Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-01-07, 21:32   #10
ARI_03
I thjeshtė
 
Avatari i ARI_03
 
Anėtarėsuar: 23-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 3,747
ARI_03 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Bilanc vjetor pozitiv pėr energjinė e rigjenerueshme
Dielli, uji dhe era si dhe lėndėt e para tė rigjenerueshme vazhdojnė tė jenė nė pararojė nė Gjermani si gjenerues energjie. Ky vlerėsim rezulton nga shifrat qė Shoqata Federale pėr Energjitė e Rigjenerueshme prezantoi tė enjten (04.01) nė Berlin.
Rritje nė tė gjithė linjėn! Kėshtu mund tė pėrmblidhet shkurt bilanci i paraqitur nga Shoqata Federale pėr Energjinė e Rigjenerueshme mbi ujin, erėn, diellin, bioenergjinė dhe gjeoterminė. Pjesa nė totalin e energjisė sė konsumuar pra rrymė, ngrohje dhe karburante sipas kėtyre tė dhėnave ėshtė rritur nga 6,8 nė 7,7%. Pėr kėtė arsye drejtuesi i shoqatės, Milan Nitzschke, nuk e sheh Gjermaninė tė kėrcėnuar nga ngushtica energjitike pasi pjesa e burimeve tradicionale energjitike nė konsumin e pėrgjithshėm ėshtė nė rėnie: "Zgjerimi i energjive tė rigjenenerueshme sa i takon rrymės eletrike po ecėn aq shpejt pėrpara sa nuk do tė ketė asnjė problem pėr tė zėvendėsuar jo vetėm sasitė e energjisė bėrthamore qė do tė mungojnė sipas ligjit pėr energjinė atomare por edhe njė pjesė tė energjisė nga fosilet."
Efekt dytėsor pozitiv i pėrdorimit tė burimeve alternative tė energjisė ėshtė reduktimi i emetimit tė gazrave tė dėmshme pėr klimėn si dioksidi i karbonit. Gjatė vitit tė kaluar pėrmes pėrdorimit tė energjive tė rigjenerueshme janė emetuar 99 milionė tonė mė pak nga gazrat pėrgjegjės pėr efektin serrė. Veē kėsaj Gjermania bėhet kėshtu mė pak e varur nga importet e energjisė, tha drejtuesi i shoqatės Nitzschke: "Kur pėrdoret energjia e rigjenerueshme pėrdoret mė pak naftė dhe gaz veēanėrisht sa i takon lėndėve pėr ngrohje dhe karburanteve. Nėse marrim parasysh edhe kostot e kėtyre lėndėve atėherė kemi rreth 4,2 miliardė euro importe tė kursyera energjie."
Presidenti i shoqatės Johannes Lackmann kritikoi politikėn energjitike tė qeverisė gjermane. Sipas tij ajo vazhdon tė mbėshtetet tek burimet fosile ndėrkohė qė energjitė e rigjenerueshme shėnojnė suksese tė mėdha nė eksporte. Por Gjermania duhet tė ketė kujdes tė mos e humbasė kėtė kapital: "Edhe nė vendet ku diskutohet mbi energjinė bėrthamore si Indi dhe Kinė energjitė e rigjenerueshme zhvillohet mė shpejt se ajo bėrthamore. Kina pėr shembull ėshtė prodhuesi mė i madh nė botė i pajisjeve pėr ngrohjen diellore, solarėve. Dhe natyrisht teknika pėr to ėshtė atje nė rritje. Kėtė teknikė ata e kanė bėrė tashmė tė vetėn prej kohėsh.
Nė Gjermani prej vitesh bėhet njė gabim kardinal kur ėshtė fjala pėr vlerėsimin e energjive tė rigjenerueshme: "Bėhet gjithnjė krahasimi mes natyrės sė paprekur tė njė lumi apo tė njė lėndine tė gjelbėr me njė hidrocentral nė kėtė lumė apo me njė mulli ere mbi lėndinė. Por nuk ėshtė kjo alternativa. Alternativa ėshtė miniera dhe fabrika e linjitit tė cilat shkaktojnė ndotje tė pamasa tė ujėrave nėntokėsore. Pasi alternativa ndaj mullirit tė erės dhe hidrocentralit nuk ėshtė heqja dorė nga konsumi i energjisė por prodhimi i saj nė vend tjetėr."
Megjithė disa probleme pėr tė cilat ankohet, Shoqata pėr Energjitė e Rigjenerueshme nuk dyshon pėr arritjen e objektivave tė fiksuara pėr t'u arritur deri nė vitin 2010 nė rang europian. Ato synojnė zėvendėsimin me burime alternative tė 12,5% tė rrymės eletrike dhe tė 6% tė karburanteve. Vlera tė cilat Gjermania thuajse i ka arritur.
Marcel Fürstenau
__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
ARI_03 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.