Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-11-05, 17:59   #16
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

2. Konteksti sociokulturor

Para ēdo kapitulli tė librit tė tij, qė shenjon periudha kohore, Rugova vė hyrjen e emėrtuar Konteksti sociokulturor. Kėto janė tekste kuadro, qė pėrpiqen tė ruajnė dallimet ndėrmjet Tekstit dhe Kontekstit ashtu si dhe lidhjen e tyre qoftė nė njė zhvillim historik tė jetės shpirtėrore tė shqiptarėve, qoftė nė dialog tė saj me tė tjerėt, qoftė, nė fund, nė fazat e kėrkimit, tė studimit e klasifikimit tė autorit. Pra, ndonėse autori ėshtė zotuar tė merret me tekstin, ai nuk i shpėton shqyrtimit tė kontekstit, qoftė ky pėrcaktues apo vetėm ndikues nė tekstin kritik.
Bie nė sy, pra, qė nuk ka tė bėhet vetėm me kontekstin letrar, po shumė mė gjerė me kontekstin sociokulturor. Ky problem nxjerr nė shesh, qoftė nė mėnyrė tė ndėrmjetme, qė zhvillimet letrare, madje kulturore, shqipe kanė njė fytyrė tė veēantė, madje atipike, sado qė studiuesin e mban dėshira e qėllimi qė ato tė jenė tė krahasueshme me kulturat e tjera. Ajo qė quhet histori apo gjeografi apo mė nė fund karakterologji nacionale nuk le tė kalohet lehtė, qoftė nė shqyrtimet teorike, qė nė thelb e kanė universalizmin. Rugova i ka provuar kėto probleme edhe nė studimet e tij tė mėhershme: kemi parasysh studimin Vepra e Bogdanit, apo edhe mė saktė veprėn Kritika letrare (1979) tė bėrė bashkė me Sabri Hamitin, libėr qė pėrbėn bazėn themelore tė studimit tė tashėm tė kritikės letrare shqiptare. Do tė thotė Ibrahim Rugovės i ėshtė dashur tė kalojė shumė sprovime interdisciplinare qė kėtu tė kalojė nga konteksti nė tekst, qė tė kalojė nga kritika te kritika letrare shqiptare, nga venerimi historik nė venerimin teorik e klasifikues.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-11-05, 18:00   #17
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

3. Kritika letrare shqiptare

E thėna e Mishel Montenjit se “mė vėshtirė ėshtė t’i interpretosh interpretimet se t’i interpretosh gjėrat” ėshtė bėrė moto e punės sė Ibrahim Rugovės nė kėtė vepėr, duke artikuluar zinė e kėrkimtarit nėpėr labirintet e ideve tė tė tjerėve, aq mė tepėr nė kaosin e mendimeve e tė shkrimeve tė shqiptarėve, pa asnjė sistemim deri nė kėtė kohė. Kjo vėshtirėsi, prandaj, mund tė lidhet edhe me pėrkushtimin pėr tė sistemuar, klasifikuar e vlerėsuar idetė, qė janė vetėm evidenca dhe idetė qė mbeten tė gjalla e prodhore edhe nė kohėt pėrtej kohės kur linden.
Tė gjitha problemet bėhen mė tė kapshme nė fazat a periudhat kur artikulohet pėrfundimisht kritika letrare shqipe, qė zhvillohet e perfeksionohet mė sė pari nė dialog me vepra tė letėrsisė shqipe, pra si “interpretim i gjėrave”. Kjo lidhet me shfaqjen e kritikės letrare nė kuptimin modern, qė do tė lidhet teorikisht e praktikisht me emrin e Faik Konicės, me kohėn e zhvillimit tė letėrsisė shqipe, me modernitetin e me shekullin njėzet.
Tanimė Rugova del nė terrenin e vet tė preferuar, kalon nė tekst tė kritikės, dhe kėrkimi i tij bėhet krejt substancial duke hetuar premisat si bazė teorike tė kritikės letrare dhe kahet si paraqitje apo orientime tė metodave tė diferencuara tė kritikės letrare. Kjo ėshtė koha tė cilėn autori e cilėson si “konsolidim i kritikės”. Tanimė interpretimet e autorit janė tė argumentuara nė tekste dhe kanė mbėshtetjen klasifikuese, qė reflektojnė pėrgjasime me metodat e kritikės letrare moderne nė qarkun kulturor e letrar evropian. Rugova flet pėr vetėdijen kritike (F. Konica), kritikėn introduktive (Fan S. Noli), kritikėn psikanalitike (K. Maloki), kritikėn filologjike e kulturohistorike (E.Ēabej), kritikėn imanente (M. Kuteli), kritikėn e romanit (V. Koēa), letėrsinė realiste (Dh. Shuteriqi), kritikėn estetike-historike (A.Pipa).
Kėrkuesi i palodhshėm empirik i shkrimeve kritike shqipe dhe teoriku modern i kritikės, Ibrahim Rugova dėshmon gjerėsinė e tij nė metodė e nė trajtim, ndonėse edhe vetė do tė bjerė nė kontekstin sociokulturor, qoftė nė vėshtrimin e mungesės sė riprodhimit sistematik tė shkrimeve kritike, qoftė i shtrėnguar nga premisat ideologjike dominante tė kontekstit kulturor shqiptar kur ėshtė shkruar vepra. Ndryshe nuk ka si tė dėshmohet vlerėsimi i paktė nė shkalloren kritike i Vangjel Koēės ashtu si dhe mungesa e vlerėsimit kritik tė Gjergj Fishtės e tė Ernest Koliqit.
Kjo ēėshtje bėhet edhe mė problematike nė trajtimin e kritikės letrare nė Shqipėri nė periudhėn e pas luftės sė dytė, ku ideologjia bėhet amėz e mendimit pėr letėrsinė dhe ku metoda e realizmit socialist e “dekretuar” e fut letėrsinė nėn mbretėrinė e dogmatizmit. Rugova pėrkrah karakterizimit mundohet tė gjejė shkėndija tė dinamizimit tė brendshėm letrar, duke diskutuar kujdesshėm atė qė do tė quhej “dialog” ndėrmjet tradicionalizmit dhe novatorizmit. Nė kėtė fushė, kėrkuesi brilant, Rugova, lodhet duke gjetur sjelljen e mirėkuptimit, por edhe duke prodhuar faqet mė jointeresante tė studimit tė tij.
Kur ėshtė ēėshtja e vėshtrimit tė kritikės letrare shqiptare nė Kosovė, Rugova ėshtė nė shtėpinė e vet dhe nė formatin e vet, prandaj gjykimet i ka mė tė lira e tė vėrteta, tė mbėshtetura nė argumente. Ai karakterizon e klasifikon orientime kritike dhe vlerėson kritikėn me lehtėsi tė pazakonshme. Mirėpo, edhe kėtu i del para njė problem, tė cilin nuk ka si ta zgjidhė aty pėr aty. Disa nga kritikėt, qė i sheh mė prodhorėt nė vėshtrimin e pranimit e tė vlerėsimit, ishin nė kulmin e tyre tė krijimtarisė, prandaj vlerėsimet e studiuesit vetvetiu marrin trajtėn e paravėshtruesit, qė nuk ėshtė njė pozitė e dėshirueshme e njeriut qė nuk do tė duhej tė klasifikonte pa e pasur bazėn e plotė argumentative.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 18:00   #18
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

4. (Si) Enciklopedi e kritikės

Libri i Ibrahim Rugovės Kahe e premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983, pėrpos tekstit themelor autorial nė tė cilin ėshtė krijuar harta e shfaqjeve kritike dhe harta e vlerave, ka dhe njė pjesė me peshė tė madhe tė tekstit qė quhet Bibliografia, e cila me 1. Bibliografinė pėrshkruese tė librit 1861-1944, me 2. Bibliografinė komentuese tė kritikės nė shtypin shqiptar 1883-1944 e me 3. Listėn e organeve tė shtypit 1848-1944 krijon kuadrin e referencės shkencore tė domosdoshme pėr njė projekt tė madh, tė parin sistematizues. Kjo ndėrmarrje dokumentuese kaq e madhe e kaq e mundimshme e autorit lidhet me mungesėn e teksteve tė vjetra nė qarkullim deri nė vitet tetėdhjetė tė shekullit njėzet, e sidomos me mungesėn e leximit tė tyre sistematik. Prandaj, autori citon pjesė tė gjata, komenton dhe jep shėnime. Prandaj, konsiderojmė qė kjo pjesė e librit krijon njė pikė tjetėr nė tė cilėn mbėshtetet teksti i parė sintetizues; kemi kėtu njė interkomunikim tė botėve.
Njė vlerė tė veēantė ka Treguesi historik i termave, qė ėshtė nė fakt njė koncentrat teorik i gjithė kėrkimit. Tanimė niveli i zhvillimit teorik tė kritikės do tė duket nė bazė tė sistemimit tė termave fundamentalė, gjithsesi me mundėsinė qė kėta terma tė jenė tė krahasueshėm me terma teorikė tė kėrkimeve letrare evropiane. Sepse, u tha mė parė, qė nė fushėn e teorisė gjithmonė jemi nė fushėn universale. Kurse studiuesi Ibrahim Rugova e ka pėr dėshirė, mall e qėllim qė kulturėn nacionale nė kėtė domen (nė kritikėn letrare), po dhe nė domene tė tjera, ta shohė tė krahasueshme e tė matshme edhe me literaturat e me kulturat e tjera.
Vepra Kahe e premisa, me ndėrtimin, strukturimin, kėrkimin, argumentimin, referencat gati shteruese, kapėrcen qėllimet fillestare tė njė monografie dhe merr pėrmasat e njė enciklopedie pėr kritikėn shqiptare si disiplinė tė mendimit dhe kritikėn letrare shqipe si zhanėr letrar. Kjo pa dyshim ėshtė vepra mė e madhe e mė e ndėrliqshme kritike e Ibrahim Rugovės, njė nga veprat mė tė mėdha tė kritikės shqiptare, duke e bėrė vetvetiu autorin njėrin ndėr mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė shqiptarė pėr letėrsinė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 18:01   #19
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

VI. REFUZIMI ESTETIK
(Refuzimi estetik), 1987


--------------------------------------------------------------------------------

1. Trajta e kritikės

Libri Refuzimi estetik, ėshtė libri i fundit kritik i Ibrahim Rugovės, ndėrsa nė trajtėn e ndėrtimit formal duket tė jetė vazhdim i librit tė mėhershėm Strategjia e kuptimit. Kjo jo vetėm sepse e pėrbėjnė kryesisht tekste kritike qė lidhen me autorė bashkėkohorė dhe vepra e ide letrare aktuale, por edhe pse kapitujt e tij nuk emėrtohen nė bazė tė ēėshtjeve tė shqyrtuara, por nė bazė tė klasifikimit tė formave tė kritikės sė autorit. Nė kėtė vėshtrim, kemi njė vetėklasifikim tė shkrimit tė autorit. Libri Refuzimi estetik ka kėtė strukturė: I. Ese, II. Kritikė, III. Studime, vėshtrime, IV. Teori e kritikės. Duke parė kėta kapituj, qė shenjojnė format e kritikės, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kuptojmė edhe format e domosdoshme apo tė preferuara qė diskursi kritik i kėtij autori merr nė dialog tė pėrhershėm me fenomenet letrare, me veprat konkrete dhe me autorėt shqiptarė. Ėshtė e natyrshme qė shkrimet e lidhura me njė ambient konkret letrar e me njė kohė i lidh njė sensibilitet i veēantė, ashtu dhe njė mori formulimesh e formulash tė ngjashme apo tė pėrbashkėta, tė cilat i di autori dhe i sipėrthekson nė Parathėnie. Ai aty shkon njė hap mė tej dhe nė mėnyrė implicite kėrkon moralitetin kritik e vlerėn qė do tė sprovohet nė kohė.
Rugova tashmė ėshtė kritik i sprovuar dhe kalon me lehtėsi tekstet e veta nė rrjetin e klasifikimeve formale e zhanrore. Si gjithnjė eseun e mban formė tė lirė pėr tė shpalosur ide tė lira, pa u munduar me argumentimin e tyre shterues. Me kėtė lehtėsi tė idesė sė re ai trajton romanesken te romani, perceptimin e historisė nė korpusin romansor, retorikėn e formės poetike, apo dhe guximin interpretues qė nėpėrmjet njė vargu tė identifikojė njė poezi, madje njė poetikė personale.
Nėn masėn e kritikės si interpretim konkret i veprės konkrete dhe mė tej si dialog tė gjallė me aktualitetet letrare, Ibrahim Rugova shkruan pėr vepra nė gjini tė ndryshme, tė botuara gjatė viteve tetėdhjetė, tė Azem Shkrelit, Fahredin Gungės, Musa Ramadanit, Teki Dėrvishit, Jusuf Buxhovit, Mehmet Krajės, Ibrahim Kadriut, Qerim Arifit, Abdullah Konushevcit. Tė gjithė kėta gati shkrimtarė tė brezit tė kritikut. Sikur pėr tė provuar qė kritiku i brezit ėshtė njohėsi mė i mirė i po kėtij sensibiliteti letrar, qė nėnkupton njė pėrgjithėsim, ashtu dhe njohja e stilit individual tė autorėve, qė i bėn tė ndryshėm dhe tė veēantė. Mundet qė kėto dy elemente i bėjnė tekstet e Rugovės tė kenė nė brendėsi pėrballė njė diskutimi letrar edhe njė mirėkuptim gati miqėsor.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 18:01   #20
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

2. Opusi e Sistemi

Nė kapitullin e studimeve e tė shqyrtimeve letrare Rugova demonstron gjerėsinė e dijes letrare, shkathtėsinė e analizės dhe mjeshtėrinė e argumentimit, qoftė kur shkruan pėr romanet e Nazmi Rrahmanit, pėr pikėpamjet estetike tė Esad Mekulit, burimsinė e poezisė sė Din Mehmetit, apo dramėn shqiptare tė Josip Relės. Megjithėkėtė, kredon e vet kritike ashtu dhe shkathtėsinė diskursive ai e provon edhe njė herė nė studimet pėr poezinė e dy autorėve tė brezit tė vet. Opusi poetik i Beqir Musliut dhe Sistemi poetik i Sabri Hamitit duket tė jenė studimet mė tė mira tė kėtij kapitulli. Kjo ka tė bėjė mė tepėr me fenomenin letrar sesa me rastin apo me pėrkushtimin. Nė tė vėrtetė tė dy studimet janė shkruar nė trajtė tė studimeve hyrėse pėr veprat poetike tė zgjedhura qė u kishte bėrė kritiku autorėve pėr njė koleksion tė botimit tė poezisė. Rugova do tė sprovohet me poezinė e dy autorėve, tė cilėt qė nė rini ishin admiruar, por nė tė njėjtėn kohė edhe keqkuptuar. Kritiku tani merr riskun qė tė krijojė tekstin interpretues dhe vlerėsues, i cili i botuar si parathėnie, rri binjak me poezinė dhe mund tė sprovohet pėrgjithmonė nga secili lexues. Kjo ėshtė njė ego kritike e ēuar deri nė fund, njė aventurė e krijuesve tė njėmendtė edhe nė kritikė letrare dhe, mė nė fund, njė moral kritik i provuar nė vepėr. Dhe Rugova ia del, meqė tekstet e tij ėshtė parė tė jenė bėrė mė vonė pika tė mbėshtetjes pėr kėrkimet e mėvonshme pėr kėta autorė.
Njė studim pėr romanin bashkėkohor shqiptar, qė megjithatė mbetet nė nivel tė skicimit tė ideve kryesore, ashtu dhe njė bibliografi e romanit bashkėkohor shqiptar (1949-1986), sikur japin sinjale qė autori do tė punonte nė njė studim pėr romanin shqiptar, qė nuk ėshtė shfaqur mė vonė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 18:01   #21
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

3. Teoria e kritikės

I obsesionuar me kritikėn, sidomos me teorinė e kritikės, Ibrahim Rugova, edhe kėtė libėr e mbaron me njė korpus tekstesh rreth problemeve teorike tė letėrsisė e tė kritikės letrare. Ai i kthehet sėrish leximit dhe diskutimit tė librit tė tij tė dashur tė rinisė, Teorisė sė letėrsisė tė Rene Velekut dhe Ostin Uorenit; pėr tė parė dy funksionet e kėsaj teorie.
Ibrahim Rugova, kritiku i mileut tė Prishtinės, studenti i Rolan Bartit nė Paris, apo dijetari qė nuk pėrjashton asnjė ide pa e diskutuar: cili nga kėto pėrcaktime ka ushqyer njė diskutim problemor pėr kritikėn letrare dhe marksizmin si njohje apo ideologji?. Dijetari i Prishtinės, si krijues, tė cilit pushteti politik dhe ideologjia i shkojnė mbas si hije, sqaron qė kishte njė kritikė tradicionale ideologjike, dhe njė tjetėr tė modernizuar, e cila do tė merrej mė nė fund me Kafkėn, Prustin e Xhojsin, duke i vėnė nė shtratin e vet tė realizmit tė paanė, pėrderisa tė parėt e tyre tradicionalistė i patėn hedhur si dekadentė. Njė diskutim i sofistikuar pėr kohėn, qė nuk do tė mbėrrinte askund tjetėr pos nė diskutimin final tė raportit tė letėrsisė me politikėn, kėtu e tjetėrkund.
Rugova mė nė fund e vijon diskutimin e vet teorik lidhur me interesimet teorike e letrare tė aktualitetit shqiptar, duke bėrė pėrpjekje qė fenomeni tė shihet nė gjithė botėn shqiptare, ndonėse kjo botė jeton nė kėrkimin e ideve tė kundėrshtueshme deri nė skaj. Studiuesi pėrpiqet qė tė sistemojė grimcat e ideve shqiptare, pėr t’i bėrė tė krahasueshme me drejtime teorike nė Evropė, qoftė kah ato qė mbėshteten edhe mė tutje nė termat e funksionit si: angazhimi apo mesazhi i afishuar, qoftė nga ato qė shpien kah analiza e strukturave letrare duke pranuar pluralizmin e tekstit letrar. Ibrahim Rugova nuk i shpėton as kėtu njė tipi tė diskutimit teorik letrar me premisa tė dedikimit dhe tė edukimit, ku metoda vetvetiu shndėrrohet nė demonstrim. Kjo dhe mund tė jetė karakteristikė e teksteve qė shkruhen pėr t’u lexuar para njė auditori tė caktuar, kur teksti pėrballė shpalimit tė idesė dhe argumentimit ka dėshirėn pėr tė bindur e pėr tė mėsuar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 18:02   #22
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

4. Refuzimi estetik

Eseu Refuzimi estetik, qė mban kohėn e vendin ku ėshtė shkruar (Prishtinė, shkurt, 1987), ėshtė padyshim teksti mė i rėndėsishėm pėr autorin, jo pse ėshtė shkruar i fundit, por pse ka dalė nė ballė tė librit dhe pse kėtė titull e merr krejt libri. Ėshtė e qartė qė autori i jep peshė tė veēantė kėtij teksti, qėkur e merr nė trajtė tė pėrmbledhur edhe Parathėnie tė librit. E pra ēfarė ka tė veēantė nė kėtė ese?

Refuzim do tė thotė tė mos pranosh, tė mos pranosh atė qė tė imponohet, e kjo varet nga qėndrimi personal dhe nga i pėrgjithshėm.

Kjo ėshtė fraza nistore e eseut, qė nuk ka asnjė shenjė qė ka tė bėhet me letėrsinė, dhe vazhdon:

Njeriu nė kėtė plan ka vetėm dy zgjidhje, thjesht e shkurt: po e jo. Refuzimi ngritet kundėr imponimit kur ai ėshtė represiv.

Dhe mė tutje vijon eseu duke u demonstruar ideja:

Imponimi bėhet mė i ndėrlikuar kur gjendet nė kuadėr tė pėrfaqėsueses, sepse njeriut ekzistuesja i largohet pėr disa shkallė… Raporti ndėrmjet tė vėrtetės dhe tė vėrtetės sė pėrfaqėsuar…

Edhe mė tutje eseu eksplikon si ngritet pushteti individual e kolektiv, pėr tė arritur ngadalė te pushteti, demokracia, zgjedhja e lirė, manipulimi, plebishiti: jemi pra nė gjirin e shoqėrisė, nė diskutimet e pushtetit e larg, tepėr larg, letėrsisė.
Rugova mė dramatik e bėn diskutimin pikėrisht kur kalon nė domenin e letėrsisė qė do tė refuzojė duke heshtur apo duke folur. Nėse flet, ajo refuzon me format e sarkazmit, tė groteskut e tė ironisė. Ai kėrkon dallimin midis pushtetit e politikės nė letėrsi – politizimin e saj. Loja, pra, ėshtė e rėndė: si tė ruhet letėrsia si qenėsi e jo si letėrsi nė funksion, nė shoqėritė e politizuara nė mėnyrė agresive. Pamja ėshtė e aktualitetit, kurse diskutimi don t’i demonstrojė rrėnjėt e fenomenit nė kohė e nė kultura tė tjera. Por nė pikėn 3 tė eseut tanimė tema afishohet: Estetika e Politika. Historia e fenomenit tė shpie te Platoni e te inkuizicioni mesjetar, madje te pėrmbysjet revolucionare, qė si censurė apo si ndikim rrafshojnė vepra, ide e njerėz. Furtunėn shkatėrrimtare Rugova e gjurmon mė tepėr nė kulturėn historike tė tė tjerėve e mė pak nė realitetet dhe aktualitetet shqiptare. Kujdes! Autocensura e shpikur nga Sartri nė kohėt moderne, mund tė jetė shpėtim i shkrimtarit (njeriut), por jo i letėrsisė.
Atėherė, nėse nuk i mbetet alternativė letėrsisė a i mbetet alternativa shkrimtarit. Rugova, nė kėrkimin historik tė fenomenit, thotė se po: tė bėhet shkrimtar i oborrit apo prijės i popullit. Por, pėr pasojė: nė tė dyja rastet vrasės i letėrsisė sė vet.
Ashiqare qė shkrimtari i angazhuar dhe letėrsia e angazhuar nuk ėshtė njė zgjidhje. Kėtė e kanė pranuar shkrimtarėt ideologė romantikė tjetėrkund e te ne. Si tė ruhet, pra, qenėsia estetike, e bashkė me tė “refuzimi estetik”. Pyetja nuk ka pėrgjigje tė pėlqyeshme, sidomos jo kur shtrohet kaq ashpėr raporti ndėrmjet letėrsisė e politikės. Ibrahim Rugova nė eseun e vet rezonon qė tanimė ėshtė bėrė legjitime vetėdija se imponimit tė jashtėm letėrsia duhet t’i pėrgjigjet me refuzim estetik. Ky ėshtė refuzim estetik kundėr diskursit represiv. Mirėpo, ēėshtjet praktike ēojnė nė argumentime selektive:

Te kombet e mėdha, kur rreziku politik ėshtė mė i vogėl, apo edhe nuk ėshtė i pranishėm fare, refuzimi estetik i letėrsisė ėshtė mė i madh, mė autonom e mė veprues…

pėrfundon Rugova eseun e vet tė vitit 1987.

Po ēfarė tė bėhet me kombet e vogla e me letėrsitė e rrezikuara, pėrgjegja ėshtė e kuptueshme apo e nėnkuptueshme. Nuk ka shpėtim tė autorit, mund tė ketė shpėtim tė njeriut: duke ikur nga tipi meditant kah tipi militant. Kėshtu shkroi Rugova, nė tekstin e vet tė mbramė kritik, para se tė nisej.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 18:03   #23
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

VII. PROFILI I KRITIKUT


--------------------------------------------------------------------------------

Pak nga miqtė e tij e dijnė qė Ibrahim Rugova nė moshėn e re shkollore ka shkruar lirikė dhe ka pėrkthyer poezi. Mirėpo, emri i tij letrar publik ėshtė bėrė i njohur me shkrimet letrare nė rubrikėn “Zenite letrare” nė revistėn Fjala. Tekstet, qė rimerrnin nė njė lexim krejt subjektiv e tė lirė, vepra tė shkrimtarėve botėrorė e shqiptarė, lexoheshin me mallin e leximit tė letėrsisė sė vėrtetė. Kėto shkrime Ibrahim Rugova, pas njė rileximi redaktues, i botoi nė librin Prekje lirike. Vetė titulli pėrcakton natyrėn e shkrimeve estetike-poetike, qė nuk i iknin lirizmit nė interpretim. Ky ishte njė revolt kundėr shkrimeve kuaziobjektive qė shkruheshin pėr letėrsinė duke zbritur mė shpesh nė njė sociologjizėm vulgarizues.
Nė librin e dytė Kah teoria, tė botuar shtatė vite mė vonė, e gjejmė Rugovėn nė skajin tjetėr tė diskursit kritik. Tashmė ai, gjithė dijen e madhe letrare, gjithė mjeshtėrinė e shkrimit kritik tė argumentuar, e ēon kah qėllimi suprem: tė artikulohet nė nivelin mė tė lartė teorik letėrsia si krijimtari individuale e veēantė, e ndryshme nga tė tjerat, qė duke pasur praktikė origjinale tė krijimit, kėrkon edhe kritere tė vetat tė interpretimit. Tashmė, revolta lirike e librit tė parė kthehet nė sistem vetanak tė mendimit e tė argumentimit.
Dy polet kritike, tė shfaqura nė dy librat e parė, e kanė pėrcaktuar fuqishėm gjithė krijimtarinė kritike tė Ibrahim Rugovės nė vitet shtatėdhjetė e tetėdhjetė tė shekullit njėzet. Ky ndikim nė njė anė ka prodhuar njė diskurs kritik tė ēlirshėm, shpesh me gjuhė konotative, madje nė nivel tė metaforės, pėr t’u kurorėzuar me trajtėn e eseut e tė kritikės interpretuese; kurse nė anėn tjetėr ka prodhuar diskursin kritik tė argumentuar, duke e ngritur nė nivel tė abstragimit teorik, madje krejt nė teori tė letėrsisė e tė kritikės; por gjithmonė me kėrkesėn pėr kultivimin e temave abstrakte nė shqip, nėpėrmjet rindėrtimeve terminologjike.
Dy libra tė ngjashėm, pėrmbledhje esesh e kritikash, kapin tekstet kritike tė Ibrahim Rugovės tė viteve shtatėdhjetė nė Strategjia e kuptimit dhe tė viteve tetėdhjetė nė Refuzimi estetik. Sharmi themelor i shkrimeve kritike, qė korrespondojnė nė radhė tė parė me librat e botuar gjatė kėtyre viteve dhe me autorėt kryesisht tė brezit tė tij, ėshtė se janė shkruar rėndom si kritika tė para (punė tepėr e vėshtirė nė interpretimin e vlerėsimin e letėrsisė), duke prodhuar edhe mendimin e parė publik pėr veprat, e njėkohėsisht duke krijuar aureolėn e kritikės sė respektueshme.
Nė shkrime tė tjera, nė kėta libra, Rugova lėshohet ngadalė nė kohė pėr tė studiuar formacione artistike e doktrina letrare shqiptare, po ashtu autorė tė njohur tė traditės; ashtu edhe fenomene letrare, kryesisht kritike tė modernitetit evropian.
Dy libra tė tjerė, tani monografikė, qė provojnė deri nė skaj fuqinė krijuese e intelektuale tė Ibrahim Rugovės, janė Vepra e Bogdanit dhe Kahe e premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983. Nė tė parin bėhet interpretimi i fuqishėm i tekstit bogdanian nė librin e parė origjinal shqip Ēeta e profetėve, duke analizuar tė gjitha aspektet e strukturat e tekstit bashkė me domethėnien e tij. Rugova kėtu ribėn gjenetikėn dhe bėn analitikėn e veprės sė autorit tė madh tė vjetėr shqiptar, duke e parė atė tė njėnjėshėm, nėpėrmjet temave, strukturave letrare, domethėnieve nacionale; duke analizuar sistemin e plasat e tij. Studiuesi, i formuar me dijet moderne letrare, dėshmon qė teksti bogdanian nuk ėshtė dėshmi por ėshtė njė qenie e gjallė kulturore, madje bashkėkohėse, njė vlerė qė jeton. Vepra shpejt u bė paradigmė e studimeve shqiptare, jo vetėm bogdaniane.
Mirėpo, projekti mė i ndėrliqshėm e mė i rėndėsishėm studimor i Ibrahim Rugovės mbetet monografia pėr kritikėn shqiptare. Ky libėr ėshtė dhe kurora kritike e tij. Aty gjejmė njė sistematizim tė mendimit kritik shqiptar qė lidhet me letėrsinė dhe kritikėn letrare, dhe mė thellė njė vetėdije kulturore tė shqiptarėve. Idetė themelore, duke u fiksuar nga Barleti deri te autorėt bashkėkohorė, janė trajtuar jo si rend kronologjik i shfaqjeve, por si vlera nė njė sistem tė sprovuar tė mendimit letrar. Rugova lucid kėtu informon, analizon, interpreton. Vepra merr vlerėn e njė projekt-enciklopedie pėr kritikėn letrare shqiptare duke u bėrė, qė nga shfaqja, njė pikė reference e pakalueshme pėr kėtė fushė.
Pėrfundimisht Ibrahim Rugova ėshtė njė kritik modern qė teorinė e ndėrton si majė qė del nga interpretim i tekstit letrar, kurse vlerėsimin e bėn si njė pėrqasje me universalitetin e krijimit letrar. Kjo e shpie nga qerthulli i letėrsisė kombėtare nė universumin e literaturave tė tjera.
Njė tė tillė sprovė e kishte nisur Rugova nė shkrimin pėr rrėnjėt e degėt letrare, pra pėr trashėgiminė origjinare dhe shpėrndėrrimet e mėvonshme duke sjellė nė relacion krijues Shqipen, Aristotelin e Xhojsin. Kjo aventurė krijuese ishte ndėrprerė pėrnjėherė. Dhe kjo duhet tė quhet humbje pėr kėrkimet nė letėrsinė shqipe.
Vepra e madhe dhe e ndėrliqshme kritike e Ibrahim Rugovės e ka bėrė autorin njėrin ndėr mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė shqiptarė pėr letėrsinė.
Konteksti sociokulturor, thuhej mė parė, por rrethanat nacionale, do tė thuhej mė vonė, e bėnė apo mė saktė e detyruan Ibrahim Rugovėn qė nga njeriu meditant tė kalojė te njeriu militant. I pari i pėrket domenit tė kritikės. I dyti domenit tė veprimtarisė nacionale.
I lejojmė vetes tė mbyllim kėtė shkrim me njė metaforė: Prekje e Gurit. Brezat e idealistėve (nėse mbeten gjallė) do tė tregojnė a u formėsua guri nga prekja dhe pėr sa kohė ndodhi kjo.


--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, tetor 2005

QIK
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-11-05, 16:52   #24
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Promovohet nė Tiranė vepra e plotė letrare e Presidentit tė Kosovės,

Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova, sundues i letėrsisė dhe mendimtar

Dje, nė sallėn "Iliria" tė Hotel "Sheraton" nė Tiranė u promovua vepra e plotė letrare e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, botuar nga Shtėpia Botuese "Fak Konica". Ky pėrurim u bė nė kuadėr tė Panairit tė Librit "Tirana 2005" qė u ēel mė 1 nėntor nė Qendrėn Ndėrkombėtare Kulturore nė Tiranė. Nė tė merrnin pjesė ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, ministri i Kulturės dhe Sportit tė Kosovė, Astrit Haraēia, personalitete tė letėrsisė nga Shqipėria dhe Kosova, artistė, politikanė dhe tė ftuar.

Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, tha nė fjalėn e hapjes se ishte njė nder i veēantė qė merrte pjesė nė kėtė aktivitet tė ēmuar, pėr tė pėruruar veprėn letrare tė Ibrahim Rugovės. Ai tha se botimi i plotė i veprės letrare tė Dr. Ibrahim Rugovės ėshtė njė moment i rėndėsishėm. "Kėtu gjenden nivele tė larta tė mendimit intelektual e politik shqiptar qė sot bėhen zėdhėnės tė ndjesisė qė Ibrahim Rugova, Presidenti i Kosovės, Gandi bashkėkohor, esteti dhe teoricieni i letėrsisė, ėshtė formula shqiptare mė frytdhėnėse. Ėshtė kėshtu, sepse ai u ushqye dhe vazhdon ta bėjė me doktrinėn e Pjetėr Bogdanit, Nėnė Terezės dhe Papa Gjon Palit. Ai mbėshtetet nė filozofinė dhe politikėn euroatlantike, dhe veēanėrisht atė amerikane. Tė shkuarėn kulturore shqiptare e racionalizoi nė bashkėkohėsi dhe mė tej, duke krijuar kėshtu njė mendim politik tė llojit tė veēantė. Kosova, trualli i madh, ku prej dekadash ėshtė konservuar krimi, po kthehet nė tokė paqeje. Kjo ishte metamorfoza sfidė e Rugovės, alkimia e civilizimit shqiptar. Nė kėtė betejė tė madhe, ai ndriēoi, ai fitoi", tha ndėr tė tjera ministri Leskaj.

Ministri Bujar Leskaj u shpreh se Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Shqipėrisė do tė jetė nė lartėsinė e vėmendjes qė kjo vepėr meriton, duke bėrė tė njėjtėn gjė qė po bėjmė sonte edhe nė rrethet e tjera tė vendit e nė auditore mė tė gjera. "Ftoj tė gjithė studiuesit dhe kritikėt e veprės sė Rugovės qė tė paraqesin pranė nesh punimet e tyre, sepse shumė shpejt do tė pėrgatisim njė botim special pėrmbledhės", tha ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj.

Shkrimtari i njohur nga Kosova, Sabri Hamiti, tha se Ibrahim Rugova i pėrket brezit tė shkrimtarėve tė vitit '68. Ai tha se Rugova njihet si krijues e kritik, por qė nė moshėn e re shkollore ka shkruar lirikė dhe ka pėrkthyer poezi. Hamiti tha mė tej se Rugova gjithė dijen letrare e ēon nė qėllimin suprem. Nė veprėn e tij zė vend doktrina shqiptare dhe autorėt shqiptarė. Jo pa qėllim ai ėshtė marrė me veprėn e Bogdanit, interpretimi i tekstit tė fuqishėm bogdanian nėpėrmjet temave e strukturave. Teksti bogdanian nuk ėshtė vetėdije kulturore shqiptare, por ėshtė kritikė modern. Hamiti u shpreh se Ibrahim Rugova ėshtė njėri nga mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė pėr letėrsinė.

Qė nga shkrimet e para tė botuara nė revistat e kohės, para afro dyzetė vjetėsh, e mė vonė me botimin e librit tė parė "Prekje lirike" mė 1971, Dr. Ibrahim Rugova tėrhoqi vėmendjen e lexuesve dhe tė kritikės shqiptare pėr trajtimin i ri tė thelluar dhe tė argumentuar ndaj problemeve e fenomeneve letrare nė letėrsinė shqipe dhe atė botėrore, duke hyrė sa mė thellė nė njohjen e trashėgimisė shpirtėrore, nacionale e tė njėjtėn kohė, duke pasur njė hapje ndaj kulturave tė tjera dhe tė modernitetit tė tyre. Veprat e Ibrahim Rugovės kanė pasur fatin e shumė librave tė tjerė gjatė njė periudhe tė caktuar nė Kosovė. Dihet se nė kohėt e vėshtira nėpėr tė cilat kaloi populli ynė, edhe libri kishte fatin e tij. Shumė nga librat e botuar nė njė periudhė tė mėparshme u nxorėn nga biblioteka dhe u asgjėsuan. Njė numėr i tyre u dogj sė bashku me bibliotekat ku ishin, prandaj sot nė pėrgjithėsi ndihet mungesė e shumė veprave tė botuara me parė.

Kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Kosovės, Rexhep Ismajli, tha gjatė fjalės sė tij se "Ibrahim Rugova ėshtė lideri i lėvizjes mė tė madhe. Vepra e tij pėrmblidhet nė 6 vėllimet e kolanės sė botuar nga Shtėpia Botuese "Faik Konica". Krijimtaria e tij ėshtė shpėrndarė nė tė gjithė shtypin europian. Me shkrime publike, Ibrahim Rugova ėshtė shfaqur nė vitet '67-'68, por libri i tij i parė ėshtė botuar nė vitin 1971. Nė veprėn e Rugovės ka njė ton kryengritės, por shumė tė heshtur. Rugova ėshtė marrė me letėrsi moderne dhe tė traditės. Vepra e Bogdanit ka vlera tė veēanta dhe tepėr tė rėndėsishme", tha ndėr tė tjera Ismajli.

Shkrimtari Besnik Mustafaj u shpreh se Ibrahim Rugova ėshtė nga ata personalitete politike qė i bėn nder krejt klasės politike jo vetėm tė Shqipėrisė, por dhe Europės. "Rugova, nė veprėn e tij mendimtare, mbart kohėn shqiptare tė lashtėsisė dhe koherencės. Rugova jep shembullin e njeriut se si mund tė refuzohet dhe jep shembullin e refuzimit. Njė shkrimtar, njė studiues vlerėsohet edhe pėr temat qė kap pėr tė trajtuar. Jo mė kot Ibrahim Rugova ka studiuar Bogdanin. Nė veprėn e tij, Rugova ndėrton dhe shfaq edhe personalitetin e vet, dhe tė gjithėve na bėn ta shohim me adhurim. Tek ai bashkohet energjia, mendja, shpirti dhe fati", u shpreh shkrimtari Besnik Mustafaj gjatė fjalės sė tij.

"Ibrahim Rugova shikon sot se si koha po i jep tė drejtė", tha gjatė fjalės sė tij shkrimtari Gjergj Zheji. Ai tha mė tej se Rugova ka shkruajtur se "zotėrit e territ kėrkojnė tė ndalet koha, por nuk ėshtė kėshtu, koha nuk ndalet. E ardhmja e njerėzimit nuk ėshtė lufta, por paqja. Rugova ka kurdoherė nė qendėr lirinė. "Ibrahim Rugova ėshtė njė nga themeluesit e Universitetit tė Prishtinės. Nė veprėn e Rugovės shohim se studimi i letėrsisė zhvishet nga mitet, politika, lufta e klasave, etj. Tėrė kjo letėrsi e hapur ka zėnė vend nė letėrsinė e Kosovės. Ibrahim Rugova ėshtė dhe mbetet pėrherė njė intelektual i burimit", tha Zheji.

Shkrimtari dhe studiuesi Mark Marku u shpreh se vepra e Ibrahim Rugovės ėshtė mishėrim i qėndresės dhe ardhmėrisė. "Lidhja e veprės sė Rugovės me shkrimtarėt e vjetėr nuk ėshtė e rastėsishme. Lėvizja e e shkrimtarėve tė Kosovės ėshtė njė lėvizje emancipuese e shoqėrisė shqiptare". Mė pas, pėr tė pranishmit e shumtė u dha njė koncert artistik. Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, i dhuroi ministrit tė Kulturės sė Kosovė, Astrit Haraēia, njė buqetė me lule pėr t'ia dėrguar Ibrahim Rugovės nė shenjė respekti dhe mirėnjohje pėr veprėn e tij.

Thanė pėr veprėn e Rugovės

Sabri Hamiti


Ibrahim Rugova gjithė dijen letrare e ēon nė qėllimin suprem. Nė veprėn e tij zė vend doktrina shqiptare dhe autorėt shqiptarė. Jo pa qėllim ai ėshtė marrė me veprėn e Bogdanit, interpretimi i tekstit tė fuqishėm bogdanian nėpėrmjet temave e strukturave. Rugova ėshtė njėri nga mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė pėr letėrsinė.

Rexhep Ismajli

Ibrahim Rugova ėshtė lideri i lėvizjes mė tė madhe. Krijimtaria e tij ėshtė shpėrndarė nė tė gjithė shtypin europian. Nė veprėn e Rugovės ka njė ton kryengritės, por shumė tė heshtur. Rugova ėshtė marrė me letėrsi moderne dhe tė traditės. Vepra e Bogdanit ka vlera tė veēanta dhe tepėr tė rėndėsishme.

Besnik Mustafaj

Ibrahim Rugova nė veprėn e tij mendimtare, mbart kohėn shqiptare tė lashtėsisė dhe koherencės. Rugova jep shembullin e njeriut se si mund tė refuzohet dhe jep shembullin e refuzimit. Nė veprėn e tij, Rugova ndėrton dhe shfaq edhe personalitetin e vet, dhe tė gjithėve na bėn ta shohim me adhurim. Tek ai bashkohet energjia, mendja, shpirti dhe fati.

Gjergj Zheji

Ibrahim Rugova shikon sot se si koha po i jep tė drejtė. Nė veprėn e Rugovės shohim se studimi i letėrsisė zhvishet nga mitet, politika, lufta e klasave, etj. Tėrė kjo letėrsi e hapur ka zėnė vend nė letėrsinė e Kosovės. Ibrahim Rugova ėshtė dhe mbetet pėrherė njė intelektual i burimit.

Mark Marku


Vepra e Ibrahim Rugovės ėshtė mishėrim i qėndresės dhe ardhmėrisė. Lidhja e veprės sė Rugovės me shkrimtarėt e vjetėr nuk ėshtė e rastėsishme. Lėvizja e e shkrimtarėve tė Kosovės ėshtė njė lėvizje emancipuese e shoqėrisė shqiptare.


__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.