Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 28-04-12, 09:24   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Konfliktet mes Ilirėve dhe Maqedonasve

Konfliktet mes Ilirėve dhe Maqedonasve tė Filipit II


Filipi II tė Maqedonisė qė nė fillim tė mbretėrimit iu desh tė eliminonte kryesisht dy kėrcėnime: pushtimin Ilir tė disa krahinave tė Maqedonisė dhe rivalėt e tjerė pėr fronin. Politika qė do tė ndiqte Filipi jo vetėm ndaj Ilirėve por edhe popujve tė tjerė tė rajonit do tė ishte njė politikė ekspansioniste, ashtu sic K.Grimberg e thekson nė veprėn e tij “Historia Botėrore dhe Qytetėrimi II”. Riorganizimi i ushtrisė ishte njė detyrė e domosdoshme pėr kėtė ekspansion. Kėshtu, Filipi krijoi njė formacion tė ri dhe tė efektshėm taktik i cili do tė quhej “Falanga Maqedonase”. Gjithashtu, pėrdorimi i kavalerisė ne sulm u bė i shpeshtė nėn sundimin e Filipit. Duke u shquar pėr njė disiplinė tė lartė, duke e kthyer Maqedoninė nė njė shtet ushtarak si dhe duke pasur mbėshtetjen e minierave tė arit dhe argjendit nė Thraki, Filipi arriti tė fitonte njė betejė vendimtare kundėr Tebės nė Keronė tė Beotisė i cili i lejoi atij tė zotėronte krejt bregdetin Thrak, tė kontrollonte me ushtrinė e tij kėshtjellėn e Tebanėve Grekė dhe tė anullonte aleancat detare tė mėparshme tė Athinės. Si shkėmbim, Grekėrve iu ofrua paqja tė cilėn ata e pranuan, me pėrjashtim tė Spartės. Filipi arriti deri aty sa tė pretendonte ēlirimin e Azisė sė vogėl prej Persėve. Tė gjitha kėto suksese tė mbretit Maqedonas nuk do tė ishin bėrė tė mundura nėse ai nuk do tė ishte siguruar nga shpina perėndimore prej sulmeve tė mundshme tė Ilirėve.

Mė 356 para Krishtit shėnohet njė aleancė mes Grabosit tė Ilirisė, Likeit tė Paionisė dhe Ketriporit tė Thrakisė pėr njė sulm tė pėrbashkėt kundėr Filipit II tė Maqedonisė. Diodori na tregon se Filipi veproi me zgjuarsi duke e bėrė kėtė aleancė tė padobishme. Nė verėn e vitit 356 para Krishtit, Ilirėt e Grabosit u mundėn nė njė betejė tė rėndėsishme nga Parmenioni (400-330 para Krishtit), gjenerali i Filipit dhe me vonė i Aleksandrit tė Madh. Pak mundėsi ka qė Grabosi tė ketė qenė i biri i Bardhylit ndėrkohė qė origjina e tij mund tė lidhet mė tepėr me fisin Ilir tė Grabaejve tė cilėt banonin diku pranė liqenit tė Shkodrės ose nė zonėn e Mirditės sė sotme. Grabejt nėkėtė kohė ishin tė organizuar si njė minishtet brenda shtetit tė Taulantėve. I ati i Grabosit mund tė ketė qenė Grabusi i cili sundoi nga 437-423 para Krishtit mbi njė mbretėri tė Taulantėve duke luajtur madje dhe njė rol tė rėndėsishėm nė konfliktin qė shkaktoi fillimin e luftės sė Peloponezit. Kemi kėshtu dalėngadalė njė organizim tė Ilirėve nėn njė mbretėri tė Taulantėve (Dallėndyshėve) i cili kulmoi me ardhjen nė fron te Glaukut ose Glaukisė.
Duke iu rikthyer Grabosit, mbretėrimi i tij u shkurtėr u shoqėrua me humbje tė shkaktuara nga Filipi gjatė viteve 358-357 para Krishtit. Humbja e vitit 356 para Krishtit prej mosfunksionimit tė aleancės me Paionėt dhe Thrakėt, e detyroi Grabosin t’i nėnshtrohet Filipit duke i dhėnė mesa duket fund mbretėrimit tė tij 2-3 vjeēar. Taulantėt dhe Parthinėt u gjendėn tė pafuqishėm pėrballė fuqisė gjithnjė e nė rritje tė Filipit. Kėshtu, rreth vitit 344 para Krishtit, Filipi ndėrmorri njė tjetėr fushatė luftarake kundėr kėtyre fiseve Ilire nga ku nuk e pati tė vėshtirė tė dilte fitimtar, tė plaēkiste vendin dhe tė merrte nėn kontroll shumė kala.

Nė kėtė kohė tė pafavorshme mbret i Ilirėve pas Grabosit duket se u bė Pleurati i cilli po ashtu si paraaerdhėsit e tij iu desh t’i bėnte ballė sulmeve tė vazhdueshme tė Filipit mbi tokat e Ilirėve. Pak tė dhėna ka mbi veprimtarinė e Pleuratit shtetit i tė cilit organizohej rreth Taulantėve qė mesa duket ishte edhe origjina e tij. Sipas Didimit, Pleurati pasi e kishte detyruar Filipin t’a ndiqte i kishte shkaktuar kėtij tė fundit njė humbje thuajse fatale nga ku 150 luftėtare elitarė Maqedonas qė mbronin mbretin kishin gjetur vdekjen dhe nga ku vetė Filipi u plagos. Mė vonė flitet pėr njė luftė tė ndodhur mes Maqedonasve dhe Ilirėve tė ndodhur mes vitit 346 para Krishtit dhe fundit tė vitit 343 para Krishtit. Justini na tregon se kėto Ilirė ishin Dardanėt si dhe disa fise tė tjera pėrreth tyre tė cilėt Filipi i mundi duke zėnė rob shumė prej tyre. Gjithashtu, nė njė tjetėr betejė midis Ilirėve Autariatė tė udhėhequr nga mbreti Pleuria dhe Maqedonasve, Filipi II arriti tė shpėtonte me vėshtirėsi. Ishte njėri nga truprojat e Filipit i cili vdiq nga shpata e Pleurias duke u sakrifikuar pėr mbretin Maqedonas. Gjatė sundimit tė Pleurias mbi Autariatėt gjatė viteve 337-335 para Krishtit shteti i Autariatėve Ilirė ishte drejt rėnies pėr shkak tė dyndjeve kelte nė kėtė rajon derisa pushoi fare sė ekzistuari papritur mė 310 para Krishtit.
Sundimit tė Filipit i erdhi fundi nė Tetor tė vitit 336 para Krishtit nė Aegae, aty ku u vra nga njėri prej rojeve, Pausanias sė Orestit. Kjo ngjarje ndodhi nė momentin kur e bija e Filipit, Kleopatra (356-308 para Krishtit) po martohej me Aleksandrin I Molosin (370-331 para Krishtit), sundimtarin e Epirit gjatė viteve 350-331 para Krishtit. Njė vit pas vdekjes sė Filipit, mė 335 para Krishtit nė fronin e Taulantėve u ngjit Glauku.

Arsyeja e vrasjes sė Filipit II nga Pausania mendohet tė ketė qenė njė fyerje e rėndė qė ky i fundit pėsoi prej njė tė afėrmi tė gruas sė dytė tė Filipit. Miqtė e mbretit e dėnuan Pausanian me vdekje ndėrkohė qė Aleksandri i Madh bėri tė njėjtėn gjė edhe me bashkėpunėtorėt e vrasėsit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.