Ministri i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj ka komunikuar lajmin pėr njohjen e re qė i ka ardhur shtetit tė Kosovės nga Egjipti. Ai nėpėrmjet rrjetit social Twitter ka komunikuar kėtė lajm duke thėnė se edhe zyrtarisht shteti mė i vjetėr nė botė ka njohur Kosovėn.
Shteti mė i vjetėr nė botė, Egjipti ka njohur zyrtarisht tani shtetin mė tė ri nė Evropė, Kosovė, ka thėnė Hoxhaj nė Twitter. Pėr mė tepėr ai ka thėnė se kėtė lajm e ka marr nga asistentit i presidentit tė Egjiptit, Mohamed Morsi.
Lajmin pėr njohjen zyrtare tė Kosovės nga Egjipti, unė e kam pranuar nga Dr.Essamel-Haddad, Asistent i Presidentit tė Egjiptit, shkruan nė Twitter, Hoxhaj.
Me kėtė njohje Kosova ka arritur numrin 100 tė njohjeve apo ndoshta edhe ka tejkaluar, por ministria e Punėve tė Jashtme ende nuk ka dal me numrin e saktė tė njohjeve.
RTK
___________________________
http://www.rtklive.com/new/index.php...05d8xp0OsdemJo