Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-12-07, 12:27   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

“A e dini se ēdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, ne hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quajm Shqypni”At Anton Harapi (1888-1946) Nju Jork, 3 shtator 2003 / Nga Klajd KAPINOVA Njė sqarim i “vogėl” pėr lexuesit shqiptarė Kam lexuar para disa kohe me njė kujdes tė veēantė njė shkrim kuptimplotė tė publicistit tė mirėnjohur z. Mergim Korēa, nė gazetėn shqiptaro-amerikane “Illyria” nė Manhattan Neė York. Ju pėrgėzoj i dashur bashkėatdhetar, qė jeni shumė i shqetėsuar pėr mosfutjen e emrit tė veprės martire tė At Anton harapit nė fazėn e kanonizimit, qė Selia e Shenjtė nė Vatikan aplikon pėr meshtarėt e Krishtit. Dhe pikėrisht pėr atė ushtar besnik tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, qė me sandale dhe varfėri qendroi pranė dhe mes popullit tė vet, ku gjithnjė pėr te Shqipnia ishte NJI. U privua nga kjo e drejtė e merituar, pikėrisht franēeskani i pėrvujtė, qė u pushkatua barbarisht me fjalėt e Krishtit nė gojė: “Fali o Zot se nuk dijnė ēka bajnė”, “Rrnoft Krishti Mbret!”, “Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!”. Keni shumė tė drejtė i nderuari z. Korēa, kur thoni, se me At Antonin, do tė ndodhė njėsoj sikurse i ngjau Padre Piu-t, i cili, kur ishte nė jetėn tokėsore thoshte: “La Benedizione del Signore scenda su di te, sulla tua casa e su tutte le persone a te care”. Atėherė ē’vlerė ka pendesa, kur veprimi i padrejtė, pėr mosshėnimin e emrit nė listėn e martirėve shqiptarė ėshtė bėrė me dėshirėn e njė individi apo “komisioni” shqiptarėsh. Askush nuk ka drejtė t’i jap tė gatshėm nė tabaka Selisė sė Shenjtė, ku meshtar e meriton apo jo, qė tė bėhet martir i lterit! Me sa di unė, Komisioni i Rishqyrtimit tė Aktit tė Martirizimit tė Klerikėve Katolikė nė kohėn e masakrave tė komunizmit (sikurse nė tė gjithė vendet diktatoriale dhe komuniste tė ish - Evropės Lindore) nga Vatikani, ka kėrkuar prej Konferences Ipeshkvnore tė Kishės Katolike nė Shqipėri dokumentet (tė marra nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dėshmi me deklarata autentike nga pėrsona qė dėshmojnė vėrtetėsinė e faktit tė kėrkuar, dhe jo tė paragjykohet nga gjyqi i dytė shqiptar, etj. “komisioni” apo individė, kushdo kjoftė, duhet t’i ketė parė pikturat ose arkivat, qė i kushtohen pushkatimit tė klerikėve katolikė, njė prej tė cilėve ėshtė edhe At Anton Harapi. Frati i pushkatuar e i anatemuar pa mėshirė, ka nevojė qė tė qitet nė shesh me dokumente autentike dhe jo tė marrė tė gatshme nga zyrat e ekzekutorėve etėrit dhe bijtė e tė cilėve ende drejtojnė Shqipėrinė dhe ende nuk kanė bėrė “mia culpa” pėr krimet qė kanė bėrė kundėr njerėzimit dhe popullit tė vet. Veprimi i njėanshėm dhe me tendenca diskriminuese qė kanė pėrdorur sot servilėt e sistemit qofshin kėto dhe me petk meshtarak, ėshtė njė shkelje ndaj martirėve tė krishtėrimit qė e kanė derdhur gjakun e tyre pėr ungjillizimin e popullit dhe dashninė e besimtarėve shqiptarė. Shpesh po abuzohet pa tė drejtė pėrmes njė fotografie, ku ka dalė frati qė ka kaluar nė amshim At Anton Harapi me njė gjeneral gjerman Fitstum asokohe tė Luftės Dytė Botėrore... Mirėpo, kushdo e di, se e gjithė hierarkia qė ka 10 vjet pushtet shpirtėror nė Shqipėri (25 Prill 1993-2003), pas vitit 1993 me pėrjashtim tė Shkėlqėsisė sė Tij imzot Zef Simoni Ipeshkėv (qė ka vuajtur kalvarin komunist pėr 12 vjet nė Spaē, Burrel, Sarandė, etj.), pėrsa i pėrket historisė sė martirizimit tė prelatėve tanė, nuk i njohin, dhe mendoj se nuk kanė tė drejtė tė vendosė apriori.
Nuk ėshtė vonė tė bėhet dorėzimi i materialeve pėr fratin Anton Harapi nė Vatikan, mbasi drejtėsia herėt ose vonė do tė triumfojė... Do tė vijė njė ditė qė madhėshtia e Pader Anton Harapit, tė rritėt ashtu sikurse ngjau pas shumė dekadash me shenjtin Pader Piu-n. Faqet e historisė, tė mbshura me male kufomash tė pafajshme nga kmerėt e kuq tė polpotit tė Tiranės sė kuqe tė diktatorit largkjoftė, me heshtjen e tyre stoike po flasin dhe kėrkojnė drejtėsi. Opurtiniteti e konformizmi me xhelatėt ekzekutorė qė janė sot nė pushtet pas revolucionit jevgjito-komunist tė vitit tė zi 1997, do tė shkrihet si kripa nė ujė...


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-12-07, 12:27   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Nė njė natė tė errėt e tė vranėt, u hapėn gropa tė mėdha kolektive. U gjakosėn qielli e toka, u thanė trungje shumėvjeēare. U vranė nga komunistėt, bijtė e kėsaj toke, qė shquheshin pėr nga lartėsia shpirtėrore, pėr nga zgjuarėsia e trimėria. Shumė klerikė katolikė u pushkatuan me gjyq fars dhe pa gjyq, u burgosėn, internuan dhe zhdukėn pa lėnė asnjė gjurmė. U vranė mizorisht 8 kryeipeshkėvij, 4 ipeshkėvij, 53 priftėrinj dioqezanė, 25 franēeskanė, 10 jezuitė, 10 seminaristė. Ata sė bashku kishin bėrė 881 vjet burg ose gati 9 shekuj vuajtje. Ata sė bashku kishin kryer 450 vjet studime nė 24 universitete tė ndryshme. Kėtė fat tė zi kishte edhe At Antoni. Nė kėtė mėnyrė, historia njerėzore mbetet njė meteor, qė shndritė pėrjetė veprėn e prelatėve tė kishės dhe tė kombit shqiptar tė mbisalvuar. Asnjė pėrkujtimore shkencore nuk ėshtė bėrė pėr pėrkujtimin e veprės dhe jetės sė tij nė dobi tė shqiptarizmės sė kulluar. Tash 14 vjet nė Shqipėri dhe pėr mė tepėr nė vendlindje nė qytetin e Shkodrės, nuk ėshtė bėrė asgjė, as nga Urdhėri Franēeskan qė e ka pėr detyrė tė pėrkujtojė martirėt e Shėn Franēeskut, njė shembėlltyrė e tė cilit ishte edhe frati shqiptar At Anton Harapi. Vetėm nė Prishtinė, revista kulturore “Jeta e Re” nė vititn 1997, i ka pėrkushtuar njė numėr tė veēantė At Anton Harapit. Asnjė pendesė, nuk ka nga ata autorė qė dje e mallėkuan me shkrime turpi dhe sot pėrsėri po rishkruajnė me metorėn e “realizmit social-komunist”, “Historinė e Letėrsisė Shqipe” (Antologjinė) dhe tė ashtėquajturėn “Histori e Populli Shqiptar” (2002), ku domonojnė “Prof.dr.” e komunizmit. Tashmė hipokrizia ka dalė sheshit dhe po han bukėn e marres sė vet nga pushtetarėt socialkomunist qė janė bėrė padronė shpirtėrorė, kulturorė, fizikė dhe ekonomik nė vendlindjen tonė e pėrtej saj... Kush ishte dhe mbeti At Anton Harapi Ai lindi nė Shirokė tė Shkodrės, mė 5 janar 1888. I biri i Loros dhe i Ēiles, shtoi gėzimin e familjes qė jetonte buzė valėve tė Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, tė cilin e kishte traditė. Nė fėmijėri bashkėmoshatarėt e thėrrisnin Gaspėr, sepse ishte i pagėzuar me kėtė emėr. Qė nė moshė tė re hyri nė Kolegjin e Jezuitėve dhe mė pas nė Kolegjin Franēeskan, qė ishte dhe mbeti shtylla e traditės sė mirėfilltė kombėtare shqiptare, duke qenė pėrherė njė pikė e mirėfilltė referimi pėr tė gjithė gjeneratat e mėvonshme, qė dolėn nga kjo qendėr e rrezatimit tė fortė tė gurrės sė pashtershme popullore fetare e atdhetare. Vocėrraku, aty mori njohuritė elementare tė teologjisė, rriti cilėsinė e mendjes sė vet, duke fisnikėruar zemrėn me kulturė fetare, u mėkua me dashurinė e thellė pėr Atdheun. Si fėmijė dallohej pėr mirėsi, butėsi, pėrshpirtėri, duke qenė njė dashamirės, me vepra tė lloj-llojshme mėshire. Rezultatet e larta nė shkollė i mundėsuan adolishentit tė menēur, tė vijojė studimet e larta nė disa qytete tė rėndėsishme tė Austrisė, qė njihen si metropole tė rrezatimit tė kulturės sė lashtė e bashkėkohore botėrore. Kėtu rregullisht studio nė Villach tė Tirolit, Salezburg dhe Shvarc pėr degėn adhuruese tė tij teologji. Ai ishte njė enciklopedi qė ecte me dy kėmbė mbasi, preferonte shumė tė ishte nė kontakt me bibliotekat, si njė frekuentues shumė i rregullt dhe i azhurnuar me tė gjithė median e huaj evropiane qė vinte nė kėtė bibliotekė. Pranė profesorėve tė mirėnjohur austriakė dhe tė traditės fetare vendase, kėtu studioi pėr degėt e adhuruara teozofi e filozofi, ku menjėherė pėrfitoi njė kulturė tė shėndoshė oksidentale, dije tė qėndrueshme, pėrpikmėri tė dalluar tė stilit gjerman, qendresė tė shpirtit tė hekurt franēeskan.
Duhet vėnė nė dukje se pikėrisht gga ky element i vlefshėm franēeskan, rezulton, se franēeskanėt nėtė tėrėsi, pa kursim derdhin energjitė e tyre nė kulturė, dije, pėrparim, cilėsi me vullnet pune dhe inisiativė tė lirė pėrsonale.
Kėsisoj, mbi tė gjitha nė unitet dominoi bashkimi i tė gjithė virtyteteve pozitive, duke plotėsuar mė tej shpirtin e pastėr franēeskan, me tė cilin frati ynė ishte i edukuar qysh nė fillim... Gaspėri i ri, bėhet At Anton Harapi nė Shqipėri. Dijet e thalla akademike, qė ai i kishte akumuluar gjatė viteve tė studimeve akademike, nuk do ta tulatshin kujtesėn e tij tė freskėt, por do tė shpėrthenin valė - valė, gjithnjė nė nivele tė reja rritjeje, me njė dinamikė pėr t’u pasur zili, tė cilat falė aftėsive pėrsonale, do t’i reflektonte me finesė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:28   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Argumentet qė buronin nė mėnyrė tė natyrshme, nė ēdo kohė dhe rrethanė, do t’i parashtronte me njė logjikė tė hekurt gjermane. Kjo ishte aftėsi profesionale vetėm e njė gjeniu tė rrallė. Dhe njė njeri i tillė, dy herė nuk do tė pėrsėritet nė tokėn shqiptare. Mbi freskinė dhe mendimin e gėrshetuar filozofik, pėr stilin e matur karakteristik, tė lidhur me rrjedhshmėri, Dom Kolec Prenushi, na ofron para 67 vjetėve kėto rradhė vlerėsimi: “...mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janė kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund tė jetė i thatė, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem” (Shih, “Hylli i Dritės”, 1936, fq. 583). Pėr tė gjithė ata qė hodhėn vrerė, pėr jetėn dhe veprėn e At Antonit (kujtojmė se posaēėrisht pėr tė ulur figurėn e martirit shqiptar franēeskan, pseudoshkrimtari Skėnder Drini, pėr tė pėrfituar poste dhe “merita”, zhgarravitė me urretjen e tij latente, dramėn pėrvese “Shembja e hidhujve” me pėrsonazh kryesor tė ashtėqujtunin “Harapi i Shkodres”, duke fyer edhe mė tej me skenarin e filmit dhe libretin e drames me te njejtin titull figuren e At Anton Harapit. Me ardhjen e demokracisė ky shkrim nė vend qė tė bėnte “mia culpa” u shpėrblye pėr bėmat e tij si Atashe Kulturor nė Konsullaten e Shqipėrisė nė Turqi shėnimi im K. Kapinova), qė vraponte shpejt pėr tė pėrhapur paqen, dashurinė pėr njeri - tjetrin, e drejtėsinė midis njerėzve, do tė ishte me vend, qė nga thellėsia e shekujve, t’u pėrgjigjemi me njė fjalė tė urtė tė skalitur nga Paskal: “Ndėrgjegja, ėshtė libri mė i mirė moral qė kemi dhe me tė cilin, duhet tė kėshillohemi mė shumė”. Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarėve pėrparimtarė europianė, qė nė shumicė asokohe kishin nė zotėrim shartet e Provincės Franēeskane (shek. XII - XIII), qė po hidhte shtat me palcė e fizionomi shqiptare, tėrėsisht me taban solid, e cila gradualisht kishte ēelur gonxhe, qė shpėrthyen nė tė ardhmen lulėzimin e kulturės amtare shqiptare, ku nė rezonancė dominonte fryma e ngrohtė franēeskane “lutu e puno”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:29   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Veprimtaria fetare e atdhetare Nė vitin 1910, At Antoni kthehet nė Shqipėri dhe shugurohet meshtar, duke qenė deri nė flijim meshtar besnik i zhgunit tė Shėn Franēeskut e popullit qė e donte dhe e respektonte me veneracion. Ai punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve, ku, kishte mėsuar qysh I vogėl. Si I ri, kishte ide e objektiva tė veēanta, duke I kanalizuar nė njė shtrat tė vetėm, formimin dituror tė rinisė sė ardhshme, me metoda tė tilla, ku, dallohet universaliteti I dritės, pėr t’i ndriēuar tė gjitha sė bashku pa dallim bindjesh, pėrkatėsish, krahinash, origjinė edukimi, lloje shkollash, duke nisur qė tė edukoj kėsisoj njerėz me virtyte, ku mirėsia, dashuria, feja, nacioni tė jenė bashkėudhėtarė tė pandashėm gjatė gjithė jetės tek shqiptarėt. Gjatė tetorit tė vitit 1912 deri nė prill 1913 (vite tė trazimeve tė mėdha tė Luftės sė Parė Botėrore), I pėrkushtohet shėrbesave fetare nė kishėn “Zoja Rruzare” nė Arrėn e Madhe nė Shkodėr, ku ishte edhe Kuvendi Franēeskan. Nė kėtė lagje u njoh dhe u ballafaqua me varfėrinė e tejskajshme, tė cilėn e pėrjetonte vetė, mes banorėve pa dallim feje. Viti 1916, pėr banorėt malėsorė tė Dukagjinit, ishte njė vit I vėshtirė, vit I sėmundjes epidemike tė kolerės, ku, njerėzit njeri pas tjetrit vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranė nga frika e lėngatės. Por meshtari karizmatik, me shpirt tė pastėr fisniku, u gjend si shėrbetor pranė tyre, pėr t’i ngushėlluar dhe ndihmuar.
Frati 25 vjeēar, me ndjenja tė holla tė humanizmit, ecte nė kėmbė, nėpėr katunde tė thella e tė ashpra malore, nė tė gjitha shtėpitė e bjeshkėve tė thepisura tė Dukagjinit (Malėsia e Mbishkodrės), pėr tė shpėtuar nga vdekja e sigurtė malėsorėt, duke I ndihmuar drejtpėrdrejtė nga ana profilaksike kundėr kolerės, kėsaj murtaje tė fillmshekullit XX, qė kishte pėrpirė miliona jetė njerėzish nėpėr botė... Viti 1918, fratin e Urdhėrit tė Shėn Franēeskut (vendosur nė Arbėri nė shek. XIII), e gjeti famullitar nė katundin Grudė. Binomi “Fe e Atdhe”, qe aorta e zemrės sė tij, e Gruda ishte terreni, ku edhe njė herė shpalosi zgjuarėsinė dhe dituritė e thella enciklopedike, tė cilat spikaten sipas mendimit tim, nė dy rrafshe: sė pari, nė fushėn e gjėrė politike, ku, pėr interesat e larta tė nacionit pranonte tė flijohej, pėr tė mirėn e pėrbashkėt; sė dyti, spikat me sukses nė lėmin e letrave shqipe, duke pasur pendė e mendim tė mprehtė, tė cilat admiroheshin nga qarqet preferuese tė sferės sė letrave albanologjike. Pėr tė tillė publicist, me polemikė rezultative dhe mendime tė reja, pohohet me tė drejtėn e qytetarisė, se epoka e njerėzve tė mėdhenj vulos me gjurmėt e veta tė pashlyeshme, ku, kėtu dallohen mirė njerėzit e ndritur, qė denjėsisht i pėrfaqėsojnė, nė paradėn e sė cilės, bėn pjesė edhe emri i ndritur i At Anton Harapit. Pa hyrė nė hollėsira e zgjatje tė tepėrta, nė kontekstin e kėtij shkrimi modest, dua tė nėnvizoj idenė e ndonjė mediokri, qė e trajton apo vlerėson si sakrilegj bashkėpunimin e Kishės Katolike nė Shqipėri me problemet nacionale, kur dihet historikisht, se nė shekuj kemi tė pėrcaktuar parimet kryesore tė kėtij uniteti nga etėrit dhe dijetarėt e shquar tė Kishės. Nė kushtet kur populli ynė jetonte errėsirėn mė tė gjatė mesjetare dhe njėkohsisht tė shoqėruar me plot kalvare pėrsekutimi, nėn pushtimin mė tė egėr tė barbarėve otomanė, nė veēanti klerikėt katolikė (nė trojet etnike shqiptare dhe shtetin amė), kanė qenė sistematikisht gjatė shekujve vetėdija e nacionit shqiptar, duke sjellė pėrherė zgjimin e ndėrgjegjės sė mirėfilltė nacionale. Nė kėtė kohė, shekull pas shekulli, kultura shqiptare u ngrit nė nivele tė reja, brenda kishės sonė, por qė gjatė pėrbuzjes sė gjatė, zėvendėsoi me dinjitet Akademinė e Parė Shqiptare brenda universit shqiptar. Sa pėr ilustrim, po sjellim njė shembull, tė cilin esencialisht po e trajtoi mė poshtė. Nė veprėn mė tė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės: “Angazhimi ynė shoqėror”, nė mėnyrė filozofike, autori i saj, prof. Giorgio La Piera (1904-1977), nėnvizon: “Nga pikėpamja katolike, politika ėshtė veprimtaria udhėheqėse e jetės njerėzore, qė ushtrohet nga shteti, gjinia ose nga klasat me plotėsinė e problemeve shpirtėrore dhe materiale tė individit dhe komunitetit”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:29   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Kėto dije tė kohės, I kishte si vizione tė kjarta At Anton Harapi dhe po udhėtonte nė rrugė tė sigurtė. Ai, pėrherė mendonte e vepronte nėn shembullin e idealeve, qė i kishte si pika referimi, se “...njerin e ban shpirti dhe ndergjegja, e paraqet sjellja, e vlerson puna; apostullin e rrit ideali, qendresa e guximit; bamirsin e krijon zemer-gjansija e vetmohimi. Para plumbit, qi e rrzoi perdhe, shqiptoi pa za: “Lumin e ep deka kunoren e ven varri”, - shkruan nė parathanien e vepres “Andra e Pretashit”, studiuesi i afėrt i tij Gjin Duka (alias At Daniel Gjeēaj)... Ai njohu me tė gjitha pėrmasat e saj zonėn e Grudės sė Malėsisė sė Madhe, koloritin e gjallė tė zakoneve, vajet, dasmat, epiken, psikologjinė origjinale tė trevave kreshnike tė marra nė studim, pra tėrėsinė klasike tė kulturės sė pasur nacionale ende tė palėvruar asokohe... Nė kėtė mjedis tė ri dhe tė pėrshtatshėm pėr mendjen dhe punėn e tij me pasion lindi dhe u rrit romani “Andra e Pretashit”, qė vlerėsohet nga vetė biografėt mė tė afėrt tė autorit, si njė ndėr kryeveprat e dorėshkrimeve, qė i la si pasuri tė paēmuar Atdheut tė vet. Ai ruajti me mjeshtėri kompozimin unik tė njė vepre letrare.
Midis malėsorėve tė zonės sė Vajzės sė Kastratit (Malėsi e Madhe), spikat njohja e hollė e psikologjisė sė njerėzve, kultura e pasur dhe e gjerė fetare, si bari I popullit, duke qenė pėrherė nė shėrbim tė tij, pėr t’i pajisur ata me nivele tė reja tė civilizimit pėrparimtar. Zelli pėr kulturė qytetare ishte pjesė e edukatės, falė aftėsive tė lindura dhe tė kultivuara nė fushėn pedagogjike, pėr rininė shqiptare brenda famullisė, ku, ai posaēėrisht kontribuoi ēdo ditė nė formimin e tė krishterėve katolikė tė ndėrgjeshėm, tek e ktheu atė nė qendėr tė rėndėsishme tė akumulimit tė diturive tė reja perėndimore. Nė rrafshin politik, mbeti njė zbulues i gjallė i fatit tė popullit shqiptar. Nė kujtesėn e historisė, kanė mbetur tė pashlyera shumė ngjarje, qė gjithsesi kanė emrin e kontributit tė meshtarit tė shqiptarizmės. Nė kohėn e turbullirave politike, midis tė cilave ishte mbėrthyer kontinenti i Europės, Fuqitė e Mėdha, hartonin harta tė reja, ku, pa tė drejtė, Shqipėrisė sė vogėl gjeografikisht, i cungoheshin arbitrarisht, njėra pas tjetrės disa treva tė trungut amė. A mund tė heshte frati i urtė, pėrballė kėsaj masakre, qė u bėhej ditėn pėr diell tokave shqiptare!? Normalisht, qė jo. I veshur me zhgun, me nismėn e vet, organizon menjėherė tre bajrakė, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe pėrmes tyre, i dorėzon Memorandumin e pėrgatitur nga ai vetė nė vitin 1918, komandantit francez nė Shkodėr (asokohe nė Shkodėr, kishin zyren e tyre konsullore 7 pėrfaqėsi tė huaja). Nė bashkėpunim me liberatorin e madh Luigj Gurakuqin dhe “Poetin Nacional” At Gjergj Fishta OFM, harton njė Peticion, tė nėnshkruar nga 200 pėrfaqėsues tė tre bajrakėve, drejtuar pėrkatėsisht Konferencės sė Paqes nė Paris, Ministrave tė Jashtėm tė ShBa-sė, Anglisė, Francės dhe Italisė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:30   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Nė pėrkrahje tė negociatave diplomatike, pėrfaqėsuesit e Grudės, Hotit e Triepshit nė Shkodėr, organizuan demostratėn te Ura e Maxharrit, duke brohoritur: “Hot e Grud kekan betue Pa gjak malet mos me i l’shue...” Frati ynė, kishte moq e dashamirė, duke bashkėpunuar ngushtė me At Marin Sirdanin, At Shtjefen Kryeziu Gjeēovin, Ēerēiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtėn, Imzot Vinēenc Prennushin, At Donat Kurtin, Dr. At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilė Mosin, Mehmet Shpendin, etj., nė Jug e Veri tė Shqipėrisė. Cicėroni i oratorisė nacionale nė ligjeratat fetare e nacionale “Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryqzuem n’Kryq per Fe e Atdhe” At Daniel Gjeēaj (1913-2002) Nė ligjeratat e tij tė famshme, tė mbajtura nė “Parisin e vogėl”, sikurse njihej nga intelektualėt asokohe qyteti kulturdashės Korēa, ndėr tė tjera At Anton Harapi u shpreh: “Jam fetar, por kam tager dhe detyr shoqnor”. E rėndėsishme pėr At Antonin, ishte fati i nacionit dhe i martirėve, tė cilėt pėr vemendjen qė i kushtonte rėndėsisė sė tyre, ishin pjesė e jetės sė tij. Populli i Shkodrės, kurrė s’do ta harrojė pėrshėndetjen e fundit tė titulluar: “Dy lotet e nji betimi”, si shembull i oratorisė klasike shqipe, nė pėrcjelljen e eshtrave tė martirėve nacionalė Mustafė Qullit dhe Ēerēiz Topullit, shtrėnguan duart nė shenjė betimi nacional: “Pėr nji Shqipni tė bashkueme e tė lidhun me idealin e herojve”. Ajo qė i jep konture tė plota portretit tė tij, ėshtė se ishte dhe mbeti si teolog, konferencier me mendim tė freskėt e cilėsi tė spikatur, ku nė mėnyrė tė dukshme shquhet nė drejtime parėsore fetare e nacionale. Gojėtaria e tij, ishte pėrherė e kjartė nė mendimet e shprehura, arsyetimin e lidhur mbi bazėn e njė logjike tė kristalizuar e tė ngjeshur mirė, ku ēfarėdo qė tė lexosh nga erudicioni solid, tė bie nė sy tema e kuptueshme dhe e pėrshtatshme e veprave qė shkroi dhe kumtesave historike qė ligjėroi para njerėzve me nivel pėrgatitjeje e dije tė ndryshme kulturore.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:31   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Frati stoik, vazhdimisht ishte i pritur pėr njė bashkėjetesė paqėsore, vėllazėrore nė katėr besimet fetare (bektashi, myslimanė, ortodoksė dhe katolikė), ashtu sikurse ka vlerėsuar me tė drejtė biografi i pasionuar At Daniel Gjeēaj, ku, nėnvizon: “Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryeqzuem n’Kryq pėr Fe e Atdhe”. Viti 1920, mbetėt pėr meshtarin e Shėn Franēeskut, kohė e ingranimit me lėvizjen atdhetare shqiptare, nė kushte e rrethana tė reja, falė enėrgjive tė pashtėrshme tė prelatit, mori njė shtytje dhe organizim tė ri. Mė 1921-1924, bėhet drejtues i grupit tė njohur atdhetar “Ora e Maleve”, sė bashku me poetin e njohur At Gjergj Fishtėn (1870-1940), demokratin liberator Luigj Gurakuqin, Dom Lazėr Shantojėn, duke qenė njėkohsisht themelues, drejtues e botues i aftė i fletores “Ora e Maleve”, qė rregullisht filloi tė nxirrte grupi nė fjalė. Pėr mė tepėr, liberatorit tė madh Luigj Gurakuqit, i pėrkushton veprėn e vet tė titulluar: “Andra e Pretashit”, ku shkruhet: “Luigj Gurakuqit- burrit vėrtetė burrė”. Mė 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para nė Shqipėri, ku, gjendet mes “opozitės” sė kohės pėrkrah Gurakuqit, Fishtės, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj. , qė ishin pararoja e kėsaj lėvizjeje, duke sjellė njė mendim tė epėrm e veprim mė tė pėrshpejtuar racional pėr nacionin shqiptar. At Anton Harapi, ka meritė pėr organizmin politik tė kristiandemokratėve shqiptarė (1920) dhe qė lidhen pastaj me pėrpjekjet mė fisnike tė njė partie tė re Demokristiane shqiptare, mė 1930, e cila shquhej me programin e saj bashkėkohorė pėr palcėn me tipare tė thella atdhetare e humanizmi, duke pėruar dhe reflektuar parime tė shėndosha tė burime kristiane, duke mos qendruar pas nacioneve civilizuese me tradita tė lashta politike, si italianėt e gjermanėt, nė pėrputhje me nevojat e kohės. Me logjikė mė tė zhvilluar, demokristianėt e parė shqiptarė nė ide e shpirt, mė 1946, ishin tė njėkohshėm me De Gasperi-n nė Itali dhe Audenhaurin nė Gjermani, ku, shqiptarėt kristiandemokratė, paraqiten si alternativa mė shpresėdhėnėse nė periudha tė ndezura antifashiste e antikomuniste tė nacionit tonė tė rrėnuar nga Lufta e Dytė Botėrore... Pas rrėzimit tė Qeverisė sė Nolit, pėr shkaqe, qė tashmė dihen mirė, sikurse shumė tė tjerė, frati demokrat arrestohet 3 herė dhe burgoset sė bashku me At Benardin Palaj e mė vėllezėr tė tjerė nė Krishtin tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, mbasi kishin pėrkrahur alternativėn e demokracisė liberale tė popullit, “Pėr njė Shqipni t’Lir e t’Perparueme”.
Mbasi lirohet nga burgu, me vendosmėri dhe klajtėsi ideore, vijon pa ndėrprerje misionin e shenjtė, duke predikuar doktriminėn e krishtėrė. Si i Derguari i Franēeskanėve tė Veriut, i kėrkon Qeverisė sė Tiranės haptazi: “Flamurin Kuq e Zi, Gjuhėn Nacionale, Lirin e Pavarsin e plot t’popullit”. Edhe pse kishte detyren e rėndėsishme tė Provincialit, nuk e shkėpuste pėr asnjė ast veprimtarinė adhuruese atdhetare. Mė 1933, ishte drejtues i Kolegjit Franēeskan (Rektor), drejtor i Liceut “Illyricum” dhe pedagog nė Shkollėn Normale Femrore tė Motrave Stigmatine nė qytetin e Shkodrės (Gjuhadol). Nė harkun kohor tė viteve 1930-1936, ėshtė drejtori i sė pėrkohshmes prestigjioze revistes sė mirėnjohur nė Ballkan “Hylli i Dritės” (Botuar pėr herė tė parė mė 1913), bashkėdrejtues i gazetės “Posta e Shqypnisė”, revistės fetaro - kulturore “Zani i Shna Ndout” etj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:31   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Me pendėn e fuqishme nė fushėn e letrave shqipe Frati, krahas pėrkushtimit fetar dhe vlerave tė ēmueshme sociale tė komunitetit, dallon me po atė madhėshti, nė filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikė dhe letėrsi artistike. Homelitė e kėndshme, qė mbajnė peshėn e fjalėve frymėzuese tė At Antonit, si vlerė autentike zbukurojnė letėrsinė e pasur fetare tė traditės gegė, ku, nė tėrėsi kulmoi erudicioni esencial plot elokuencė elegante e me njė diksion tė kjartė.
Nė mėnyrė tė rregullt, ndiqte rrymat e letėrsisė botėrore, lexonte nė origjinal autorėt e famshėm tė pedagogjisė moderne tė kohės, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe pėrherė pranė librave, mendonte se mendja e tij dhe e ēdo njeriu, nė pėrgjithėsi, duke lexuar bėn njė gjimnastikė tė mirė, sepse zgjeron dritaret e diturisė njerėzore, tė cilat pėrherė duhet tė jenė tė interesuara, pėr tė lejuar depėrtimin e njohurive tė reja bashkėkohore. Shpesh At Antoni porosiste: “Gjimnastika e mendjes, me ushtrimin e vullndeses, duhet tė shkojė krahas me penden, si krahet e shqipes, qi ket e naltojn n’ajer dhe e mbajn n’drejtpeshim”. Si pasojė e njė akumulimi tė dijeve dhe tė pėrvojės si pedagog, nė vitin 1925 boton veprėn e parė pedagogjike, e cila njiherazi mund tė cilėsohet, njė pėrshtatje tė leksioneve tė pedagogut A. Hergert, njė punim i mirėfilltė shkencorė, tė cilin e kishte pagėzuar me emrin: “Edukata ose mirėrritja e fėmijėve”. Synimi fisnik dhe final i tij, ishte qė brėnda lėvizjeve tė reja reformatore tė krijohen hapėsira pėr modernizimin e metodave mėsimdhėnėse, didaktika e shkollės sė re shqiptare, dhe nė veēanti kėtė rrymė tė kohės kėrkonte ta shpėrndante me pasion nė veēanti midis moshės sė re, duke i pajisur nė kėtė mėnyrė, me njė kujdes e maturi, me parimet progresiste tė shkollės sė traditės sė hershme demokratike e kulturore tė Evropės Perėndimore. Pėr ēudi, sot ende studiohen nė universitetet e vendlindjes autorėt e pedagogjisė sovjetike (pedagogė pedantė komunistė rusė) dhe jo pedagogėt e traditės shqiptare nė trojet etnike shqiptare. Siē pohojnė biografėt, meshtari shkrimtar e studiues i vėmendshėm, nuk harronte tė ishte i kujdeshėm, kur analizonte, se mė e rėndėsishme nė shpirtin e shqiptarit ėshtė bindja, si akti mė cilėsor dhe frytdhėnės, se sa dajaku e frika. Pikėrisht pėr kėtė edukatori At Anton Harapi, duke qenė mė pranė rinisė e kuptonte krejt mirė, se forca fizike e thyen shqiptarin, por nuk e lakon, porsi butėsia, si njė mirėsi e pėrhershme. Duke qenė drejtues pėr shumė vjet me radhė i disa revistave, me dorėn e vet nėnshkruan mbi 50 artikuj, editoriale, qė tė ndara nė disa tematika I pėrkasin disa lėmive shkencore. Ajo qė e lartėson mė shumė martirin At Anton Harapin, sipas mendimit tim, ėshtė elokuenca nė gojėtari dhe filozofi, aftėsi tė cilėn, nė mėnyrė tė merituar e shfaqi nė qytetin e Korēės, ku, spikati dukshėm para intelektualėve. Me anė tė 6 ligjeratave tė mprehta tė kohės, analizoi tė gjitha dukuritė e kohės, qė e shqetėsojnė shqiptarin. Sot pėr fat tė mirė, dhe falė vullnesės sė Zotit, ata gjenden tė ruajtura nė veprėn “Vlerė Shpirtnore”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:32   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Duhet vėnė nė dukje, se shtysė pėr autorin e kėsaj nisme tė guximshme, ishte ēasti i njė krize shpirtėrore nė Shqipėri, dukuri kjo me rrjedhime negative dhe shkatėrrimtare. Aty autori referues, analizoi me hollėsi shkaqet e kėsaj krize, duke bėrė gradualisht njohjen me etilogjinė dhe terapinė e kėsaj sindrome kanceroze, ku, si epidemi e rrezikshme kishte nderhyrė ideologjia shterpe dhe vdekje prurėse e marksizmit (Marx-it) edhe nė vendin tonė, shenjat e sė cilės i importoi nė Shqipėri Ali Kelmendi me kompani nė vitin 1936... Tashmė ndėrgjegja shqiptare ishte paralajmėruar nga frati At Anton Harapi, qė ndiqte me kujdes vėrshimet marramendėse tė reve tė zeza komuniste, qė mbillnin obskurantizėm, gjak, dhunė dhe ateizėm tė shfrenuar. Me deklaratėn e tij franēeskani shkodran, zbuloi se: “Por u pa n’Rusi, se si parimi i komunizmit, nė vend qė tė zhdukte tė zezat, u ba burim mjerimi”.
Duke nuhatur dhe studiuar me kujdes rrezikun e shtrirjes sė kėsaj epidemie asfikėsuese nė Shqipėri, shpejt e kuptoi se Ballkani, i lodhur nga luftrat do tė pushtohet, mbasi po vėzhgonte lajmet, qė vinin me shpejtėsi nga Evropa Perėndimore, si alarme tė kobshme, se ēfarė po ndodhte nė stepat e Siberisė Lindore nė Rusi, ku, miliona rusė tė pafajshėm, atdhetarė, filozofė e kundėrshtarė tė regjimit tė sovjetėve po rezistonin si antikomunistė, klerikė tė besimeve tė ndryshėm, po pėrsekutoheshin pa mėshirė nga gijotina e armėve tė vdekjes, qė ishte ateizmi dhe diktatura e proletariatit me hekur dhe litar... At Antoni, kėrkonte tė ndėrtonte godinėn e re tė mendimit mė pėrparimtar nacional shqiptar. “Njė frat i thjeshtė, renditet pėrkrah mendimtarėve tė mėdhenj nacionesh tė tjera”, vlerėsin studiuesi e kritiku bashkėkohor Dr. Aurel Plasari. Frati ynė kishte shumė pasion letėrsinė e traditės dhe atė bashkėkohore tė shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj. Ai shkruante nė prozė tė ėmbėl nė gjuhėn e bukur dhe tingėlluese gegė, me njė stil tė kėndshėm, tė latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve qė parashtronte. Kushdo sot kundron me kėnaqėsi thjeshtėsinė e tė shkruarit. Vepra e dytė “Andra e Pretashit”, si roman u botua pjesė - pjesė prej vitit 1933 - 1942, nė revistėn e njohur kulturore “Hylli i Dritės”, ne nėntituj: “Urti e Burrni nder banorėt e Cemit” dhe “Valė mbi valė”. Ajo u dėrgua pėr botim nė mėrgim, sė bashku me veprat e tjera tė letėrsisė sė kohės, pranė Insitutit tė Studimeve Shqiptare, nė Shtėpinė Botuese “Valecchi” tė Firencės (Itali), por shkaku i Luftės sė Dytė Botėrore, bėri qė kjo nismė qėllimmirė tė mbetet e paplotėsuar. Disa vjet mė vonė, nė vitin 1959, veprat nė fjalė u botuan nė Romė, nė saj tė kujdesit tė drejtpėrdrejtė tė albanologut tė shquar Prof. At Zef Valentinit dhe nga prozatori i famshėm shkrimtari i shquar i traditės ish-Ministri i Kulturės Prof. Ernest Koliqi dhe franēeskani i pėrkushtuar kulturės shqiptare At Daniel Gjeēaj ofm.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:32   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Shqipėria dhe 72.000 izraelitėt qė u mbrojtėn nga merita e At Anton Harapit Shpesh servilėt tė ashtėquajtur as profesorė dhe as doktorė tė regjimit tė polpotit tė Shqipėrisė, i kanė ofruar dhe vėrbuar sytė brezave tė tėrė shqiptarėsh, me njė foto, ku, shquhet njė takim i At Antonit me gjeneralin gjerman Fitsum, si ndėr “trathtitė” mė tė mėdha qė paska bėrė Kleri Katolik dhe prelati i lartė franēeskan dhe prandaj tė gjithė duhet tė pėrshkohen nė litar dhe tė kalben nėpėr burgje. Gjatė seancave tė gjyqit, pas shumė dekadave, duke biseduar me njerėz, qė e kanė njohur nga afėr Pader Anton Harapin ofm dėshmojnė sot, se njė pjesė e “prof. dr.”, pėrveē se pėrvetėsuan shumė dorėshkrime origjinale tė klerikėve katolikė franēeskanė nė kohėn e kataklizmave tė tyre (morėn gradat e pamerituara shkencėrisht nga “veladonėt e zi” siē i quanin ata), filluan nė ish-kinema “Rozafat” tė lėshonin britma pėr gjak dhe litar, me thirrje histerike: “Tė gjithė nė litar!”, “Plumbin ballit!”, “Hakmarrje-Hakmarrje!”. Sot kėta tė “rinj” militantė komunistė, qė kanė kryesuar edhe tė ashtėquajturin “revolucioni kulturor kinez” nė Shqipėri, shtypin komunist, si: “Ze(h)ri i popullit”, “Bashkimi”, “Puna”, “Drita”, “Hosteni” etj., dhe si kryetar komisionesh pėr sekuestrimin dhe “luftėn kunder fesė dhe zakoneve prapanike”, janė nė pension dhe gėzojnė tė gjitha tė drejtat dhe privilegjet, si shėrbestorė besnik tė regjimit, qė i lindi dhe i rriti pėr vete... Asnjėherė, sikurse vė nė dukje publicisti z. Mėrgim Korēa, pseudoshkenca komuniste dje dhe sot, nuk flet dhe shkruan se ēfarė i ka thėnė gjeneralit gjerman At Anton Harapi, ku ai i kujtoi ushtarakut tė lartė pushtues se: “Marrėveshja me Reichun, ishte qė trupat gjermane do tė kishin territorin shqiptar vetėm si urė kalimi pėr nė Greqi, pa i cėnuar dhe pa ndėrhyrė nė ēėshtjet e brendshme shqiptare!”. Ėshtė e drejtė tė mendohet, se vetėm Shqipėria (72.000 ēifytė) dhe Danimarka, janė dy shtet nė botė, qė nuk kanė dorėzuar asnjė ēifut (izraelit) nė duart e shumė kėrkuesve gjermanė. Pse heshtet pėr ketė aspekt tė rėndėsishėm dhe si njė meritė e Kėshillit tė Lartė tė Regjencės Shqiptare, ku, njė meritė ka edhe antari i saj At Anton Harapi!? Po jetė shqiptarėsh nuk janė shpėtuar nė kėtė rast!? Sigurisht qė shumė dhe historia herėt ose vonė do ta ndriēojė kėtė aspekt tė rėndėsishėm edhe tė fratit nacionalist. Komunistėt gjithnjė dhe pėrherė, sipas profesionit tė tyre leninist “shpif shpif se diēka do tė mbijė”, pėrhapėn njė propagandė tė shfrenuar vetėm nė klishenė zi, pėr tė justifikuar dashurinė, qė ata kanė pėr simotrėn e saj Jugosllavinė komuniste asokohe, e cila porosiste polpotin e kuq tė Tiranės, se “nėse doni qė tė qeverisni gjithnjė, pa asnjė ferrė nė kėmbė, duhet tė zhdukni me rrėnjė ēerdhen e saj, klerin katolik dhe besimtarėt e saj besnik nė Shkodėr e gjetkė”. At Anton Harapi, shprehet hapur, pse e pranoi detyrėn e regjentit: “E pranova detyrėn se nuk mujshem m’e pamun Shqypninė tė pushtueme prej anarkijet...nuk dojshem tė krijohej nji Babiloni shqyptare me luftė vllavrase qi zhgatrronte katundet, tė humbej bagtija e tė zhgatrroheshin familjet...ndjeva mėshirė, si pėr popull e gjithashtu edhe pėr Shqypni...Si mund tė preferojshem m’e pshtue jetėn t’eme pėr ēashtjen e perbashket? Le tė ndodhė ajo qi ka me ndodh, thashė, me vedi, rrnoftė populli edhe pa mue, rrnoftė Shqypnia!...E fillueme me nji poezi e po e perfundojmė me nji tragjedi me iu dhimbtė kujdo...e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninė edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmė fajtorėt tė mos bajnė ma dame...Nuk duhet tė ekzistojnė filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veē shqyptarė...”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:33   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Pra, mbi tė gjitha frati i paharruar, kėrkonte tė shpėtonte Shqipėrinė dhe nė tokėn tonė tė mos kishte tė huaj, sikurse qė shihet edhe nė tekst qė historiografia komuniste dhe paskomuniste ka nxjerrė nė tregun e rrėmujės politike, ekonomike e gjithēkaje tjetėr, qė ēdo ditė po ndodh pėr fat tė keq nė shtetin tonė amė...
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:33   #12
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

At Anton Harapi - martir i shqiptarizmės tė kulluar “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do tė vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet” At Anton Harapi Martirizimin e klerikut tė nderuar, veēse Shekspiri i madh do tė gjente forcė pėr ta pėrshkruar nė mėnyrė mė dramatike, si njė tabllo e vėrtetė e njė historie tė trishtuar, tė shkaktuar nga komunistėt, tė cilėt, nuk deshtėn fjalėn e lirė tė klerikėve katolikė. Nė njė ēast tė caktuar tė historisė, pėr ridimendionimin e lirisė dhe tė drejtave tė njeriut nė tėrėsi, buri i shquar amerikan George Washington, u shpreh haptas para bashkėkombasve tė vet: “Njė komb, duhet tė jetė i virtytshėm, po tė dojė tė jetė i lirė”. Por koj fjalė “liri”, aq e shtypur dhe e nėpėrkėmbur nė Shqipėri, gjatė monizmit kishte njohur veēse barbari. Kėsisoj, frati atdhetar e largpamės, analizonte ngjarjet e historisė sonė: “Vllavrasja, asht rrėnimi ynė fizik, moral, ekonomik dhe politik...Tė dhunoj shqiptari- shqiptarin nuk asht zakon...”. E ashtėquajtuna lufta “NĒ” e internacionalistėve partizanė, nė vend qė tė bėnte ēlirimin e vendit, u kthye nė njė luftė tė kobshme vllavrasėse, ku skenaristėt e tragjedisė ishin projektuesi e drejtuesi i drejtpėrdrejtė Enver Hoxha me klikėn e tij sadiste. Mirėpo martiri ynė, shtronte kushtrimin, qė ēdo shqiptar i ēdo krahine, besimi ose shkalle civilizimi, t’i thėrrasin arsyes, tė mos humbasim si komb e shtet, por tė ndiejmė me zemėr, se jemi vėllezėr tė njė gjaku e gjuhe, miq, dashamirės, shokė. Ne duhet tė na bashkojė njė shpirt i vetėm, shpirti shqiptar: njė vend, njė zakon, njė interes dhe njė flamur.
Gjuetinė mė tė madhe kryefashisti i kuq Enver Hoxha e filloi me meshtarėt katolikė e intelektualė. Albanologu i mirėnjohur italian Prof. At Zef Valentini shkruan: “Duke kenė tė kulturuem me arsim, shumė tė ngritun, katolikėt shqiptarė gjithmonė u patėn ngjallė zili disave... Vranėsi antikatolik Hoxha e pranonte kėtė, duke i ba nder katolicizmit, por katolicizmi dhe nė veēanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe pėr triumfin e komunizmit”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:34   #13
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Epilogu Historia e vrasjes sė At Anton Harapit ėshtė sa e dhimbshme, aq edhe e lavdishme. Fratin e Shėn Franēeskut deri nė flijim, e kėshillojnė qė tė ikė nga Shqipėria, sikurse bėnė shumė njerėz kundėrshtarė tė rregjimit tė diktatorit stalinist Enver Hoxha, qė dhunshėm dhe me mashtrime erdhi nė pushtet. Fakti ėshtė se Frati kėtė kėshillė e hodhi poshtė prerazi, duke thėnė me krenari: “Kam punue pėr Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpėrblim, por as denimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinė fort mir se kurr nuk i trathtova. Me ta vuajta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do des. Eshtent e mi, n’token e t’parve t’jen testamendi em”. Nė muajt e fundit tė jetės sė tij, ai u strehua nė fshatin Kir (Dukagjin-Malėsia e Madhe e Mbishkodrės, shėnimi im K.K.), mė parė, duke u shoqėruar nga martiri i kombit Lef Nosi dhe pastaj nė katundin Plan, nėpėr malet e ashpra tė Veriut, nė mes tė tė cilave kishte punuar gjatė viteve kur ishte meshtar nė famulli. Kėshtu i ndjekur nga kriminelet e kuq tė veshur me ngjyrėn e barit dhe njė yll nė ballė, frati ynė At Antoni, u strehua nėpėr shpellat e maleve, pėr njė kohė tė gjatė, duke qendruar me uratė nė duar dhe me njė bllok shėnime ditar... Befasisht u zbulua...nė njė shtėpi nga pretenza e dhėmbėve... (Pėr kėtė histori do tė shkruaj nė ta ardhmen, shėnimi im K.K). Ai i gjykua dhe u dėnua nga Gjyqi Ushtarak nė Tiranė, ku kryesonte procesin gjyqėsor kryetari i saj Koli Xoxe dhe si Prokuror Gjeneral ishte Bedri Spahiu (tė cilėt, e pėsojnė nga bisha komuniste, qė hante kėlyshėt e vet)... Kjo u realizua nė mėnyrė tė pėrpiktė, me porosi tė drejtpėrdrejtė tė kryexhelatit antishqiptar Hoxha, qė ēdo ditė jetonte mes ekstanzave dhe sadizmit perves dhe kishte vėnė shuma tė mėdha pėr ta kapur tė gjallė ose tė vrarė pa dalur jashtė Shqipnisė... Pretenca e gjyqit ishte kulmi i njė poshtėrsie dhe fabrikimi tė pashoq, tė njė sistemi qė i lindi. Por ēudia nuk soset me kaq. Dosja e fratit tė urtė, ėshtė e mbushur fill e mbarim me akuza shpifėse, trillimi i sė cilės ishte pėrgatitur me kohė nga kuzhina ndėrkombėtare jugosllave e shqiptare, qė asnjėherė nuk deshtėn nacionin dhe fytyrat e ndritshme tė nacionalizmit shqiptar. Ishte mėngjez i vranėt. Binte shi. Nė orėt e para tė datės 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia e burgut tė vogėl, frati fisnik, qė me duart e bashkuara nė parzėm, me krye tė varur dhe sytė gjysmė tė mbyllura nga torturat e rėnda , ndaj tė cilit me intensitet tė lartė ishin ushtruar pa ndėrprerje nga gardianėt xhelatė, qėndronte me stoicizėm, si sfidė, duke thėnė Lutjet e fundit, kur e ēuan nė periferi tė Tiranės pėr ta ekzekutuar... Frati i pėrvujtė, por krenar hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herė-herė kindet, pėr tė mos u stėrpikur nga balta qė e rrethonte. Njė prej ekzekutorėve barbarė i tha: “Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue. Nė ēast reagoi nga drita shpirti i tij shėmbullor: “Atje tek shkoj biri im, dua tė shkoj i panjollė, siē jam kenė tanė jetėn”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:35   #14
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

I bekoi vrasėsit e tij, i fali pėr aktin qė do tė kryenin nėn shembullin e Jezu Krishtit. Kėtė dėshmi feje tė dėshmitarėve martirė, ku asnjė nuk e mohoi fenė, e pasuruan librin e “Martirologjisė Romane”, duke i shtuar njė faqe tė shkėlqyer fesė sė Kishės sė Shenjtė Katolike nė Shqipni. Ky Dishepull i pėrvujtun i Shėn Franēeskut, qė i ka tė tretuna eshtnat e tij, nėpėr zallishtet e Tirones, i fliste shqiptarėve me kėtė vepėr tė martirizimit pėr “Fe e Atdhe”: “Po tė mos i zeni besė fjalve t’mia, ja tek keni vepren teme pėr peng sigurie”. Marrė nga libri nė dorėshkrim i autorit.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.