Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-12-09, 22:59   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova

Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)





Nga: Bekim TOCANI

Z. President,Mundėsia pėr t’u takuar mbetet vetėm nė dimensionin e fjalės dhe kjo dhemb e njėkohėsisht reflekton ndjeshmėri komunikimi e nevojė pėr tė tė thėnė! Dimensioni i fjalės dhe besimit, liria nė esencė dhe filozofia intelektuale nacional politike, vazhdimėsia dhe krijimi, gėrshetimi intelektual i traditės me bashkėkohoren…janė disa nga ato vlera qė na i le trashėgimi. Mungesa fizike qė tash mė shumė se kurr pėrcpetohet, tė ndal frymėn sapo prek pragun e varreve nė Velani. (Tė shikojnė ēmendurisht teksa nė vend tė luleve, vendos mbi varr letra, libra, gazeta dhe fjalė. Ndėrkaq ofshama s’ngrin dot nga ftohtėsi dimri qė s’po ikė nga koha e rreshtave tė gjatė kur njerėzit donin tė tė thonin besimin, por edhe dhembjen e madhe qė po ikje…). Aty tek dimensioni i fjalės qė krijove nga hiqgjė, dhjetė vjet pas luftės e tre vjet pas Epokės tande, lėngon e loton gjak nga sytė fjala. Liria struket e pėrlotur mes syve tė etshėm pėr veē njė fjalė…Bardhėsi bore mė pėshpėritė njė zė pavarėsie qė e thotė njė tė premteje se Zoti e di gjuhėn e dashurisė e tė vuajtjes, ndryshe nuk do tė kishte kuptim as kryqėzimi i Jezusit dhe fare rikryqėzimi i tij qė po ndodhte nė mes tė Prishtinės, shekuj pas…Do doja tė tė gėzoja me veē njė fjalė, sikur na gėzove e na mbolle shpresė e liri gjatė gjithė viteve tė robėrisė qė e shembe, me fjalėn, punėn dhe njerėzinė e pėrkushtimin!President i dashur, nė k’tė fundvit, njeriu ndihet i varfėr pėr tė tė uruar a dhėnė diēka nga shteti dhe liria qė i krijove. Do donim tė tė tregonim se edhe partia e parė antikomuniste e shqiptarėve nė Ballkan po vazhdon zhvillimin. Por edhe shteti e liria, edhe demokracia e LDK janė janė nė krizė identiteti, por jo pa shtegdalje! Jo pa atė dritaren qė e kanė mbyllur Qeveria dhe e cila ndanė tragjikisht qytetarin me institucionet. Nuk dua tė tė them se pasardhėsit e Tu, kanė shkelur pamėshirshėm mbi liri dhe shtetin e kanė zhvatur deri nė stėrkeqje, kurse demokracia kosovare vėrtetė vuan nga gripi i derrave!
Nuk dua tė tė hidhėroj me mendimin se LDK qe tre vjet ka ndryshuar aq shumė, dhe aq shumė kundėrshtueshėm me vullnetin e anėtarėsisė e simpatizantėve, sa qė sot ende bashkėqeverisė me ata qė deshtėn ta shuajnė, ta vrasin, t’ia mbyllin gojėn dhe dritėn e diellit!


__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-12-09, 23:00   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Njeriu Legjendė dhe fundi i njė epoke


Njė njė retrospektivė tė dhembshme, legjenda e ditėve tragjike dhe plot acar fizik e shpirtėror ka mbėrthyer sot aq ndjeshmėrisht Kosovėn. Oh o Zot nė refleksione nga mė tė ndryshmet, ne qė ecėm me TY, sot e ndjejmė nevojėn pėr tė folur, pėr tė rrėfyer e pyetur pėr shumėēka na mundon dhe s’denjon kush tė marri guximin dhe shpalosi dinjitetin njerėzor pėr ta thėnė kush ėshtė prishės i rrjedhės qė e le! Madje edhe kundėrshtarėt politikė e njohėn frymėn tande, megjithate. Ata e thanė qė “formėn e veprimtarisė politike tė Presidentit Rugova nuk mund ta zėvendėsojė askush. Nuk mund tė ketė tė atillė brenda LDK-sė dhe jo vetėm brenda LDK-sė”! Frymėn qė reflektoi filozofia nacionale e Jotja, u njoh edhe nga miqt ndėrkombėtarė. Ata pėrmendėn kontributin e madh nė evitimin e konflikteve brenda lidershipit shqiptar, por edhe u pajtuan se “Dr.Rugovėn do tė jetė pothuajse e pamundur pėr ta
zėvendėsuar”. Ata tė njohėn ikonė, mishėrim i shqiptarėve pėr pavarėsi, baba simbolik i shqiptarėve…Shtypi botėror duke tė njohur si “Gandi i Ballkanit” shkruajti se “vdekja e Presidentit shėnon edhe fundin e njė epoke nė Kosovė, shumica e qytetarėve tė sė cilės besojnė pa tė nuk do tė kishte aq shumė pėrparime”, ka pohuar “The Independent”. Ndėrkaq “New York Times” shkon tutje: Rugova ka pėrfaqėsuar shpresėn e dy milionė shqiptarėve pėr t’u pavarėsuar nga Serbia. Paraqitja akademike e z. Rugova dhe vendosmėria e tij pėr njė politikė paqėsore pėrballė represionit tė vazhdueshėm, ka bėrė qė ai tė shndėrrohet nė njė figurė legjendare. Associated Press theksoi se asnjė politikan tjetėr nė Kosovė nuk ėshtė respektuar dhe nderuar sa Rugova. BBC tha qė Rugova kishte njė vizion tė qartė pėr tė ardhmen e njė Ballkani tė ri, Sky News flet atė qė sot po e ndjejnė qytetarėt e Kosovės: Pa njė pasaardhės tė qartė, vdekja e Presidentit Rugova e lė politiken kosovare nė rrėmujė. Sepse siē ka shkruar Wall Street Journal: Duke e zgjedhur atė pėr president nė ēdo zgjedhje ku Ibrahim Rugova ka garuar, votuesit nė Kosovė kanė shprehur besimin e tyre nė bisedime, dhe nėse kosovarėt dėshmojnė se kėto vlera e definojnė mė sė miri vetė Kosovėn, atėherė ky vend meriton tė jetė njė prej shteteve tė pavarura tė Evropės….ka aq shumė artikuj, aq shumė hymne aq shumė realitet brenda qindra miliona shkronjave e rreshtave nė gazeta a mediume tjera…dhe ėshtė dhembja qė nisi dhe mbet nė Kosovė kur ike tutje nė pėrjetėsinė e amshueshme President i dashur! Sa tragjike ishin ato ditė kur qindra mija njerėz qėndronin nė radhė pėr tė tė parė edhe njė herė, pėr ta nderuar Presidentin historik, Njeriun e Epokave siē ka thėnė Bob Dol. Ėshtė tepėr e dhembshme fotografia e atyre ditėve…por ishte fryma e popullit qė tė mbėshteti gjithnjė. Se si mėdukeshin ata rreshta tė gjatė ditėve tė janarit 2006, sikur rreshtat e Referendumit pėr pavarėsi tė 1991…Ishte njė rikonfirmim i 2 Korrikut dhe i 7 shtatorit…”Tė gjithė ata qė menduan se Ibrahim Rugova iku pa e realizuar ėndrrėn e tij, e panė se kishin gabuar. Ai na befasoi dhe ditėn e fundit tė tij mbi tokė. Na dėshmoi se ē’fuqi kishte edhe i vdekur, pėr t’i dhėnė Kosovės gjithė elementėt e shtetėsisė sė saj”, e ka thanė bukur gazetari Tiranas Mero Baze. Kryediplmati shqiptar dhe shkrimtari Besnik Mustafaj do tė shkruante se asnjė shqiptar, asnjė ballkanik nuk ka mundur tė ketė kaq shumė histori. Mustafaj tha se e veēanta e personalitetit tė Rugovės, ėshtė se “ai arriti tė krijojė njė frymė, pra nuk bėri kalorėsin e vetmuar, nuk e ndėrtoi veten e tij si miti i Gjergj Elez Alisė, si tė thuash, por veproi vėrtet si njė misionar i madh,mbolli frymėn e tij nė tė gjithė shoqėrinė e Kosovės, gjė qė ėshtė madhėshtore”. Agjencioni AFP kishte shkruar se edhe pse Rugova nuk ishte i etur pėr mirėnjohje, ai kishte marrė njė numėr tė madh sosh nga organizata ndėrkombėtare, pėrfshirė Ēmimin Saharov pėr liri nė vitin 1998. A nuk mjaftoi ai pėrkushtim dhe ajo punė, angazhimi dhe vendosmėria pėr shtetbėrje qė Presidenti Rugova bėri afėr dy decenie pėr ēka u nderua me shumė mirėnjohje ndėrkombėtare, qė Universiteti i Prishtinė ta ketė nderin ta shpallė sikur Universitetet e Parisit apo ai i Tiranės?! Ja tragjedia e Kosovės dhe e elitės akademike dhe intelelektuale. Kristalin e Kosovės e ēmuan gjithė tė tjerėt, por jo ne tė mjerėt…
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-12-09, 23:03   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Arti i Meshės solemne pėr njerėzit institucion

Teksa ndjej e ftohtėsinė e largėsisė fizike dhe ngrohtėsinė e frymės tande tė pavdekshme, mė duket sikur jam frymėzuar nga shpirti yt i shenjt. Teksa po tė flas, njė festė lotėsh bie mbi mermer! Njė ēast mallėngjimi e dashurie sikur unė tė rilindem dhe jo Krishti nė k’tė fundvit tė brishtė pėr Kosovėn plot terr e dhunė psikologjike gjithfaresh… Pas epokės tande z. President, Dardania jonė ngjanė nė njė pallat inkuzicioni dhe njė spital mėshire. Aty ka edhe njerėz e korba qė pa pra krrokasin sikur kėmbana tė vdekjes sė paralajmėruar. Mė duket se ndjej zėrin e profesor Aganit tek qeshet me misteriozitet tė ndjeshėm duke ironizuar pohimet aktuale tė ndėrkombėtarėve pėr “zgjedhje demokratike” sipas standardeve europiane!
“Pse po na ēsyzojnė nga tė prekurit e dritės, do tė pyeste Enveri”!
Ndėrsa Afrim Maliqi do citonte Kadarenė: Kjo ėshtė mėnyra evropiane e ēsyzimit. Japin mjete materiale pėr mė shumė energji elektrike gjatė dimrit, por nga mungesa e e dritės, plot 3 vjet pa 24 me 0 tė kryeministrit, heqja e befasishme e cohės sė zezė do na shkaktojė verbim tė plotė! Me butėsinė e njė profeti, Xhema do i buzėqeshte tė gjeturave nė Raportin e Progresit tė BE-sė dhe raportet e shumta tė organizatave ndėrkombėtare pėr lirinė e fjalės, krimin dhe korrupcionin! Ēka mbetet kėtu e paqartė?! EU politika e karrotės dhe e shkopit nuk do mend se ėshtė ekskluzivitet i atyre qė udhėheqin, por jo atyre qė keq qeverisen! Institucionet tona e kanė gojėn plot “pėrparim”, ato vėrtetė mendojnė se mund tė hedhin krip nė sy tė qytetarėve. Ato nuk japin sqarim bindės pse jemi jasht procesit tė lėvizjes sė lirė dhe liberalizimit tė vizave. Qeveria nuk sqaron dot pse nuk ėshtė pjesė e Hapėsirės
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 22-12-09 nė 23:06
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-12-09, 23:05   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Evropiane tė Arsimit tė Lartė, pse nuk u ftua Kosova nė Konferencėn e Bolonjės nė shtetet e Beneluksit, ndėrkaq qe mori pjesė ne Berlin, Bergen dhe Londėr! Njerėzit e kuptojnė kėtė lojė fjalėsh qė ka ndikuar edhe nė reduktimin e pranisė sė NATO-s! Qytetarėt e Kosovės, ndėrkombėtarėt evropianė sidomos, e njohin mirė gjendjen nė vendin tonė, por ata nuk kanė kohė tė humbin me vrasjet tona nė mes vete dhe me urrejten e madhe deri nė patologji primitive, me vjedhjen qė pėrditė i bėjmė shtetit dhe qytetarėve! Kėshtu do tė silleshim edhe ne nė secilin mision tė mundshėm ndėrkombėtar kudo nė botė!President i dashur, vizioni pėr miqėsinė e pėrhershme me SHBA-tė, sot reflekton shumė. Na e mėsove se ėshtė Amerika, shteti qė personifikon shpresat dhe aspiratat fisnike tė popullit tė Kosovės pėr njė shtetet sovran dhe tė pavarur. SHBA e ka njohur shpirtin Tuaj human, vendosmėrinė pėr lirinė dhe shtetin, prandaj e pranuan se Kosova nuk do tė ekzistonte pa vizionin dhe kėmbėnguljen tande. Sot, gjendja e pėrgjithshme, veēantė krimet politike qė rėndojnė gjamė mėkati, kanė emėr, njė tė doras dyshuar, shumė figura urdhėrdhėnės krimesh qė fatkeqėsisht udhėheqin me institucionet dhe shumė tė dyshuar pėr korrupcion qė si po duket po i mbron EULEX-i. Ka mbetur nė retorikė mondane krrokataj e EULEX-it pėr “peshqit e mėdhenj”! Duke parė me mėdyshje angazhimet e BE-sė pėr zhvillimin e shtetit ligjor, mė kujtohet se SHBA pėrmes Ambasadorit Goldberg e pati thanė shumė qartė: Kosova pa presidentin Rugova ėshtė njė Kosovė e ndryshme, politikisht dhe nė ēdo mėnyrė tjetėr. E ritheksoi edhe Presidenti Klinton qi pėrkujtoi klasės aktuale politike devotshmėrinė Tuaj pėr paqe e liri dhe njė tė ardhme mė tė mirė pėr popullin e Kosovės. Sa do donim tė besonim se ata qė sot po udhėheqin ta kenė lexuar drejt Bob Dolin: Pėrpjekja e madhe e Presidentit Rugova pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės ka tė njejtat pėrmasa me fushatat e ngjashme paqėsore dhe historike tė Mahatma Gandit, Nelson Mandelės dhe Martin Luther Kingut. Ashtu si presidenti amerikan, Abraham Lincoln, Presidenti Rugova ėshtė bėrė tashmė “njeriu i epokave”. O Zot, a thua udhėheqėsit e institucioneve e kuptojnė si frymėzim jetėn dhe pėrkushtimin Tuaj, President i dashur?! Qeveria e cila proklamoi njohjen nga 100 shtete veē nė muajin e parė pas rishpalljes sė pavarėsisė qė Ty e shpalle mė 2 korrik 1990 z. President, ka hyrė nė vitin e tretė tė pushtetit duke shkelur Kushtetutėn, duke kthyer Kosovėn nė terr tė plotė, krim e korrupcion material e moral…Pak kush lexon pas rreshtave President i dashur, askush nuk dėshiron ta njoh terrin! Por realiteti loton…ai thyhet tek zhgėnjimi bie bashkė me shiun edhe nė fjolla bore…! Mund tė jetė mėkat qė po ju flas, po ju shkruaj e mund t’ju lėndoj! Vetėm dua qė malli e lotėt tė shprehin njė pak rrėfim pėr tė dy anėt e medaljes gjashtėyllėshe tė shndėrruar nė “identitet kosovar”, qė kurr nuk mund e as nuk do tė mbetet i pranueshėm pėr askėnd, pėrveē atyre qė urdhėruan turqit tė na e qepin flamurin! Bashkė me Ju z. President, po ju flas edhe Enverit e Xhemės, Profesor Aganit e profesor Ahmetit, ushtarakėve Krasniqi e Zemaj, gazetarėve Ali Ukaj, Afrim Maliqi, Bardhylit, Shefkiut e Bekimit, kryetarėve Bytyqi e Rraci dhe tė gjithė atyre veprimtarėve a ushtarėve, shkrimtarėve a akademikėve, baballarėve a vllezėrve, qė i vrau, edhe sot pas “Nazim Bllacės” dikush, “i panjohur” pėr aryse dhe motive politike…Po ju flas Ju qė nga amshimi bėni sehir teksa na shikoni ne qė pėrpėlitemi keq mbi k’tė jetė tė pushtuar nga gėnjeshtra, antidashuria e urrejtja, abuzimi e stėrkeqja…Nė kėtė varr trishtimi dhe vetmie tė madhe, ende nuk pėrckatoj ku mbaron realiteti e ku nisė ėndėrra! E di se ne tė gjallėt e kemi pėr detyrė t’ua lehtėsojmė vuajtjet tė vdekurve, prandaj dhemb shumė gjėma e mėkatit. Dhe nė tė vėrtetė, nė k’to kohė kur nuk plasi kolera, por gripi i derrit e mbase po vjen edhe gripi i dhive, ne tė gjallėt po ju dėnojmė juve. Po shkelim ēdo ligj tokėsor e qiellor sepse fundja ju nuk pyesni pėr ne, as pėr moralin tonė, as pėr ndytėsitė qė bėjmė nė emėr tė lirisė a shtetit. Nuk e di a ju lėndojnė Juve tė pėshtirat dhe hipokrizitė tona?! Mbase vuajtja juaj mund tė ngjizet me trishtimin tonė dhe kėshtu bashkėrisht, sė paku do tė mund tė luteshim! Pėr Presidentin me kompani, Kryeministrin me ministra, SHIK-un dhe Nazim Bllacėn e Azem Sylėn bashkė me Xhavit Halitin, Fatmir Xhelilin e Kadri Veslin. Duhet tė bėjmė lutje edhe pėr UNMIK-un e EULEX-in, Krimin dhe Lirinė, Korrupcionin dhe Atdheun, “Progresin e fuqishėm” dhe Raportin e EU regresit…etj…A thua e kuptojnė kėta tė gjallėt z. President, lutjen: Fali o Zot, se nuk e dijnė ēka janė duke bėrė…?! Athua o Zot, ata qė e kanė nisur luftėn pėr liri e ēlirim e kanė ndie thellė domethėnien e sakrificės, pėrkushtimit dhe thellėsinė e pėrgjegjėsisė pėr tė bėrė shtet?! President i dashur, Liria ka mbetur etje pėrmasash qiellore. Lutja pėr mirėsinė, pėr falje tė atyre qė vranė, plagosėn, kėrcėnuan, rrahėn, torturuan dhe detyruan shumė njerėz pėr tė ikur nga vendlindja ėshtė vetėm njė dėshirė nė vendin ku s’ka mė as edhe njė meshė solemne tė artit, dashurisė dhe humanes!


-vijon-

lajmishqip.com
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-12-09, 04:32   #5
Marco
Banned
 
Avatari i Marco
 
Anėtarėsuar: 26-06-06
Postime: 995
Marco i dashurMarco i dashurMarco i dashurMarco i dashur
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

A ka mundesi me dit se kushė ėshtė Bekim Tocani ?? Une njoh nifar Bekim Tocanin personalisht, shpresoj se nuk ėshtė ai... Jap Koment lidhje me Bekim Tocanin nese ėshtė ai "trim- burr" Llapioni...!
Marco Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-09, 00:38   #6
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Vrasja e besimit mbi trashėgiminė e plagosur
President i dashur, pas pėrjetėsimit Tuaj nė Shenjt, besimi ka tretur, s’ka mė as dashuri a gėzim lirie nė shtetin pėr tė cilin ndryshe patėm shtegtuar me Ty! Ose, ai ėshtė prezent, vetėm ku mbėrrinė dora e njė deputeti a ministri, ndonjė kryetari tė komunės apo familjari tė atyre qė punojnė nė institucione ose tė ndonjė biznesmeni! Institucionet dhe Bizneset, bashkė bėjnė derėn fizike tė gėzimit dhe tė festės, por kjo jo pėr ata qė duke abstenuar nga procesi i Zgjedhjeve vendore, treguan zhgėnjim tė shumėfishtė. Tė zhgėnjyerit nga liria e nga shteti, President i dashur, janė tė shumtė, mė shumė se 60% tė qytetarėve qė nuk votuan. Ata nuk mund ti gėzohen asnjė feste, sepse ka pasiguri pėr jetė, vuajnė varfėrinė sepse ka shumė korrupcion shumėngjyrėsh, ka pasion pėr zhvatje tė shtetit dhe ka aq shumė pasion patologjik pėr tė rrėnuar atė qė ndėrtove TY! Shtetin demokratik me qytetarin pikė referimi, aty ku pėrputheshin bashkėkohėsia dhe tradicionalja, ku zhvillimi bazohej mbi tė arriturat e pėrbashkėta tė qindra mija veprimtarėve tė Lėvizjes pėr shtet, demokraci dhe liri. Prandaj Kosova ėshtė shndėrruar nė njė vend ku ėshtė vėshtirė edhe tė vdiset! Sepse ajo ngjanė nė njė qytet tė mbytur nė kujtimet e veta, ku iluzioni i kujtesės tė plagosė pėr vdekje ėndėrrėn e njė dashurie…(njerėzit qė vijnė e pėrkulen mė shohin me habi teksa mbi mermer shfletoj letra dhe flas…Ata sigurisht mė kujtojnė tė ēmendur…Qeshem sepse sa herė pyes vajzėn ēka ka tė re andejpari, ajo mė tregon pėr njė person tė ri tė ēmendur nė qytetin tim…por unė vazhdoj tė ju flas President Rugova…) Na le trashėgim besimin e shndėrruar nė doktrinė dhe me filozofinė politike qė e nxore nga rrėnjė ilirie! Ndėrtove shtetin dhe lirinė e me sakrificėn prej misionari hape dyert e kancelarive perėndimore dhe krijove edhe mbėshtetjen ndėrkombėtare…President i dashur, ju pėrpunuat konceptin e lirisė dhe tė sovranitetit! Ju e krijuat vizionin e shtetit tė ndėrtuar nė trajtė ideale dhe ju vazhduat me ndėrtimin e shtetit funksional. Ju punuat me vendosmėri qė shoqėria demokratike tė frymonte pikėrisht mbi bazėn e lirisė njerėzore, individuale e kolektive. Njerėzit besuan nė Ty dhe koncpetin e shtetit e tė pavarėsisė dhe lirisė! Prandaj arrite tė krijosh besim dhe rreth dy dekada mbajte tė bashkuar popullin i cili sfidoi acarin pėr tė qenė pranė atėherė kur po na ikje nė amshim. A thua President Rugova, ēka nga ai besim dhe nga ai shtet ideal e funksional ekzitson sot?! Kjo pyetje pa pėrgjigje, pėr ne tė gjallėt, ata qė udhėheqin veēant, vjen si njė mallkim. Na rri mbi krye mėkat pas mėkati, zhgėnjim pas besimit dhe rėnie e ngritje si dy thika tė helmuara qė tej pėr tej shpojnė besimin e krijuar nga Ty e tė ēsyzuar krejt naga ata qė pretendojnė se tė njohėn apo se tė kujtuan mik, udhėheqės…?!
“A nuk dėshiron tė ikėsh nė pafundėsi kur sheh njerėz injorantė qė u fshehėn pas emrit tė Presidentit dhe bėnė karrige dhe pas tyre edhe pasuri qė u humbi nder e dinjitet”, mė kumbon zėri i Enver Malokut nė vesh…
- A nuk jemi takuar tek Migjenit iu ndėrpre klithma: pėrditė shoh qartė e ma qartė dhe vuej thellė e mė thellė…mė duket se mė shpėtoi nga buzėt…Mė dukej se mė shikonin me Xhemėn, Bardhylin, Bekimin…nuk e di nė isha unė i vdekuri apo…vazhdoj e ju them: Ju “ikėt” tepėr heret pėr t’ju shkruar kartė tej dimensionesh, aty ku takohet soji ynė nė ēdo stinė e moshė. Por, nuk po mund tė hesht kur ende punojnė shqisat dhe kur ende, edhe pse ka ngulfatje tė lirisė e tė fjalės, qeveritarėt nuk mund tė vrasin mendimin dhe askurrė kėtė lloj komunikimi. Ata nuk njohin dimensionin e komunkimit me fjalėn…ata nuk beojnė! Ndoshta do tė mund tė ma thoshit njė fjalė bashkė, a thua ku janė kufijt e fundit tė fatkeqėsive qė pllakosėn kėtė vend ku nuk dihet nėse kushtetuta ėshtė shkruar pėr njerėzit apo demonėt!Nė ketė meshė vetmie, ne mbetemi tė pandarė nė ėndėrrėn pėrgjysmė tė ngrirė qe sa kohė. Megjithėse ju atje pėrtejbote jeni me paqen e Zotit, ne kėtu jetojmė njė torturė tė padurueshme lajmesh tė zeza, gėnjeshtrash bardh e zi. Falltorėt dhe ata qė bėjnė magji mund ti shohėsh kudo nė ndėrtesat qeveritare apo nė parlament, kjo perandori injorantėsh qė mund tė operojė vetėm nė terr e nė mjegull. Por ende shpresoj qė kjo perandori pluhuri merimangash tė kuqe mund tė ripushtohet vetėm forcėn e asaj dashurie e respekti qė mbolle sa jetoje me ne tė vdekurit pėr sė gjalli! Atėherė mbase do tė mund ta shėrojmė e shpėtojmė trashėgiminė Tuaj President! Nėse ne jemi plot mėkate, sė paku ta ribėjmė e ruajmė pasurinė humane, intelektuale, politike, nacionale qė na e le, pėr fėmijėt e nipat!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-09, 00:39   #7
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Dialog pėrtej dimensionesh: Tre vjet pas 20 vjetorit tė krijimit

Lėvizja demokratike qė e themelove si lidhje, nė 20 vjetorin e saj, feston tash ditėlindjen. Sa ka mbetur nga ajo LDK sot, shtynė padashur tė ju pyes nė formė ankthi pėrzier me dhembje: Ē’tė drejtė pate qė tė vdesėsh e tė na lėsh pas kėshtu?! Mbase e ke dėgjuar premtimin e atyre qė i le pas: Lidhja Demokratike e Kosovės nė kėto momente tė rėnda tė dhembjes thekson pėrkushtimin e saj tė palėkundshėm pėr vazhdimin e rrugės sė trasuar nga Prijėsi dhe Presidenti historik i Kosovės nė realizimin e plotė tė pavarėsisė dhe tė shtetit demokratik tė Kosovės…E kanė mbajtur fjalėn kjo kastė qė po e udhėheqė atė Lidhje post Epokės tande apo jo President i dashur?! Apo gjithēka u thye nė karriget e Kuvendit qė ndau mė dysh krijesėn tande?! A tė ngjanė LDK ajo qė e nise duke promovuar kuptimin figurativ tė lirisė President i dashur?! Ju i qėndruat besnik lėvizjes pėr shtet sepse ashtu themelove dhe e
rrite lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, madje edhe nėn njė pushtim klasik! Mirėpo Ju e provuat se lirinė mund ta bėnim vetėm me zemra tė forta, besim tė ndėrtuar me punė e sakrificė dhe veprime racionale qė do tė kishin njeriun pikėnisje! Ka arritur LDK ta ruajė atė filozofi njerėzore e politike dhe nacionale, ka bėrė ndonjė hap para pėr tė ruajtur dhe zhvilluar solidarėsinė nė mes veprimtarėve e njerėzve?! A nuk ėshtė thyer nė copa ai besim apo ai vetėm lėngon pasojat!”Njerėzit qė drejtojnė LDK-nė sot, ka rrezik se po tregojnė qė nuk e kanė kuptuar Rugovėn si intelektul, ideolog”, mė duket se dėgjoj Xhemail Mustafėn tė thotė. Ndėrsa profesor Agani, sikur nė korridorin e QIK-ut buzėqeshė e thotė me ngadalė: Presidenti dhe Kosova ndėrtuan kontratėn mitike pėr liri e pavarėsi. Pas vitit 2000 Rugova i kaloi provat e mėdha tė lirisė, por demokracia sot mė shumė ngjanė nė autokraci, thotė profesor Agani duke buzėqeshur dhe ironizuar emrat e “patriotėve” me tė cilėt qe mbushė Kosova nė fund vitet ‘90-ta.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-09, 00:40   #8
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

- Ēdo shtėpi e ka nga njė mashkull tė lig, do thoje Ty President Rugova…Fanitja e fytyrave tė njerėzve tė Presidencės e QIK-ut, padashtas tė zgjon nostalgji dhe frymė loti! Ai lot qė sot mund tė mos marr ngjyrė nė QIK sepse s’ėshtė Enveri. Apo sepse edhe QIK-u sot ėshtė si LDK. Tė dy subjekteve ju mungojnė Enveri, Xhema, Agani…sikur qė Kosovės i mungoni Ju, President i dashur! Dhe kur ju flas pėr punėn dhe besimin, njė gjamė e madhe qė s’tė lė as tė vdesėsh tė klithė nė ndėrgjegje. Si ndihen sot ata mija veprimtarė politikė a ushtarakė, sa reflekton ndjesi e jetė pafajėsia e mėkatit tė tyre! Ajo qė vjen nga sa vite pune tė atyre qė tė besuan. Ajo gjamė e kundėrshton gėnjeshtrėn, trathtinė e ndjesisė sė shenjtė, meskinitetin, maskarallėqet, korrupsionin moral e institucional. Madje edhe atė lloj korrupcioni qė ka nisė tė mbijė edhe nė familje, mėhallė, qytete a krahina tė Republikės qė Ty z. President e le me shqiponjė. Por ata tė tjerėt e bėnė me njė hartė qė nuk e kontrollojnė dhe 6 yje qė mjegullojnė identitetin kombėtar…”Shpejt ka me u que shqiponja e Dardanisė e ato yje me ua vu nė ballė atyne qė i vizatuan…”, mbase do thoshte miku juaj Mark Krasniqi, z. President! Tė kujtohet pse akademiku madhėshtor Krasniqi tė kėrkonte tė mos qeshje pranė kryeministrit aktual?! A nuk ta dha lajmin ogurzi Ai ndėrkaq qė refuzoje ndonjė konflikt brenda nė shtetin e lirė…?! E di, gurė tė nxehtė ke pėrbi gjatė gjithė kohės…Por duhej ndėrtuar shpia e nuk kishte kohė pėr pallavraxhinjt. As pėr hienat qė t’u sulėn kur mbete i vetmi qė u ktheve tė ndash fatin dhe fatkeqėsinė e popullit pas Konferencės sė Rambujesė…Lehtė ishte tė udhėhiqej nga hotel “Rogneri” dhe Tirana a Shkupi…Por Ty mbete nė Kosovė, sepse kur Ty ishe aty, qytetarėt ndjenin prezencėn e institucionit moral qė krijove… – Profesor Agani, Enver, o Xhemo, sa kanė tė drejtė ata qė mendojnė se LDK lider i tė cilės Rugova ka qenė praktikisht qysh nga themelimi, nuk ka ditur tė prodhojė njė trashėgimtar…Shenjtėt nuk mė flasin por vetėm buzėqeshin nė shenjtėrimin e tyre tė pėrjetshėm…por unė, sikur ata qindra mija bashkėveprimtarė anėekėnd Kosovės, e ndjejnė aq thellė kohėn. Kohėn e Prijėsit dhe Krijuesit. Koha jote po vjen z. President! Me ju ndiheshim mė tė sigurtė…Sot ndėrkaq, ideali nacional demokratik pėr shtetin e Kosovės si urė drejt bashkimit, ka mbetur duke vuajtur nėn strehė tė Parlamentit e Qeverisė…Kurse mes zyrash tė huaja tretet dinjitet i nėpėrkėmbur i udhėheqėsve tė korruptuar qė bėjnė vetėm ēka u thuhet. Ndryshe, nėse i pari bie pas grilave pėr korrupcion, krim tė organizuar apo kėrcėnim gazetarėsh e fjale tė lirė, atėherė vargu i gjatė i atyre qė do tė duhej “ta mėsonin pianon”, do tė zbrazte Qeverinė dhe Parlamentin, madje edhe kuvendet apo qeveritė komunale dhe Kosova e Republikės me 6 yje do tė mbeste nė kaos. (Sa prej qeveritarėve apo parlamentarėve do tė mund ta kenė lexuar Shokun Zylo, dėgjoj zėrin e Afrimit tė pyetė!?). Nuk di si tė tė shkruaj pėrveē se me gjuhėn qė nuk lėndon artin por jetėn e pėrpjeston me dhembjen pėr tragjedinė qė na pllakosi! Nuk ėshtė e habitshme qė, pėr shkak tė komunkimit me Ju z. President, apo siē mund tė komentohet: pėr shkak tė stilit naiv tė tė shkruarit, dikush nesėr tė mė shpallė trathtar, bashkėpunėtor tė atij e kėtij vendi…Por jam shumė i sigurtė qė tashmė ka kush merret edhe me “tipa psikopatologjikė” si ne. SHIK-u ka pėrpiluar listat qe mbi 10 vjet, vetėm se dikujt do tė mund ti jetė tėrhequr emri ngase bashkėqeverisin dhe mė interesi nuk ėshtė tjetėrkund pėrveē se aty ku jipen, kontrollohen dhe maksimalisht shfrytėzohen tenderėt dhe institucioni a funksioni! Njėzet vjet pas themelimit, LDK-ja do tė festojė ditėlindjen! Atė ditėlindje nė tė cilėn do tė mungojnė shumė veprimtarė qė e i besuan frymės sė Presidentit Rugova. A thua President i dashur, si do bėje TY sot?! Aq e nevojshme ėshtė tė ruhet ky koalicion i pėrqudshėm qeverisės?! …Dhashtė Zoti qė LDK tė hapė dyert pėr brezat e rinj, ata qė do tė mund ta kthenin shkėlqimin e Njeriut simbol dhe institucion! Sepse ne nuk e bėmė, sepse nuk e bėnė kryesia aktuale e LDK-sė!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-09, 00:40   #9
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Nėse ndėrkombėtarėt kanė ditur pėr SHIK-un, a thua kanė ditur dhe pse lejuan vrasjet politike?!

Dhe nė kėtė prelud tė vdekjes pėr sė gjalli tė njeriut dardan, pyetja hamletiane e Kadaresė do tė ishte: A janė fajet e pėrbashkėta nė kėtė atmosferė detyrimi pėr tė heshtur?! Athua o Zot, kombi i ri kosovar, vėrtetė ėshtė njė popullsi e tėrė hamletėsh?! Nesėr, kur tė bėhet vija ndarėse nė mes tė punės e mospunės, tė bėrave e tė pabėrave, nė mes tė atyre qė e duan atdheun dhe atyre qė e zhvatin…a thua kėnd do ta vrasė ndėrgjegja?! E shikon z. President si ėshtė shndėrruar Kosova nė njė tokė njerėzish pa vizion, pa dinjitet, pa strategji e qėllim zhvillimi, ecje para dhe krijim hapėsirash pėr punė e jetė nė mirėqenie?! Ju e shihni nga atje pėrtej kėsaj bote se si burokratėt e post epokės tande vjedhin nė pikė tė ditės, ata mėngjes e mbrėmje vjedhin, krijojnė e zhvillojnė dyshime, mėnyra bashkėkohore mbytjeje, shpėrndajnė terr e mjegull, krijojnė e pėrtypin psikoza e shpallin trathtarė tė shtetit…?! Kjo nuk ėshtė kėshtjella qė e nisėm, kėta nuk janė mė qytetarėt e saj! Tėhuajėsimi ka kapluar poret e shoqėrisė, tek institucionet ka dikush qė do tė sundojė me frikė. Ėshtė krijuar pas Epokės tande njė vend ku gjaksorėt nuk i frikohen mallkimit, aty nuk ka lutje sikur qė Xhema bėri pėr Prishtinėn, nuk ka kritikė siē Enveri bėnte nė funksion tė lirisė, asaj qė po mungon aq shumė edhe nė sofrat shqiptare, edhe nė odat e madje edhe nė biseda intime?! Sikur gjatė komunizmit z. President, tashmė historia po na vjen sikur atė kohė qė ty e le mbrapa. A thua mos gjithnjė do jemi tė detyruar tė mėsojmė tradhtarėt pėr patriotė dhe kėta tė fundit pėr armiq lirie e shteti qė i mungojnė Kosovės si drita e buka?! Qe sa vjet ėshtė pėrkthyer Sofokliu nė gjuhėn e bukur shqipe dhe asnjėherė nuk e mėsuam qė nuk ėshtė mirė tė kqinjtė tė merren si tė ndershėm, e tė ndershmit si tė kėqinj! Konica ka pohuar se aty ku falet krimi, i hapet rrugė barbarit. Ēka nėse Nazim Bllaca thotė njė tė vėrtetė?! Kush na udhėheqė qe sa?! Nėse kryeministri pranon se ka pasur SHIK i cili sipas tij, ka bashkėpunuar ngusht me ndėrkombėtarėt dhe se paska pas punuar nė interes tė lirisė e shtetit tė Kosovės, si doli tė krijohej lista e likuidimit qysh mė 1997/1998. A thua dikush nga ata qė donin ta merrnin udhėheqjen ushtarake me ēdo kusht dhe nė ēdo mėnyrė, ka shpallur armik lėvzijen qė i prije z. President?! Pse Enveri u vra nė ēastet kur po bėnim pėrpjekje pėr pėrafrimin e faktorit politik me atė ushtarak nė Llap e Kosovė?! A thua kush pėrveē atyre qė jepnin udhėra pėr vrasje tė intelektualėve shqiptarė tė Kosovės e tė lėvizjes pėr pavarėsi, pėrfitonin nga likudimi?! Ēfar ėshtė ky mėkat tė cilin s’do ta pranojė as toka, as drita, as shiu i shenjtė?! Nėse ndėrkombėtarėt kanė ditur pėr SHIK-un, a thua kanė ditur dhe pse lejuan vrasjet politike?! Koha po ikė qė institucionet vendore ta thonė njė tė vėrtetė tė madhe, kurse faktori ndėrkombėtar, SHBA dhe BE do tė duhej tė sqaronin popullin e Kosovės pėr “bashkėpunimin” me SHIK, sepse mbi 60% e qytetarėve atė krijesė demoniake e shohin si gogolin e lirisė dhe pengesė zhvillimi tė pėrgjithshėm! Ambasada amerikane dhe ambasadat e BE-sė, moralisht kanė obligim ta thonė fjalėn e vet lidhur me pohimin skandaloz tė kryeministrit aktual…Ai qė ka mbjellur terr, frikė, urrejtje, varfėri e plumba, pranverė e ngrohtė do ta presi…!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-09, 00:42   #10
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Presidenti krijoi pėr qytetarėt Lirinė dhe Shtetin bashkė

Aktualisht nė Kosovė, politikanė qeveritarė e parlamentarė foduj, vazhdojnė tė besojnė por edhe tė zbatojnė politikė proletare, marksiste leniniste tė stilit: Sa tė ekzistojė shteti, nuk mund tė ketė liri. Kur tė krijohet liria, nuk do tė ketė shtet?! Po bie erė frike enveriste sepse qytetarėt kanė frikė pa pėrmasa prej shtetit tė zhytur nė krim tė organizuar, korrupcion, prostitucion politik e njerėzor. Aty tashmė ka mungesė fjale tė lirė dhe heshtje bizare tė shumė individėve, nga punėtori te akademiku qė s’kanė integritet human as intelektual. Ata heshtin, vėzhgojnė si shteti u jep terr nė vend tė dritės, si shteti i vjedh nė vend se tė krijojė sė paku hapėsirė pėr punė, si shteti vret qytetarė e politikanė vetėm sepse nuk mendojnė sikur ata qė sot udhėheqin…Gjenerali francez Ēarlls De Gol ka konkluduar se se politika ėshtė ēėshtje tepėr serioze pėr t’ua lėnė politikanėve?! Ai ka
pohuar se politikanėt nuk besojnė kurr nė atė ēka flasin. Tash, gjejeni ku mund tė hyjė kryeministri aktual i Kosovės nė k’tė pak rrėmujė mendimesh! Ose, a mundet ai tė kujtohet si ushtarak apo politikan, apo tė dya bashkė qė bėjnė baras me SHIK?! O zot njė gazetar ka pohuar se Thaēi po demonizohet! A thua more Zot a mund tė tė demonizojė dikush tjetėr pėrveē vetvetja?! Sa do tė dėshironim qė udhėheqėsit e sotėm tė kishin vetėm pak nga ajo filozofia politke dhe intelektuale e Jotja President i dashur…Ah sa shumė duam tė ishte krejt ndryshe. Qė me sy e ball hapur tė vinim e tė rrėfenim pėr pėrparimin e shtetit qė ndėrtove. Por e kanė thėnė se madhėshtia e projektit tė pavarėsisė sė njė populli ėshtė gjithnjė njė vepėr intelektuale. “Rugova bėri njė jetė shpesh tė mbyllur nga hapėsira publike, por e pėrjetoi kėtė me njė dimension tė ndritshėm prej intelektuali. Siē thotė njė studiues: shpirti i njė intelektuali tė vėrtetė ėshtė i ndriēuar sė brendshmi, krejt qenia e tij konsiston nė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr fatet e njerėzimit. Shenjat e jashtme tė kėsaj gjendjeje janė thellėsia, bindja, mosmarrja me gjėra tė kota. Rugova ishte njė intelektual i tillė. Njė i moderuar, pacifist dhe asnjėherė retorik…kujtoj njė nga mija reagime e dhembjeje tė shprehur nė gjithė rruzullin tokėsor kur na le nė mjerimin tonė dhe bėre tutje nė pavdekėsi President i dashur…
Udhėheqja e sotme nuk konsiston fare me intelektualizmin nė lidership apo veprimin profesional, fare hiq me pėrgjegjėsinė pėr fatin e qytetarit. Dejvid Filips, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Eli Vizel pėr Njerėzimin”, i themeluar nga laureati i Ēmimit Nobel, shkrimtari Eli Vizel ka pohuar se e ka njohur Dr. Rugovėn pėr thuajse 20 vjet. “U takova me tė para pak muajsh nė Prishtinė. Ai tha hapur se e dinte qė do tė vdiste, por shprehu vendosmėrinė pėr tė parė pėrmbushjen e suksesshme tė negociatave”, ka thėnė Filips. Ai tha se ėshtė njė realitet tragjik qė tė kujton Moisiun nė Bibėl, i cili pėr 40 vjet u end nė shkretėtirė, por nuk u lejua tė futet nė tokėn e shenjtė. Ja sepse rrugėtimi i Presidentit Rugova ishte madhėshtor po aq sa tragjik! As madhėshtorja dhe as tragjikja nuk bėnė qė pasardhėsit e tij tė shkojnė atyre hapave tė matur e tė vendosur pėr tė vazhduar nė ndėrtimin e shtetit dhe lirisė pėr tė cilėn aq shumė vuajnė sot qytetarėt e Kosovės…
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-12-09, 00:42   #11
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Koha e Rilindasit tė shekullit XX po vjen

Teksa dua tė mbledh gjithė ato letra e libra mbi mermer loti shuan etjen…Mėkatin qė do ta kem bėrė duke folur do ta mbaj dhuratė nostalgjie e kujtimi. Medaljon shprese pėr kohėn e Presidentit Rugova qė po vjen…ajo nuk do tė njohė dhunė psikologjike institucionesh, ajo do tė tejkalojė pengesat e lirisė sė fjalės, do ta rrėzojė pėrdhe korrupcionin dhe do ti thotė lamtumirėn zhvatjeve dhe abuzimit tė lirisė pėr jetė e mirėqenie…Ibrahim Rugova, ky shqiptar i madh, politikan, vizionar, humanist, qė i kalon pėrmasat e vendit dhe tė kohės nė tė cilėn jetojmė. Se si mė pėrfytyrohet figura e Jozefina Topallit nė veshje tė Nanės Tereze teksa predikon dhe thotė: Si shqiptarė ndjehemi krenarė qė e patėm mes nesh dhe ndiejmė dhimbje pėr humbjen e kėtij rilindasi tė shek. XX, si politikanė do tė ndiejmė pėrherė boshllėkun qė Presidenti Rugova me menēurinė, maturinė, bonsensusin e pashoqtė tij pėr paqe
dhe demokraci, lė nė skenėn politike nė rajon dhe mė gjerė. Si qytetarė do tė ndiejmė mungesėn e humanistit tė madh…. I mbledh letrat, por lotėt nuk mundem! Nuk mund ta mbeldh as dhembjen dhe as dėshirėn pėr tė pasur pak mundėsi qė tė tė gėzojmė President i dashur…Ah po, sė paku po lindin fėmijė e po pėrkunden djepa. Me ninullėn e Gandit tė Ballkanit, me melodinė e e ecjes tande prej njė Misionari mbi k’tė tokė…Mbrėmja po bie mbi kryeqytet dhe mė nuk e kam hall nėse mė shohin tė ēmendur…as nėse do tė mund tė mė arrestojnė pėr ndonjė vepėr tė imagjinuar siė di SHIK…Qeshem e ēajė njėkohėsisht dhe dėgjoj nė tingujt e erės fjalėt e urimit Tuaj President i dashur: Nė natėn e gėzimit tė Vitit tė Ri, kur tė gjithė gjendemi nė frymėn e festės, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta me dėshirat mė tė mira pėr lumturinė Tuaj dhe tė Familjeve Tuaja…njė Kosovė e pavarur demokratike e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA, do tė hapte perspektiva tė reja pėr zhvillimin ekonomik dhe do tė bėnte Kosovėn anėtare tė kombeve tė lira tė botės sė lirė…Nė kėtė orė gėzimi i kujtojmė me krenari tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės. Do tė bėjmė njė angazhim mė tė madh pėr ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve…Nė kėtė natė gėzimi t’i bėjmė bashkė dėshirat, vullnetin e mirė dhe veprimet pėr njė Kosovė me prosperuese, mė tė fortė e mė tė lumtur…Mirė u pafshim nė kohėn Tande qė po vjen President i dashur…!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-09, 14:36   #12
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

Murgeshe te faleminderit per kete material shume te cmueshem.


__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.