Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-07-04, 20:44   #16
aferdita
 
Avatari i aferdita
 
Anėtarėsuar: 31-10-03
Postime: 4,075
aferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek aferdita
Gabim

Te Pakten Ecjen..

Mė ke ndarė nė mes,i dashur
pa ditur, pa kujtuar
pėr dobėsitė e mia tė forta
pėr lutjet e ngutura tė shpirtit
pėr gjithcka e ėnden
qė s'ėshtė as imja, as jotja

shtėpinė nė fund tė botės
cuar ma paskan
shpirtin nė djall,gjithashtu
ndėrsa ti me qiellin njėsuar
treteni nėvallėzimin blu


**************

LETER DASHURIE

Eshtė shpejt,i dashur
pėr ta ndezur nje yll
qofte dhe per nje cast


eshte shpejt, i dashur
ta gjakosim muzgun
qofte dhe per nje nate


eshte shpejt, i dashur
t'i njomin buzet
qofte dhe me nje enderr


eshte vone, i dashur
qofte dhe padshje
t'i perlotim syte


pikėllimi
pikė
te mbyt
__________________
Fitorja mė me madhe nė jetė,ėshtė qė tė fitosh zemrėn e dikujt qė e don mė tė vėrtet!!
aferdita Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-07-04, 21:31   #17
aferdita
 
Avatari i aferdita
 
Anėtarėsuar: 31-10-03
Postime: 4,075
aferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek aferdita
Gabim

E TERA DASHURI

Etera dashuri jam
do t'i harboj sytė
tė tė shkelin si mizė
qė tė fshihets'di nga
vėshtrimi i ndezur
si fije bari ironik

do t'i harboj sytė
tė tė vdesin pėrkėdheljet
e tė tė varrosin pastaj
si njė copėz zemėr

do t'i harboj sytė
gjer nėeshtra tė tė ndezin
me pishtarė gjaku pöot zjarrmi

do t'i harboj sytė
tė pafajshimit ledhatar

e tėra jam dashuri...........
__________________
Fitorja mė me madhe nė jetė,ėshtė qė tė fitosh zemrėn e dikujt qė e don mė tė vėrtet!!
aferdita Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-07-04, 00:31   #18
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Para Elegjisė

Njė ditė do t'i marrėsh nė gji
Gjethėt e rėna tė stinėve tė tua
Dhe do tė kėrkosh kot vetėn
Shtigjeve tė harruara tė njė moshe
E nuk do tė kesh mė as flokė ere
As shikim ylberi ta matėsh fillin
Dhe fundin e mashtrimit tėnd tė shkurtėr
Njė dit do t'i shpalosh vjetėt tua
Si pajėn e nusės sė vdekur
E do tė numrosh fluturat e shkruara
T'agsholeve t'prenduara
E s'do tė kesh ma as zjarr nė buzė
As lot nė sy tė qeshėn ngohtė
Tė qajsh rrejshėm dhe ti manihtėsh
djelmoshat

Njė dit do t'i hash buzėt e tua
Gjurmėt e tua do t'i pėshtysh
Dhe secilin muzg do ta pagėzosh
Me nga njė pendim qė dhemb
E s'do tė kesh mė as sy deti
As hap tė hedhur sorkadheje
Tė shohėsh si t'pėrqeshin gongjet
Dhe tė ikesh prej hijės sate

-----Nga Azem Shkreli
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-07-04, 12:04   #19
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim




::: GJUHA SHQIPE :::
Qesh fytyra e Bjeshkėve tė Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisėn n'udhna t'larg'ta
rrokullimthi nė kurbet !

Shtriqet fusha e pėrgjumur
dhe njė sy pakėz e hap
shqip ia nis kangės dhe lumi
shqip nis t'flasin rruezat nė gjak!

Shqip nis flet dhe shija e puthjes
ku dashnia nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa n'rrugė na ka ngel !

Por... ikėn shqipja nė mėrgim
se varfnia duhet vra
nis fėmija tue psherėtim
edhe shqip ai nis me kja!

Qesh fytyra me vogėlushin
sa mirė shqip ai din me kja
malet jashta frymėn ndalin
deti sytė hapi t'u pa!

Ē'ashtė ky za, kjo gjuhė qė mbjell
diamante rreth e qark
e vransinėn nė det e hedh
vetėm diellin sjell nė prag ?!

Qė shėron malle e trishtime
t'fohtin n'shpirt nė vend ta heq
e me ty rri n'halle e n'gėzime
e kurrė s'lodhet, kurrė s'thotė dreq !

Gjuhės shqipe i qeshin sytė
nė mėrgim bijtė ledhaton
shqip prapė flasin dhe dashuritė
dhe era e shpirtit veē shqip kėndon!


- Lek Gjoka
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-07-04, 13:16   #20
aferdita
 
Avatari i aferdita
 
Anėtarėsuar: 31-10-03
Postime: 4,075
aferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek aferdita
Gabim

ASGJESIM

Nga pamundesia
per te ardhur te ti
u marrosa si era ne puthje gjehtesh

nga pamundesia
per te pare
ne nje nate hajdutesh t'i vodha syte

pamunesia:dhimbjen ma kthen ne zonjush
shpirtin ne errashke te cmendur
__________________
Fitorja mė me madhe nė jetė,ėshtė qė tė fitosh zemrėn e dikujt qė e don mė tė vėrtet!!
aferdita Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-07-04, 00:48   #21
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dėshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Tė kem
Ditė,
Dritė,
Jetė,
vetė,
Ah, dua,
Qė thua,
Tė mos vdes,
Po tė mbes
Pėrjetė
Tė ketė
Shpirti imė
Pa mundim
Shėndenė
Tė jenė
Me mua
Sa dua.
Sonte jamė gjall',
E jam mirė,
Po kam edhe mall
E dėshirė,
Zot i vėrtet
I gjithėsisė!
Tė rronj pėrjetė
Ndaj njerėzisė!
Ti ke nė dorė,
Cdo gjė qė tė duash;
Nuk je i gjorė,
Arrin qė tė thuash;
Pa bėne gjithė c'dua,
Po tė mė dėgjosh mua,
Le tė bėhet thua,
Dhe gjithė janė bėrė!
Atė qė thua ti vetė,
Zot i math e i vėrtet!
Ajo bėnte nė jetė,
Edhe mbaronet' e tėrė!
Ti epi jetė njerėzisė,
Shto e beko dhe bagėtinė,
Se ti je Zot' i gjithėsisė,
Nė dorėz' e ke mirėsinė
Njerėzis' epi jetė tė gjatė,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinė shkret' e lugėnė thatė
Mos e shih kurr ,por mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithė c'ke
Nga tė mirat,
E tė pėshtirat
Hidhi kėtje,
A vari me ndonjė grep,
A mbuloji me ndonjė mal,
E lėrė vetėm mirėsitė,
Fal edhe dritė e jet' e ditė
Le tė prėhet gjithė njerėzija
E tė mos ketė kurrė tė kėqija;
Ligėsitė ,Djallėzitė e marrėzitė
Le tė mps rrojnė paskėtaj edhe njė ditė
Veq mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė,
Urdhėri yt ,puna jote ,Zot' i math e i vėrtetė,
E vėrteta le tė rronjė ,gėnjeshtra le tė pushonjė
Bėj si tė duash ,c'tė tem unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė!

-----------Nga Naim Frashėri
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-07-04, 22:56   #22
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ismail Kadare!


LLORA

-I-
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.

Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacione metroshe
Ku me ty brodha

Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.

-II-

Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.

Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasionit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.

Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.

-III-

Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.

Letra ...
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here "me fal!"

Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.

Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.

Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.

-IV-

Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi here i merzitur, here i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritarja
Rete te deshifroje,
Llora.

-V-

Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.

-VI-

Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.

Prerje maredheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.

Mbi ijet tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?

-VII-

Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridianeve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.

-VIII-

Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.

Njohja ne stacionin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.

Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?

Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngul kembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.

Vec te port e shtepise
Nen ca jorgovane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.

-IX-

Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avioni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?

Tek dera e avionit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.

askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.

Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.

-X-

Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.

Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.

-XI-

Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.

Ku jane ditet e shkujdesshme.
Te dielat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me injorancen
Vertiteshim si me maska?

Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!

-XII-

Ndarja ...
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.

Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapesira te medha e po aq mund.
por jet“ e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.

Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari ...

Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.

Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.

Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.



Ismail Kadare (1961)
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-04, 12:30   #23
aferdita
 
Avatari i aferdita
 
Anėtarėsuar: 31-10-03
Postime: 4,075
aferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek aferdita
Gabim

Memedheu

Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.
__________________
Fitorja mė me madhe nė jetė,ėshtė qė tė fitosh zemrėn e dikujt qė e don mė tė vėrtet!!
aferdita Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-04, 01:12   #24
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zhgėnjimi

Kur buza e trandafilte,
M'foli pėr dashuri.
Dhe ajo buzqeshje engjejsh,
Zemrėn ma ndezi ungji.

Kujtova se do tė hapej
Qielli pėr mua n'hare,
Dhe qė n'ekstaze do e ruajė
Besėn ,qė ti me dhe.

Por zemra jote e bardhė,
Sic doja ,s'u tregua!
E thyėr rrahjesh t'reja
Nuk rreh ,jo , mė pėr mua.

Po fjala e dikurshme,
Mizore , vallė ku shkoi?
Po pėrqafimet ,afshi,
Qė shpirti imė provoi?

Ndosha 'i kujtim i ambėl,
Pėr mua do tė flasė,
Ndosha dhe n'thelb tė zemrės
Mėshir t'ke pėr t'pasė!

Ėsht' e vėrtet ,mėshira
N'virtyt figuron;
Por s'ėsht dashuri, o e pabesė
Ti mė s'me dashuron.


--------Nga Pasho Vasa



Arbėreshėt dhe Kėnga e Moresė

O e Bukura More ,
Si tė lash u mė ngė tė pashė
Atje kam o zotin tat
Atje kam o zonjėn mėmė
Atje kam u dhe tim vėlla
Gjithė tė mbuluar e nėn At-dhe!
Petkat e tė mirat tona
Na i lamė tė korona
Shėn Mėrin kemi me ne
Oj e bukura More!
Thelė tė pals, me lot ndėr sy
Na tė lipisnjėm ,Arbėri
Malet tan me lis e driza
Tė bukur shehse me muriza
Tė bukur kronje , tė bukur gropa
Tė bukur gjerdhe me fallopa!
Jemi e vemi ndė Itali
E mė s'ju shomi me kėta si!
Dherat tė hujė hare s'kan
Se s'mbillin printėt tan
Prind ,luftuat me thik me dorė
Ndėrpėr shi , e ndėrpėr bor
Ni ju lėm pa njė qiri
Luajtėm valle nd'atė More
Shtum kangjele ndė ato hje
klishtė e tona tė bukuruara
Shpizit tona tė nderuara!
Ni vjen Turku ,Turku i zi e terpron klish e shpi
Qeti ,shihni jet e re,
Na tha Dorja ,zoti Ndre,
Lipim qėllnjem ka do vemi
Se buartim mallin e s'e kemi
Me kėtė zemėr me kėta si
Klajm keq ket Arbėri
Ndallandishe e ler e ler
Kur tė vish ti njatėr hjer
Vjen tė vish ti te Korona
E s'gjėn ma shpit e tona!
Mė sė gjan trima hajdhjar
Po ngė njė qen ,cė kloft i vrar!
Kur u nistin gjith anit
E dherat tan iktin ka sit
Burrat gjith me nja vajtim
Thirtin grat me nja vajtim,
Dil e hana ti ,Stihji!
Oj More! Oj Arbėri!
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-08-04, 21:54   #25
aferdita
 
Avatari i aferdita
 
Anėtarėsuar: 31-10-03
Postime: 4,075
aferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėmaferdita i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek aferdita
Gabim

NUK JAM FUKARA
QE JAM ME DUAR THATE
JAM FUKARA
SEPSE S'KAM C'TE TE JAPE
JAM FUKARA
SE JAM NGA VUAJTJET I RRAHUR
NUK JAM FUKARA
SEPSE KAM SHPIRTIN E PASUR
ME URREJN
NE LITAR DUAN TE ME VARIN
ME URREJN
SEPSE S'KANE C'TE ME MARRIN
ERDHI VDEKJA
DHE VDEKJEN PO PRES
ERDHI VDEKJA
JA, KETU PO VDES



************************

AFROHU DHE ME NGROH ZEMREN
QE PER TY PO VUAN
AFROHU DHE ME LARGO DHIMBJET
QE AS GJATE ME MUNDUAN
AFROHU ME AFER
DHE NE SY ME SHIKO
AFROHU DHE ME THUAJ NJE FJALE
ME THUAJ QE ME DO

SHIKOJ SYT E MI
DHE DO GJESH DASHURIN
QENDRO PRAN MEJET
DHE DO TE FALE LUMTURIN
MOS ME RRI LARG
SEPSE SYT LOT ME PIKOJN
ME SHIKO ME VEMENDJE
SHIKO DY SY QE DASHUROJN

ME LER TE TE PREK FLOKET
NGADAL TI LEDHATOJ
ME LER TE TE THEM NJE FJAL
TE TE THEM TE DASHUROJ
MOS I HAP KRAHET
QE TE FLUTUROSH
HAPI KRAHET
TE ME PERQAFOSH
UN NUK LEVIZ DOT
JAM SI AKULL I NGRIR
AFROHU ME PUTH BUZET
DHE SHUAJE KETE DESHIR

KETU JAM DHE PO PRES
QE PRAN MEJET TE ULESH
EJA DHE ZBUKUROJE DASHURIN
BEJE SI NJE TUFE LULESH
AFROHU NGADAL
DHE ME FAL NGROHTESINE
QENDRO ME MUA
DHE DO TE KEMI DASHURINE
__________________
Fitorja mė me madhe nė jetė,ėshtė qė tė fitosh zemrėn e dikujt qė e don mė tė vėrtet!!
aferdita Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-08-04, 17:12   #26
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ku kemi lerė

Nė c'vendė kemi lerė?
Ku na bajnė nderė?
Nė shqipėri.

Po njeri vetė,
Cilė do nė jetė?
Do vend'e tij.

Ku i duket balta
M'ė e ėmbėl se mjalta?
Nė vend tė tij.

Ku mundė tė gėzojė
he me nder tė rrojė?
Nė Shqipėri.

Pėrse tė punojė
Dhe tė lakėmojė?
Pėr vend' e tij.

----Andon Zako Qajupi
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-08-04, 19:29   #27
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

Roberia

E dashura memedhe,
te dua dhe kshtu si je!
Po kur te te shoh te lire
do te te dua me mire.

Qani pyje, fusha, gure,
qani male me debore!
Shqiperia mbet e gjore
dhe nuke sheh drite kurre;
nje mjegull e keq’ e shkrete
e ka mbuluar perjete!

Nje gazep, nje erresire,
vetetit edhe gjemon!
Rrojme me zemer te ngrire,
nga frika kerkush s’gézon!
Njerzit kurre s’kendojne
dhe bilbilete vajtojne!

Qiameti, shkretetira!
Zogu vete ze folene,
njeriu le memedhene,
se mbreteron egersira!
Per Shqiperi desherojme
se ne vend te huaj rrojme.

Roberine si duron,
o moj Shqiperi e mjere?
Shpetove vende te tjere,
vete nen zgjedhe rron!
Shqipetare beni bene
te leftoni per atdhene.

E dashura memedhe,
te dua dhe keshtu si je!
Po kur te te shoh te lire,
do te te dua me mire!

__________ 000 _________________

Kopshti i dashurise


0 pėllumb' i shkruar,
do t'tė marr nė duar
dhe duke kėnduar
gjetkė do t'tė shpie:

Nė njė vend t'uruar
dhe tė lulėzuar,
nė uj'tė kulluar
edhe nėn hie;

Afėr tek njė lumė
ku ka lule shumė,
tė biem nė gjumė,
hena tė na ndrijė;

Yjtė tė shikojnė,
zogjtė tė kėndojnė
edhe tė na zgjojnė
dita kur tė vijė.

Pa ngrėn' e pa pirė
s'mbetemi, moj Mirė,
se u'ndaj tė gdhirė
dėrgoj e na sjellin:

Qumėshtė tė dhirė
dhe djathė tė mirė
pa uj' e pa hirrė,
dhe rrush kur tė vjehn;

Ngjalė nga Janina,
mjaltė nga Kanlna,
verė nga Voshtina
ujė nga Sopoti;

Mollė nga Horia,
mish nga dhėnt' e mia,
desh nga Labėrla, —
na e faltė zoti'


Andon Z Cajupi
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-04, 16:13   #28
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mbetje poezish..

E di sa mbetje poezish kam?
Tė haruara nė sitar ,tė lėna nė kompjuter,
Tė hedhura mbi tavolin , tė shkara nėn tė
Tė ngjeshura nė cantė e nuk e di ku mė....

Vargje tė vetmuara
Shkulur nga poezitė e mia
Copėza dhimbjesh tė fshehura nė gji
Vetėm pėr tė mos t'i dhėnė Ty.

Qortime pėr pakujdesitė e tua.
Pėr lėndimin e krenaris time.
Fjalė tė tua tė hedhura pa vendė,
Kafshime mbi buzė tė emrit tėnd.

Janė zemrime ,kapėrdime , pėrbetime
Pak hakmarrje qė kur s'ndodhėn.
Buzqeshje tė prera nė mes ,iron,
Dėshira tė shtypura, qė Ti si di...

Ti s'do ta marrėsh vesh kurrė,
Sa herė mė pate ligėshtuar.
Sa herė malli mė pat marrė,
Sa herė ,qė tė njoha ..Jam Penduar!

--------Nga Blerta Tirana
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-08-04, 00:07   #29
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Letėrftesė

Jam i lodhurė ,nuk mundė dal shtėpie
E kam hapur derėn dhe pres tė dalė nė oborrė
E prita vetėn nė pusi , tė vrasė me kėto mendime
Pse mė lenė vetėm duart , kėmbėt e sytė
Mos jam nė gjumė
Dua po nuk mundem
Mundė t'i dėrgoj dairet qė po m'i bie era
Merreni me mend ,kėmbė tė mia sa keq
Po tė mė lėshonin kėpucėt ujin
E tė mė duhet tė nisesha i sėmurė
Deri nė betejėn e Vaterolse....
..Dėshiroj t'm'i lėshojnė qentė
Tė mė ndjek gjarpėri -uji i valė nė thembėr
Eja t'i vizitojmė viset e largėta
Tė trupit tim
I thėras kėmbėt qė s'mė dėgjojnė
E nuk nisen shtigjeve tė reja tė sprovės

Merre me mendė shpirt
-Sic mė kanė thėnė
T'kisha ndėrruar bebėzat
T'shikoja sa i verdhė ėshtė qielli
Tė bėhėsha piktorė i sėmur
Qė smundja nuk i dhembė
Nė mos dalėsha kėsaj dhome , atėherė do dalė mendsh
Po mė thėrasni nė dasmė
Ku vashat e njoma
Nuk janė mė as vasha
E unė rri nė dhomė dhe pres
Tė mė ngryset vetulla
Tė mė piqet kafka , e goja tė mė thotė:
Tė isha edhe njė herė i ri....

Kush di sa largė mundė tė vdesė
Nė shtratin tim
Po e djege kėtė letėr qė e shkrova
S'e dėgjojė vetvetėn kur mė thėret tė iki

------Nga Jusuf Gėrvalla
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-08-04, 17:55   #30
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Jam e Huaj

Jam e huaj
Mes tė dashurve tė mi
S'po mė njohin tjetėrsimin

U thėras nė emėr
Qė kur kam lindur

Heshtja e tyre si hungėrimė paniku
Me frik ,
Me lig

Vėrtitem nė shtjellėn e ajrit tė rastėsishėm
Behur nė gjeturina stinėsh




Vjeshtė e Parakohtė

Mėngjesi
Ia nxjerr sytė natės
Dhe qanė deri nė muzg
Me dėshpėrim

Djersitur
Pemėt flakin koleksione gjethėsh
Protestė ngjyrash
Nė qiell
Rrėmujė orėsh
Qė s'din nga tė venė

E vetme
Pėrqaset vjeshta nė skuta drurėsh
Ende
Pėrgjon pak diell mes reve

Ca muzgje dridhėrakė
Verėn ngushėllojnė para kohe

---------Nga Flutura Akca


__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.