Google Plus ėshtė rrjeti i ri social i Google
https://plus.google.com/
Pėrkundėr tentimeve tė mėparshme tė kompanisė Google pėr tė hyrė nė ujėrat e rrjeteve sociale, gjasat janė tė shumta qė ju do ta shpėrndani kėtė lajm nė Facebook ose Twitter, dhe shumė mė pak nė Google Buzz.
Mirėpo, lansimi i fundit i Google, pėrkatėsisht rrjeti social Google +, synon qė ta zgjidh njė problem me tė cilin janė pėrballur pėrdoruesit e rrjeteve sociale qė prej fillimit tė tyre.
Njerėzit nuk duan qė tė shpėrndajnė gjithēka nė rrjetet sociale, si dhe nuk duan qė vazhdimisht ta freskojnė listėn e tyre tė miqve, me tė cilėt do tė mund tė ndajnė gjėrat e vlefshme.
Nėse e shihni shėrbimin e ri tė Google, i cili pėrfshin edhe funksionin Circles, ju do tė shihni qė plani i gjigantit amerikan tė kėrkimeve online ėshtė qė tė zgjidhin disa prej problemeve me tė cilat pėrballen njerėzit sot.
Me kėtė funksion ata synojnė qė listėn e miqve ta mirėmbajnė nė mėnyrė shumė tė lehtė dhe spontane, pėrderisa Hangout, njė lloj funksioni i pėrngjan video-konferencave tė pandėrprera, ėshtė menduar qė tė jetė njė lloj zgjidhje pėr tė gjithė ne qė brengosemi pėr kėtė punė.
Pėr mė shumė, Google e ka integruar edhe njė funksion tė ri nė rrjetin e saj social, i cili quhet Spark, i cili funksionon ngjashėm sikurse RSS pėr lajme dhe risi nga faqet e ndryshme, i cili nuk ka nevojė tė aktivizohet.
Pas shėrbimeve si Wave, Buzz, Plus 1, duket se ky ėshtė hapi mė serioz i kompanisė Google nė kėtė drejtim, mirėpo mbetet tė shihet nėse kėsaj radhe do tė jetė e suksesshme.
Nėse dėshironi qė tė jeni tė parėt qė provoni projektin e ri tė Google, atėherė klikoni nė
https://plus.google.com/