Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-12-12, 10:45   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Mjekėsia nė Kosovė

Keqpėrdorime nė Fakultetin e Mjekėsisė, policia nis hetimet


Prishtinė, 09.12.2012

Rreth 170 studentė tė Fakultetit tė Mjekėsisė, i kanė dosjet e tyre nė Policinė e Kosovės. Ata po dyshohen pėr falsifikimeve tė notave nė forma tė ndryshme nė indekse, vėrtetime e deri tė falsifikimi i temave tė diplomės. Zyrtarė nga Fakulteti i Mjekėsisė thonė se kjo dukuri ėshtė nė rritje dita ditės.

Syzana Zejnullahu, zyrtare e lartė pėr studime themelore nė kėtė fakultet thekson se njė gjė e tillė Fakultetin e Mjekėsisė po e pėrcjellė qė sa vjet. Ajo thotė se keqpėrdorimet nisin qė nga pranimi i studentėve pa kritere, jashtė afatit tė caktuar duke pėrdorur mėnyra tė ndryshme.

Sipas Zejnullahut, pikėrisht studentėt qė kanė bėrė falsifikime e qė janė hetuar nga vetė ajo, kanė kėrcėnuar kėtė tė fundit nė mėnyra tė ndryshme, siē thotė ajo, duke pėrdorur edhe emra tė njerėzve nė pushtet, nė mėnyrė qė ta frikėsojnė pėr t`i fshehur shkeljet ligjore.

Zejnullahu tregon se pėr kėtė gjė ka njoftuar me shkrim nė vazhdimėsi dekanin e fakultetit, por asnjė herė nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė.

Ndėrsa dekani Naim Haliti arsyetohet me kohėn e shkurtėr tė tij nė kėtė pozitė. Haliti theksoi se do tė formojė njė komision disiplinor i cili do t`i shqyrtojė tė gjitha parregullsitė dhe, siē tha ai, nėse vėrtetohet se ka falsifikime ėshtė i gatshėm qė tė punoj me organet e hetuesisė pėr ta ndaluar kėtė dukuri.

Rektori i Universitetit tė Prishtinės, Ibrahim Gashi tha se ėshtė i shqetėsuar pėr kaosin qė e ka kapluar Fakultetin e Mjekėsisė, dhe siē tha ai do t`i luftojė nė ēdo formė kėto dukuri qė po ia ulin vlerėn Fakultetit tė Mjekėsisė.

Pėr parregullsitė, falsifikimet dhe ndėrhyrjet nė indekse, flasin edhe vetė studentėt e kėtij fakulteti. Shefqet Hajdari tha se kjo gjė nė kėtė fakultet ėshtė shndėrruar nė biznes.

Burime tė RTK-sė, brenda Policisė sė Kosovės, thonė se janė duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet pėr falsifikime tė notave nga studentėt, shitje tė notave nga profesorėt dhe disa parregullsi tė tjera qė janė evidente nė kėtė fakultet. E njė gjė tė tillė zyrtarisht nuk e mohon e as e pohon zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani.

Sido qė tė jetė pėr kėtė ēerdhe arsimi nuk po flitet mirė. Qė nga paslufta ky fakultet nuk ėshtė bėrė rehat as me dekanėt, ku nga shtatė sish vetėm dy kanė pėrfunduar mandatin, ndėrsa tė tjerėt janė shkarkuar.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 12-12-12, 10:49   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mjekėsia nė Kosovė

Paramendo, kėta mjek tė ardhshėm sė bashku me kolegėt e tyre dhe profesorėt (tė cilėt nė kohėn e Millosheviqit mbaruan fakultetin e mjekėsisė, nėpėr podrume e shupa tė ndryshme), "mjekojnė dhe do tė mjekojnė popullin" !
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-12-12, 12:44   #3
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Titulli: Mjekėsia nė Kosovė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Paramendo, kėta mjek tė ardhshėm sė bashku me kolegėt e tyre dhe profesorėt (tė cilėt nė kohėn e Millosheviqit mbaruan fakultetin e mjekėsisė, nėpėr podrume e shupa tė ndryshme), "mjekojnė dhe do tė mjekojnė popullin" !
Qytetaret qe kan studiuar ne ate kohe edhe nje her duhet te i parashtrohen provimeve.
Ndersa Studentet kriminel qe kan fallsifikuar -bler Noten duhet te denohen se paku me dhjet vite burg dhe tju ndalohet e drejta e studimit dhe ushtrimit te profesionit.
Ketu dohet te jet TOLERANZA ZERO.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-12, 15:14   #4
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Mjekėsia nė Kosovė

Tė vlerėsosh njė njeri sot mbi bazėn e kritereve tė vėrteta, tė paanshme dhe reale, ėshtė njė nga detyrat mė imediate tė vendit tonė. Nė gjithė kėto vjet, tė verbuar nga urrjetja politike mes tė ngjashmėve,urrjetja bashkekohore ,gjaku shqiptar mes veti , tė paktėn demokracia nuk duhet tė pranonte tė tilla, vlerėsimi i njeriut ėshtė barazuar me zero. Po vlerėsojmė gjithēka tė shkuar, me njė sulm tė pashoq kolektiv, sikur tė gjitha mėkatet t’i kishte e kaluara dhe sulmi ndaj tė gjitha problemeve tė sotme, ka kohė qė nuk ndihet mė. Edhe kur fillon ndonjė tentativė, mbytet me kthim nė tė shkuarėn.
A thua se e shkuara do tė mund tė ngjallet mė? Dhe nė u ngjalltė, pėr shumė anė tė ngjashme, thonė se historia pėrsėritet, mos ndodhtė njė gjė e tillė, sulmet do tė drejtohen gjithmonė ndaj sistemit, regjimit dhe njėrėzve qė e kanė pėrfaqėsuar atė. Pra, si me thėnė sulmo tė shkuarėn qė tė tė sulmojnė kur tė jesh larg sė sotmes. Si gjithmonė, nė krye tė kėtyre shtrėmbėrimeve tė vlerėsimit ėshtė poltika, pasi nuk e pranon dhe nuk e bėn dot vlerėsimin e drejtė tė njeriut. Po dėgjojmė dhe lexojmė sot pėr vlerėsime tepėr superlative, sikur nė Shqipėri gjithēka tė shkojė vaj dhe tė jemi fanari i dikurshėm i ndriēimit pėr botėn. Por tallja mė e fundit ėshtė bumi i vlerėsimit nėpėr shkolla dhe universitete. Aty nga fillimi i vitit universiteti i Tiranės, merr njė nismė dhe shpėrndan formularė, qė mė pas tė mbushen nga studentėt. Mesa duket disa mendėsi pėr dosje ende janė tė freskėta nė mendjen e njerėzve, qė kurrė nuk kanė vlerėsuar njeriun e mirė. Mė pas lajmi mori dhenė, pasi kėto formularė ishin gati dhe studentėt kishin ngelur nė klasė pedagogėt.

A ėshtė i nevojshėm njė vlerėsim i tillė? Mendoj se pėr shumė arsye nuk duhej menduar dhe vlerėsuar kėshtu profesorati i universiteteve. Por mesa duket edhe nė pėrzgjedhje ka ndonjė gjė qė nuk shkon, prandaj dosjet janė gati.

E para: situata tejet e rėnduar nė vend, dhe kjo pėrsėri pėr faj tė politikės, nxjerr nė pah faktin e dosjeve pėr pedagogėt dhe mė pas tundjen e tyre, kur tė lindė mosbindja civile nga ndėrgjegjėsimi, nėse kjo do tė ndodhė njė ditė. Uroj qė tė ndėrgjegjėsohen tė gjithė se shkolla nuk ka kusure politike pėr tė larė, por vetėm mision fisnik.

E dyta: A mund tė vlerėsojė studenti pedagogun? Nuk e di nga cilat mendje djallėzore del kjo nismė, por ėshtė tepėr dashakeqe, pasi do tė mbahen peng universitetet dhe detyrat e tyre pėr dije dhe kulturė. Pra, nuk do t’i jepet liri universitetit tė udhėheqė shkencėn dhe kulturėn, por duhet tė pranojė pa kushte diktatin e politikės dhe reformat e ēmendura tė saj. Mjaft tė kujtojmė se Ministria pėrsėri ndryshoi maturėn shtetėrore dhe menjėherė pas deklarimit tė kryeministrit pėr dėshtim nė reformėn arsimore. Njė qeveri me mend, kur dėshton nė kėtė mision e saj mė sublim, duhet ta kuptojė se ka dėshtuar nė tė ardhmen e e njė vendi dhe rruga e vetme ėshtė largimi I qytetėruar nga qeverisja, pa pritur fundin e mandatit.

E treta: pedagogėve u jepen vlerėsime nėn presionin e fėmijėve me prindėr tė deklaruar politikisht dhe pasojat e njė vlerėsimi “tė gabuar tė tyre” do tė merrnin ndėshkimin e duhur.
E katėrta: kėtij vlerėsimi do t’i trembeshin anėtarėt e partive nė universitete dhe pėr pasojė do tė zbatonin fill e pėr pe direktivat e partisė, duke e mbajtur larg profesoratin nga problemet e shumta tė vendit.

A duhet pranuar njė vlerėsim i tillė? Tek takoja studentė qė e kishin plotėsuar kėtė formular, nėse kjo ka ndodhur ėshtė bėrė nė fshehtėsi, pa e deklaruar hapur, tė cilėt ishin venė vėrtet nė siklet, tė paktėn ata studentė qė kanė sy e faqe. Ndoshta njė pedagog mund tė marrė, pėr servilizėm dhe frikėn e njė note, edhe vlerėsimet maksimale, por cilėt janė ata qė po e vlerėsojnė? Studentėt e tij dhe kėtu marrėzia duhet sheshit. Nė Itali, tė paktėn nė universitetin qė kemi frekuentuar shpesh, nuk dėgjuam ndonjė “nismė tė tillė”. Mund tė ketė nė ndonjė vend tjetėr, por zorr se mund tė pranohet, pasi pedagogėt janė ajka e shkencės dhe e kulturės dhe jo tė teseruar pėr njė vend pune edhe sikur tė mos e meritojnė atė. Refuzova energjikisht nė bisedė njė vlerėsim tė tillė nga studentėt, pėr tė vetmen arsye se nuk e pranoj njė vlerėsim tė tillė. Pėr vlerėsime tė tilla nga nxėnės, nga prindėr tė pakėnaqur nga rezultatet e fėmijėve tė tyre, thuaj se tė gjithė janė farė gjeniu, tė paaftėt e arsimit nė Korēė kryen me dorėn e hekurt, nėn kupolėn e partisė, njė masakėr tė vėrtetė nė vitin 2006. Mesa duket vlėrsimit, qė me plot gojė do ta quaja subjektiv, pasi jemi mėsuar me vlerėsime injorantėsh dhe partiakė, nuk do i shpėtojnė edhe institucione tė tjera. Zoti na ruajtė….

Tė shpresojmė qė tė tjerėt tė mos bėhen pre e instrumentalizimit poltik si shumė paraardhės qė vlerėsimi merr vetėm njė kah, anėn partiake dhe me ne o kundra nesh.
A duhet pranuar njė vlerėsim i tillė?

Ėshtė kohė dhe duhet tė jetė kohė vlerėsimesh, por vlerėsime tė drejta dhe pėrzgjedhje mė tė mirėsh, pėr tė pėrfaqėsuar denjėsisht shtetin dhe institucionet e tij. Mendoj se vlerėsime tė tilla janė vlerėsime si puna e shpatės sė Demokleut mbi kokat e pedagogėve, tė cilėt duhet tė rrinė urtė dhe ta pranojnė telekomandimin, sikur tė ishin njė strument i tillė nė duart e poltikės. Nėse rektoratet do ta pranojnė njė vlerėsim tė tillė, atėherė do tė largohen edhe mė nga pavarėsia e tyre dhe nga misioni i universiteteve.
Besoj se nė ēdo mjedis ku ka intelektualė tė vėrtetė, kėta kanė kohė qė nuk e ngrejnė mė zėrin, kritikat pėr problemet e vendit nuk duhet tė rreshtin, por nė fakt i ka mbytur heshtja. Bile dhe ata qė pėrbetohen pėr tė tillė, nuk janė, prandaj shtiren, e konsiderojnė veten tė pakorrigjueshėm dhe po flasin, pa u skuqur fare, nga majat e Olimpit, tė dhuruara lehtėsisht dhe pa kurrfarė merite, nga ata qė duhet tė vlerėsojnė njeriun dhe punėn e tij. Edhe kėta tė fundit nuk janė vlerėsuar realisht, pasi nuk do tė duhej tė ndodheshin aty ku janė, por ndoshta “fati” u ka buzėqeshur nė mėnyrė tragjike. Interesat e ngushta dhe partiake nė kėto 20 vjet sollėn vlerėsime tė tilla saqė bota nuk po pushon sė ēudituri, pėr ditė, me ēuditė shqiptare.

Kush do ta bėjė njė vlerėsim tė tillė? Nuk ka gjasa tė ndodhė njė gjė e tillė, pasi etja pėr pushtet do tė mbizotėrojė dhe “tė pabindurit” janė ata qė do ta pėsojnė gjithmonė. Turpi mė i madh pėr demokracinė shqiptare dhe gjithė ata qė deri mė tash pallėn pėr tė. Sistemet ndėrrohen dhe mentaliteti ėshtė i njėtė, bile mė I skajshėm, i pandreqshėm, i patolerueshėm, i pabesė dhe aq mė keq kur institucione tė Komunitetit europian, bėjnė kėtė lojė tė shpifur duke abuzuar me aspiratat e njė vendi ..nė Trojet Shqiptare .
AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-13, 11:21   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mjekėsia nė Kosovė

Klinika e vdekjes nė Gjakovė






Gjakovė, 04.09.2013

Pesėmbėdhjeta pacientė, nė vend tė ilaēit, kanė gjetur vdekjen nė spitalin “Heart” nė Gjakovė. Ata janė trajtuar nga njė mjek pa diplomė, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hajrullah Binakaj, gjatė periudhės 2007 -2012 ka trajtuar 2.374 pacientė tė cilėt kanė pėrfituar para tė majme. Nė spitalin e tije tė zemrės “Heart”, tė cilit mė vonė ia ka ndėrruar emrin pėr ta riparuar si “Internacional Hospital”, Binakaj ka trajtuar pacientė tė sėmurė nga zemra deri verėn e vitit tė kaluar. Falė njė rrjeti tė madhe mjekėsh bashkėpunėtorė, qė kanė dėrguar pacientė, vetėm gjatė vitit 2010 nė kėtė spital janė trajtuar 2.020 pacientė. 1.337 janė trajtuar nga Binakaj.

“Koha ditore” ka siguruar dokumente tė ndryshme, duke pėrfshirė njė dosje hetimore qė tregon se nė kėtė spital kanė vdekur 20 persona.

Dokumentet dėshmojnė se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientė pėr t’u venė stenda nė zemėr, por nuk e ka bėrė njė gjet tė tillė. Ata kanė paguar mbi 5 mijė euro pėr kėtė “shėrbim”. Shumė mė vonė e kanė kuptuar se nė zemėr nuk kanė kurrfarė stendash.

Nė tetor tė vitit 2011 Policia kishte arrestuar Hajrullah Binakajn, si i dyshuar se ka operuar pacientė nevojė e pa nevojė pėr vėnie stendash. Edhe pas asaj kohe kishte vazhduar me mjekim. Ėshtė arrestuar edhe njė vit mė vonė dhe ėshtė mbajtur nė paraburgim.

Nga arrestimi i parė nė tė dytin 2012 nė klinikėn “Internacional Hospital” kanė vdekur tre pacientė tė trajtuar nga ai. “Koha ditore” ka provuar qė tė kontaktojė me Hajrullah Binakajn, por nuk ka pasur qasje nė dy numrat e telefonit qė janė nė dosje dhe nė Agjencinė pėr Regjistrimin e Bizneseve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-13, 08:41   #6
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pacienti pret mbi pesė nė sallėn e operacionit!

Publikuar: 8:23 / 18.12.2013



E marta ka qenė njė ditė e tmerrshme pėr pensionistin 67 vjeē, Shefki Syla. Jo pse ai duhej t’i nėnshtrohej njė operacioni vaskular, pas njėmbėdhjetė vjetėsh dialize. Por, mosmarrėveshjet ndėrmjet kirurgėve vaskularė, kanė bėrė qė ish-mėsimdhėnėsi Syla, tė presė mbi pesė orė nė sallėn e operacionit.


Atij i ishte caktuar intervenimi, mirėpo ndonėse kirurgu vaskular Elmi Olluri ishte paraqitur nė sallė bashkė me anesteziologun, ishin ndihmėsit operativė ata qė mungonin. Kjo ishte arsyeja qė Olluri nuk kishte filluar operacionin, derisa ekipi operativ tė kompletohej, shkruan “Tribuna”.

Por, moskomunikimi ndėrmjet Ollurit dhe zyrtarėve tjerė tė repartit, ka bėrė qė pacienti tė presė me orė tė tėra nė sallė. Hyra Syla, bashkėshortja e pacientit nga Prishtina, ka treguar se pacienti ėshtė trajtuar tash e njė javė nė repartin e vaskulares.

“E ka pas tė caktuar sot operacionin te doktor Elmi Olluri. Nuk ia kanė dhanė ekipin kėta kryeshefat qė janė kėtu edhe ka ndejt tri orė nė sallė edhe ėshtė dashtė me heq prej sallės e me e dėrgu nė dhomė e me i thirr Policinė, gazetarėt, Ministrinė e tė gjithė. Dhe tek pas kėsaj ėshtė futė pacienti nė sallė”, ka thėnė bashkėshortja e pensionistit Syla.

Ajo ka thėnė se ka njė javė qė janė nė klinikė dhe kishte dėgjuar se pėr shkak tė problemeve qė mjekėt i kishin ndėrmjet vete, po e pėsonin pacientėt. /Tribuna/
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-14, 16:50   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mjekėsia nė Kosovė

Dėnim me kusht pėr mjeken e Gjilanit


Gjykata Themelore nė Gjilan, pas shumė seancave gjyqėsore nė rastin e kthyer nė rigjykim tė doktoreshės Nakije Baliu, pediatre nė Spitalin e Gjilanit, e ka shqiptuar masėn e dėnimit me burg prej gjashtė muaj, me kusht pėr njė vit.


Afrim Shala kryetar i trupit gjykues kėtė vendim e ka marrė pasi ka shtjelluar provat dhe janė dėgjuar dėshmitarėt e propozuar nga prokurorja Rabije Jakupi.

Sipas aktakuzės, Baliu akuzohej se mė 13 mars 2010 nė repartin e pediatrisė me qėllim tė pėrfitimit tė kundėrligjshėm tė dobisė pasurore pėr vete ose pėr tjetrin, me dashje ka tejkaluar kompetencat pasi obligon njė pacient tė blejė nė barnatore njė terapi e cila ishte nė fletėn esenciale, shkruan rajonipress.

Nakije Baliu ka mohuar veprėn kategorikisht, duke thėnė se gjatė punės sė saj profesionale ėshtė pėrpjekur tė jetė nė shėrbim tė pacientėve.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.