Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-07-06, 16:30   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Origjina pagane e krishtlindjes!!!!!


Origjina pagane e krishtlindjes
Shkruar nga William F. Dankenbring & John D. Keyser Ndonėse kudo nė botė krishtlindjet festohen si njė festė e krishtere, a ėshtė e krishtere krishtlindja nė rend tė parė? Merrni nė konsideratė kėtė: Shqyrtoni Biblėn fund e krye, dhe nuk do tė gjeni as njė fjalė tė vetme tė krishtlindjes qė festohet nga tė krishterėt. Madje kjo nuk pėrmendet as njė herė tė vetme. Nė anėn tjetėr, paganėt e festonin kėtė ditė pėr mijėra vjet pėrpara se tė lindej Krishti. Nga vijnė kėto rite dhe ceremoni misterioze qė e rrethojnė kėtė ditė?
Nė librin e Werner Keller, "Bibla si njė Histori", lexojmė pohimin vijues:
"Si njė ditė e krishtere nė dokumente, 25 Dhjetori sė pari qe pėrmendur nė vitin 324 p.e.s. Nėn perandorin romak Justinian [p.e.s. 527-565], kjo ditė u pranua si njė festė zyrtare. Njė festival i vjetėr romak luajti njė rol tė rėndėsishėm nė zgjedhjen e kėsaj ditė tė veēantė. 25 Dhjetori nė Romėn e lashtė ka qenė Dies Natali Invictus - Ditėlindja e tė Pamposhturit, dita e solsticit (Shėnim: Njėra prej dy kohėve tė vitit, kur dielli ėshtė nė largėsinė mė tė madhe nga ekuatori qiellor. Solstici i verės nė hemisferėn veriore ndodh diku rreth 21 qershorit; solstici dimėror ndodh rreth 21 dhjetorit. Solstici veror ėshtė dita mė e gjatė e vitit dhe solstici dimėror ėshtė mė e shkurtra.) dimėror dhe njėkohėsisht, nė Romė, dita e fundit e Saturnalisė e cila qė prej kohėsh kishte degjeneruar nė njė karnaval javor tė shfrenuar..." [f.331]
A nuk duket paksa e ēuditshme qė e ashtuquajtura Kishė e krishtere, pėr tė festuar lindjen e Mesisė, tė zgjedhė njė ditė, e cila qe identifikuar si dita e lindjes sė Diellit tė Pamposhtur, ditėn e solsticit dimėror, ditės mė tė shkurtėr tė vitit, kur pjesa e ndriēuar e ditės nis tė bėhet mė e gjatė prapė? Ēfarė ka kjo tė bėjė me Krishtin? A ka lindur Krishti diku afėr 25 dhjetorit?
Vazhdon Keller:
"Meteorologėt si edhe historianėt dhe astronomėt kanė diēka mjaft me rėndėsi pėr tė kontribuar nė lidhje me ēėshtjen e caktimit tė ditės sė lindjes sė Jezusit. Sipas Lukės: 'Nė atė vend ishin disa barinj, tė cilėt e kalonin natėn pėrjashta pėr tė ruajtur grigjėn e vet'" [Luka 2:8]
"Meteorologėt kanė bėrė regjistrime tė sakta tė temperaturės nė Hebron. Kjo pikė, qė gjendet nė rrafshnaltat jugore tė Judesė, e ka gjendjen e njėjtė klimatike si tė Betlehemit, i cili s'ėshtė shumė larg. Shėnimet e temperaturės e mbi tre muajve tregojnė qė rėnia e ftohtėsisė ėshtė siē vijon: dhjetor – 2.8 gradė; janar – 1.6 gradė; shkurt – 0.1 gradė. Dy muajt e parė po ashtu kanė reshjet mė tė mėdha tė shiut nė vit; pėrafėrsisht 15 cm nė dhjetor, dhe afėrsisht 20 cm nė janar. Sipas tė gjitha informatave ekzistuese, klima e Palestinės nuk ka ndryshuar dukshėm nė 2000 vitet e fundit. Si bazė pėr kėtė mund tė merren vrojtimet moderne meteorologjike".
"Nė kohėn e krishtlindjes, Betlehemi ėshtė nė acar, dhe nė Tokėn e Premtuar, nė fusha, nuk mund tė ketė qenė as njė bagėti nė atė temperaturė..."
"Rreth kohės sė krishtlindjeve nė ditėt tona, nė Palestinė, kafshėt dhe barinjtė janė tė mbyllur [d.m.th. nuk ka kullosa]..."
Ndėrsa, kėrkojmė kohėn e saktė tė lindjes sė Jezusit, gjejmė se ai nuk ka lindur as afėrsisht datės 25 dhjetor, tė cilėn bota e ka zgjedhur pėr ta "festuar" ditėlindjen e tij.
Miliona tė krishterė tė pretenduar, tė cilėt mendojnė qė janė pasues tė fesė sė Jezusit, janė mashtruar. Jo vetėm qė si tė pamend kanė pėrqafuar traditėn e gabuar sikur tė jenė tė krishterė, por ata janė gėnjyer e mashtruar nga predikuesit dhe priftėrinjtė, ndonėse Jezusi vetė ka paralajmėruar: "Ky popull mė nderon me buzė, kurse zemra e tyre ėshtė larg meje. Mė kot mė adhurojnė, kur mėsojnė kinse mėsim tė Hyut – rregulloret qė i qitėn njerėzit... Ju lėni pas dore urdhėrimin e Hyut pėr tė ruajtur traditėn tuaj!" [Marku 6-8]


Marrur nga www.fjalaebukur.com e cila e ka marur prej www.mburoja.net

Pershendetj nga Kumanova e Ismet Jasharit
Asketi SmArTs_WAY
Ebu Dawud AbdulMuhsin ibn Jahja el Albani el Darekutni


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.