Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-09-11, 10:51   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Raportet: FMN/BB - Kosovė

FMN-ja nuk pajtohet me tabelat buxhetore pėr vitin 2012





10:10 / 15.09.2011
Ekipi i ekspertėve tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), i cili ka pėrfunduar inspektimet buxhetore tė mėrkurėn, nuk ia ka dhėnė dritėn jeshile Qeverisė sė Kosovės qė t’i procedojė mė tej tabelat e buxhetit pėr vitin 2012.

Janė shpenzimet e larta nė disa sektorė karshi tė hyrave mė tė vogla financiare ato qė kanė ndikuar nė mospranimin nga FMN-ja tė dokumentit me tabelat financiare tė hartuara nga Qeveria. Nė bazė tė qarkores sė dytė buxhetore, Qeveria pėr vitin 2012 ka paraparė deficit financiar prej afro 200 milionė eurosh, gjė qė ka rezultuar me mospranim nga FMN-ja. Sipas tė njėjtit dokument, shpenzimet e pėrgjithshme pėr vitin 2012 pritet tė jenė nė vlerėn prej 1 miliard e 500 milionė eurosh, derisa tė hyrat pritet tė jenė mė tė vogla se 1 miliard e 300 milionė euro.

Ndonėse nė Qeveri kanė paraparė qė deri nė gjysmėn e muajit tetor tė pėrfundojė hartimi i buxhetit pėr vitin e ardhshėm, javėn e ardhshme Uashingtonin pritet ta vizitojnė krerėt e politikave financiare tė vendit. “Marrėveshje tė plotė me FMN-nė pėr momentin nuk kemi, sepse bisedimet me FMN-nė do tė vazhdojnė edhe javėn e ardhshme, ku njė delegacion nga Ministria e Financave, i kryesuar nga ministri Bedri Hamza, do tė udhėtojė pėr nė Uashington, ku edhe do tė diskutohet pėr buxhetin 2012”, ka thėnė Muharrem Shahini, zėdhėnės i Ministrisė sė Financave, shkruan Koha Ditore.

Sipas tij, dėgjimet buxhetore janė nė mbarim e sipėr, ndėrkohė qė pritet njė harmonizim i qėndrimeve me FMN-nė rreth shpenzimeve tė parapara pėr vitin e ardhshėm. “Jemi nė pėrfundim tė harmonizimit tė ndarjeve buxhetore, duke u bazuar nė kėrkesat e institucioneve tė Kosovės. Nė momentin qė ndarjet buxhetore pėrfundojnė, atėherė do tė dihet edhe shuma e buxhetit pėr vitin e ardhshėm 2012”, ka theksuar Shahini.

Ai nuk ka dhėnė shifra se sa do tė jenė mė tė larta shpenzimet e gjithėmbarshme vjetore karshi tė hyrave financiare pėr vitin qė vjen. Zėdhėnėsi Shahini ka theksuar se shpenzimet e pėrgjithshme do tė paraqiten nė qarkoren e tretė buxhetore, qė pritet tė publikohet gjatė muajit tetor.

“Nė momentin e pėrfundimit tė konsultave do ta pėrgatisim edhe qarkoren e tretė tė buxhetit, kėshtu qė tė jemi gati pėr pėrfundimin e hartimin tė buxhetit”, ka thėnė Shahini.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-09-11, 10:59   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raportet: FMN/BB - Kosovė

Nuk do tė ketė marrėveshje tė re me FMN-nė





15:42 / 14.09.2011

Qeveria e Kosovės ėshtė duke diskutuar qė prej dy ditėsh ēėshtjet e buxhetit, sipas burimeve tė Telegrafit pėrveē buxhetit nuk pritet tė arrihet ndonjė marrėveshje me delegacionin FMN-sė i cili do tė pėrfundojė vizitėn tė enjte.


Burimet kanė treguar se marrėveshje tė re nuk do tė ketė por vetėm diskutime pėr ēėshtje buxhetore. Pėr ta “bindur” FMN-nė se Qeveria me financat ėsh tė rregull javėn e ardhshme ministri Bedri Hamza do tė udhėtoj pėr nė FMN ku do tė diskutoj me zyrtarė tė lartė.

Ndryshe, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka takuar tė mėrkurėn Brian Olden, kėshilltar pėr financat publike pėr Evropėn juglindore nė Fondin Monetare Ndėrkombėtar, i cili po qėndron pėr vizitė zyrtare nė Kosovė.

Sipas njė njoftimi tė Ministrisė sė Financave nė kėtė takim janė diskutuar tema tė veēanta rreth ofrimit tė asistencės teknike nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar nė fushat ku edhe konsiderohet sė janė tė nevojshme.

Ndihma do tė jetė si nė statistika, planifikimin buxhetor si dhe decentralizimin fiskal nėpėr komuna. Gjithashtu nė kėtė takim u diskutuan edhe tema tė tjera me interes tė veēantė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-09-11, 08:31   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raportet: FMN/BB - Kosovė

156 milionė, s’kthehen kurrė


Fondi Monetar Ndėrkombėtar mund tė arrijė marrėveshje tė re me Qeverinė e Kosovės vetėm pas muajit shkurt tė vitit 2012. Por, 156 milionėt e humbur, si shkak i ndėrprerjes sė marrėveshjes SBA, nuk do tė kthehen kurrė. Kjo, pasi qė marrėveshja SBA pėrfundon nė fund tė kėtij viti. Mėsohet se institucionet vendėse janė duke iu pėrmbajtur me pėrpikėri rekomandimeve tė FMN’sė pėr projeksionet e reja buxhetore pėr vitin 2012.






Mė 16 shtator 2011 nė ora 09:03

Edhe nėse Qeveria e Kosovės arrin tė nėnshkruajė njė marrėveshje tė re me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, nuk do tė mund t’i kthejė asnjėherė 156 milionė eurot e humbura nga programi i vitit tė kaluar me kėtė institucion.

Krejt kjo pasi qė ndėrprerja e marrėveshjes 18 mujore Stand By Arrangment pėrfundon nė fund tė kėtij viti. Dhe pas kėsaj, Qeveria e Kosovės nė tremujorin e parė tė vitit tė ardhshėm mund tė nėnshkruajė njė marrėveshje tė re, por qė nuk do tė nėnkuptojė kthimin e mjeteve tė humbura si shkak i ndėrprerjes sė marrėveshjes SBA.

Pėrderisa pritjet e Qeverisė ishin qė nė fund tė kėtij viti tė arrinte t’i zhbllokonte njė pjesė tė fondeve tė ngrira. Kėshtu patėn thėnė nė njė prononcim pėr Express zyrtarė tė Ministrisė sė Financave.

“... gjatė vizitės brenda muajit nėntor, kur do tė bėhet vlerėsimi pėr pjesėn e parė tė marrėveshjes, gjegjėsisht pėr tė arriturat deri mė 30 shtator 2011, ku ne si qeveri presim qė tė marrim njė vlerėsim pozitiv nga ana e FMN-sė, gjė qė do tė mundėsonte lirimin e njė pjesė tė ndihmės direkte buxhetore tė premtuar pėr kėtė viti”, pati thėnė zyrtarja pėr informim nė Ministrinė e Financave, Fatime Lumi.

Pėrveē se nuk do tė arrijė t’i kthej kėto fonde, Qeveria do tė vazhdojė tė jetė nė programin “e monitoruar nga stafi”, duke qenė nė njė disiplinė maksimale financiare dhe ruajtje tė stabilitetit makrofiskal. E respektimi i plotė i kėsaj marrėveshjeje ua hap rrugėn marrėveshjeve tė reja me Fondin.

Mė saktėsisht, nėse shikohet me kujdes nė detajet e marrėveshjes pėr program tė monitoruar nga stafi, nė muajin shkurt tė vitit tė ardhshėm do tė jepet vlerėsimi pėrfundimtar pėr stabilitetin fiskal nga stafi i FMN-sė pėr Kosovė.

“Pėr tė diskutuar performancėn buxhetore tė vitit 2011, stafi i FMN’sė do tė vijė sėrish nė javėn e parė tė shkurtit, ku mė pastaj kėtu edhe do tė jepen vlerėsimet pėr tė vazhduar apo jo mė tutje me njė marrėveshje tė re me Qeverinė e Kosovės”, ėshtė njė detaj tjetėr i marrėveshjes “monitor nga stafi”.

Mėsohet se institucionet vendėse janė duke iu pėrmbajtur me pėrpikėri rekomandimeve tė FMN-sė pėr projeksionet e reja buxhetore pėr vitin 2012. Nėse vazhdohet kėshtu, sipas marrėveshjes qė ka Qeveria e Kosovės tani pėr tani me kėtė institucion, delegacioni nga FMN-ja qė do tė vij nė nėntor do tė jap rekomandime pozitive.

Ndėrkaq, delegacioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar qė pėrfundoj vizitėn nė Kosovė tė mėrkurėn, kishte pėr objektivė informimin pėr performancėn financiare tė vendit dhe mė pastaj, tė gjitha kėto diskutime do tė vazhdohen nė takimet qė ministri i Financave, Bedri Hamza do t’i ketė nė takimin vjetor tė FMN’sė, nė Uashington.

Fondi Monetar Ndėrkombėtar deri nė vitin tjetėr, do ta monitorojė performancėn financiare tė Kosovės sa i pėrket ekzekutimin e buxhetit, ruajtjen e bilancit tregtar, stabilitetin e sektorit bankar dhe iniciativat e tjera qė kanė tė bėjnė me ligjet qė kanė kosto tė lartė financiare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-09-11, 23:19   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Raportet: FMN/BB - Kosovė

Agani: Bisedimet me BB-nė, i hapėn rrugė reformės nė shėndetėsi


“Bisedimet me Bankėn Botėrore dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar kanė qenė bisedime shumė tė rėndėsishme, tė cilat me pėrfundimet e tyre, i kanė hapur qartė rrugėn reformės sė shėrbimeve shėndetėsore nė vend, gjegjėsisht miratimit tė dy projektligjeve: Projektligjit pėr Shėndetėsi dhe Projektligjit pėr Sigurime Shėndetėsore”, tha ministri i i shėndetėsisė Ferid Agani







16 shtator 2011
Ekonomisti

Ministri i Shėndetėsisė i Republikės sė Kosovės, Ferid Agani , tha se bisedimet e kėtyre ditėve tė ministrisė me delegacionet e Bankės Botėrore dhe tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar i kanė hapur rrugė reformės legjislative nė shėndetėsi, gjegjėsisht procedimit dhe miratimit tė dy projektligjeve reformuese: Ligjit pėr Shėndetėsi dhe Ligjit pėr Sigurime Shėndetėsore.
“Bisedimet me BB dhe FMN-nė kanė qenė bisedime shumė tė rėndėsishme, tė cilat me pėrfundimet e tyre, i kanė hapur qartė rrugėn reformės sė shėrbimeve shėndetėsore nė vend dhe paraqesin momentin kur nė fund tė tunelit tė errėt ku gjendet shėndetėsia kosovare, po e shohim njė dritė”, tha Agani, nė njė konferencė pėr media, pėrmes sė cilės ai njoftoi opinionin lidhur me rezultatet qė MSh i ka pasur lidhur mė bisedimet me Bankėn Botėrore dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar gjatė kėsaj jave.
Konkretisht, ka shpjeguar mė tej Agani duke thėnė se me Bankėn Botėrore ka pasur bisedime pėrmbajtėsore pėrkitazi me aspekte tė ndryshme tė reformės shėndetėsore nė vendin tonė qė ėshtė pėrkthyer nė zgjidhje konkrete ligjore me Projektligjin pėr Shėndetėsi dhe Projektligjin pėr Sigurime shėndetėsore, dhe pas bisedimeve tė shumta ne kemi ardhur deri tė pajtimi i plotė pėrkitazi me atė qė nė Kosovė praktikisht duke filluar nga mesi i vitit qė vjen me grumbullimin e kontributeve, tė pagesave dhe tė premiumeve nė Fondin e Sigurimeve Shėndetėsore dhe qė nga viti qė vjen tė fillojė reforma e sistemit tė institucioneve publike shėndetėsore nė njė ndėrmarrje shtetėrore tė shėndetėsisė, pra , Shėrbimi Shtetėror i Shėndetėsisė.
Ai tha se kėto janė koncepte unike reformuese pėr Kosovėn, njė model reformues i cili i reflekton nevojat e vendit, dhe paraqet momentin kur pėr herė tė parė pas luftės nė Kosovė po themelohet Sistemi i Sigurimeve Shėndetėsore, i cili do tė sigurojė njė financim shumė mė tė mirė tė shėndetėsisė kosovare dhe njė lėvizje tė qartė nga pika zero.
“Me qėllim po e them nga pika zero, sepse gjatė kėtyre gjashtė muajve tė mandatit tė gjithė kemi qenė koshientė me vėshtirėsitė me tė cilat gjendet shėndetėsia kosovare , ato kanė vazhduar mė mėnyrė tė pandashme, por ne, nė mėnyrė tė vazhdueshme u kemi dhėnė pėrgjigje kėtyre vėshtirėsive duke ofruar zgjidhje dhe perspektivė”, tha Agani, duke shtuar se ėshtė shumė i lumtur qė sot mund tė konkludohet qė projeksionet ligjore tė MSH-sė, zgjidhjet reformuese, janė mbėshtetur nga Banka Botėrore dhe nga FMN.
Ai foli edhe pėr dakordimin e hapave tė mėtejmė tė punės nė reformėn legjislative.
“Konkretisht, gjatė javės do tė pėrfundojė drafti pėrfundimtar i dy projektligjeve, nė dritėn e bisedimeve qė i kemi pasur me BB dhe FMN dhe ato do tė dalin pėr miratim nė Qeverinė e Kosovės deri nė fund tė shtatorit, dhe procedohen nė Kuvendin e Kosovės, ku presim tė miratohen nė fund tė muajit tetor ose nė fillim tė muajit nėntor”.
Agani shpjegoi se esenca e sistemit tė ardhshėm tė financimit tė shėndetėsisė kosovare do tė bazohet nė njė model miks.

“Fondi i Sigurimeve Shėndetėsore do tė jetė institucioni qė do t’i kontraktojė shėrbimet shėndetėsore si nė sektorin publik ashtu edhe nė sektorin privat tė shėndetėsisė sonė, do tė plotėsohet dhe financohet nga Buxheti i Kosovės pėr kategoritė e qytetarėve qė janė nė asistencė sociale, pra pėr ato kategori tė qytetarėve qė nuk kanė mundėsi t’i paguajnė kontributet pėr tė siguruar kartelėn e tė siguruarit shėndetėsor dhe ky fond do tė plotėsohet nga pagesat e kontributeve tė qytetarėve nė bazė tė anėtarėve tė familjes qė do tė jetė nė njė vlerė tė cilėn do ta pėrcaktojė Qeveria e Kosovės nė fillim tė ēdo viti varėsisht nga gjendja ekonomike e shtetit dhe nevojat shėndetėsore tė popullatės. Fondi do tė plotėsohet nga tatimet e ndryshme dhe nga akcizat, njė pjesė e tyre nga ta marrim nga tė ashtuquajtura mallra luksoze si alkooli, duhani, ndoshta edhe karburantet , nga ndotėsit e mėdhenj tė ambientit… Pra, janė kėto burimet kryesore nga tė cilat do tė plotėsohet Fondi i Sigurimeve Shėndetėsore”.
Agani tha se me aktivizimin e Fondit tė Sigurimeve Shėndetėsore, MSh pret qė mė 2013 ta dyfishojė buxhetin ekzistues qė ndahet nga Qeveria e Kosovės pėr shėndetėsinė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 17:55   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raportet: FMN/BB - Kosovė

Drejtori i ri i BB pėr Kosovės rikonfirmon mbėshtetjen pėr Kosovėn


Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka pritur sot drejtorin e ri tė Bankės Botėrore pėr Kosovė, Jan Peter Olters.





11 tetor 2011
Nė takim ėshtė diskutuar pėr bashkėpunimin e deritanishėm tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe Bankės Botėrore, si dhe pėr thellimin e kėtij bashkėpunimi.

Kryeministri Thaēi me kėtė rast uroi z. Jan Peter Olters pėr marrjen e detyrės sė re nė krye tė Bankės Botėrore, si dhe vlerėsoi lartė mbėshtetjen qė Banka Botėrore i ka dhėnė Kosovės nė tė gjitha fushat. Nė kėtė kontekst, kryeministri Thaēi ka potencuar rolin e rėndėsishėm dhe mbėshtetės tė drejtorit tė deritanishėm tė Bankės Botėrore pėr Kosovė, Ranjit Nayak.

Nė takim, kryeministri Thaēi njoftoi udhėheqėsin e ri tė Bankės Botėrore pėr vizionin e Republikės sė Kosovės pėr zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik, implementimi i tė cilit ėshtė i bazuar nė katėr shtylla kryesore: ruajtjen e qėndrueshmėrisė makrofiskale; investimet, pėrkatėsisht mjedisin investues dhe pėrkrahjen e sektorit privat; zhvillimin e infrastrukturės publike; rivitalizimin e sektorit tė bujqėsisė; dhe zhvillimin e kapitalit njerėzor.

Nga ana e tij, drejtori i ri i Bankės Botėrore, Jan Peter Olters pasi falėnderoi kryeministrin Thaēi pėr pritjen dhe theksoi pėrkushtimin e Bankės Botėrore pėr tė vazhduar mbėshtetjen e institucioneve tė Republikės sė Kosovės nė implementimin e suksesshėm tė projekteve zhvillimore tė vendit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-10-11, 12:58   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raportet: FMN/BB - Kosovė

Rashiq: Presim aprovimin e FMN-sė pėr Projektligjin pensional


Ministri Rashiq dha sqarime nė lidhje me Projektligjin pėr skemėn pensionale tė financuar nga shteti si dhe pėr projektligjet e tjera qė janė nė procedurė


19 tetor 2011
Ekonomisti
Nė mbledhjen e sotme tė Komisionit pėr Shėndetėsi, Punė dhe Mirėqenie Sociale tė Kuvendit tė Kosovės, tė cilėn e kryesoi kryetari Fikrim Damka, ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka raportuar nė lidhje me Projektligjin pėr skemėn pensionale tė financuar nga shteti dhe pėr projektligjet e tjera qė janė nė procedurė.
Ministri Rashiq tha se Projektligji pėr skemėn pensionale tė financuar nga shteti ėshtė ligj shumė i rėndėsishėm dhe si i tillė, ėshtė marrė shumė seriozisht nga ministria qė ai udhėheq. Ai foli nė detaje pėr ecurinė e hartimit tė tij dhe proceset pasuese, deri te marrja e pėlqimit teknik nga ana e Bankės Botėrore (BB), pėrderisa aprovimin e fundit e jep Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN). Ai tha se BB-ja ėshtė faktor i pashmangshėm nė zhvillimet e ardhshme tė Kosovės dhe se sugjerimet e saj janė inkorporuar nė kėtė draftligj.
Duke folur pėr aspektet e brendshme tė projektligjit, ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale theksoi se nuk ka ligj ideal, nėpėrmjet tė cilit do tė zgjidheshin tė gjitha problemet e njė grupi shoqėror. Ai tha se fillimisht pensionet do tė merren nė mėnyrė lineare, ndėrsa mė vonė mund tė bėhet kategorizimi i tyre.
Anėtarėt e komisionit, ndėrkaq, ngritėn njė varg pyetjesh dhe shqetėsimesh qė lidheshin me aspekte tė ndryshme tė projektligjit. Nė kėtė kontekst, ata shtruan ēėshtjen e kontakteve dhe bashkėpunimit me pensionistėt dhe ekspertėt gjatė hartimit tė projektligjit, pėrparėsitė qė do tė ketė pensionistėt pas miratimit tė tij, prezencės sė deputetėve gjatė negociatave me FMN-nė etj. Pėrkitazi me kėtė tė fundit, ministri garantoi se tash e tutje nė ēdo takim me kėtė mekanizėm ndėrkombėtar do tė ftohen edhe anėtarėt e komisionit. Duke u pėrgjigjur rreth ēėshtjeve tė ngritura, ai e cilėsoi projektligjin si serioz dhe profesional, i cili, sipas tij, i rregullon tė drejtat e pensionistėve dhe sferat e tjera qė kanė qenė tė paqarta deri mė tash.
Nė vazhdim, ministri Rashiq foli edhe pėr projektligjet e tjera qė i pėrkasin fushėveprimtarisė sė dikasterit qeveritar qė ai udhėheq dhe tė cilat janė nė procedurė.
Deputetja Flora Brovina, njėherėsh kryesuese e grupit punues pėr amendamentimin e Projektligjit pėr statusin dhe tė drejtat e dėshmorėve, invalidėve, veteranėve, pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, viktimave civile dhe familjeve tė tyre, dha detaje rreth punės qė po bėhet nė amendamentimin e kėtij projektligji, pėrfshirė edhe negociatat me institucionet relevante vendore e ndėrkombėtare.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.