Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-03-07, 13:10   #16
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

fshatari,

ne nentekst nenkuptoje se edhe JU mbeshteni postimin tim me larte,iu falenderoj,

me respekt
Legenda

[quote=Fshatari]Nuk kam ndonjė konsideratė tė posaēme pėr Akademinė e shkencave rumune. Reputacioni i kėsaj akademie nuk tejkalon kufinjt rumun... ėshtė referencė e mjerė! Remember ish kryetarėn e kėsaj akademie, Elena Ēaushesku, dhe epilogun e saj tragjik...!
Besoj qė forumistėt qė i kanė hyrė kėsaj teme tė kenė lexuar sėpakut njė libėr mbi "shkencat politike"! Ju them sinqerisht se, pėr vetėn time, nuk kam lexuar asnjė tė tillė prandaj as qė do kisha tė drejtėn tė inkuadrohem nė kėtė debat.
Kur mendime tė tilla shprehen nga njė prof.dr. i "shkencave" politike ēfarė mund tė presėsh nga ata qė nuk kanė patur fatin tė doktorrojnė e tė "profesorojnė" ?! Mjerė pėr ta!
Qėllimisht e futa nė mes thonjzash fjalėn "shkenca politike" sepse, siē e dim tė gjithė, egzistojnė shkencat e mirėfillta tė natyrės, tė definuara shumė qart, nė princip tė pakontestueshme dhe tė pranuara, si tė tilla, nga gjithė shkenctarėt e botės.Ligji i gravitacionit, ai i relativitetit, dhe plot ligje tjera tė pazbuluara, ekzistojnė objektivisht, pavarėsisht faktorit njeri, madje as qė qajnė kokėn pėr kėtė tė fundit.
Pėrkundrazi, mund tė lexosh mijėra libra pėr politikėn, organizimet shoqrore, kombin, fenė dhe tė mos bėhesh dot shkenctar...sepse kėto tė fundit s'janė gjė tjetėr pėrveē konventa(marrėveshje) njerzore. Meqense nuk bėhet fjalė pėr ligje (nė kuptimin e ligjeve natyrore) atėherė nocione tė tilla si kombli, shteti, shteti-komb, etj. lanė derėn e hapur pėr interpretime (interpretimi ėshtė gjithėmonė persnal dmth subjektiv) : sa e kuptova unė tekstin e Ahtisaar-it, nuk vura re se ai imponon krijimin e njė kombi kosovar por tė njė shteti tė Kosovės. Nė tė ardhmėn, pra, do tė jem shtetas(qytetar) i Kosovės por do tė identifikohem vazhdimisht ēfarė kam qenė gjithėmonė : pjellė e kombit shqiptar, me tė gjitha vlerat, tė mirat e tė kėqijat e kėtij kombi...![/quote]
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-03-07, 13:13   #17
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kjo eshte PIKA STRATEGJIKE ,ku ne mundemi te mbeshtetemi dhe te kerkojme ALIBI FILOZOFO-POLITIKE....

respekt LABI
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LABI
Kjo eshte pika e forte qe edhe pala e negociatoreve serb ne Vjene dhe aleatet e tyre qellojn forte.... TEK PRAKTIKA GJYQESORE - si BURIM I TE DREJTES NDERKOMBETARE...DHE E SHUMEPERFOLURA PRECEDENCA .

Mirepo, ceshtjej si nga vjen e drejta... kush e bene te drejten , kush vendos se cka eshte e drejte dhe cka jo ;Jane ceshtje qe me shume mund te kontekstualizohen dhe kontestohen ne rrafshin e diskutimeve filozofiko-politike . E jo edhe ne diskurset e praktikave te diplomacive nderkobetare .

Perpjekja per zoterimin,monopolizimin e forces, autoritetit, pushtetit ...eshte nje lufte qe hasim qe ne institucinoet baze ne mes individeve ne grup, bashkesi dhe shoqeri>>> si ne familje, fise, klane... e deri ne ato ne mes grupeve -- bashkesive etnike , racore... nacionale ...ne mes popujve dhe kombve te ndryshme .
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-07, 10:49   #18
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Terror ndaj debatit pėr kombin kosovar

Ku ishte Jakup Krasniqi kur luftonte Azem Bejta?!!!
Shumė nga ata qė sot e shohin procesin e krijimit te Kombit Kosovar, me 1981 ende nuk kishin lindur njėsoj sikur qė Jakup Krasniqi ende nuk kishte lindur kur luftonte Azem Bejta.

Nexhmedin SPAHIU

Kur isha student shpesh udhėtoja me trenin Mitrovicė-Fushė Kosovė dhe gjithnjė I isha mirėnjohės Sulltan Abdylazizit (1861-1876) qė ma ka ndėrtuar hekurudhėn time. Nė fakt kur kishte perfunduar ndėrtimi I hekurudhės Mitrovicė-Selanik, asnjėri nga katėrgjyshėrit e mi ende nuk kishin lindur, por unė I isha mirėnjohės Sulltan Abdylazizit pėr faktin qė ma kishte ndėrtuar hekurudhėn time

Tani Jakup Krasniqi pėrmend 1981-shin dhe thotė se ku ishin ata qė sot flasin pėr kombin kosovar?. Kjo do tė thotė qe ne qė ishim atėherė fėmijė nuk kishim tė drejtė tė ishim fėmijė, ndersa ata qė ende nuk kishin lindur nuk paskan pasur tė drejtė tė vinin nė kėtė botė sepse paskan munguar atėherė paskėshin dashur tė jenė.
Debatin rreth Kombit Kosovar duhet ndarė nė atė politik dhe atė akademik.
Nė aspektin politik gjėrat janė thėnė troc. Nė njėrėn anė ėshtė LKCK qė ende lufton pėr realizimin e projektit tė rilindasve shqiptarė dhe nė anėn tjetėr janė gjithė partitė politike qė pikėsynim kanė pavarėsinė e Kosovės, e ku bėnė pjesė edhe partia e Jakup Krasniqit. Pavarėsia e Kosovės nuk ka qenė projekt I rilindasve shqiptarė. Kėshtu nėse pėrkrahė pavarėsinė e Kosovės pėrkrahė edhe kombin kosovar. Si do tė quhet TMK kur Kosova tė bėhet shtet nėse jo: Ushtria Kombėtare Kosovare? Si po quhen mediat qė kanė shtrirje nė gjithė territorin e Kosovės? TV-tė kombėtare, gazetat kombėtare etj. Ju do tė thoni se kėshtu nuk kemi mėsuar nėpėr shkolla etj. Vėrtetė, s’kishte se si tė mėsohej kur nuk ekzistonte koncepti i pavarėsisė sė Kosovės. Tani ky koncept ekziston dhe ėshtė real dhe ndryshojnė shumė gjėra. Natyrisht, edhe koncepti pėr kombin ndryshon. Nėse na kanė pėlqyer bombat e raketat anglo-amerikane qė binin mbi forcat e Millosheviqit, duhet t’I pranojmė edhe konceptet anglo-amerikane mbi kombin
Identiteti kombėtar nuk krijohet brenda njė viti, por krijohet nė proces nė periudha shumė mė tė gjata. Vetė kombi ėshtė proces. Megjithatė janė disa ngjarje tė cilat e bėjnė procesin mė tė dukshėm. Zanafilla e kombit shqiptar ėshtė mė e hershme se viti 1878 (gjithėsesi kjo zėnafillė nuk mund tė pėrfytyrohet qoftė edhe disa dekada para vitit 1878, dmth, mbetet brenda shekullit XIX), por viti 1878 kur u themelua Lidhja e Prizrenit konsiderohet si zanafillė e kombit shqiptar. Sipas projektit tė rilindėsve shqiptarė, kombi shqiptar duhej tė ngritej mbi bazėn e etnisė shqiptare, nė tokat ku etnia shqiptare pėrbėnte shumicėn. Me Lidhjen e Prizrenit kombi shqiptar nuk u krijua por vetėm u nis si proces. Shqiptarėt u krijuan si komb de facto vetėm me sundimin e Ahmet Zogut pas vitit 1925 edhe pse de jure u njohėn si komb mė 1912. Ai qė njihet sot si komb shqiptar nuk ėshtė projekti I rilindėsve por projekti I Ahmet Zogut. Ne shqiptarėt e Kosovės I kemi thėnė vetit komb shqiptar, por bota nuk na njeh pėr tė tillė. Bota I njeh pėr komb shqiptar vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė. Shqiptarėt e Kosovės akoma nuk I njeh pėr komb. Bota na njeh vetėm pėr shqiptarė etnikė, asgjė mė tepėr. Pra, procesi I vetėdijėsimit tė kosovarėve si komb nuk ka filluar me 1912 por njėsoj kur edhe I gjithė shqiptarėve tė tjerė, me Lidhjen e Prizrenit, paēka se nisma e formimit tė tyre kombėtar nuk u identifiku si kosovare po si shqiptare. Dhe nėse nė Shqipėri shqiptarėt u formėsuan si komb de jure me 1912,
pėrkatėsisht de facto pas vitit 1925, shqiptarėt e Kosovės akoma nuk janė komb, por do tė bėhen me kismet prej Zotit. Nuk janė akoma komb sepse nuk mjafton ta njohėsh vetėn pėr komb por duhet tė jesh I njohur edhe prej tė tjerėve si I tillė. Ja pėrkufizimi I im pėr kombin:
Kombi ėshtė njė bashkėsi (komunitet) njerėzish e organizuar mbi bazėn e interesit pėrmes procesesh si njė shoqėri, njė konstrukt politik i aftė pėr tė ndėrtuar shtet, i aftė pėr tė prodhuar dhe konsumuar vlera, qė e njeh vetvetėn si tė tillė dhe qė ėshtė i njohur nga tė tjerėt si i tillė.
Dhe tani le tė na thotė Jakup Krasniqi se kush I njeh shqiptarėt e Kosovės pėr komb? Peterseni? Zyrat diplomatike? Askush. Edhe atėherė kur do tė na njohin do tė na quajnė komb kosovar e jo ndryshe.
Nė Kosovė, etnia shqiptare ėshtė shumicė absolute dhe kombi kosovar do t’I bartė karakteristikat kulturore, psikologjike, sociologjike e historike tė etnisė shqiptare. Duhet tė ketė njė komb qė e krijon shtetin. Nėse shteti i Kosovės krijohet ndonjėherė atėherė ky do tė jetė krijesė e kombit kosovar, bėrthamėn e tė cilit e pėrbėjnė komuniteti etnik shumicė (shqiptarėt), ata qė luftuan me ēdo mjet (jo vetem me armė, po edhe nė ēdo mėnyrė) pėr lirinė e pavarėsinė e saj, por edhe pakicat etnike tė Kosovės qė e ndjejnė apo do ta ndjejnė vetėn si kosovarė.
Debati akademik rreth kombit kosovar, thjeshtė po mungon. Megjithėse Jakup Krasniqi po pėrpiqet tė kontribuojė nė kėtė drejtim kur pohon qė kombi shqiptar ėshtė krijuar qė nė kohėn e Akademisė sė Voskopojės (1750). Sikur kėtė ta dėshmonte shkencėrisht atėherė jo vetėm qė kjo kish me qenė arritje shkencore botėrore, por edhe do tė kishim mė se tė mburreshim. Kjo do tė tregonte se kombi shqiptar na qenkėsh kombi i parė nė botė dhe se i paskėsh paraprirė Revolucioni Francez (1789). E vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Vetė Voskopojėn dhe Akademinė e saj e dogjėn shqiptarėt. Ai qė konsiderohet rilindėsi I parė shqiptar, Naum Panajot Llazėr Bredhi-Vecilharxhi (1798-1854[?]) u frymėzua nga rilindasit rumunė tė cilėt ishin tė influencuar nga Revolucioni Francez
Jakup Krasniqi si njė figurė historike e Kosovės, si clirimtar, si sekretar i pėrgjithshėm i njėrės prej dy partive mė tė mėdha, do tė duhej tė kontribuonte nė kėtė debat dhe jo t’I shpallė tradhtarė ata tė cilėt ai nuk mund t’I kuptojė. Aq mė tepėr t’u mveshė gjėra tė paqena si ajo qe pėrkrahėsit e kombit kosovar na paskėshin qenė ithtarė tė kombit jugosllav! Kjo ėshtė tepėr cinike. Kur ėshtė shkatėrruar Jugosllavia unė isha ende student.Ata qė sot e shohin procesin e kombit kosovar ishin fėmijė kur ėshtė shkatėrruar Jugosllavia
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-07, 11:01   #19
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shqiptarėt e Kosovės janė akoma komunitet. Nuk janė komb. Por do tė bėhen komb

Nexhmedin SPAHIU*


Nė matematikėn elementare studentėt mėsojnė pėr pėrkufizimet (definicionet). Definicionet mund tė jepen lirshėm por duhet tė kihet kujdes njė gjė: Definicioni duhet me qenė i saktė dhe nuk guxon me qenė as i ngushtė as i gjėrė. Kėtė gjė si duket shkencat shoqėrore e kanė problem.
Ja nje shembull nga shkencat e natyrės:
"Lejleku ėshtė njė shpezė qė fluturon" ėshtė pėrkufizim (definicion) i gjerė sepse edhe dallėndyshja ėshtė njė shpezė qė fluturon, por nuk ėshtė lejlek.
"Shtėpi quhet objekti i banimit qė ka 2 kate". Ky ėshtė njė pėrkufizim (definicion) i ngushtė. E vėrtetė se kjo qė definova ėshtė shtėpi, por shtėpi mund tė jetė edhe objekti banimit qė ka vetėm njė kat apo qė ka edhe 3 apo 4 kate.
Tani definicioni i "Kombit" ("Nation"). Nė boten akademike janė dhėnė shumė definicione tė gjėra e tė ngushta pėr kombin. Ende nuk kam hasur nė definicion tė pėrpiktė e tė formuluar me pak fjalė. Kjo natyrisht mbetet gjithėmonė ՟ēėshtje debati mes studiuesve.
Ajo cfarė intelektualėt tanė kanė parasyshė kur pėrmendet fjala komb ėshtė definicioni I Stalinit apo versioni I tij I pėrpunuar nga Eduard Kardeli. Ky ėshtė njė definicion I ngushtė pėr kombin, shumė I thjeshtėzuar. Nė tė drejtėn ndėrkombėtare pėr kombe u referohen vetėm atyre kombeve qė janė anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Nė literaturėn pėrendimore, nė shqyrtimet akademike dhe mediale pėr kombe u referohen zakonisht kombeve evropiane, njė pjese tė kombeve afrikane e njė pjese pak mė tė madhe tė kombeve aziatike dhe kombit amerikan. Kėshtu p.sh. kur Presidenti Clinton ndodhet nė Berlin ai nė fjalimet e tij pėrmend fjalėt "german nation" (kombi gjerman) por kur ai ndodhet nė Namibi ai preferon tė pėrdor "people of Namibia" (njerėzit apo populli I Namibisė) edhe pse Namibia ka statusin e kombit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.
Kėshtu kombin dikush e ka definuar si njė realitet racional, ndėrsa dikush tjetėr si realitet emocional. Njė tjetėr e ka definuar kombin si realitet racional dhe emocional sė bashku. Kombi ėshtė definuar edhe si vlere e vetme dhe konvergjente, identitet I vecantė. Apo ėshtė definuar si nje nga vlerat, divergjues dhe I shumėfishtė. Kombi si karakteristikė pėrjashtuse e njė bashkėsie humane nė raport me tė tjera bashkėsi. Kombi si karakteristike perfshirėse, si njė proces variabil, me karateristika tė njėkohėshme pėrjashtuese-integruese. Kombet mund tė dallohen edhe nga fakti mėnyrės sė lindjės sė tyre; si projekt I dizajnuar apo aksident projektesh. Kombi po ashtu ėshtė njė proces. Kombi ėshtė interes. Kombi ėshtė dashuri dhe sakrificė. Kombi ėshtė prodhues dhe konsumues vlerash shoqėrore.
Per mua tė gjitha kėto definicione janė ose tė gjėra ose tė ngushta. Nė Kosovė po pėrzihet debati akademik me atė politik. A mund tė krijohet apo jo njė komb i ri sot nė Evropė ėshtė debat akademik.
A ta krijojmė apo jo kombin kosovar ėshtė njė debat politik.
Shpeshherė intelektualėt nė politikė abuzojnė duke i pėrzier kėto debate pėr qėllime thjeshtė politike. Si studiues mendoj se ėshtė i mundur krijimi i kombeve tė reja nė Evropė sado qė Evropa po shkon drejt absolvimit tė periudhės sė kombeve dhe krijimit tė superkombit evropian
Sa i pėrket qendrimit tim politik, deri nė vitin 1994 unė kam qenė partizan i "korigjimit historik", dmth qė kombi shqiptar tė ndėrtohet ashtu sic e kanė projektuar rilindasit shqiptarė (by design), por ketė qėndrim e kam ndryshuar gradualisht sapo realisht jam bėrė pjesėtar i shoqėrisė shqiptare (kur jam integruar nė shoqėrinė shqiptare, kur jam bėrė profesor universiteti nė Tirane, kur jam bėrė kryeredaktor I njėres prej dy gazetave mė tė mėdha kombėtare tė pėrditshme nė Tiranė). Atėhere pra, kur jam integruar nė shoqėrinė shqiptare kam vėrejtur dhe jam ndjerė ndryshe nga vėllezerit e mi kosovarė. Jamė ndjerė superior karshi kosovarėve. Me kėtė rast vėllezerit e dashur kosovarė nuk I kam ndjerė si pjese e kombit tonė shqiptar (by accident). Nga ky pikėvėshtrim unė e kuptoja dhe e ndjeja dėshirėn e kosovarėve tė jenė pjesė e kombit (shoqėrisė) shqiptar. Por unė ata nuk I ndjeja si pjesė e kombit. Unė shqiptari i lindur nė Kosovė, i integruar nė shoqėrinė shqiptare nuk u njoh pjesė tė kėsaj shoqėrie, pjesė tė kėtij kombi. E nuk e besoj se mė shumė se kaq u njeh shqiptari i lindur e rritur nė Delvinė, Vlorė etj.
Shqiptarėt e Kosovės janė akoma pjesėtarė tė njė komuniteti qė po pėrpėlitet tė krijohet si shoqėri. Komunitet nė rrugė e sipėr pėr t'u organizuar si shoqėri, si komb. Le ta quajnė vetėn si tė si tė dojnė, kosovarė, dardanė, shqiptaro-lindorė etj, por Prishtinasi e Tiranasi janė vetėm vėllezėr tė gjuhės e tė gjakut por nuk janė pjesė e njė shoqėrie (kombit ) /by accident/.
Atė qė kosovarėt ngulmojnė se janė pjesė e shoqėrisė shqiptare ėshtė vetėm njė krizė kalimtare jo e identitetit kosovar nė formim e sipėr por e pafuqisė sė tyre politike momentale pėr tė realizuar vullnetin e tyre politik. Ėshtė shprehje e pasigurisė kosovare nė hapat drejt krijimit si shoqėri, si komb
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-07, 11:03   #20
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Njė ilustrim: Dy vėllezer bineq. Nė moshen 5 vjecare njėri pėson aksident dhe futet 7 vite nė spital ose burg. Tjetri vazhdon shkollėn. Kur del nga spitali/burgu vėllau i aksidentuar nuk deshiron tė shkojė nė klasė tė parė po nė klasė tė shtatė bashk me vėllaun e vet. Vėllau I thotė mėso abetaren njėherė, tė ndihmoj. Ky thotė: jo jemi njėsoj. O gjakun kemi njėsoj se jemi vėllezer por ti duhet tė mėsosh abetaren. Ky: jo po me merr me vete se bashk jemi me tė fuqishem, dua edhe unė tė vij me ty nė klasė tė shtatė. More qėrohu mos mė merr nė qafė edhe mua se nuk ta kam ngenė qė tė merrem me ty tani se kam hallet e mia, shoket e mi sėrbi e bullgari kanė shkuar nė shkollė tė mesme, italiani e francezi nė fakultet e unė nė klasė tė shtatė. Dhe prap ...
Prof.Enver Hoxhaj u ka spjeguar studentėve: "Derisa njė fshatar i Llapit e ndjen veten shqiptar dhe njė fshatar I Vlores, nė tė njėjtėn kohė e ndjen veten shqiptar, atėherė nuk ka komb kosovar". Shkelqyeshem. Vėrtet qė ende nuk ka komb kosovar (ai ėshtė nė lindje e sipėr) por kjo nuk nėnkupton se labi e llapjani I pėrkasin tė njėjtit komb (shoqėri). Ata mund t’I pėrkasin tė tė njėjtit komb nė njė tė ardhme por tani nuk I pėrkasin. Duhet shtuar edhe kete. Si e ndjejne njeri tjetrin keta dy fshatarė?. Fshatari I Llapit edhe mund ta ndjejė labin pėr shqiptar po Labi e njeh llapjanin pėr kosovar (vėlla vetėm tė gjuhės e gjakut) e jo pjesėtar tė shoqėrisė (kombit) sė tij.
Shpesh bėhet pyetja: Cili do tė ishte interesi I qytetarėve tė Kosoves qė tė krijohet Kombi Kosovar " ?
Ėshtė po ai interes qė ėshtė pėr krijimin e shtetit tė Kosovės. Nuk mund tė krijosh shtet pa u formėsuar si komb. Kombi nuk bėhet vetėm me simbole edhe pse ato janė pjesė e procesit (madje pjesa mė e dukshme e procesit). Kombi nuk bėhet vetem me deklarime e dashuri edhe pse kjo ėshtė pjesė pėrbėrse e kombit.
Njė student mė ka bėrė pyetjen se cfarė do tė ishin pasojat nėse krijohet njė "komb kosovar "
Nuk mund tė krijohet njė komb nėse ai nuk ėshtė interes i ndokujt. Vetė kombi ėshtė interes. Cilat do t'ishin pasojat? Hm...
Pasojat do t'ishin qė do tė duhej me prodhu vlera shoqėrore dhe jo vetėm me konsumu vlera. Shqiptarėt e Kosovės janė mė shumė konsumues vlerash shoqėrore se sa prodhues. Kombi prodhon vlera.
Ja njė shembull:
Standardi gjuhėsor i vitit 1972 ėshtė njė vlerė (nese ėshtė?!!, Po tė pakten do tė duhej tė ishte) qė ėshtė prodhuar nė Tiranė e qė Prishtina vetėm e ka konsumuar dhe atė me pak sukses.
Kundershtuesit e krijimit tė kombit kosovar janė skeptikė nė atė se shoqėria kosovare mund tė prodhojė vlera. Janė skeptikė se shteti i Kosoves mund tė funksionojė. Kėtė e thonė para ndėrkombėtarėve edhe Koshtunica e Drashkoviqi. Ata kanė bėrė tendenca qė Kosova tė ndahet mes Serbisė e Shqipėrisė. Por nė Tiranė nuk kanė gjetur asnjė partner pėr kėtė punė.
Ngjajshmėri tė rastit Shqipėri-Kosovė ka qė nga Indonezia e Malajzia e deri tė Gjermania, Austria e Zvicra dhe nė vetė Ballkanin: Rumani-Moldavi, Bullgari-Maqedoni, Serbi-Mali I Zi dhe Greqi-Qipro. Shembulli I fundit ėshtė shembulli mė adekuat nė njė aspekt, por dallimi ėshtė se Greqia deri nė ditet e sotme ka bėrė politike irredentiste karshi Qipros. Dhe pėrkundėr kėsaj ka rezultuar: copėtimi i Qipros. Nė rastin e Kosovės poashtu ka rrezik nga copėtimi, por jo ndarje mes Shqipėrisė e Serbisė por Kosovė e pavarur pa njė pjesė tė saj apo Kosovė e copėtuar sė brendėshmi. Kjo sepse Shqipėria kurrė nuk ka ndjekur politikė irredentiste me pėrjashtim kur ka qenė e detyruar nga Vjena, Roma e Berlini gjate dy luftėrave botėrore.
Dallimi qenėsor ėshtė se Athinasi e ndjen qipriotin pjesėtar tė kombit grek (perveē asaj si pjesėtar tė etnisė greke). Tiranasi prishtinasin e ndjen vetem si vėlla tė gjakut (si pjesėtar tė etnisė shqiptare) po jo edhe si pjesėtar tė kombit shqiptar.
Dhe sa i pėrket forces sė integrimit nė shoqėrinė shqiptare kjo ėshtė mahnitese. Edhe pse e varfėr Shqipėria i ka integruar (grekėt, boshnjakėt, bullgarėt, vllehėt, serbėt etj mė mirė se kushdo tjetėr nė Ballkan). Kjo ėshtė mahnitėse.
Propaguesit mė tė mėdhenjė kundėr termit "Komb Kosovar" janė ata qė thonė se edhe Rankoviqi ka thėnė se shoqėria kosovare ėshtė e ndryshme prej asaj shqiptare. Unė kėtė nuk e kam dėgjuar por le ta zėmė se Rankoviqi apo kushdo tjetėr I sortės sė tij tė ketė thėnė ashtu.
Nuk besoj se Rankoviqi tė ketė ėndėrruar qė shqiptaret t'i kenė dy vota nė Kombet e Bashkuara d.m.th. qė nga etnia shqiptare tė dalin dy kombe. Jam i bindur se Rankoviqi ka ėndėrruar shfarosjen e gjysmės sė etnisė shqiptare. Pėrpjekja e Rankoviqit pėr tė evidencuar dallimet mes shqiptarėve mund tė ketė qenė nė ketė funksion, por pas "NATO 1999" ky rrezik nuk ekziston. Ekziston vetėm rreziku i vonimit tė krijimit tė kombit kosovar po jo edhe zhbėrjės sė gjysmės sė etnisė shqiptare
Shqiptarėt janė njė etni por mund tė jenė dy a tri kombe nėse arrijnė tė bėhen.
Dallimet krahinore janė tjeter gjė, dallimet e formimit kombėtar janė tjetėr gjė. Nė aspektin etnik shqiptarėt nuk kanė vijė ndarėse (tė gjithė e kanė origjinėn nė Malėsitė e Veriut). Nė aspektin krahinor katundari I Gjakovės ėshtė mė I afėrt me katundarin e Tropojės se me llapjanin, dhe tropojani ėshtė mė I afėrt me katundarin e Gjakovės se me labin. Nė aspektin kombėtar shqiptarėt e Kosovės jane akoma komunitet. Nuk janė komb. Por do tė bėhen komb. Shoqėria shqiptare dhe ajo kosovare nuk janė njė. Janė larg njėra tjetrės. Shoqėria shqiptare ėshtė nivel kombi. Ajo kosovare nuk ėshtė nivel kombi. Ėshtė nivel komuniteti akoma, por me kismet shoqėria kosovare do tė arrijė nivel kombi. Sido qė ky komb tė quhet (kosovar, shqiptaro -lindor, dardan etj) nuk ka fort rėndesi. Mė rėndėsi ėshtė qė ai do tė jet komb, qė do tė prodhojė vlera dhe do tė dijė t’I konsumojė ato, qė do tė ket flamurin e vet nė Kombet e Bashkuara (cilido qoftė ai, me shqiponjė a me bubazhel). Duhet kuptuar se nuk kanė faj Tiranasit qė kosovarėt I shohin me pėrbuzje si vėllaun qė ia kujton nivelin parashoqėror. Kosovaret do tė bėhen komb me kismet prej Zotit sepse ky proces ėshtė i pakthyeshem. Kosovarėt tani kanė jo krizė identiteti por krizė tė fuqisė pėr realizimin e vullnetit politik, por kjo do tė kalohet.
Dhe nė fund ēka ėshtė kombi? Cili ėshtė definicioni im pėr kombin?
Kombi ėshtė njė bashkėsi (komunitet) njerėzish e organizuar mbi bazėn e interesit pėrmes procesesh si njė shoqėri, njė konstrukt politik i aftė pėr tė ndėrtuar shtet, i aftė pėr tė prodhuar dhe konsumuar vlera, qė e njeh vetvetėn si tė tillė dhe qė ėshtė i njohur nga tė tjerėt si i tillė.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-07, 11:06   #21
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Reagim ndaj shkrimit tė Agron Tufės "Kush po e sponzorizon Kombin Kosovar?"

Ja kush janė sponzorėt e projektit pėr Kombin Kosovar

Kush po mendon se sėrbėt po sponzorizojnė projektin qe shqiptarėt t’i kenė dy vota (vende) nė Kombet e Bashkuara?!

Nexhmedin SPAHIU

Autori pohon se fjala "etni" (greqisht) e "komb" ["Nation"] (latinisht) kanė tė njėjtin kuptim me cka ai do tė na thotė se kombi e etnia janė njė. Ky ėshtė spekulim. Origjina e njėjtė kuptimore e fjalėve nuk do tė thotė se ato nė kohė tė ndryshme kanė kuptim tė njėjtė. Sot me etni kuptohet njė bashkėsi njerėzish tė njė origjine e njė gjuhe ndėrsa me komb kuptohet jo cfarėdo bashkėsie po me komb kuptohet njė bashkėsi njerėzish e organizuar mbi bazėn e interesit pėrmes procesesh si njė shoqėri, njė konstrukt politik i aftė pėr tė ndėrtuar shtet, i aftė pėr tė prodhuar dhe konsumuar vlera, qė e njeh vetvetėn si tė tillė dhe qė ėshtė i njohur nga tė tjerėt si i tillė.
Kėshtu sot nė botė kemi rreth 8000 etni dhe 192 kombe. Pra si shihet, nga vet numrat e ndryshėm jo cdo etni ėshtė komb. Pra, kėto nuk janė sinonime tė njėra tjetrės. Nėse do t’ishte ashtu atėhere do tė mund tė thoshim herė Organizata e Kombeve te Bashkuara herė Organizata e Etnive tė Bashkuara por kjo e dyta s’ka kuptim.
Pretendimi I dytė I autorit ėshtė se projekti i kombit kosovar ėshtė I sponzorizuar nė formė fushate nga serbet apo aleatet e tyre nderkombėtarė dhe se ky debat na paska lindur tani.
Kjo ėshtė ironia mė e madhe qe dikush tė mendojė se serbet apo aleatet e tyre ndėrkombėtarė tė sponzorizojnė atė qė shqiptaret t’i kenė dy vota nė Kombet e Bashkuara.
Autori thotė se kombi shqiptar na paskėsh funksionuar si "komb kulturor" nė mungesė tė "kombit-shtet". Tamam ashtu, vetėm se nė kėtė rast gjysma e kombit (Tirana) ka prodhuar kulturė e gjysma tjetėr ka konsumuar kulturė (Prishtina). E pra, tani e tutje ne duam tė jemi komb-shtet dhe tė prodhojmė kulturė, tė prodhojmė vlera. E sponzorėt tanė janė kolosėt Ymer Prizereni, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina etj, qė e nisėn projektin origjinal tė kombit shqiptar. Janė Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani e Xhafer Deva etj qė u pėrpoqėn ta bėjnė korigjimin historik tė projektit tė reduktuar nga Ahmet Zogu, tė cilin ai e reduktoi duke eliminuar gjithė pasuesit besnikė tė projektit origjinal pėr kombin shqiptar. Sponzorėt tanė janė edhe Shaban Palluzha dhe NDSH-istat qė luftuan aleancen komuniste Beograd-Tiranė. Sponzoret tanė janė edhe Esad Mekuli e Adem Demaci dhe nxėnėsit e tyre qė mbajtėn gjallė qenien biologjike e kulturore shqiptare nė Kosovė. Ėshtė Iliaz Kurteshi qė shpalli dhe ata qė e hartuan dhe miratuan kushtetutėn e parė tė Kosovės mė 1968. Janė ata qė e shpallėn pavarėsinė e Kosovės mė 1990-92. Dhe nė fund sponzorėt e artė tė projektit pėr kombin kosovar janė tė gjithė ata qė derdhėn gjak, djersė e lotė pėr Kosovėn. Ata qė nisėn luftėn kundėr Serbisė dhe me ndihmėn e NATO-s e dėbuan prej Kosove. Pa kėta sponzorė projekti pėr kombin kosovar kish me qenė utopi. Falė kėtyre sponzorėve ai ėshtė njė projekt real
Ndėrsa sa i pėrket pretendimit se debati rreth projektit pėr kombit kosovar ka filluar tani dua tė jap fakte se ky debat ka nisur kaherė. Ja nė vijim njė shkrim I imi, pjesė e debatit lidhur me kėtė cėshtje i zhvilluar nė Qershor e Korrik 1995 nė shtypin e Tiranės dhe tė Shkupit.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-07, 11:10   #22
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėrgjigjie reagimeve tė Kushtrim Fetiut dhe Labinot Vulės [K.D.12.01.2006] ndaj shkrimit tim "Shqiptarėt e Kosovės jana akoma komunitet, nuk janė komb, por do tė bėhėn komb"


Kombi Kosovar ėshtė njė proces historik


Studiusit as nuk mund ta krijojnė as ta zhdukun, ata mundėn vetėm t’I vėjnė emėr kėtij procesi, gjė qė unė po pėrpiqem ta bėj.


Nexhmedin SPAHIU

Tri janė gjėrat qė kėrkojnė pėrgjigjie nė reagimet e lartpėrmendura. E para. Kushtrim Fetiu tenton tė gjej kontradikcion nė pėrkufizimin tim pėr kombin se Kombi ėshtė njė bashkėsi njerėzish e organizuar mbi bazėn e interesit pėrmes procesesh si njė shoqėri, njė konstrukt politik i aftė pėr tė ndėrtuar shtet, i aftė pėr tė prodhuar dhe konsumuar vlera, qė e njeh vetvetėn si tė tillė dhe qė ėshtė i njohur nga tė tjerėt si i tillė.
Z.Fetiu thotė se mėqė kombi na qenka bashkėsi (komunitet) sipas titullit tė shkrimit tim "Shqiptarėt e Kosovės janė akoma komunitet, nuk janė komb por do tė jenė komb" atėherė at avec qenkan komb. Ky pėrfundim ėshtė kur ti nuk e lexon fjalinė deri nė fund. Vėrtet qė kombi ėshtė bashkėsi po jo cfarėdo bashkėsie ėshtė komb. Vetėm ato bashkėsi qė kanė cilėsitė e lartpėrmendura janė kombe. Cdo komb ėshtė shoqėri. Jo cdo shoqėri ėshtė komb. Cdo shoqėri ėshtė bashkėsi. Jo cdo bashkėsi ėshtė shoqėri. Rrjedhimisht cdo komb ėshtė bashkėsi po jo cdo bashkėsi ėshtė komb. Kombi ėshtė konstrukt politik po jo cdo konstrukt politik ėshtė komb. Kombi ėshtė process. Po jo cdo proces ėshtė komb. Nuk mund tė konsiderohesh komb pa e dėshmuar aftėsinė e ndėrtimit tė njė shteti. Ka shtete qė nuk janė kombe si Vatikani etj, po vullneti I popullit tė Kosovės nuk ėshtė qė Kosova tė jetė Vatikan po njė shtet e komb si Sllovenia, Austria etj. Shqiptarėt e Kosovės kanė ndihmuar nė krijimin e shtetit shqiptar por ata nuk e kanė krijuar atė, pėrkundėr pėrpjekjeve mbinjerėzore. Shtetin shqiptar mė nė fund e ka
Sllovenia, Austria etj. Shqiptarėt e Kosovės kanė ndihmuar nė krijimin e shtetit shqiptar por ata nuk e kanė krijuar atė, pėrkundėr pėrpjekjeve mbinjerėzore. Shtetin shqiptar mė nė fund e ka krijuar Ahmet Zogu dhe atė nė saje tė likuidimit tė pothuaj gjithė elitės politike kosovare (Hasan Prishtina, Bajram Curri, dhe indirekt Azem Bejta, Shota Galica etj.). Edhe nė krijimin e shtetit tė Kosovės kanė kontribuar njerėz nga Tirana (Pandeli Majko etj), Kavaja (dėshmori Indrit Cara I Kvajės ka ardhė nga Londra pėr tė dhėnė jetėn pėr lirinė e Kosovės), etj etj, por tė gjithė kėta kanė ndihmuar nė krijimin e shtetit tė Kosovės po nuk e kanė krijuar atė. Shtetin e Kosovės po e krijojnė nė radhė tė parė shqiptarėt e Kosovės, po edhe pakicat tjera etnike.
Dalim te e dyta , te shkrimi I Labinot Vulės "Kosovarėt janė pjesė e popullit shqiptar" apo Kosova ėshtė njė krahinė shqiptare. Ėshtė po nė cfarė kuptimi? Ėshtė nė kuptimin etnik. Nė kuptimin etnik ėshtė si Mirėdita, Mati, Labėria. Nė kuptimin kombėtar jo sepse po pretendon tė jetė shtet me vete.
E treta. Shumė po manipulohet me atė se kush po e sponzorizon krijimin e kombit kosovar. Dua tė them se unė si studiues as nuk mund ta krijoj as ta shkatėrroj njė komb. Unė vetėm po pretendoj t’i vėj emrin njė procesi. Aludimi qė kėtė po e sponzorizon Beogradi e Athina, mund tė jetė I vėrtetė. Sė pari Greqia ishte anėtare e NATO-s kur ajo hodhi bomba mbi Beograd dhe ky ėshtė njė sponzorizim I artė pėr krijimin e kombit kosovar. Sė dyti, nuk ėshtė se Beogradi me politikėn e Millosheviqit nuk e ka sponzorizuar kėtė process. Duke e rrezikuar qenien biologjike tė shqiptarėve tė Kosovės, Millosheviqi I detyroi ata nė kryengritje tė armatosur gjė qė ngriti vetėdijėn e tyre pėr krijimin e shtetit vetanak si mekanizėm mbrojtės. Kėshtu sponzorizimi I Beogradit ėshtė indirect. Sponzorėt direkt tė projektit tė kombit kosovar janė shumė dhe ata pėrvijohen nė process tė gjatė historik.
Sponzorėt e kombit kosovar janė kolosėt Ymer Prizereni, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina etj, qė e nisėn projektin origjinal pėr krijimin e kombit shqiptar. Janė Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani e Xhafer Deva etj qė u pėrpoqėn ta bėjnė korigjimin historik tė projektit tė reduktuar nga Ahmet Zogu, tė cilin ai e reduktoi duke eliminuar gjithė pasuesit besnikė tė projektit origjinal pėr kombin shqiptar. Sponzorėt e kombit kosovar janė edhe Shaban Palluzha dhe NDSH-istat qė luftuan aleancen komuniste Beograd-Tiranė. Janė edhe Esad Mekuli e Adem Demaci dhe nxėnėsit e tyre qė mbajtėn gjallė qenien biologjike e kulturore shqiptare nė Kosovė. Ėshtė Iliaz Kurteshi qė shpalli dhe ata qė e hartuan dhe miratuan kushtetutėn e parė tė Kosovės mė 1968. Janė ata qė e shpallėn pavarėsinė e Kosovės mė 1990-92. Dhe nė fund sponzorėt e artė tė projektit pėr kombin kosovar janė tė gjithė ata qė derdhėn gjak, djersė e lotė pėr Kosovėn. Ata qė nisėn luftėn kundėr Serbisė dhe me ndihmėn e NATO-s e dėbuan prej Kosove. Pa kėta sponzorė projekti pėr kombin kosovar kish me qenė utopi. Falė kėtyre sponzorėve ai ėshtė njė projekt real.
Themelet e kombit shqiptar kanė filluar me Lidhjen e Prizrenit. Por godina e ndėrtuar mė 1920 e sidomos me 1925 nuk ėshtė vėnė mbi kėto themele. Ėshtė reduktuar.
Kombi shqiptar (sipas projektit original) ka funksionuar vetėm deri nė stadin kulturor. Mė pas gjysma e kombit (Tirana) ka prodhuar kulturė e gjysma tjetėr ka konsumuar kulturė (Prishtina). Tani ėshtė koha qė edhe pjesa tjetėr tė prodhojė kulturė, tė prodhojė vlera, tė jetė komb nė vete.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-07, 11:28   #23
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mbasi per fat te keq nuk po kam kohe qe ti lexoj keto shkrime, qe doemos jane me vlere, deshta ta shprehm endimin tim per temen.

Kjo eshte pune e eksperteve qe do te duhet te percaktohet me kushtetute, po menidmi im eshte se: ne jemi KOMB SHQIPTAR I KOSOVES. Kurse qytetaret e Kosoves normalisht se quhen KOSOVAR.
Mbasi Kosova eshte krejt "rast" unik me te gjitha veēorite e veta, une mendimin tim e bazova pikerisht ne kete vleresim do te thoja boteror per Kosoven.
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-07, 11:34   #24
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

forumiste te nderuar,ky punim eshte ende i pabotuar,,,pra per here te pare ne FORUMIN E DARDANISE,prezentohet.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga legenda
Reagim ndaj shkrimit "Ahtisaari kundėr vizionit tė Rugovės" tė botuar nė "Express" me 18.02.2007


Ahtisaari dhe Kombi Kosovar

-Ahtisaari nuk ėshtė kundėr vizionit Rugovės por Ahtisaari nuk ėshtė Rugova.
(Nuk ėshte se njerka ėshtė kundėr nanės por njerka nuk ėshtė si nana)

-Nėse Kosova definohet si shtet multietnik kjo nuk e pengon krijimin e kombit kosovar. Kombi ėshė proces. Shumica e kombeve evropiane janė kombe multietnike.

- Nėse flasim pėr kosovarėt si komb, kjo nėnkupton shqiptarėt e Kosoves ne radhė tė parė si shumicė absolute e banorėve te Kosoves, si promotorė tė kėtij procesi. Nė momentin, kur boshnjakėt, turqit apo shkalinjtė integrohen nė shoqėrinė kosovare ata bėhėn kosovarė nė kuptimin kombėtar. Nė momentin qė sėrbet tė integrohen nė shoqėrinė kosovare ata bėhen kosovarė nė kuptimin kombėtar.

Nexhmedin SPAHIU*
Autori V.Syla e thotė njė tė pavertetė, kur pohon se krijimi i nje kombi kosovar ka filluar tė propagohet si ide politike nga selia e Rugovės nė Velani. Ideja e krijimit tė kombit kosovar ėshtė inicuar nga shtypi i Tiranės e i Shkupit pėrmes shkrimeve te mia qė nga viti 1994 e kėndej. Ndėrsa sa i pėrket Prishtinės kjo meritė, apo ky faj, i takon "Kohės Ditore" dhe pėrgjegjėsve tė saj tė vitit 1999, qė artikujt e mi i kanė botuar si kryeartikuj ku kam propozuar qė "Kur ra kushtrimi nė Kosovė" tė jetė Hymni Kombėtar i Kosovės, para se kėtė ta intonojė Presidenti Rugova tri vite mė pas (nėnėtor 2002).
Kėtė nuk po e pėrmend pėr t’u lavdėruar apo pėr t’i zvogėluar meritat e Rugovės nė kėtė drejtim po thjeshtė pėr tė treguar se kombi ėshtė njė proces. Nuk ka asgjė kontradiktore mes pararugovistėve, rugovistėve dhe "Ahtisaarit" (po e vė nėn thojza pėr tė bėrė tė ditur se po flasim pėr planin e Ahtisaarit tė perceptuar sipas artikullshkruesit). Ja pse.
Nėse flasim pėr kosovarėt si komb, kjo nėnkupton shqiptarėt e Kosoves ne radhė tė parė si shumicė absolute e banorėve te Kosoves, si promotorė tė kėtij procesi. Nė momentin, kur boshnjakėt, turqit apo shkalinjtė integrohen nė shoqėrinė kosovare ata bėhėn kosovarė nė kuptimin kombėtar. Nė momentin qė sėrbet integrohen nė shoqėrinė kosovare ata bėhen kosovarė nė kuptimin kombėtar. Problemi me pakon e Ahtisarit ėshtė se kjo pako nuk i integron sėrbėt nė shoqėrinė kosovare po e ndanė Kosovėn, po e bėnė atė shtet (kon)federal sui generis
Pėr kėtė, Ahtisaari nuk ėshtė Rugovė, nuk ėshtė nanė pėr Kosovėn por njerkė. Pėr kėtė, faji dhe pėrgjėsia u takon atyre qė nuk e dėgjuan nanėn (Ibrahim Rugovėn) por tani po e dėgjojnė njerkėn (Ahtisaarin).
Nė fund tė fundit,kombi kosovar do tė krijohet me sėrbėt apo pa sėrbėt, me boshnjakėt apo pa boshnjakėt, me ashkalinjtė apo pa ashkalinjtė. Ideja e kombit kosovar nuk ėshtė krijuar nga ndarja e Kosovės prej Sėrbisė po qė nga momenti kur lėvizja irredentiste shqiptare ėshtė konvertuar nė lėvizje pėr pavarėsinė e Kosoves.
Artikullshkruaesi thotė se Ahtisaari e ka fundosur idetė e vjetra si Kosova shtet komb dhe bashkim me Shqipėri, por shtet tė pavarur e multietnik. Kjo nuk qėndon logjikisht. Pothuaj tė gjitha kombet e sotme evropiane janė kombe multietnike. Edhe kosovarėt me gjasė do tė jenė njė komb multietnik. Shqipėria ėshtė njė shembull briliant i integrimit tė pakicave etnike nė shoqėrinė shqiptare. Kombi kosovar nuk ka pse mos tė jetė njė fotokopje e kombit shqiptar.
Artikull-shkruesi akoma ngatėrron etninė me kombin. Ai thotė se shteti i Kosovės nuk do tė jetė kombėtar po multietnik! Ky ėshtė nonsens. Etnia ėshtė bashkėsi (komunitet), ndėrsa kombi ėshtė shoqėri. Kėtė do tė duhej ta mėsonin nxėnėsit nė lėndėn Edukata Qytetare nėpėr shkollat tona fillore. Fatkeqėsisht kėtė nė Kosovė nuk e kanė mėsuar ende shumica e gazetarėve, politikanėve dhe profesorėve e universitetit.
*Autori ėshtė profesor i lėndės "Politika e Vendeve tė Ballkanit"
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-04-07, 22:51   #25
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

forumiste te nderuar,ne vijim po publokoj nje email,qe mora nga nje MIK i imi,i cili po ashtu eshte Politikan (emrin e te cilit nuk mundem ta publikoj) , eshte interesant kendveshtrimi i tij per kete teme,dhe sipas mendimit tim sa me shume kendveshtrime gershetohen,aq me shume na ofrohet mundesia te nxjerrim perfundimishte nje brume te perkryer...


Me respekt te vecant per miken time, *******
te falemnderoj shume qe po me provokon pozitivisht me gjera shume interesante. Tema per te cilen keni shkruar eshte ne rend te pare per akademike, politikan me profesiona dhe ne rend te dyte per ato qe kane vullnet te ndihmojne atehere kur eshte veshtire per te thene dicka per te cilen as vete nuk jane te sigurt. "Veta e pare" me pelqen shume, paraqet nje ndjenje te vecante, ndjenje qe veshtire eshte per ta percaktuar, por thjesht e kuptoj si dicka qe po me mungon. Ndjenjat krijohen sipas bindjes, dashuria per kombin vjen me lindje perforcohet nga familja dhe institucioni. Dashuria per individin eshte ndjenje e perzier por jep e mer aq sa mundohesh. Edhe shteti krijohet aq sa mundohesh. Kombi nuk eshte artificial ai ka lindur para nesh dhe me ne vazhdon, kurse shteti krijohen ne baze te rrethanave politike, strategjike e kohore. Nje komb me vlera fisnike qe nuk arin te strehohet me nje shtepi (shtet) eshte i detyruar te ndertoj shtepi (shtete) qofshin per vete apo per te tjeret. Shetin e vet e nderton populli i Kosoves ne kuader te kombit shqipetar, kurse shqipetaret e Maqedonise ne kuader te kombit ndertojne shtetin e kombit maqedon. E hidhur eshte, por ne treg shitet produkti kurse lenda e pare mund te jete disa fare. Aftesi eshte per te ndertuar produkt alias shtet, aftesi eshte per te qene dikush edhe ne shtetin e tjetrit rasti i shqiptareve, sepse hapesira, trolli jane fizike nuk levizin vetem emertimin e nderojne. Emertimi eshte aftesi politike, dhe ndertohet me nje gjeostrategji kohore, me miq dhe perkrahje.
Me vjen keq nese nuk kam aritur dicka me ta ndihmuar ne koncept, te lutem kurreeeee mos u pajto me nje realitet qe nuk te konvenon, egoist me shpirt mos u bene, te tjeret duaji ashtu sic te mendojne, jo si deklarohen. Perseri me fal me deshire do te kisha kaluar ore te mira me Ju. E cmoj permbajtjen forma mund edhe te nderohet, sepse eshte estetike dhe siperfaqesore.
Te pres ne Prishtine, mirupafshim
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-07, 11:21   #26
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Kur pas Erėrave tė nxehta pritet ...?!

Me vėmendje lexova kėtė tė shkruar nga shumė diskutues kėtu.

A thua:
  1. Nuk kemi rrugėdalje tjetėr ?
  2. Do pėrzihen pėrsėri letrat qė nga fillimi ?
  3. Njė Londer/Dayton i ngjashėm?
Apo Do jetė Kosova njė Neverland ?

Besoj tė jetė nė kokėn e ēdo Shqiptari ky Term i ri, lidhur me kombin "Kosovar" nė tė ardhmen.

Pėrqarja, apo ngarendja pas partive politike do e lė anash qėshtjen Kombėtare!
E them kėtė sepse po tė ndodhje kjo, jo qė ėshtė rrezik Kombėtarė pėr Shqiptarėt e krahinės jugore shqiptare, por edhe pėr gjithėmbarė Shqiptarėt kahdo qė janė. Nga kjo do tė dilje se Shqiptarėt nga viset e tjera nė shtetet e reja do tė duheshin tė shkriheshin nė atė shtete/ kombe ku jetojn.
Jo "kombit" Kosovarė !
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-07, 13:13   #27
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga legenda


Me respekt te vecant per miken time, *******
te falemnderoj shume qe po me provokon pozitivisht me gjera shume interesante. Tema per te cilen keni shkruar eshte ne rend te pare per akademike, politikan me profesiona dhe ne rend te dyte per ato qe kane vullnet te ndihmojne atehere kur eshte veshtire per te thene dicka per te cilen as vete nuk jane te sigurt. "Veta e pare" me pelqen shume, paraqet nje ndjenje te vecante, ndjenje qe veshtire eshte per ta percaktuar, por thjesht e kuptoj si dicka qe po me mungon. Ndjenjat krijohen sipas bindjes, dashuria per kombin vjen me lindje perforcohet nga familja dhe institucioni. Dashuria per individin eshte ndjenje e perzier por jep e mer aq sa mundohesh. Edhe shteti krijohet aq sa mundohesh. Kombi nuk eshte artificial ai ka lindur para nesh dhe me ne vazhdon, kurse shteti krijohen ne baze te rrethanave politike, strategjike e kohore. Nje komb me vlera fisnike qe nuk arin te strehohet me nje shtepi (shtet) eshte i detyruar te ndertoj shtepi (shtete) qofshin per vete apo per te tjeret. Shetin e vet e nderton populli i Kosoves ne kuader te kombit shqipetar, kurse shqipetaret e Maqedonise ne kuader te kombit ndertojne shtetin e kombit maqedon. E hidhur eshte, por ne treg shitet produkti kurse lenda e pare mund te jete disa fare. Aftesi eshte per te ndertuar produkt alias shtet, aftesi eshte per te qene dikush edhe ne shtetin e tjetrit rasti i shqiptareve, sepse hapesira, trolli jane fizike nuk levizin vetem emertimin e nderojne. Emertimi eshte aftesi politike, dhe ndertohet me nje gjeostrategji kohore, me miq dhe perkrahje.
Me vjen keq nese nuk kam aritur dicka me ta ndihmuar ne koncept, te lutem kurreeeee mos u pajto me nje realitet qe nuk te konvenon, egoist me shpirt mos u bene, te tjeret duaji ashtu sic te mendojne, jo si deklarohen. Perseri me fal me deshire do te kisha kaluar ore te mira me Ju. E cmoj permbajtjen forma mund edhe te nderohet, sepse eshte estetike dhe siperfaqesore.
Te pres ne Prishtine, mirupafshim
KATEGORITE SI:
  1. BASHKESIA
  2. SHOQERIA
  3. ETNIA
  4. KOMBI
  5. VETEDIJE POLITIKE
  6. NJESI POLITIKE
Jane kategori qe jo gjithemon, ne delklarime, shpejgime, ilustrime perdorenn ne vendin e duhur dhe menyre te drejte ... Madje shpeshehere kontradiktore ne vete !!
Ekzistojne casje , pikepamje te ndryshme - sa i perket komb-formimit si dukuri dhe kategori shoqerore.... Prej atyre HISTORIKE, KULTURORE , INDUSTRIALISTE, POLITIKE ...

Kombi me i vjeter eshte kombi - Aglez ... Dhe po qe se ndalemi dhe i bejme nje retrospekcion historikut te ekzistences se vetedijes kombetare dhe komb-formimit Anglez - do te mesojme qe Kombi Anglez nuk ekziston si nje shoqeri e organizuar ne KOMB para shek XVIII ...
Ndersa si shekull i komb-formimeve konsiderohet shek XIX... periudha kjo qe u nxite nga REVOLUCIONI INDUSTRIAL NE ANGLI ... dhe REVOLUCIONI POLITIK - ne FRANCE … sidomos pas miratimit te konventes te - LIRIVE DHE TE DREJTAVE TE NJERIUT DHE SHTETASIT ne FRANCE te cilat pas revolucionit u paraqiten si bashkesi qytetaresh – ku Kombi shtetit –thekson se kombi duhet te perbehet nga te gjithe ata pavarsisht nga raca ,gjuha , ngjyra , besimi .

Ajo cka me bene pershtypje ... ne shpjegimet qe i ofrojne disa autore ne shkrimet e tyre ...eshte kunderthenjet... Ne njeren anee mundohen t'i prejn me thike gjerat dhe te bejne dallimet ne mes BASHKESISE - SHOQERISE , ETNISE dhe KOMBIT... si gjera te shkputura mes vete ... Ndersa ne anen tjeter kur perpiqen t'a argumentojne, arsyetojne ekzistencen e kombit dhe vetedijess kombetare del se shqiptaret si komb jane po aq te lasht sa jane anglezet , francezet ....!!


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.