Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-08-04, 19:49   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim SI TĖ JEMI NĖ FORMĖ PĖR PLAZH

Nėse keni vendosur qė pushimet tuaja tė fillojnė nė muajin gusht, atėherė jeni nė kohėn e duhur pėr t'u paraqitur nė formė nė plazh.
Pėr tė shijuar diellin dhe pėr tė shkuar deri nė fund tė pushimeve me njė nxirje dhe lėkurė perfekte, filloni qė tani numėrimin. Pėrgatituni si mė poshtė.

Fytyra: ndiheni e sigurtė pėr tė pėrballuar verėn?

Njė muaj para
Parandalo rrudhat : tashmė dihet qė rrezet ultravjollcė janė armiqtė mė tė kėqinj tė lėkurės. Pėr tė shmangur shenjat para kohe, filloni tė merrni ushqime ose vitamina me pėrbėrje antioksidantėsh, qė rrisin mbrojtjen natyrale tė lėkurės.

Dy javė para
Fillo nxirjen: nuk do tė pėlqente tė shkoje nė plazh me fytyrė tė praruar? Atėherė ēdo mėngjes lyhu me njė krem vetėnxirės, tė pėrshtatshėm pėr tipin tėnd tė lėkurės: aplikojeni nė fytyrė dhe qafė me lėvizje tė shpejta duke shmangur nė kėtė mėnyrė krijimin e njollave pak a shumė tė errėta.

Njė javė para
Gjallėro ngjyrėn: pėr tė pėrgatitur lėkurėn pėr nxirje e pėr tė siguruar njė ngjyrė homogjene e tė ndritshme, bėji fytyrės njė pastrim tė kujdesshėm nė njė institut bukurie. Kėshtu elimionon qelizat e vdekura dhe pastron poret, duke rritur padyshim cilėsinė e lėkurės.


Tre ditė para
Rregullo vetullat: ėshtė njė rit bukurie i domosdoshėm, pasi parregullsia e tyre zbeh shkėlqimin e vėshtrimit dhe tė fytyrės. Nėse nuk je eksperte lėr njė estetiste tė tė ndihmojė.

Njė ditė para
Bėj njė maskė hidratante: penetron mė nė thellėsi sesa kremi dhe siguron njė lėkurė vitale dhe elastike, qė ėshtė gati pėr tė pritur “sulme” tė ndryshme.

Flokėt, pėrgatiti pėr pushime
Kujdes i vazhdueshėm, permanent, prerje, lyerje; tridhjetė ditė programi intensiv pėr tė shkuar nė plazh me flokė tė fortė, tė shėndetshėm dhe plot shkėlqim.


Njė muaj para
Fillo njė kurė forcimi : floku duhet tė jetė i fortė dhe i ushqyer para se tė goditet nga dielli, era dhe klori. Bli nė farmaci njė flakon njė pėrdorimsh, qė ka si bazė proteina tė vezės, substanca me aftėsi rigjallėruese dhe riforcuese. Apliko ēdo mėngjes mbi flokė tė larė njė flakon, duke masazhuar mirė me gishta rrėnjėn dhe gjithė gjatėsinė e flokut.


Dy javė para
Mund tė bėsh permanent : pėrshpejtimi i trajtimit prej disa ditėsh ėshtė idealja pėr tė arritur nė plazh me flokė me efekt natyral. Nė fakt shenjat e bikutinave, tė dukshme nė fillim, por jo aq tė bukura pėr t'u parė nė flokė tė lagur, mbajnė vetėm dy javė. Sa mbajnė kaēurrelat mund tė vlerėsohet vetėm pas dy, tre larjeve tė para tė kokės. Pėr ēdo tė papritur ka kohė pėr rregullime. Nuk asnjė rrezik qė permanenti tė zhduket para pėrfundimit tė pushimeve: nė fakt permanenti mban mė shumė nė det, ku flokėt rrinė gjithmonė tė lagur.

Njė javė para
Mund t'i presėsh : ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pasur njė kokė gjithmonė tė rregullt duke harruar, tė paktėn pėr pushime furēėn dhe krehjen. Kjo kėshillė vlen edhe pėr atė qė duhet tė presė vetėm majat: nė kėtė mėnyrė eliminohet problemi i flokėve me maja tė djegura e tė ndara mė dysh. Ndryshe rrezikohet qė larjet e shpeshta nė det tė bėjnė tė humbasė shkėlqimi dhe shėndeti i flokėve.

Tre ditė para
Po lyerjes: lyerjet me bojė, kėna apo fije ėshtė mirė tė bėhen vetėm pak ditė para pushimeve, nė mėnyrė qė tė shmanget problemi i rritjes sė flokėve gjatė pushimeve. Idealja ėshtė tė zgjidhni njė ton mė tė errėt sesa ai i zakonshmmi, pasi uji i detit dhe klori i pishinave tentojnė ta ēelin flokun.

Njė ditė para
Pėrgatit ēantėn e kozmetikės me produktet e duhura pėr mbrojtjen e flokėve: njė specialitet me filtra UV pėr ta pėrdorur nė plazh, shampon, balsamin dhe njė maskė qė ta pėrdorni ēdo tre ditė pėr tė shmangur tharjen e flokėve dhe prishjen e fibrės kapilare.

Mit: Nėse pėrdorni kremin kundra diellit ka mė shumė tė ngjarė tė merrni kancerin e lėkurės

E vėrteta: Kremi i diellit nuk shkakton kancer tė lėkurės. Ju duhet tė aplikoni njė sasi tė madhe tė kremit me faktor tė lartė mbrojtjeje (me mbrojtje UVA dhe UVB), pėr t'i dhėnė njė shkėlqim tė dukshėm lėkurės sė trupit para se tė dilni nė diell, pėr mė tepėr qė duhet tė lyheni ēdo dy orė gjatė kohės sė ekspozimit.

Mit: Kremi i nxirjes nuk tė bėn mirė

E vėrteta: ēdo gjė qė vendoset nė lėkurė pėrmban njė rrezik potencial pėr tė shkaktuar njė reaksion alergjik te disa njerėz dhe kremi i diellit kėtu nuk pėrjashtohet. Megjithatė ėshtė mė e mundur qė trupi tė reagojė negativisht ndaj aromės sė kremit sesa ndaj substancave kimike qė pėrdoren pėr t'u mbrojtur nga rrezet UV. Edhe pse ka pasur shqetėsime se disa nga filtrat kimike UV pėrthithen nga lėkura, nuk ėshtė provuar qė kėto tė jenė tė dėmshme. Pėr tė qenė super tė sigurtė pėrdorni kremra me filtra fizikė, siē ėshtė titaniumi.

Mit: Dėmtimi nga dielli mund tė rikuperohet

E vėrteta: Pjesa mė e madhe e dėmtimit tė shkaktuar nga rrezatimi UV ėshtė e pakthyeshme, veēanėrisht kur ato shkaktojnė kancer lėkure. Terapia lazer mund tė regullojė vetėm disa shenja tė dukshme tė plakjes sė lėkurės, rrudhat dhe pigmentin e shkaktuar nga ekspozimi nė diell.

Mit: Lėkura nuk e humbet elasticitetin deri nė moshėn 25 vjeē, kėshtu qė jam nė rregull nėse nxihem para kėsaj moshe.

E vėrteta: Tetėdhjetė pėrqind e dėmit tė shkaktuar nga dielli ndodh para moshės 18 vjeē, prandaj ėshtė mė e domosdoshme tė mbroheni nė moshė tė re duke shmangur pasojat negative. Nxirja ėshtė reagimi i lėkurės qė tregon se dėmi ėshtė bėrė.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-08-04, 13:20   #2
AVNIU belgium
 
Anėtarėsuar: 15-08-04
Vendndodhja: belgjik
Postime: 2
AVNIU belgium e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek AVNIU belgium Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek AVNIU belgium
Gabim

per plazh duhesh te jesh ne forme te mire morale dhe fizike e po ashtu i pergatitur me kremet para dhe pas diellit qe te mbrojne nga djegja e diellit dhe keshtu ma merr mendja se do te kaloni nje pushim te kendshem...ju pershendes te gjitheve


AVNIU belgium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.