Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-12-08, 00:43   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

Isak Ahmeti

1. Tradita kishtare iliro-shqiptare nė Kosovė

Tė shkruash pėr historikun e Kishės katolike shqiptare nė Kosovė, pėrkatėsisht nė Dardani[1], domethėnė tė shtetgtosh dhe tė hulumtosh nėpėr shekuj pjesėn mė tė ndritshme, pjesėn mė tė stuhishme tė jetės sonė kishtare dhe kombėtare njėkohėsisht. Kėtė po e theksoj qė nė fillim pėr arsye se Kisha katolike shqiptare nė Kosovė, si institucion i organizuar ndėr tė parėt nė Evropė, gjatė shekujve ka ndikuar, kur e kur edhe nė mėnyrė vendimtare, qė ta ruajmė identitetin tonė fetar, kulturor dhe kombėtar.

Le tė pėrkujtojmė se nga gjiri i kėsaj Kishe kanė dalė edhe klerikė e prelatė tė merituar kishtarė, shkrimtarėdhe veprimtarė tė mėdhenjė qė kanė luftura duke rrezikuar edhe jetėn pėr t`u ēliruar nga zgjedha e huaj (P. Budi, P. Bogdani, T. Raspasori, G. Krasniqi, Sh. Gjeēovi, etj.), dhe pėr tė ruajur identitetin fetar, kulturor dhe kombėtar. Vetė Hasi, Pjetėr Budi, Andre, Llukė e Pjetėr Bogdani, Gjon Nikollė Kazazi, Shtjefėn Gjeēovi, Dom Ndue Bytyēi, Dr. Don Gaspėr Gjini dhe shumė tė Tjerė, qė do t`i marrim nė shqyrtim nė njė kapitull tė veēantė, tregon se ata, si do tė shprehej edhe E. Ēabej[2], pėrfaqėsojnė njė lulėzim tė shėnueshėm tė shkrimit e tė literaturės sė Atdheut, pra edhe tė Kosovės.

Fakti qė kėta nuk janė njė a dy, po pėrbėjnė njė varg burrash tė pendės, na dėshmon se kėtu, pra edhe nė Kosovė, edhe nė Shqipėri, nuk kemi tė bėjmė me njė dukuri kulturore sporadike, por kemi tė bėjmė me njė lėvizje mentore. Pėr kėta njerėz, siē ėshtė shprehur edhe albanologu mė i madh i ditėve tona, Eqrem Ēabej[3], e pėr kohėn nė tė cilėn jetuan, atdhe gjuhė e besim ishin njė trinom i pandarė dhe ata luftuan duke rrezikuar edhe jetėn, pėr ruajtjen e kėtyre vlerave[4].

Ėshtė i madhė numri i atyre klerikėve dhe prelatėve kishtarė tė Kishės katolike shqiptare tė Kosovės qė nuk kanė kursyer as jetėn pėr t`i shėrbyer Kishės shqiptare, pėr t`i shėrbyer Kombit dhe kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi. Klerikė dhe prelatė tė Kosovės jo vetėm qė pėrhapėn fjalėn e Krishtit nė shqipet, por kur e kur ata, si don Gjon Bisaku, Don shtjefėn Kurti, dhe Don Luigj Gashi e ngritėn e tyre tė fuqishėm, pėr tė drejtat e shqiptarėve, deri te Liga e Kombeve nė Gjenevė (5 maj 1930). E kontributi i Atė Lorenc Mazrekut, Don Anton Zogajt, Atė Pal Dodajt, Atė Klement Mirajt, Atė Bonaventurė Gjeēajt, Dom Mikel Tarabulluzi, Atė Luigj Palajt, dhe shumė e shumė tė tjerėve?

Nga gjiri i kėsaj Kishe ka dalė, gjithėashtu, edhe figura e ndritur shqiptare e shekullit (XX), Nėna Tereze, bartėse e shumė mirenjohjeve dhe dekoratave, ēmimit Nobel pėr Paqe dhe tani sė fundi edhe beatifikimi i saj.

Kam theksuar edhe mė parė se Dr. Dom Gaspėr Gjini[5], ka shkruar veprėn monumentale Ipeshkvia Shkup-Prizren gjatė shekujve[6]. Nė kėtė studim monografik, qė dalon prej tjerėve nga mbarėshtrimi dhe trajtimi shkencor i problemeve si dhe nga sintetizimi i tė dhėnave historike-arkivore-shkencore, ai ka paraqitur historinė e dioqezės sė Shkup-Prizrenit qė kapė njė periudhė prej mbi 16 shekujve. Ndonėse ky ėshtė studimi i parė qė ka njė vlerė monumentale, pėr Kishėn e Dradanisė, pėrkatėsisht tė Kosovės nė veēanti dhe pėr historinė kombėtare nė pėrgjithėsi, aty nuk e kemi tė trajtuar edhe historinė e Kishės katolike shqiptare tė Kosovės tė periudhės sė re dhe mė tė re, veēmas atė tė pas Koncilit tė dytė tė Vatikanit qė ėshtė poashtu e njė rėndėsie tė veēantė.

Sepse edhe periudha e re dhe mė e re e jetės sė kėsaj Kishe ėshtė e mbushur plot me akte heroike e sublime tė martirėve tė Kishės, tė Kombit, e tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi. Dhe mu pėr kėtė arsye mund tė konstatojmė me plotė tė drejtė se istoria e Kosovės dhe jo vetėm e Kosovės, por edhe e popullit shqiptar nė pėrgjithėsi, mund tė studiohet dhe tė shkruhet nė mėnyrė objektive dhe parimore vetėm ne kontekst tė Katolicizmit qė, siē thotė edhe shėn Pali, ai vetė predikoi Ungjillin qė nga Jeruzalemi dhe rrotull deri n`Iliri[7]. Dhe nė nahi tė Dardanisė, pėrkatėsisht nė Arkidioqesėn e Prizrenit fenė e Jezu Krishtit e ka pėrhapur vetė Shėn Matheu apostull[8]. Kėtė e ka pohuar edhe vetė Farlati nė veprėne tij tė njohur “Illyricum sacrum”. Aty ai shkruan se Shėn Matheu apostull e ka pėrhapur nė Cardani, pėrkatėsisht nė Kosovė, fenė e Jezu Krishtit[9].


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-12-08, 00:44   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

Qė atėherė, prandaj, fillon nė njė mėnyrė edhe istoria e Kishės katolike shqiptare edhe nė Kosovė. Kėto tė dhėna, por edhe shumė tė tjera qė dihen[10], na japin tė drejtė jo vetėm mendojmė, por edhe tė konstatojmė se Krishterimi nė Dradani, pra Kosovėn e sotme (qė ėshtė teritor qendrorė i Dardanisė sė dikurshme[11], ėshtė pėrhapur qė nė shekullin e parė, pas Krishtit.

Mirėpo jeta e kėsaj Kishe nė shekujt e parė, por edhe mė vonė, ishte shumė e vėshtirė dhe me plotė rreziqe. Sepse ajo ishte e ndjekur, e salvuar. Per kėtė ka shkruar nė mėnyrė rrėnqethėse edhe Shėn Jeronimi, shkrimtar i shkėlqyeshėm me origjinė shqiptare[12]. Nė Epistolae (Letrat), ai shkruan, pos tė tjerash, edhe kėtė: “Mė rrėnqethėt stati kurė mendoj tė tregoj pėr shkatėrrimet nė kohėn tonė… Sa gra fisnike, sa virgjėra kushtuar Zotit, sa njerėz tė lirė dhe finikė u dhunuan nė kėto lufta! U morėn robėr ipeshkvinj, u vranė presbyter dhe rrėmbyes tė tjerė tė ndryshėm tė kishės. U shkatėrruan kishat. Pranė lterėve tė Krishtit u vendosėn si nė grazhd kuajt. Kockat e martirėve u nxorėn nga varret. Kudo zi, kudo ofshe dhe hija e madhe e vdekjes…”[13].

Ndonėse bėnė jetė tė vėshtirė, jetė martire, Kisha katolike shqiptare nė Kosovė ishte e themeluar, e rregulluar dhe e organizuar mirė, madje mjaft mirė[14]. Nė kontekst me kėtė duhet tė pėrmendim edhe vitin 325, kur Konstatini i Madh, i nxitur nga vetė Papa Liberi, thirri Konēilin e Nicesė, ku morėn pjesė, pėrveē delegatėve tė Papės sė Romės, edhe pėrfaqėsuesit e Kishės sė Dardanisė (Kosovės). Dhe nė mesin e nėnshkrimeve tė delegatėve tė Papės, ghasim edhe nėnshkrimin e ipshkvit tė Dardanisė “Dacus Dardaniae”[15]. Vetė fakti se nė Koncilin e Nicesė Dak Dardani merr pjesė si metropolit i tėrė provincės, bashkė me sufraganė, si dhe mėnyra e nėnshkrimit tė tij nė krahasim me metropolitėt e tjerė[16], dėshmon se territori kishtar dhe bashk me kėtė edhe kierarkia kishtare e Dradanisė, ka qenė themeluar edhe e rregulluar mė herėt sikur edhe nė viset tjera. Kėshtu ka dėshmuar, me njė varg argumentesh tė pamohueshėm, edhe studiuesi i rralė, Dr. Dom Gaspėr Gjini[17].

Me kohė nė Dardani ėshtė rritur edhe numri i dioqezave. Pėr kėtė dėshmon njė numėr i madhė i dokumenteve kishtare[18]. Dhe kjo tregon se jeta fetare nė Dardani (Kosovė) po gufante. Mirėpo mbi rregullimin e mbrendshėm tė Kishės dardane janė ruajtur shumė pak lajme nga shek. V. Nė kontekst me kėtė vlen tė pėrmendim edhe letėrkėmbimet midis ipeshkvijve tė Dradanisė dhe Papės tė Romės. Kėshtu, pėr shembull, Papa Gelaziu, mė 493, i drejton njė letėr tė posaēme njė ipeshkvi tė Dardanisė, me ē`rast e inkujaron qė tė qėndrojė edhe mė tej nė fenė e vėrtetė[19]. Ndėrkaq mė 494 ipeshkvinjt e Dardanisė i patėn drejtuar njė letėr Papės, Gelaziu, duke i premtuar se do tė qėndrojnė konsekuentė nė fenė e vėrtetė tė Jezu Krishtit[20]. Edhe Papa, Simah, pėrmes le trave tė veta, qė kanė gjithėashtu karakter institucional, inkurajonte, pos tjerėve, edhe prelatėt kishtarė dhe mbarė klerin e Dardanisė pėr tė qėndruar besnikė ndaj Kishės sė Romės[21].

Nga kėto letėrkėmbime midis Papės dhe ipeshkvinjve tė Dardanisė, letėrkėmbime kėto qė kanė karakter baritor-institucional e kishtar, mėsojmė se Kisha e Dardanisė (Kosovės) ishte mirė e organizuar dhe se ajo qėndronte konsekuente dhe besnike, n`ato kohė herezishė tė shumta, ndaj Kishės sė Romės.

Historia e Kishės katolike shqiptare nė Kosovė mund tė vėshtrohet, tė studiohet vetėm nė kontekst me ipshkvin e Scupit tė lashtė, tė Justinianės sė Parė (Justiana prima). Por vetėm edhe nė kontekst me ipeshkvinė e Shkup-Prizrenit, pėrkatėsisht tė Prizrenit. Nė kuadėr tė kėtyre dy dioqezave qė ndonjėherė kishin pėrjetuar bashkimin personal ose kur e kur, pėr shkak tė rrethanave politike, ishin “shuar” ose ishin ripėrtėrirė, kishte qenė e organizuar jeta kishtare nė kėto hapėsira. Dhe kontinuiteti kishtaro-administrativ i tyre nuk mund tė kontestohet[22], ndonėse pas tėrmetit katastrofal tė vitit 518 nė dokumentat kishtare nuk hasim nė lajme as pėr kishėn as pėr ipeshvijt e qytetit tė Scupit dhe tė mbarė Dradanisė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 00:44   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

Mirėpo jeta kishtare vazhdon nė njė qendėr tjetėr, nė Justiniana prima[23]. Dhe pse jo, kur dihet me saktėsi se Justiniani (527-565) e ndėrtoi Justinianėn e parė dhe e ngriti atė nė aspektin kishtar nė rang tė argjipeshkvisė dhe tė mitopolisė me tė gjitha prerogativat. Nė fakt tė gjithė njohėsit e mirė tė kėsaj problematike pajtohen njėzėri se Justiniana prima ėshtė trashigimtare e ipeshkvisė sė Shkupit tė lashtė[24] qė qėndroi besnike ndaj Papatin tė Romės. Pėr kėtė unitet me Papatin e Romės dėshmojnė edhe Novellat X dhe CXXXI tė Justinianit.

Mirėpo edhe Justiniana Prima, pėr shkak tė dyndjeve tė pandėrprera tė popujve tė ndryshėm barbarė dhe tė sllavėve, nuk do tė qėndrojė gjatė. Dhe pėr herė tė fundit, mė sa dihet deri mė sot ajo pėrmendet nė aktet kishtare nė vitin 602, kur Gjonin, argjipeshkvin e saj, pėrpiqet ta ndėrrojė perandori Maurik (582-602). Kundėr dėshirės autokratike tė kėtij perandori ishte angazhuar vetė Papa i Romės, Gėrguri i Madh. Kjo shihet qartė edhe nga korrespodenca e Papės, Gėrgurit tė Madh, letrat e tė cilit ishin adresura pėr Gjonin, argjipeshkvin e pėrmendur, i cili, pėrkundėr kundėrshtimit tė perandorit Maurik, mbetet drejtues shpirtėror i kėtyre visive. Ky ėshtė njėherit edhe ipeshkvi i fundit qė pėrmendet si argjipeshkė i Justinianės sė Parė[25].

Dhe n`atė kohė, pas vitit 602, pėr Kishėn katolike shqiptare tė Dradanisė (Kosovės), fillon njė kohė e vėshtirė, njė pėriudhė qė ėshtė quajtur me tė drejtė koha e errėt[26], ndonėse nė Konėilin e VII ekumenik, qė ėshtė mbajtur nė Nice mė 787, marrin pjesė, pos tė tjerėve, edhe ipeshkvinjt e Drdanisė[27]. Dhe ky fakt dėshmon se, ndonėse nė kushte tė vėshtira, jeta kishtare nė kėto hapėsira ishte e organizuar mirė, ndėrsa jeta pastorale i pėrshtatej kohės.

Sa i pėrket dioqezės sė Shkupit, ajo pėrmendet nė mbarim tė shekullit tė IX. Nė njė dokument tė shkruar nė gjuhėn greke nė mesin e dioqezave tė ndryshme pėrmendet edhe selia e ipeshkvisė sė Shkupit, kurse nė fillim tė shek. VIII e njohim emrin e njė ipeshkvie tė saj. Nė fakt ky ėshtė njėfarė Marinus “episcopus… indignus sanctissmae Dei Genitricis de Scopia” (ipeshkėv… i padenjė i Shenjtėrueshmes Hylindėse nė Shkup). Kėshtu ai nėnshkruhej nė letrėn e dėrguar Papės Inocentit III, 1204[28]. Mirėpo ky vit nuk mund tė merret si “terminus post quem” i fillimit tė kėsaj dioqeze[29]. Ndėrkaq nga korrespondenca e Papės Inocentit III (1198-1216) mėsojmė mjaft pėr hierarkinė kishtare tė trevės dardane[30]. Pėrveė dy arqipeshkvive, pėrmenden nė kėto letra edhe pesė ipeshkvij sufraganė si: Scopiensis (Shkupit), Nissiensis (I Nishit), Prisdiensisi (Prisrenensis, Prizrenit, Pristinensis –Prishtinės I.A.)[31].
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 00:45   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

2. Dioqeza e Shkupit dhe jeta kishtare nė kohėn e sundimit tė mbretėrve serbė dhe nė kohėn e dominimit turk

Ėshtė theksuar me tė drejtė se Kisha katolike shqiptare e Dardanisė (Kosovės) qė nė fillim tė konstituimit tė saj ishte zhvilluar nėn ndikimet e ndryshme dhe tė kundėrta politike, kulturore dhe tė riteve. Ajo ėshtė zhvilluar nėn ndikimin e Romės, por edhe tė Bizantit.

Ndonėse nė Mesjetėn e hershme pėr kierarkinė e Kishės shqiptare nė Kosovė nuk kemi tė dhėna tė mjaftueshme, gjė qė ėshtė edhe e kuptueshmė, pasi qė ėshtė fjala pėr periudhėn e dyndjeve tė barbarėve dhe tė sllavėve, prapėseprap nė kontinuitetin e saj prej kohėrave tė mėparshme, nuk mund tė ndryshohet[32]. Dhe, pėrkudėr peripetive tė ndryshme historike, pėrkundėr tė pėrzierjes sė perandorėve nė jetėn e kishtare, pėrkundėr pushtimit tė kėtyre visive nga barbarėt dhe sllavėt, Kisha katolike shqiptare e Kosovės, ka arritur t`i ruajė deri mė sot, ndonėse kohė pas kohe tė cenuara, tė gjitha ingerencat, tė cilat i kishte pasur dikur Shkupi i lashtė, Justiniana Prima, por edhe Ipeshkvia e Prizrenit. Dhe nga aperti kishtar, pėrkundėr peripetive tė ndryshme, kohė pas kohe edhe tė ndėrprerjeve, tė kushtėzuara me situatė politike, dioqeza e Prizrenit mbetet gjithnjė nė jurisdiksionin e Papatit.

Ē`ėshtė e vėrteta, jeta kishtare nė Kosovė nė Kohėn e sundimit tė mbretėrve serbė dhe tė dominimit turk ishte shumė e vėshtirė. Gjatė kohės sė sundimit tė mbretėrve serbė dhe tė dominimit turk, Kisha katolike shqiptare e Kosovės kishte pėrjetuar njė Golgotė tė vėrtetė. U ballafaqua edhe me apostazinė e madhe (shek. XVI-XIX). E ballafaquar me rrezikun e islamizimit dhe ortodoksizmit skizmatik, Kisha katolike shqiptare e Kosovės detyrohet qė tė struket nėpėr male. Ligjet drakonike serbe si dhe ato turke kanė lėnė gjurmė tė thella negative.

Mirėpo, pėrkundėr kohės sė sundimit tė egėr, nė kėto treva kurrė nuk u shua pėrfundimisht drita e fesė katolike. Njėmend shumė kisha shqiptare tė Kosovės u shėndrruan nė kisha serbe ose xhami[33], mirėpo vlera shpirtėrore dhe kulturore qė i krijoi kleri katolik shqiptar i kėtyre anėve (qė nga Atė Pal Hasi e deri te Imzot Nikė Prela etj.) kanė mbetur si njė drite dhe zjarri, kanė mbetur Kishė e gjallė e kėtij trolli qė nuk shuhet.

Dihet mirėfilli se dioqeza[34] e Shkup-Prizrenit, pėrkatėsisht e Prizrenit ėshtė sinonim e Kishės katolike shqiptare nė Kosovė. Dhe mu pėr kėtė arsye po paraqes edhe disa tė dhėna relevante mbi dioqezėn e Prizrenit, qė ishte bartėse e aktiviteteve tė rėndėsishme nė fushėn kishtare, politike, kulturore, arsimore dhe kombėtare, aktivitete kėto qė, ndonėse tė ndjekura mizorisht dhe tė pėrbuzura, kontribuan nė masė tė konsiderueshme nė botimin e librave nė gjuhėn shqipe, nė hapjen e shkollave shqipe etj.

Duke ndikuar nė kėtė mėnyrė drejtpėrdrejtė nė kultivimin dhe pasurimin e identitetit tonė fetar, kulturor e kombėtar. Nė kontekst me kėtė le tė pėrkujtojmė edhe faktin se Kisha katolike shqiptare, veēmas ajo e ritit romak nė Shqipėri, nė shek. XIV-XV, ishte bėrė faktor i rėndėsishėm nė ruajtjen e pavarsisė dhe identitetit etnik shqiptar. Kjo Kishė, bashkė me tė edhe ajo e Prizrenit, pėrkatėsisht e Kosovės, sė bashku me Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun ishin bėrė pararojė e qytetėrimit tė krishterė evropian. Sėsht e tepėrt tė theksohet se me kėtė rast Shqipėria nė shek. XV, pra edhe Kosova, ishte me shumicėn e saj katolike romane, me dhjetėra e dhjetėra ipeshkvi dias prej tė cilave, ndėrto edhe ajo e Prizrenit, kanė njė histori sa tė lavdishme poaq edhe tė stuhishme, madje qė prej agimit tė Krishterimit e deri nė ditėt e sotme.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 00:46   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

Sa i pėrket, por, organizimit tė Kishės katolike shqiptare nė Kosovė, pėrveē asaj qė kam theksuar edhe mė parė, ajo organizohej pre ipeshkvisė katolike tė Shkupit, e cila nė kėto treva vepron qė nga fillet e krishtėrimit dhe prej ipeshkvisė sė Prizrenit. Kjo e fundit pas shkatėrrimit nė kohėn e dyndjeve barbarėve dhe tė ardhjes sė sllavėve si duket i merr ingerencat juridike dhe titullore tė Ipeshkvisė sė Justiniana Sekunda[35].

Nė fakt edhe pse ipeshkvia e Prizrenit pėrmendet nė dokumentet e Bazilit II (1020) si duket ka dėshmi, ndonėse ende hipotetike, se ajo pėrmendet qė nė vitin 458, lidhur me Konēilin e Kalcedonit dhe qėndrimeve ndaj tij. Nė letrėn dėrguar perandorit Leonit, nė mesin e ipeshkvinjve tė tjerė pėrmendet edhe Pali, ipeshkėv i Prinatenus (Paulus episcopus Prinatenus), qė kėtė disa prej sudiusve seriozė, e identifikojnė me Prizrenin, pėrkatėsisht Prisrensis nė vitin 1096-1105. Pavarėsisht nga kjo titullarėt e kėsaj ipeshkvie janė njohur gjatė shekujve XI, XII e sidomos prej shek. XIII.

Nė tė vėrtetė nė letrėn e Papės Inocentit IV, e datės 12.IV. 1253, nė mesin e sufraganėve tė Ipeshkvisė sė Tivarit pėrmendet edhe ipeshkvi i Prizrenit, kurse nė shek. XIV pėrmenden tre ipeshkvinj, Dominikan Konrad (1313-1320), Bendikti (1335, 1338), Gjoni 1375) dhe nė fillim tė shek. XV Dominicani Gjergj Panduzi (1404), pas tė cilit gjatė dy shekujve nuk pėrmenden mė ipeshkvinjt dhe ipeshkvia, megjithė qė Ipeshkvia si e tillė nuk shuhet, sepse mė 1618 pėrmendet ipeshkvi Pjetėr Katiqi[36]. Kuptohet se ndėrprerjet e vazhdimėsisė sė titullarėve tė kėsaj ipeshkvie (dioqeze) dėshmojnė qartė pėr vėshtėrsitė e shumta, por edhe pėr gjendjen e vėshtirė tė shqiptarėve katolikė qė u gjenden nėn sundimet e egra. Megjithėatė Roma u ka bėrė vazhdimisht koncesione shqiptarėve katolikė nė punė tė pėrdorimit tė gjuhės popullore… edhe nė punė tė hapjes sė shkollave dhe veēmas tė Kolegjeve shqipatre[37], qė kanė dhėnė impulse tė reja tė jetės kishtare, kulturore dhe kombėtare edhe nė trevėn e ipeshkvisė sė Prizrenit, tė Kosovės.

Kisha katolike shqiptare e Kosovė, pėrkundėr ngjarjeve tė vrullshme politike, pėrkundėr ndjekjeve nga ana e mbretėrve serbė, sunduesve bizantinė e despotėve tė tjerė, pėrkundėr uzurpimit tė Kishave katolike shqiptare nga ana e serbėve dhe myslimanėve[38], ka mbetur e gjallė ndėr kėto troje duke dhėnė personalitete shumė tė shquara edhe pėr Kishėn edhe pėr Kombin (Pjetėr Bogdani, Tomė Raspasani, Shtjefėn Gjeēovi, Gaspėr Krasniqi, Nėna Terze, etj., etj.).

Por vlenė tė theksohet me kėtė rast se Ipeshkvia e Prizrenit ripėrtrihet sidomos pas themelimit tė Kongregatės sė Propaganda Fide (1622), kur edhe fillon rivendosja dhe riakntivizimi i klerit dhe Kishės katolike shqiptare nė Kosovė. Mė 12.II. 1618 ripėrtrihet Ipeshkvia e Prizrenit. Papa Pali i V pėr ipeshkv tė kėsaj Ipeshkvie emron Pjetėr Katiqin. Mirėpo mė 1642 pėr ipeshkv tė Ipeshkvisė sė Prizrenit emrohet Pjetėr Mazreku, prizrenas, prelat ky shumė i ēmuar edhe nga Selia e Shenjte. Nė vitin 1651 Propaganda Fide e emroi Andre Bogdanin pėr ipeshkv tė Ohrit, mirėpo nė ndėrkohė i lejohet tė qėndrojė nė Janjevė dhe nė Prishtinė. Dhė nė mungesi tė prelatėve, Andre Bogdani, tė cilit turqit ia kishin djegur shtėpinė e familjes, pėr shkak tė aktiviteteve patriotike prej vitit 1666 nga ana e Propaganda Fides autorizohet qė t`i administroj tė gjitha katedrat vakante ipeshkvore nė Serbi dhe nė Kosovė, kėshtu qė nė kohėn e tij bėhet edhe bashkimi personal i arqipeshkvive tė Ohrit, Shkupit dhe tė Prizrenit. Ndėrsa arqipeshkvi e fundit e Ohrit, Franjo Soimiroviqi, kishte rezidencėn nė Prizren.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 00:46   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

Mirėpo pas njė marrėveshje midis Andre Bogdanit dhe F. Soimiroviqit, Kongregata e emroi Andre Bogdanin pėr argjipeshkėv tė Shkupit, ndėrsa F. Soimiroviqin e transferoi nė selinė e Ohrit[39]. Dhe qė nga koha e argjipeshkvit dhe martirit tė Kombit, Andre Bogdanit e deri mė sot dihen, madje pa shkėputje, titullarėt e dioqesės sė Shkup-Prizrenit, pėrkatėsisht tė Prizrenit[40], tė cilėt, kush mė pak e kush mė shumė, kanė kontribuar jo vetėm nė ruajtjen e fesė sė tė parve, por edhe nė zhvillimin dhe pasurimin e vlerave kulturore dhe shpirtėrore tė frymės evropiane. Dhe jo rastėsisht, prandaj Selia Shenjte pėr ipeshkėv dhe arqipeshkėv tė Kishės katolike shqiptare gjithmonė ka emruar shqiptarė shumė tė arsimuar dhe me autoritet tė madh siē sishin Pjetėr Mazreku, Andre Bogdani, Pjetėr Bogdani, Gjon Nikollė Kazazi, Mate Krasniqi, Pashk Trokshi, Lazėr Mjeda, Andre Logoraci, Nikė Prela, etj.

Kėta pishtarė tė Dritės sė Ungjillit, tė arsimit kombėtar dhe tė kulturės, ndonėse nė rrethana tė vėshtira endėr rreziqe tė shumta, kanė shėrbyer, siē do tė shprehej edhe F. S. Noli[41], pė t`i lidhur shqiptarėt, pėr t`i bashkuar ata me Perendimin. Pėr kėta njerėz, siä do tė shprehej edhe Ēabej[42], e pėr kohėn nė tė cilėn jetaun, atdhe, gjuhė e bėsim ishin trinom i pandarė. Dhe lufta ata luftuan pėr ruajtjen e kėtyre vlerave. Gjatė jetės sė tyre shohim ata tė luftojnė konsekuenetisht e me vullnet tė pathyer nė lėmin kishtar, politik, kulturor dhe patriotic. Te kėto personalitete lufta pėr ruajtjen e fesė sė tė parve dhe tė gjuhės sė bvendit, nė rrethanat e kohės, pėrbėnte, pra, njė njėsi tė pandarė[43].

Kisha katolike shqiptare e Kosovės, ndryshe nga ajo e Shqipėrisė, ka pasur njė ecje mė tė mirė, mė tė favorshme. Nė fakt Kisha e Shkup-Prizrenit e deri mė 1914 quhej arqipeshkvi. Mirėpo prej vitit 1821 e deri mė 1934 rezidenca ipeshkvnore ka qenė nė Prizren, e pastaj kalon nė Shkup. Selia Shenjte, ndėrkaq, me aktin nr. CXXXIII nr. %53, dt. 2. X. 1969 bėri sėrisht riorganizimin kishtar nė kėto treva. Me kėtė akt u ripėrtėri ipeshkvia e dikurshme e Prizrenit, kėshtu qė e tėrė dioqeza quhet me emrin e ri: Ipeshkvia Shkup-Prizrenit, ndėrsa pėr komunitetin e katolikėve shqiptarė emrohet pėr ipeshkėv ndihmės “sedi datus” Nikė Prela, intonizimi I tė cilit bėhet nė Prizren mė 6. I. 1970.

Sėrisht mė 1993, Selia Shenjte, pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, bėri njė riorganizim kishtar nė kėto treva. Emroi pėr ipeshkėv rezidencial tė Kosovės Imzot Nikė Prelėn (+), me rezidencė nė Prizren, ndėrsa pėr vikar gjeneral Dom Ndue Gjergjin. Me ardhjen e Imzot Nikė Prelės, nė jetėn e Kishės katolike shqiptare tė Kosovės ndjehet njė gjallėri e dukshme si nė jetėn shpirtėrore ashtu edhe nė veprimtarinė e botimeve tė ndryshme nė gjuhėn shqipe, botime kėto qė kanė njė rėndėsi tė madhe, jo vetėm pėr historinė e kishės, por edhe pėr historinė e letėrisė shqipe.

Ndėrsa nė nėntor tė vitit 1995, Selia Shenjte pėr ipeshkėv tė komunitetit katolikė shqiptarė tė Kosovės emroi meshtarin dhe misionarin e merituar tė kėtyre anėve Dom Mark Sopin, shugurimi I tė cilit pėr shkak tė rrethanave tė vėshtira nė Kosovė, u bė nė Romė mė 6. I. 1996. Ndryshim e statusit administrativ te Kishės katolike shqiptare nė Kosovė ka pasė edhe pas luftės sė fundit dhe pas instalimit tė administratės ndėkombėtare nė Kosovė( vėr. e www.stublla.com-it). Imzot Mark Sopi ėshtė trashėgues i drejtpėrdrejtė i Imzot Nikė Prelės dhe atyre prelatėve tė lartė tė Kishės katolike shqiptare tė Kosovės qė, bashkė me vendėsit dhe me parėsinė e vendit kanė mbrojtur me guxim interesat e popullit, lirinė shpirtėrore dhe pėrparimin e gjithėmbarshėm: AD MAIOREM DEI GLORIAM.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 00:47   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

[1] Kosova, trevė kjo qė ruan dėshmi e monumente arkeologjike nga fillimet e neolit (6000-2600, para Krishtit), si kuptim gjeografik, ka hyrė nė histori pas Betejės sė parė tė Kosovės (1389), ku morėn pjesė edhe shqiptarėt katolikė (idhtarė tė Kishės katolike shqiptare qė e njihnin Papėn e Romės pėr epror tė tyre) nė krye me Muzakajt, Balshajt, Dukagjinasit, Kastriotėt. Kėshtu ndodhi ngase kjo betejė u zhvillua nė Albani, nė tokėn shqiptare, nė rrėnzė tė malit Albanik (sot i quajtur Kopaonik) nė luginėn e lumit Alb (Lab), nė perendim tė qytetit tė lashtė xehetar-metalurxhik Kosova. Kėshtu meqė ajo Betejė u zhvillua afėr qytetit Kosovė, gradualisht, nė pjesėn e Ballkanit Qendror mori kėtė emėr, qė mė vonė u pėrcaktua vetėm nė kėtė Krahinė.

Me formimin e Vilajetit tė Kosovės (1877-1912) me qendėr njėherė nė Prishtinė e mė vonė nė Shkup, kuptimi gjeografik Kosova, u zgjerua nė gjithė teritorin e Dardanisė Antike. Ekzistonte edhe Mbretėria e Dardanisė (e Kosovės sė sotme). (Dr. Skėnder Rizaj, Shqiptarėt dhe Serbėt nė Kosovė, Zėri, Prishtinė 1991, fq. 16-17, por edhe Betrandon de la Brokier, Putovanje preko mora, Beograd, 1950). Ē`ėshtė e vėrteta qysh nga mijėvjeqari i parė para Krishtit territori i sotėm i Kosovės dhe mė gjėrė paraqiste njė unitet kulturorė e etnik tė dardanėve (tė kosovarėve) si njė nga fiset ilire. Prania e kėtij etnosi nė kėtė hapėsirė e dėshmojnė edhe historianėt dhe gjeografėt antik (Heredoti, Apijani, Stroboni, Pliniu, Prolomeu, etj.), por edhe studiuesit e kohės mė tė re. Pėr Dardaninė dhe dardanėt ėshtė ruajtur njė bibliografi e pasur. Nga vargu i pėrkrahėsve tė tezės qė i konsideron dardanėt ilirė, po i pėrmendim studiuesit siē janė: Rydiger Mak, Tomashek, Mirdita, Dobruna, etj. Pėr Dardaninė si djep i hershėm i shqiptarėve ėshtė shprehur qė nė fillim tė kėtij shekulli (XX) edhe M. E. Durham. Madje edhe tė dhėna tė shumta e tė sigurta historike-arkeologjike-materiale ofrojnė prova tė sigurta pėr kontinuitetin iliro-shqiptar (arbėror) jo vetėm nė teritorin e sotėm tė Kosovės, por nė hapėsirėn e gjėrė tė Ilirisė sė Jugut (J. Dranēolli, Zėri, 29.07.1994).
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-08, 00:47   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Historia e Kishes Katolike Shqiptare nė Kosovė

[2] Eqrem Ēabej, Studime gjuhėsore, VI, Rilindja, Prishtinė 1976, fq. 315.

[3] Eqrem Ēabej, vep. e cit. fq. 315.

[4] Eqrem Ēabej, vep. e cit. po aty.

[5] Isak Ahmeti, Kleri Katolikė Shqiptarė dhe Letėrsia, Drita, Ferizaj-Bergamo, 1994, fq. 213.

[6] Dr. Gjini, Gaspėr, Skopsko prizrenska Biskupija kroz stoljeca, KS, Zagreb 1986.

[7] Romakėvet, 15, 19: Ita ut ab Hierusalem, per circuitum usque ad Illyricum replaverim evangelium Christi.

[8] Elēia e Zemrės s`Jezu Krishtit, 1904, XIV, nr. 10, fq. 218.

[9] Farlatus, D. –Coletus I., Illyricum sacrum, Venetiis, 1751-1819, I, 254, VII, 1.

[10] Eusebius Hieronymus, Historia Ecclesiatika (Euzebi, ipeshkvi i Cezaresė nė Palestinė ka zhvilluar njė veprimtari latrare shumė tė begatshme, por vepra mė e njohur e tij ėshtė: Historia Kishės. Pėrmes kėsaj vepre ne mėsojmė pėr historinė e Kishės qysh prej fillimit e deri nė vitin 324. Euzebi ishte miku dhe admirues i madh i Konstatinit tė Madh, I lindur nė Naissus tė Dardanisė, perandor I gjakut ilir, i cili me ediktin e Milanos (313) e njohi Krishtėrimin pėr fe tė ligjshme tė shtetit. Krahaso edhe: Kisha dhe Historia e saj, 2, Drita-Ferizaj, KS, Zagreb, 38-44).

[11] Mirdita, Zef, Studime dardane, Rilindja, Prishtinė 1979, fq.23.

[12] Ahmeti, Isak, Shėn Jeronimi-shkrimtar i shkėlqyeshėm me origjinė shqiptare, Shkėndija, 12 korrik 1993, por edhe te Kleri katolik shqiptar dhe letėrsia, fq 13-19.

[13] Sipas Ilirėt dhe Iliria te autorėt antik, Rilindja prishtinė, 1979, fq. 354.

[14] Gjini, Gaspėr, Skopsko-prizrenska Biskupija... fq. 26-27-18.

[15] Concilium Nicaeum (subscript.)... Venetiis, 1728, 5964.

[16] Zeiller J., Les origines chretiennes dans les provinces Danubiennes de l`Epire Romain, Paris 1918, fq.16.

[17] Gjini, Gaspėr, vep. e cit., fq. 27.

[18] Gjini, Gaspėr, vep. e cit., fq. 27.

[19] Mansi J., Sacrorum conciliorum nova et amplissima collectio, 53 vol., Plorentiae- Venetiis-Pasris- Lipsiae, 1759, 1927, VIII, 1096.

[20] Farlati, VIII, 5.

[21] Theil A., Epistolae Romanorum pontificum genuinae et quae ad eos scriptae sunt a.s. Hilario usque ad Pelagium II. I. Brunsbergae 1868, 717.

[22] Khs. Zef Mirdita, vep. e cit., fq. 135-136.

[23] Gjini, Gaspėr, vep. e cit., fq. 41.

[24] Zeiller I., vep. e cit., 385, por edhe Vulic N., Nekoliko pitanja iz antiche prislosti Justiniana Prima, Glas SKA, Beograd, 1961/60.

[25] Khs. Zeiller I., vep. e cit., 393, por edhe Gjini, vep. e cit., fq. 44.

[26] F. Cordigniano S. J., L`Albania atraverso l`opera e gli scriti di un grande Missionario italiano P. Domenico Pasi, S. J., Roma, 1934, fq. 110.

[27] E. Golubinskogo, Kratki ocerk istorii Pravoslavnih cerkvej Bolgarskoj Serbskoj i Rumskoj ili Moldo-Valosoj, Moskva 1871, 549, n. 16.

[28] Inocentius II, PP. op „Rex regum“, Archiepiscopo Trinovitanio, nė: PL. CCXV, col. 280, 294.

[29] Khs. Zef Mirdita, vep. e cit., fq. 138.

[30] Inocentius III, po aty.

[31] Gjini, Gaspėr, De fontibus... fq. 59.

[32] Kisha dhe historia e saj, 5. bot. shqip, 60.

[33] Rexhep Doēi, Zanafilla shqiptare, Zėri nr. 1498, 29 janar 1994, shkruan: Po kėshtu tradita shqiptare islamike mban mend se nė Sedllarė tė Drenicės, nė Smirė tė Vitisė, nė Kaliēan tė Istogut, nė Grajēec tė Suharekės etj., me gurė tė kishave tė prishura shqiptare, janė nisur themelet ose janė mbaruar xhamitė shqiptare.

[34] Dioēezė ose ipeshkvi (pėr mua ka njė kuptim).

[35] Sipas T. Zavalanit, His. e Shqipnisė, London 1957, Dardania, Kosova e sotme kishte tri qytete kryesore: Nishi, Shkupi dhe Ulpiana.

[36] Kisha dhe Historia e saj, bot. shqip, VII, 60.

[37] Eqrem Ēabej, studime gjuhėsore, VI, fq. 22, 24.

[38] Krahaso: Rexhep Doēi, po aty, edhe Gaspėr Gjini, vep. e cit., fq. 74, 91, 1000. Krahaso edhe Theimer A., monumenta slavorum, I, 215, nr. 1061.

[39] Gjini, Gaspėr, Skopsko-Prizrenska... fq. 114.

[40] Gjegj Gjergji, studiues i pasionuar i martirėve tė Karadakut, ka dhėnė kronologjinė e ipeshkvijve tė dioqezės Shkup-Prizrenit qė nga zanafilla e deri mė sot. Shih: Drita, revistė fetaro-kulturore, Ferizaj, nr. 5/1977.

[41] Fan S. Noli, His. e Skėnderbeut, Rilindja, Prishtinė 1968, fq. 48.

[42] Eqrem Ēabej, Studime gjuhėsore, VI, fq. 315.

[43] Krahaso: E. Ēabej, vep. e cit., fq. 327.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.