Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-05-11, 18:56   #1
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tregime

KUSH ESHTE ME I PASUR....



Njė pasanik i madh kishte vendosur t’i tregonte birit tė tij se ē’ėshtė varfėria nė mėnyrė qė ai tė dijė t’i ēmojė mė tepėr mirėsitė qė i ka. Shkuan tek disa tė afėrm tė tij, tė cilėt jetonin nė njė fshat tė varfėr dhe kishin shumė fėmijė. Atje qėndruan dy ditė.
“E ke tė qartė tashmė dallimin mes varfėrisė dhe pasurisė?” – e pyeti babai tė birin derisa po ktheheshin nė shtėpi.
“Po, baba!” – u pėrgjigj vogėlushi.
“Unė jam i vetėm, kurse ata janė shumė vėllezėr dhe motra.
Ne, para shtėpisė kemi njė pishinė, ndėrsa ata kanė lumin nė tė cilin mund tė notojnė dhe tė peshkojnė.
Ne kemi klimatizatorė nė shtėpi, ndėrsa ata vetėm e hapin dritaren dhe hyn flladi nga pemėt qė janė afėr dritares.
Ne i shohim zogjtė vetėm nė televizion, kurse atyre zogjtė e vėrtetė i vijnė nė dritare.
Ne kemi qen, kurse ata kanė tufė delesh.
Po baba, e mėsova mirė se ē’ėshtė pasuria. Ndihem i pikėlluar qė edhe ne nuk jemi tė pasur sikurse ata...!



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 19-05-11 nė 18:59 Arsyeja: KUSH ESHTE I PASUR....
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-05-11, 18:57   #2
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Deshtimi mund te sjell dhe suksesin




Tregohet njė herė e njė kohė, se njė burrė merrej me prodhimin e pėlhurave pėr anijet me vela.
Ai punonte gjatė gjithė vitit dhe nė fund, pėlhurėn ua shiste pronarėve tė anijeve.

Njė vit, ai shkoi nė treg pėr tė shitur produktin e tij, por pa qė njė tregtar tjetėr i kishte furnizuar pronarėt e anijeve me pėlhurat e nevojshme.
Padyshim, kjo ishte njė goditje e rėndė, pasi kishte humbur kapitalin e tij.
I mėrzitur, u ul nė njė qoshe dhe filloi tė mendojė.
Ku do ta ēonte gjithė atė mall?
Ēfarė tė bėnte me tė?
Tregtarėt e tjerė, duke e parė tė menduar filluan tė tallen.
Njėri prej tyre i tha: ”Ej, unė tė kėshilloj qė pėlhurėn ta bėsh brekushe dhe t’ua shesėsh marinarėve!”
Tė tjerėt ia plasėn gazit dhe mezi mbaheshin nga tė qeshurat.

Burri nuk u ktheu pėrgjigje, por vazhdoi tė mendonte thellė.
Atij sikur i kishte mbetur nė mendje “kėshilla” ironike e njėrit prej tregtarėve.
Pasi e ēoi mallin nė shtėpi, filloi menjėherė nga puna.
Tė gjithė pėlhurat, filloi ti presė dhe tė qepė rroba tė forta pėr marinarėt.
Pasi kishte qepur disa tė tilla, ai vajti nė treg dhe filloi tė thėrrasė:”Kush dėshiron rroba tė forta marinarėsh, qė i pėrshtaten natyrės sė punės, le tė vijė kėtu se ia jap me ēmim tė favorshėm!”

Njerėzit filluan tė afrohen dhe i kėqyrnin me habi rrobat prej pėlhure.
Disa madje dhe blenė.
Duke parė se kėrkesat filluan tė rriten, burri u premtoi se vitin e ardhshėm, do tė qepte njė sasi mė tė madhe.

Njė vit mė vonė, ai nuk u mor fare me pėlhurėn e velave, por i hyri punės pėr prodhimin e rrobave tė marinarėve.
Ai bėri dhe ca ndėrhyrje tė reja nė prerjen e rrobave, u shtoi disa xhepa qė i pėrshtateshin profesionit etj...
Pastaj, mallin e ri e dėrgoi nė treg pėr t’ua shitur pronarėve tė anijeve, tė cilėt ia blenė tė gjithin.
Thuhet se qė atėherė, marinarėt kanė veshjen e tyre specifike.
Kėshtu, ai arriti qė krizėn dhe dėshtimin, ta shndėrrojė nė sukses.
Nuk janė krizat dhe problemet ato qė e gozhdojnė njeriun dhe e ndrydhin.
Janė pikėrisht mėnyrat tona tė reagimit, ato qė na bėjnė tė shohim para, apo tė kthehemi pas!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 19-05-11 nė 19:00
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-05-11, 19:08   #3
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Ajo ishte studente arkitekture ndersa ai ishte student mjeksie.
Ata u takuan me njeri-tjetrin ne stacionin e autobusit ku po prisnin te dy per te
ikur ne shtepite e tyre.
Ajo kishte qene tek motra, ai tek nje shok.
Pothuajse cdo dite shkonin tek i njejti stacion per te marre te njejtin
autobus pasi e dinin se aty do te takoheshiin perseri.
Kjo ndodhi deri
sa nje dite u martuan.
Jetonin te lumtur me dashurine e tyre dhe nuk i
interesonte nese nje dite ishin mire financiarisht dhe diten tjeter pa
asnje lek ne dore pasi ata kishin dashurine e madhe per njeri-tjetrin
dhe kjo i mjaftonte.
Ajo i thoshte atij se do te vdiste per te dhe ai ja
kthente qe do te vdiste ai per te.
Kjo gje vazhdoi deri sa u bene
arkitekte dhe doktor te njohur.
E vetmja gje qe i shqetesonte ishte se nuk kishin nje femije.
Ishin perpjekur me te gjitha menyrat per ta rregulluar kete gje por perseri nuk kishin gjetur nje zgjidhje por ata perseri nuk dorezoheshin sepse besonin se dashuria e madhe qe kishin per njeri-tjetrin do ti ndihmonte dhe ndoshta do te bente nje mrekulli per kete gje dhe ata vazhdoniin te prisnin me shprese.
Dashuria e tyre rritej dita-dites edhe pse tashme kishin kaluar 20 vjet qe nga martesa e tyre.
Kur ajo cohej ne mengjes, gjente nje leter poshte jastikut ku ai i kishte shkruar: E vetmja ime e dashur, shiko tek pasqyra siper komodines.
Ajo shkonte aty dhe gjente te shkruar dicka qe e drejtonte per ne nje vend tjeter brenda shtepise, dhe keshtu vazhdonte duke kaluar nga dhona ne kuzhine,ne dollap, ne depo,papafingo, deri sa gjente ndonje tufe me lule ose cokollatat qe asaj i pelqenin aq shume.
Pasi kaluan moshen 50 vjecare te dy e reduktuan punen e tyre.
Ai e la punen ne spital dhe filloi te merrte vetem disa paciente ne kliniken e tij private.
Ajo e la punen qe kishte dhe filloi te merrej vetem me disa projekte per njerez te caktuar.
Ne kete menyre ata kishin me shume kohe per njeri-tjetrin dhe do te perkushtoheshin me shume.
Nje dite kur po ecnin bregut te detit pane nje shtepi te vjeter dhe ajo tha: Si thua i dashur sikur ta blejme dhe ta rregullojme kete shtepi? Ai ju pergjigj: Do ta blejme,do ta shembim kete shtepi dhe do te ndertojme nje te re sipas projektit qe do te besh ti ne menyren sesi ty te pelqen dhe do te ulemi cdo dite ne verande duke pire caj me pulebardhat.
Pak kohe pas blerjen se shtepise, ai tha se duhet te shkonte diku jashte vendit per nje problem pune dhe do te qendronte nje jave.
Te qendronin nje jave larg njeri-tjetrit per ta ishte shume e veshtire pasi ishin mesuar te qendronin gjithmone bashke.
Por kjo jave kaloi duke folur pothuajse cdo ore ne telefon me njeri-tjetrin. Kur ai u kthye ajo e kuptoi qe dicka kishte ndryshuar me te.
Kur ajo i afrohej, ai mundohej ti largohej.
Kur ajo i tregoi projektin e shtepise qe do te ndertonin ai i ktheu nje pergjigje te thate qe ate e vrau ne shpirt.
E ndjente se dicka kishte ndodhur.
Duke biseduar me nje shoqe, nje dite asaj i thane se ai kishte nje tjeter sepse e kishin pare duke u takuar me nje grua tjeter tek lokali perballe spitalit ku ai kishte punuar me pare.
Ajo nuk e besoi kete gje dhe mendoi se shoqja ishte thjesht xheloze per te.
Nje dite vajti dhe u ul ne nje cep te atij lokali perballe spitalit ku ai kishte punuar dhe priti qe te shihte se cdo te ndodhte.
Ne nje moment pa ate te shoqeruar me nje grua tjeter dhe e pa tek e perqafonte me nje dashuri teper te madhe.
Ajo e njihte ate gruan. Kishte qene kolege e tij ne spital, madje e kishin ftuar disa here dhe ne shtepi.
Kur u kthye ai ne shtepi ne darke, ajo here duke e goditur, here duke i bertitur ja tha te gjitha se cfare dinte.
Ai nuk i mohoi asgje por i tha qe ndjenjat ndryshojne me kalimin e kohes.
Dhe duke thene keshtu, mori valixhen me rroba dhe u largua. Ajo mori vesh qe ai kishte ikur ne Amerike me ate gruan tjeter.
Ajo arriti ta perballonte gjendjen me ndihmen e miqve te saj. Nje dite degjon deren te trokase dhe sheh se ishte pikerisht gruaja qe i kishte marre ate.
E pyeti se si kishte guximin te vinte ne shtepine e saj por gruaja i tha se duhet ti thoshte dicka urgjente.
Pasi u ulen, gruaja i tha se ai kishte nje ore qe kishte vdekur dhe i la nje kuti ne dore dhe iku. Kur ajo hapi kutine, pa se aty kishte nje leter ku thuhej: E vetmja ime e dashur.
Une gjithmone te kam dashur dhe asnjehere nuk te kam zevendesuar me asnje.
Ne udhetimin qe une bera, u mjekova dhe zbulova qe kisha edhe nje vit jete.
Duke e ditur qe ti do te vdisje per mua nese do ta merrje vesh kete gje, nuk te tregova asgje por ju luta koleges time qe te me ndihmonte te dukeshim ne syte e botes qe ishim te dashur ne menyre qe une te largohesha prej teje.
Kur te gjithe menduan se ne ikem ne Amerike, ne fakt une mora nje shtepi me qera tek stacioni i autobusit ku ne te dy u takuam per here te pare dhe aty prita te me vinte vdekja.
Shtepine ne breg te detit e kam ndertuar sipas projektit qe ti me dhe, dhe sa here te ulesh ne verande per te pire caj me pulebardhat, une do te jem aty duke te te pare dhe duke te te bere shoqeri..
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-05-11, 19:10   #4
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Te degjosh eshte vertet dashuri

Mauro vinte nga njė familje e rregullt , me prindėr tė dashur , 2 vėllezėr dhe 1 motėr
tė cilėt kishin patur sukses si nė jetėn shkollore dhe atė sociale .
Jetonin nė njė lagje tė bukur dhe Mauros nuk i mungonte asgjė .
Nė shkollė Mauro u cilėsua si nxėnės i dobėt dhe i papėrqendruar .
Njėra nga mėsueset e shkollės shkoi njė ditė nė shtėpinė e tij .
Ajo u tha prindėrve : Mauro ka bėrė shumė pėrmirėsim nė kėtė periudhė .
Jemi shumė tė kėnaqur me tė .
Ndoshta keni ngatėrruar familje - pėrgjigjet i habitur i ati .
Mauro ynė nuk ėshtė ky pėr tė cilin ju po flisni , ne ndjehemi tė turpėruar nga ai dhe nuk e dimė arsyen e sjelljes sė tij .
Ndėrsa mėsuesja iku , nėna mendoi : Nė fakt ta mendojmė mirė djali muajin e fundit nuk ėshtė futur nė telashe , pėrkundrazi ka shkuar rregullisht nė shkollė dhe ka ndenjur aty edhe mė shumė se duhej .
Fleta e notave kishte nota tė pėlqyeshme dhe njė vlerėsim pozitiv tė sjelljes .
Nėna dhe babai u shpėrqėndruan .
Kujt i ke qėndruar afėr pėr tė marrė kėto nota - e pyeti i ati me sarkazėm .
E kam bėrė gjithēka vetė - u pėrgjigj djali .
Dyshues prindėrit shkojnė nė shkollė pėr tu takuar me drejtoreshėn .
Ajo i siguroi se i biri po shkonte shumė mirė me mėsime .
Kemi njė mėsuese tė re zėvendėsuese dhe duket qė ajo ka ndikim tė veēantė te djali juaj .
Mendoj se duhet ta njihni .
Kur u afruan afėr mėsueses , ajo ishte me kurrizin tė kthyer dhe iu deshėn pak ēaste pėr tė kuptuar qė kishte vizitorė .
Kur e kuptoi u drejtua nga ata dhe filloi tė komunikonte me duar .
C'ėshtė kjo gjė ? - pyeti i indinjuar i ati i djalit .
Gjuha e shenjave ? Kjo grua ėshtė shurdhmemece !

Ja arsyeja qė ėshtė fantastike - thotė djali duke u futur mes tyre .

Ajo bėn mė shumė baba ,ajo di tė dėgjojė !
Celularet , chati , email , tė gjitha duken qė favorizojnė komunikimin midis njerėzve .
Mund tė shkėmbejmė shumė fjalė dhe shumė mesazhe me shume njerėz , dhe megjithatė ndjehemi tė vetmuar .
Nėse nuk ka njeri qė tė na dėgjojė me tė vėrtetė pėrse na nevojiten shumė fjalė ...?!

Tė dėgjosh me tė vėrtetė do tė thotė tė duash !!!

emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-05-11, 16:03   #5
Dushku
Game Over
 
Avatari i Dushku
 
Anėtarėsuar: 29-11-08
Postime: 3,537
Dushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Djaloshi qe mblidhte pende

Edhe sot nė atė fshat flitet pėr djaloshin e bukur dhe tė heshtur. Thonė se mburrej me bukurinė e vet po aq sa edhe dashuronte vetminė. Ata qė e mbanin mend, me plot dėshirė presin t’i pyesėsh pėr tė. “Ja e shihni atė shtėpi tė vendosur nė mes tė asaj lulishteje?! I vėreni ato dritare qė janė tė mbuluara me ngjyra tė ylberit? Aty jetonte dikur bukuroshi i fshatit tonė!” - do t’ju thonė nėse shohin se nuk e keni ndėrmend tė pyesni pėr tė. Dhe thellėsisht do tė ofendohen nėse nuk e vizitoni shtėpinė e tij. Nėse nuk tregoni interesim pėr tė shfrytėzuar gatishmėrinė e tyre qė t’ju rrėfejnė si jetohet nė atė fshat. Gjithmonė rrėfimin e fillojnė me ndonjė ngjarje tė sotme qė me mjeshtri dhe pahetueshėm tė shtegtojnė nė kohėrat derisa ende ishte gjallė djaloshi, i cili sipas rrėfimit tė tyre, tėrė jetėn e kishte kaluar nė vetmi. Me dashuri tė veēantė stolisin ndodhitė pėr tė edhe me gjėra qė mund t’ju tingėllojnė tė pabesueshme. Kėshtu qė ėshtė e pamundur tė mos zgjohet nė ju kureshtja dhe tė mos shtroni pyetje se cili ka qenė ai djalosh qė ishte vulosur nė kujtesėn e pleqve tė fshatit po aq sa edhe vet e kaluara e tyre. “Sa djalė sekret ishte...!” - do tė psherėtijė plaku i parė, tė cilin veēanėrisht do ta gėzojė dėshira juaj tė dini ku ndodhet shtėpia dhe varri i bukuroshit tė dikurshėm, i cili vite tė tėra kishte shqetėsuar fshatin me qetėsinė dhe buzėqeshjen e vet. Dhe posa tė ēoheni nė gishta duke pritur qė bashkėbiseduesi juaj t’ju tregojė me dorė drejt ndonjė pullazi tė vendosur nė mes tė kopshteve tė mbuluar me gjelbėrim, plaku nė tė cilin keni rastisur do tė fillojė tė ankohet se druvarėt presin pyllin pa mbajtur llogari pėr ripėrtėritjen e tij. Me vonesė do ta kuptoni se rrėfimi ashtu i filluar i plakut nuk ka aspak pėr qėllim tė zgjojė te ju keqardhje pėr dėmtimin e pyllit, por tė shtroni edhe ndonjė pyetje pėr djaloshin. Sepse, posa tė ktheni kokėn kah pylli, plaku do t’ju kėrkojė tė shikoni lisin e lartė qė duket nė hyrje tė tij, duke theksuar se aty pushonte djaloshi sa herė qė dilte nga pylli para se tė lėshohej nata. Me atė ju jeni kapur nė rrjetėn e rrėfimit tė tij dhe ėshtė e pamundur tė mos thoni zėshėm: “Ē’ka mund tė presėsh tjetėr prej njė druvari tė lodhur nga puna e pėrditshme!” Ai ėshtė sinjal i padyshimtė se ndjellja e plakut ėshtė e suksesshme dhe se mund tė fillojė rrėfimi i ngadalshėm dhe i pėrpiktė pėr djaloshin tė cilin tė moshuarit e rrallė ende e kujtojnė dhe e pėrshkruajnė si bukurosh tė heshtur. Tė vetmuar dhe tė dhėnė pas punėve tė veta tė cilat ēdonjėri nė fshat i komentonte sipas dėshirės. Thjesht, njė nga ata tė rinj qė mund tė haset edhe nė mjedise tė tjera dhe sjellja e tė cilėve del jashtė kornizave tė imponuara, si rregull i tė jetuarit dhe bėhen temė e analizave tė atyre pėr tė cilėt populli thotė se harxhojnė bukėn e vet duke u lodhur pėr hallet e botės. I bukur, pėrsa u takonte pjesėve tė zbuluara tė trupit, por nga ana tjetėr enigmė qė ecte nėpėr fshat thuajse vetėm sa pėr tė ringjallur hutimin dhe sa pėr ta shtuar kureshtjen te fėmijėt dhe te tė rriturit. Jetonte nė njė shtėpi dydhomėshe dhe mė kot bashkėfshatarėt mundoheshin tė zbulojnė ndonjė ngjashmėri nė mes karakterit tė tij me tė prindėrve tė ndjerė, tė cilėt i kujtonin si shtėpiarė tė zellshėm qė respektonin vetveten, fqinjin dhe banorėt e atij fshati, i cili as qė posedonte ndonjė veēori qė do t’ia shtonte namin apo do ta bėnte ta pėrflisnin banorėt e fshatrave tė tjerė. “I mbushi vitet, por nuk i kujtohet tė mjerit tė martohet!” - thoshin me keqardhje plakat e fshatit gjersa e shikonin si shėtiste rrugėve. “Sa i bukur qė ėshtė!” - ofshanin vashat dhembshėm ngaqė u vinte keq qė ajo bukuri tė mbetej e paharxhuar dhe tė mos u takonte atyre. Kishte edhe tė atillė qė pa ndonjė qėllim tė keq e ndalnin nė mes tė rrugės dhe e pyesnin se ēfarė halli e mundon, pse nuk dilte nė shesh tė fshatit qė ta shihnin dhe t’i takonte tė tjerėt.

vazhdon...
Dushku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-05-11, 16:03   #6
Dushku
Game Over
 
Avatari i Dushku
 
Anėtarėsuar: 29-11-08
Postime: 3,537
Dushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Ai vetėm buzėqeshte, murmuriste diēka tė paqartė dhe nisej drejt pyllit apo nga shtėpia e vet ku futej brenda dhe i mbyllte dyert thuajse frikohej nga vizita e ndonjė mysafiri tė paftuar.
Nuk ishte jeta e tij qė e kalonte nė vetmi e as heshtja, e cila i ishte bėrė aleatja e vetme nė pėrditshmėri, ajo qė e bėnte tė veēantė, tė flitej pėr tė dhe tė rrėfenin edhe nė fshatrat e afėrt. Nuk i ēuditeshin njerėzit pse tėrė natėn mbante dritat e ndezura nė dhomat e veta, sepse ajo u ndodhte edhe tė tjerėve, por habiteshin pse sa herė qė braktiste shtėpinė nisej drejt pyllit dhe zhdukej nė thellėsitė e tij. Shėtitjet e tij nxisnin rrėfime nga mė tė ēuditshmet. Disa thoshin se nė thellėsinė e pyllit ekzistonte njė shpellė ku djaloshi hynte qė aty tė gjurmojė pas njė thesari me para dhe stoli tė vlefshme. Tė tjerėt pėrbetoheshin se e kishin parė duke u ngjitur nėpėr drunjtė e lartė dhe se imitonte zėra tė llojllojshėm pėr t’i gėnjyer shpendėt t’i afroheshin. Shkon nė pyll aq shpesh qė fshehurazi tė takohet me tė dashurėn e vet, shtonin gratė duke puthur bukėn nė shenjė tė betimit dhe theksonin se me sytė e tyre e kishin parė sesi ēonte dashuri nė mes tė pyllit me njė bukuroshe emrin e sė cilės nuk e zinin me gojė. Mos e teproni me ato trillime, qesheshin tė rinjtė e fshatit kur dėgjonin tė flitej pėr moshatarin e tyre tė cilin as qė e njihnin sa duhet sepse kurrė nuk u bashkohej, ai shkon nė pyll qė tė bėj atė qė bėjmė ne sa herė qė na mbushen herdhet dhe nuk kemi ku t’i zbrazim. Meqenėse nuk bėhej fjalė pėr ndonjė sekret qė kėrkonte shumė mjeshtri pėr t’u zbėrthyer, fshatarėt vendosėn qė dy-tre veta ta ndiqnin dhe njėherė e pėrgjithmonė tė bindeshin se cili ishte shkaku i shėtitjeve tė shpeshta tė djaloshit nėpėr pyll. Edhe atė jo pse gjithaq u ishte e rėndėsishme tė dinin ku harxhonte ditėn njė nopran, por pėr shkak se gratė e tyre linin pa bėrė punėt e shtėpisė duke i treguar njėra-tjetrės se ēka kishin dėgjuar mė tė re pėr djaloshin e ēuditshėm. Edhe vashat lanė pas dore pajėn e nusėrisė dhe tėrė ditėn qėndronin nėpėr dritare qė ta shihnin atė kur kalonte rrugės me njė strajcė nė dorė. E ndiqnin me shikim derisa ngjitej kodrinės dhe zhdukej nė pyll. Mė kot nėnat e tyre mundoheshin t’i bindnin tė shikojnė gjilpėrat dhe penjtė e mėndafshtė me tė cilėt qėndisnin mindilat e nusėrisė; ato zgjasnin kokat drejt pyllit qė tė mos u shpėtonte pa parė djaloshi kur kthehej nė mbrėmje me njė buzėqeshje, e cila i joshte si asgjė tjetėr. Flitej se disa ēapkėne tė fshatit ngandonjėherė i viheshin pas dhe ktheheshin nga pylli me faqe tė kuqe dhe tė djersitura duke mos qenė tė afta t’u tregojnė asgjė tė tjerėve se vallė e kishin parė djaloshin e bukur dhe ē’bėnte mes lisave dhe drunajeve. Ata qė i caktoi fshati, njė ditė heshturazi iu vunė pas. E ndoqėn fshehurazi hap pas hapi. U kthyen disa orė pasi qė djaloshi doli nga pylli dhe u lėshua teposhtė qė tė mbyllet si rėndomė nė shtėpinė e vet. Hė de, na thoni se ēka bėnte ai dreq i mallkuar atje nė pyll, pyesnin tė paduruar banorėt qė kishin dalė nė shesh tė fshatit dhe prisnin tė dėgjojnė tė vėrtetėn e pakontestueshme, e cila do t’i jepte fund kėtij sekreti, i cili nuk u lejonte tė bėjnė ndonjė bisedė tjetėr pos tė pyesin dhe shtjellojnė jetėn e djaloshit. “Ai ėshtė i ēmendur!” - tha njėri nga ata tė cilėt asaj dite e ndoqėn hap pas hapi djaloshin. “Shėtit nėpėr pyll nė heshtje, mbledh zogj tė ngordhur dhe pendė shpendėsh”. “E pamė duke hyrė nė njė shpellė dhe qė andej doli me grushtet pėrplot me pendė bufi dhe lakuriqėsh “- tha tjetri dhe pranoi se kishin patur frikė tė futeshin edhe ata nė shpellė sepse posa kishte hyrė djaloshi ishte dėgjuar njė zė i ngjashėm me dėnesjen e foshnjės. “Ngjitej edhe nėpėr drunj dhe diē kėrkonte nėpėr foletė e braktisura tė shpendėve! Di tė flasi me gjuhėn e shpendėve sepse ata jo vetėm qė nuk i frikohen, por ndalen mbi supet e tij, apo i fluturojnė mbi kokė duke kėnduar” - shpjegonin ata dhe mundoheshin tė dėshmojnė se ndershėm kishin kryer detyrėn dhe nuk kishin lėnė hapėsirė pėr paqartėsi. “E pamė edhe duke...!” - filloi tė tregojė diēka njėri prej tyre, por pasi qė e shikuan hidhėrueshėm dy tė tjerėt, kafshoi gjuhėn me dhėmbė dhe nuk tha deri nė fund atė qė deshi tė tregojė. “Thuajini tė gjitha, sepse u porositėm ta shtjelloni e jo edhe mė shumė tė ngatėrroni sekretin!” - reaguan fshatarėt


vazhdon....
Dushku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-05-11, 16:14   #7
Dushku
Game Over
 
Avatari i Dushku
 
Anėtarėsuar: 29-11-08
Postime: 3,537
Dushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Nuk kishte rrugėdalje. Duhej medoemos t’ju tregohej ēdo gjė, bile edhe ajo se te burimi pranė shpellės djaloshit i ishte afruar njė vashė e bukur me tė cilėn ishin larė sė bashku nė ujėrat e kthjellėt si loti. “Lėre, lėre kėtė se nuk ka tė bėjė me gjėrat qė na interesojnė” - tha njė nga fshatarėt dhe ua lehtėsoi punėn tė gjithė atyre qė i shtrėngonte frika mos pėrmendej emri i vashės sė tyre. Kjo kėrkesė ia lehtėsoi pozitėn edhe atij qė i ra nė hise tė rrėfente pėr ngjarjen qė kishin parė pranė burimit, jo pse do tė duhej ta zbulonte emrin e vashės, e cila pėrkėdhelte djaloshin e zhveshur cullak, por pse ishte e pahijshme tė shtjellonte detaje tė pista nė praninė e grave dhe fėmijėve. Nė tė vėrtetė, njė “ah” e lehtė qė i shpėtoi nga goja njė tė riu, dėshmonte se tė gjithė e kishin tė lehtė ta imagjinonin ē’kishte ndodhur te burimi dhe nė ēfarė pozite tė mundimshme ishin gjetur ata qė kishin ndjekur me shikim lojėn e trupave cullak tė dy tė rinjve. “Uh...!” - psherėtinė gra dhe burra tė bindur se djaloshi ishte njė budalla i mjerė tė cilin e kishin robėruar magji tė errėta dhe e detyronin tė bėjė punė tė ēuditshme. “Ajo nuk ka qenė vajzė e vėrtetė, por fantazmė qė i shoqėron ata trupi i tė cilėve ėshtė shndėrruar nė shtėpi tė xhindeve!” - tha hoxha. “Por, ne...” - deshi tė shpjegojė edhe diēka ai qė rrėfente pak mė parė, por gishti i hoxhės i drejtuar kah atij, tė gjithėve ua bėri me dije se nuk kishte ēka tė shpjegohej mė shumė. U kthyen nėpėr shtėpitė e tyre me njė ndjenjė lehtėsie, por tani edhe mė kureshtarė tė gjithė tė shihnin me sytė e vet atė qė rrėfenin ata dy-tre veta qė kishin ndjekur djaloshin nė pyll. Qė nga ajo ditė plot fshatarė kinse rastėsisht dilnin tė shėtisnin kodrinės pėrpjetė. Futeshin nė pyll dhe fshehurazi ndiqnin djaloshin hap pas hapi. Vashat e fshatit u hidhėroheshin nopranėve qė nuk e linin tė qetė djaloshin tė ecte nėpėr pyll. Nga dita nė ditė zvogėlohej numri i atyre qė lodheshin duke kėrkuar sqarim pse djaloshi aq shpesh fshihej nga shikimi i tė tjerėve nė thellėsitė e pyllit nė vend qė tė pastronte arat qė ia kishte mbuluar kullosa. Nuk i brente as kėrshėria e mėparshme qė tė shihnin se me ēka e mbushte strajcėn qė bartte mbi shpinė kur kthehej nga pylli. Sepse e kishin parė me sytė e vet duke e mbushur me pendė dhe e dinin se kur kthehej nga pylli duke kėrcyer nga gėzimi dhe i buzėqeshur kishte patur ditė tė begatshme; kishte gjetur pendė me ngjyra pėrrallore apo kishte rastisur nė ndonjė fėllėnzė qė moti tė ngordhur dhe tė tharė qė e kishte goditur ndonjė gjuetar, por nuk kishte mundur ta gjente as me ndihmėn e zagarėve tė stėrvitur pėr zbulimin e viktimės sė plagosur. Posa u kthye qetėsia nė fshat dhe gratė filluan tė bėjnė biseda nga mė tė rėndomtat, dikujt iu kujtua tė shtronte pyetjen pse i nevojiteshin ato pendė laramane. Pyetja e tillė zgjoi kėrshėrinė e mėparshme te banorėt e fshatit. Kjo pyetje sinjalizoi trazira tė brendshme te banorėt dhe bėri tė ditur se sekreti ende nuk ishte shpalosur deri nė fund. Nė ēastin kur burrat thuajse u binden se gratė dhe vajzat e tyre do tė harrojnė bukuroshin qė asnjėherė nuk mundje ta shohėsh nė shesh tė fshatit, por ose tė mbyllur nė shtėpi ose duke mbledhur pendė shpendėsh nėpėr pyll, filluan tė shtjellohen rrėfime lidhur me atė se pėr ēka i pėrdorte ai ato pendė shumėngjyrėshe. Edhe nė fshatrat e afėrta dėgjuan pėr djaloshin qė mblidhte pendė dhe njėsoj i xėgiste sekreti se pėr ēka i hynin ato nė punė. “Me siguri i pėrdor pėr tė mbushur jastėkėt dhe dyshekėt qė ta ketė gjumin sa mė tė rehatshėm!” - thoshin vashat faqekuqe dhe ėndėrronin shtratin e tij tė butė. Flitej se, vashat mė tė guximshme natėn e vizitonin fshehurazi dhe braktisnin shtėpinė e tij para se tė lindte dielli si tė pagoja. Nuk kishte zot qė mund t’i ēonte tė rrėfenin se ēka kishin parė dhe pėrjetuar. Pas vizitės sė parė i mundonte dėshira e zjarrtė qė sėrish tė ndiejnė ngrohtė¬sinė e shtratit tė tij. Asgjė nuk tregonin, as prindėrve dhe shtireshin se fare nuk e dinė qė vajzat e tyre natėn vizitonin fshehurazi djaloshin. Ata i shqetėsonte sėmu¬ndja, e cila i kapte me radhė gocat tė cilat njė herė vizitonin djaloshin e bukur; nė vend qė tė bėnin pajėn e nusėrisė, fshehurazi nga prindėrit, shėtisnin megjeve dhe kėrkonin fole shpendėsh pėr tė gjetur ndonjė pendė me ngjyra nga mė tė bukurat qė t’ia ēonin djaloshit, i cili nuk u hiqej mendsh. “Na i morri nė qafė ky pis i ēmendur vashat, dhe na e lodhi shpirtin me sjelljen e vet tė ēuditshme, e cila as tė pengon dhe as tė zė rrugėn, por ama nuk tė lė tė qetė dhe pa e lodhur kokėn me tė!” - thoshin fshatarėt duke shikuar dritėn e zbehtė nė dritaren e dhomės sė djaloshit edhe nė orėt e pasmes¬natės kur rastėsisht dilnin nė ēardak tė ēlodhen nga ndonjė ėndėrr e trishtueshme apo qė tė shohin yjet. “Atė duhet ta largojmė nga fshati!” - propozonin tė rinjtė duke vėshtruar me ēfarė qetėsie djaloshi nisej drejt pyllit dhe kthehej nė shtėpi para se tė lėshohej nata me strajcėn plot pendė dhe shpendė tė ngordhur. “Ai ėshtė magjistar, i cili pendėt i pėrdor pėr tė bėrė ilaēe me tė cilėt shėron zjarrin rinor tė vashave tė fshatit!” - thoshin plakat qė rrinin ulur pranė kroit duke mos lėnė pa pėrmendur se diēka tė tillė nuk mbanin mend as ato, as pleqtė e mėparshėm qė tani i kishte shkrirė dheu. “Thonė se pasi ua shkul pendėt shpendėve tė ngordhur, i var nė mur ku qelben dhe krimben!” - shtonte ndonjė plakė qė kishte imagjinatė mė tė zhvilluar. Shkurt, askush nuk kishte mundėsi t’i ndalte fjalėt e botės qė njėherė kishin marrė dhenė: ēdokund flitej pėr tė dhe thuajse as qė mund tė fillonte apo pėrfundonte ndonjė bisedė po nuk pėrmendej djaloshi, i cili as qė e dinte se ishte bėrė preokupim kryesor i tė gjithėve nė fshat. Djaloshi atė nuk e dinte as asaj dite kur mbylli me dry dyert e shtėpisė dhe me valixhet nė duar u nis rrugės sė fshatit. Sa u habitėn fshatarėt pėr shkak tė valixheve qė bartte nė duar po aq i befasoi kur panė se ai nuk u nis si rėndom drejt pyllit, por teposhtė kodrinės. Shkonte nė njė drejtim tė panjohur. Fshatarėt e vėshtronin nga pak edhe tė gėzuar, sepse ja, ndodhi qė edhe ai i mallkuar njė herė ta ndėrrojė drejtimin. Aq mė shumė u gėzuan kur panė se nė mbrėmje nuk u kthye dhe se dritaret e dhomave nė shtėpinė e tij nuk i ndriēoi drita. Kaluan ditė, muaj dhe vite, por djaloshi as erdhi nė fshat e as u dėgjua diēka pėr tė. Largimi i tij nga fshati i shqetėsoi vashat qė e kishin vizituar. Ato tė mjerat ēdo ditė qėndronin nė dritare duke shpresuar se do ta shihnin si ngjitet kodrinės drejt fshatit. Shpresonin se ai do tė kthehet, se nuk do t’i harronte netėt qė kishte kaluar me to. Derisa vashat i lodhte pagjumėsia dhe ėndrrat pėr bukuroshin me tė cilin kishin kaluar plot net tė kėndshme, fshatarėt e tjerė shpeshherė i afroheshin shtėpisė sė tij duke i lodhur kėrshėria tė shohin ēka fshihej nė ato dhoma me dyer tė kyēura. Disa thonin se djaloshi kishte braktisur shtėpinė meqenėse dhomat i kishte mbushur pėrplot me pendė dhe nuk kishte mė as ku tė flinte e lėre mė tė lėvizte. Kur dėgjonin pohimet e kėtilla, vashat qė kishin parė brendinė e shtėpisė sė djalit, por nuk guxonin tė tregonin, thoshin nė vete: “Sa budallenj qė jeni! Ato dhoma janė tė mbushura plot me piktura dhe bukuri pėrrallore! Jo vetėm qė i ka mbushur jastėkėt dhe dyshekun, por edhe muret i ka mbuluar me pendė tė larmishme!” Njė ditė, fshatarėt vendosėn t’i ēelin me dhunė dyert e dhomave tė djaloshit. Kur hynė brenda mbetėn si tė shtangur; muret ishin tė mbuluar me pendė dhe me plot piktura nga mė tė bukurat. Edhe perdet ishin tė bėra nga pendėt shumėngjyrėshe me kujdes tė radhitura dhe pėrbėnin njė mozaik pėrrallor. Dhomat ishin tė pastra dhe tė rregulluara si mė mirė. Askund nuk vėrehej ndonjė pendė e hedhur e jo mė diēka tjetėr. Nė njė raft qėndronin tė radhitura disa shishe tė mbushura me pluhur me ngjyra tė ndryshme. Atėherė ata kuptuan se djaloshi i bluante pendėt e shpendėve duke bėrė nga pluhuri i tyre ngjyra qė i pėrdorte pėr tė pikturuar. Disa enė, tė cilat gjithashtu qėndronin me kujdes tė radhitura nė raftet e dhomave ishin tė mbushura me lėng tė kuqėrremtė. Ajo ishte rrėshirė e shkrirė tė cilėn e pėrdorte pėr ta pėrzier me pluhurin e bėrė nga pendėt e bluajtura. Kėshtu bėnte ngjyra tė veēanta me tė cilat pikturonte. “Sa piktura tė bukura!” - mahniteshin fshatarėt duke zgurdulluar sytė nė peisazhet dhe hapėsirat pėrrallore qė kishte pikturuar djaloshi. Mbyllėn dyert e dhomave dhe u kthyen nėpėr shtėpitė e veta

vazhdon....
Dushku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-05-11, 16:15   #8
Dushku
Game Over
 
Avatari i Dushku
 
Anėtarėsuar: 29-11-08
Postime: 3,537
Dushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Asnjeri prej tyre nuk mori vesh se, pėr djaloshin qė ata e llogarisnin tė krisur, kishin shkruajtur tė gjitha gazetat e botės duke e lavdėruar se pėrpos pikturave tė mrekullueshme kishte befasuar botėn edhe me ngjyrat e veēanta pėrbėrjen e tė cilave nuk mund ta zbulonin as njohėsit mė tė mirė tė kemikaleve. Aq ua bėnte fshatarėve se ēka shkruanin gazetat dhe ēka mendonte bota pėr bashkėfshatarin e tyre; ata dėshironin qė ai tė kthehej, tė ishte pranė tyre, ta shihnin si shkon drejt pyllit qė tė mblidhte pendė zogjsh dhe si kthehet i buzėqeshur nė shtėpi. Donin qė dritaret e dhomave tė djaloshit tė ndriēonin si dikur tėrė natėn. Sepse tani e dinin ē’bėnte natėn dhe se pa asnjė arsye i kishin rėnė nė qafė. Betoheshin nė vetvete se fare nuk do t’i hidhėrohen pse nuk shoqėrohej me ta e as do t’ia zinin pėr tė madhe pse natėn e vizitonin vashat mė tė bukura tė fshatit. I kaploi njė shqetėsim i llahtarshėm shumė mė i fuqishėm se ai qė i mundonte kur mundoheshin tė zbėrthejnė sekretin lidhur me sjelljen e tij. Ky shqetėsim i bėri qė tė pyesnin njėri-tjetrin: “Mos ke dėgjuar diēka pėr djaloshin e fshatit tonė! Vallė kur do tė kthehet!” Shikonin rrugės nga kishte ikur duke shpresuar se ai do tė vijė, i heshtur dhe i buzėqeshur mu si atė ditė kur braktisi fshatin. Erdhi, erdhi bėrtitėn njė pasdite nė fshat tė gjithė qė kishin zė dhe gojė duke kumtuar lajmin e gėzueshėm dhe tė gjatėpritur. Askush nuk shtroi kundėrpyetjen se kush ishte ai qė arrinte dhe qė ēoi nė kėmbė tė madh dhe tė vogėl, bile edhe ata tė cilėt me njė kėmbė qėndronin buzė varrit. Tė gjithė dolėn nė rrugė qė tė zinin vend sa mė tė pėrshtatshėm dhe tė shihnin nga afėr djaloshin qė i afrohej fshatit. U mbush rruga kryesore e fshatit deri te kthesa nė hyrje tė tij. Shtyheshin fshataret nė mes tyre, por pėr ēudi fare nuk i hidhėroheshin njėri-tjetrit kur ndodhte padashurazi qė ndonjėri t’ia shkelte kėmbėn tjetrit apo kur ndonjė plakė e pakujdesshme atij pėrpara vetes ia ngulte bastunin thellė nė shpinė. Dritaret e shtėpive qė qėndronin skaj rrugės u mbushėn me kokat e grave dhe fėmijėve nga kishin pamje edhe mė tė bukur se ata qė qėndronin nė rrugė. Gratė, ato llafazane qė sikur t’ua mbyllje gojėn do tė flisnin me veshė, tani heshtnin si troftat nė lumė dhe shikonin pingėrr drejt kthesės nė fund tė fshatit nga duhej tė arrinte ai tė cilin tėrė fshati e priste me padurim. “Kini kujdes dhe mos i shtroni pyetje tė panevojshme!” - u tha hoxha fshatarėve. Fjalėt e tij i gėlltiti ajo mizėri njerėzish qė kishte braktisur shtėpitė dhe tani kishte vetėm njė qėllim; tė jetė sa mė afėr atij qė do tė kalonte rrugėve tė fshatit. “Oh!” - klithi njė plakė nga dhembja qė ia shkaktoi pickama e papritur e duarve tė njė mustaqoku qė i qėndronte mbrapa. “Tė re tė dashuroja, por tė plakur do tė tė pėrdhunojė!” - dėgjoi ajo fjalėt e tij, por nuk pati kohė t’i thotė se edhe ajo nė rininė e vet shumė e kishte dashur, se pėr net tė tėra gjumi nuk e kishte zėnė duke menduar pėr tė, sepse nė atė ēast fshatarėt filluan tė brohorisin duke shikuar drejt kthesės nė fund tė fshatit ku u paraqit djaloshi. Paraqitja e tij ua shtoi tė skuqurit nėpėr fytyra vashave qė ishin ngjitur dhe fėrkonin vithet e tyre nė prehrin e ndonjė tė riu. Tė gjithė shikonin djaloshin, i cili ecte pėrpjetė kodrinės drejt fshatit. Hapėronte lehtė dhe ngadalė duke u luhatur. Kaloi pranė fshatarėve qė hiqeshin anės qė t’i lėshojnė udhė, por fare nuk dėgjoi pėrshėndetjet e tyre. Dukej i lodhur. Buzėqeshjen thuajse e kishte humbur diku rrugės duke u ngjitur kodrinės. Ēeli dyert e dhomave, hyri nė atė ku ishte krevati dhe u shtri. Shikonte pikturat e shumta qė stolisnin muret, tė cilat me aq ėndje i kishte pikturuar. E kapluan djersė. Por djersė gjaku, tė cilat ia skuqnin duart sa herė qė fshinte ballin. Tėrė trupin ia mbulonin pika tė kuqe. U skuq edhe ēarēafi i bardhė i krevatit. Kur nė dhomė hynė disa vasha tė reja t’i dėshironin mirėseardhje, mezi ēoi kokėn t’i pėrshėn¬deste. “Tė paskan helmuar!” - klithėn ato, tė cilat me padurim prisnin kthimin e bukuroshit qė dikur, nė netėt me plot yje u lejonte ta shikojnė ndėrsa pėrziente pluhurin e bluar nga pendėt e zogjve me rrėshirė dhe bėnte ngjyra sekrete qė nuk i njihte asnjė piktor tjetėr. Kur shtrihej tė pushonte mbi dyshekun e butė tė mbushur me pendė, i merrte pranė vetes. Atyre u bėhej se dėgjonin kėngė bilbilash derisa ai i ledhatonte. “Ta paskan helmuar gjakun!” - belbėzonin ato duke ia fshirė djersėt nga tė cilat u skuqeshin duart dhe mindilat e mėndafshtė. Ai asgjė nuk fliste. Zdėrvidhej nė krevat duke mos u ankuar fare nga ndonjė dhembje apo shqetėsim. Mė nė fund trupi i tij u qetėsua. Mbylli ngadalė sytė dhe nė dhomė jehoi kuja e vashave tė trishtuara nga vdekja e beftė e bukuroshit tė cilin aq shumė e dashuronin. Vaji i tyre grumbulloi tėrė fshatin te shtėpia e djaloshit. Tė gjithė qanin. Tė nesėrmen e varrosėn tė riun. As hoxha i fshatit nuk dinte tė shpjegonte pse asaj dite, ndėrsa fshatarėt hidhnin tė lagshtė mbi trupin e tij, qiellin mbi varrezat e mbuluan shpendėt dhe bėnė njė hije, e cila sa i trishtoi po aq i freskonte. Fluturonin duke u pėrplasur njėra me tjetrėn por as krakėllinin, as kėndonin. Duke u ndeshur nė mes tyre u shkuleshin pendė, tė cilat binin mbi kokat e fshatarėve. Vendi ku varrosėn djaloshin u mbulua me pendė laramane tė shpendėve tė llojllojshėm qė fluturonin mbi kokat e fshatarėve. Kur pėrfunduan varrimin dhe u nisėn tė hutuar drejt shtėpive tė veta, edhe shpendėt u shpėrndanė. Pas vdekjes ai edhe mė shumė u bė pjesė e bisedave tė pėrditshme. Banorėt e fshatit kėrkonin shpjegim pėr vdekjen sekrete dhe tė papritur tė tij. Si edhe pėr sjelljen e ēuditshme tė shpendėve. Sqarime tė llojllojshme bluanin kokat e tė gjithėve pos foshnjave qė as mund tė mendonin dhe as e dinin ēka i mundonte tė rriturit. Jo, nuk e kanė helmuar tė tjerėt, por helmin vet e ka futur nė trup nga pakujdesia, kundėrshtonin ata qė jepnin shpjegim tė kundėrt nga ai se djaloshin, disa ditė para se tė kthehej e kishte helmuar njė vajzė ziliqare, e cila nuk ishte mundur tė bindej se ai do tė kthehej nė vendlindje qė tė vazhdojė dashurinė me vashat qė e prisnin. Dhe shpjegonin se djaloshi nga pakujdesia kishte lėpirė duart nė ēastin kur kishte pėrdorur ngjyrė tė bėrė nga pendėt e njė fėllėnzė, e cila kishte ngordhur nga kafshimi i gjarprit. Edhe sot e kėsaj dite nė fshatin e djaloshit nuk bėhet asnjė bisedė tjetėr pėrpos pėr sekretin e vdekjes sė tij. Vashat qė dikur fshehurazi e vizitonin natėn tani janė plaka tė rralla qė tė gėrmuqura ecin rrugėve tė fshatit. Pėshpėritin emrin e tij dhe rregullisht ia vizitojnė varrin. Ia stolisin me lule dhe mindila tė mėndafshtė nusėrie. Dhe i mbledhin pendėt e shpendėve, tė cilėt edhe tani shpeshherė, sipas ndonjė urdhri sekret, grumbullohen dhe fluturojnė me orė tė tėra mbi varrin e djaloshit. Me ato pendė vashat e fshatit mbushin jastėkėt e nusėrisė ku do tė vėnė kokėn natėn e gjerdekut. Thuajse ēdo ditė ndonjė plak qėndron ulur mbi varrin e djaloshit qė dikur mblidhte pendė shpendėsh. Duke dėnesur mbi varrin e tij ata shmangin frikėn nga vdekja dhe shpresoj¬nė se pasi t’i mbyllin pėrgjithmonė sytė do tė shtegtojnė nė kaltėrsinė e ėndrrės sė pavdekshme ku i priste djaloshi, i cili kurrė nuk u hiqej nga kujtesa. Duke hapė¬ruar rėndė pėr ēdo ditė niseshin edhe drejt shtėpisė sė tij dhe atje pastronin dhomat, tė cilat qėndronin tė rregulluara mirė thuajse ēdo ēast do tė kthehej pronari i tyre. Kujdeseshin pėr pikturat qė tė mos i mbulonte pluhuri. Dhe rikujtonin netėt kur kishin mbėshtetur kokėn nė jastėkėt e mbushur me pendė shpendėsh dhe tė qėndisur me pe mėndafshi. Shikonin mallėngjyeshėm perdet e bėra nga pendėt dhe atė mozaik madhėshtor nėpėr tė cilin pėrbiroheshin rrezet e diellit apo tė hėnės. Shpeshherė, nė orėt e mesnatės nė ndonjė nga dhomat dėgjohej dėnesje e dhembshme. Qante ndonjė nga plakat e sotme tė fshatit, e cila e zhytur nė heshtjen e kujtimeve shtegtonte nė thellėsinė e pikturave tė radhitura nė mur. Dhe nė ato thellėsi ku valėviteshin ngjyrat e pėrziera tė ylberit rinor e pėrkėdhelte puhiza e freskėt qė nuk i braktiste dot pikturat. Shtėpinė e vizitonin edhe pleqtė, mocanik e rrallė tė dikurshėm tė djaloshit. Uleshin nė kopshtin pėrpara shtėpisė dhe vraponin nė imagjinatėn pas ditėve tė largėta kur jo qė e urrenin apo ia kishin zili mocanikut tė tyre, por habiteshin sesi e kishte zbuluar mėnyrėn e tė jetuarit qė t’i mjaftojė vetvetja. Sa gėzoheshin kur u afrohet ndonjė i huaj, i cili pyeste pėr djaloshin e bukur. I bėnin vend pranė vetes dhe gjatė e gjerė i rrėfenin pėr bukuroshin, i cili jetoi dhe vdiq nė heshtje. Ata janė gjithmonė tė gatshėm t’ju tregojnė edhe detaje tė tjera pėr shtėpinė e tij, e cila qėndron e zbrazur. Nuk e lėnė pa theksuar me mburrje se mbi pullazin e saj ende nuk kishte ndodhur tė strehohej ndonjė qyqe. Pėrkundrazi, thoshin ata, netėve me hėnė pullazin e shtėpisė e mbulojnė bilbilat dhe zogjtė e natės, tė cilėt kėndojnė pa pushuar. Pleqve tė fshatit u pėlqen t’i shoqėrojnė tė huajt qė vizitojnė shtėpinė e djaloshit dhe tė rrėfejnė pėr tė jo vetėm pse u jepej rasti tė ringjallnin tė kaluarėn e tyre, por qė tė pushonin trupin e rraskapitur nė kopshtin qė ishte shndėrruar nė lulishte. “Po, po asaj dite shpendėt mbuluan qiellin mbi varreza dhe u ngjanin reve tė pėrbėra prej pendėve laramane...!” - do t’ju thotė tregimtari plak nė tė cilin keni rastisur nė momentin kur do tė hetoj se nuk e dėgjoni kujdesshėm. “Tė lutem mė thuaj si e shpjegoni sjelljen e tillė tė tyre....” - medoemos do tė pyesni ngutshėm tė nxitur nga dėshira e zjarrtė qė tė dėgjoni diēka mė shumė pėr atė ngjarje thuajse tė pabesueshme. Ende pa pėrfunduar ju pyetjen, plaku do tė ēohet nė kėmbė dhe do tė largohet thellėsisht i ofenduar si keni mundur rrėfimin pėr bukuroshin e fshatit tė mos e ndiqni me vėmendje. Dhe kurrė mė asnjeri prej tyre nuk do t’ju pėrfillė sikur edhe tė kėrkoni njėmijė herė falje pėr sjelljen tuaj jokorrekte.

K.Mehmeti
Dushku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-05-11, 16:44   #9
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Zoti i shfaqet Kolės dhe i thotė: "Kolė, ty, si njeri i mirė dhe besimtar n'mue, po t'paralajmroj qi pas nji jave ka pėr t'qenė Pėrmytja e Madhe"

Shkon Kola tek njerzit e vet dhe ja u thotė Fjalėn e Zotit.
Kush besonte, mlodhi rraqet e kalamajt dhe u nis malesh. Kush s'besonte, filloi tuj qeshė e tuj u tallė me Kolėn... deri sa erdh dita kur uji filloj me zaptue tokat.

Kur ju shkoj ujti n'brez, njerzit filluen me ju hypė lundrave e me shkue drejt malesh. Kur i shkoj uji n'gjoks, Kolės i kalon nji lundėr afėr dhe lundėrtari i thotė: " Kolė, ec e hyp se po nodhė kjameti!", t'cilit Kola i thotė: "Pshtoni vedin, se mue m'pshton Zoti".

Kur i shkoj ujti n'fyt, nji tjetėr lundėr i kalon afėr dhe i thojnė me hypė, e Kola: "Pshtoni vedin, se mue m'pshton Zoti".

Kur e mbuloj uji krejt dhe Kolės ju desh me notue, i kalon aty pari nji lundėr tjetėr qė e fton me hypė: "Hajde Kolė, se kena ven boll n'lundėr"... dhe Kola: "Pshtoni vedin, se mue m'pshton Zoti".

Si pėrfundim, Kola mbytet dhe n'derė t'parajsės takon Shėn Pjetrin, t'cilit i ankohet dhe kėrkon qė t'flasi me atė t'Madhin. Shėn Pjetri shkon tek i Madhi dhe i thotė: "Zot i Madh, kam ra n'hall me nji qi nuk don me hy n'parajsė pa folė me ty".
"E kush asht ai?"- e pyt Zoti Sh.Pjetrin
"Asht Kola, Ai qi i pate diftue pėr Pėrmytjen e Madhe dhe qi i ka metė peng qi nuk vajte me e shpėtue".

"Lene mor trapin t'shkoje ka t'dojė, se i ēova tre herė lundrat pėr me e marrė dhe s'donte me hypė..."- tha Zoti.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-05-11, 17:29   #10
Oltiana1
Larg FD-sė .
 
Anėtarėsuar: 26-11-09
Postime: 5,082
Oltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Paragjykimi ėshtė i verbėr ! :S

Njė njeri i shtyrė nė moshė po udhėtonte me tren me djalin e tij, i cili ishte 25 vjeē. Nė fytyrėn e djalit, qė ishte ulur afėr dritares, shihej hare e madhe... Nė atė moment, djali nxori dorėn jashtė dritares dhe ndjeu se era po kalonte pėrmes dorės sė tij dhe bėrtiti: -Baba, shiko si drunjtė po ecin pas nesh..! Plaku buzėqeshi.Pranė tyre ishte ulur njė ēift, qė po dėgjonte bisedėn mes babait dhe tė birit dhe u ndjenė pak nė pozicion tė keq; -Si ka mundėsi qė ky djalė 25-vjeēar tė sillet si fėmijė?- menduan ata. Papritmas djali bėrtiti: -Baba shiko liqenin, shiko retė si vijnė pas nesh!Ky ēift prapė u habit nga sjellja e kėtij djali. Mė pas filloi tė bjerė shi. Pikat e shiut filluan tė bien nė dorėn e djalit, tė cilit i shkėlqente fytyra nga gėzimi. Papritmas ai bėrtiti: -Baba, po bie shi, pikat e tij kanė mbushur dorėn time. Shiko...shiko...! Nė fund, ēifti nuk pati mė durim dhe iu drejtua plakut: -Pse nuk shkoni te ndonjė mjek pėr tė gjetur ilaē pėr kėtė djalė? Plaku u pėrgjigj: - Ne sapo dolėm nga spitali, birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh pėr herė tė parė nė jetėn e tij! Ēdo herė kujto: Mos tento tė dish rezultatin pa i ditur mirė detajet!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 21-05-11 nė 21:43 Arsyeja: shkrimi me bold
Oltiana1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-05-11, 18:57   #11
Oltiana1
Larg FD-sė .
 
Anėtarėsuar: 26-11-09
Postime: 5,082
Oltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėmOltiana1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

" Djali me karakter tė keq "

Babai i tij i jep njė ēantė plot me gozhdė dhe i thotė : Sa herė ti tė humbėsh durimin dhe nuk e kontrollon dot veten tėnde kur zihesh me dikė , ngul nga njė gozhdė nė gardhin e shtėpisė.
Ditėn e parė djali nguli plot 37 gozhdė.
Nė javėt qė pasuan mėsoi tė kontrollonte numrin e gozhdėve qė ngulte nė gardh, dhe filloi ti pakėsonte nga dita nė ditė .Ai mėsoi qė ishte mė e thjeshtė tė kontrollonte veten se sa tė ngulte gozhdė.
Mė nė fund erdhi dita kur djali nuk nguli asnjė gozhdė nė gardh dhe i lumtur shkon ti tregojė tė atit .
I jati i thotė : Tani fillo e shkuli gozhdėt qė ke ngulur pėr ēdo ditė qė humbje kontrollin.
Ditėt kaluan dhe djali shkoi pėrsėri te i jati pėr ti treguar qė i kishte shkulur tė gjitha gozhdėt.
Shkuan tė dy para gardhit dhe i thotė tė birit : Biri im je sjellė mirė por shiko se sa vrima ka nė gardh !
Gardhi nuk do tė jetė mė si mė parė !
Kur zihesh me dikė dhe e fyen, i lė plagė si kėto...
Mund ti ngulėsh njė njeriu thikėn , mund edhe t'ja nxjerrėsh mė pas , por do ti rrijė gjithmonė njė shenjė ....
Nuk ka rėndėsi se sa herė mund tė kėrkosh tė falur , plaga do tė rrijė..
Plagėt qė krijohen nga fjalėt vrasin njėsoj si plagėt fizike..!!

P.s ... Emine nuk i kam lexuar , (tani e vėrejta :S )

P.s ... Zero nuk ėshtė me rėndėsi nga vijnė kėto tregime , kryesore janė tregime me vlerė dhe ke dobi nga to nėse i lexon :P:P:P

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 21-05-11 nė 21:43 Arsyeja: shkrimi me bold
Oltiana1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-11, 18:58   #12
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sekreti i lumturisė

Sekreti i lumturisė

Njė tregtar e dėrgon djalin e tij tė mėsojė Sekretin e lumturisė tek njė njeri i urtė dhe i zgjuar. Djali i ri i pėrhumbur nėpėr shkretetirė udhėton 40 ditė deri sa arrin tek njė kėshtjellė nė majė tė njė mali. Atje jetonte plaku i urtė , tė cilin po kėrkonte djaloshi.

Megjithatė , pas gjetjes sė plakut tė urtė , djaloshi hyn nė njė dhomė dhe sheh njė numėr tė madh njerėzish , tregtarė qė shkonin e vinin , njerėz qė po bisedonin nėpėr qoshe , njė orkestėr tė vogėl qė po luante njė muzikė tė mrekullueshme , dhe atje nė njė qoshe ishte njė tavoline e shtruar me frutet mė tė shijshme tė botės.

Plaku i urtė bisedonte me ēdonjėrin , dhe djaloshit i duhej tė priste gati 2 orė derisa ti vinte radha.

Me njė vigjilencė dhe durim tė madh , plaku i urtė po e dėgjonte arsyen se pse kishte ardhur djaloshi deri atje , por i tha qė nė atė moment ai nuk kishte kohė qė ti shpjegonte Sekretin e Lumturisė.

Ai i propozoi djaloshit qė tė shėtiste rreth nėpėr pallatin e tij dhe tė kthehej pas 2 orėsh.

“Por unė dua qė t’iu kėrkoj diēka” – shtoi plaku i urtė , ndėrkohė qė i dha njė lugė ēaji nė tė cilen futi dy pika vaj – “ Ndėrkohė qė do shėtisėsh nėpėr pallat , ki kujdes lugen se mos tė tė bien dy pikat e vajit”

Djaloshi , shkoi tė shėtise tė gjithė pallatin, ngjiste dhe zbriste shkallėt, dhe shėtiste gjithandej dhe gjithmonė i mbante sytė tek luga. Dhe pas dy orėesh, ai kthehet tek plaku i urtė.

“ E pra “ – pyet plaku i urtė – “ A i pe tapetet Persiane nė dhomen e ngrėnies ? A e pe kopshtin tim , kopėsht pėr tė cilin kopshtarėt e mij kanė shpenzuar 10 vjet pėr ta ndėrtuar ? A e pe bibloteken time madhėshtore ?

I zėnė ngushte, djaloshi pranon qė nuk ka parė asgjė. Ai u kujdes vetėm qė tė mos i derdheshin pikat e vajit , ashtu siē e kishte porositur plaku.

“ Keshtu qė , kthehu dhe shko e shiko mrekullitė e botės time”- tha plaku i urtė. “ Ti nuk mund tė besosh njė njeri nėse nuk e njeh shtėpinė e tij “

Tani me shumė lehtėsi , djaloshi e kap lugen dhe shėtit pėrsėri nėpėr pallatin madhėshtor, kėsaj radhe ai humbet nėpėr bukurinė e mureve tė vizatuara nė mėnyrė artistike. Ai shikon kopshtet, mallet rreth e pėrqark pallatit, lulet dhe trėndafilat me flatrat e tyre delikate dhe magjepsėse. Dhe nė fund kthehet tek plaku i urtė dhe i shpjegon nė detaje atė qė ka parė.

“Por , ku janė dy pikat e vajit qė tė prosita qė tė mos i derdhesh?” e pyet plaku.

Shikon lugen , dhe sheh qė ai e kishte derdhur vajin.

“ E pra , kjo ėshtė keshilla qė tė dhashė ty “ – tha i urti i tė urtėve. “ Sekreti i Lumturisė qėndron nė atė qė tė shijosh tė gjitha bukuritė e botės dhe tė mos harrosh kurrė dy pikat e vajit nė lugė “

Paulo Coelho ( Alkimisti )
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-11, 19:03   #13
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Njė letėr

Vajza, duhet te kuptoni disa gjera…
Neve nuk merzitemi nese flisni me djem te tjer, nuk merzitemi nese keni shok meshkuj, por kur jemi diku me ju dhe vjen nje djal…dhe ju I hidheni siper pa e prezantuar e harroni qe edhe ne jemi ne te njejten dhome, kjo na nervozon.
Ne nuk merzitemi nese dergoni mesazhe me shoket tuaj.
Por kur kjo gje ndodh ne 2 te nates, na ben te dyshojme.
Cfare mund te ket kaq te rendesishme ne 2 te nates?!
Nese ju themi: e bukur, e mrekullueshme, simpatike nuk po genjejm, prandaj mos na thoni qe nuk kemi te drejt sepse nuk do te reshtim kurre se theni keto.
Karakteristika me sensuale e nje vajze esht besimi ne vetvete.
Na puthni kur nuk mund ten a shikoj askush, por edhe nqs na shikojne…do ishte akoma me bukur!
Nuk duhet te visheni enkas per ne. nese ju ftojm diku mos vishni fundin me te shkurter qe keni dhe sa me shum tualet te mundeni.
Neve na pelqeni per ate qe jeni ne te vertet.
Per shembull, mua me pelqen me shum nje vajze e veshur me nje bluze te thjeshte dhe atletet e mia.
Mos e merrni seriozisht cdo gje qe ju themi. S
arkazma esht 1 gje e mrekullueshme.
Mos u merzitni edhe per gjerat me te vogla.
Mos na tregoni sa seksi esht Brad Pitt apo Jessy McCartney …
Eshte e merzitshme.
Keni shoqet tuaja per te folur per kto gjera.
Dua te theksoj, se nese nje djal ju trajton keq, mos u perpiqni ta ndryshoni sepse nuk ka per te ndryshuar!
Gjeni dike qe tju bej te buzeqeshni kur po ndiheni keq . dike qe tju fale edhe kur gaboni.
Qe tju doje pavaresisht dhimbjes qe mund ti shkaktoni.
Dike qe do te ler ne mes punen qe ka ne dore vetem per tju then ‘Te Dua!’
Na jepni neve, djemve te mire, nje mundesi”
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-11, 19:06   #14
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dashuria e pare.....

Ajo ndoshta njė ditė, pas shumė vitesh, do tė gjendet duke pirė nje kafe me atė... Do ti flasė atij per karrieren e saj brillante,per femijet e saj te adhurueshem e per bashkeshortin perfekt qe ka ne krah.
E pastaj, do te ngule syte ne ate filxhan te vogel vetem qe te mos perballet me shikimin e tij,
te mos humbiste ne ata sy qe e bene te shihte per here te pare dashurine e vertete.
Do te perpiqet te degjoje vertete ato qe ai i thote,
duke forcuar mendjen e saj te mos kujtonte se si tingulli i atij zeri,
ja bente zemren ti rrihte aq fort.
E akoma, do te shohe gojen e tij per te mos kujtuar se mungesa e buzeqeshjes se tij i kishte shkaktuar gjithmone lote te hidhur.
Ne fund, pasi ka mbaruar ate kafe te cuditshme duke luftuar ate ndjenje akoma me te cuditshme ne stomak,
do ta pershendese me nje te puthur ne faqe e kur te largohet do te ndjeje ate parfum,
ate parfum qe ajo kishte dashur aq shume ne rrobat e saj.
Keshtu, duke u kthyer ne shtepi e vetme, do te ndjeje nje lot ti rreshkase neper fytyre e vetem atehere do te kuptoje se sa e vertete ishte ajo qe i perserisnin shpesh te gjithe...
"Dashuria e pare nuk harrohet kurre."
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-05-11, 14:03   #15
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Tregime

Vertet tregim i bukur lexojeni

nga Wolf prej Sun 22 May 2011 - 17:28
Njė vajzė po priste aeroplanin nė njė aeroport tė madh.
Meqėnėse i duhej tė priste gjatė, vendosi qė tė blinte njė libėr qė tė kalonte kohen.
Bleu librin dhe njė kuti me biskota.
U ul nė vendin ku rrinė zakonisht persona tė rėndėsishėm nė mėnyrė qė askush tė mos e pengonte.
Afėr saj ishte karrigia me biskota dhe njė karrige mė tej njė person tjetėr i cili lexonte gazeten.
Kur ajo filloi tė merrte biskota, edhe zotėria nga karrigia tjetėr mori njė.
Ajo u habit pa masė, por nuk tha asgjė, vetėm vazhdoi tė lexonte librin.
C'do herė qė ajo merrte nga njė biskotė, kėtė e bėnte edhe zotėria pa u mėrzitur fare.
Vazhduan kėshtu deri sa nė kuti mbeti vetėm njė biskotė, dhe vajza mendoi:
Mė intereson tė di se cfarė do tė bėjė ai tani!!
Zotėria e mori biskoten e fundit dhe e ndau nė dy pjesė.

"Kjo me tė vėrtetė ėshtė e tepėrt, filloi tė mendojė nervoze vajza, mori sendet e veta, librin, ēanten dhe shkoi drejt daljes.
Kur u ndje mė mirė, u ul nė njė vend ku nuk ishte askush qė tė mos kishte mė asnjė ndodhi tė tillė tė papritur.
E mbylli librin dhe hapi ēanten qė ta fuse brenda, dhe nė momentin kur shikoi brenda, pa njė kuti me biskota tė pahapur fare.
U turpėrua dhe atėherė e kuptoi se kutia me biskota kishte qenė e zoterisė qe kishte qėnė ulur nė karriken pranė tė sajes, por i cili pa asnjė shqetėsim, nervozizėm apo brengė e ndau edhe biskoten e fundit me tė, krejtėsisht ndryshe nga ajo, qė ndjehej e lėnduar nė krenarinė personale dhe ndjenjat e veta.

Sa herė nė jeten tonė ne kemi ngrėne dhe do tė hamė biskoten e huaj, dhe kėtė nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dimė kurrė?

Para se tė vijmė nė ndonje pėrfundim tė shpejtė dhe para se tė fillojmė tė mendojmė keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh herė situatat nuk janė tė atilla sic na duken neve nė shikimin e parė..



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 26-05-11 nė 14:12
  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.