Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Jurisprudencė
Emri
Fjalėkalimi
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-07-08, 00:41   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim E Drejta Nderkombetare Publike

(permbledhje e shkurtur e librit)

E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE
Autor : prof.Zejnullah Gruda
Universiteti i Prishtines
2003

Nocioni i D-Nderkombetare– shkrimtarėt e vjetėr, te cilet kane shkruar ne latinisht , per lenden tone kane perdorur termin e se drejtes romake jus gentium (d.popujve)… Ky term ka pėrfaqėsuar sistemin juridik unik nacional, qe ka rregulluar mardheniet midis te huajve, midis te huajve dhe qytetareve romak dhe ka qene i bazuar ne idete e perbashketa drejtesise se popujve te ndryshem te perandorise .
Termi jus-gentium eshte perdorur edhe per te shenuar normat juridike te cilat kane rregulluar mardheniet midis shteteve , perkatesisht ne mes popullit romak dhe popujve tjere .
Francisco de Vitoria ne shek: XVI dhe anglezi Zouche ne shek XVII kane perdorur termin jus-inter-gentes (e drejta midis popujve) ose ( e d.nderkombetare), i cili eshte perhapur dhe pranuar ne shume gjuhe
Groci shek: XVII krahas me jus-gentium perdor dhe termin inter-civitates( e d. midis shteteve).. Kete term e kane pervetesuar te gjithe autoret qe kane konsideruar se e d. nderkombetare rregull. mardh midis shteteve
Jeremy Benthman – me 1789 per here te pare ka perdorur termin International Laė ( e d. nderkombetare), si zevendesim i termit Laė of Nation ( e d. popujve).
Pėrkufizimi E-D-Ndk-Pub. – eshte teresia e rregullave dhe normave te sjelljes ndermjet subjekteve te se drejtes nderkombetare
Subjektet e D. Nėrkombtare – janė bartesit e te drejtave dhe detyrave nardheniet nderkombetare ….. Ne percaktimin konkret te subjekteve nderkombetare autoret jane ndare ne disa grupe :
  • Klasiket – sipas tire vetem shtetet kane cilesine e subjektit – nderkombetar.. Per klasiket shteti eshte subject nderkombtar, sikurse qe eshte individi subject ne sistemin juridik te nje shteti .
  • Njė grup autoresh qe nga shek:XIX- krahas me shtetet i proklamojne edhe individet si persona nderkombetare… Sipas tyre shtetet dhe individet jane subject te D – Ndk… Per shumicen vetem shtetet dhe org.Ndk mund te krijojne rregulla te se drejtes, kurse individi te drejtat dhe detyrat i nxjerr vetem nga marreveshjet midis shteteve .
  • Nje gurp i vogel autoresh , vetem individet i konsiderojne si bartes te vertete te drejtave dhe detyrimeve ne pergjithesi , pra dhe ne te drejten nderkombetare .Ėestlake thotė se detyrat dhe drejtat e shteteve jane vetem detyra dhe te drejta te njerezve qe i perbejne ato .
Nese mbeshtetemi ne ate qe u tha me lart del se shtetet jane pa dyshim bartes tė drejtave dhe detyrimeve, mirepo nuk jane subject i vetem..Subjekt mund te jene edhe org. Ndk dhe individi – i cili cdo here e me shume fiton te drejta dhe detyra — pershkak te trendit te zhvillimeve ne D. NdK bashkekohore.. kurse zhvillimi demokratik e bene te mundshem shfrytezimin e disa te drejtave. Ne kete ecuri kane kontribuar padyshim reduktimi i sovranitetit te shteteve , njohja e primatit absolute te se drejtes nderkombetare, njohja e individit si subject i te drejtes nderkombetare krahas me shtetin dhe pavaresisht nga vullneti shteterore etj.
Ndarja e D. Nerkombetare
  • D.Ndrk. Pub – rregullon mardh. midis subjekteve te D.Ndk , para se gjithash midis shteteve dhe org.nderkombetare ; kurse D.Nrdk.Private- rregullon mardh. juridike private me elemente te jashtme
  • D.Ndrk.pergjithshme- permban rregulla te pergjithshme juridike qe vlejne per tere bashkesine ndk, kurse D.Regjionale-i referohet nje nr. te vogel shtetesh; psh (e d. nderkombetare nderamerikane)
  • D.Pozitive dhe D.Natyrore
  • D.Zakonore dhe D.Kontraktuese- bazen e vet e kane ne karakterin e burimeve te ndryshme
  • D.Detyrueshme- (jus Cogens)- pėrmban norma te D.Ndk, te cilat palet nuk mund t’i ndryshojne… Kėto rregulla krijohen me ligj pse me marveshj ndk. Psh: Karta OKB-se u ndalon shteteve qe te marrin obligime qe do te ishin ne kundershtim me te. .. Ne grupin e rregullave jus-cogens hyjne ndalimi gjenocidit, skllaversie, aparteidit, diskriminimit, piraterise, te drejtat e njeriut, cenimi i te cilave perfaqeson sipas D.Ndk “krim nderkombetar”
  • D.Luftes dhe D.Paqes-ndarja e ketyre veshtire qe mund te ekzistoje , pershkak se shume rregulla te se drejtes nderkombetare vlejne edhe ne kohe te luftes , edhe ne kohe te paqes
Natyra Juridike – e D.Ndėrkombtare - shume autore, qe nga kohet e grekeve te vjeter e deri ne ditet e sotme, te se drejtes nderkombetare i mohojne karakterin e se drejtes ….
Rrethin e mohuesve te drejtes nderkombetare e perbejne nje grup i filozofeve, politikologeve, juristeve, publicisteve (Hobs, Pufendorf , Spinoza, Kant, Hegel, Austin, Lukic etj) qe pergjithesisht mendonin se rregullat e se D.Ndk nuk kane karakterin e se drejtes positive , sepse shtetet jane sovrane dhe mbi to nuk mund te kete ēfaredo te drejte qe do t’i detyronte… Sipas Austinit- e “drejta” ka te beje me rregullat e sjelljes te vendosura nga ndonje autoritet politik ose ligjvenes dhe te cilat imponohen me sanksione fizike , kurse e drejta qe sundon midis kombeve eshte gabimisht e quajture e drejte !! sipas tij detyrat qe ajo imponon zbatohen me ane te sanksioneve morale ose nga frika se do te provokojne armiqesi dhe te keqija te pergjitheshme, nese shkilen maksimat e pranuara dhe respektuara pergjithesisht … Meqe d. nderkombetare i mungojne karakteristikat e “drejtes positive”, kjo eshte vene ne sferen e etikes ose “moralit pozitiv nderkombetar”…
poashtu Lorimer pohon se “e d.ndk.pozitive nuk ekziston ne te vertete: e D.Ndk. Pub nuk eshte as e perkufizuar , as e imponuar nga ndonje autoritet me i larte nga ai , qe subjektet mbajne ne duart e tyre… Argumentet me te shpeshta qe i kane perodorur mohuesit kane qene mungesa e organit superme (ligjvenes), mungesa e gjykatave, sanksioneve etj.

Burimet e se drejtes
Klasifikimi:


1. Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndr.dhe parimet e pergjithshme juridike)
2. Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqesore, dhe doktrina) dhe
3. Rezolutat nderkombetare

a) .Traktatet nderkombtare-jane marreveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se drejtes nder. Element qenesor per ekzistimin e traktatit eshte pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili shprehet perms organeve kompetente.
Pra, pajtimi arrihet ne traktat nepermjes shprehjes se vullnetit dhene shprehimisht …Perdallim nga zakonet ndk. tek te cilat vullneti shprehet heshtazi
Traktatet ndėrkombetare mund te klasifikohen ne baze te disa kritereve:
a) sipas lendes (politike, ekonomike)
b) sipas objektivave (paqes, mrojtjes)
c) formes (me shkrim, me goje)
d) menyres se lidhjes (solemne, te thjeshta)
e) kohes sa do jene ne fuqi
f) hapesires gjeografike net e cilen shtrihen etj.




__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-07-08, 00:45   #2
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

Sipas veprimit te normave juridike Traktatet Ndėrkombetare ndahen ne:
1. Traktate ligje-normavenese, jane burim i drejtperdrejte i se D.Ndk... Me to kontraktohen rregulla te reja te sjelljes ose vertetohen, perkufizohen, abrogohen rregullat e ekzistuese zakonore ose kontraktuese te karakterit pergjithshem… Ato jane te paafatizuara dhe prodhojne efekte shpeshehre edhe per palet qe nuk kane marre pjese ne lidhjen e tire.
2. Traktatet kontrata, marreveshje mes dy ose disa shteteve qe kane per object rregullimin e nje ceshtje te caktuar mes atyre shteteve… Ato jane te kufizuara ne pikepamje kohore dhe konsumohen me plotesimin e obligimeve reciproke te paleve kontraktuese .


b). Zakonet Nderkombetare. - dikur e D.Ndk ka qene perbere kryesisht nga rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX zakonet kane filluar te humbin rendesine, si pasoje e nxjerrjes te nje numri te madh te traktateve ligje.
Mirepo zakonet nderkombetare kane ngele si burim me rendesi, sidomos per pjeset ku nuk eshte kryer kodifikimi. Sipas gjykates nderkombetare te drejtesise, gjykata duhet ti zbatoje zakonet ndrk si nje deshmi e nje praktike te pergjithshme e cila eshte pranuar si e drejte.
Element qenesor per ekzistimin e zakonit jane:

1.Praktika e pergjithshme e shteteve
2
. Vetedija e subjekteve qe duke vepruar ne nje menyre te caktuar, veprojne ne pajtim me rregullat zakonore.


Zakonin nderkombetar e bejne : PRECEDENTET ( perseritja e shpeshte) OPINIO JURIS SIVE NECESSITATIS (vetedija mbi detyrimin per t’u sjelle ne nje menyre te caktuar).

c) .Parimet e pergjithshme juridike te pranuara nga kombet e qyteteruara- paraqesin rregullat qe jane zbatuar ne te drejten e brendshme te shtetit dhe jane parime fundamentale te drejtesise, te pranuara nga vetedija juridike e pergjithshme.
Ketu hyjne:
  • Parimi mbi ceshtjen e gjykuar
  • Parimi se askush nuk mund te perfitoje nga faji i vet
  • Parimi i ndalimit te keqperdorimit te se drejtes
  • Parimi i pergjegjesise qe lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi i asaj qe eshte fituar nga pasurimi i pabaze
  • Parimi se askush nuk mund te barte me shume te drejta se qe ka ne tjeterkend
  • Parimi Lex Speciales Derogat Generali (ligji i vecante derogon te pergjithshmin)
  • Parimi Lex Posterior Derogat Legi Priori (ligji i ri e derogon ligjin e vjeter) etj…
Ne mungese te normave kontraktuese ose zakonore gjyqtaret mund t’i shfrytezojne parimet e pergjithshme juridike si burim i pashterrshem.
d) .Vendimet Gjyqesore dhe Doktrina – jane mjete ndihmese te cilat sherbejne qe te konstatojne rreg.juridike Roli gjykatave- nuk eshte per te krijuar te drejten , por per ta zbatuar ne raste te caktuara…precedentet – nuk i japin fuqi rregullave, mirepo gjithashtu nuk mund te mohohet se ne rezonin dhe ne marrjen e vendimit nga ana e gjyqtarit – puna e gjyqtareve te meparshem edhe nese nuk kane peshevendimtare, megjithate kane njefare peshe , ndikimi… Doktrina- roli i autoreve te shquar nuk ka qene te krijojne te drejten e as te tregojne se cfare duhet te jete ajo. Por, vetem te tregojne ose te vertetojne se cfare eshte ne realitet e drejta.
KODIFIKIMI – D- NDK – me kodifikim nenkuptojme sistematizimin e normave juridike me qellim qe te arrihet bashkimi i tire ne baze te parimeve te perbashketa… Disa autore procesin e kodifikimit e kane konsideruar static dhe pengese per zhvillimin e se D- NDK…Sipas tire, e D.Ndk e pakodifikuar eshte dinamike, sepse shume me leht absorbon rregullat progesive.
Kodifikimi i pergjithshem it ere se D.Ndk nuk eshte bere sepse eshte e sigurt se te gjitha shtetet ne asnje menyre nuk do te merreshin vesh per te gjitha ceshtjet …Nga ana tjeter jane kodifikuar pjese te vecanta te D.Ndk, si psh: D- Detit (1958), D-Diplomatike (1961), D-Traktateve(1969), D- Konsullore (1963)
Bashkesia nderkombetare nuk ka pasur ndonje organ qendror per kodifikim, sepse shtetet sovrane nuk ia kane deleguar te drejten e kodifikimit nje organi te tille. Keshtu, aftesia per kodifikim ka mbetur ne vete shtetet te cilat e bejne kete ne konferenca ose kongrese nderkombetare.
SHTETI - Autoret e se drejtes nderkombetare e perkufizojne shtetin si: “Institucion i krijuar nga nje grup, per realizimin e disa qellimeve, nga te cilat me te rendesishme jane: ruajtja e se drejtes dhe rendit brenda kufijve , ruajtja e pavaresise se popullit ne marredhenie me popujt e tjere” ose
“Si bashkesi qe ne nje hapesire te caktuar vepron si organizate me e larte e rendit juridik e qe nuk eshte e nenshtruar nga asnje organizate tjeter”.

Konventa mbi te drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo-1933) percakton se shteti si subject i se drejtes nderkombetare duhet te kete:
1. popullsine e perhershme
2. territorin e caktuar
3. qeverine
4. aftesine per te hyre ne marredhenie me shtetet e tjera.

Elementet e shtetit :
  • Popullsia Perhershme- popullsia perfaqeson teresi te individeve te te dy gjinive te cilet jetojne bashkerisht ne nje bashkesi dhe jane te lidhur ne shtet juridikisht dhe politikisht.
  • Territori- perfaqeson vendin ku eshte vendosur pop. Dhe mbi te cilin shteti ushtron kontroll – ose shtrine sovranitetin territorial .
  • Pushteti-Sovran – pushteti Sovran (sovraniteti-pavaresia) nga shume juriste theksohet si kriter perfundimtar i shtetesise dhe perfaqeson pushtetin supreme ose autoritetin i cili eshte i pavarur nga cilido autoritet tjeter boterore..(ai nenkupton ekzistimin e vetem nje autoriteti ligjdhenes dhe ekzek)
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 00:48   #3
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

LINDJA E SHTETEVE
E-D-N nuk merret me ceshtjen e paraqitjes se shtetit para se ai te jete paraqitur faktikisht. Ky moment merret si pikenisje e nje gjendjeje juridike… Nuk eshte me rendesi menyra e krijimit te shtetit, se a krijohet ne pajtim me rendin juridik nderkombetar apo te brendshem… E rendesishme eshte qe shteti i krijuar me akt juridik te ekzistoje me te vertete.

Shteti mund te krijohet ne menyra te ndryshme:
a) Origjinale- krijimi i shtetit ne territoret e pabanuara ose ku nuk ka patur shtet, ne te cilin transferohet popullsia.
b) Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territorin e nje province ose regjioni nga shteti te cilit i kane takuar me pare ose me ndarjen e nje shteti ne dy ose me shume shtete te pavarura. Ndarja e tille behet me dhune (kryengritje) ose me marreveshje (ne menyre paqesore).
c) Shtetet mund te krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shume shteteve.
d) Shtetet mund te krijohen edhe me nje akt juridik:
1)Me ligj te brendshem (Filipinet 1934)
2. Me traktat nderkombetar (Irlanda 1921)
3. Me vendim te ndonje organizate nderkombetare (Izraeli 1947 , Libia 1952)

e) Ne ditet e sotme rendesi te jashtzakonshme ne krijimin e shteteve te reja ka parimi i Vetvendosjes(Karta e OKB-se , ne nenin 1, parag.2 thekson se KB-kane per qellim zhvillimin e mardhenieve miqesore midisi kombeve, te mbeshtetura ne respektimin e barazise dhe vetevendosjes se pop.).

ZHDUKJA E SHTETEVE

Si lindja poashtu edhe zhdukja e shteteve eshte ceshtje faktike e jo juridike. Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element (popullsise, territorit apo sovranitetit).
Zhdukja e pushtetit shteteror ka qene me se shpeshti 1) rezultat i pushtimit te territorit dhe i nenshtrimit te plote te atij shteti. Shteti zhduket nese 2) aneksimi i tij eshte definitiv. Shteti zhduket edhe 3) me ndarjen e territorit te tij nga shtetet tjera. Nje shtet mund te zhduket edhe 4) me bashkimin vullnetar te dy ose me shume shteteve... Zhdukja e shtetit qofte rezultat i aneksimit, i ndarjes, i inkorporimit apo i hyrjes ne ndonje bashkesi shtetesh, eshte ceshtje faktike, por ka rendesi te madhe dhe shkakton pasoja te shumellojshme juridike.



NJOHJA E SHTETEVE
E drejta nderkombetare niset nga fakti se krijimi i shteteve te reja eshte ceshtje faktike e jo juridike, prandaj merret se shteti i ri me paraqitje behet subject i se drejtes nderkombetare.
Ekzistojne dy teori lidhur me njohjen e shteteve:
1) Teoria konstituive- niset nga qendrimi se shteti me faktin se eshte krijuar, ende nuk eshte antar i bashkesise nderkombetare. Pra, BN eshte ajo qe vendos se a do ta pranoje shtetin e ri ne rrethin e vet apo jo.
2) Teoria declarative- shteti i ri automatikisht i fiton te drejtat qe i takojne subjekteve nderkombetare dhe behet anetar i BN, pqs i ka plotesuar kushtet qe i parasheh e dr nderkombetare…. Dmth shteti nuk krijohet me njohje, por eshte fakt ky qe konstaton se shteti eshte krijuar.


LLOJET E NJOHJES ( se shteteve)
Kemi njohje te 1) shteteve, 2) qeverive, 3) kryetarit , 4) kryengritesve.
Ne te drejten nderkombetare permenden disa lloje te njohjes:
1. Njohja- DE-JURE - eshte njohje e perhershme dhe e plote, e cila perfshine te gjitha marredheniet me shtetin e ri… Ajo ka vlere retroactive.. Dhe jepet shprehimisht nepemres aktit-formal
2. Njohja DE-FACTO- kur nje shtet, i shtyre nga arsyet politike ose per shkak te paqartesive frikesohet nga njohja e shtetit, ose qeverise se re dhe per kete arsye e shtyne njohjen e plote
3. SHPREHIMISHT- me nje akt te njeanshem . (me telegram, me deklarate te shefit te shtetit, me note diplomatike ose me nje traktat nderkombetar).
4. HESHTAZI- konsiderohet se njohja eshte bere: ( nqs nje shtet lidh marreveshje me shtetin e ri, nqs pranon dhe dergon perfaqesues diplomatic ,nqs shtetet e treat pranojne konsujt e shtetit te ri).
5. INDIVIDUALISHT- buron nga qeverite ose organet e ngarkuara me pune te jashtme dhe jepet me akt te njeanshem (deklarate, telegram, note diplomatike etj).
6. KOLEKTIVISHT - behet ne konferenca, kongrese ose ne organe nderkombetare me resolute, me te cilen organet nderkombetare vendosin per krijimin e shtetit te ri ose me proceduren e pranimit.
7. Njohja me kushte dhe Pa kusht-parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes se shteteve te reja eshte ceshtje rreth se ciles nuk ekz. unitet i mendimeve. Shumica e autoreve sidomos perkrahesit e teorise declarative, konsiderojne se parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes eshte e palejueshme.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 00:49   #4
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

PRANIMI ne OKB – eshte ne competence te Asamlbese se Pergjitheshme dhe Keshillit Sigurimit As. Pergjith. vendos me 2/3 e votave pas rekomandimit qe i bene KS… Per pranim kerkohet qe shteti te jete paqedashes- qe t’i pranoj detyrimet qe dalin nga Karta e OKB-se, qe te jete i afte dhe i gatshem t’i permbushe detyrimet.
Vlera dhe rendesia e pranimit ne OKB eshte e jashtzakonshme..Per cka me s’miri deshmon fakti se shtetet e posakrijuara nje nder aktet e para qe ndermarrin ne planin e jashtem eshte kerkesa qe te pranohen ne OKB. Kjo behet aq me e rendesishme kur dihet fakti se OKB u garantojne anetareve te vet integritetin territorial dhe pavaresine politike.Prandaj pranimi eshte garanci e mire per ekzistimin dhe stabilitetin e shteteve te reja
NJOHJA QEVERISE dhe SHTETIT
QEVERIA- eshte person ose njesi (trup) e perbere nga me shume individe, te cilet ne baze te kushtetutes e perfaqesojne shtetin ne mardhenie me shtetet tjera… Njohja e qeverive ose kryetarit eshte fakt in dare nga njohja e shtetit
Kelsen bene dallimin midis aktit-juridik dhe aktit-politik te njohjes … Me akt-juridik- konfirmohet se nje person ose njesi e perbere nga me shume persona eshte ne t’vertete qeveri e nje shteti. Akti-politik- i njohjes eshte shprehje e vullnetit per te hyre ne mardh. me ate qeveri…Problem ii njohjes se nje qeveri paraqitet vetem atehere kur ajo vjen ne pushtet me dhune me mjete extra-juridike (grushtet, revolucion etj).

SUKSEDIMI ne DREJTEN NDERKOMBETARE

Shpeshe ndodhe qe nje shtet t’i leshoje territorin nje shteti tjeter, si rezultat i perdorimit te forces, ne menyre paqesore ose me revolucion. Si pasoje e kesaj, shteti paraprak humb pushtetin mbi ate territory dhe ne vend te tij vjen shteti tjeter ose bashkesi tjera.
Suksedimi- paraqitet kur nje ose me shume persona nderkombetar e zevendesojne nje person tjeter nderkombetar me c’rast behet bartja e te drejtave dhe detyrimeve nga nje shtet qe e ka nderruar ose humbur identitetin e vet ne shtetin tjeter.
Suksedimi mund te jete:
1) Suksedim i Pergjithshem- shfaqet kur nje subject (shtet) absorbohet ne teresi nga nje tjeter qofte edhe kur behet me vullnetin e antareve.
2) Suksedim i pjeseshem- shfaqet kur nje pjese e territorit te nje personi nderkombetar ngritet ne kryengritje, fiton pavaresine dhe behet person nderkombetar me vete…
Shteti pasardhes i merr IPSO JURE te gjitha te drejtat dhe detyrat e shtetit te meparshem.

a) Suksedimi dhe traktatet –
Nje nder ceshtjet me rendesi qe paraqiten me rastin e suksedimit eshte se a kalojne traktatet e shtetit qe eshte krijuar ose eshte ndare ne shtetin pasardhes ose jane zhdukur me territorin e humbur ose te dhene.
Lidhur me kete, ne teori jane shfaqur dy tendenca:
1. Shteti i ri nuk mund te konsiderohet i detyruar ne tractate te cilat nuk jane lidhur nga ai.
2. Shteti i ri duhet t’i pranoje traktatet qe kane qene te lidhura me heret.

Te gjitha zgjidhjet e adoptuara deri me tani mund te perfshihen ne tri grupe:
1. Traktatet qe nuk barten ne pasardhes -- Traktatet politike.
2. Traktatet qe vazhdojne te mbesin ne fuq (pasi jane lidhe ne t’mire te pergj)i- Traktatet normavenese.
3. Traktatet qe mbesin ne fuqi-(servitutet nderkomb ) Traktatet qe kane te bejne me territorin.

b) Suksedimi dhe Borxhet Publike

1)Ne doktrinen e shek. XIX: ka mbizoteruar qendrimi se borxhet duhet bartuar mbi pasardhes.
2)Ne fillim te shek. XX: mjafte autore kane mohuar detyrimet e shtetit suksesor qe te marre pjese ne pagimin e borxhit te shtetit qe shkaterrohet.
psh. ne praktike kjo ceshtje eshte zgjidhur perms marreveshjeve speciale, psh. Italia, perkitazi me provincat Tripolitano dhe Kirenaika, ka pranuar te paguaje borxhin public te Turqise.

Ne prag te Luftes II Bot Ne mungese te traktateve prape kane marre hov tendencat per refuzimin e marrjes se detyrimeve nga borxhet.Ceshtja e borxheve publike ne cdo rast duhet zgjidhur me ane te marreveshjeve.

c) Suksedimi dhe Shtetesia - Personat qe jetojne ose e kane vendbanimin ne territorin, i cili eshte subject i nderrimit, prima facie, e marrin shtetesine e sukcesorit (pasardhesit).

Probleme lindin vetem per personat te cilet kane qelluar jashte atij territori, ne momentin e nderrimit. Nderrimi i shtetesise paraqet nje ceshtje te rende kur cedimi behet kunder vullnetit te popullsise. E drejta nderkombetare ka provuar t’i zvogeloje pasojat e padeshirueshme te cilat dalin nga keto situate perms Plebishitit dhe Optimit.
PLEBISHITI – eshte konsulte e pergjitheshme e popullit, net e cilen banoreve u lejohet te shprehin vullnetin se cilit shtet deshirojne t’i takojne.. Keshtu banoret e nje territory kane mundesi te deklarohen se a pranojne a jo kalimn prej nje shteti ne shtetin tjeter…Plebishiti eshte instrument relativisht i ri , ai permendet ne shek: XV- XVI, por zbatohet qe nga Rev. Francez

Drejta OPTIMIT- eshte mundesia qe t’u pranohet banoreve te nje territori qe brenda nje afati te caktuar te zgjedhin shtetesine e shtetit qe ka bere cedimin (ceduesit) ose te pasardhesit.
d) Te Mirat Publike – qe gjendet ne territorin e caktuar dhe i takojne atij shteti kalojne ne duart e pasardhesit (te trashegimtarit).

__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 00:51   #5
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

Permbajtja dhe klasifikimi it e drejtave themelore te shtetit
-Perpjekjet e para per percaktimin e te drejtave dhe detyrave te shteteve i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te cilit nuk u realizua, por ngeli si begatim i se drejtes nderkombetare te asaj kohe.
Te ketilla jane parimet:
a. Popujt jane te pavarur dhe sovran,
b. Te gjithe popujt kane te drejte te organizojne dhe nderrojne formen e tyre te qeverisjes,
c. Cdo popull eshte zot ne territorin e vet etj…

d. Asnje popull nuk ka te drejte te perzihet ne punet e brendshme te pop. Tjeter.
f. Traktatet jane te shenjeta dhe te pacenueshme


Shumica e autoreve permendin 5 te D-themelore te shtetit te cilave u pergjigjen detyrimet e shteteve tjera:
- e drejta e sovranitetit dhe pavaresise
- e drejta per ekzistence (mbrojtje)
- e drejta e barazise
- e drejta per t’u rrespektuar
- e drejta per komunikim me shtetet e tjera.

LLOJET e SHTETEVE
Bashkesine nderkombetare per shume kohe e kane perbere shtetet sovrane , shtetet gjysem-sovrane ( sh.vasale, sh. nen protektorat) , si dhe shtetet nen sundimin colonial. Bashkesine nderkombetare sot e perbejne me se 190 shtete sovrane te cilat perkunder kesaj mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht etj.


Mes shteteve ekzistojne dallime te konsiderueshme ne pikepamje te:
- madhesise se territorit: ( shtete te vogla , shtete te medha )
- nr te banoreve
- shkalles se zhvillimit- (shtete shume te zhvilluara, shtete ne zhvillim )
- potencialit ushtarak - ( superfuqi , fuqi te medha)
- rendit te brendshem ekonomik - (kapitaliste , socialiste)

Per te drejten, rendesi ka klasifikimi qe ka per baze poziten juridike te shteteve:


1. Shtetet unitare-thjeshta
2. Shtete te perbera
: ( a) Bashkimi personal, b) Bashkimi real , c) Konfederata d)Federata ).


BASHKIMI-PERSONAL-bashkesi e dy apo me shume shtetesh te cilat i lidhe vetem personi i sundimtarit (monarku i perbashket )
. Bashkimi personal krijohet kur perputhen sendet e trashegimise, kur nje mbret i nje shteti zgjidhet per mbret edhe ne shtetin tjeter….Antaret e Bashkimit Personal e ruajne pavaresine e tyre te plote:


1. ne planin e brendshem ruajne:( a) organin ligjdhenes; b) organet gjyqesore; c) organet administrative )
2. ne planin e jashtem: ( a) vazhdojne te mbesin subjekte te pavarura dhe te vecanta ; b) mbajne pavaresisht marredhenie diplomatike me shtetet e tjera).
BASHKIMI REAL -bashkesi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te cilat jane nen nje monark dhe bejne nje subject nderkombetar.

Shtetet antare te bashkimit-real ruajne:
1. Ne planin e brendshem:(
autonomine e tyre te brendshme dhe i kane te pavarura org. ligjdh, admin dhe gjyqs
.)
2. ne planin e jashtem ne competence te B-R, si teresi lihet:(
a) Politika e jashtme; b)Ushtria , c) Finansat )

Lufta kunder nje shteti antar te BR eshte lufte kunder te gjitheve. (Sot nuk ka shtete te tilla.)

KONFEDERATA-lidhje mes dy apo me shume shteteve te pavarura….Krijohet me marreveshje nderkombetare dhe ka per qellim: mbrojtjen e pavaresise se jashtme ose te brendshme te antareve te saj.

Ka raste kur krijohen per te evituar dominimin e nje shteti me te forte. Ka organet e veta qe kane fuqi te caktuar mbi shtetet antare. – Organ kryesor, e shpeshehere i vetem, eshte DIETA, (pastaj Kuvendi i pergjithshem, Kongresi i delegateve)… Detyrat e ketij organi jane:
1. Te zgjidhe mosmarreveshjet mes antareve
2. Ndalon luften mes antareve, ne marredheniet nderkombetare
3. permbushe vendimet e Dietes.

Shtetet antare te confederates e ruajne pavaresine e tyre te plote, si brenda ashtu edhe jashte.

FEDERATA-bashkesi e me shume njesive (shteteve), e cila krijohet me akt juridik => (Kushtetute).

Politika e jashtme: ( a) dergimi dhe pranimi i perfaqesuesve diplomatike ; b) shpallja e luftes dhe lidhja e paqes; c) mbrojtja e sigurise se shtetit dhe d) finansat) jane ne competence te federates si teresi.

QEVERIA – eshte person ose trup i perbere nga me shume individe te cilet ne baze te kushtetutes e perfaqesojne shtetet ne marredheniet me shtetet e tjera.

Nese nje shtet i jashtem refuzon te njohe kryetarin e nje shteti ose nderrimin e formes se qeverisjes se nje shteti, ky i fundit nuk e humb njohjen e tij si shtet, mirepo derisa te pranohet njohja e tij shprehimisht ose heshtazi, nuk jane te mundshme marredheniet zyrtare mes tyre.
Akt-Juridik -konfirmohet se nje person ose trup i perbere nga me shume persona eshte ne te vertete qeveri e nje shteti.
Akt-Politik- i njohjes, eshte shprehje e vullnetit per te hyre ne marredhenie me ate qeveri.
Njohja behet: - ( shprehimisht , heshtazi )
Mund te jete: - (De jure , De facto)

COMMONĖEALTH - eshte bashkesi (Sui generic)..Bashkesi vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila pergjegjese per politiken e vet qe konsultohen edhe bashkepunojne ne interes te pergjithshem te popujve te tyre ne perparimin e mirekuptimit nderkombetar dhe paqes ne bote.

Veprimtaria e Komonvelthit mbeshtetet ne: (konsultimet, diskutimet dhe bashkepunimin ).

FORMAT e VARESISE -varesia nenkupton doemos marredheniet mes shtetit superior dhe atij inferior; Mardhenie midis shtetit i cili legalisht mund ta imponoj vullnetin e vet dhe shtetit i cili legalisht duhet t’i nenshtrohet atij vullneti.

1. Vazaliteti- forme e varesise politike, qe perfaqeson raportin midis shtetit me te fort (suzerenit) dhe shtetit me te varur (vasalit)
2. Protektorati- forme e mardh midis nje shtetit me te forte dhe nje shtetit me te dobet. Ky krijohet me marveshje nderkombetare, e cila perkufizon mardheniet midis paleve.
Mandatet (gati jane zhdukur) etj.

__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-08, 00:59   #6
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

SHTETET NEUTRALE - jane ato shtete te cilat marrin per detyre me marreveshje te posacme te mbeten neutrale ne cfaredo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera.
Shteti neutral :
  • Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij.
  • Shteti ka te drejte te ndermarre te gjitha masat per mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme.
  • Pervec se nuk mund te hyje ne marredhenie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnje kufizim tjeter.
Selia e Shenjet (shteti i qytetit te Vatikanit)- me marreveshje Italia pranon sovranitetin e Selise se Shenjte, pronesine e plote, autoritetin ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selise se Shenjte mbi Vatikan dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selise se Shenjte.
Me marreveshje parashikohet paprekshmeria e Papes, e drejta e legacionit, Selia e Shenjte heq dore nga e drejta e azilit dhe merr persiper t’i dorezoje kriminelet qe jane strehuar aty.
V a t i k a n i mbetet shtet neutral dhe i paprekshem…Qyteti i Vatikanit ka gjithsej 44 hektare, 500-1000 banore. Sherbimet publike ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marredhenie me afro 70 shtete.

PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE

Shteti duke qene nje institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashte kufijve, eshte i detyruar te rrespektoje rendin juridik nderkombetar. Pergjegjesia nderkombetare eshte nje institucion juridik kun e baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i mvishet nje akt te cilin e drejta nderkombetare e konsideron si te paligjshem, duhet t’ia jape demshperblimin shtetit te cilit i ka bere dem me ate akt. Pergjegjesia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtes nderkombetare.

Elementet e pergjegjesise se shteteve - pergjegjesia nderkombetare eshte cdohere raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pesuar dem kerkon satisfaksion (kenaqje).
Per ekzistimin e pergjegjesise ndekombetare duhet te plotesohen keto kushte:

1. te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet cfaredo detyre e percaktuar me normat e se drejtes ndekombetare.
2. veprimi i paligjshem duhet te mund t’i mvishet shtetit si person juridik ose si subject nderkombetar.
3. per ekzistimin e pergjegjesise duhet te jete shkaktuar demi.
4. duhet te jene shfrytezuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshem per te fituar kenaqje (satisfaksion).

Llojet e Pergjegjesise (politike, materiale, morale )
Sipas qendrimit qe mbizotron , pergjegjesia penale e shteteve si persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqe pa faj s’ka as pergjegjesi penale , kurse shteti si teresi nuk mund te kryeje ndonje veper penale, qofte me paramendim qofte me pakujdesi .. (nese do t’i mvishej pergjegjesia nje shteti si teresi , atehere i tere populli i nje vendi do tem und te shpallej fajtor )…Keshtu kunder shtetit si teresi nuk mund te zhvillohet procedure penale sepse shteti nuk mund te vihet ne banken e te akuzuarve . Perkunder kesaj net e D-Ndk flitet per pergjegjesine penale te individeve dhe personave juridik.

Pergjegjesia e drejteperdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejten nderkombetare organet shteterore per te cilat shteti mban pergjegjesi, ose perfaqesuesit shteteror.

Pergjegjesia e terthorte, kur nje shtet merr pergjegjesine per cenimin apo shkeljen e se drejtes nderkombetare nga shtetet tjera.



a) Pergjegjesia e shtetit per organet ligjdheneseEkziston nese nje shtet:
1. nxjerre ndonje ligj i cili eshte ne kundershtim me detyrimet e tij nderkombetare.
2. lejon te nxjerre ligjin, i cili eshte i nevojshem per t’i plotesuar detyrimet nderkombetare ose nuk derogon nje ligj qe eshte ne kundershtim me detyrimet ndekombetare.

b) Pergjegjesia e shtetit per aktet e organeve admin - shteti ka pergjegjesi per punen e organeve admin te cilat sipas rendit te brendshem juridik kane cilesine e organit shteteror qe ushtrojne funksione publike dhe veprojne per llogari te shtetit, pavaresisht a jane keto locale, provinciale, regjionale, federale etj.

c) Pergjegjesia e shtetit per punen e organeve gjyqesore - pergjegjesia e tille ekziston pqs gjyqet e nje vendi e kane cenuar te drejten nderkombetare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se drejtes se brendshme.

d) Bazat e pergjegjesise nderkombetare - per te ekzistuar pergjegjesia nderkombetare, pervec kushteve tjera ekzistuese eshte edhe nje kusht plotesues-vepra te jete kryer me paramendim, me qellim te keq ose me pakujdesi.
  • Teoria subjective- e faji (Groci) nese eshte bere demi me faj, sipas d-natyrore del detyrimi i shpagimit te demit.. Kete detyrim e mbajne ata qe e kane shkaktuar demin, ose kane kontribuar te shkaktohet demi.
  • Teoria objective – e rrezikut (Anciloti)- per ekzistimin e pergjegjesise nuk ka rendesi a eshte kryer delikti nderkombetar me paramendim ,me qellim e keq apo nga pakujdesia/
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-11, 12:53   #7
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

Ke be nje pune te mire. Respekte!
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-11, 14:52   #8
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

Lexova ketu -

Zakonet Nderkombetare !!

Athua -

Ligjet Nderkombetare !!!
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.