Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-12-12, 15:50   #1
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Per motrat muslimane!

Pyetja:

Eselamu alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu!
Kam njė pyetje, ndoshta do tė duket pak e ēuditshme. Po lexoj shpesh nė faqen tuaj pėr xhenetlinjtė, se si do tė shpėrblehen me shumė tė mira nė xhenet, p.sh. sot lexova njė urtėsi pėr tė varfrin kalifin Omer, i cili para se tė vdiste familjes sė tij ia kishte lėnė amanet suren Vakia. Aty pėrmendeshin hyritė e xhenetit, virgjėresha, symėdha, jo tė lindura, moshatare me meshkujt, qė do t’u pėrkushtohen vetėm burrave tė vet. E shtrova pyetjen: Meshkujt i presin hyritė e xhenetit, e femrat e devotshme a thua kush i pret? Apo ato nė atė botė vetėm do t’i shikojnė burrat qė kanė pasur nė kėtė botė duke u kėnaqur me hyritė e tyre? A do t’i presin edhe ato tė hijshmit nė atė botė? Shpresoj qė Allahu nuk hidhėrohet me kėtė pyetjen time.

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Pyetja qė keni bėrė ėshtė njė ēėshtje qė shpeshherė parashtrohet dhe ngrihet si problem nga shumė femra besimtare. Por ka edhe disa qė mendojnė se edhe nuk ėshtė nė rregull tė pyesin rreth gjendjes sė tyre dhe tė burrave tė tyre nė xhenet, ashtu si shpreheni edhe ju nė fund tė letrės, prandaj pėr tė larguar paqartėsitė, keqkuptimet dhe pikėpyetjet rreth gjendjes sė femrave nė xhenet, do tė japim pėrgjigje tė sqaruar nė disa pika.

Nuk u mohohet femrave qė tė pyesin pėr gjendjen e tyre nė xhenet, rreth shpėrblimeve e kėnaqėsive qė do t`i pėrjetojnė atje. Kjo pėr faktin se natyra e njeriut, femėr qoftė apo mashkull, ėshtė e nxitur tė mendojė pėr vendqėndrimin e ardhshėm tė tij, se si do tė jetė. Profeti, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, nuk i qortonte shokėt e tij pėr kėsi lloj pyetjesh. Vėrtetohet se e kanė pyetur rreth xhenetit se me ēfarė ėshtė i ndėrtuar. Ai ka thėnė: “Ėshtė i ndėrtuar me tjegulla tė arit dhe tė argjendit, llaēi ėshtė nga myshku, zalli nga margaritarėt dhe diamanti, ndėrsa dheu ėshtė nga shafrani. Kush hyn aty, do tė begatohet e kurrė mė nuk do tė ketė vėshtirėsi, do tė jetojė pėrjetėsisht dhe nuk do tė vdesė, nuk do t`i grisen rrobat dhe nuk do tė mplaket!” Shėnon Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Pastaj e kanė pyetur se a do tė kenė kontakte me gratė e tyre nė xhenet dhe ai ėshtė pėrgjigjur pozitivisht. Natyra njerėzore mallėngjehet dhe ngazėllohet kur pėrmendet xheneti dhe begatitė qė do tė pėrjetohen atje. Tė pyesė besimtari pėr kėto gjėra nuk ka tė keqe, por me kusht qė ky pėrmallim e mallėngjim tė mos mbetet vetėm si shpresė qė nuk shoqėrohet me vepra tė mira. Allahu i Lartėsuar thotė: “Hyni nė xhenet, ju dhe gratė tuaja, tė gėzuar! Atyre u shėrbejnė me enė e gastare nga ari, aty do tė kenė ēka t’u dėshirojė shpirti dhe t’u kėnaqet syri. Ju do tė jeni aty pėrgjithmonė.” Nė fund tė kėtyre paralajmėrimeve pėr pėrjetimet e xhenetlinjve, Allahu i Lartėsuar thotė: “E ky ėshtė xheneti, qė u ėshtė dhėnė pėr atė qė keni punuar.” (Zuhruf, 70-72)

Begatitė dhe shpėrblimet qė do tė kenė xhenetlinjtė nė xhenet nuk janė tė posaēme vetėm pėr burrat. Me fjalė tė tjera, nė ato begati kanė hise edhe femrat, si thotė Allahu i Lartėsuar: “… (Xheneti) i pėrgatitur pėr tė devotshmit.” Pra nga tė dy gjinitė, ashtu si sqarohet nė ajetin: “Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė mashkull ose femėr duke qenė besimtarė, tė tillėt hyjnė nė xhenet dhe nuk u bėhet farė padrejtėsie.” (Nisa, 124)

Nuk ėshtė e qėlluar qė femra ta preokupojė tepėr veten me pyetje tė shumta dhe duke kėrkuar sqarime tė thukėta rreth hyrjes nė xhenet, se ēfarė do tė veprojė atje, ku do tė shkojė… dhe pyetje tė tjera. Mjafton tė kuptojmė se vetė hyrja nė xhenet pėr njeriun do tė thotė pėrfundim i tė gjitha vėshtirėsive dhe mundimeve qė kishte para vetes; tė gjitha vuajtjet i shndėrrohen nė lumturi dhe kėnaqėsi tė pėrjetshme. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata aty nuk i godet kurrfarė lodhje dhe nuk do tė nxirren kurrė prej tij.” (Hixhėr, 43)

Dhe thotė: “…Allahu ėshtė i kėnaqur me ta dhe ata janė tė kėnaqur ndaj Tij. Ky ėshtė shpėtim i madh.” (Maide, 119)

Kur Allahu i Lartėsuar nė Kuran flet pėr begatitė e pėrgatitura pėr xhenetlinjtė, i josh dhe i nxit burrat duke u treguar pėr bukurinė e grave tė xhenetit, ndėrsa e kundėrta nuk ndodh. Kjo nuk nėnkupton se femra nuk do tė ketė kėnaqėsi tė kėtij lloji, nė kėtė edhe ajo do tė jetė e njėjtė sikur mashkulli, por ato do tė jenė sė bashku me burrat e tyre. Allahu i Lartėsuar thotė: “Hyni nė xhenet, ju dhe gratė tuaja, tė gėzuar!” (Zuhruf, 70)

Nė xhenet nuk do tė ketė njeri tė pamartuar, mashkull qoftė apo femėr. Femrat tė cilat kanė qenė tė martuara do tė jenė gra tė burrave tė tyre, ndėrsa ato qė nuk janė martuar, do tė martohen me meshkujt qė kanė hyrė nė xhenet. Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: “Nė xhenet nuk do tė ketė tė pamartuar.” Shėnon Muslimi.

Dijetarėt tė cilėt kanė folur pėr arsyen se pse nuk pėrmendet ky lloj i kėnaqėsisė pėr femrat nė xhenet, ashtu si pėrmendet pėr burra, apo pse nuk do tė ketė mė shumė se njė burrė gruaja nė xhenet, kanė dhėnė shpjegime tė shumta, ndėr to:

- Kuptohet se femrat pėr nga natyra janė mė tė turpshme se burrat, prandaj urtėsia e Allahut ishte qė ato tė mos joshen e nxiten me gjėrat pėr tė cilat turpėrohen.

- Malli dhe dėshira e mashkullit pėr femėr ėshtė mė e madhe se dėshira e femrės pėr mashkull, prandaj Allahu i nxiti meshkujt pėr xhenet duke ua pėrmendur gratė e xhenetit. Epshi i mashkullit ėshtė mė i theksuar se ai i femrės, ashtu si sqarohet nga ata qė flasin nė kėtė fushė. Ndėrsa ajo qė ėshtė pėrhapur te disa njerėz, se epshi i femrės ėshtė mė i madh se i mashkullit, nuk ėshtė e vėrtetė dhe pėr kėtė nuk ka argument dhe realiteti i femrės dėshmon tė kundėrtėn. Epshi i femrės ėshtė i ndryshueshėm; kemi faza nė tė cilat gruaja absolutisht nuk ka epsh pėr mashkullin, pastaj edhe nėse ky epsh shtohet tek ajo, atėherė kjo ndodh vetėm disa ditė nė faza tė caktuara tė cilat i kalon gjatė muajit, ditėve tė tjera nė pėrgjithėsi ajo ėshtė e kėrkuar nga burri. Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: “Nuk kam lėnė pas vetės sprovė mė tė rrezikshme pėr burrat sesa gratė.” Shėnon Buhariu.
Nxitja dhe joshja e femrės pas gjėrave tė tjera, si zbukurimi (rrobat e zbukuruara), stolitė e ēmuara, dukja bukur, etj., e tejkalon joshjen e saj pas meshkujve, prandaj Allahu i Lartėsuar i nxiti burrat pėr xhenetin duke ua pėrmendur gratė e xhenetit.

- Femra nė pėrgjithėsi ėshtė e kėrkuar nga mashkulli dhe jo e kundėrta, prandaj rėndomtė edhe nė rastin e martesės burri ėshtė ai i cili kėrkon martesė e jo femra. Pra, femra ėshtė ajo qė kėrkohet e lypet dhe mashkulli ėshtė kėrkuesi dhe jo i kėrkuari.

- Ėshtė e mundur qė Allahu i Lartėsuar t`ua kompensojė kėtė me lloje tė tjera tė kėnaqėsive. Allahu i Lartėsuar thotė: “Aty do tė kenė ēka t’u dėshirojė shpirti dhe t’u kėnaqet syri. Ju do tė jeni aty pėrgjithmonė.” (Zuhruf, 71)

- Ligjet dhe rregullat nė xhenet dallojnė nga ato qė janė tė njohura dhe konsiderohen aksioma tė kėsaj bote. P.sh. ushqimi nė kėtė botė pėr njeriun ėshtė qė ta forcojė e mbajė veten, mė pas vjen nxjerrja e mbetjeve tė panevojshme pėr trupin, ndėrsa nė xhenet nuk ėshtė kėshtu. Pastaj martesa nė kėtė botė ėshtė pėr lėnien e pasardhėsve, ndėrsa nė xhenet nuk ekziston ky qėllim dhe gjėra tė tjera tė shumta, tė cilat do tė ndryshojnė prej kėsaj bote. Banorėt e xhenetit do tė jenė tė tėrė nė begati e mirėsi dhe nuk do tė kenė zili, xhelozi, urrejtje, mėrzi, hidhėrim, dhimbje dhe gjėra qė janė pėrditshmėri tė kėsaj bote. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ne kemi hequr prej zemrave tė tyre ēfarėdo urrejtje, e ata nė mbėshtetėse qėndrojnė ballė pėr ballė njėri-tjetrit duke qenė tė vėllazėruar. Ata aty nuk i godet kurrfarė lodhje dhe nuk do tė nxirren kurrė prej tij.” (Hixhėr, 47-48)

Dhe thotė: “E ata (banorėt e xhenetit) thonė: “Falėnderuar qoftė Allahu qė largoi prej nesh brengat; vėrtet, Zoti ynė ėshtė qė falė shumė dhe ėshtė bamirės. I cili nga mirėsia e Tij na vendosi nė vendin e pėrjetshėm, ku nuk do tė na prekė ndonjė mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjė molisje.” (Fatir, 34-35)

Duke e pasur parasysh kėtė, mund tė konkludojmė se nė xhenet nuk do tė ketė xhelozi dhe zili nė mes grave ashtu si ndodh nė kėtė botė. Kėshtu qė ndjenja tė cilėn e ndien tani gruaja kur dėgjon pėr hyritė e xhenetit dhe se si burrat e tyre do tė kenė atje hyri pėrveē gruas, ėshtė reflektim i xhelozisė qė femra nė kėtė botė e ka, ndėrsa nė xhenet nuk do ta ketė. Gratė e kėsaj bote, tė cilat do tė begatohen me hyrjen nė xhenet, nė krahasim me hyritė e xhenetit do tė jenė shumė mė tė bukura, mė tė mira dhe mė tė privilegjuara se hyritė e xhenetit. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata (burrat) dhe gratė e tyre do tė jenė nėn hijet tė mbėshtetur nė kolltukė.” (Jasin, 56)

Gjithashtu thotė: “Hyni nė xhenet, ju dhe gratė tuaja, tė gėzuar!” (Zuhruf, 70) ]

Kurse pėr vlerėn e tyre ndaj hyrive tė xhenetit, Abdullah Ibėn Mubareku transmeton njė hadith ku Profeti, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Gratė e kėsaj bote, tė cilat do tė hyjnė nė xhenet, do tė jenė mė tė vlefshme se hyritė e xhenetit pėr shkak tė veprave qė kanė bėrė nė kėtė botė.”
Transmetohet se Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė se gratė besimtare tė kėsaj bote janė mė tė privilegjuara se hyritė e xhenetit pėr kėto arsye: “Ne jemi falur, kurse ato jo. Ne kemi agjėruar, kurse ato jo. Ne kemi marrė abdest, kurse ato jo. Ne kemi dhėnė lėmoshė, kurse ato jo.” Pra, Aishja thotė se me veprat e mira tė cilat i kanė bėrė nė kėtė botė gratė besimtare tė kėsaj bote do t`i mundin hyritė e xhenetit dhe do tė jenė mė tė bukura, mė tė kėrkuara dhe mė tė privilegjuara. Prandaj, ky ėshtė pėrgėzim pėr gratė besimtare qė do ta arrijnė xhenetin, pasi ato do tė jenė zonjat e xhenetit, mė tė bukurat se tė tjerat dhe do tė jenė tė privilegjuara dhe tė lumtura pėrjetėsisht. Allahu i Lartėsuar nė lidhje me to thotė: “(nė xhenet) Ne i kemi krijuar ato (gratė e kėsaj bote qė do tė hyjnė nė xhenet) nė njė krijim tė ri (formė tė re shumė mė tė bukur). Dhe ato i kemi bėrė virgjėresha. Tė dashuruara (pėr burrat e tyre), tė njė moshe.” (Vakia, 35-37)


Alaudin Abazi


__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.