Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Biologji
Emri
Fjalėkalimi
Biologji Veēoritė fizike, sjellja e organizmave, klasifikimi i tyre, prejardhja dhe zhvillimi i llojeve e ndėrveprimi qė kanė njėra me tjetrėn nė lidhje me mjedisin.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-09-09, 17:57   #1
strong_07
 
Avatari i strong_07
 
Anėtarėsuar: 01-09-09
Postime: 1
strong_07 i vlerėsuar jo keq
Gabim Sistemi endokrin

nese mundet najkush te me ndihmoj te me sjell ketu material per sistemin Endokrin


strong_07 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-09-09, 21:39   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sistemi endokrin

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga strong_07
nese mundet najkush te me ndihmoj te me sjell ketu material per sistemin Endokrin
Hormonet jane te prodhuar nga gjendrra qe quhen ( endokrine).
Ndryshe nga sistemi nervor, ku informacionet vijne aq shpejt, endokrina eshte me e ngadalshme.
Hormonet qe perzihen ne gjak, kane nevoje per 5-10 sekonda per te bere efektin e pare. Normalisht hyjne, rreth 30 minuta deri ne 3 ore, kurse disa si hormonet e rritjes, ka efekte qe shihen vetem me kalimin e muajve.

Cdo qelize mund te kete per nje hormon, vetem nje tip thithes, por pjese te tjera mund te kene te tjere thithes per nje hormon. Kjo sjell qe i njejti hormon mund te kete efekte te ndryshme ne organe te ndryshme.
Psh adrenalina rrit shpejtesine e gjakut dhe te muskujve te skelektit, por ul ato te tretjes.

Hipofisi prodhon shume hormone e keta rregullojne aktivitetin e endokrines, duke mbajtur kontrollin e sistemit hormonal.

Kur flasim per sistemin endokrin,na duhet te permendim ate qe quhet aksi hipotalamus-hipofize-vezore. Duhet nje integritet i ketij aksi per te pasur nje cikel normal.i marrim nje per nje perberesit e ketij aksi:

Hipotalamusi eshte zona ku prodhohen faktoret e leshimit qe pastaj do stimulojne hipofizen qe te leshoje hormonet qe do veprojne me ne periferi. Shembuj kemi faktorin e leshimit te hormonit te stimulimit te tiroides (TSH releasing hormone,TRH) ose ai i kortikotropines (CRH) ose ai i hormonit te rritjes (Growth Hormone Releasing Hormone,GHRH). dicka te ngjashme kemi edhe per aksin e gonadeve. Pra kemi nje prodhim te nje faktori qe eshte faktori leshues i gonadotropinave (Gonadotrophin releasing hormone,GnRH) qe pastaj shkon dhe stimulon hipofizen qe te prodhoje 2 hormone. ajo qe duhet te dini per kete hormon eshte qe nuk sekretohet ne menyre te vazhdueshme por me pulsime . Nje gje e tille ka nje rendesi themelore per faktin se eshte pare qe nje sekretim i vazhdueshem i tij eshte ne gjendje te destabilizoje hipofizen dhe kjo te mos i pergjigjet me atij me prodhim hormonesh. Kete gje e verteton edhe fakti qe per terapi te nje puberteti te hershem perdoren analoge te GnRH qe bllokojne prodhimin e hormoneve ne hipofize me nje mekanizem qe vepron mbi receptore .Sekrecioni i GnRH mund te ndikohet edhe nga gjendja emocionale e femres si psh stresi qe mund te coje ne ato qe quhen amenorre (mungese e mestruacioneve) nga shkaqe hipotalamusi dhe qe vjen pikerisht nga modifikimet e mekanizmave qe mbajne nen kontroll (ose me mire te themi ekuilibri) prodhimin dhe sekrecionin e GnRH.

Perberesi i dyte i aksit ishte hipofiza.ketu ndodhen qelizat gonadotrope qe jane qelizat qe nen stimulimin e GnRH prodhojne 2 lloj hormonesh qe marrin emrat FSH (Follicle Stimulating Hormone) dhe LH (Luteinising Hormone). me sa duket LH (dhe me pak FSH) ndjek te njejtin ritem pulsimi me ate te faktorit te leshimit .

Pika e trete e aksit eshte ajo e gonadeve ku shenjestra eshte pikerisht vezorja. ketu jane 2 lloj qelizash qe sherbejne si shenjester. Jane qelizat e granulozes qe jane shenjestra e FSH dhe ky stimulim ben qe te shtohet numri i tyre por edhe te shtohet sasia e estradiolit qe formohet nga trasformimi i testosteronit. Testosteroni prodhohet nga qelizat e tekes,lloji i dyte qe jane shenjester e LH. pervec kesaj LH ka aftesi qe te stimuloje edhe prodhimin e nje hormoni tjeter qe quhet progresteron.

Pra sic shihni qellimi final i hormoneve FSH dhe LH (dhe me pak fjale i gjithe aksit endokrin i gonadeve) eshte prodhimi i estrogjeneve dhe i progresteronit sepse jane keto qe do ndikojne si ne modifikimet qe i nenshtrohet uterusi edhe ne rritjen e vezes.

Nje pike e fundit eshte ai i kontrollit te ketyre hormoneve...
Jane feed-back pozitiv dhe feedback negativ. me fjalen feed-back negativ nenkuptojme qe prodhimi i nje hormoni te meparshem (ose te themi me ne pergjithsi nje substance perfundimtare) shkon dhe bllokon stimulin e vet. me pak fjale,ne rastin tone,kemi nje kontroll si ne afersi por edhe ne distance. ne afersi kemi nje kontroll qe FSH dhe LH kryne mbi hipotalamusin duke shkaktuar nje ulje te sekrecionit te GnRH. Ne distance rast per tu permend eshte ai qe i shkakton estradioli FSH-s i cili per pasoje ulet rreth dites se 10-12 te ciklit.
Per feed-back pozitiv nenkuptojme qe substanca perfundimtare stimulon substancen fillestare qe te prodhoje me shume....psh.eshte rasti i estradiolit me FSH qe ndodh rreth dites se 12 te ciklit...me pak fjale thame qe estradioli prodhohet si pasoje e nje stimulimi nga FSH por kur arrin nje perqendrim te caktuar,ushtron nje feedback negativ mbi hipofizen dhe ben qe te ulet prodhimi i FSH...por kjo transformohet ne nje tip "vetvrasje" per estradiolin vete sepse ai varej nga FSH...rreth dites se 12 ulet shume dhe kjo perben nje feedback pozitiv mbi hipofizen qe rrit serish prodhimin e FSH...
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 21:44   #3
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sistemi endokrin

E njejta gje ndodh edhe per tiroiden. Edhe tiroidja kerkon nje stimulim nga hipofiza.Me siper hipofizes ndodhet hipotalamusi qe sic permendem me siper prodhon faktorin e stimulimit ,TRH qe shkakton prodhimin e TSH qe pastaj kane si shenjester tiroiden. I gjithe kompleksi qendron ne ekuiliber me ane te mekanizmave te feed-back-ut.

Hormonet e tiroides jane T4 dhe T3...numri ka parasysh numrin e molekulave te jodit qe jane ne strukturen e hormonit. Jodi paraqet nje pjese shume te rendesishme te struktures se saj...nje mungese e jodit con ne nje problem ne prodhimin e hormoneve te tiorides.
Forma T4 konsiderohet si forme e inaktivizuar dhe duhet te trasnformohet ne T3 per tu bere aktive.Me pak fjale T3 eshte hormoni qe vepron per te ushtruar funksionet hormonale. Pjesa me madhe e hormoneve te tiroides sic mund ta kuptoni jane ne formen e T4 dhe sipas nevojes kthehen ne T3...ka edhe raste patologjike qe kemi nje transformin te ekzagjeruar te T4 ne T3.

Hormonet e tiroides jane te vecante sepse bejne pjese ne ate grup hormonesh qe shkojne dhe futen direkt ne citoplazem ose ne berthame per te ushtruar funksionin e tyre (ndryshe nga shume hormone te tjere qe rrijne ne siperfaqe dhe trasmetojne efektin e tyre me ane te lajmetareve dytesore qe aktivizohen nga lidhja e hormonit me nje receptor membranor) dhe kjo con ne nje prodhim proteinash....
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-09-09, 13:07   #4
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sistemi endokrin

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga strong_07
nese mundet najkush te me ndihmoj te me sjell ketu material per sistemin Endokrin

.Sistemi Endokrin
Gjendrat tiroide, mjekimi dhe simptomat

Sėmundja e mbitiroidizmit qė mund tė njihet edhe si: tiroidet, hipertirozė, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund tė japė simptoma tė ndryshme. Shqetėsimet mund tė vijnė tinėz dhe shumė vetė mendojnė se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi nė punė apo lodhja e zakonshme. Shpeshherė kemi tė bėjmė me njė gjėndėr tė shkatėrruar tiroidale. Tek mė tė rinjtė shihen shpesh shqetėsime si: tė djersitura, tė shkaktuara nga njė prodhim i shtuar nxehtėsie, ndjenjė tė nxehti, tė shkaktuara nga njė prodhim i shtuar nxehtėsie, ē'rregullime tė tė pėrmuajshmeve tė grave (menstruacioneve), pėr shkak tė ē'rregullimit tė balancės hormonale, dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė dhe degjenerim tė muskulaturės, gulēimė zemre dhe rritje tė pulsit rėnie nga pesha, pėr shkak tė konsumimit nė rritje tė energjisė, drithėrima, pėr shkak se shtohet ndjeshmėria pėr disa lėndė nė sistemin nervor, bark, pėr shkak se ushqimi kalon mė shpejt pėrmes zorrės, nervozizėm, gjumė tė keq, lodhje dhe shqetėsim problem me lėkurėn, midis tė tjerash thonjtė mund tė shkėputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t'i shtohet rėnia e flokėve. Tek mė tė vjetrit mund tė mbizotėrojė njėra apo dy prej simptomave, p.sh. rėnie nė peshė apo gulēim. Gjėndra tiroidale, qė ndryshe quhet edhe tyreoidea, ndodhet nė pjesėn e pėrparme tė qafės menjėherė nėn gurmaz. Detyra kryesore e kėsaj gjėndre ėshtė ngacmimi i metabolizmit nė trup. Ngacmimi ngjet pėrmes hormonesh qė krijohen nė gjėndrėn tiroidale dhe qė quhen tiroksinė, T4 dhe trijodtironinė, T3. Funksioni i gjėndrės tiroidale ngacmohet nga ana e tij nga hormoni TSH, hormon tiroidostimulues, qė krijohet nė gjėndrėn e hipofizės. Qė tė ketė balancė nė trup duhet qė hormonet tė prodhohen me masė.
Struma
Ėshtė kur gjėndra tiroidale ėshtė zmadhuar. Struma ėshtė kur njeriu ka njė gjėndėr tė zmadhuar tiroidale pavarėsisht se nga ēfarė e ka shkaktuar. Koncepti strumė pėrshkruan kėshtu dukjen dhe nuk ėshtė ndonjė sėmundje e caktuar. Zmadhimi i gjėndrės tiroidale mund tė ketė shkaqe tė ndryshme dhe duhet hetuar nga mjeku.
Ēfarė ėshtė mbitiroidizmi?
Mbitiroidizėm kemi kur nė trup ka mė tepėr tiroksinė se normalisht. Atėherė shtohet metabolizmi dhe trupi kalon nė superxhiro. Mbitiroidizmi njihet edhe si hipertirozė dhe mė parė njihej edhe si tireotoksikozė. Mbifunksionimi i gjėndrės tiroidale ėshtė shkaku mė i zakonshėm qė ka mė tepėr tiroksinė nė trup. Tepėr tiroksinė nė trup mund tė ketė edhe nė rastin e tiroiditit i cili ėshtė infektim kohėshkurtėr i gjėndrės tiroidale. Kurse kur gjėndra tiroidale prodhon mė pak tiroksinė kemi hipoterozė. Nė kėtė rast ka njė metabolizėm tė ulėt dhe trupi ndodhet nė njė gjendje xhiroje tė ulėt. Tek disa njerėz djersitja ėshtė jonormale dhe tregon pėr njė problem shėndeti, ē'ka do tė thotė se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonė qė pacientėt me tiroide tė trajtohen tek mjeku specialist pasi sa mė shumė kalon koha aq mė shumė probleme tė tjera shėndeti dalin qė do kėrkojnė mė shumė kohė pėr t'u kuruar krahasuar me rastin kur kėrkohet ndihmė nga doktori qė nė rastin mė tė parė kur djersitja ėshtė e madhe.

Shqetėsimet

1- Dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė dhe degjenerim tė muskulaturės
2- Gulēimė zemre dhe rritje tė pulsit
3- Rėnie nga pesha, pėr shkak tė konsumimit nė rritje tė energjisė
4- Drithėrima, pėr shkak se shtohet ndjeshmėria pėr disa lėndė nė sistemin nervor
5- Bark, pėr shkak se ushqimi kalon mė shpejt pėrmes zorrės
6- Nervozizėm, gjumė tė keq, lodhje dhe shqetėsim
7- Problem me lėkurėn, midis tė tjerash thonjtė mund tė shkėputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t'i shtohet rėnia e flokėve.

Prekje nga shqetėsime sysh
Disa qė kapen nga mbitiroidizmi i kanė sytė tė hapur sa njė ēarēaf, ndėrsa shikimin e kanė mė tepėr tė ngulėt. Sytė janė mė tepėr tė kėrcyer. Pothuajse gjysma e atyre qė i kap mbitiroidizmi mund tė kenė kėtė lloj shqetėsimi. Nė raste tė jashtėzakonshme simptomat e syve mund tė kthehen nė serioze. Atėherė njeriu mund tė preket nga tė parėt e dyfishtė, tė turbullt, tė kuqtė, djegie sysh dhe keqėsim i tė parit.

Mbitiroidizmi mund tė zbulohet me vėshtirėsi
Simptomat qė shkaktohen nga teprica e tiroksinės shpesh mund tė jenė tė paqarta dhe tė vėshtira pėr t'u veēuar nga shqetėsimet e tjera. Kėshtu qė mjeku duhet ta ketė gjithnjė ndėrmend sėmundjen e gjėndrės tiroidale nėse dikush nuk ndihet mirė pėr ndonjė shkak. Mjeku duhet tė jetė dorėlėshuar me bėrjen e analizave pėr tė kontrolluar metabolizmin.




__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.