteza: sė pari, sa mė shumė zhvillohet njė fe, aq mė shumė ndėrlikohen ritet e saj; sė dyti, burimet mė tė lashta merren domosdoshmėrisht me stadet mė tė hershme tė zhvillimit tė kėtyre riteve. Hipoteza e parė bie ndesh me dėshminė e kulturave tė hershme, kurse e dyta nuk gjen mbėshtetje nė dėshminė e kodeve rituale, si ato tė Indisė.»

A ka ndonjė mėnyrė pėr tė vėrtetuar saktėsinė e teorive tė nxjerra nga kritika e lartė? Enciklopedia e pėrmendur mė lart, thotė: «Pikėpamjet e Velhauzenit bazohen pothuajse krejtėsisht nė analizėn e tekstit, ndaj lypset qė ato tė vėrtetohen edhe nėn dritėn e arkeologjisė.» Por, a i vėrtetoi arkeologjia teoritė e Velhauzenit me kalimin e viteve? Njė enciklopedi tjetėr pėrgjigjet: «Kritika arkeologjike priret tė vėrtetojė saktėsinė e hollėsive karakteristike [tė historisė biblike], madje, edhe tė periudhave mė tė hershme tė saj. Po ashtu, tė pėrgėnjeshtrojė teorinė se tregimet e Pentateukut [tregimet historike nė librat e parė tė Biblės] thjesht pasqyrojnė ngjarje tė ndodhura nė njė periudhė shumė tė mėvonshme.»—The New Encyclopaedia Britannica.

Pse kritika e lartė ėshtė kaq e pėrhapur mes intelektualėve tė sotėm, pavarėsisht nga tė metat e saj? Sepse u thotė atė qė duan tė dėgjojnė. Ja si u shpreh njė studiues i shekullit tė 19-tė: «Personalisht, jam i mendimit se libri i Velhauzenit ėshtė nga mė tė mirėt. Problemi i historisė sė Besėlidhjes sė Vjetėr, qė kėrkon zgjidhje tė ngutshme, m'u duk mė nė fund i zgjidhur nė pėrputhje me parimin e evolucionit tė njeriut, tė cilin jam i detyruar t'ia zbatoj historisė sė tė gjitha feve.» Nė rastin e kėtij studiuesi, duket fare qartė se kritika e lartė pajtohej me paragjykimet e tij si evolucionist. Faktikisht, tė dyja teoritė i shėrbejnė njė qėllimi tė pėrbashkėt, pasi, ashtu si evolucioni eliminon nevojėn pėr tė besuar te njė Krijues, kritika e lartė e Velhauzenit tė lė tė mendosh qė nuk kemi pse tė besojmė se Bibla ėshtė frymėzuar nga Perėndia.

Nė shekullin tonė, qė pėrcaktohet si epoka e racionalizmit, intelektualėve u duket bindėse hipoteza se Bibla nuk ėshtė Fjala e Perėndisė, por e njerėzve. Ėshtė shumė mė kollaj pėr ta tė besojnė se profecitė u shkruan pasi u pėrmbushėn, nė vend qė t'i pranojnė ato si tė mirėqena. Ata parapėlqejnė mė shumė t'i renditin mrekullitė e treguara nė Bibėl si mite, legjenda ose pėrralla, sesa tė marrin nė konsideratė mundėsinė qė ndodhėn vėrtet. Por pikėpamja e tyre mbart paragjykime dhe nuk jep asnjė arsye tė fortė qė Bibla tė mos pranohet si e vėrtetė. Kritika e lartė ka tė meta serioze dhe sulmet e saj nuk kanė mundur tė provojnė qė Bibla nuk ėshtė Fjala e Perėndisė.
[...vazhdon]


coptic Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.