Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-12-04, 12:43   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Aplikimi i bimes Aloa Vera ne shendetesi

Veprimi mrekullibėrės i bimes Aloa Vera
ALOA AMERIKANE

Aloa Vera, emri shkencor i tė cilit ėshtė Aloe Barbadensis Miller, ėshtė bimė tropike me gjethe tė gjata tė ngushta ngjyrė tė blertė dhe me gjilpėra nėpėr buzė tė tyre, ndėrsa lulet i ka tė verdha. Shumė i pėrngjanė kaktuseve. Kjo bimė nė vete pėrmbanė rreth 200 pėrbėrės aktiv nė formė tė lėngu apo zheleje.
Geli (zheleja) pėrfitohet nga pjesa e brendshme e gjethes dhe i pėrngjanė njė pėrzierjeje tė dendur zhelatinore. Pėrbėrės tjetėr i bimės ėshtė lėngu i idhėt i verdhė qė ndodhet nė lėvoret e gjetheve tė aloės dhe ka efekt laksativ.

Hulumtimet shkencore kanė treguar se kjo bimė poashtu nė vete pėrmbanė edhe shumė lloje tė vitamineve si: kompleksin e vitamins B, A, C dhe E. Nga mineralet kėtu bėjnė pjesė: zinku, magneziumi, bakri, kalciumi, hekuri etj. Ėshtė e pasur edhe me aminoacide dhe karbohidrate. Prandaj kjo bimė logaritet si produkt dietetik-ushqimor. Janė tė njohura mė se 300 lloje tė kultivuara tė kėsaj bime nė Afrikė. Llojet e ndryshme tė bimės Aloa, kanė koncentrim tė ndryshėm tė materieve mjekuese.
Emri i kėsaj bime vje nga fjala arabe e cila fjalė e pėrshkruan materien e lėngėt tė idhėt ngjyrė tė ēeltė tė trendafiltė. Pėr kėtė bimė janė gjetur shkrime tė ndryshme edhe nėpėr papiruse, pėr tė cilėn thuhet se ėshtė bimė shumė e dobishme dhe nga ajo janė prodhuar tableta tė vogla kundėr infeksionevet tė ndryshme. Pėrdorimi i bimės Aloa Vera nė kohėra antike me sukses ka zgjidhur problemet e ndryshme tė sėmundjes sė lėkurės si dhe ka qenė shumė e dobishme si laksativ. Spanjolėt e kanė bartur njohurinė pėr kėtė bimė nė perėndim. Madje njė legjendė thotė se Aleksandri i Madh e ka pushtuar njė ishull nė Oqeanin Indian, ishullin Sokotra, pėr shkak se aty ndodhej plantazhi mė i madh i bimės Aloa, e cila nė mėnyrė mrekullibėrėse kishte mjekuar plagėt e ushtarėve tė tij. Vend tė rėndėsishėm kjo bimė kishte zėnė edhe nė Mjekėsinė kineze. Mjekėsia tradicionale indiane kėtė po ashtu e ka pėrdorur si laksativ, anihelmintik, kundėr hemorroideve dhe pėr qetėsim tė mestruacioneve me dhimbje etj. Me gelin e kėsaj bime Arapėt kanė mjekuar kokėdhimbjen, plagėt ethet ...
Kulminacionin e popullaritetit nė SHBA, Aloa e ariti nė vitet e tridhjeta tė shekullit tė kaluar. Banuesit e atjeshėm e vėrejtėn efektin mrekullibėrės tė saj dhe mundėsinė e gjerė tė pėrdorimit. Sot biologjikisht Aloa kultivohet nė Afrikėn jugore dhe nė Amerikė. Ajo po ashtu kultivohet nė masė tė vogėl gjithkund nė botė pėrveq nė shkretėtira. Janė tė njohura disa plantazhe tė Aloas nė Teksas. Pėr ta arritur pjekurinė e vet, bimės Aloa Vera i duhen 4 vite, ndėrsa gjatėsia e jetės sė kėsaj bime ėshtė 12 vjetė. Pesha e gjethes sė pjekur ėshtė 1.5 kg. Gjethet e saj duhet mbledhur me dorė.
. Janė tė njohura dy lloje tė aplikimit tė kėsaj bime nė shėndetėsi: pėr pėrdorim lokal dhe pėr pėrdorim peroral. Lėngjet dhe gelli i kėsaj bime janė pjesė pėrbėrėse tė kremave dhe losioneve pėr lėkurė qė veprojnė kundėr kallove, e sidomos ēregullimeve tė lėkurės tė shkaktuara nga rrezatimet, e cila i regjeneron pjesėt e lėkurės sė dėmtuar dhe qetėson dhimbjet, vepron si qetėsues dhe ftohė lėkurėn. Gelli i fituar nga kjo bime ka veprim kundėr rrudhave ngjashėm sikurse edhe derivatet e vitaminės A. Si prodhim natyror, Gelli nga kjo bimė e arinė pastėrtinė 90%, dhe ėshtė shumė i efektshėm nė puqėrza etj. Lėkura e thatė dhe e dehidruar e pėlcitur thjeshtė "e adhuronė" kėtė gel. Pėrparėsia e saj ėshtė se nuk ėshtė i yndyrshėm dhe nuk pėrlyen robet. Nė kozmetikė ky gel pėrdoret edhe pėr mirėmbajtje tė lėkurės normale. Pėr pėrdorim peroral pėrdoret nė formė lėngjesh, tabletash dhe po ashtu nė formė gelli. Nga disa produkte tė aloės largohet aloina e cila ėshtė laksativ dhe nuk preferohet t'i jepet fėmijėve mė tė rinjė se 12 vjetė, shtatzėnave, dhe lehonave.
Prodhimet nga aloa, nuk logariten si barėra po si produkte ushqyese - dietetike, mirėpo megjithkėtė ato rregullojnė gjendjen e ērreguluar tė organizmit.
Si burim natyral i vitamineve, karbohidrateve dhe enzimeve preferohet pėr gjithė ata qė mjekohen pas operacioneve tė ndryshme, pastaj te lodhjet pranverore, ērregullimet e jashtėqitjes etj. Para se tė vendosim qė t'i hjekim qafe hemoroidet me skalpel, mund ta aplikojmė aloėn nė mėnyrė lokale pėr mjekimin e tyre. Edhe veprimi i saj baktericid, fungicid apo virusal nuk ėshtė i dyshimtė. Me kėtė bimė me sukses mund tė rritet imuniteti i organizmit dhe tė forcohen mekanizmat e saj mbrojtės. .
Ėshtė interesante edhe studimi mbi aloėn dhe ndikimi i daj nėpakėsimin e nivelin tė sheqerit nė g jak. Mirėpo te ata qė tashmė pėrdorin barėra kundėr sheqerit nė gjak, nuk preferohet pėrdorimi i kėsaj bime ngase menjėherė mund ta pakėsoj krejt sheqerin nė gjak! Prandaj nėse tashmė pėrdoret kjo bimė pėr qėllime tė pakėsimit tė sheqerit, duhet njoftuar mjekun qė ta kontrolloj sasinė e sheqerit nė gjak sa mė shpesh. .
Pėrveq tjerash aloa ėshtė edhe bimė dekorative e shumė shtėpive. Kultivohet edhe te ne si bimė e dhomės, ndėrsa tė dashuruarit aloan e shohin si pastrues tė energjisė sė keq. .


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-11-05, 11:52   #2
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

I nderuri Naki,me vjen shume mire qe gjeta nje shkrim per lulen mrekulliberese Aloe Vera.Kam degjuar per mrekulline e saj ne shendetesi.
Por me duket se ajo me shume i ambientohet vendeve tropikale.
Eshte mire qe secili njeri te kultivoje ne shtepine e tij nje lule te tille.Kjo lule kam degjuar se eshte perdorur para me se 5000 vitesh nga perandore te ndryshem sepse qysh atehere eshte ditur rendesia dhe mrekullia e sa ne sherimin e plageve te ndryshme,pastaj mund te perdoret edhe si sallate dhe te hudhet ne ushqime te ndryshme.Perdoret edhe ne preparate te kozmetikes.I shkrova keto qe di per te edhe pse edhe ju i paskeni paraqitur.


__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.