Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-01-08, 12:37   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rihapen polemikat mbi varrin e Krishtit

Rihapen polemikat mbi varrin e Krishtit




Kur gjatė vitit tė shkuar, 'Discovery Channel' transmetoi njė dokumentar, ku flitej pėr mundėsinė qė disa arkeologė kishin zbuluar jo pak, por varrin familjar ku preheshin eshtrat e tė afėrmve tė Krishtit, nė disa kodra pranė Jerusalemit, tė krishterėt u ndjenė nė njė njėfarė mėnyre tė cenuar dhe u pėrfshinė nė njė debat tė nxehtė. Nė fund tė fundit, njė hamendėsim i tillė trondiste vetė themelet e besimit tė krishterė - nga ajo qė kanė mėsuar prej shkrimeve tė shenjta, Jezusi, pas kryqėzimit, u ngjit nė parajsė fizikisht."Varri i Humbur i Jezusit", realizuar nga regjisori hollywoodian, James Cameron, dhe nga gazetari hulumtues, Simcha Jacobovici, u transmetua vetėm njė herė nė "Discovery Channel". Rrjeti televiziv britanik "Channel 4" e anuloi planin pėr tė transmetuar dokumentarin provokues, i cili riekzaminon njė zbulim arkeologjik qė i pėrket vitit 1980. Nė atė kohė u zbulua njė dhomė e nėndheshme, e cila, sipas disa studiuesve pak konvencionalė, mbante varret e Jozefit, Marisė, Jezusit, birit tė Jozefit, Marianės (pėr realizuesit e dokumentarit Maria Magdalena) dhe tė Judės, birit tė Jezusit. Pėr shkak tė konkluzionit shpėrthyes dhe investigimit gazetaresk, tė bėrė duke u mbėshtetur nė hamendėsime shpesh tė guximshme, nuk ėshtė aspak pėr t‘u habitur qė u vu menjėherė nė qendėr tė shigjetimeve tė njė serie akademikėsh dhe tė tė gjithė klerit kristian.

Gjithsesi, edhe pse tashmė dallgėt e ngritura nga filmi dokumentar janė venitur thuajse tėrėsisht pėr publikun e gjerė, vazhdojnė tė ruajnė njė farė force mes qarqeve tė arkeologėve dhe ekspertėve tė Biblės. Profesor James Charlesworth, njė ekspert i Testamentit tė Ri nga Seminari Teologjik i Prinstonit, ėshtė ngacmuar aq fort nga hamendėsimet qė bėhen nė dokumentar, sa javės sė shkuar ka organizuar njė konferencė nė Jerusalem, ku ftoi 50 arkeologė, statisticenė dhe ekspertė gjenetike, qeramike dhe gjuhėsh tė lashta, pėr tė shqyrtuar provat nėse vėrtet jemi pėrpara zbulimit tė varrit tė Krishtit dhe familjarėve tė tij.

Puna e tyre ėshtė ndėrlikuar ndjeshėm prej faktit qė, prej ēastit tė hapjes sė varrit, nė vitin 1980, eshtrat e disa prej varreve mungojnė, tė humbura nė mishmashin e burokracisė izraelite. Mungojnė gjithashtu edhe skemat e vendosjes sė varreve, tė vizatuara nga gėrmuesit qė hynė tė parėt nė varr, si edhe vendndodhja fillestare e sarkofagėve. Njohja e pozicionimit tė secilit varr do tė krijonte mundėsinė e pėrcaktimit tė lidhjes me njėri-tjetrin, pėr shembull, logjikisht varret e Jezusit dhe Maria Magdalenės, pėr tė cilėn shumė spekulojnė se ka qenė bashkėshortja e tij, duhet tė gjendeshin pranė njėri-tjetrit.

Pas tri ditė debatesh tė ashpra, siē mund tė merrej me mend, pozicionimet e ekspertėve qenė shumė tė ndryshme. Opinionet nė njė panel tė pėrbėrė nga pesė ekspertė luhateshin nga "krejt e pamundur" nė "shumė e mundshme".

Vetė organizatori i konferencės, James Charlesworth, deklaroi pėr revistėn amerikane "Time": "Kam rezerva, por nuk mund ta hedh tėrėsisht mundėsinė qė ky varr t‘u pėrkasė tė afėrmve tė Krishtit". Po t‘u referohemi provave, vazhdon Charlesworth, "na duhet tė themi se varri i pėrket njė familjeje nga epoka nė tė cilėn ka jetuar Jezusi. Dimė gjithashtu se emrat e varreve janė pėrkthyer me saktėsi, pėr shembull, ‘Jezusi, bir i Jozefit‘". Gjithsesi, profesori ka edhe dyshimet e veta mbi kėtė pikė, "Emri mbi varrin e Jezusit thjesht ėshtė gdhendur pa kujdes mbi pllakė nė formėn e mbishkrimit. Nuk ka asnjė lloj zbukurimi apo ornamenti. Epo normalisht duhet tė kishte. Pas sė gjithash, ndjekėsit e tij mendonin se ishte biri i Zotit".

Nė konferencė u zbuluan edhe gjėra tė reja. E veja e Jozef Gatit, shefit tė grupit tė arkeologėve qė drejtoi gėrmimet nė vitin 1980, i ndezi mė shumė gjakrat e tė pranishmėve, duke thėnė: "Im shoq nuk kishte asnjė dyshim se ai ishte varri i Jezusit, por duke qenė se ai vetė ishte njė i mbijetuar nga Holokausti, i druhej shpėrthimit tė ndonjė dallge antisemite dhe zgjodhi se ishte mė e drejtė mos ta thoshte publikisht atė qė mendonte".

Varri u zbulua sė pari nga disa punonjės ndėrtimi, tė cilėt gėrmonin pėr tė hapur themelet e njė pallati nė kodrat Talpiot, njė lagje moderne nė Jerusalem. Gat dhe dy arkeologė tė tjerė udhėhoqėn gėrmimet dhe qenė tė parėt qė hynė nė varr, i cili ishte bėrė pre e vjedhjeve dhe vandalizmave shekuj pėrpara. Vetė varret, pėrfshi edhe atė ku shkruhej, "Jezusi, biri i Jozefit", u transportuan nė njė depo antikash, ku mbetėn tė harruara deri nė vitin 1966, kur njė ekip xhirimi i BBC-sė vendosi t‘i pastronte nga pluhuri. Jacobovici e shtyu historinė edhe mė tej, duke u bazuar nė statistikė - tė vėna mė pas fort nė dyshim nga ekspertėt - sipas tė cilave, megjithėse emri Jezus dhe tė tjerėt qenė shumė tė pėrdorshėm mes hebrenjve tė thjeshtė nė epokėn e Tempullit tė Dytė, shanset qė tė mund tė gjendeshin nė tė njėjtėn dhomė mortore, e t‘i pėrkisnin sė njėjtės familje, qenė vėrtetė shumė tė pakta.

Debati mbi atė qė hamendėsohet se ėshtė varri ku prehen eshtrat e Jezusit, me shumė gjasa do tė zgjatet nėpėr vite. Ndėrkaq, konferenca konkludoi unanimisht se varri, tashmė nėn njė shtresė betoni nė bahēen e njė pallati banimi, duhet hapur dhe duhet ekzaminuar me shumė kujdes. "Ndihem i shpėrblyer", u tha Jacobovici gazetarėve tė "Time". "Debati u zhvendos nga, ‘nuk ka si tė jetė varri i familjes sė Krishtit‘, nė, ‘edhe mund tė jetė‘".

Charlesworth, i cili ėshtė njėherėsh edhe klerik, tha se mundėsia e zbulimit tė varrit tė Krishtit do tė ngjallte reagime tė ndryshme nė radhėt e tė krishterėve. Mė tė shumtėt, sipas tij, do ta shohin si fakt pozitiv. Besimi i shumė tė krishterėve do tė shtohet edhe mė tej, falė dijenisė sė plotė se ka ekzistuar vėrtet Krishti, biri i Jozefit dhe i Marisė. "Nuk besoj se do tė cenojė besimin mbi ringjalljen. Jezusi u ringjall shpirtėrisht dhe jo fizikisht". Ai shton: "Krishterimi ėshtė njė religjion i fortė, i bazuar te besimi e te pėrvoja dhe nuk besoj se ndonjė lloj zbulimi arkeologjik mund ta lėkundė sadopak". /shqip/


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.