Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-02-11, 17:11   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Zahir Pajaziti

LETĖR ZAHIRIT TIM

Me rastin e pėrvjetorit tė vrasjes sė Zahir Pajazitit

E hėne 31 Janar 2011 8:41 Zahiri im!
Ndoshta nuk do tė doje qė letrėn ta filloja me “ndoshta” sepse njerėzit qė vdesin pėr tė jetuar* frymojnė larg mjegullave tė dyshimit dhe kjo fjalė qė gjithnjė shpreh njė dyshim apo hamendėsim* mungon nė fjalorin e zemrave qė e arrijnė Tė Vėrtetėn dhe jetojnė me Tė. Por* kjo “ndoshta” ėshtė ngulitur nė qeniet tona qė bėhen akull* jo nga ftohtėsia dimėrore e atij janari qė na ndau me ty* por nga pafuqia jonė pėr t’u takuar sėrish me ty ēdo janar. Kjo “ndoshta” ėshtė dhimbja e shpirtit tonė qė shfaqet nėpėrmjet fjalėve sepse tė jetosh hamendėsisht nė prani tė dėshmorėve* domethėnė tė qendrosh nė gjendjen mė tė dhembshme njerėzore. E trishtueshme ėshtė ajo botė nė tė cilėn plagėt dhembin nė prani tė ilaēit. Sikur njerėzit t’i harronin dėshirat* do tė jetonin pa dhimbje* por meqė erdhėm nė botė pėr tė dėshiruar* atėherė edhe dhimbjet tona vazhdojnė tė pėrplasen brenda nesh* edhe pse ato ndryshojnė nga njėra-tjetra ashtu siē ndryshojnė edhe dėshirat. Tė vetmit qė mund tė ngrihen mbi dhimbjet e tyre janė ata qė jo vetėm dinė ēfarė dėshirojnė* por edhe dinė si tė dėshirojnė. Ata qė nuk e kėrkojnė nė botė atė qė bota nuk e ka* janė ata qė i japin botės atė qė asaj i mungon.

Zahiri im!
Malli na ka marrė o vėlla pėr zėrin tėnd me tė cilin dėshmove se kush ka frikė tė vuaj* vuan nga frika. Malli na ka marrė pėr ecjen tėnde me tė cilėn dėshmove se nuk ėshtė koha ajo qė kalon* por jemi ne. E kėrkojmė shikimin tėnd me tė cilin dėshmove se kush dėshiron t’i njohė tė tjerėt para se ta njohė veten* ėshtė i pėrcaktuar tė mos e shoh as veten* as tė tjerėt. I kėrkojmė duart tua t’i shtėrngojmė edhe njė herė* qė tė mos harrojmė se nėse e keqja nuk ndalohet me dorė* mund tė ndalohet me fjalė dhe zemėr* por nė mungesė tė tė parės* dy tė fundit nuk mjaftojnė qė ne tė jemi kėrkues tė denjė tė duarve tua. Por* ne prapė nuk mund tė tė mos kėrkojmė nė rrugėt e zbardhura nga bora e cila ka zbritur edhe nė kėtė janar nė ato shtigje ku ti ke shtegtuar duke dėshmuar se tė humbur nuk janė ata qė gabojnė rrugėn por ata qė pėr gabimin e tyre duan t’i fajsojnė tė tjerėt. Duke harruar se lumturia ėshtė mėnyrė e tė jetuarit* ne e kėrkojmė atė nė tė ardhmen e cila tani ekziston vetėm nė mendjen tonė* njėlloj siē ekziston edhe e kaluara. Nėpėrmjet mendjes i shfaqim edhe dhimbjet e zemrės por ē’e do qė nuk na dhemb mendja* por zemra* o Zahiri im!
Duke hedhur shkronjat nė letėr* ndjej se mė mungon fuqia e fjalėve kur shkruaj pėr ata qė dėshmojnė se jeta nuk matet me ditė por me vepra dhe pastaj s’mė mbetet mall pėr asgjė nė botė* veē bukurisė sė amshueshme tė vdekjes. Sikur tė mos ishte vdekja kaq e bukur* a do tė vdisnin dėshmorėt?
Zahiri im!
Nė pamundėsi tė takohemi* ke shumė tė fala nga shokėt tu qė s’kanė harruar se atdheu ishte i tyre para se ata tė ishin tė atdheut. Ke shumė tė fala nga ata qė s’kanė harruar se buka e ndarė ka pasur shijen mė tė mirė. Shumė tė fala Edmondit dhe Hakifit nga toka qė ėshtė mbushur me shumė plisa qė zbukurojnė kokat dhe pak koka qė zbukurojnė plisat. Ata qė njėmendėsisht e vėnė veten e tyre nė rrezik pėr atdheun* nuk e vėnė atdheun nė rrezik pėr veten e tyre* sepse ata e dinė tė kujt janė dhe kujt do t’i kthehen. Duke menduar kėtė kthim* mė duhet qė pa dashje ta palos kėtė letėr tė pambaruar dhe t’ua dhurojė tė gjithė atyre qė janė pėrmalluar pėr ty qė na flet nga Pafundėsia. Ndoshta do tė takohemi nė njė janar tjetėr o vėlla* kur dhimbjet tona tė jenė kthyer nė gėzime! Mė fal qė letrėn e pėrmbylla me “ndoshta”* Zahiri im!

Fatmir Muja


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.