Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Jurisprudencė
Emri
Fjalėkalimi
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-06-10, 13:20   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tre motivet e vrasjes se Azem Hajdarit.Ismet Haxhia thyen heshtjen..

Ismet Haxhia, njė prej tė dėnuarve si pjesėmarrės nė vrasjen e deputetit tė PD-sė Azem Hajdari, mbrėmjen e 12 shtatorit 1998, thyen heshtjen. Nė njė intervistė ekskluzive pėr “Gazeta Shqiptare”, nga qelitė e burgut tė Fushė-Krujės i dėnuari me 20 vjet burg rrėfen pėr herė tė parė pėr ngjarjen e cilėsuar si “vrasja e shekullit”. “Marrėdhėniet me Sali Berishėn janė tė ngrira. Misteri i vrasjes sė Azem Hajdarit nuk ėshtė zbardhur ende. Gjithēka u gatua nė zyrėn e SHIK-ut”, - shprehet Haxhia. Pėr herė tė parė Ismet Haxhia, vėllai i ish-truprojės sė Sali Berishės, Izet Haxhisė, edhe ky i dėnuar me 25 vjet burg pėr vrasjen e deputetit Hajdari, tregon se ka pasur njė plan tė fshehtė pėr ekzekutimin e Fatos Nanos. Inxhinieri i minierave hedh poshtė kategorikisht se vėllai i tij Izeti tė ketė tradhtuar Azem Hajdarin, ndėrkaq shprehet se jeta e tij rrezikohet nėse vjen nė Shqipėri….
Z.Haxhia, kanė kaluar 11 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit dhe ju jeni njė nga tė cilėsuarit fajtor pėr kėtė ngjarje.

Ēfarė mund tė na thoni pas kaq vitesh?

Njėlloj si para dhjetė vjetėve. Asgjė e zbardhur rreth kėtij krimi, asgjė e vėrtetė rreth asaj qė ėshtė thėnė dhe fiksuar nė aktin e padrejtėsisė. Njė vrasje e shėmtuar politike, e mbuluar me mister dhe harresė. Me vrasės tė ekzekutuar nė mėnyrė misterioze, me ca viktima tė akuzuar e dėnuar nė pėrmbushje tė skenarėve politiko-kriminal tė pasvrasjes dhe me vrasėsit e vėrtetė, tė lirė e tė lumtur pėr atė krim makabėr qė kanė bėrė dhe qė ende nuk u ka hyrė asgjė gjemb pėr krimin e realizuar prej tyre.

Si qėndron e vėrteta e natės sė 12 shtatorit 1998?

E vėrteta e ēdo krimi, sipas tė drejtės penale ndėrkombėtare tė ēdo shteti tė botės, qėndron tek motivi pėr tė cilin kryhet ai krim. Kėtu tek ne, e vėrteta nė jo pak raste qėndron tek interesat e palėve tė treta, apo fenomeneve korruptive qė sundojnė shoqėrinė tonė tė pasndryshimit tė sistemit politik. Edhe e vėrteta e vrasjes sė deputetit demokrat Azem Hajdari qėndron tė motivi qė nxiti urdhėruesit dhe organizatorėt e kėtij krimi tė kamufluar nė mėnyrė banale nga kėta tė fundit, si vrasje pėr motive hakmarrjeje kanunore!!!. Realizuesit e kėtij krimi, sipas organit tė akuzės ishim ne, tre vėllezėrit Haxhiu, ndaj tė cilėve edhe pse u kėrkua me kėmbėngulje tė na komunikonin ndonjė motiv qė tė ketė nxitur pėr vrasjen e Azem Hajdarit, nuk ndodhi kurrė njė gjė e tillė. I vetmi motiv i pathėnė nga organizatorėt e krimit dhe i pashkruar ende nė ndonjė akt tė drejtėsisė, ėshtė ai qė duke pėrdorur emrat tanė si pjesėmarrės nė kėtė vrasje tė akuzonin Berishėn, kundėrshtarin e tyre potent. Unė kam shkruar njė libėr tė cilin do ta bėj publik nė momentin e duhur, nė tė cilin kam analizuar shumė fakte e rrethana qė ēuan nė vrasjen e Azem Hajdarit. Tri janė motivet e vrasjes sė Azem Hajdarit, dy prej tė cilave, politike.

Sė pari; frika e organizimit tė ndonjė kryengritjeje tė armatosur me drejtues Azem Hajdarin, e cila rrezikonte pushtetin e socialistėve, me tė njėjtėn mėnyrė qė ata e kishin fituar atė pak kohė mė parė. Ky motiv, megjithėse nė fantazinė e tė frikėsuarve pėr humbjen e pushtetit, e kishte zanafillėn nė deklaratėn e Azem Hajdarit se: “...brenda tre muajve do e rrėzoj Parlamentin e kallashnikovėve...”, deklaratė e ardhur pak kohė pas plagosjes sė tij nė mjediset e Kuvendit nė vjeshtėn e vitit 1997.

Sė dyti; organizimi i vrasjes sė deputetit Azem Hajdari do tė shėrbente si precedent pėr pastrimin e politikės shqiptare nga protagonistėt e saj, Nano-Berisha, qė duke vrarė tė parin me kėtė rast, e pėr shkak tė akuzonin mė pas Berishėn, duke e burgosur gjatė atė. Nė kėtė mėnyrė do tė realizohej mė sė miri skenari politiko-kriminal i njė klani opozitar brenda llojit, i cili vinte pas dėshtimit tė skenarit me arrestimin e tė Gjashtėve tė Partisė Demokratike, me tė cilin synohej likuidimi politik i Nanos pas qejfmbetjeve nė ndarjen e dokmave tė pushtetit.

Sė treti; frika e humbjes sė statusit lider nė trafikun e armėve me Kosovėn, trafik qė organizohej e kontrollohej nga kreu i Shėrbimit Informativ Kombėtar, Fatos Klosi dhe klani i tij kriminal, pas sė cilės vjen vrasja e Ahmet Krasniqit e mė pas e Azem Hajdarit, i cili denoncoi publikisht kėtė krim dhe organizatorėt e tij, kriminelė tė veshur me pushtet. Zbardhja e kėtij krimi tė shėmtuar nuk ka pėr tė ndodhur asnjėherė, pėr sa kohė nuk hetohet nisur nga kėto tri motive, tė cilat duhet tė shėrbejnė si pistat e vėrteta pėr zbardhjen e krimit nga prokurorė tė pandikuar politikisht.


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-06-10, 13:23   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre motivet e vrasjes se Azem Hajdarit.Ismet Haxhia thyen heshtjen..

Sa e ka “tradhtuar” vėllai juaj Izeti, tė ndjerin Azem Hajdari?

Vėllai im, Izet Haxhia dhe asnjėri prej nesh nuk kemi tradhtuar dhe as mund ta bėjmė kurrė njė gjė tė tillė. Nė tė vėrtetė po tė ishim tė tillė, nuk do tė ishim burgosur tre vėllezėr pėr njė krim qė nuk e kemi kryer kurrė, ashtu sikundėr na ėshtė ofruar jo vetėm njė herė. Pikėrisht vėllai im Izeti ka qenė objekt i manipulimit tė kėtij krimi nėpėrmjet njė thashethemnaje tė ngritur nė rrugė institucionale, e gatuar nga Fatos Klosi dhe bashkėpunėtorėt e tij me qėllim qė inkriminimin e tyre dhe urdhėruesve nga prapaskena e tij t’ia faturonin Berishės nėpėrmjet ne vėllezėrve, skenar qė ka funksionuar pėrballė naivėve, qė pėr fat tė keq ka jo pak, madje shumė. Prokuroria gjatė hetimeve si dhe gjatė procesit gjyqėsor ėshtė pėrpjekur tė vėrtetojė se ka qenė pikėrisht Izeti, ai qė nėpėrmjet njė telefonate ka nxjerrė nė pritė Azem Hajdarin, gjė qė nuk u provua kurrė, qoftė edhe me njė dėshmi tė vetme e pėr pasojė nuk ėshtė shkruar nė asnjė rresht tė vendimeve gjyqėsore. Kemi mėsuar pėrkundrazi se, Azem Hajdari ėshtė paralajmėruar pėr rrezikun nėpėrmjet njė militanti tė PD-sė. Azem Hajdari, numrin e telefonit me tė cilin pretendohet se i ėshtė bėrė thirrja, e kishte marrė dhuratė nga njė kosovar vetėm dhjetė ditė mė parė se tė vritej (deponuar nė gjyq nga miku i tij mė i ngushtė), numrin e tė cilit e kishin vetėm pak persona tė rrethit tė ngushtė tė Hajdarit dhe familja, madje as shoferi i tij personal nuk e dispononte atė numėr (deponuar nga shoferi i tij nė proces gjyqėsor). Aq mė pak mund ta kishte im vėlla, i cili qė prej zgjedhjeve tė 1997 rreth dhjetė muaj mė parė ai nuk hynte nė ambientet e PD-sė, pasi pėr shkak tė njė qejfmbetjeje pas heqjes nga puna kur ai nuk ndodhej nė Shqipėri, i kishte ftohur thuajse fare marrėdhėniet me lidershipin e kėsaj partie. Ne nuk mund t’i bėnim Azem Hajdarit njė “tradhti” tė tillė, ndėrkohė qė jo rrallėherė vėllezėrit e mi i ishin ndodhur nė krah atij nė ditėt mė tė vėshtira qė kishte kaluar (si rasti i atentatit nė Milot shkurt 1998 dhe nė shoqėrimin nė Tropojė, nė fushatėn e qershorit 1997, ku jeta e tij ishte e rrezikuar prej atyre qė i bėnė atentat njė vit mė vonė nė Bajram Curri, nė qershor 1998).

Ēfarė raportesh keni me Sali Berishėn, duke pasur parasysh se keni qenė shumė pranė tij?

Raportet me Sali Berishėn janė tė ftohta qė pas zgjedhjeve tė 1997-ės, siē e cilėsova mė lart, dhe pikėrisht tė ngrira qė pas vrasjes sė Azem Hajdarit, pasi spiunėt militantė tė PD-sė arritėn tė pėrcillnin tek ai shpifjet e SHIK-ut, dhe pėr fat tė keq e bindėn atė se ne vėllezėrit kishim marrė pjesė nė vrasjen e Azem Hajdarit. Besoj se deri nė zbardhjen e sė vėrtetės sė kėtij krimi tė shėmtuar, asnjė nuk mund dhe nuk ka pėr tė ndryshuar. Megjithatė, shpresoj dhe uroj qė njė ditė tė ndodhė, njė ditė tė afėrt.

Sipas jush, a rrezikohet jeta e Izet Haxhisė nėse rikthehet nė Shqipėri?

Nga tė dhėnat qė kam, ai nė burgjet turke ruhet nėn masa tė rrepta sigurie, “me porosi tė shtetit shqiptar” - siē i kanė thėnė, ēka mė bėn tė mendoj se kėta qė janė sot nė pushtet, nuk kanė pėrse tė marrin ndonjė iniciativė kundėr jetės sė tij. Ata qė kanė pasur interes pėr likuidimin e tij dhe madje qė urdhėruan vrasjen e Izetit (tė dhėna tė sakta), janė segmente tė politikės qė janė sot nė opozitė dhe qė edhe sot pėrpiqen tė bindin shqiptarėt se Berisha na paska arrestuar Izetin pėr ta likuiduar, me qėllim fshehjen gjoja tė krimeve tė tij. Rreth kėtij absurdi vėrtitej dhe kalamxhiu i mbeturinave tė Sigurimit famėkeq tė Shtetit, Neshat Tozaj, nė njė shkrim pak ditė pas arrestimit tė Izetit nė fletushkėn partiake “Zėri i Popullit”, ky pseudodemokrat qė vazhdon tė njomė ende punėn e tij me “bojėn” e kuqe tė krimeve tė tij e bashkėpunėtorėve tė idealit qė atėherė, kur kėrcėnonte nėnėn e njė adoleshenti tė dashuruar me vajzėn e mikut tė tij nga skutat e errėta tė Sigurimit kriminal tė Shtetit, pėr tė zhdukur nga faqja e dheut e qė pėr fat tė keq, mė pas ai dhe bashkėpunėtorėt e tij zhdukėn nga shpirti i adoleshentit dashurinė dhe tė drejtėn pėr tė jetuar si njeri normal e si artist, dhunti qė ia kishte falur natyra. Ai dhe ata tė cilėve u shėrben, besojnė nė vete sa edhe tė tjerėt bėjnė njėlloj si ata, duke i kthyer burgjet nė vende ekzekutimi dhe spitalet psikiatrike nė vende tė tjetėrsimit shpirtėror e mendor, vetėm se guxon tė dashurosh vajzėn e oborrtarit tė nomenklaturės sė kuqe. Parė nė kėtė kontekst, pra atyre qė kanė urdhėruar likuidimin e tij, mė bėn tė mendoj dhe krijoj bindjen se ai ėshtė seriozisht i rrezikuar prej kėtyre tė fundit e mė pas sigurisht t’ia faturojnė Berishės, ashtu si e ndjellin tė ndodhė, duke aluduar qė mė pėrpara se tė mund ta bėjnė realitet.

Cilat kanė qenė marrėdhėniet tuaja me familjen Haklaj?

Marrėdhėniet tona me familjen Haklaj kanė qenė normale, njėlloj si me tė gjithė bashkėfshatarėt, pa asnjė interes nė mes dhe aspak tė lidhura me krimin. A mund mes nesh tė mos ishin pėrfshirė nė ndonjė nga ajo mori krimesh, pėr tė cilat ata akuzohen? Apo si mund tė besohet qė ne, tre vėllezėr tė arsimuar me nga dy fakultete tė larta secili, tė merrnim pjesė nė njė krim tė tillė kaq tė rėndė, pa pasur asnjė motiv nė mes, duke e pasur logjikėn e mjaftueshme pėr tė konsideruar pasojat e rėnda qė pasojnė akte tė tilla.

Ēfarė raportesh keni me Jaho (Salihin) Mulosmanin?

Raportet me Jaho Mulosmanin ngjasojnė me atė thyesėn, ku nė numėruesin e saj ėshtė vendosur vlerėsimi shpifarak i medias dhe strukturave qė ajo u shėrben nė kohėn e gjykimit tė ēėshtjes “Hajdari”, dhe realisht qė ėshtė njė zero e vendosur nė emėruesin e saj me njė rezultat tė barabartė me zero. E them kėtė, duke pasur parasysh shkrimet qė shkruheshin nė zyrat e SHIK-ut dhe botoheshin nė emrat e gazetarėve, shėrbėtorė tė bindur tė tyre, se gjoja Izet Haxhia ėshtė parė me Hano Mulosmanin nė zonėn e Kukėsit, e duke shkuar nė shtėpinė e prindėrve tanė, qė gjė nuk kishte ndodhur kurrė. Kjo bėhej nė prag tė zgjedhjeve tė vitit 2000 pėr pushtetin vendor, me qėllim qė tė trembnin Berishėn pėr tė mos shkuar nė atė zonė pas informacioneve tė rrema se Haxhiat do ta vrisnin atė. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė majin e vitit 2000, kur Berisha kėmbėngulte tė shkonte nė Vlorė, duke u pėrballur me kėrcėnimet pėr jetėn e tij nga pushteti i atėhershėm, pasi kishin pėrhapur thashethemnajėn e turpshme dhe absurde se Izet Haxhia ndodhej atje pėr ta likuiduar atė qė pėr tetė vjet e kishte mbrojtur, kohė kur ishte lakmuar jo pak pėr likuidimin e tij fizik. Duke pėrfunduar pėrgjigjen pėr kėtė pyetje, tė jeni tė sigurt se Jaho Mulosmanin e kam njohur vetėm atėherė kur ai u emėrua shef policie nė Tropojė dhe mesin e verės sė 1998-ė, pas vetėm njė kontakti me tė tė nesėrmen e atentatit ndaj Azem Hajdarit, teksa po i pėrcillja drejt tragetit tė linjės Fierzė-Koman. Mė pėrpara nuk kam pasur rast, por as interes pėr ta njohur. Edhe pse njohjes me tė, marrėdhėniet kanė qenė tė ftohta, pėr shkak tė veprimtarisė sė kundraligjshme qė cenonte reputacionin e funksionit qė unė mbaja nė policinė e Tropojės.

Dosja “Hajdari” ndodhet nė Strasburg. Ēfarė prisni nga kjo gjykatė?

Dosja ankimore imja dhe e vėllait tim ndodhen nė Gjykatėn e tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg, qė nga korriku 2003, dhe e vėllait rreth tre vjet mė pas. Nga kjo gjykatė pres shpalljen si joligjore e me shkelje tė shumta tė konventės, shkelje kėto tė qėllimshme e tė urdhėruara nga politika e kohės. Unė prej nga kjo gjykatė tė urdhėrojė rigjykimin e ēėshtjes, pėr ta ēliruar nga shkeljet e shumta qė e kanė deformuar duke e kthyer nė njė proces tėrėsisht joligjor. Mendoj se kjo mjafton pėr tė vėrtetuar falsitetin e akuzave tė ngritura kundėr ne vėllezėrve dhe ndoshta pas njė hetimi profesional tė mundshėm, edhe zbardhja e sė vėrtetės sė mistershme.

Sa ka ndikuar politika nė hetimin e kėsaj ēėshtjeje?

Politika, ose mė saktė njė klan kriminal me pushtet nė atė kohė dhe me rrėnjė tė thella nė politikė, ka dirigjuar me mjeshtri kriminale gjithė procesin e hetimit e mė pas gjykimin e vrasjes sė cilėsuar si mė e rėnda e shekullit qė kemi lėnė pas. Gjatė trembėdhjetė muajve gjykimi nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Tiranė, tė drejtuar nga njė ish-kartelist i asaj gjykate, njė servil i bindur i atij klani dhe i zgjedhur prej tij dhe vegėl e prokurorit tė Pėrgjithshėm Arben Rakipi, nuk kanė bėrė qoftė dhe njė pyetje tė vetme palėve, edhe pse ēėshtja ishte aq e rėndėsishme e hetuar aq keq, vetėm duke dhėnė vendime tė ndėrmjetme mohuese pėr palėn mbrojtėse dhe vendime tė tjera qė hapnin dritėn jeshile pėr efektet e rėnda qė dhanė nė kėtė proces, cilėsia e dobėt e hetimit dhe shkeljet e rėnda proceduriale e kushtetuese qė e kishin shoqėruar atė.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-06-10, 13:25   #3
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre motivet e vrasjes se Azem Hajdarit.Ismet Haxhia thyen heshtjen..

Sa profesioniste ka qenė prokuroria? Cilat janė tė pathėnat e vrasjes sė shekullit?

Pėr dosjen “Hajdari”, ajo qė ėshtė thėnė ėshtė njė hiē nė raport me atė qė drejtėsia duhej tė kishte thėnė apo dhe duhet tė thotė. E theksova mė lart se nė librin qė kam shkruar, kjo pyetje merr pėrgjigje tė zgjeruar, duke sqaruar mjaft fakte e rrethana qė ēuan vrasėsit nė realizimin e kėtij krimi dhe qė nėpėrmjet njė pyetjeje natyrisht qė nuk mund tė pėrmbushet ajo qė duhet thėnė e zbuluar pėr publikun. Shkurt, kjo ėshtė njė vrasje politike prej atyre qė Hajdari u rrezikonte pushtetin e duke pėrdorur si precedent largimin nga politika tė protagonistėve tė saj Nano-Berisha. Mendoni arrestimin e tė Gjashtėve, reagimin e Nanos pas kėtij akti se ai nuk kishte pasur dijeni, si dhe deklaratėn e kėtij tė fundit se njė grua mė paralajmėroi pėr vrasje mė 12 shtator. Por edhe lutjet qė u janė bėrė tė mėdhenjve tė politikės botėrore “... pėr t’u hequr qafe binomin politik Nano-Berisha pas dėshtimit tė skenave tė pėrmendura mė lart. Pėr fat tė keq mundet qė ky klan kriminal tė ketė bindur ndonjė strukturė tė huaj pėr vrasjen e tė ndjerit Azem Hajdari, si rrezik potencial pėr vendin tonė tė brishtė dhe shumė tė lodhur pas trazirave tronditėse tė 1997-ės. Kam bindjen se veē interesave kriminale tė trafikantėve tė armėve, vrasja e Hajdarit u ka interesuar dhe strukturave tė ish-Jugosllavisė, me qėllim destabilizimin e vendit tonė nė kohėn kur pėrgatiste masakrėn ndaj Kosovės, me qėllim qė tė vepronin me dorė tė fortė jashtė vėmendjes sė ndėrkombėtarėve, praktika kėto qė kanė ndodhur dhe mė parė. Por duhet theksuar se urdhėruesit dhe organizatorėt e kėtij krimi tė cilėt bėnin informacione se gjoja nė fillim tė shtatorit 1998 Azem Hajdari do tė fillonte kryengritjen e armatosur e qė pikėrisht nė kėtė moment u larguan nga vendi i krimit i pėrgatitur prej tyre, janė pikėrisht pėrgjegjėsit pėr vrasjen e Azem Hajdarit.



Nga Klodiana Lala


Prokuroria manipuloi provat e dosjes “Hajdari”. Fatmir Haklaj u lirua nga arresti pėr t’u ekzekutuar. Fillesat e serialit tė vrasjeve nė Tropojė, mendoj se nuk kanė qenė tė nisura nga politika”. Kėshtu shprehet Ismet Haxhia, nė pjesėn e dytė tė intervistės dhėnė pėr “Gazeta Shqiptare”. I dėnuari me 20 vjet burg pėr vrasjen e deputetit tė PD-sė, Azem Hajdari, rrėfen pėr takimin e tij me ish-shefin e SHIK-ut, Fatos Klosi. “Pas arrestimit tė vėllait tim Isamedinit, unė i kėrkova takim Fatos Klosit, takim qė u realizua nė lokalin “Redbull”, njė lokal pėrballė Ministrisė sė Drejtėsisė. Nė atė takim unė nuk shkova pėr tė kėrkuar lėmoshė, as pėr t’u bėrė pjesė e skenarėve tė tij kriminalė, por pėr ta paralajmėruar me vendosmėri qė tė hiqte dorė prej tyre dhe prej krimeve qė synonte ndaj meje dhe vėllezėrve tė mi”, - thekson Haxhiaj. Ai shprehet mė tej se shteti heshti pėrballė njė krimi kaq tė rėndė, duke lėnė vrasėsit tė largohen...


Z.Haxhiaj, ju pretendoni se pėr dosjen “Hajdari” nuk ėshtė hetuar. Si e argumentoni kėtė fakt?

Siē e kam theksuar edhe mė parė, ēėshtja “Hajdari” nuk ėshtė hetuar ndonjėherė. Ajo vetėm ėshtė manipuluar, madje edhe hetimet e zhvilluara nė harkun kohor tė njė viti e gjysmė janė zhdukur nga dosja hetimore menjėherė pas likuidimit fizik tė provės kryesore, ekzekutorit tė Azem Hajdarit, Fatmir Haklajt, pėr tė zėvendėsuar kėtė tė fundit me emrat tanė, nė shėrbim tė skenarėve qė shpjegova. Nė pamje tė parė tė bie nė sy njė grup prokurorėsh sa pėr tė shpėrndarė pėrgjegjėsinė si manipulatorė tė ēėshtjes, sa pėr tė mos u ndjerė vetėm nė kėtė krim tė dėnueshėm siē ėshtė manipulimi i provave. Se sa profesional ka qenė ky grup prokurorėsh del nė pah duke menduar se atė e ka drejtuar Haxhi Giu, njė ish-mėsues fshati i brumosur me dijeni tė thella nė jurisprudencė, afėr bregut tė cekėt tė detit Adriatik, nė Plepa tė Durrėsit, aty ku nė vitet e edukimit komunist kualifikoheshin aktivistėt e bashkimeve profesionale me vetėm aq kohė sa u kualifikua pėr drejtėsi prokurori Giu. Cilėsia e hetimit dhe gjykimit tė vrasjes mė tė bujshme dhe serioziteti me tė cilin e mori politika, duken qartė edhe nė aftėsinė prej aktivisti me shkollė nate tė pinjollit tė diktaturės Arben Micko, qė kryesonte trupin gjykues. A mund tė besohet nga ndokush se ky krim kaq i rėndė u hetua me profesionalizėm e paanėsi politike, kur ata morėn prova tė pėrpunuara nga SHIK-u i Klosit me konflikt tė thellė kriminal interesi si Muldaka e Cakrri (Astrit Muldaka dhe Petrit Cakrri, dy dėshmitarėt okularė tė vrasjes sė Azem Hajdarit, shėnim i redaktorit) i pari, i konvertuar nga vrasės nė dėshmitar, kur nė vend qė ekzekutori Fatmir Haklaj tė merrej nė pėrgjegjėsi penale pėr vrasjen, e liruan nga gjendja e arrestit pėr ta likuiduar fizikisht vetėm pak ditė mė pas, pasi prokurorėt nėpėrmjet dėshmitares Pėllumbesha Gjoni, pa dashje dhe pa dijeninė e Klosit dhe Rakipit, e identifikuan atė si vrasėsin e Hajdarit; kur vrasėsit pas kryerjes sė krimit largohen tė qetė, madje duke na hequr edhe pengesat, edhe pse kaluan nė territorin e tetė rajoneve e komisariateve tė policisė dhe nuk u hetua kurrė pėr pėrgjegjėsinė e pėrkrahjes shtetėrore pas krimit, kur; organizatorėt e kėtij krimi, pėr tė mos i shqetėsuar vrasėsit, urdhėrojnė heqjen e postblloqeve te Ura e Fanit nė Mirditė, menjėherė pasi mėsuan drejtimin e lėvizjes sė vrasėsve pėr t’u kthyer nga kishin ardhur dhe askush nuk u mor nė pėrgjegjėsi pėr kėtė krim shtetėror, kur me gjithė identifikimin e vrasėsve, menjėherė pas kryerjes sė krimit nuk veprohet pėr arrestimin e tyre, edhe pas kėrkesės sė ish-shefit tė Komisariatit Tropojė, Fatmir Meta qė tė nesėrmen e vrasjes sė deputetit. Kur identifikohet mjeti i krimit dhe zotėruesi i tij nė momentin e krimit dhe nuk veprohet pėr ta arrestuar, edhe pse kjo gjė i kėrkohet ministrit tė Rendit nga Shefi i Sektorit ushtarak nė Prefekturėn e Tiranės A.Duka, por e lanė tė fshehur identitetin e tij, pėr ta pėrdorur mė pas si dėshmitar tė rremė, kundėr njerėzve pa faj, nė pėrmbushjen e skenarėve nė betejėn politike tė zgjedhjeve tė vitit 2001. Kur Shėrbimi Inteligjent Kombėtar nė informacionet e tij pėr institucionet mė tė larta tė vendit, qėllimisht fsheh identitetin e pėrdoruesit tė kėtij mjeti nė momentin e krimit, nėpėrmjet deformimit tė emrit tė Muldakės, duke e quajtur Myftar Culaj dhe pėr ta zbuluar e pėrdorur si dėshmitar nė kohėn e manipulimit tė dosjes hetimore. Kur organi i akuzės largonte nga mjeti i zaptuar prej tij Muldakėn e duke e vėnė nė njė makinė tjetėr nė rolin e inspektorit tė vendit tė ngjarjes, nė kėmbim tė heqjes sė akuzės qė meritonte, pra me pėrfitim tė ndėrsjelltė, duke penalizuar tė pafajshmit nėpėrmjet kėtij vrasėsi tė konvertuar nė dėshmitar, tė zgjedhur nga tutorėt e tyre nė SHIK e nė politikė. Kur nė mėnyrė krejtėsisht banale ka servirur para gjykatės variantin se nė vrasjen e Azem Hajdarit kanė marrė pjesė njė ushtri prej rreth 100 vetash, vetėm pėr tė justifikuar mosveprimin e strukturave tė urdhėruara nga tutorėt e tyre politikė, ndėrkohė qė ėshtė vėrtetuar se nė vrasjen e Hajdarit kanė marrė pjesė vetėm katėr veta, njėri prej tė cilėve e vranė pa dashje nga plumbat e ekzekutorit. Pra, a mund tė mendohet e besohet se ėshtė kryer njė hetim profesional e i paanshėm duke marrė prova tė stisura nga pėrgjegjėsit e kėsaj vrasjeje? Ndėrkohė qė prokurorėt nuk bėnin gjė tjetėr, veē “montimin” e dėshmive tė tyre nė funksion tė manipulimit tė dosjes e fshehjes sė tė vėrtetės. Nga kėto qė thashė e njė mori arsyesh tė tjera tė cilat nuk mund tė radhiten tė gjitha nė njė intervistė, krijojnė bindjen tek tė gjithė, - veē atyre qė duan tė bėjnė indiferentin apo shurdhmemecin, - se kjo ēėshtje nuk u hetua fare objektivisht dhe aq mė pak profesionalisht.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-06-10, 13:26   #4
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre motivet e vrasjes se Azem Hajdarit.Ismet Haxhia thyen heshtjen..

Ēfarė mund tė na thoni pėr serialin e vrasjeve nė Tropojė? A mendoni se ky serial u mbars nga politika?

Pėr serialin e vrasjeve nė Tropojė ėshtė folur me profesionalizėm nė emisionin “Xhungėl”, tė cilin e kam ndjekur dhe mė ka pėlqyer. Megjithatė, nė serialin e kėtyre vrasjeve ka shumė tė ditura, por tė pathėna, qė nga askush dhe asnjėherė deri tani nuk u hetuan, e pėr pasojė nuk u penalizuan pėrgjegjėsit, pasi shumica e tyre janė pasojė e njė terrori tė egėr shtetėror nė Tropojė. Ajo qė vlen tė theksohet ėshtė se atje, pėr fat tė keq u goditėn padrejtėsisht familjarėt, ndėr mė tė mirėt e asaj treve. Nė Tropojė, pas vrasjes sė vėllait e kunatit tė Fatmir Haklajt, gjithēka doli jashtė normalitetit. Asgjė nuk mund tė kontrollohej e aq mė pak krimi. Nė kėto kushte e terren tė kontrolluar vetėm nga banda tė armatosura, u bėnė shumė vrasje tė shėmtuara. Pak muaj mė parė u bė njė vrasje tejet e shėmtuar. U vra Bajram Hoxha, njė djalė me cilėsi tė rralla e nga njė familje ideale pėr nga cilėsitė e saj. Ai u vra nė njė ditė tė rėndė pėr atė familje, pasi ata, po atė ditė po pėrcillnin pėr nė banesėn e fundit njė djalė tė tyrin fare tė ri, ditė kjo qė edhe hasmi mė i lig nuk tė vret. Kjo vrasje na tronditi tė gjithėve, por akoma mė tronditės ishte fakti se vrasėsit nuk u deklaruan, ēka nuk kishte qenė traditė e malėsorėve tė Tropojės. Pastaj vazhduan vrasje seri pas atij momentit qė theksova mė lart. Duke vazhduar me vrasjen e tre tė pafajshmėve: Avdyl Matoshi, Gjin Kolbucaj dhe Agim Dezdari, vetėm pėr tė ushtruar terror e dhunė psikologjike prej tė fortėsh me njerėz tė paarmatosur e tė pozicionuar nė hallet e veta. Vrasjet mė pas vazhdojnė pėr bajraktarizėm, pas dyshimeve nga thashethemnaja qė kishte marrė dhenė nė atė kohė, nga intrigat nėpėrmjet tė cilave filloi hakmarrja e egėr pėr mllefe e armiqėsi tė harruara deri atėherė e tė lindura rishtazi, deri edhe nė vrasje tė kryera pėr variacionin pėr t’i pėrdorur si harem pėr hasmin, me qėllim qė duke shkuar nė varrim apo pėr ngushėllim, t’i bėnin pritė vrasėse atij e pėr motive deri mė tė rėndomtat. Fillesat e serialit tė vrasjeve nė Tropojė, mendoj se nuk kanė qenė tė nisura nga politika. Mė pas ato u pėrdorėn politikisht me intensitet dhe egėrsi vetėm e vetėm pėr tė dėmtuar imazhin e Berishės e Hajdarit atje, e deri nė nxitjen e tė fortėve pėr likuidimin e tyre. Tė gjithė banorėt e asaj treve, kush mė shumė e kush mė pak, jemi trullosur nga shpifjet e ngritura nė mėnyrė institucionale e tė shpėrndara nėpėrmjet thashethemeve se vrasjen e Qafės sė Luzhės ku u vranė vėllai e kunati i shefit tė komisariatit, Fatmir Haklajt, e kishin urdhėruar Berisha e Hajdari.

Njė absurditet i madh ky! Kam bindjen se kjo vrasje u iniciua nga strukturat e UDB-sė jugosllave dhe trafikantėt e armėve qė synonin tė bėheshin lider nė kėtė treg fitimesh marramendėse, duke boshatisur magazinat e pacenuara tė armėve tė shtetit duke bėrė dhe patriotin, se ua jepnin UĒK-sė me ēmime tė kripura, nė vend qė tua falnin pėr tė mos u sharruar mė vonė me gur fresibėl nė kuadrin e likuidimit tė armatimit tė tepėrt. Vrasja e Shkėlqim Haklajt, i cili kishte filluar punė nė Pikėn e kalimit Kufitar tė Qafė-Prushit dy ditė para se tė vritej, vetėm pėr tė ngritur njė linjė tė re pėr shitje armėsh. Nė vitet 1998-1999, kohė kur nė Tropojė zhvillohej gjithė aktiviteti stėrvitor i furnizimit me mjete logjistike, ushqime e ilaēe i formacioneve tė UĒK-sė, pėr destabilizimin e Tropojės nuk mund tė gjendej ndonjė variant mė ideal se vrasja e vėllait tė Fatmir Haklajt, nė atė kohė shef i komisariatit atje, i cili ishte edhe zotėruesi i trafikut tė armėve, pa lejen e tė cilit nuk mund tė shitej qoftė edhe njė fishek i vetėm. Ky destabilizim u shėrbente pra trafikantėve tė veshur me pushtet e qė drejtohej nga Tirana, duke synuar zotėrimin e tregut atje, si dhe strukturave tė fshehta tė Serbisė, qė synonin me ēdo kusht pengimin e armatosjes sė UĒK-sė duke e sabotuar kėtė trafik. Mė mirė se aq sa e kanė llogaritur e realizuar njėherėsh, nuk mund tė kishin realizuar mė mirė se kaq, me asnjė mėnyrė tjetėr tė mundshme. Destabilizuan Tropojėn dhe e lanė ashtu, nėn peshėn e rėndė tė vėllavrasjeve, qė ashtu si shumica e tropojanėve nuk e kanė dėshiruar dhe as e kanė pėr ta dėshiruar kurrė.

Si e gjykoni ju mosvajtjen e Berishės nė Tropojė pas kaq vitesh?

Kėtė pėrgjigje duhet ta kėrkoni nga Berisha. Megjithatė, dua tė theksoj vetėm kėtė gjė, qė Berishėn e duan tropojanėt dhe e mbrojnė, pa asnjė dallim politik. Berisha e ka pasur mė tė vėshtirė tė shkonte nė Vlorė nė pranverėn e vitit 2000, e megjithatė shkoi atje dhe e pritėn me lule, e jo me plumba siē e kėrcėnonin kundėrshtarėt e tij tė vjetėr. Mendoj se Berisha nuk ka shkuar nė Tropojė pėr tė vetmen arsye, pasi nuk do qė kundėrshtarėt e tij tė mund ta pėrdorin kėtė veprim tė mundshėm tė tij qė, duke e instrumentalizuar e pėrpunuar nė mėnyrė kriminale siē ėshtė vepruar deri mė sot, tė bėhet shkak edhe pėr mė tė voglin destabilitet nė vendlindjen e tij.


Ju pretendoni pafajėsi, cilėt janė personat qė pėrgatitėn arrestimin e dėnimin tuaj?

Mė duket se deri tani ju pėrmenda ndonjė nga emrat, por pėr mė saktė duroni derisa tė vijė momenti i botimit tė librit tim, qė sapo ju fola. Dua tė them se ata kanė emra tė pėrveēėm dhe atėherė kanė qenė tė veshur me shumė pushtet. Kaq sa pėr ata qė pėrgatitėn vrasjen e Azem Hajdarit. Ndėrsa pėr ata qė pėrgatitėn arrestimin dhe dėnimin tim, vlen tė theksoj se, menjėherė sapo mė arrestuan vėllain Isamedinin, duke qenė plotėsisht i pafajshėm, unė reagova ashpėr e nė mėnyrė kėrcėnuese. Menjėherė unė i kėrkova takim Fatos Klosit, takim qė u realizua nė lokalin “Redbull”, njė lokal pėrballė Ministrisė sė Drejtėsisė. Nė atė takim unė nuk shkova pėr tė kėrkuar lėmoshė, as pėr t’u bėrė pjesė e skenarėve tė tij kriminalė, por pėr ta paralajmėruar me vendosmėri qė tė hiqte dorė prej tyre dhe prej krimeve qė synonte ndaj meje dhe vėllezėrve tė mi. Nė atė moment unė nuk kam qenė i parashikuar pėr t’u penalizuar pėr vrasjen e Azem Hajdarit, pasi pėr kėtė kishin planifikuar dy vėllezėrit e mi, gjė qė duket nė manipulimin e Muldakės. Sipas dėshmisė sė tij tė datės 20.11.2000 marrė prej tij nė burgun Rexhina Ēela nė Romė dhe qė emri im nuk figuron tė jetė pėrmendur prej tij. Mendoni faktin qė ai kriminel pėrmendte vetėm emrat e atyre qė i kėrkohej prej prokurorėve nė kuadrin e manipulimit tė dosjes. Pas kėtij takimi arrestimi im erdhi pak ditė mė pas, vetėm pesė, kohė qė iu desh Klosit tė pėrdorte bashkėpunimin e tij tė paskrupullt Cakrri, qė tua dhuronte prokurorėve pėr tė sajuar arrestimin tim, pėr tė cilin vetėm pak minuta pas ndarjes nga unė, e pėrgatiten nė takimin e tyre Klosi – Rakipi, fakt ky qė unė e kam denoncuar edhe mė parė.


Ēfarė bėn Ismet Haxhia nė qeli?

Shpesh duke iu pėrgjigjur miqve tė mi me shaka, u them se ndodhem nė regjim stallor; ha, pi dhe rri. Sa pėr tė qeshur pak. Nė fakt nuk ėshtė kėshtu. Unė pėrpiqem tė programoj kohėn nė atė mėnyrė, qė tė mos lė boshllėk qė tė veprojnė mbi mua hallet qė kam. Nė kėtė kontekst, lexoj shumė letėrsi artistike, kam lexuar njė metėr kub literaturė pėr jurisprudencė dhe pėr procedurat e praktikat ligjore tė Gjykatės sė Strasburgut. Veē librit qė pėrmenda kam shkruar edhe dy romane, njė me temė nga realiteti i sotėm, dhe njė me temė nga e kaluara qė kam pasur. Jam duke pėrgatitur njė libėr me temė nga jurisprudenca, nėpėrmjet tė cilit tė ndihmoj kėdo qė dėshiron t’i drejtohet Gjykatės sė Strasburgut, kur mendon se i janė shkelur tė drejtat nėpėrmjet njė procesi tė rregullt ligjor, apo hetues prokurorė, gjykatės, juristė, qė janė dhunuesit mė tė mėdhenj tė tė drejtave tė qytetarėve, nėpėrmjet ushtrimit tė funksioneve tė tyre, nė vend qė t’i mbajnė ato duke zbatuar Kushtetutėn e ligjet e vendit dhe veēanėrisht avokatėt, qė pėr fat tė keq janė hallka mė e dobėt e sistemit tė drejtėsisė.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-06-10, 16:50   #5
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tre motivet e vrasjes se Azem Hajdarit.Ismet Haxhia thyen heshtjen..

Shume shkrim interesant, Faleminderit per artikullin AnnA


__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.