Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-05-09, 15:55   #1
coptic
 
Anėtarėsuar: 09-02-09
Postime: 23
coptic
Gabim A e sundon fati jeten tone?

A e sundon fati jetėn tonė?

Apo Perėndia na quan ne pėrgjegjės?


SI DO t'u pėrgjigjeshe kėtyre dy pyetjeve? Sigurisht, mund tė mos kesh menduar kurrė pėr kėtė ēėshtje. Ose mund tė kesh pyetur veten se ē'kanė tė bėjnė kėto pyetje me njėra-tjetrėn, duke thėnė: 'Sigurisht, Perėndia do tė na quajė pėrgjegjės pėr atė qė bėjmė, por edhe do tė ndodhė siē ėshtė shkruar fati ynė.'

Nėse ky ėshtė mendimi yt, tė lutemi, ndalu pak e mendo!

Kush na quan pėrgjegjės? Perėndia. Kush e pėrcakton, atėherė, fatin tonė? Shumė do tė pėrgjigjeshin po njėsoj: «Perėndia.» Por a ėshtė logjike kjo? A do ta detyroje njė person tė bėnte diēka e pastaj ta quaje fajtor qė e ka bėrė atė? Mendo pėr njė baba qė nė mėngjes i mbyll dyert e shtėpisė, me qėllim qė tė mos e lėrė tė birin tė dalė jashtė. Kur nė mbrėmje kthehet nė shtėpi, vėren se i biri ka ndenjur brenda gjithė ditėn. Tani, ē'mund tė themi nėse i ati e pyet tė birin pėrse nuk ka dalė nga shtėpia e ndoshta madje e ndėshkon atė duke e quajtur dembel? A do tė ishte e drejtė? Ēfarė do tė mendoje pėr njė baba tė tillė?

'Kjo s'mund tė ndodhė kurrė',—do tė thoshe. Megjithatė, sipas disave, kjo ėshtė ajo qė Perėndia bėn. Nėse e mira dhe e keqja vijnė prej tij dhe ai na e ka shkruar ēdo gjė qė mė pėrpara, atėherė, pėrse na quan pėrgjegjės kur bėjmė atė qė ėshtė e keqe? Nėse ajo qė bėjmė, ėshtė pikėrisht ajo qė Perėndia ka pėrcaktuar, pėrse tė quhemi pėrgjegjės pėr veprimet tona? Pėrse t'i japim llogari Perėndisė lidhur me diēka pėr tė cilėn nuk kishim ndonjė mundėsi pėr tė zgjedhur?

Ndoshta nė kėtė pikė po mendon: 'Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė e thellė. Kush jemi ne qė tė kuptojmė mėnyrat se si vepron Perėndia? Le tė merren teologėt me kėtė.'

Ėshtė diēka qė tė pėrket
Megjithatė, mendo. Kėto pyetje kanė tė bėjnė me ne tė gjithė. Nė kėtė botė kemi vetėm njė jetė e ajo kalon shumė shpejt. Mėnyra si e jetojmė atė ndikohet thellėsisht nga pėrgjigjet qė u japim pyetjeve tė pėrmendura mė sipėr. Nėse Perėndia e ka pėrcaktuar fatin tonė, atėherė pėrse ta vrasim mendjen duke u pėrpjekur tė pėrmirėsohemi? Pse madje dhe ta vrasim mendjen pėr tė mėsuar pėr Perėndinė? Fjalė tė tilla, si: «e drejtė» dhe «e gabuar», «mėkat» dhe «meritė» do tė ishin pa kuptim. Nėse ėshtė fati ynė qė tė bėjmė diēka qė e quajmė tė gabuar, atėherė do ta bėjmė, sido qė tė jetė, sepse nuk mund ta ndryshojmė atė qė ėshtė paracaktuar.

Megjithatė, nėse gjėrat janė kėshtu, pėrse na i ka mėsuar Perėndia urdhėrimet e tij? Pėrse i dėrgoi profetėt? Pėrse u shkruan librat e quajtur, Fjala e Perėndisė? Nėse sundon fati, a nuk do tė ishin tė gjitha kėto pa kuptim? Sigurisht, menēuria njerėzore nuk e pranon arsyetimin qė bie nė kundėrshtim me veten. Mendja e logjikshme njerėzore nuk mund ta pranojė atė.

Nga ana tjetėr, nėse kemi vullnet tė lirė dhe Perėndia na quan pėrgjegjės pėr atė qė bėjmė, atėherė na duhet ta pėrdorim jetėn tonė tė shkurtėr pėr tė fituar njohuri tė saktė rreth Perėndisė dhe qėllimeve tė tij e tė mėsojmė tė jetojmė sipas mėnyrės qė ai dėshiron pėr ne. Kjo ėshtė pėrgjegjėsia personale e ēdo njeriu tė gjallė. Askush tjetėr nuk mund t'i shėrbejė Perėndisė pėr ne. Njė proverb turk na kujton: «Ēdo mish varet nga kėmbėt e veta.» Kjo do tė thotė qė secili duhet tė pėrgjigjet pėr keqbėrjet e tij. A e kupton pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme qė tė mėsojmė pėrgjigjet e sakta tė pyetjeve: A do tė na quajė Perėndia ne pėrgjegjės? Apo jetėn tonė e sundon fati?

Ku mund tė gjenden pėrgjigjet?

Ku mund tė gjenden pėrgjigjet e pyetjeve tona? Njė vend ėshtė nė Bibėl. Nė botėn islamike ajo njihet si Tevrati, Zeburi dhe Inxhili e pranohet si «Fjala e Perėndisė».* Nė Bibėl, lexojmė si mė poshtė: «Nė rast se i pabesi largohet nga tė gjitha mėkatet qė kryente, nė rast se zbaton tė gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinė dhe drejtėsinė, ai me siguri ka pėr tė jetuar, nuk ka pėr tė vdekur. A ndiej vallė gėzim nga vdekja e tė pabesit, . . . apo pėrkundrazi qė ai tė kthehet nga rrugėt e tij dhe tė jetojė?» (Ezekieli 18:21, 23) Me sa duket, pėr njė tė lig ėshtė e mundur qė tė ndryshojė udhėn e tij. Nuk ėshtė nė dorė tė fatit qė tė mbetet i lig gjithė jetėn.

I njėjti pėrfundim ėshtė nxjerrė nga njė pjesė tjetėr e Biblės: «Bir njeriu, tė kam caktuar si roje...; kur tė dėgjosh ndonjė fjalė nga goja ime, do t'i lajmėrosh nga ana ime. Nė rast se unė i them tė pabesit: 'Me siguri ke pėr tė vdekur' dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet pėr ta lajmėruar tė pabesin qė tė braktisė rrugėn e tij tė keqe pėr tė shpėtuar jetėn e tij, ai i pabesė do tė vdesė nė paudhėsinė e tij, por unė do tė kėrkoj llogari prej teje pėr gjakun e tij.»—Ezekieli 3:17, 18.

Po, Fjala e Perėndisė e thotė qartė se nuk e sundon fati jetėn e njeriut. Njeriu mund tė zgjedhė. Ai mund tė bėjė atė qė ėshtė e mirė ose e keqe. Dhe nėse bėn nga padija tė keqen, kur mėson tė vėrtetėn mund tė ndryshojė duke bėrė tė mirėn dhe kėshtu fiton jetėn. Qartė, jemi ne pėrgjegjės pėr veprimet tona.

Si mund tė zgjedhėsh?

Bibla thotė se Krijuesi ynė ėshtė njė Perėndi i dashur tek i cili nuk banon asnjė ligėsi. Ky Perėndi i dashur thotė: «Unė tė kam vėnė pėrpara jetės dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetėn qė tė mund tė jetosh ti dhe pasardhėsit e tu.» (Ligji i pėrtėrirė 30:19) Perėndia e krijoi njeriun me vullnet tė lirė. Kur njerėzit zgjedhin tė mos veprojnė nė pėrputhje me qėllimin e Perėndisė, ata i nėnshtrohen vdekjes. Megjithatė, ti mund tė zgjedhėsh jetėn. Por ti duhet ta bėsh vetė zgjedhjen. Askush nuk mund ta bėjė kėtė zgjedhje pėr ty.

Si e zgjedh jetėn? Sė pari, duhet tė sigurohesh ti pėr vete qė Bibla ėshtė Fjala e frymėzuar e Perėndisė. Pėr kėtė, nevojitet njė studim i zellshėm e pa paragjykime i kėtij libri. Mė pas duhet tė mėsosh nga Bibla pėrse e krijoi Perėndia njeriun, pėrse vdesim, ēfarė ndodh pas vdekjes dhe si mund t'i pėlqesh Perėndisė.

Mos thuaj: 'Ėshtė njė punė shumė e vėshtirė; S'jam nė gjendje ta bėj.' A do tė premtonte Perėndia jetė e mė pas t'u jepte mundėsi vetėm disa individėve qė ta gjenin atė? Nėse tė dhėnat qė nevojiten gjenden nė Bibėl, a nuk do tė na ndihmonte Perėndia gjatė studimit tė kėtij libri? Mjaft qė tė bėsh njė pėrpjekje tė sinqertė. Ėshtė gjėja mė e vlefshme qė mund tė bėsh.

Kohėt janė urgjente

Dhe mos vono! Kohėt janė urgjente. Nė Bibėl gjejmė njė 'shenjė' tė pėrbėrė qė shėnon ditėt e fundit tė kėtij sistemi. (Mateu 24:3) Ja disa pjesė tė shenjės:

«Do tė ngrihet komb kundėr kombi dhe mbretėri kundėr mbretėrie.» «Do tė ketė mungesa ushqimi.» (Mateu 24:7) «Do tė ketė tėrmete tė mėdha.» «[Do tė ketė] nga njėri vend nė tjetrin murtaja.» (Luka 21:11) 'Paligjshmėria do tė rritet.'—Mateu 24:12.

Sipas Biblės, kėto dhe shenja tė tjera tė ditėve tė fundit do tė ndodhin tė gjitha sė bashku. E gjithė dėshmia thotė se kjo shenjė ėshtė bėrė e dukshme qė nga koha e Luftės I Botėrore, e cila shpėrtheu nė vitin 1914.

Pėr kėtė arsye tė ftojmė qė ta shqyrtosh Biblėn pa vonesė. Fjala e Perėndisė na thotė: «Pėrfundimi i ēėshtjes, pasi ėshtė dėgjuar ēdo gjė, ėshtė: frikėsoju Perėndisė sė vėrtetė dhe ruaj urdhėrimet e tij. Sepse ky ėshtė tėrė detyrimi i njeriut. Sepse vetė Perėndia i vėrtetė do tė nxjerrė nė gjykim ēdo lloj vepre, nė lidhje me ēdo gjė tė fshehur, qoftė kjo e mirė ose e keqe.»—Eklisiastiu 12:13, 14, BR.

* Nė Kuran lexojmė si mė poshtė: «Ne vazhduam gjurmėt e tyre me Isain [Jezuin], birin e Merjemes [Marisė], vėrtetues i Tevratit qė kishim mė parė. Atij i dhamė Inxhilin qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues i Tevratit qė kishim pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit. Qė ithtarėt e Inxhilit tė gjykojnė sipas asaj qė Allahu e zbriti nė tė. E kush nuk gjykon sipas asaj qė Allahu e zbriti, tė tillėt janė mėkatarė tė dalė jashtė rrugės sė Zotit.» («Pėrmbajtja» [Suretu 5 El Maide] vargjet 46 dhe 47, pėrkthyer nga H. Sherif Ahmeti) Disa pohojnė sė Tora, Psalmet dhe Inxhili—pjesė tė Biblės—janė tė korruptuara, por njė pohim i tillė do tė thotė se Perėndia nuk ka mundur t'i mbrojė librat qė dha. Ata qė thonė kėtė, e akuzojnė me fjalė tė tjera Perėndinė se ėshtė i dobėt.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga coptic : 28-05-09 nė 15:57
coptic Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-05-09, 22:24   #2
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: A e sundon fati jeten tone?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga coptic
* Nė Kuran lexojmė si mė poshtė: «Ne vazhduam gjurmėt e tyre me Isain [Jezuin], birin e Merjemes [Marisė], vėrtetues i Tevratit qė kishim mė parė. Atij i dhamė Inxhilin qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues i Tevratit qė kishim pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit. Qė ithtarėt e Inxhilit tė gjykojnė sipas asaj qė Allahu e zbriti nė tė. E kush nuk gjykon sipas asaj qė Allahu e zbriti, tė tillėt janė mėkatarė tė dalė jashtė rrugės sė Zotit.» («Pėrmbajtja» [Suretu 5 El Maide] vargjet 46 dhe 47, pėrkthyer nga H. Sherif Ahmeti) Disa pohojnė sė Tora, Psalmet dhe Inxhili—pjesė tė Biblės—janė tė korruptuara, por njė pohim i tillė do tė thotė se Perėndia nuk ka mundur t'i mbrojė librat qė dha. Ata qė thonė kėtė, e akuzojnė me fjalė tė tjera Perėndinė se ėshtė i dobėt.
Pershendetje coptic,

Pa dashure te futem ne teme , po ndalem ne komentarin jo te drejte tendin.

Perderisa ti e beson se Kur'ani po folka ashtu per Isan (jezusin) alejhiselam , duhet ta besosh se vet Kurani , pra i njejti Zote tregon se librat e mehershme jane ndryshuar dhe kjo eshte bere jo se Ai nuk ka pas mundesi ti ruaj ato por se i ka lene ne amanet te njerezve te kohes ti ruajn ato siq thote I Lartesuari:

Po ne te njejten Sura Maida ia terhjek verejtjen juve per te mos i ndryshur librat tuaja (lexoje suren te gjithen e jo cope cope se edhe mendimi te del cop mandej!)

5.44 . Ne e zbritėm Tevratin, nė tė cilin ėshtė udhėzimi i drejtė dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre qė ishin jehudi, pejgamerėt qė ishin tė bindur, gjykuan edhe dijetarėt e devotshėm e paria fetare, ngase ishin tė obliguar ta ruanin librin e Allauhut dhe ishin mbrojtės tė tij. Prandaj, mos u frikėsoni nga njerėzit, vetėm Mua tė mė frikėsoheni dhe mos i ndėrroni argumentet e Mia pėr pak send. E kush nuk gjykon me atė qė e zbriti All-llahu, ata janė mohues .
Sure : El-Maide


Po ju se mbajtet premtimin qe morret dhe i ndryshuat ato siq thote I Lartesuari tutje ne Kur'an:

2.75. A shpresoni se do t'u besojnė ata juve , kur dihet se njė grup prej tyre dėgjuan fjalėt e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenė tė vetėdijshėm (ē'bėnin) i ndryshuan ato.
Sure : El-Bekare


2.176. Atė (dėnim) pėr shkak se All-llahu e zbriti librin , me sqarim tė drejtė, e ata qė bėnė ndryshime nė librin, janė nė njė pėrēarje tė largėt nga e vėrteta.
Sure : El-Bekare


Keshtu qe ju ndryshuat librin , dhe per kete Zoti dergoj Pejgamberin alejhielam (Muhammedin alejhiselam) per ta vertetuar ate qe kishte derguar vet Zoti me heret ne Teurat dhe Inxhill (te pandryshur) por tash dergoj Kur'anin duke thene i Lartesuari:

3.3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument qė tė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshme. Ai e zbriti mė parė Tevratin dhe Inxhilin.
Sure : Al-i'Imran


Pra besone Kur'anin se nuk eshte gje tjeter vetem se plotesues i librave te mehershem e qe me te mbyllet edhe shpallja dhe qe Zoti i madheruar ne argumentet fetare tanime e largon obligimin nga njerezit per ta ruajtur Kuranin siq beri me librat e mehershme dhe tani pergjegjesin per te rujatur ate nga inovacionet e merr vet Krijuesi.
Dhe nuk eshte akuzim i Perendise por ka qene sprove nga Perendia per krijesat e Tij, te cilat nuk e kaluan ate sprove dhe e ndryshuan fjalen e Tij per interesat e tyre te ngushta dhe epsharake.

Me t'mira.
Hasani
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-09, 23:32   #3
coptic
 
Anėtarėsuar: 09-02-09
Postime: 23
coptic
Gabim Titulli: A e sundon fati jeten tone?

Zoteri nuk po citoj Kuranin se e besoj apo se dua permes tij te vertetoj Biblen, Ajo verteton vet veten e saj. Sa per ate se ka ndryshuar Bibla, shume dijetare islamike debatojne ne lidhje me kete fjale dhe nuk arrijne te percaktojne nje date. Sapo thone nje date dalin doreshkrime me te vjetra qe e pergenjeshtrojne, kur caktojne nje tjeter zbulohen te tjera. Dhe cdo here keshtu perfundojne. Kjo sepse askush nuk mund ta kundershtoje apo ta ndryshoje Fjalen e Perendise. Dhe te akuzosh se njerezit kishin autoritet ne Fjalen profetike tė Perėndisė ėshtė marrėzi, madje ėshtė mashtrim mė vete sepse po nxjerr Perėndinė gėnjeshtar. Dhe ajo fusnote eshte per te sqruar ēfarė janė Tevrati, Zeburi e Inxhili.

Nuk ka nevoje askush te me terhjek verejtjen per te mos e ndryshuar Fjalen e Perendise. Sepse ajo eshte e shkruar dhe ashtu si ne kohen e Jezuit (Isės) ajo mund tė ndryshohej nė interpretim, jo nė shkrim. Kėshtu qė nėse e ndryshoj (kuptimin e saj) apo jo, kjo ėshtė vendim personal, qė Bibla e thotė shkoqur tek Zbulesa 22:18, 19. Kėshtu qė unė pėrpiqem tė mos e keqinterpretoj te tjereve Biblėn, sepse kėshtu ēoj nė rrėnim veten dhe ata qė mė dėgjojnė, jo se mė thotė njė libėr 7 shekuj mė vonė.

Vetė shkrimet para Krishtit madje shekuj mė parė, dorėshkrime qė sot gjenden nėpėr muze, me mijėra jo njė apo dy, pėrputhen 100% me tekstin qė ekziston sot. Por nuk do ta zgjas shumė kėtė diskutim sepse do tė hapi njė temė tjetėr pėr Autenticitetin e Biblės.

Vetėm deshta pėr fund tė shtoj, sepse shpesh nga miqtė e mi mysliman mė kėrkohet njė thėnie biblike qė tregon se Perėndia do ta ruaj Fjalėn e Tij, dhe ndėr tė tjerash ėshtė kjo, qė mė duket mė e bukur pėr shkak tė stilit poetik:

Isaia 40:8
"Bari thahet, lulja vyshket, por fjala e Perėndisė tonė mbetet pėrgjithmonė."



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga coptic : 28-05-09 nė 23:38
coptic Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.