Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Dashuria
Emri
Fjalėkalimi
Dashuria A janė kėto tema tabu tek ne?! Ejani tė bindeni...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-01-12, 16:31   #76
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lumturia.....?!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga emine Shiko postimin
Thjeshte dua ta di qka ju ben te Lumtur,dhe si e ndjeni Lumturin,a ze vend ajo ne jeten tuaj,apo ndiheni te Palumtur sepse ende nuk keni arrit aty ku deshironi


Diskutime te kendshme!
Lumturia apo knaqėsia si ndjenjė subjektive ndjehėt dhe definohet nė pikėpamje individuale dhe si e tillė mund tė jetė e qastit, javės ,muajit,vitit duke shetitė nė kohė dhe hapsirė.
Personalishtė ndjehem i lumtur dhe punojė me njė angazhimė dhe elanė pozitivė duke mos hargjuar kohėn duke ndertuar ambicje tė piramidave tė pa arritshėme por gjithnjė duke jetuar realitetin me njė arsyeshmėri,ēė sfidat e jetės kanė njė trajektore tė pa parashikueshėme duke kėrkuar njė zgjidhje tė harmonizuar ,balancuar nė kohė dhe hapsirė .
Kodi im vepro nga zemra e gezuar dhe jo nga mendja e helmuar mė ka sjellur knaqėsin qė e ndjejė qdo ditė!
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-01-12, 19:16   #77
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lumturia.....?!

..pem pelqen mendimi juaj Alima ...

...kur e pranojm vetem ashtu si jemi ...kur e dijm sha dojm dhe nuk pretendojm me shum se sa kemi forc ...ateher e gjejm lumturin dhe mund ta shijojm ...

...kur jetojm pran njerzve pozitiv ...dhe kur e marrim jeten ashtu siq vjen ...
...kur shikojm perpara dhe ecim rruges pa u mundu me nenqmu dhe mi shkle tjetrin ...ska se si t'mos jemi te lumtur...............etj......
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-12, 09:01   #78
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Re: Lumturia.....?!

Po Jana,

Ėshtė Virtyti tė sillesh nė pėrputhje me veten. Tė jesh i lumtur tani, jo nė emėr tė ardhmes dhe kujtimet e sė kaluarės, por nė kėtė moment.Nė fund tė fundit,tė jesh i gjallė ke kuptuar se ēka ėshtė virtyti.Po lumturia?Kur ne jemi vetė tė lumtur,rreshqesin nė njė shtresė "Indiferente"qė nuk duhet tė na ndodhė,sepse;

"Edhe njė qytet i ndotur mendon se ėshtė i lumtur me veten".Tė shohim si dhe pse?

Tė kromosur, qenė tė pista dhe tė sėmurėt sundojn qytetin e pist dhe tė ndotur.Janė aty, nė ēdo hap nė dispozicion pėr tė gjithė, por askush nuk bėn asgjė. Kjo nuk ėshtė mė ndonjė frikė se si njerėzit janė mėsuar nė njė mėnyrė tė mendojnė se kjo nuk ėshtė detyrė e tyre pėr tė luftuar kundėr tyre. Qyteti me erė tė keqe ėshtė i kėnaqur me veten, sepse sundimtarėt e kėtij qyteti,mund tė jenė vetėm qentė e kromosur.Pra,edhe qyteti i ndotur mund tė jetė i lumtur me veten, sepse dikush tha:"Kjo botė ėshtė aq mizore sa qė askush nuk ėshtė larguar i gjallė".

E pakumptimtė si hakmerret kur nė kėtė botė kemi ardhė kryesisht nė vajė,por tė sigurtė se kemi sjellė gėzim.Dhe ikim tė gjithė,shpesh, pa mėsuar sa tė lumtur ishim me jetėn;mondohemi pėr gjatė gjithė jetės tė lėmė diēka pėr tė na kujtuar dhe tė ndjehen keq njerzit qė kemi lėnė pas,por nėse jo,athere le t`i gėzohen mbase janė po nė tė njejtin drejtim tonin.

Ka shumė pak njerėz me shpirt tė mirė,por pėr fat tė keq ka mė shumė "Indiferent",dhe ato nuk i kemi pėr afėr zemre sepse indiferenca ėshtė diēka qė botės nuk i sjellė aspak mirėsi.Dhe lė tė ketė sa mė pak edhe shpirtmirė,sepse ne shpirtmirsinė dimė tė shėndrojmė nė diēka mė te rrezikshme se urrejtja nė vrullin e dashurisė.I lumtur jam nė dashuri themi tė gjithė..A thua?!E dini pse?.Urrejtja dhe dashuria vrasin nė mėnyrė tė kontrolluar,por shpesh harojmė se "indiferenca" ėshtė vrasėsi i vertetė.

"Indiferentė" quhet njė shtresė e lėkundur njerzish qė nuk tenton tė mbėshtesė asnjė palė. Zėri i tyre ėshtė aq indiferent ndaj ēdo rasti sa qė ne nuk e kuptojmė thellsinė e vertetė,zė i lartė jo se jo, me siguri jo tani,po nė tė vertetė e kan zėrin tė rehatshėm. Pėr tė kuptuar kėtė mė mirė,pėrtrypeni pak zėrin,pas kėsaj ju merrni njė interval prej rreth njė e pesta, kjo ėshtė ajo situata indiferente, shpesh e quajtur situata e mesme e fjalės.Dhe situata tė mesme tė fjalės nuk bėjnė askėnd tė lumtur,sepse si indiferent nė raste kur na ėshtė kėrkua rndihma,fjala qė mesi presin tė dėgjojmė..u zhduk.Kurė indiferenca ėshtė arma mė vrasese, e vetmja gjė mė e keqe se shiprtmirsia,mund tė jetė injoranca.

Injoranca i bėn njerėzit tė lumtur dhe tė kėnaqur, por jo tė plotėsuar.Fati nuk ėshtė qėllimi pėrfundimtar i lumturisė njerėzore apo kėnaqėsi personale.E pėrmbushur ėshtė ajo qė ėshtė ndjekur. Njeriu dėshiron tė jetė i kėnaqur me veten dhe me njerzit e tjerė, dhe dėshiron qė tė afėrmit e tij tė jenė tė kėnaqur me tė, tė jetojnė nė paqen e Perėndisė dhe tė njeriut.Njeriu,(burri apo grua), do tė jenė tė kėnaqur me atė qė njerėzit tė mendojnė pėr to. Prandaj ate nuk thonė ata tė parėn qė u vjen nė mendje, nuk bėjnė vetėm atė ēfarė duan, ata duhet tė mendojnė gjėra tė tjera, tė gjithė botėn dhe vendin e tyre ku jetojnė. Njeriu nuk ėshtė ishull ...dhe nuk mund tė kėrkojė po as tė gjejė lumturi nė ishullin e ėndėrrave tė sė djeshmes,tė sė nesėrmes..por sot,nė kėtė ēast!

Si tė mendoj gjithė botėn pėr tė qenė i lumtur?

Dikushi mė pat thėnė se jam ka humbi orientimin nė net.Paisjet multimdia dhe neti ėshtė ajo bota sot e cila deri dje ēdo orientim e kishim nė atlaset gjeorgrafike,sot e kemi nė shpi pėr tė mėsuar lumturinė e tjetrit dhe kėnaqsitė,vrasjet,luftrat,dredhit,urrejtjet,fanatz mat,indiferencat,kurse humbja e orientimit ėshtė tė jetojsh me lumturinė e ditės dje dhe tė shpresojsh pėr ditėn e lumtur nesėr..po sot?Ta lėmė tė na ec pėr shtati..."Injoranca"`!
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-12, 11:12   #79
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lumturia.....?!



Lumturia ėshtė brenda nesh


24.01.2012, ora 15:02




Lumturia mund tė mėsohet, por gjetja e domethėnies dhe e njė qėllimi nė jetė ėshtė rruga drejt lumturisė dhe jo anasjelltas. Njerėzit e lumtur vlerėsojnė dhe e kuptojnė se tė jesh i lumtur, i shton vite jetės tėnde dhe i jep jetė viteve tė tua.

Qėllon shpesh qė mes miqsh a njerėzish tė afėrm tė na pyesim apo tė drejtojmė pyetjen: a jeni tė lumtur? Kjo ėshtė njė pyetje qė, edhe pse pa zė, ia bėjmė shpesh vetes nė situata tė ndryshme jetėsore apo edhe nė momente reflektimi. Nė fund tė fundit, ėshtė situata, gjendja shpirtėrore qė e kemi ėndėrr tė gjithė, qė e dėshirojmė, pėr tė cilėn luftojmė e pėrpiqemi, ndonjėherė nė mėnyra qė janė shumė larg arritjes sė lumturisė. Lumturia ėshtė aq thelbėsore pėr qenien tonė, sa edhe Kushtetuta amerikane e ka nė preambulėn e saj, kur thotė veē tė tjerash se, “njeriu ka tė drejtėn qė tė pėrpiqet tė jetė i lumtur”…

Shpesh i pėrgjigjemi njerėzve tė afėrt: po, jemi tė lumtur. Kėtė e bėjmė sepse mund tė jetė e vėrtetė, por edhe pėr t’u thėnė se jemi me tė vėrtetė mirė. Zakonisht kur na e pyesin prindėrit, tė cilėt nė fund tė jetės do tė donin qė tė paktėn tė na kishin dhuruar momente tė lumtura dhe tė kishin rritur qenie tė lumtura. E dimė se pėr ata, kjo do tė ishte arritja mė e madhe. Ka raste kur jemi nė momente tė kėqija. Ėshtė mirė qė t’ia pohojmė vetes, por ndėrkohė tė bėjmė dhe pohimin tjetėr se, kjo ėshtė njė situatė e pėrkohshme dhe se dielli i lumturisė do tė shkėlqejė sėrish nė qiellin e jetės sonė, pavarėsisht reve tė pėrkohshme. Debati mbi lumturinė ėshtė i vjetėr dhe gjithėpėrfshirės. Ekonomistėt, politikanėt, psikologėt e tė tjerė, flasin nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr mėnyrat mė tė mira dhe mė efikase pėr krijimin e njė shoqėrie tė lumtur nė pėrgjithėsi. Madje, ekziston edhe indeksi i lumturisė nė shumė vende pėr tė testuar se sa tė lumtur jemi. Ka edhe mijėra libra me kėshilla dhe receta pėr tė arritur dhe prekur lumturinė, pėr tė zbėrthyer sekretin e tė qenėt i lumtur me veten dhe jetėn qė bėn. Megjithatė, studimet e mėdha, qė mund tė qėllojė tė jenė edhe tė vlefshme, thonė se ēdo njeri prej nesh mund tė ndėrmarrė disa hapa tė thjeshtė dhe tė vegjėl qė mund tė mos i dhurojnė lumturinė e menjėhershme, por tė paktėn mund ta ndihmojnė qė tė ndihet mirė dhe ta kuptojė mė mirė veten. Ja disa nga kėto kėshilla tė thjeshta dhe krejtėsisht tė mundshme pėr t’u vėnė nė jetė nga secili prej nesh.

Prano atė qė ke

Kėrkimet tregojnė se njerėzit e lumtur kanė nivele modeste pritshmėrish dhe aspiratash. Zakonisht, ata duan dhe synojnė atė qė mund ta arrijnė, ndėrkohė qė njerėzit qė nuk ndihen tė lumtur, duket se nuk e arrijnė dot kurrė atė qė duan. Ata dinė gjithashtu se si tė shmangin tė gjitha zhgėnjimet dhe tė krijojnė situata tė kėndshme dhe surpriza. Kjo, sepse ata punojnė dhe luftojnė pėr qėllime realiste, tė arritshme dhe janė tė lumtur me atė qė kanė, edhe sikur tė jenė tė varfėr. Pra, duhet qė t’i pranojmė gjėrat qė na janė dhėnė, qė i kemi. Nuk duhet qė tė harxhojmė sasi tė mėdha kohe duke u ankuar pėr gjėrat qė na kanė ndodhur dhe si pasojė e tė cilave jemi frenuar qė tė ecim apo bėjmė pėrpara e si pasojė, tė mos ndihemi tė lumtur. Njė nga prerogativat e tė qenėt i lumtur ėshtė qė t’i gėzohemi asaj qė kemi. Sigurisht, kjo nuk do tė thotė qė tė mjaftohemi me aq, por tė jemi realistė.

Kėnaqu me atė qė bėn

Njerėzit e lumtur bėjnė gjėra qė u pėlqejnė dhe pėlqejnė gjėrat qė bėjnė dhe mbi tė gjitha, nuk shkojnė nė kėrkim tė parave dhe pushtetit apo edhe lavdisė. Nuk ka, pėr shembull, asnjė arsye qė tė mbetesh i ngjitur pas punės qė ke dhe qė nuk e do, tė vazhdosh tė rrish i rrethuar nga kolegė qė nuk kanė tė bėjnė me ty dhe qė tė paragjykojnė apo me tė cilėt nuk ke asnjė gjė tė pėrbashkėt. Njerėzit shpesh harrojnė se ka mundėsi qė tė jenė vėrtetė tė lumtur nė punėn e tyre dhe mbi tė gjitha, harrojnė se duhet ta kėrkojnė njė gjė tė tillė. Shumė njerėz kalojnė vitet mė tė mira tė jetės sė tyre duke u pėrpjekur qė tė bėjnė para pėr t’i pasur mė pas nė njė moshė mė tė thyer, duke sakrifikuar shėndetin dhe familjen nė kėtė proces tė gjatė, tė vėshtirė dhe plot mungesa e stres. Dhe pastaj, kur i kanė bėrė lekėt, i shpenzojnė nė pjesėn mė tė madhe pėr problemet shėndetėsore qė u janė krijuar gjatė viteve tė lodhshme tė punės pa pushim dhe me shumė stres dhe mbingarkesė. Ndėrkohė, edhe me familjen e tyre hasin vėshtirėsi tė mėdha, sepse kjo lloj pune u ka shkatėrruar lidhjet e domosdoshme pėr tė qenė nė harmoni dhe pėr tė dhėnė e marrė dashuri.

Jeto pėr tė sotmen

Mos jeto nė tė shkuarėn, mos e mbaj mendjen tek ato gjėra qė tė shkuan ters, tek dėshtimet apo zhgėnjimet. Njėherazi, mos krijo ide fikse pėr tė ardhmen dhe mbi tė gjitha, pėr tė ardhmen e largėt. Mos u streso dhe mos krijo ankthe pėr atė qė do kohė qė tė vijė. Njerėzit e lumtur jetojnė pėr tė tashmen. Ata kanė njė mendėsi pozitive. Nėse nuk mund tė jesh i lumtur sot, atėherė si mendon se do tė jesh i lumtur nesėr? Pėrse vallė mendon se gjėrat nesėr do tė jenė ndryshe?

Zgjidh lumturinė

Mos ki frikė qė tė rivlerėsosh qėllimet dhe objektivat e tua nė jetė. Imagjino jetėn tėnde si njė histori qė mund ta realizosh dhe ta ndryshosh sa herė qė vendos ta bėsh njė gjė tė tillė. Kjo mėnyrė fleksibėl kėrkon njė mendėsi shumė pozitive dhe njė mendje tė hapur. Duhet qė nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe aktive tė zgjedhėsh gjithmonė qė tė jesh i lumtur. Gjithmonė ke njė mundėsi tjetėr, ke lirinė pėr tė zgjedhur mėnyrėn nė tė cilėn mund tė zgjidhėsh njė situatė. Njė studim ka nxjerrė nė pah se njerėzit qė e ndiejnė se kanė njė mundėsi zgjedhjeje dhe e kanė jetėn e tyre nėn kontroll, janė mė tė lumtur se fatalistėt, pra njerėzit qė mendojnė se asgjė nuk mund tė ndryshohet me ndėrhyrjen personale dhe se gjėrat janė tė shkruara njė herė e mirė dhe nuk ndryshon asgjė. Sipas studimit, vendet e Europės Veriore janė shumė mė optimistė, ndėrkohė qė jugu i kontinentit ka njerėz mė fatalistė.

Marrėdhėniet

Ne e marrim lumturinė nga tė tjerėt dhe nga mbėshtetja qė u japim tė tjerėve. Kujtoni gjithmonė se ashtu sikundėr tė tjerėt mund tė na bėjnė ne tė lumtur, edhe ne mund tė bėjmė tė lumtur tė tjerėt. Duhet t’i duam njerėzit qė janė tė rėndėsishėm pėr ne. Njė studim tregon se njerėzit e martuar janė mė tė lumtur se beqarėt.

Rri me axhendėn plot

Nėse dėshiron tė jesh i lumtur, atėherė zhvillo njė personalitet social – prano ftesat pėr tė pirė njė gotė jashtė, bėhu pjesė e klubeve tė ndryshme, shko nė aktivitete sociale. Mėnyra mė e mirė pėr tė pasur kėnaqėsi, ėshtė qė tė jesh nė shoqėrinė e tė tjerėve. Krijo njė jetė tė pasur sociale dhe bėje kėtė jo si njė detyrim, por si njė shpėrblim qė i jep vetes pas njė dite tė lodhshme nė punė dhe pėr hir tė tė bėrit qejf.

Mos bėj krahasime

Ambicia nė vetvete ėshtė e shėndetshme dhe i bėn njerėzit tė lumtur, por ndėrkohė, njė ndjenjė tjetėr qė ngjan me ambicien, por ėshtė tėrėsisht negative ėshtė zilia, dhe zilia tė bėn tė palumtur. Duhet tė krahasohesh me tė tjerėt, por nė mėnyrė tė shėndetshme, jo tė sėmurė. Nė vend qė tė humbasėsh energji nė dėshirimin e pamundur tė asaj qė kanė tė tjerėt, mė mirė pėrqendrohu tek objektivat e tu dhe do tė ndihesh mė mirė.

Ji vetvetja

Ashtu sikundėr nuk duhet tė krahasosh veten me tė tjerėt, nuk duhet as tė vrasėsh shumė mendjen pėr atė qė mendojnė tė tjerėt pėr ty. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė jesh me tė vėrtetė vetvetja. Njerėzit e lumtur janė shumė spontanė, natyralė dhe tė vėrtetė. Ata thonė atė qė mendojnė dhe nuk janė shumė tė shqetėsuar se ēfarė mendojnė tė tjerėt pėr ta. Tė qenėt vetvetja, tė bėn tė lirė dhe autentik.

Mos u shqetėso

Mos e merr veten shumė seriozisht. Njerėzit e lumtur nuk shqetėsohen shumė dhe e dinė mirė se 90% e shqetėsimeve qė kanė nuk janė tė vėrteta.

Organizohu

Mund t’i keni zili ata njerėzit qė bėjnė jetė boheme, ku ‘rafsha mos u vrafsha’, pra i bėjnė gjėrat duke ndjekur nxitjen e momentit, por mos u gėnjeni. Njerėzit e lumtur planifikojnė dhe organizojnė jetėn e tyre, kanė qėllime dhe objektiva. Mund tė arrish atė qė dėshiron vetėm nė rast se nė radhė tė parė e di mirė ēfarė dėshiron me tė vėrtetė. Kėtu fillon gjithēka dhe mė pas tek organizimi i realizimit tė objektivit tėnd.

Mendo pozitiv

Grumbullimi i emocioneve negative dhe ndjenjave tė kėqija krijon njė shtrėngim tė madh psikologjik dhe mungesė rehatie fizike. Njerėzit e lumtur, duke drejtuar gishtin tregues nga gjoksi, vendi ku ndodhet stresi, i thonė kėtij tė fundit: Ik qė kėndej, ose do tė iki unė nga ty! Njerėzit e lumtur tentojnė qė tė shohin gjithmonė anėn e mirė tė gjėrave, edhe nė rastet mė tė errėta. Atletėt e suksesshėm e dinė si tė pėrqendrohen dhe tė fitojnė dhe nuk e nisin njė garė me frikėn e humbjes. Duhet qė tė zhvendosemi nga mendėsia negative dhe e dėshtimit dhe tė bėjmė tonėn ndjesinė pozitive dhe atė tė fitimtarit. Optimizmi ėshtė njė mekanizėm natyral i mendjes kundėr depresionit.

Vlerėsoje lumturinė

Lumturia mund tė mėsohet, por gjetja e domethėnies dhe e njė qėllimi nė jetė ėshtė rruga drejt lumturisė dhe jo anasjelltas. Njerėzit e lumtur vlerėsojnė dhe e kuptojnė se tė jesh i lumtur, i shton vite jetės tėnde dhe i jep jetė viteve tė tua.
(Gazeta Shqip)
Ne posten time elektronike me erdhi ky shkrime mjaft interesant qe ndoshta temes se hapur nga Eminja do ti jap nje kolorit inspirues per te debatuar.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 28-01-12 nė 11:18
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-12, 12:03   #80
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lumturia.....?!

hasa ne nje tem te ngjajshme,


http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=12770
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-01-12, 16:27   #81
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lumturia.....?!

Lumturia e besimtarit:


Nga jeta praktike vėrejmė se ēdo veprimtari e njeriut mendohet se synon diēka te mirė dhe pėr ketė arsyeje e mira, me tė drejtė ėshtė shpallur si diēka qė synohet nga tė ēdo gjė. Gjithashtu ēdo veprimtari ka njė qellim dhe te gjitha qėllimet aspirojnė nė tė mirėn mė tė lartė qė ėshtė LUMTURIA.
Madje edhe kryesit e veprave mė tė shėmtuara veprojnė nė atė mėnyrė, qė mė vetėdijen e tyre mendojnė qė do t’i sjelle lumturi veprimi i kryer.
Kryesisht veprimtarit njerėzore tė shoqėrisė sonė mbėshteten nė tri shtylla: prona private, fitimi dhe pushteti. Pra, kjo tregon qė natyra njerėzore ėshtė e orientuar pėrherė e mė shumė nga zotėrimi.
Pėrgjithėsisht njerėzit kėrkojnė lumturinė nė zotėrimin e gjerave materiale, madje edhe nė zotėrimin e qenieve njerėzore, shoqėria nė tė cilėn jetojmė ėshtė aq e dhenė pas zotėrimit saqė identifikimi i njeriut bėhet mė anė tė asaj qe ai zotėron, d.m.th je ai, ēfarė ke. Krahas mirėqenies qė sjellė zotėrimi gjithashtu sjellė edhe anėn e errėt, sepse njeriu sa me shumė gjera qė zotėron aq me shumė e humb sigurinė dhe qetėsinė shpirtėrore ngase vazhdimisht e shoqėron ndjenja e frikės, e ankthit, pasiguria dhe rreziku mos po e humb atė qė ka. Dhe nėse ai ėshtė ēfarė ai zotėron dhe e humb atė qė zotėron atėherė kush mbetet ai?
Prandaj a mund tė besohet se kėta njerėz janė tė lumtur?
Ėshtė e qartė se vetėm tė mirat materiale nuk janė nė gjendje tė na bėjnė tė lumtur. Bota ėshtė plotė e pėrplot njerėz qė kanė tė gjitha tė mirat e mundshme por janė tė detyruar tė marrin qetėsues apo tė zhyten nė alkoolizėm pėr tė qetėsuar ankthet e tyre. Ndėrkaq shikon tė tjerė njerėz qė megjithėse nuk zotėrojnė asgjė,janė tė lumtur, gėzojnė shėndet tė mirė dhe jetojnė deri nė moshė tė shtyrė.
Aristoteli nė veprėn e tij “Etika e Nikomahut” tė mirėn mė ė lartė e pėrkufizonte kėshtu:”E mira kryesore duhet tė jetė pėrfundimtare, ajo duhet tė jetė pėrherė e dėshirueshme nė vetvete, asnjėherė pėr hirrė tė diēkaje tjetėr. Kjo ėshtė lumturia sepse atė e zgjedhim gjithmonė pėr hirrė tė asaj dhe asnjėherė pėr hirrė tė diēkaje tjetėr”
Nė pėrsiatje e sipėr pėr gjetjen e qetėsisė shpirtėrore dhe lumturisė sė plotė, njeriu duhet tė zgjedh strehėn mė tė sigurt: BESIMIN DHE DASHURINĖ NDAJ FORCĖS HYJNORE.
Nevoja fetare rrėnjoset nė kushtet themelore tė ekzistencės sė species njerėzore. Bindja fetare ėshtė njohje nga ana e njeriut e njė superfuqie mė tė madhe, tė paparė,qė kontrollon fatin e tij dhe ndaj se cilės duhet treguar bindje,respekt dhe adhurim.
Besimi mund tė shqyrtohet si njė prej aspekteve tė strukturės sė karakterit tonė sepse ne jemi ajo se cilės i jemi besnik ndėrsa ajo se cilės i jemi besnik ėshtė ajo qė motivon sjelljen tonė.
Besimi dhe dashuria ndaj Zotit ėshtė njė pikėnisje pėr pėrcaktimin e ēfarėdo sistemi pikėpamjesh dhe veprimtarish,tė cilit i pėrmbahen grupe njerėzish dhe qė i shėrben individit si skemė orientimi dhe objekt adhurimi.
Pėr dallim nga Aristoteli sipas tė cilit lumturia arrihet kur njeriu plotėson funksionet e tij natyrore nėpėrmjet njė jete tė mirė-ekuilibruar, Shen Augustini mbronte atė qė lumturoja kėrkon qė njeriu tė shkoj pėrtej natyrores,drejt mbinatyrores.
Sipas Shėn Augusinit njeriu nė menyrė tė pashmangshme dashuron,njeriu mund tė dashuroj:objekte fizike, persona tė tjerė vetveten por gjithashtu dhe mbi tė gjitha Zotin.
“Njeriu - thotė Augustini - ėshtė krijuar qė ta dojė Zotin, Zoti ėshtė i pafund. Atėherė, natyra e njeriut ėshtė krijuar nė mėnyrė tė tillė, qė vetėm Zoti pafundėsia mund t’i jap atij kėnaqėsinė apo lumturinė e skajshme”.
Pra lumturia e njeriut qėndron brenda pėr brenda tij, nė bindjen, besimin dhe dashurinė e tij ndaj Zotit, aty ku nuk ėshtė e mundur tė privoj ndjenja e ankthit dhe e pasigurisė. Pra ne qoftė se mendojmė tė jetojmė tė lumtur ne duhet ta zotėrojmė tė mirėn tonė mė tė lartė!


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.