Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-09-04, 21:31   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim REXHEP MITROVICA FIGURE MADHORE

Veprimtaria e tij pėr Shqipėrinė etnike dhe takimet me Ismail Qemalin, Mithat Frashėrin, Isa Boletinin dhe tė tjerė personalitete qė luftuan pėr Pavarėsinė.
Rexhep Mitrovica ėshtė njė figurė madhore, e nderlikuar dhe dramatike, luftėtar i orėve tė para pėr krijimin e Shqipėrisė etnike, njė personalitet i shquar dhe i veēantė i luftės pėr liri, demokraci dhe bashkim kombėtar, njė intelektual i mirėfilltė, drejtues e edukator, pjesėmarrės nė Kuvendin e Vlorės mė 28 Nėntor 1912, nė aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, deputet i Pejės e Gjakovės nė parlamentin shqiptar, ministėr i Arsimit (1922-1924), reformator i arsimit kombėtar, kryetar i organizatės “Lidhja Popullore Shqiptare” me seli nė Mitrovicė, kryetar i Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, Kryeministėr i Shqipėrisė.

Kėtė njeri tė qetė e tė kulturuar, tė urtė, fjalėpak e gojėmbėl, me drejtėsi tė kulluar, qė mendjen e ndritur e zemrėn e zjarrtė, fjalėn e shenjtėruar e veprėn e pavdekshme ua kushtoi atdheut e kombit, literatura historike gjatė periudhės mbi 50-vjeēare e dha nė mėnyrė tė njėanshme, duke e quajtur bashkėpunėtor tė nazizmit, tradhtar, pijanec, tuberkuloz dhe qeverinė e tij kolaboracioniste. Ai, krahas nacionalistėve tė tjerė nga Kosova, si Xhafer Deva, Bedri Gjinaj, dr.Xhelal Mitrovica, Bedri Pejani, Selman Riza, Ahmet Gashi, Ymer Berisha, Shefqet Shkupi, Luan Gashi, Rexhep Krasniqi, Tahir Zajmi e shumė tė tjerė, dha njė ndihmesė tė shquar nė mbajtjen gjallė tė nacionalizmit shqiptar, tė kulturės, arsimit dhe rezistencės kombėtare.

ORGANIZATOR PĖR DĖBIMIN E TURQĖVE NGA SHQIPĖRIA

Duke shfrytėzuar Revolucionin xhonturk, pas 20 korrikut 1908, domethene pas shpalljes sė Konstitucionit, u hapėn shkolla nė gjuhėn shqipe, si nė Elbasan, Filat, Frashėr etj. Duke hapur shkolla, duke shkruar libra nė gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin, synohej tė mbahej i bashkuar populli ynė pa dallim feje, rajoni etj. Fill pas Kongresit tė Manastirit (14-22 nėntor 1908), ku u miratua Alfabeti, ky libėr i shenjtė i atdhedashurisė, Rexhep Mitrovica, sė bashku me Sali Gjukėn, i hyri punės pėr dhėnien e mėsimit nė shkollat shqipe me kėtė alfabet. Librat, qė u botuan me alfabetin latin tė miratuar nė Kongresin e Manastirit, kalonin dorė mė dorė. Deputetėt shqiptarė, si Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Shahin Kolonja, Nexhip Draga e ndonjė tjetėr zhvillonin njė aktivitet tė dendur nė parlamentin turk nė Stamboll e nė qendra tė ndryshme. Rexhep Mitrovica ishte i njohur me veprimtarinė e tyre, po edhe me veprimet e hapura reaksionare tė turqve tė rinj, tė cilėt goditnin pa mėshirė e nė mėnyrė tinzare klubet, shkollat kombėtare, patriotėt dhe lėvizjen kombėtare, qė u masovizua nė tė gjitha krahinat shqiptare. Ai vuri kontakte me rrethet patriotike dhe komitetet e fshehta pėr organizimin e kryengritjeve tė armatosura kundėr regjimit osman.

Sulmit tė luftėtarėve shqiptarė tė rrethit tė Mitrovicės, Vushtrrisė e Podujevės, nė fillim tė prillit 1910, kundėr garnizonit turk nė Prishtinė, i parapriu aksioni i pajtimit tė gjaqeve. Kėtė aksion tė pajtimit tė gjaqeve dhe kryengritjen e armatosur i pėrkrahu me tėrė qenien Rexhep Mitrovica. Ai shprehu njėkohėsisht domosdoshmėrinė e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme, mbėshteti Memorandumin e Gėrēės tė miratuar mė 23 qershor 1911 nė Malėsinė e Madhe, 12 pikat e tij tė paraqitura nga Kuvendi qė iu dėrguan Portės sė Lartė, si: njohjen e kombit shqiptar, bashkimin e vilajeteve shqiptare, vendosjen e njė administrate me nėpunės shqiptarė, lirinė e plotė tė mėsimit tė gjuhės shqipe dhe pėr ēeljen e shkollave kombėtare. Memorandumi i Gėrēės ngriti peshė shpirtrat dhe zemrat e atdhetarėve, duke i dhėnė fund qėndrimit pritės tė disa komiteteve nė krahinat tjera dhe nė rrafshin politik tė viteve 1912-1913 ai ēonte nė realizimin e kėrkesave tė shqiptarėve, nė krijimin e njė krahine autonome shqiptare.

Ndėr tė parėt, qė nėnshkroi peticionin pėr autonomi drejtuar prefektit tė Mitrovicės, ėshtė pikėrisht Rexhep Mitrovica, i cili propagandonte idenė se, pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė, lėvizja kombėtare duhet tė kthehet nė kryengritje tė pėrgjithshme. Rexhep Mitrovica shprehte domosdoshmėrinė e formimit tė njė lidershipi udhėheqės pėr lėvizjen kombėtare, sepse, sipas tij, asaj i mungonte drejtimi dhe organizimi i nevojshėm. Nė detin e hapur e plot tallaze, anija pa timonier shpejt mund tė fundoset. Edhe nė kėto kohė tė trazuara, popullit shqiptar i duhen prijės tė shkathėt, qė do ta drejtojnė kah qėllimi. Sipas tij, faktori i brendshėm ėshtė kurdoherė imponues, mirėpo, mė parė, duhet tė sigurohet ndonjė aleat i jashtėm. Nė vetėdijen e tij ishte ngulitur thellė mendimi se pavarėsia ėshtė e vetmja alternativė pėr mbrojtjen e qenies dhe trungut kombėtar.

LUFTA PĖR PAVARĖSINE

Mitrovica iu bashkua Hasan Prishinės, Mehmet Pashė Derallės, Ali Riza Kosovės, duke ideuar njė varg betejash kundėr Turqisė dhe duke i paraprirė nėntorit tė lavdishėm tė vitit 1912. Pas Kuvendit tė Junikut (12 maj 1912) kryengritja nisi tė pėrhapet me shpejtėsi nga Mitrovica deri nė Pervezė. Emri i Rexhep Mitrovicės u bė i njohur nė tėrė Kosovėn edhe pėr shpirtin e paepur, pėr besnikėrinė dhe devocionin ndaj ndjenjės nacionaliste. Kryengritja e pėrgjithshme e vitit 1912, pėr shkaqet qė dihen, pėrfundoi pa i arritur plotėsisht objektivat e caktuara. Forcat serbe pushtuan Kosovėn dhe pėrparuan drejt Elbasanit e Durrėsit pėr tė dalė nė det. Shpallja e pavarėsisė ishte bėrė e domosdoshme, pra shpėtimi nė indipedencė ishte zgjidhja mė e drejtė me kėtė akt madhor, mėvetėsia e Shqipėrisė, ekzistenca e saj kombėtare e shtetėrore do tė ishte fakt i kryer pėrpara Fuqive tė Mėdha dhe shteteve ballkanike.

Pavarėsinė e kėrkonin shqiptarėt e tė gjitha krahinave qė nga Mitrovica e Prishtina, Shkodra e Shkupi, Tetova e Ulqini deri te Gjirokastra, Preveza e Janina. Kėshtu, mė 14 tetor 1912, nė Shkup, qė ishte kryeqendėr e vilajetit tė Kosovės, atdhetarėt shqiptarė organizuan njė tubim, ku vendosėn qė tė mbahet njė kuvend kombėtar, i cili do tė merrte vendime pėr fatin e atdheut tė rrezikuar. Nė kėtė kuvend morėn pjesė Rexhep Mitrovica, Mithat Frashėri, Bedri Pejani, Sali Xhuka etj. Sipas vendimeve tė Kuvendit tė Shkupit nė tėrė hapėsirėn shqiptare filloi zgjedhja e delegatėve pėr nė Kuvendin Kombėtar. Hasan Prishtina mendonte se akti i pavarėsisė sė Shqipėrisė tė bėhej nė Prizren. Mė 16 tetor, Rexhep Mitrovica, Sali Xhuka, Bedri Pejani e Mithat Frashėri u nisėn me tren pėr nė Mitrovicė, ku nė kėtė kohė kishte filluar shpėrndarja e armėve. Nga Mitrovica nė Pejė udhėtuan me njė qerre tė mbuluar. Pas Pejės, ku qėndruan disa ditė, vizituan Gjakovėn, njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė Kosovės. Aty takojnė Isa Boletinin. Nga Gjakova kalojnė nėpėr Qafė tė Prushit. Nė fshatin Arnė takojnė Ramadan Zaskocin. Disa ditė i kalojnė nė Reē, Mirditė, te kulla e Oroshit, ku takojnė imzot Preng Diēin, pjesėmarrės aktiv tė Lidhjes sė Prizrenit, themelues i shoqėrisė letrare Bashkimi nė Shkodėr. Zbresin nė Luginėn e Fanit, nė Rubik, pastaj nė Tiranė e Durrės, ku paria ngriti zėrin pėr rrezikun e copėtimit tė Shqipėrisė.

Meqė Durrėsi ishte i pasigurt pėr kuvend, u pėrcaktua Elbasani. Mė 21 nėntor 1912, Rexhep Mitrovica, sė bashku me Mithat Frashėrin, Sali Xhukėn e Bedri Pejanin, arritėn nė Elbasan, duke shprehur bindjen e tyre se ky qytet ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr kėtė akt madhor. Meqė Prizreni dhe Elbasani ishin tė rrezikuara nga pushtuesit serbė e as Durrėsi nuk u gjet i pėrshtatshėm, delegatėt u nisėn pėr nė Vlorė. Rexhep Mitrovica porositi bashkatdhetarėt qė tė qėndrojnė me gjithė barbarizmat e shkijeve e tė bashkohen me gjithė armiqėsitė e pėrēarjet qė mbollėn ata e veglat e tyre. Vlora u caktua pėr kuvend, sepse paraqiste vend mė tė sigurt e mė tė pėrshtatshėm qė tė korrespondohej me Evropėn. Duke kaluar nėpėr Myzeqe, pastaj duke zbritur Ardenicės, takuan karvanin e kalorėsve, qė vinte nga Durrėsi me delegatėt e Bukureshtit, Durrėsit, Tiranės, Kavajės etj., me nė krye Ismail Qemalin. Pas pak ditėsh, nė Vlorė arritėn edhe delegatė tė Beratit, Janinės, Gjirokastrės, Ēamėrisė etj. Me iniciativėn e Ismail Qemalit dhe tė atdhetarėve tjerė, mė 28 nėntor u thirr Kuvendi i Vlorės pėr tė shpallur Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe pėr tė formuar Qeverinė e saj tė Pėrkohshme.

SI E NGRITĖN FLAMURIN NĖ VLORĖ

Kosova, duke qenė e pushtuar nga serbėt, u pėrfaqėsua nė Kuvendin e Vlorės nga Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, delegatė tė Gjakovės, Pejės e Gucisė. Njė ditė mė vonė mbėrritėn nė Kuvend edhe Isa Boletini, Mehmet Pashė Deralla, Hasan Hysen Budakova, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musė Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza Beg Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj., tė cilėt u pritėn me gėzim tė madh nga popullsia dhe delegatėt e kuvendit. Delegatėt e nėnshkruan aktin historik tė kėsaj ngjarjeje kulmore. Midis nėnshkruesve ishin edhe Rexhep Mitrovica, Mithat Frashėri, Bedri Pejani dhe Sali Gjuka, tė cilėt erdhėn nga Shkupi nė Vlorė bashkėrisht. Ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet edhe sot udha mbi dhjetė ditė kėmbė nėpėr male e dhiare tė vėshtira, nėpėr tė cilat kaluan kėta atdhetarė pėr tė arritur deri nė Vlorė. Serbėt kishin ngritur shumė kurthe e prita.

Nacionalisti i flaktė Ferid Vokopola nė kujtimet e tij, lidhur me ato ditė tė vėshtira, nė gazetėn “Pėrlindja e Shqypnijes”, viti II, nr. 6-7 tė dt, 30 janar e 1 shkurt 1914, shkruan: “Vjen shiku im, i ndjeri Nebil Sefa para se tė nisesh pėr Kavajė e mė lajmėron se Komanda Otomane ka burgosur nė hotel tė Shaqir Beut delegatėt nga Kosova, zotėrinjtė Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovicėn. Menjėherė biseduam me shokė dhe morėm udhėn tė vemi, unė, Nebi Sefa e Taulla Sinani me njė patrullė pesė vetėsh pėr t’i liruar…” Dokumentin e Shpalljes sė Pavarėsisė e botuan gazeta “Pėrlindje e Shqypnijes”, organ i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės si dhe mė vonė edhe Lef Nosi nė pėrmbledhjen e dokumenteve historike, por regjimi komunist i Enver Hoxhės i falsifikoi kėto dhe shumė dokumente tė tjera, duke mbuluar kėshtu emrat e Rexhep Mitrovicės, Mithat Frashėrit, Lef Nosit etj., jo vetėm nga dokumenti pėrkatės, po edhe nga historia.

Emri i Rexhep Mitrovicės u fshi nga ngjarjet mė tė rendėsishme tė vitit 1908-1912, po edhe nga ato tė mėvonshmet, sepse regjimit komunist nuk i konvenonte qė ai tė figuronte si protagonist i Kongresit tė Manastirit, i Kuvendit tė Vlorės etj. Po nė kėtė gazetė dhe po nė kėtė numėr, ėshtė shkruar se si nė ēeljen e Kuvendit tė Madh tė Vlorės para delegatėve dhe burrave tė ardhur nga tė gjitha trojet etnike, pas verifikimit tė mandatit foli edhe i respektuari Rexhep Mitrovica: “Si u mbaruan kėto punė, zoti Rexhep Beu mori fjalėn e tha qė si kryetar tė kuvendit tė zgjedhet Ismail Qemal Beu, si shkronjės i parė Luigj Gurakuqi e shkronjės i dytė Shefqet Bej Daiu. Delegatėt e pėlqyen kėtė kėrkim dhe tė propozuarit me tė pėrplasur duarsh”. Ismail Qemalit i hyri nė zemėr ky atdhetar. E mori pranė vetes, sepse e respektonte zgjuarėsinė e tij. Rexhepi, 24 vjeē, i shpjegoi pėr situatėn nė Kosovė, duke i folur me mallėngjim edhe pėr Mitrovicėn, vendlindjen e tij.

Nė tubimet e protestat qė u organizuan pėr tė kundėrshtuar politikėn hegjemoniste tė serbėve, grekėrve e malazezve, aktet gjenocidiale tė serbėve nė Kosovė e tė grekėrve nė jugun e Shqipėrisė, ai ngriti zėrin fuqishėm, duke demaskuar politikėn diskriminuese edhe nė faqet e shtypit evropian tė kohės. U rreshtua nė radhėt e para tė luftėtarėve qė luftuan pėr etninė shqiptare. Gjatė qėndrimit nė Vlorė, pos me Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Mithat Frashėrin, Bedri Pejanin, Sali Gjukėn, u njoh edhe krijoi miqėsi, tė thuash me tė gjitha personalitetet e atyre ngjarjeve dhe ditėve tė shpalljes sė pavarėsisė, si me Dom Nikollė Kaēorin, nėnkryetar, Mehmet Pashė Derallėn, ministėr i Luftės, Petro Pogėn, ministėr i Drejtėsisė, Myfit Bej Libohovėn, ministėr i Punėve tė Brendshme, Abdi Bej Toptanin, ministėr i Financave, Pandeli Calėn, Lef Nosin, Riza Bej Jakovėn, S. Vrijonin, Musa Hakalin, Alan Tragjasin, Mehmet Radhimėn, Qazim Kokoshin, Ahmet Mersinin, Cano Sharrėn etj.

KUSH ISHTE REXHEP MITROVICA

Rexhep Mitrovica u lind mė 1888, nė qytetin buzė Lumit tė Bardhė, nė njė familje atdhetare. E pa dritėn e jetės nė kohėn kur Lidhja Shqiptare u shua me gjak, kur vendimet e Traktatit tė Berlinit po zbatoheshin nė dėm tė shqiptarėve, nė kohėn kur plagėt e muhaxherėve tė ardhur nga rrethet e Leskocit, Nishit etj., po kullonin dhembje, rrėfimet e tyre trondisnin gur e dru. Erdhi nė kėtė botė nė kohėn kur jehona e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ishte shtrirė edhe nė Mitrovicė dhe si synim parėsor kishte lirinė dhe pavarėsinė e trojeve shqiptare. Nė vendlindje e kaloi fėmijėrinė. Mėsimet e fesė dhe njohuritė fillestare tė diturisė i mori nė gjuhėn turke, ndonėse nė Mitrovicė flitej njė gjuhė e pastėr dhe e bukur shqipe. Si fėmijė i zgjuar, ai pėrcolli me vėmendje bisedat e miqve, qė silleshin rreth Shqipėrisė, fatit tė saj. Ato lanė gjurmė nė shpirtin dhe temperamentin e heshtur tė djaloshit me shikim ėndėrrimtar. Kudo e kahdo qė e pėrcollėn valėt e jetės, nė zemėr e nė mendje, e mbajti qytetin e bukur e tė pastėr. Shpesh shkruante me mall pėr tė, pėr lumin, pėr kalanė madhėshtore, pėr Trepēėn e artė, rrėfente me krenari pėr luftėtarėt trima e racėn e stralltė shqiptare, qė banonte nė kufirin verior tė Shqipėrisė etnike.

Atėbotė nė Mitrovicė vepronte dega e Komitetit tė Lidhjes, qė qeveriste vendin dhe organizonte luftėra tė armatosura pėr tė krijuar Shqipėrinė e bashkuar. Forcat e armatosura tė Lidhjes kishin ēliruar Mitrovicėn mė 25 janar 1881. Kėtė detaj e pėrmendnin me krenari banorėt e kėtij mjedisi. Rexhep Mitrovica, i cili ishte njė vėrejtės i kujdesshėm, ēdo gjė e regjistronte nė kujtesėn e tij tė jashtėzakonshme. E dallonte dėshira e madhe pėr tė mėsuar. Fill pas mėsimeve nė vendlindje, mori rrugėn pėr nė Shkup, nė kėtė qendėr tė rėndėsishme patriotike. U regjistrua nė gjimnaz. Pėr mbiemėr mori emrin e qytetit tė lindjes. Ishte njėri ndėr nxėnėsit mė tė zellshėm e mė tė talentuar. Serioz e studioz siē ishte, menjėherė tėrhoqi vėmendjen e mėsimdhėnėsve, tė cilėt tek ai shihnin shpresėn e atdheut, dhe tė shokėve, tė cilėt te bashkėmoshatari i tyre shihnin mikun besnik e tė sinqertė. Studionte me zell tė madh, duke qenė kėshtu i bindur se atdheu, nė agun e shekullit tė ri, ka nevojė shumė pėr penė e dituri, qė njė ditė do t’i paraprinin jehonės sė armėve tė lirisė.

Si gjimnazist i vihet studimit tė disa disiplinave: historisė, gjeografisė, matematikės, mėsimit tė gjuhėve tė huaja etj. Lexonte literaturė artistike, sidomos autorėt klasikė e bashkėkohorė. Veprat e rilindėsve i lexonte me pasion. U vu nė kėrkim tė vetvetes, nė kėrkim tė zbulimit tė rolit qė i kish caktuar fati. Librat, pėr tė cilėt kishte njė pasion tė veēantė, u bėnė miqtė e tij mė tė mirė. Si nxėnės i gjimnazit, nėn ndikimin e rilindėsve tanė, filloi edhe vet punėn e nė drejtim tė rritjes sė ndėrgjegjes kombėtare. Ndonėse ende i ri, ai u bė i njohur dhe i respektuar edhe nė rrethet intelektuale. U njoh me shkrimet e Mithat Frashėrit, tė cilat i pėlqente shumė. Pikėpamjet e tij se vetėm me dituri mund tė bėjmė punė tė mėdha, se shqiptarit, aq sa i duhet buka, i duhet dituria e nacionalizma, se pėr tė rrojtur si komb duhet tė luftojmė pėr t’u bėrė e pėr t’u njohur si komb etj., i mbėshteste me tėrė qenien. Sė bashku me Bedri Pejanin e Sali Gjukėn mė 1908 udhėhoqi njė fushatė propagandistike si parapėrgatitje pėr Kongresin e Manastirit. Tubimin historik tė Manastirit, ai nuk e quante thjesht njė mbledhje gjuhėtarėsh, po njė Kongres kombėtar pėr ēėshtjen mė tė rėndėsishme tė lėvizjes sonė. U arrit njė shkallė e lartė e ndėrgjegjėsimit kombėtar, njėsimi i abe-ve, i dėshmuan botės pėr qenien e kombit shqiptar, i cili, edhe pse i pranguar, pėrspektivėn e vet e shihte vetėm kah perėndimi. Ndėrgjegjėsimin e bashkimin e shqiptarėve e shihte si shpresėn e vetme pėrballė rrezikut.

Ideja e lirisė qė ishte trajtuar nė mėnyrė tė pėrgjithshme nga rilindėsit tanė, te Rexhep Mitrovica merr trajtim konkret dhe bashkėkohor. Ai ėshtė kundėr lirisė primitive me pushkė nė dorė dhe me vdekje nė dhėmbė, qė ėshtė e egėr dhe e dhembshme, e rrezikshme, por pėr njė liri qė ka hapėsira dhe mundėsi tė jashtėzakonshme. Nė decenien e parė tė shek. XX nė Shkup, nė Manastir e nė qytete tė tjera, lėvizja kombėtare u gjallėrua shumė dhe po shėnonte njė shkallė tė lartė tė zhvillimit. U themeluan shoqėri, klube kulturore, tė cilat u kthyen nė qendra pėr organizimin dhe drejtimin e lėvizjes kombėtare.


Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.