Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-06-11, 13:56   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lajme aktuale nga vendi !

Policia e Kosovės pėrleshet me besimtarėt myslimanė







Policia e Kosovės ėshtė pėrleshur tė premten me besimtarėt myslimanė, derisa kėta tė fundit po falnin namazin e Xhumasė nė udhėkryqin ėshtė afėr Trekėndėshit nė Prishtinė. Derisa ata po kryenin kėtė rit fetar, ka ndėrhyrė Policia e Kosovės duke tentuar ta lirojnė rrugėn e cila ishte bllokuar pėr vetura.
Xhematlinjtė kanė kundėrshtuar dhe mė pas ka ndodh njė konfrontim mes tyre dhe ruajtėsve tė rendit.

Nė ndihmė tė kolegėve tė tyre kanė ardhur edhe Njėsiti special i Policisė sė Kosovės, ndėrsa nė kėtė rast ėshtė arrestuar njė person.

Falja e namazit nė rrugė nga besimtarėt myslimanė ėshtė njė lloj proteste, pėrmes sė cilės po kėrkohet tė ndėrtohet njė xhami nė qendėr tė Prishtinės, pasi komuniteti myslimanė, konsideron se nuk kanė hapėsirė pėr tė praktikuar fenė e tyre


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-06-11, 13:58   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Mustafa: PTK financon SHIK-un dhe Thaēin



Pėr 100 ditė qeverisje, qeveria Thaēi nuk bėri asgjė, veēse ėshtė marrė me veten dhe po vazhdon tė merret me veten, ka thėnė Isa Mustafa, kryetar i LDK-sė, i cili ka folur para strukturave tė degės sė LDK-sė nė Gjilan.
Mustafa, pos qė ka “derdhur” kritika nė adresė tė qeverisė, ka thėnė se objektiv themelor i LDK-sė ėshtė ndėrtimi i shtetit, derisa ka shtuar se partia e tij ofron alternativė pėr tė qeverisur mė mirė.

Ai ka mohuar zėrat se LDK-ja ėshtė pasive nė kuvend, duke thėnė se marrėveshja e bėrė
mė herėt konsiderohet si fitore e partisė mė tė madhe opozitare, si shumė e rėndėsishme
pėr agjendėn zgjedhore dhe u shpreh i bindur se LDK-ja nė mėnyrė konstruktive po punon nė Kuvend, transmeton Zėri.

Isa Mustafa ka thėnė se nuk po janė tė zėshėm rreth privatizimit tė PTK-sė, ngase nga dy tė kėqija po e heshtin njė tė keqe, duke thėnė se edhe ashtu PTK-ja ėshtė nė duart e PDK-sė dhe mė mirė ėshtė qė ajo tė privatizohet sesa tė furnizojė njerėzit e SHIK-ut e tė Thaēit.

Sipas tij, me privatizim partia nė pushtet nuk do tė ketė mė nga tė financohet.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-11, 14:00   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Nė Mitrovicė policia sulmohet me armė



Njė patrullė e Policisė sė Kosovės nė veri tė Mitrovicės ėshtė sulmuar me armė zjarri nė orėt e hershme tė mėngjesit tė sė premtes, deri sa policia ishte duke patrulluar nė afėrsi tė tre rrokaqiejve.
Sipas zyrtarėve tė policisė nė Mitrovicė, tre persona tė panjohur kanė shtėnė me armė zjarri nė patrullėn e policisė sė Kosovės nė veri tė Mitrovicės. Koha njofton se incidenti ka ndodhė tė premten rreth orės 03:00 tė mėngjesit te ‘Tre rrokaqiejt’, nė veri tė Mitrovicės.

Shefi i operativės sė policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, Nysret Mehmeti, ka thėnė se askush nga policėt nė kėtė incident qė ka ndodhė nuk ėshtė lėnduar. “Tre persona deri tash tė panjohur kanė shtėnė nė drejtin tė dy policėve, tė cilėt kanė tentuar t’i pengojnė nė vjedhjen e njė automjeti. Pas shtėnies me armė, tė dyshuarit kanė ikur nė pjesėn jugore tė qytetit”, tha Mehmeti.

Ai ka pėrjashtuar mundėsinė e sulmit tė motivuar etnikisht, duke thėnė se nė patrullėn e cila ka qenė cak e tre sulmuesve ėshtė pėrbėrė nga njė polic shqiptar dhe njė tjetėr serb. Sipas tij, rasti ėshtė karakterizuar tentim vrasje dhe dėmtim i pronės sė luajtshme, ndėrkohė qė hetimet janė nė proces.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-11, 14:26   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Vihet gurthemeli i Pallatit tė Drejtėsisė







Tė enjten nė Hajvali u pėrurua vėnia e gurthemelit tė Pallatit tė Drejtėsisė, ndėrsa me kėtė rast u tha se besimi i qytetarėve nė institucionet e vendit varet shumė nga sistemi i drejtėsisė, nga puna e prokurorėve, gjyqtarėve, profesionalizimi etj.
Tė pranishėm nė kėtė ceremoni ishin presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaēi, kryetari i Prishtinės Isa Mustafa, pėrfaqėsues nga Komisioni Evropian etj.

Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga e cilėsoi kėtė si njė vepėr mjaft tė rėndėsishme pėr sundimin e ligjit nė vend.

“Besimi i qytetarėve nė institucionet e vendit varet shumė nga sistemi i drejtėsisė, nga puna e prokurorėve dhe gjyqtarėve, nga profesionalizimi, pėrkushtimi, ndershmėria, nga puna e pakompromis e tyre, qė janė nė shėrbim vetėm tė drejtėsisė dhe qė zbatojnė vetėm ligjin, nė secilin rast dhe ndaj secilit”, tha Jahjaga.
Sipas saj, reformat e sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė janė nė funksion tė pėrafrimit me normat dhe standardet e vendeve tė Bashkimit Evropian, duke qenė njė nga punėt mė tė ndjeshme nė periudhėn e tranzicionit dhe tė shtetndėrtimit.

“Pallati i Drejtėsisė edhe nė Republikėn e Kosovės do tė jetė nė funksion tė qytetarėve dhe pėr qytetarėt, nė sintagmėn qė askush nuk ėshtė mbi ligjin dhe qė institucionet funksionimin dhe besimin e mbėshtesin nė zbatimin e plotė tė ligjshmėrisė dhe kushtetutshmėrisė”, u shpreh presidentja.

Kryeministri Thaēi tha se ky ėshtė projekti mė i madh i qeverisė sė tij nė fushėn e gjyqėsorit, ndėrsa paralajmėroi se sė shpejti do tė fillojė edhe projekti pėr ndėrtimin e Pallatit presidencial.

Pallati i Drejtėsisė ėshtė investim i pėrbashkėt i Komisionit Evropian dhe Qeverisė sė Kosovės. Kostoja e ndėrtimit ėshtė rreth 30 milionė euro, ndėrsa punimet janė paraparė te pėrfundojnė brenda dy vitesh.


comment:

Hashim Thaēi, Isa Mustafa, dhe produkti i 'bashkėpunimit' tė tyre Atifete Jahjaga inaugurojnė fillimin e ndėrtimit tė Pallatit tė Drejtėsisė! Normal qė Hashimi e cilėson kėtė si projektin mė tė madh tė Qeverisė sė tij, sepse ndėrtimi ėshtė aktiviteti i vetėm tė cilin ai ka kapacitet t'a bėjė! By the way, urime edhe Hajredin Kuēit pėr tenderin e fituar pėr ndėrtimin e kėtij pallati!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-11, 18:03   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Studentėt pastrojnė varrezat e hebrenjve nė Prishtinė







Disa studentė amerikanė dhe kosovarė janė duke pastruar varrezat hebrenjve nė Prishtinė. “Qė njė javė, kėta studentė sė bashku me kolegėt e tyre kosovarė nga Universiteti amerikan nė Prishtinė janė duke e pastruar njė terren nė Prishtinė nė varrezat ēifute pėr tė cilat nuk ėshtė kujdesur askush, qė sipas AP-sė, ėshtė shenjė e pakėt e komunitetit tė pakėsuar”, njofton Associated Press.
Studentja, Susan Mathews, ka thėnė se mezi arrihet tė shihet nėse ka apo jo varre, disa prej tė cilave datojnė qė nga shekulli i 19-tė. Ndėrsa Rabin Edward Boraz, nga Qendra Roth pėr Jetėn Ēifute e Kolegjit tė Dartmouthit, ka thėnė se njė nga qėllimit e udhėtimeve tė kėtyre studentėve ėshtė edhe qė “gjenocidi tė shihet si problem i njerėzimit e jo i njė grupi tė caktuar tė njerėzve”.

Sipas Boraz, pas Luftės sė Dytė Botėrore, komuniteti i vogėl ēifut nė Kosovė filloj tė pakėsohet nė numėr. “Ata qė kishin mbetur, ikėn pėr nė Izrael gjatė kohės sė luftės nė Kosovės, nė vitet 1998 – 1999. Por, ne kurrė nuk do t’i harrojmė krimet kundėr njerėzimit qė janė bėrė nė Kosovė gjatė viteve tė 90-ta dhe vuajtjeve qė kanė ndodhur kur janė vrarė njerėz tė pafajshėm”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-11, 17:55   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

NJOFTIM

Koncert pėr Ramushin me moton :
"TI NA SOLLE LIRINĖ TONĖ, NE PRESIM LIRINĖ TUAJ"

Tė merkuren, dt.29.06.2011 duke filluar nga ora 20:30 nė Sheshin Nėna Tereze nė Prishtinė, mbahet Mega Koncert nė pėrkrahje tė ish-Kryeministrit tė Kosovės, z.Ramush HARADINAJ, i cili padrejtėsisht po mbahet nė Hagė.

Nė kėtė koncert marrin pjesė yjet e estrades shqiptare, dhe transmetohet drejtpėrdrejt nga Radio Televisioni i Kosovės (RTK)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-11, 08:45   #7
Idealist
 
Avatari i Idealist
 
Anėtarėsuar: 19-07-11
Vendndodhja: Eshte e rendesishme te dihet jo cmimi, por vlera, pra jetoj ne atdheun tim...
Postime: 156
Idealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

e dhembet i kushtuan. Ketij nuk iu desht nje perfundim i till, kur dihet se ne Kosove vjedhja eshte ne kulm
__________________
Po qe se mes individėve tė njė kombi vjen puna qė dredhia, rrena dhe mashtrimi tė quhen zgjuarėsi, do tė thotė se atė komb e ka zėnė njė sėmundje, tashmė, e pashėrueshme.
Idealist Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-11, 11:36   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Surroi kandidat i LDK-sė pėr president?





Burimet brenda Lidhjes Demokratike tė Kosovės – LDK kanė konfirmuar pėr Prishtina Insight se janė duke vlerėsuar nėse duhet tė kėrkohet nga njė nga intelektualėt mė tė respektuar tė vendit qė tė bėhet kandidat i tyre pėr president nė zgjedhjet e vitit tė ardhshėm.
Kėto zgjedhje paraqesin njė ndryshim tė theksuar tė peizazhit politik nė Kosovė, ngase presidenti do tė zgjedhjet me vota tė drejtpėrdrejta. Deri tani, presidenti ėshtė zgjedhur nga parlamenti dhe ėshtė konsideruar kryesisht post ceremonial.

Anėtarė kyēė tė partisė sė dytė pėr nga madhėsia nė Kosovė vlerėsojnė se Veton Surroi mund t’ua sigurojė fitoren. Publicisti nuk ka ofruar ndonjė koment lidhur me kėtė plan dhe nuk iu ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė Prishtina Ingisht sa u pėrket kėtyre pretendimeve.

Surroi u tėrhoq nga politika nė vitin 2007, pasi qė Ora, partia e tij politike, nuk arriti ta kalojė pragun prej 5% nė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe rrjedhimisht nuk arriti tė hyjė nė parlament, transmeton Zėri.

Disa figura tė rėndėsishme tė LDK-sė janė tė bindura se do tė mund ta joshin atė qė prapė tė hyjė nė politikė. 50-vjeēari i ka akuzuar partitė e mėdha politike pėr vjedhje dhe manipulim tė votave dhe pėr largimin e Orės nga parlamenti pak para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė vitin 2008.

Tė tjerėt fajin pėr dėshtimin e partisė sė tij e kanė gjetur nė imazhin e Surroit si elitist dhe i pėrqendruar vetėm nė Prishtinė.

Surroi mbetet figurė popullore nė Kosovė, ėshtė aktiv nė debate publike dhe i favorizuar nga kori diplomatik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-11, 11:39   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Kėrkohet zgjidhje e kėrkesės sė veteranėve





Deputeti nga radhėt e Vetėvendosjes, Rexhep Selimi tha tė enjten nė seancėn plenare se Kryesia e Kuvendit duhet tė kontaktojė me veteranėt e luftės qė gjenden qė dy muaj nė grevė, nė mėnyrė qė t’i hapet rrugė zgjidhjes sė ēėshtjes sė tyre.


Ai tha se pėr dy muaj sa janė nė grevė, veteranėt kanė pasur vetėm njė kėrkesė, atė tė procedimit tė Ligjit pėr vlerat e luftės, ndėrsa sipas tij, pėr kaq kohė ata morėn si pėrgjigje vetėm injorimin e Qeverisė.

Selimi tha se javėn qė lamė pas veteranėve i ėshtė dhėnė njė premtim nga Qeveria, se Ligji kėtė javė do tė procedohet, e qė si rrjedhojė u anulua protesta e paralajmėruar prej tyre, mirėpo sipas deputetit tė Vetėvendosjes edhe ky premtim i Qeverisė nuk u mbajt.

Deputeti i Vetėvendosjes tha se ėshtė pėr tu admiruar sjellja e veteranėve tė luftės. Ai kėrkoi qė Kryesia e Kuvendit tė Kosovės tė reagoi ndaj kėsaj gjendje dhe propozoi qė Kryesia t’i kontaktojė grevistėt dhe t’i hapė rrugė zgjidhjes sė kėrkesave tė tyre.

Edhe, Myzejene Selmani nga partia nė koalicion, AKR, tha se qeveria duhet tė gjejė zgjidhje pėr kėtė ēėshtje.

Ajo pohoi se Qeveria e Kosovės duhet tė dalė me gjendje reale tė buxhetit, nė mėnyrė qė tė gjendet njė zgjidhje pėr veteranėt dhe tė largohen nga tendat, nė tė cilat gjenden qė dy muaj.

Ndryshe, nė kėrkim tė miratimit tė ligjit me tė cilin do tė njiheshin vlerat e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, veteranėt e luftės sė fundit nė Kosovė qė dy muaj janė nė grevė para ekzekutivit tė vendit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-11, 11:42   #10
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Krasniqi do te perballet me drejtesine per shkak te deklaratave te tija fyese....
Publikuar: 21.07.2011 - 09:29Prishtinė, 21 korrik – Imami i Xhamisė sė Madhe tė Prishtinės, Shefqet Krasniqi, ka gjasa tė japė llogari para drejtėsisė kosovare pėr fjalėt qė ka thėnė dy vjet mė parė pėr nobelisten shqiptare Nėna Terezė.


Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 21-07-11 nė 11:49
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-11, 11:50   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Prioritet furnizimi me rrym





Kryeministri Hashim Thaēi nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės tė enjten ka thėnė se janė duke punuar pėr realizimin e projektit tė Termocentralit “Kosova e Re”. Ai tha se synim i Qeverisė sė Kosovės ėshtė stabilizimi i furnizimit me energji elektrike.
Kryeministri Thaēi pasi ėshtė pyetur nga deputetja Donika Kadaj-Bujupi nga radhėt e AAK-sė se ēfarė po ndodhur me projektin pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri pėr tė pasur njė stabilitet me furnizim tė energjisė elektrike, ka thėnė e ai kur ka ardhur nė krye qeverisė mė 2007 ka gjetur vendin nė terr e tash siē tha ai “vendi ėshtė nė ditė”.

Thaēi tha se prioritet i tij dhe i Qeverisė ėshtė stabilizimi i furnizimit me rrymė prioritet kryesor. “Ėshtė rritur pėr 25 pėr qind prodhimi rrymės po ashtu edhe prodhimi i linjitit, furnizimi ėshtė rritur pėr 40 pėr qind”.

Shefi i qeverisė tha se pėr tė siguruar furnizim stabil, Qeveria po punon intensivisht pėr ndėrtimi e Termocentralit “Kosova e Re”.

kam mendu qe PDK i ka permbushe premtimet :( 24 ore rryme , thojshin para zgjedhjeve
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-11, 11:53   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Kuvendi s’i ratifikon konkluzat, por marrėveshjet


Kryeministri i vendit, Hashim Thaēi para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės duke folur rreth konkluzave tė tė dėrguarit tė BE-sė, Robert Cooper, pėr pajtueshmėrinė e arritur gjatė procesit tė dialogut ndėrmjet Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Serbisė, tha ato nuk janė marrėveshje dhe si tė tilla nuk ka qenė e nevojshme ratifikimi i tyre nė Kuvend.
Nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, Thaēi ripėrsėriti se Qeveria nuk ka nėnshkruar asnjė lloj marrėveshje ndėrkombėtare, apo traktat me Serbinė, qė do tė kishte fuqinė ligjore dhe qė do tė duhej tė ratifikohej nė Kuvendin e Kosovės.

Ai tha se konkluzat meqenėse nuk janė marrėveshje nuk janė dėrguar nė Kuvend pėr ratifikim, ndėrsa siguroi deputetėt se ēfarėdo marrėveshje eventuale nė tė ardhmen do tė ratifikohet nė Kuvendin e Kosovės.

“Delegacioni i Kosovės ka arritur tė nxjerrė konkluzione tė pėrbashkėta me delegacionin e Serbisė. Prandaj dėshiroj tė theksoj se ato janė konkluzione tė pėrbashkėta dhe jo marrėveshje, dhe ēdo marrėveshje qė mund tė arrihet nė tė ardhmen pėr njohjen reciproke, do tė ratifikohet nė Kuvendin e Kosovės. Pra Qeveria e Kosovės do ta respektojė nė tėrėsi Kushtetutėn e Kosovės”, ka thėnė Thaēi para ligjvėnėse kosovar, duke iu pėrgjigjur kėshtu pyetjes rreth kėsaj ēėshtjeje tė deputetes nga lėvizja Vetėvendosje, Alma Lama.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 17:06   #13
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

VV kundėr projektligjit pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit

Lėvizja Vetėvendosje ėshtė shprehur kundėr Projektligjit pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit, pasi sipas tyre ky projektligj zgjeron dhe forcon pushtetin e autoriteteve kishtare ortodokse tė Beogradit nė brendi tė qytetit tė Prizrenit.

Sipas kėsaj lėvizje, ky ligj e legjitimon pretendimin e Serbisė qė tė gjitha monumentet dhe kishat ortodokse nė Kosovė janė “serbe”, duke mohuar kėshtu kulturėn e pėrbashkėt fetare dhe historike tė Kosovės e cila ėshtė karakteristikė e qytetit tė Prizrenit, si dhe ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtat ndėrkombėtare pėr praktikimin e fesė, duke e definuar kėtė tė fundit nė baza etnike.

“Gjithashtu, ky ligj e lejon Kishėn Ortodokse Serbe, me seli nė Beograd, tė ushtrojė tė drejtėn e vetos karshi cilitdo vendim tė pėrfaqėsuesve komunal tė Prizrenit, i cili e prek zonėn historike, pėrfshirė tė drejtėn e tubimeve publike si dhe aktiviteteve kulturore”, thuhet nė njoftim.

Pėr mė tepėr thuhet se ky projektligj do ta shndėrrojė qendrėn e qytetit nė zonė qė i nėnshtrohet vullnetit tė Kishės Ortodokse Serbe me seli nė Beograd.

“Tė gjitha aktivitetet komerciale dhe ndėrtimore brenda kėsaj zone do t’i nėnshtrohen miratimit tė Kishės Ortodokse Serbe.

Ky ligj e lejon Kishėn Ortodokse Serbe tė ushtrojė tė drejtėn e vetos pėrballė cilitdo vendimi tė pėrfaqėsuesve komunal tė Prizrenit, i cili zhvillohet nė zonėn historike, pėrfshirė tė drejtėn e tubimeve publike si dhe aktiviteteve kulturore”, thuhet mė tej.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 20:03   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Presidentja nuk mbron qėndrimin pėr aksionin nė Veri


Atifete Jahjaga hezitoi ta mbrojė aksionin nė Veri para zyrtarėve nė Bruksel. Ajo kėtė u mundua ta bėjė gjatė njė paraqitjeje mediale disa orė pasi Presidenca e bėri publik qėndrimin e Baroneshės Ashton se veprimet unilaterale nuk duhet tė pėrsėriten mė. E ambasadori Dell nuk ka asnjė dilemė pėr aksionin nė pjesėn veriore. Ai tha se 25 korriku ka prodhuar efekte pozitive.








Presidentja Atifete Jahjaga ose ka harruar ose i ka rėnė pishman pėr qėndrimet qė i ka mbajtur rreth aksionit tė Policisė sė Kosovės pėr vendosjen e embargos nė pikat doganore nė kufirin verior, shkruan sot gazeta Express. .

Kreu i shtetit fillimisht ishte rreshtuar pėrkrah institucioneve dhe partive politike nė vend duke mbėshtetur aksionin e 25 korrikut me arsyetimin se njė veprim i tillė ėshtė shprehje e pėrkushtimit pėr mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Tash e disa javė zyrtarėt mė tė lartė tė vendit nė pothuaj ēdo eveniment pėrfshirė edhe sesionin e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit vazhdimisht janė deklaruar se ndėrhyrja nė Veri ishte ndėrmarrė me qėllim tė vendosjes sė sundimit tė ligjit.

Por Jahjaga duket se kėtė nuk e parė tė arsyeshme ta bėjė gjatė qėndrimit nė Bruksel kur zyrtarė tė BE’sė kanė hapur kėtė temė.

Sipas njė komunikate tė Presidencės sė Kosovės e cila ėshtė lėshuar pas takimit tė Jahjagės me Pėrfaqėsuesen e Lartė tė BE’sė, Catherine Ashton, Prishtinės i ėshtė tėrhequr vėrejtja pėr aksionin e fundit nė pjesėn veriore.

Zyra pėr Informim e Presidencės ka cituar fjalė pėr fjalė njė qėndrim tė Baroneshės Ashton rreth ndėrhyrjes sė njėsive speciale nė pjesėn veriore tė vendit duke e quajtur atė njė veprim “unilateral qė nuk duhet tė pėrsėritet mė”

“Sa i pėrket aksionit nė veri tė Kosovės, zonja Ashton tha se “jemi tė pakėnaqur me aksionin unilateral nė kėtė pjesė dhe theksoi se kjo nuk duhet tė pėrsėritet mė” thuhet nė njoftimin e Presidencės.

Por nė njoftimin qė ka dėrguar Presidenca e Kosovės nuk ka ndonjė qėndrim tė Jahjagės rreth kėsaj ēėshtjeje.

Pėr kėtė takim ka njoftuar edhe Zyra e Baroneshės Ashton po aty nuk pėrmendet vėrejtja pėr autoritetet kosovare.

Vėrejtje tė tillė nuk kanė bėrė as Presidenti i Kėshillit Europian, Herman Van Rompuy, i cili ėshtė paraqitur nė njė konferencė pėr media me Jahjagėn, e as Komisioneri pėr Zgjerim, Stefan Fule.

Sido qė tė jetė, Jahjaga “gafin” e saj e ka pėrmirėsuar gjatė njė paraqitjeje televizive nė mbrėmje ku i ėshtė kthyer qėndrimit tė vjetėr se aksioni nė Veri ka qenė i drejtė. legjitim dhe kushtetues.

Ndėrhyrja nė Veri nuk ėshtė ishte cilėsuar e njėanshme as nė reagimin e parė zyrtar tė Baroneshės Ashton rreth ngjarjeve nė pjesėn veriore tė vendit. Ashton ndėr tė tjera kishte kėrkuar pėrmbajtje nga tė dyja palėt dhe njė zgjidhje paqėsore pa vonesa.

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ndėrkaq nė reagimin e tyre kishin deklaruar se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran ka tė drejtė tė shtrijė autoritetin nė tėrė territorin e saj.
Por mesazhi nė kumtesėn e Presidencės nuk ua ka ndėrruar mendjen diplomatėve nė Prishtinė.

Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė martėn ka folur rreth impaktit qė ka pasur intervenimi nė Veri.

Ndėrhyrjen atje, ai e sheh si njė pėrpjekje pėr tė ndėrtuar njė ambient tė sigurt.

“Mendoj se pėrparėsia pas 25 korrikut qėndron pikėrisht nė faktin sesi liderėt politikė tė pėrgjegjshėm, pastaj udhėheqėsit religjiozė tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė, vendosėn besimin nė institucione. Dhe si rezultat, nuk pamė dhunėn ndėretnike sikurse nė vitin 2004, por pamė njė vend stabil, paqėsor dhe rezistues ndaj atyre qė tentuan tė provokojnė konflikt ndėretnik midis komuniteteve”, ka thėnė Dell.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė tė pėrkushtuara pėr tė parė zbatimin e plotė tė Pakos sė Ahtisaarit, duke pėrfshirė edhe krijimin e Komunės sė re tė Mitrovicės sė Veriut.

“Siē e kemi parė nė komunat e reja nė Kosovė, liderėt legjitimė tė zgjedhur janė mė tė pėrgjegjshėm ndaj nevojave tė qytetarėve”, ka thėnė Dell.

Sipas tij, kjo ėshtė edhe mėnyra mė e mirė qė strukturat paralele nė prapavijė tė zhduken, pasi qytetarėt nuk do tė kenė nevojė t’iu drejtohen atyre.

Ndryshe, Jahjaga gjatė qėndrimit nė Bruksel Jahjagės i ėshtė konfirmuar edhe njė herė perspektiva europiane e Kosovės.

Derisa Herman Van Rompuy e ka pėrmendur edhe ēėshtjen e liberalizimit tė vizave.
“Shpresoj se sė shpejti do tė arrihet hapja e dialogut pėr liberalizimin e vizave pėr Kosovėn”, ka thėnė ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 20:19   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Nga 27 Nėntori, stema tė reja tė njėsive tė FSK-sė

Me Dekret tė Presidentes sė Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, sot, u bė promovimi i stemave tė reja tė njėsive tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, si edhe promovimi i Kolonel Gezim Hazrollit nė gradėn Gjeneral brigade dhe emėrimi i tij nė detyrėn e Zėvendės Komandanti tė Forcave Tokėsore tė FSK-sė.







Dekreti i nėnshkruar nga Presidentja Jahjaga, sipas sė cilit u promovuan stemat e reja tė njėsive tė FSK-sė ėshtė i bazuar nė nenin 84 pika 12 e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe neni 18 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-046, pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės dhe i bazuar nė kėrkesėn e Ministrit tė FSK-sė Agim Ēeku. Po sot u komunikua vendimi qė 27 Nėntori, tė jetė “Dita e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės”, ditė prej sė cilės do tė fillojnė tė pėrdoren stemat e reja tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.
Po ashtu nė kėtė ceremoni me dekret tė Presidentes sė Republikės sė Kosovės Atifete Jahjaga, Kolonel Gėzim Hazrolli u promovua nė gradėn Gjeneral brigade dhe u emėrua nė detyrėn e Zėvendės Komandantit tė Komandės sė Forcave Tokėsore, me kėtė emėrim nė strukturėn e FSK-sė u plotėsua vendi vakant i zėvendės komandantit tė KFT-sė. Gjeneral brigade Gėzim Hazrolli qė nga themelimi i FSK-sė e deri ditėn e promovimit gjeneral brigade, ishte nė detyrėn e Shefit tė Shtabit tė Komandės sė Forcave Tokėsore. Po ashtu, Gjeneral brigade Hazrolli, ka qenė oficer i lartė nė Trupat Mbrojtėse tė Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.