Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 18-02-08, 02:44   #1
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Formula RUGOVIANE e pagėzimit...

Formula rugoviane e pagėzimit

Kosova nė ditėn e pavarėsisė

Formula rugoviane e pagėzimit

"Kosova e pavarur, e integruar nė Bashkimin Evropian, nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės" (Dr.Ibrahim Rugova)

Shkruan: Qemal Sakajeva

Kosova pret tė pagėzohet.
Presidenti Rugova ka lėnė porosi formulėn: "Kosova e pavarur, e integruar nė Bashkimin Evropian, nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės".
2.
Rugova erdhi nė krye tė politikės sė Kosovės, kur ishte i domosdoshėm. Vdiq, kur nuk duhej. Ai iku fizikisht, por ēka la pas, t'i kujton gurėt e ēmuar, pėrplot shkėndijime tė Trepēės, qė i mbante pėrherė mbi njė tavolinė, me tė cilėt edhe i befasonte bashkėbiseduesit e huaj. Trashėgimia e tij pėrfaqėson njė pasuri tė jashtėzakonshme, qė ka pėr tė qenė e vyer po aq sa dhe nė gjallje tė Tij. Nėse nė krye tė Kosovės, pėr 16 vjet, shallin e mėndafshtė, mbėshtjellė rreth qafės, komentuesit e legjendarizuan, shumėkush qe ngjitur ashtu, pas fijes mė tė fundit tė legjendės. Jetėn e pati njė udhė jo fort tė gjatė, por rrugėn politike e shėnjoi dallueshėm, nėpėr tė cilat nuk humbet drejtimi. Nuk pėrbėn ndonjė tė veēantė vendimi vetjak i Rugovės pėr kapėrcimin nga studiues i shkolluar nė Sorbonė, nė politikan i papėrvojė nė Prishtinė, pėr ta lidhė, pazgjidhshmėrisht, fatin e vet me atė tė popullit. Misione tė tilla janė ndėrmarrė plot, e njihen nėpėr popuj tė ndryshėm, qė, ose kanė shkėlqyer, ose janė shuar. Por, Ibrahim Rugova mbarti tharmin e pak liderėve, pėr t'i bashkuar shqiptarėt rreth ēėshtjes sė Kosovės dhe, fuqinė bashkuese, e zotėroi deri nė fund. Kjo e pėrbėn legjendėn e vėrtetė.

3.
Rugova, edhe atėherė kur ishte zgjedhur President, por i panjohur nga politika ndėrkombėtare e zyrave vendimmarrėse, ato kundėrshtare po se po; edhe atėherė kur u rizgjodh President dhe zyrat politike vendimmarrėse ndėrkombėtare e ftonin nė bisedime, ai kurrė nuk heshti dhe as nuk e redaktoi formulėn e tij vizionare: "Kosova e pavarur, e integruar nė Bashkimin Europian, nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės". Ai politikan bashkėkohor evropian, i dalė nga populli me i persekutuar i kontinentit e mė gjerė, Formulėn e Pagėzimit tė vendit tė vet, e ka shqiptuar nė Uashington, Bruksel dhe Vatikan. Kėto qendra tė fuqishme tė mbrojtjes sė lirisė dhe demokracisė sė popujve, kanė pasur mjete politike tė mjafta, sa tė heshtnin Presidentin Rugova pėr tė mos e shqiptuar Formulėn e tij tė Pagėzimit. Por, kjo nuk ndodhi, as atėherė kur ai e ka pėshpėritur sė pari, dhe as nė prag tė vdekjes, madje, tė bėhet sikur frymėn e mbrame e ka nxjerrė duke e thėnė Formulėn si lutje pėr Kosovėn. Presidenti Rugova kishte fituar besimin e qendrave politike tė rėndėsishme nė botė. Ai mundi ta pėrēonte arsyen mbi tė drejtėn legjitime tė popullit tė vet. Ai diti t'u kėrkonte atyre qė tė bėheshin mbėshtetės e mbrojtės tė tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve. Ti bėsh mbrojtėsit e mėdhenj miq tė popullit tė vogėl, ėshtė vepėr tejet e vėshtirė. Kjo pėrbėn njė meritė historike qė nuk ka mort. Kjo u bė njė vlerė pėrcaktuese qė e ndihmoi pa masė Presidentin, ta mbante popullin tė bashkuar rreth ēėshtjes. Rugova fitoi besimin e Perėndimit, u shpall aleat i Perėndimit, provoi rrėnjėt perėndimore tė popullit shqiptar dhe kurrė nuk e zhgėnjeu Perėndimin.

4.
Edhe kundėrshtarėt politikė tė Rugovės, pas 11 shtatorit 2001, pavarėsisht se lufta pėr Kosovėn qe kryer dhe fituar, prekėn njė tė vėrtetė tė hamendėsuar: Po sikur Presidenti Rugova t'i kishte dhėnė teh terrorizmit, pėr tė mbėrritur te ēlirimi dhe pavarėsia?
Katastrofė e pamendueshme do tė kishte qenė. Siē e dimė, politika e Beogradit luajti etshėm pėr t'i paraqitur e nxitur shqiptarėt drejt terrorizmit. Kjo shpifje serbe nuk u besua, vetėm sepse nuk pati as edhe njė rast qe shqiptari bombė tė shpėrthente diku brenda autobusėve tė Serbisė; shqiptari bombe tė krijonte pellgje gjaku nėpėr tregjet e qyteteve serbe; ose shqiptari bombė t'i linte shumė tė vrarė e tė masakruar nėpėr diskot e restorantet serbe. Jo, pa habi, ėshtė bėrė e bėhet, ende sot e kėsaj dite, pyetja: Si qe e mundur tė shpėtohet nga rėnia nė kurthin e vetėshkatėrrimit? "Gandi i Ballkanit" u kuptua e u ēmua, sidomos pas 11 shtatorit 2001. Lėvizja e qėndresės paqėsore, e tej zgjatur me sakrifica gati tė pabesueshme, e mori faturėn deri ne zgrip tė rrezikut, pėr tė dalė dore. Ishte zėri i arsyes sė Perėndimit, qė dėgjoi dhe veproi. Kjo vlersohet edhe mė shumė, sepse e ēoi popullin te ēlirimi, e afroi me zgjidhjen pėrfundimtare. Ambasadori amerikan dhe miku i Kosovės, Riēard Hollbruk, ka thėnė nė "Zėri i Amerikės" se, pa lėvizjen paqėsore tė Rugovės, Kosova nuk do te ishte mė si ėshtė sot e siē pritet tė bėhet.

5.
Presidenti Rugova, pėrveēse pėrfaqėsoi njė popull qė zotėronte tė drejtėn, nuk pati armė tjetėr pėr t'iu kundėrvėnė Serbisė pushtuese. Siē ka krahasuar njė analist hebre, ai ishte si njė Moisi qė, bashkė me popullin e vet, u end nė kėrkim tė Pavarėsisė. Ai i bėri njė fuqinė e qėndresės paqėsore me tė drejtėn njerėzore. Edhe atėherė kur politika spastruese me dhunė e Beogradit pėrdori mėnyra barbare pėr t'i larguar shqiptarėt nga trojet e veta (pamje qė, kur i sheh sot, tė tronditin, ndoshta, mė fort se sa edhe atėherė kur ndodhėn), presidenti Rugova vendosi tė vdiste aty, nė zyrėn e vet. Ai nuk iku nga Kosova. Ai nuk lėvizi nga Prishtina. Ai qe betuar se fati i tij do tė ishte si fati i popullit. Kjo qėndresė u nderua, si prej tė spastruarve dhe prej tė mbarturve nėpėr pyje, pėr tė mbijetuar.

6.
Rugova i pėrjetoi tė gjitha, pėrveē vendimit dhe festimit de jure tė pavarėsisė sė Kosovės.
Buzuku i la shqipes, tė shkruar nė shqip, Formulėn e Pagėzimit. Rugova i la Kosovės rrugėn c jetėsimit dhe pėrjetėsimit, formulėn: "Kosova e pavarur, e integruar nė Bashkimin Evropian, nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės".


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.