Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kinematografia dhe Televizioni
Emri
Fjalėkalimi
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj. Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-06-11, 11:31   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Lajme nga bota e artit

Rikthehet “Skėnderbeu”







I pari dokumentar pėr Skėnderbeun ka nisur tė marrė jetė. Dubėl pas dubli po formėsohet figura e heroit tonė kombėtar nė filmin qė mban si titull vetėm emrin e tij “Skėnderbeu”.
Regjisori Vladimir Prifti, njėherazi producent dhe ekipi realizues i filmit-dokumentar prej ditėsh gjenden nė sheshin e xhirimit tė kėtij projekti madhor.

Kineasti Prifti ndalet pėr tė rrėfyer detajet se si do tė vijė ky film i cili kryefjalė do tė ketė faktet historike.

“Ėshtė njė skenar i ndėrtuar me disa seri. Ka qenė pak e vėshtirė sepse kemi njė figurė tė rėndėsishme. Ėshtė shkruar nėn logjikėn e disa historianėve qė janė marrė gjatė me Skėndėrbeun. Leximi do ketė dy historianė qė lidhin dy ambjente dhe dy aktorė. Gjithēka flitet me dokumente”, theksoi Prifti.

Kryeroli nė filmin-dokumentar “Skėnderbeu” interpretohet nga Sokol Angjeli, ai ėshtė filli lidhės i tėrė historisė. Njė pėrgjegjėsi e madhe pėr njė rol tė madh, kėshtu e cilėson protagonizmin e tij aktori Angjeli.

“Vėshtirėsia artistike profesionale pėr ta bėrė mirė. Pėrmban njė detyrė pėr tė ndėrlidhur pjesėt, pėr ta bėrė tė prekshme dhe tė afėrt. Pėr ta larguar nga legjenda”, u shpreh Alngjeli.

Njė sfidė si artiste, edhe njė detyrim pėr figurėn e Skėnderbeut ėshtė pėr aktoren e zėshme Roza Anagnosti tė qenit pjesė e kėtij projekti qė po realizohet me jo pak sakrifica.

“Mu duk njė gjė e mrekullueshme dhe kurajoze nga Vladimir Prifti qė ka nisur njė projekt pas filmit artistik. Nuk ka dokumentare pėr kėtė figurė. Kisha njė hezitim, por njė gjė e madhe mė shtyu tė bėhesha pjesė e kėtij projekti”, ėshtė shprehur Roza.

Janė katėr historianėt tė cilėt kanė kėshilluar kineastin Prifti pėr skenarin e kėtij dokumentari, Kristo Frashėri, Pėllumb Xhufi, Luan Malltezi dhe Pranvera Bogdani.

Me kamera tė Erjon Muharremit dhe operator zėri Eno Kotorri, episodi i parė i dokumentarit “Skėnderbeu” qė mban vulėn e Vladimir Priftit si regjisor e producent ėshtė njė bashkėprodhim i “Eurofilm” drejtuar nga kineasti Prifti dhe “Top Channel” e do tė ketė premierėn nė prag tė 100 vjetorit tė Pavarėsimit tė Shqipėrisė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.