Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia > Fenomene Paranormale
Emri
Fjalėkalimi
Fenomene Paranormale A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-09-07, 02:35   #31
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

a) Zbulimet e mėdha shkencore

E kaluara qė e lamė pas dhe ardhmėria jonė nė vazhdim, karakterizohet me zbulime tė mėdha shkencore qė kanė luajtur njė rėndėsi tė madhe nė evolucionin e gjithėmbarshėm tė ekzistimit kualitativ tė njeriut . Ja disa parathėnie tė rėndėsishme nė kėtė drejtim:
Thėngjilli i bardhė do ta zėvendėsoj tė ziun...Mendohet nė uranin dhe energjinė bėrthamore.
Makina e zjarrtė qė fluturon nė ajėr
Do ta befasojė edhe vetė sundusin e pasionur.
Tejet e kjartė dhe konkrete. Satelitet dhe anijet kozmike, me pėrsosshmėrin teknike dhe saktėsisė planifikuese tė misioneve orbitare, do ta befasojnė edhe vetė udhėheqėsit e shteteve ku u konstruktuan ato.
Nė Hėnėn shkėlqyese sė shpejti do tė arrijė...Njeriu i parė nė Kosmos si dhe arritja e tij nė Hėnė:
Ndėrrim i-do tė sundojė qetėsia dhe paqja
Disa poshtė, nėrsa tė tjerėt do tė jenė lart
Pikniku i madh, fryti i saj do tė jetė
Tė mėdhjenjtė do tė pushojnė tė kundėrvihen.

Jam shumė i bindur se ky kuatran ka tė bėjė me pushtimin e vasionės dhe Universit nga njeriu. Me hapjen e shumė qendrave orbitare dhe mundėsia e vizitave tė zakonshme turistike nga toka. Pėr qendrat orbitrare nė vasion, ato janė realizuar si hap i parė i pėrbashkėt amerikano-sovjetik, kuse sa i pėrket vizitave turistike, kėso ide dhe planifikime kemi konkretisht, andaj edhe nuk ėshtė larg mendėsh realizimi i afėrt i tyre. Njeriu, pra, do ta pushtojė edhe hapėsirėn kozmike.E tėrė kjo do tė ndikojė qė nė mes tė rivalėve tė sundojė paqja dhe harmonia.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-09-07, 02:36   #32
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

b) Pasuria, luksi, amoraliteti dhe shpenzimet e mėdha

Faktikisht, kėto parathėnie kanė filluar tė realizohen qė nė shekullin e kaluar, me vazhdimėsinė e ruajtur edhe nė tė ardhmen.
Se sa luajnė rol tė dėshmuar paraja dhe pasuria, shikuar jo vetėm pėrgjithėsisht nė botė, por edhe nė jetėn tonė tė pėrditshme, nė familje, dhe nė ēdo raport konkret shoqėror dhe kudo qė tė jesh, na ėshtė e qartė qė tė gjithėve.
Kėtė periodė tė mirėqenies materiale, luksit amoralitetit dhe tė shpenzimeve tė mėdha, Nostradamusi e parathotė kėshtu:
Ari (pasuria) i madh popullit i shkruhet,
Ligjet e shenjta do t'i ngadhėnjejė forca...
Vazhdon:
Sasit e mėdha tė arit dhe argjendit
Pėr kurvni tė paparė shkaktar do tė jenė
Nė emėr tė lirisė do tė dominoj pabesia (martesore)
Kaosi vendin kudo do tė gjejė.

Vrapimi pas parasė dhe pasurimit do tė shkatojnė amoralitetin, zhvillimin e prostitucionit dhe degradimin e tėrėsishėm tė personalitetit tė njeriut dhe shoqėrisė sė gjerė nė pėrgjithėsi.
A nuk kemi shembuj drastikė nga praktika jonė e hidhur qė vetė prindėrit t'i dėrgojnė vajzat e tyre pėr prostitucion?
Fatkeqėsisht mjaft! E, ē'ėshtė edhe mė e keqja, edhe te ... ne shqiptarėt. Pėr kėtė shkak do tė kemi edhe shumė martesa qė do tė shkatėrrohen nė emėr tė lirisė dhe moralit tė ri tė posakrijuar nga kjo gjendje. Kjo liri na ėshtė e njohur si revolucion seksual, qė ishte karakteristikė e shekullit XX.
Pėr shkak tė oreksit dhe kėnaqėsisė epshore
Helmi do t'i derdhet besimit
Venera ashtu do t'jetė nė pushtet
Pėr ta trubulluar sferėn diellore.

Nė dy vargjet e fundit shihet stili poetik nė pėrdorimin e metaforės gjatė pėrshkrimit tė dominimit tė planetit tė Venerės dhe turbullimin e tėrė Sistemit djellor. Ndikimi i Venerės nė astrologji nėnkupton dashurinė, luksin, aventurat, ahengjet dhe kėnaqjen e nevojave epshore. Sistemi diellor simbolizon kthjelltėsinė, bardhėsinė dhe pastėrtinė morale.
Nė kėtė periodė, parathėnėsi parasheh edhe dukurinė e shprehur tė humbjes sė vlerave tė mirėfillta intelektuale, ashtuqė individėt qė i kanė kėto aftėsi dhe shėrbehen me to, do tė jenė pa respekt dhe tė nėnēmuar.
Kėtė e tregon qartė kuatrani nė vazhdim:
Ata qė ishin me ndikim nga dija
Mendimet e mėdha flliqen dhe do t' jenė pa nder
Tė pėrndjekur, tė gjorė pa pasuri
Menēuria e tyre nuk do tė ketė vlerė.

Por, fatlumsisht, kjo periodė nuk do tė zgjasė gjatė, edhe pse nuk parathuhet sakt sa.
Pas saj :
Lufta do t'i tretė rezervat e tyre
Pėr paga ushtarėve nuk do tė mbetet aq
Bakri shpėrndahet nė vend tė floririt
Drapri i hėnės bėhet i madh dhe mė i madh.

Pra, kjo mirėqenie materiale do tė tretet nga lufta, ku as pėr pagimin e pagave tė ushtarėve nuk do tė ketė para. Kėtė duhet kuptuar si paga pėr shpenzime tė mėdha ushtarake tė luftės.
Nė vargun e fundit, ku pėrshkruhet rritja e draprit tė hėnės, mendohet nė hanėn e re e cila duke u rritur shkon kah Hėna e plotė. E Hėna e plotė me ndikimin e forcės magnetike tė saj, shkakton edhe shqetėsime psikike nė mendjen e e njeriut, prandaj nė kėtė periodė tė gjitha veprimet janė agresive dhe konfliktuoze. Edhe kjo formė ėshtė njera prej metaforave tė Nostradamusit, qė heset shumė dhe shpesh nė parathėniet e tij.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 02:37   #33
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

c) Thatėsirat dhe vėrshimet


Pėr thatėsira dhe vėrshime hasim aq shumė nė parathėniet e Nostradamusit, saqė me tė vėrtetė ėshtė vėshtirė qė tė orientohemi se pėr ēfarė periodė ėshtė fjala. Fundja, gati ēdo ditė jemi dėshmitarė pėr shira dhe vėrishme tė papara nė shumė anė tė botės.
Nė shtjellimin tonė tė mėtejshėm nuk do t'i marrim si shembuj kėto vargje tė pėrgjithėshme, por disa konkrete me karakteristikat e shprehura tė veēantėrisė sė tyre, siē janė, kohėzgjatja e gjatė kohore e pėrcjellė me temparatura tė larta, me tė cilat ende nuk ėshtė ballafaquar njerėzimi gjer mė tani.
Apelet e shumė shoqatave ekologjike nė botė pėr dėmtimin e pandėrprerė tė shtresės sė ozonit nė mbėshtjellėsin tokėsor mund tė jenė mjaftė indikative si njė vėrejtje serioze pėr tė ardhmen.
Kėtė thatėsirė Nostradamusi e parathot kėshtu:
Nė dyzetetetė gradė
Deti shkumon, peshqit zihen.
Thatėsirė e madhe duhej tė zgjaste dyzet vite me temparatura tejet tė larta. Pėr shirat qė pasojnė dhe vėrshimet e mėdha, parathuhet tė jenė tė shkaktuara nė mėnyrė artificiale, nė formė tė shkrirjes sė akullit nga viset polare tė mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artifi-ciale, duhet tė jetė si rezultat i tė ariturave shkencore nė lėmin e detarisė.
Ja se si e pėrshkruan kėtė:
Njohuria (shkenca) detare shiun do ta krijojė...Nė pėrgjithėsi, pėr paraqitjen e thatėsirės sė madhe dhe shirave tė pastajme artificiale, nė kėto vargje mė konkretisht parathuhet kėshtu:
Dyzet vite ylberi nuk do tė lajmėrohet
Dyzet vite ylberi pėrherė do tė shndėris
Toka e thatė edhe mė e thatė do tė jetė
Dhe pėrmbytja vjen kur ylbri sėrish tė paraqitet.

Gjatė pėrmbytjes, e tėrė Anglia do tė jetė nėn ujė, dhe jo vetėm Anglia. Do tė kemi dukurinė e lėvizjeve tė mėdha tektonike tė shumė sipėrfaqeve tokėsore dhe kontinenteve tė tėra.
Kur kalojnė tė gjitha kėtovuajtjet, sipas Nostradamusit, njerė-zimi shpėtimin e vetė duhet ta gjejė tek kthimi i pafeve nė rrugėn e vėrtetė tė Zotit.

d) Uria
Uria e madhe me pėrmasa tė gjera qė do t'i kanoset njerėzimit, nuk ėshtė objekt i parathėnies vetėm i Nostradamusit, por edhe shumė e shumė parathėnėsve tė tjerė, qė nga kohėt biblike. Kjo parathėnie duhet tė na brengos, sepse ka mundėsi qė tė realizohet shumė afėr, dhe ate, jo nė kontest tė ritjes anorme tė popullatės si rezultat i natalitetit , por, nė mes tjerash, nga pėrdorimi dhe pėrhapja e mjeteve tė shumta radioaktive dhe kimike, ndotja e pashfrenuar e ajrit nga ndotėsit e ndryshėm, etj. Tė gjitha kėto ndikojnė nė shkatėrrimin e pjellshmėrisė dhe, njkohėsisht, janė shkaktarė tė mundshėm tė urisė sė madhe nė tė ardhmen.
A nuk janė prezente gjithnjė lajmet pėr zhdukjen e shumė peshqve nė disa lumenj tė infektuar?
A nuk shkatėrrohen me tė madhe nė emėr tė ndėrtimeve tė pa planifikuara hapėsinore hektarė tė tėrė tė tokave pjellore?
Sa janė bengosėse protestat e shumta tė shoqatave tė ndryshme ekologjike nė botė pėr hedhjen e pakontrolluar tė mbeturinave nga mjetet radioaktive?
Sa ėshtė e ndotur atmosfera nga automjetet e ndryshme dhe ndotėsit e tjerė kimikė tė ajrit? Pse tė dyshohet, atėherė, pėr parathėnien e Nostradamusit?
Ardhjen e ndjej tė urisė sė madhe
I tėrė njerėzimi do tė vuajė nga skamijė
Gjatė do tė gjurmojnė tė rritur dhe fėmia
Rrėnjė drush, foshnja nga gjiri.

Urinė e madhe nuk do ta anashkalojė as shtetet e pasura tė Evropės.
Uria, thatėsira dhe etja Gjenevėn e lodhi
Sė shpejti shkatėrrimi, shpresa tė kota
Rethi i Gjenovės mė keq do ta pėsojė
Anijet ma nuk do t'i pranojė porti.

Nga kjo uri e mundshme do tė pasojnė shpėrnguljet e mėdha njerėzish nė kėrkim tė shpėtimit tė mundshėm. Pra, as porti mė nuk do tė mund t'i pranojė anijet me njerėz qė do tė zbarkohen nė vrapim tė shpresės sė fundit, duke shkaktuar lemeri tė tmershme dhe moskonsideratėn e ndjenjės mė tė vogėl humane ndaj krijesės sė njėjtė- njeri:
Britma dhe klithma tmerruese ziejnė
Jonjerėzore zemrat tė zeza dhe tė ftohta
Ishujt gjenoviane dhe tėrė Gjeneva
Gjakosur, mėrdhirė do tė jenė tė uritur.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 02:39   #34
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

e) Mundėsia e invadimi ARAB (Islamit).

Nostradamusi nė mėnyrė shumė precize parasheh invadimin e arabėve (ISLAMIT) nė Evropė, rrėnjen e shtetit tė Izraelit dhe luftėrat e mėdha me shkatėrrime dhe viktima tė papara gjatė kėtij invadimi.Kėto parathėnie tė invdimit arab dhe ato tė racės sė verdhė nė Evropė, janė mė preokupuese, sepse pikėrisht ato nė thesarin e shumė vargjeve tė paqarta dhe konfueze, tregohen si mė tė kuptueshme dhe decidive. Kėtij invadimi do t'i paraprijė njė personalitet qė do tė ketė sukses t'i bashkojė tė gjithė arabėt.
Ky personalitet pėrshkruhet kėshtu:
Ai do tė vijė, i keq, i ashpėr dhe i paskrupullt,
duke e tiranizuar Mesopotaminė...
Le t'i prezentojmė disa vargje dhe strofa ku shihet mundėsia e njė invadimi arab:
Nė hapėsirėn afėr Venerės shndritėse
dy tė Afrikės dhe Azisė forca
do tė arrijnė gjer nė Danub, por edhe nė Rajnė
...

Pastaj,
Vorbulla i detit do t'i gėlltitė anijet
Ajri dhe toka pranė Adriatikut do tė dridhen.
Egjipti bie, Islami pėrhapet
Gjer nė Herault ka ndėrmend tė ulej.

Kėto vargje sigurisht kanė tė bėjnė me dėpėrtimin Islam kah Italia, pasi qė pėrmendet Deti Adriatik. Mėtej:
Nė muajin shkurt ata nga Haldeja
Do ta sulmojnė krishtėrimin nga tė tri anėt
Nė brigjet latine do tė fillojė lufta vdekjeprurėse
.

Pushtimi i Spanjės nga invadimi Islam parathuhet kėshtu:
Nga brigjet e lumit On
Larg Iberisė, nė mbretėrinė e Granadės,
Muhamedanėt kryqin do ta pėrndjekin.

Kėtij invadimi do ti paraprinte, nė rend tė parė, shkatėrrimi i shtetit tė Izraelit:
E tėra shterpe Sinagoga
Nė duart e sojit tė pafe do tė bjerė.
Me termin Sinagoga nėnkuptohet shteti i sotėm i Izraelit.
Gjatė pėrgatitjes sė kėtij botimi (prill 2002), nga lejmet ditore qė merrja, Lindja e Mesme ishte e trazuar nga luftimet serioze izraelito-palestineze.Viktimat e sulmeve terroriste tė vetėvrasėsve palestinezė dhe hakmarrja izraelite kundėr kėtyre sulmeve , kanė qenė nė fokus tė mediave botėrore.Rezidenca e liderit palestionez, Jaser Arafat, ishte e rrethuar dhe e sulmuar nga forcat speciale izraelite, e nė anėn tjetėr, kudo nė botė, organizoheshin protesta tė mėdha antisemitiste. Shtetet arabe, nė kontakte diplomatike gjithnjė e mė tepėr shprehnin pėrkrahjen e tyre pėr popullin palestinez dhe haptazi arsyetonin sulmet «terroriste» vetėvrasėse si metoda tė lejueshme tė luftės kundėr pushtimit.
Avganistani u sulmua dhe «terroristėt taliban» u eliminuan nga pushteti.Por, lideri dhe frymzuesi i tyre mė i madh Osama Bin Laden, ėshtė ende gjallė dhe pergatitet pėr sulme edhe mė tė ashpra kundėr SHBA-ve dhe shteteve evropiane.
Kėrcėnimet e Irakut nga aleatėt perendimorė pėr sulm tė mundshėm nė emėr tė luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, janė tė hapta dhe pritej vetėm tė kryhet faza pergatitore strategjike ushtarake dhe ajo e senzibilizimit paraprak tė opinionit , nė mėnyrė qė tė pranohet nė arenėn ndėrkombėtare, pasi tė ndodh njė sulm i tillė.
Iraku, pėrmes deklaratave tė liderit tė vet, Sadam Hyseini, nėn mbėshtetjen e pėrkrahjes sė gjithė popullit irakian, ėshtė kategorik se do tė qėndrojnė deri nė fund tė kėtij sulmi dhe nuk do t'i dorėzohen, siē thuhet, inperializmit amerikan dhe aleatėve tė tyre qė ka si qėllim tė vetėm, shkatėrrimin e botės islame.
Ēdo tė ndodhte, nėse pas kėtij sulmi, forcat e bashkuara tė Perendimit, edhe pse momentalisht tė fortė ushtarakisht, tė pėsojnė disfatė, kur dihen aspiratat e pakontestueshme tė Sadam Hysenit pėr dominim gjithėarab?
Mos do tė jetė, vallė, mu ky personalitet i cili pėrshkruhet nė ato vargje tė cituar mė lart tė Nostradamusit, se ai do tė «vijė, i keq, i ashpėr dhe i paskrupullt, duke e tiranizuar Mesopotaminė...??!»
Nė analizė tė lirė, etapat e depėrtimit tė «Mbretėrisė Arabe» Nostradamusi e parathotė kėshtu: Do tė filloj nga Palestina, Mesopotamia, dhe Arabia Saudite, pėrmes tėrė Afrikės Veriore, prej Egjiptit e gjer nė Maroko. Mė tej zgjėrimi do tė vazhdojė pėrmes Gadishullit Pirinej, Apenin dhe Ballkanik. Se sa do tė zgjasė dhe kur do tė fillojė ky invadim, nuk dihet sktėsisht edhe pse disa studiues mundohen ta deshifrojnė kohėn e mundshme tė fillimit tė saj.
Edhe njė kuatran tejet i qartė:
Forca e madhe qė e urren kryqin
Nė ndėrmjetlumė do ta ngrisė kokėn
Dhe lumin do ta kalojnė njėsitet e shpejta.

Me lumin nė kėto vargje ka mundėsi tė nėnkuptohet Deti mesdhe.D.m.th invadimi do tė fillonte nga njė breg, ndėrmjet lumit (detit) qė ndan bregun tjetėr tė saj.
Shpėtimin nga sundimi arab dhe invadimi Islam e sheh nga:
Gjaku trojan jetėn do ta japė
Zemrės germane qė do tė ngrihet e fortė
Fisin arab ashpėr do ta pėrndjekė
Duke i kthyer kishės vendin meritor.

Nėse i vrojtojmė dhe i analizojmė kėto dhe shumė vargje tė tjera me vėmendje, mund tė hasim nė dy supozime logjike:
1. I tėrė ky invadim i pėrshkruar dhe parathėnė qartė , veē ka ndodhur mė parė dhe ajo na ėshtė e njohur nga historia;
2. Supozimi tjetėr, paksa mė brengosės, do tė ishte se mjaft tė dhėna tė tjera pėrshkruese dhe situata momentale nė shtete tė tanishme arabe, mė tepėr flasin se njė invadim i tillė ende nuk ka ndodhur dhe pritet tė ndodhė nė njė tė ardhme tė afėrt.
1. Nėse e shfletojmė historinė, atėherė do tė shohim se invadimi mė i madh arab veē ka ndodhur nė shekullin XVII, si nė aspektin e dėpėrtimit fetar, ashtu edhe nė ate ushtarak. Jo vetėm qė muslimanėt nė kėtė shekul kanė fituar tė drejtėn e votės nė Indi, por ushtarakisht kishin dėpėrtuar, pėrveq nė 2/3 e sipėrfaqes sė kontinentit tė Afrikės, edhe nė brigjet e Danubit duke sunduar gjysmė shekulli. Marshimet e tyre fitimtare aq e kanė pasur ndikim nė mbretėrinė Austro-Hungareze, saqė ripėrtėrirja e saj ėshtė dashur tė pritej dy shekujt e ardhshėm. Edhe dominimi e kulturės arabe, tė pėrshkruar nga Nostra-damusi, kishte ndodhur nė kėtė periodė. Na ėshtė e njohur mirė pėrkthimi i 1001 netėve, qė shkaktoi pasion tė madh tek shkrimtarėt dhe letėrsia evropiane e asaj kohe. Rrallė mund tė gjendej ndonjė shkrimtar i shekullit XVIII qė nuk ishte nėn ndikimin e letėrsisė dhe kulturės persiane. Ja si pėrshkruhet njė ndikim nė planin kulturor tė invadimit arab dhe Islamit tek krijuesit evropianė:
Nė perėndim, i nderuari Libiani krenar
Kur librave arabe francezi t'i rreket
Punės letrare ai mjeshtėr i rrahur
Fjalėt arabe nė pėrkthim do t'i shndėrojė.

Edhe njė konstatim qė shpie nė favor tė hipotezės se invadimi arab nė fakt veē ka filluar. Evropa e sotme dhe metropolet e saj dita mė ditė mbushen me banorė azilantė arabė tė fesė muslimane nga Lindja, dhe kudo ėshtė prezente ndikimi i tyre i madh. Qyteti mė i madh musliman konsiderohet Parisi.
Kush ka mudur tė paramendojė se nė qendrat mė tė mėdha tė krishterizmit evropian do tė ngriten xhamitė nga ato mė tė pėrsosura dhe me arkitekturė mė bashkėkohore? A nuk ėshtė dukuri e shpeshtė qė shumė personalitete tė shquara tė jetės kulturore, ekonomike, politike dhe shkencore tė botės, tė ashtuquajtur bashkėkohorė, masovikisht pranojnė Islamin si fe tė tyre? Kjo brengosje veē ka filluar nė Evropėn e sotme.
2. Mjaft mėnyra tė mundshme tė fillimit, shenjat konkrete paralajmėruese, dhe pėrshkrimi zhvillimit tė vetė rrjedhės sė kėtij invadimi nga ana e Nostradamusit, flasinė qartė se ato kanė tė bėjnė me tė ardhmen e afėrt. Pėrveē rrethanave tjera qė pėrmenden si tė pandodhura gjer mė tani dhe qė shkojnė nė favor tė kėtij supozimi, duhet ta kemi pėr bazė edhe situatėn e tanishme pėrherė konfliktuoze nė Lindjen e Mesme dhe viset tjera arabe. Konfliktet dhe tendencat e bashkimit tė shteteve araba , forcimi gjithnė mė i madh ekonomik dhe ushtarak i disave prej tyre, lufta e gjatė dhe e drejtė e popullit palestinez pėr pavarsi nga pushtimi izraelit, dhe pse jo, edhe situata e krijuar pas sulmit terrorist nė SHBA, e cila globin tokėsor ka filluar ta ndajė, nė mes tjerash, edhe me urrejtjen ndėrfetare (ISLAMIT dhe KRISHTĖRIZMIT), atėherė me tė vėrtet nuk kishim dėshiruar qė parathėniet e Nostradamusit tė ndodhin nė realitet edhe pėrmes invadimit ushtarak. Nostradamusi ka edhe shumė gabime nė parathėniet e veta, e ne le tė shpresojmė se gabimi i tij mė i madh do tė jetė pikėrisht ky.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 02:40   #35
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

f) Invadimi i racės sė verdhė nė Evropė

Mė sipėr pamė invadimin e mundshėm tė arabėve dhe Islamit nė Evropė. Njė invadim i tillė, sipas Nostradamusit, duhet tė ndodhė edhe me racėn e verdhė, dhe kjo parathėnie pėrsėritet shumė shpesh nėpėr kuatranet e tij.
Fillimin e invadimit tė racės sė verdhė, Nostradamusi e lidhė me paraqitjen e peshkut pėrbindėsh nė brigjet e Detit Adriatik.
Ky armik pritet tė paraqitet nė kohėn e sundimit tė hėnės. Raca e verdhė do ta pushtojė tėrė Evropėn, duke rrėnuar nė tėrėsi civilizimin krishter. Gjatė luftėrave me racėn e verdhė, parathuhet se do tė vijė gjer tek kataklizmat e mėdha , shirat dhe vėrshimet e papara, stuhitė e ngrohta qė do t'i djegin fushat dhe bregoret. Ēdo gjė do tė shndėrohet nė tym , zjarr dhe hi.
Ushtria e aziatve thuhet se do tė jetė e madhe numerikisht dhe e armatosur me arrmėt mė tė sofistikuara, me flotėn tejet tė pėrsosur detare dhe ajrore. Drejtimi i kėtij sulmi duhet tė fillojė nga Kina, nėpėr Indokinė, Indi, Iran, Avganistan, Kurdistan dhe tėrė Gadishullin Persik. Si vazhdimėsi, do tė pushtohet Greqia dhe Turqi, pastaj pėrmes Mezdheut do tė depėrtohet nė Detin Adratik, ku parashihen tė zhvilohen luftėra tė ashpra. Kėto luftėra aq do tė jenė tė pėrgjakshme saqė do tė skuqet deti nga gjaku i derdhur.
Pas kėtij invadimi, njė fuqi, qė do tė paraqitet nė shenjėn e peshojės, ende e panjohur, do t'i ndihmojė Evropės tė ēlirohet nga sundimi i racės sė verdhė .
Karakteristike pėrė kėtė periodė, sipas Nostradamusit, do tė jetė sundimi i gjatė i njė antikrishti.
Fundi i sundimit tė racės sė verdhė do tė vijė kur:
Nė Lindje do tė ketė panik tė madh dhe frikė
Nga i posazgjedhuri tė cilin do ta pėrkrahė edhe kisha
Rodosi dhe Bizanti do tė jenė tė larė me gjakun
barbar.

Nė luftėn kundėr racės sė verdhė do tė integrohen tė gjitha fuqtė e mėdha tė kohės pėrmes njė aleance tė ndėrsjellė, dhe pas kėsaj periode tė mundimshme,do tė vijė gjer tek ēlirimi i plotė i popujve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 02:43   #36
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

SHENJAT PARALJAMĖRUESE PĖR NGJARJET E ARDHSHME ME RĖNDĖSI

Paraqitja e yllit flokat

Paraqitja e yllit flokatė nė qiell ėshtė shenjė apo paralajmėrim pėr shumė ngjarje tjera qė do tė ndodhin nė vitet pas shekullit XX.
Kur ylli flokat tė shndėris gjatė javės
Dy shkėlqime diellore do tė zbulohen
Natėn si roje njė qen do tė lehė
Prifti i parė kur ta braktiė regjionin.

Vargu mbi zbulimin e dy shkėlqimeve diellore nė shumė interpretime pėr Nostradamusin shpjegohet si ēregullime nė vasion tė shprehura gjatė ndėrrimit tė orbitės sė tokės, por detajisht pėr kėtė dukuri nuk ka pėrshkrime mė konkrete.
Ka edhe komentues tė tillė qė kėtė varg nuk e shpjegojnė si ēregullim nė vasion, por si eksplodim i bombės atomike nė njė luftė tė mundshme katastrofale pėr njerėzimin.
Pas lajmeve tė paraqitjes sė disa yjeve tė ēuditshme afėr Tokės, ka pasur disa tentime qė tė deshifrohet edhe viti i ndodhjes, gjė qė ka kaluar pa u dėshmuar nė praktikė. Si vit i mundshėm i kėsaj ngjarjeje ishte nė opcion edhe 1987-ta. Nė kėto vite, realisht kishim paralaj-mėrime tė shkencėtarėve astronomikė pėr njė katarstrofė e cila i afrohet Tokės pėrmes njė meteori nė formė tė yllit me bisht, por kjo u evitua pa ndikime serioze pėr planetin e Tokės.
Le tė jetė ashtu edhe nė tė ardhmen.
Vargu i katėrt i kėtij kuatrani, gjatė ndodhjes sė fenomenit me «dy shkėlqime diellore», thotė se «prifti i parė do ta braktisė regjionin». Me «priftin e parė» ska dyshim se kemi tė bėjmė me Papėn, i cili do tė kthehet nga njė udhtim i tij i rėndėsishėm.
Dy vargje tjera:
Kur Ylli flokatė qiellit tė fluturojė
Tre sundimtarėt do tė jenė nė grindje

Pa pasur nevojė t'i komentojmė kėto vargje, le tė vazhdojmė me vargun tjetėr qė pason:
Atyre dhe paqes termetet u kanosen.
Koha ku do tė grinden tre sundimtarė do tė pėrcillet me tėrmete tė mėdha katastrofale.
Paraqitja e peshkut pėrbindėsh nė Adriatik
Nga shenjat konkrete tė fillimit tė ngjarjeve nė vazhdim , pa dyshim, nė parathėniet e Nostradamusit ėshtė paraqitja e njė peshku pėrbindėsh nė Detin Adreatik.
Nė lidhje me kėtė peshk tė ēuditshėm thuhet:
Nė Krustumium nga Deti Adriatik
Do t' paraqitet njė qenie e ēuditshme
Me trup peshku dhe kokė njeriu
Qė do t'i shpėtohet kurthės.

Para disa vitesh nė disa mjete tė informimit publik ishte botuar lajmi spektakular se peshkatarėt italianė gjatė peshkimit nė ujėrat e Deti Adriatik kishin takuar njė peshk tė ēuditshėm, por ky lajm, pėrveē efekteve senzacionale mediale, nuk ishte e dėshmuar si e saktė.
Nga Adriatiku dhe nė viset Sabine
Pėrbindėshi i tmerrshėm do tė lundrojėy
Dhe kur ky peshk nga toka dhe deti
Me valėt e deti nė breg do tė hidhet.

Pasi tė paraqitet ky peshk i ēuditshėm nė brigjet e Detit Adriatik...
Atėherė nga deti dhe muret
Do tė duket armiku.

Shkaku ekziston, por nuk dihet qartė;
Nė peshkun kur hekuri dhe letra tė gjenden
Kush luftės i rreket nga jasht o t' dali
Detit shpejtojnė anijet e tij
Tokės latini do t'i afrohen.

__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 02:45   #37
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Lajmėrimi i mesisė dhe religjionit tė ri
Paraqitjet e mesive (profetėve) si predikues tė rinj fetarė dhe paralajmėrues tė fjalės sė Zotit, janė specifike pėr shumė perioda tė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore. Karakteristikė e lajmėrimit tė tyre nuk ėshtė vetėm koha e paraqitjes, por edhe vendi, gjegjėsisht regjioni gjeografik. Mesitė e gjertanishme gjithmonė janė paraqitur nė Lindje, duke i pėrhapur mė vonė mėsimet e veta nė tėrė rruzullin tokėsor. Nė librat e vjetra tė shenjėta, ardhja e njė mesie gjithmonė parathuhet nga mesia e mėparshme dhe disi, edhe pse jo koha e saktė dhe vendi, dihet parimisht se ai do tė vijė. Nė religjionin e fundit islam, religjion ky mė i pėrhapur nė tėrė rruzullin tokėsor, nuk parathuhet ardhja e mesisė tjetėr nė tė ardhme dhe decidivisht konstatohet se Pejgamberi a.s. Muhamedi konsiderohet si profet i fundit.
Sigurisht qė tė gjitha kėto rrethana i ka ditur edhe Nostradamusi, por sidoqoftė, ai nė njė periudhė tė ardhshme kohore qartė e parathotė ardhjen e mesės dhe ate nga gjiri i religjionit krishter dhe konkretisht nga njė regjion i Evropės perendimore.
Si zakonisht, lindja e mesisė do tė jetė modeste, pa ndonjė pompozitet tė madh nė fillim:
Nga perendimi i skajshėm i Evropės do t'jetė
I lindur fėmja nė shtėpinė e mjerė (varfėr)
Shumė do t'i ndjekin fjalėt dhe hapat (e tij)
E tėrė lindja do tė jehojė nga kjo.

Mė tej vazhdon:
Nga trejata ujore do tė lindė
Ai tė cilit e enjtja festė do t'jetė
Nami, fama dhe forca do t'i rritet
Me shtrėngatė kah lindja do tė rrjedhė.

Me kėtė kuatran parathuhet se religjioni i ri edhe pse predikuesi ėshtė nga Perėndimi, do tė fillojė nga Lindja, pėr t'u pėrhapur mė vonė edhe nė viset tjera tė Perėndimit. Trejata simbolizon treshen krishtere (ati, biri, shpirti i shenjtė). Kurse me ujore nėnkuptohet regjioni apo shteti nėn simbolin e horoskopit tė ujorit. Disa studiues si shtet tė mundshėm e supozojnė Britaninė e Madhe.

Metodat dhe aftėsitė pėrmes cilave Nostradamusi i ka realizuar parathėniet e veta.
Aftėsia e jashtėzakonshme e regjistrimit tė ngjarjeve para se tė ndodhin ato, nuk ishte e rastėsishme te Nostradamusi. Sipas shkrimeve tė vetė autorit dhe dėshmive bashkėkohės, familja e tij ka qenė trashėgimtare e njė fisi ēifut IS-HAR qė kishte pėr detyrė t’i ruajė shumė librat e vjetėr tė okultizmit, tė magjisė dhe tė alkimisė, librat kėto qė datonin qė nga kohėt e Davidit dhe Solomonit. Disa anėtarė tė kėtij fisi dallonin me aftėsi tė veēanta trashėguese tė parathėnies sė gjėrave.
Kėtė aftėsi tė trashėguar tė fisit tė vet e pėrshkruante qartė edhe vetė Nostradamusi:
Pra, ky fis Is-har ka qenė i njohur
Me dhuratėn e madhe dhe ėshtė i aftė
Qė ta dallojė dhe ta vėrejė atė (gjėrat)
Qė do tė jetė nė tė gjitha kohėt

Mu nga kėta libra, Nostradamusi me pėrpikėri ėshtė njoftuar me metodat e ndryshme tė shkencave tė fshehta okuliste. Gjatė punės sė tij rituale, pėrdorte ndėrmjetėsues tė ndryshėm fizikė: ekstraktet e bimėve tė ndryshme, pasqyrėn vizėlluese dhe enėn ose globin e mbushur me ujė. Me lutje dhe me disa erėra tė bimėve qė i digjte, binte nė njė trans, ashtu qė nė atė gjendje psikike, i vrojtonte ngjarjet qė duhet tė ndodhnin. Me kėtė ritual, siē e pėrshkruante edhe vetė, ftonte “engjėllin mbrojtės” me tė cilin komunikonte.
Gjithmonė parathėniet e veta i ka kryer natėn.
Qėndroj nė mbrėmje pranė pasqyrės mistike
Duke qenė vetėm mbi karrigen e bakrit
Shkėndija e vogėl del nga vetmia
Dhe bėnte atė qė konsiderohej e pabesueshme.
Me shtagė nė dorė, lėnė ndėrmjet degėve
Lagur nė ujė, edhe skajet e ndritshme, (por) edhe kėmbėn
Frika, dhe zėri (me) dridhmė, (vjen) pėrtej mbajtėsve”

Kėtu na pėrshkruan se si , para se tė fillonte me parathėnie, rrinte afėr globit me ujė dhe priste qė tė arrijė frymzimi hyjnor nė tė. Kur nuk kishte sukses me ujė, provonte me zjarr. Duke mbajtur nė dorė degėn e dafinės, me tė cilėn prek “shkamin” ku ulej (trekėbėshin), ftonte engjėllin e vet mbrojtės, e quante BEL, pėr t’iu ofruar dhe pėr t’i ndihmuar nė qartėsimin e vizioneve pėr ngjarjet e ardhshme.
Kontakti me engjėj ishte i pashmangshėm nė ritualet e Nostradamusit. I ftonte rregullisht ata, nė ēdo ritual parathėnės, dhe me ta sillej me njė respekt tė veēantė. Ndaj tyre kishte gjithmonė konsideratė. Pasi merrte shėrbimin e kėrkuar, i falėnderohej nė atė mėnyrė qė linte pėrshtypje sikurse ato ishin me tė vėrtetė krijesa reale fizike. Tė pėrkujtojmė ritualin e parathėnies tek bijtė e Katarina Mediqit. Pasi e kryen vrojtimin e caktuar tė parathėnies sė fatit tė tyre, tri herė e pėrsėrit formulėn e lejimit pėr largimin e engjėllit qė i ndihmoi gjatė tėrė kohės sa kishte kėtė vizion tė qarta pėr ardhmėrinė e tyre. Lejimi i largimit, njėkohėsisht ishte edhe si njė lutje falėnderimi.
Kėtė ritual , siē e pėrshkruante edhe vetė, e bėnte nė kėtė mėnyrė:
Nė emėr tė Zotit tė madhėrishėm,
Lejoj largimin nga kjo pasqyrė
Tė tė gjithė engjujve qė janė lėshuar nė tė
Dhe pėrherė paqja e zotit
Le tė jetė midis nesh.

Fenomeni nė tėrsi, por edhe metodat rituale tė pėrdorura gjatė procedurės sė arritjes gjer tek parathėniet e caktuara, pėr logjikėn tonė materialiste janė plotėsisht tė pakuptimta dhe totalisht tė pasqarueshme me principet e ligjshmėrive tė edukatės sonė materialiste. Duke vepruar kėshtu, ai dėpėrtonte nė njė kohė ciklike, nė njė kohė absolute totale ku e tanishmja shndėrohet nė tė pėrhershmen. Frymėzimi qė buronte nga e pėrjetuara e momentit, e kaplonte dhe e preukuponte. Pastaj, nė mendjen e tij jehonin pėrcepcionet, emrat dhe fjalėt tė cilat shpeshėherė edhe vet nuk i kuptonte.Gjersa shpirti i tij shėtiste nėpėr hapsirė tė pakapshme hyjnore, trupi pėrjetonte njė proces tė paparė transformues. Gjithmonė pas ritualit tė caktuar, kishte djersitje tė trupit tė pėrcjellė me shenja tė konsiderueshme rraskapitėse dhe dridhma tė shprehura tė gjymtyrėve.
Se sa ishte kjo punė e rėndė jo vetėm psikike, por edhe fizike, shihej nga letra dėrguar tė birit tė vetė Cezarit, tė cilin e kėshillon qė ai kurrė tė mos merrej me kėso gjėrash. Po ashtu djegien e tė gjitha librave tė trashėguara tė astrologjisė,magjisė, dhe okultizmit, disa e shpjegojnė me frikėn nga pėrndjekja e inkuizicionit. Mirėpo, pėr-kundrazi, ky akt kishte tė bėnte me asgjėsimin e tyre qė ato tė mos trashėgohen nga i biri. Nė botimin e Letrės drejtuar tė birit, Cezarit, shkruante:
Unė (librat) i kam shndėrruar nė hi
Qė ( ti) mė vonė tė mos biesh nė lajthim
Kur t’i eipesh gjurmimit, nė argjend dhe ari
Ta shndėrrosh zhivėn, metalin dhe dheun.

Pra, njė kėshillė e sinqertė prindore me plot dashuri dhe respekt ndaj tė birit, qė ai tė mos e vazhdonte rrugėn e babait dhe kur tė mos merret me kėto shkenca okuliste, edhe pse sipas traditės familiare, trashėgimia duhej t’i takonte atij
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 02:46   #38
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

VDEKJA E PARATHĖNĖSIT TĖ MADH TĖ TĖ GJITHA KOHĖVE


Nė ēastet e fundit tė jetės sė vet, Ndostradamusi seriozisht vuante nga dhimbja e eshtrave dhe nga sėmundja e ujit., sepse organizmi i tij ishti i lodhur dhe i raskapitur seriozisht. Gjatė tėrė kohės sė sėmundjes , nxėnėsi i tij besnik, Sevinije, nė asnjė ēast nuk ėshtė larguar nga shtrati. Atij ia kishte besuar shumė fsheftėsitė e parathėnieve, por edhe dėshirėn e vet tė fundit qė pas vdekjes tė varroset nė varrin qė personalisht e kishte ndėrtuar. Varreza ėshtė e vendosur ndėrmjet hyrjes dhe altarit tė kishės sė Shėn Martes nė Salone.
Ashtu siē jetoi dhe veproi, me pėrplot batica dhe zbatica tė jetės sė vet, i rraskapitur dhe i dėrmuar nga sėmundja , njė mbrėmje, para se t’i mbyllte sytė pėrgjithmonė, Nostradamusi ftoi notarin dhe vetė ia diktoi testamentin e fundit. Nxėnėsi i tij , Sevinije , duke e pėrshėndetur me fjalėt: “Do tė shihemi nesėr nė mėngjes” merr pėrgjigjen e prerė:
-“Nesėr, kur tė zbardhė dita, unė mė nuk do tė jem”Dhe me tė vėrtetė tė nesėrmen e gjejnė tė shtrirė nė mes tė shtratit dhe tavolinės sė punės, pranė dritares sė hapur, me sy tė mbyllur pėrgjithmonė.
Vdekja e tij ka mundėsi tė parathuhet edhe nė kėto vargje:
Kur lajmėtari tė kėthehet me dhuratėn e mbretit
Zoti si tė paaftė (ate) do ta njehi
Miqtė (qė) t’i njoftojnė vllėzėrit do tė ngasin
Ate nė shtrat tė vdekur do ta hasin.


Sėmundja e kaplon Nostradamusin pas kthimit tė tij nga njė vizitė te mbreti i Arlesit dhe nga ky udhėtim vjen me njė dhuratė madhėshtore:emėrimin e vet si mjek zyrtar nė oborrin mbretėror.
Vdekja pason 7 muaj pas botimit tė kėtyre vargjeve parathėnėse.
Ishte ditė e ngrohtė korriku i vitit 1566, kur pėrgjithmonė largohet nga bota fizike njė gjeni qė shekuj me radhė, me parathėniet e tij do ta mbajė nė ankth tėrė botėn.
Nostradamusi jetoi 62 vjet, 6 muaj e 12 ditė.Varroset nė varrezat e kishės sė SHĖN MARTES nė Salon tė Francės, nė njė varrezė tė cilėn e ndėrtoi sa ishte i gjallė. Me dėshirėn e tij tė fundit ėshtė varrosur , jo siē ishte zakoni horizontalisht, por vertikalisht. Ky zakon i varrimit nuk ėshtė i njohur askund nė botė. Nuk ka kurrfarė gjurmash materiale dhe as tė shkruara, se ndonjė popull i lashtė, apo ndonjė rast tjetėr individual tė varrosė tė vdekurit nė kėtė mėnyrė. Vlerėsimet se varrosja e till vertikale ėshtė bėrė pėr shkak tė mosshkeljes sė varrit, janė jo aq bindėse. Varri ishte ndėrtuar pranė murit, ndėrmjet hyrjes nė kishė dhe oltarit, prandaj, edhe sikur tė ishte horizontale , nuk do tė kishte mundėsi tė shkilej.
Pse ėshtė varrosur kėshtu, edhe sot e kėsaj dite mbetet enigmė e pazbuluar. Dhe, besoj se kurrė nuk do tė zbulohet.
Nostradamusi, sikur edhe i vdekur, ka dashur t’i tregojė njerėzimit se ai ėshtė njė profet i madh. Gjatė Revolucionit Francez disa revolucionarė tė dehur ia shkatėrrojnė varrin dhe ēuditėrisht shkatėrruesi vdes nė vend, e nė gėrmadhat e eshtrave tė tij gjendet pllaka me mbishkrimin e vitit 1791, vit kur shkatėrrohet varri i tij.
E pabesueshme, por e vėrtetė! Nostradamusi ka paraparė edhe vitin e rrėnimit tė varrit tė tij. Se sa do tė bėjnė bujė tė madhe veprat e tij nė parashikimin e ngjarjeve tė ardhshme tek gjeneratat qė do tė vijnė, ka qenė mė se i vetėdishėm dhe kėtė njohuri e parathotė kėshtu:
Kur pėrgjithmonė tė shuhet qenia ime materiale
Mė shumė do tė bėjnė (bujė) shkrimet e mia
Se sa unė gjatė tėrė jetės sime.


Kontributin pėr pėrmbushjen e vazhdueshme tė kėsaj parathėnie, po e japim edhe ne me kėtė prezentim tė tij modest pėr lexues shqiptarė
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-09-07, 02:47   #39
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Adnan Abrashi u lind mė 21.12.1957 nė Prizren. Shkollėn fillore dhe atė tė mesmen e kreu nė vendlindje, ndėrsa mė 1982 diplomon nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės. Me tė diplomuar, pėrkatėsisht qė nga viti 1982 punon si sekretar i ndėrmarrjes grafike-botuese “RAMIZ SADIKU” nė Prizren. Pėr shkak tė bindjeve tė veta atdhetare, nė vitin 1992 pėrjashtohet nga puna si i papėrshtatshėm politikisht.

Qė nga vitet e shkollės sė mesme, por edhe sot e kėsaj dite, ėshtė marrė dhe vazhdon tė merret me studimin dhe trajtimin e fenomeneve tė ndryshme parapsikologjike. Qė nga kjo kohė ka bashkėpunuar me shumė revista. Ishte njėri prej themeluesve tė parė tė revistės mujore “ASTRA”, qė botohej nė Prizren, e vlerėsuar si revistė e parė gjthėshqiptare e specializuar pėr trajtimin e temave psikologjike, filozofike, parapsikologjike, metafizike... Njė kohė tė gjatė, ka bashkėpunuar me mjaft sukses edhe me revistėn HOROSKOPI, qė botohej nė Prizren . Dy vitet e fundit ėshtė duke bashkėpunuar me revistėn “KOSOVARJA” .


Ka botuar deri mė tash dy vepra: “PARATHENIET E NOASTRADAMUSIT” dhe romanin “NE VORBULLĖN E JETES (Pjesa I)


Ka marrė pjesė nė shumė kurse, ligjėrata dhe seminare nga lėmi i parapsikologjisė.


Aktualisht punon si PRODUCENT nė Televizionin OPINION me seli nė Prizren.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-06-11, 00:08   #40
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Nostradamus

Teoricienti konspirativ David Icke jap idene se Nostrademus kishte akces ne shoqerit sekrete te kohes te cilat veq kishin percaktuar rrjedhen e ngjarjeve...
Nuk duhet ēuditur ne kete kur marim parasysh letrat e Mazinit (kreut te Illuminatit pas vdekjes se Waishaupt) drejtuar Albert Pikes (kreu i illuminatit i asaj kohe i percaktuar ne Amerike) ku permendet si plan lufta e pare botrore, ajo e dyta e Hitlerit per te krijuar shtetin e Izraelit dhe e treta (eshte ne prag) qe do te ndodhe ndermjet Izraelit dhe shteteve Arabe ...
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-06-11, 07:04   #41
taraku-1
Banned
 
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
taraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga valiii Shiko postimin
Teoricienti konspirativ David Icke jap idene se Nostrademus kishte akces ne shoqerit sekrete te kohes te cilat veq kishin percaktuar rrjedhen e ngjarjeve...
Nuk duhet ēuditur ne kete kur marim parasysh letrat e Mazinit (kreut te Illuminatit pas vdekjes se Waishaupt) drejtuar Albert Pikes (kreu i illuminatit i asaj kohe i percaktuar ne Amerike) ku permendet si plan lufta e pare botrore, ajo e dyta e Hitlerit per te krijuar shtetin e Izraelit dhe e treta (eshte ne prag) qe do te ndodhe ndermjet Izraelit dhe shteteve Arabe ...
Kjo e fundit kysmet Zotit qe ka me ndodhe.. a dihet perafersiht cilin shtet ka me fillue ne palestin diku apo ?


taraku-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.