Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-05-07, 12:00   #1
drytty
 
Anėtarėsuar: 10-05-07
Postime: 116
drytty i dashurdrytty i dashurdrytty i dashurdrytty i dashur
Send a message via Skype™ to drytty
Exclamation 250 femije ne shkollen e Korces mėsojnė se Shqipėria ėshtė Greqi

29/05/2007 - 07:24
• Tedi Blushi

Fėmijėt shqiptarė tė fshatrave pėrreth Korēės, Boboshticė e Drenovė po mėsojnė njė “tė vėrtetė” tė hidhur: qė toka ku ata u lindėn e po rriten ėshtė greke. Janė rreth 180 nxėnės, bijė e bija shqiptarėsh qė po u mėsohet falas nga shkolla jopublike greke “Omiros” njė histori e shtrembėruar qė i paraqet stėrgjyshėrit e tyre si pushtues tė Vorio-Epirit. Ėshtė njė brez fėmijėsh, i ciklit fillor qė A-nė e lexon alfa, qė gdhihet ēdo mėngjez me hymin grek dhe qė nuk di asnjė varg tė atij shqiptar, qė thotė “Kalimera” e jo “Mirėmengjez” qė kėrcen “zeivefiko” dhe nuk di ē’ėshtė pogonishtja.
Nė qytetin ku 120 vjet mė parė u ēel Mėsonjėtorja e Parė Shqipe kėta fėmijė, falė liēencės qė “Omiros” ka marrė nga Ministria jonė e Arsimit, e nisin ditėn me mėsimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtėsisht shtetit shqiptar. Banorėt grekė tė zonės nuk e pranuan kėtė vendim dhe organizuan grupe ushtarake pėr tė siguruar pavarėsinė e tyre”.
Ėshtė pikėrisht njė mėsues grek qė ua mėson kėto fėmijėve tanė gjatė orės sė historisė. “Mė 9 Nėntor 1921, ministrat e jashtėm tė Fuqive tė Mėdha vendosėn nė Paris se cilat do tė ishin pėrfundimisht kufijtė e Shqipėrisė. Sipas kėtij vendimi Greqisė i merreshin territoret qė kishte ēliruar gjatė Luftės sė Parė Botėrore”, vijon mė tej mėsuesi. Ai sillet mirė me fėmijėt e shqiptarėve megjithėse me historinė qė u mėson i konsideron si bij “pushtuesisht”.
Ja si e shpjegon ai Luftėn e Dytė e Botėrore: “Edhe pse forcat ushtarake greke ishin tė pakta para superfuqisė sė Italisė dhe ndihmės sė aleatit tė vogėl (Shqipėrisė), ushtria greke mundi tė frenojė ushtrinė italiane nė kufirin me Shqipėrinė (28 tetor – 14 nėntor 1940). Nė vazhdimėsi ushtria greke kaloi nė mėsymje tė pėrgjithshme nė Epir dhe nė veriperėndim tė Maqedonisė (14 nėntor 1940 – 6 janar 1941)”. Tashmė nė mbyllje tė vitit shkollor, kėta 180 fėmijė shqiptarėsh e kanė mėsuar nė shkollė atė qė deri dje thuhej lartė e poshtė: “nga Pogradeci nė Himarė, toka ėshtė greke”.
Si u mor licensa
Licensa pėr ēeljen e njė shkolle 9 vjeēare greke nė Korēė ėshtė lėshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipėrisė, rreth dy vjet mė parė. Nė bazė tė ligjit pėr arsimin ėshtė kjo ministri qė kontrollon kurrikulat mėsimore e qė rrjedhimisht ėshtė institucioni qė ka legalizuar dhe vazhdon tė heshtė pėrballė kėtij skandali. Ndaj dhe nuk ėshtė aspak faji i drejtoreshės greke tė “Omiros”, Vasiliki Baraki qė pėrballė kėsaj “dashamirėsie” tė qeverisė shqiptare tė deklarojė: “&Ccedildo vit ngjitim nga njė shkallė. Perspektiva jonė ėshtė qė tė plotėsojmė njė sistem tė plotė tė shkollės sė mesme e t“i pėrgatisim nxėnėsit pėr tė vazhduar shkollėn e lartė kudo qė ata do tė dėshirojnė, nė universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”.

Them une rrofte patroitizmi shqiptar...


drytty Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.