Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-05-05, 04:32   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim NJERIU SHEH ME MEND

NJERIU SHEH ME MEND

(per nje drame ne tri pamje)


Njeriu sheh me mend. Mund te te kaloj njeriu anash ne rruge dhe nuk e sheh edhe syēelė. Sado qe te duket se eshte shikim i mjegullt, shikimi me mend eshte i gjithfuqishem: sheh edhe atje ku nuk e beson edhe atje ku nuk mund ta shoh syri edhe atje ku nuk ke fuqi natyrshem me pa, sheh edhe atje ku nuk ta pret mendja vet. Ditenat te shoh me mend. Me mend te shoh ne cfaredo pozite qe te dua une edhe ne cfaredo forme qe mund te rrishė. Psh. mund te te shoh edhe duke u perpelitur e pergjumur, ta gjejsh rezen e deres edhe duke u perplitur ta kapesh filxhanin e kafes ne tavoline, kur je duke lexuar, apo duke shkruar fjale te forta e te thekshme, fjale me peshe, e pesha e fjales te dedhet mbi tastjere kompjuteri edhe mendon se je duke u ulur ne karrige, kurse karriga te eshte ikur padashje pakez larg venduljes, e mund te rreshqasesh me shpinde ne dysheme... Po ndoshta dyshemene mund ta shoh te bute, me tepih te leshte qe edhe po te bijsh, nuk do te lendohesh... e do te ngritesh perseri; po disa nga ato mendimet e forta, do te fluturojne jasht, e ec e nxani se! Mund te te shoh edhe sikur ndjehesh se e ke nje mal ne bark, e dhembjet te behen bjeshke. Mund te te shoh ne cfaredo menyre qe dua une. E pushtuar nga kujtesa e thelle, kur ndjehesh sikur tu ka turbulluar barku, te shoh me minj ne bark, qe te levrijne secili ne menyren e levizjen e vet: brari sikur duke kercyer ne kembe te para, keshe po ben pulatike; albo sikur duke e ferkuar gushen e skuqur nga krrumjet nervoze, qe e cukatur zogu; gimin, sikur ndjehet se eshte ne krye te kolones se te gjithe pashallareve mirditas, e grrithet sikur po shkruan poetike, e shkruan vargje per lahutė; shenin, sikur bren Ashten e nje bishe te ngordhur muaj ma pare ne nje grrele shkodret; fiorin, sikur e ēon kemben e pare, me gershere ne dore duke prere petale lulesh ne forum; ate minuken e vockel, qe i rri aq afer, macjes se zgjebosur qe e kane mbytur pleshtat kaditė; e sa minjt torollak tjere. Me duket sikur po te shoh njemend. Sikur po te shoh me plot barkun - minj! Njeriu sheh me mend.

Syri edhe mund te te mashtroj. Syri te rrenė. E ka pare me dy syte gruan e vet, duke u rrokotelur ne shtrat me tjetrin edhe sa hapembyll syte, ajo eshte ngritur para tij, duke i dhene nje perqafim te rreshket edhe ia humbi parasyve ndodhine edhe i tha se: syri te rrenė, syri te mashtron... E kur te nesermen, doli ne oborr, ku po benin mjeshtrit nje mur, e thirri te shoqin dhe e pyeti: Pse, mjeshtri e ven penin e ngrehur anes se murit? Ai i tha, se muri i drejte ndertohet, mbarohet me pė, kurse muri pa pė, rrexohet shpejt, sepse ndertohet shtrembtė... E sheh, pra se syri te mashtron - syri te rrenė?! Edhe e bindi te shoqin, se vertet, ajo kish qene vetem ne shtrat...!

Brenda eshte tjeter bote. Brenda mund te te hyje gjithcka e gjithfare gjallesash, me tru e pa tru, trupeterthorazi ashtu sikur te iu teket duke mos u gerrzhitur aspak per burreri.
Mund te te perzihet barku, te perzihen zorret sikur ne prush. Mund te te hyje gjithcka qe i teket - po veē, nese ia hape barkun. Mund te ia hapesh barkun shumekujt, e barku do te zihet ne veti, e do te vloje, e do te guzhmohet edhe mund te te lidhen edhe zorret nderveti, sa e ke te veshtire edhe te dalesh jasht! Mund te mbetesh vetem duke derdhė ujė oreēast. Mund te te hyje gjithcka ne bark, po ia hape barkun. Mund te keshe dhembje te cmendura, sa as ilaē zor se gjenė kund. Te duhet nje analize e forte, e rrebte, qe mos ta leje te te fryhet barku i mbarsur me nje mal minj. Ndodhe, qe edhe mali mund ta pjelli veē nje mi. Ndodhe qe minjte mund ta shpurdhin nje mal! Shprushe tash ate vatren e kujtimeve te hershme, me ate shkopin magjik, sikur me nje dore e levize pakez lehte edhe sikur ben vijeza neper hirin e mbetur, a mos e gjen kund ndonje gacė, a edhe ndonje shkendi shendi e vrulljete... duke e levizur koken lehte e me kujtime te renda bjeshke, e sikur duke folur nenhunde h h hm... Edhe nxirre nje ilaē nga gjini, e pije me gulē, ate mendimin, se duhet te jeme e pathyeshme, e forte si drite e forte e rreflektorit, qe iu bie minjve ne terr edhe i verbon bireperbire, se duhet te jeme nje qendrese e gjalle! E do te clirohesh nga dhembjet, e do t'i farosh minjtė, e do te dalesh jasht kokrriz...e do te te clirohet barku edhe te te sherohet nga infektimet eventuale...

Brenda eshte tjeter bote. Perpak, rreshqita brenda... po njeriu sheh me mend dhe e shkunda koken nga mendimet e thella, pakez sa mos te rendohet krrut pertoke mbi bark, sikur nje vishkull i ri, qe i ka bora naten dhe e ka renduar shume, sepse te te them, sikur nje peme qe eshte renduar nga frytet e shumeta ende nuk mund te te them, e ta hapi barkun...

nga 'i fije neper dhemb.


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-05-05, 04:35   #2
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

NJERIU QĖ FLISTE VETMEVETI





Sa here e shihja duke u kalamendur bregut te udhes, ne kryeqytetin e botes - fliste dicka e bente me dore dhe nuk i bente pershtypje aspak se e sheh dikush dhe e dikton se, pau nje njeri qe nuk eshte ne rregull me mend. Ne te pare, dukej se vertet, eshte ne nje tribune amfitheatri para miliona spektatoresh, po me thene te verteten, dukej sikur i ngjante nje aktori te lashte te antikuitit, mu si ne arenen e Butrintit - kembehapur e gjoksngritur ne rrethin e gurte me rrasa shkembinjesh, e duke e perciellur me apllauze ai publiku historik, sikur nje hero te nje tragjedie te tmerrshme te Europidit a Sofokliut, ne Ethomė... e pasi mbaroi gjith ate monologun e tij shpirteror, me fjalet: ''e shihni se nuk jeni ne rregull, ore miq...'' - kur fishkellonin rrotat e makinave para kembeve te tij;
mbase ishte mu ne mes te autoudhes me sy ne driten e kuqe te semaforit.
Nuk dua ta them emrin e tij, por e thrrasin - president dhe shkon duke u shalakatur me koke te renduar mbi njerin krah, duke iu afruar secilit qe gjene perpara, duke e ngritur njeren vetulle harkhene, me qepalla te pluherosura dhe me nje shikim te mjegulluar, por shume kritik e emocionues. Ne preftim shikimi i shkrep shprehja rrafale e tij si kobure shtateshe: ''tungjattjeta burro, po m'duket se po delni edhe ma te zi se ata t'partise...po njese, se nje qull keni hanger, derisa e perlatė lugun e qenve'' dhe me nje qeshje me ashk zemre hahahaaa - i shperthen gazi i zi mbase ka mbijė rasadi.
Veshtrimi i tij si nje rrjete marimange, ku sikur shume miza te dheut, kane mbetur pahiri ne kurthe vdekjeje, t'iau shkrepi ne goje disave, qe ishin anash: ''po a me kaq e kryet punen e atdheut ju a? Heu, bravo ju qofte, se tash keni hyre ne valle te shtrigave dhe nuk iu bie ndermend ma, as per emer tuajin, se lere ma per emrin e atdheut, qe edhe e shani, bre hora...'' Me ta marrė mendja, se vertet, eshte ne ngjarje jete te thjeshte te njerezve, qe ecin zebrave per mbatane udhes dhe pikerisht e godet shenjen, ai i kalamenduri, qe e thrrasin president.
Me kane thene, se paska qene nje njeri shume i ngritur intelektualisht dhe nje atdhetar i ējerrur zerit, ne te gjitha demostratat shqiptare, para botes, per bashkimin e atyre arrnave gjeografik ne harten ballkanike, sa qe, njehere edhe paska pase peshtye dikund ne nje vend politik dhe panjepady, dikush e paska shpuar me nje gjilpere. Tash i ngrati endet rrugeve, duke folur vetmevete dhe disa e thrrasin president, e pikerisht ata, te cileve nuk iu kerlesh qimja, per ēeshtjen shqiptare tejatllantike dhe kurre nuk u pane me fytyre kah atdheu, po sikur me ia kthye shpinden nje vatre te fikur, bile edhe duke peshtyre ne hirin e vatres!
- Hajt babalukė hajt! Po q'e keni zdrite boten me patkonj florinjesh ne qafe, here kryq e here hene, e rralle, shqiponja... fliste vetmeveti njeriu qe as nuk i ben pershtypje shumekujt, po i kalojne anash sikur ma, perskaj nje te krisuri.
Nje dite, njeriun qe fliste vetmevete, e marrin perdore disa shoke dhe nisen per ta derguar ne nje ndihme psikiatrike dhe kur i pershendeten disa tjere me tung e bung edhe i pyeten se ku po shkojne, ky njeriu qe fliste vetmevete, iu pergjegj atyreve: ''qe ore, po i dergoj keta te ēmendurit e mij, ne spital psikiatrik se jane rrallua mendesh...bile edhe jemi vonuar se!'' - Anes se udhes shperthenin te qeshurat, tok me shprehjet e thjeshta te perditshme te tyre, sa ishja duke kaluar, kur njeri gati me shkeli ne kembe, duke qeshur me koke hava dhe me tha: ''sorry man!'' Sorra t'hifte mbrapa - i thashe me nje buzeqeshje te embel shpotitese dhe si kali ne lame, e vringelloi kryet kah une -'' m'falni zotri, se nuk e dijta se flisni shqip''! - Une i thashe atij, se une i flas shqip gjithkujt, qe bie rasti me te panjohurit dhe nese nuk kupton shqip - i flas ne gjuhen e tij, qe e flet rastesisht. Po, assesi nuk ben njeriu ta injoroi gjuhen amtare te tij, para bote, gjoja une flas nje gjuhe te madhe!
Si nje skenar filmi i metrazhit te shkurt, eci shiriti epizodik i pare ne rruge dhe njeriun qe fliste vetmevete e shtine ne nje veture dhe vetuan si vetetima zdritshem ne preftim.
Per nje ēast mbeta ne mesin e ketyreve te shendosheve, duke i cakrruar eks disa gota shprehjesh lakonike dhe duke u ngutur te shkoj n'pune time.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-06-05, 21:39   #3
Kodra
Super Moderator
 
Avatari i Kodra
 
Anėtarėsuar: 05-05-05
Postime: 1,405
Kodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėm
Gabim

***********
***********
***********


Odise tė pėrshėndes

Shumė temė e qėlluar,dhe unė pėr veten time po them se ju takoj njerėzve qė shohin me mend pėrmes syve.

Ėshtė mė se e vėrtet ajo ēka thua ti qė njeriu sheh me mend .

Por ende nuk i takoj grupit tė njerzve qė flasin vetmevete :) :) :idea:


Tė lė tė Pėrshėndetur Odise i nderuar

Kodra
__________________
Shteti Funksional ėshtė Alergjik ndaj Korrupcionit
Kodra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-05, 21:52   #4
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Jufaleminderit, per pershendetjen, Kodra I Nderuar!

Edhe pershendetja per Juve eshte prezente prore!

Juaji

Odise


***
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-05, 22:37   #5
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim PROZĖ POETIKE

SEKRETI I ZJARRIT DASHURIA



Mengjes i bukur! Rrezet e diellit sikur filtrohen neper zaret e dritareve! Ashku i nje shtrirje krahhapur, sikur i thithi krejt ato rreze te arta te diellit mengjesor dhe sikur me pershkonin thellesite ma te thella te trupit, a thellesite ma te thella te shpirtit! Sikur mu rrit krahrori, e parzmi mbushur me dy molla te shijshme, te embla sa s'ka ma - embelesi qe thitha gjithnatenelume edhe kur me mashtronte gjumi. - Ajo erdhi ne befasi nga mbrpa dhe me nje ashk shpirti, hapi krahet shqiponje dhe me shtrengoi edhe ma embel, derisa ishja symbyllur per nje ēast nga shtrirja e kraheve ne rreze dielli! Bukuri e vertete e dashurise!
E dini, gjate nje shtrirje krahesh e trupi si ne rritje - pas zgjimit, si te bie nje terrsyshė i embel, i kendshem?! - Oh! Edhe kur e ke zemren plot dashuri edhe si te gjendesh krejt ne anen tjeter te botes!
- Si ushtrim memorjeje ne diten e re (qe nga zgjuarja, ngritja nga shtrati, gjate pastrimit mengjesor, duke ngrene mengjesin - natyrisht edhe duke mbajtur gjalle dialogun, ne te njejten kohe disa procese), e kam nje ore mengjesi, per ta provuar trurin, a eshte ne poate gjendje te djeshme, i fresket, i afte, i qendrueshem per diten e re! Kontrolle rigoroze virtuale shendetsore! A jam poai njeriu i djeshem, apo ka ndonje ndryshim sot... Shkruaj edhe diēka nga rasti, qe me prefton ne mendje, si vetetimat dhe perpiqem ta ze ate ma kryesoren - princeshen e vetetimave dhe ta shohesh se si duket ajo ne syte e zemres! Ajo pra, Princesha e Vetetimave, i prefton gjithkujt ne mendje dhe poqese nuk e zen si zogun ne kaēube, ajo iken me vetetimat, e nje zot e din, a te arrijne nje here tjeter ta prekin krahet e mendjes, apo mbetet nje bukuri e harruar!

- Duke pire kafene e mengjesit, te 4 marsit, 2005., sot pra - ndeza nje cigare, e tymi me beri te shikoj me sy te rrudhur, sikur mbi re dhe duke e shikuar flaken e shkrepses me nje shikim gjurmues, e kritik, disi vertet, si me sy mize - mu kujtuan per nje ēast: zjarri, Prometheu, perendite, e njerezit!
- Pas nje hurrpame ne kafe, e nje thithjeje te tymit me afsh, flakrova neper flake shkrepse aq larg, deri tek koha para zbulimit te zjarrit dhe me shkoi mendja tek fshehtesia e vertete, e zjarrit!

- Athua, Perendite vertet, kishin te drejte, kur denuan Prometheun te mberthehet ne nje shkemb ne Kaukaz dhe perdit, ta coptonin shqiponjat, sepse ai ua vodhi zjarrin dhe ua solli njerezve. Ky ishte vetem abstrakti i denimit. A ishte ky nje denim i merituar i Prometheut? Ai vodhi perendite! Sepse, jo qe i donte ma shume njerezit se sa perendite! Por ai harroi se njerezit mund te luajne me zjarrin dhe loja e zjarrit, do ta ēonte ne shkatrrim vet njeriun, do te thot se, njeriu qenka nje femij, te cilit nuk duhet t'i besohet! Sepse njeriu vertet, nuk din ēfare ben! Shembull: Nje femij afrohet afer vatres se ndezur dhe nga prushi merr nje unė, a gacė zjarri - del ne oborr dhe fute zjarrin ne dushkun pas shtepie - pas pak kohe shtepine e kallė flaka e nje zjarri te madh! E, ēfar fajit kishte femija, qe kalli shtepine?! Femija - femij! Pra, nuk paska faj femia, ngase eshte femij! E kush paska faj tjeter, perveē vet Prometheut, qe ua vodhi zjarrin perendive edhe ua solli njerezve ne toke? Prometheu - hajni i perendive! Prometheu - bamiresi i njerezve! Athua valle - paska dy te verteta?!
- Vertet? E, si mund te jete bamiresi i njerezimit, kur ai ua solli zjarrin e vjedhur dhe njerezit vertet, nuk dijten ta perdorin per te mire, por ne vend qe te ngrohen e ta perdorin si ngrohje jete - ata perdoren zjarrin si arme edhe arme lufte te vertete, ta kallin njeritjetrin, te ia siellin vdekjen njeritjetrit. Te formohen armiq mbi armiq! Zjarri si ngrohje jete - armik i jetes! Ne vend qe, zjarrin ta kthejne ne dashuri, e te vertetohet shprehja - dashuria e zjarrte - njerezit e kthyen ne vdekje!
- Keshtu loja me zjarr, mori boten tone dhe gati e gjithe bota eshte ne nje loje zjarri! Kush ka faj, perveē Prometheut? Ai mendonte se i donte njerezit ma shume, se sa vet perendite i duan njerezit! Thene ma thjeshte, si u denua Prometheu: si hajni i perendive, si bamiresi i njerezimit, apo si armiku i njerezimit? Kush eshte fajtori, kur nje femij, vjedhi nje gace zjarri, a nje unė zjarri nga vatra dhe doli pas shtepie, ia futi zjarrin dushkut te grumbulluar mu afer shtepise edhe pas pak kohe i doli tymi e flaka dhe u kall shtepia? - Duhet te denohet tash, femiu? Apo, duhet te denohet ai, qe e kishte ne perkujdesje te rritjes e mbajtjes - vet femiun? - A vertet, nuk kishte kurrfare mundesie ai i zoti i femiut, ta siguronte zjarrin ne vater, e ta ruante roje nate e dite, femiun dhe mos te kishte nje shansė, qe ta vidhte zjarrin, e ta kallte shtepine? Ai, mund ta largonte femiun nga vatra e zjarri - po mbase u kall shtepia! Tash eshte vone, te kapet hajni! - Po cili eshte vet fajtori i vertete? - A aq veshtire qenka, t'ia heqesh dore zjarrin femiut njeri, perseri - mbase e paska ne dore, apo qe nka krejt e pamundshme, se eshte teper vone dhe njeriu vdes pa zjarrin edhe vdes me zjarrin!
- Po Nobeli qe shpiku dinamitin, pse ai te merret si ēmim Nobel shkencor? Prometheu u denua nga perendite, e mberthyen edhe shkruan e kruan - Prometheu i mberthyer, kurse
Nobeli nderohet ne majat ma te larta te shkences! Ku eshte dallimi ne mes te Prometheut e Nobelit? Prometheu i ngrate u be hanj me zor, gjoja po u ndihmon njerezve dhe vdiq tmerrshem nga denimi i perendive, duke e copetuar shqiponjat - kurse Nobeli u shpall hero i shkences, mbase siē duket perendite nuk paten ma fuqi denimi, qe ta mberthenin edhe Nobelin, po ne vendvdekjen e tmerrshme te Prometheut, mbase ky shpiku edhe eksplodimin e zjarrit! Ne lufterat primitive do te ishim kursyer ma shume, se sa ne jete moderne e ne vdekje moderne! Si thua ti? Rrodhi titulli - sekreti i zjarrit!

- Ora artistike ushtruese mbaroi, nga vetetimat e gishtave ne germatore dhe pa ndonje veshtrim redaktorial, po e quaj si art letrar! Megjithate, ēeshtja e zjarrit mbetet e hapur dhe askush nuk u tregua trim - ta thot te verteten, nga renia e Prometheut e sot - ku eshte sekreti i zjarrit! Dikush e ben hero flijues te njerezimit - Prometheun, dikush e ben hajn te zjarrit, hajn te perendive, po ai mbaroi e zjarri nuk mbaron kurre, derisa te behet toka nje komete zhishke fluturuese drite dhe te shuhet ne hapesire!
- Ajo do te ndodhi pa ne!
- Dite te mbare!


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.