Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-02-06, 11:24   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim REXHEP QOSJA DHE LEVIZJA E KUFIJVE TE KOSOVES

Nga Rrok Berisha

Qosja keto dite shpalosi edhe nje plan te vetin-propozim, si te Qosicit, Drashkovicit, Tadicit dhe te te gjithe ultranacionalisteve serbe. Permes "keshillave", Qosja ben perpjekje per legjitimimin e ndarjes se Kosoves, aneksimin e ri te tokave shqiptare mundohet ta shprehe e ta arseytoje ne formen e zbutur e te "natyrshme", duke e cilesuar si "levizje te qete te kufijve me marreveshje" dhe me mundesine pastaj te shpernguljes "humane" te popullates, sipas perkatesise nacionale. Keto propozime nga "babai i kombit" vijne ne kohen, kur vec kane filluar bisedimet per status perfundimtar te Kosoves, dhe kur e gjithe bashkesia nderkombetare e perkrah teresine territoriale te Kosoves. Por, ky "mendimtar i vecante" i kombit promovoi "mendimet" e veta si te vetmin "shpetim" per Kosoven, te cilat ne permbajtje nuk ndryshojne shume me ato te ultranacionalisteve serbe, te cilet pas gjithe asaj qe ndodhi ne Kosove dhe rreth saj, edhe ne kete kohe, Kosoven po e perdorin per te maninipuluar popullin e vet dhe ne mbrojtje te interesave te tyre politike.

Si gjithmone, edhe sot me shume se kurre, po manipulohet ne emer te "demokracise" dhe "ne mbrojtjen e te drejtave "te serbeve e te pakicave ne Kosove. E me kete pala serbe po ben perpjekje qe te mbroje krimin dhe kriminelet qe shkaktuan gjenocid e gjakderdhje ndaj shqiptareve, ne pushtim te tokave dhe pervetesim te pasurise se tyre. Mjerisht ketyre mendimeve shkaterrimtare serbe dhe forcave qe hapur bejne fushate per ndarjen e Kosove ne dy entitete, shqiptar e ate serb, ne nje menyre po u bashkengjitet edhe Qosja. Me idene e "levizjes se qete te kufijve". Populli ka thene: "Guri peshon rende ne vend te vet". Kete fjale te urte te popullit, Qosja kahere e ka harruar. Ai ka vite qe eshte shkulur nga trungu-vendi i vet, prej nga ka lene popullin e vet nen trysnite asimiluese malazeze. Andaj, me kete ndjenje te humbur, Qosja lirshem flet per "levizje te kufijve te Kosoves" dhe nuk i ben pershtypje fakti se me kete Qosja tenton te permbyse gjithe ate qe beri populli shqiptar, per te ruajtur gjuhen dhe kombin, per pavaresi, por ai shkel edhe mundin dhe kontributin e tyre, per ta mesuar te flase shqip, per ta shkolluar dhe bere akademik.

Qosja duhet ta dije se nuk ka te drejte te beje "trambe me token e Kosoves", derisa vendlindjen e vet, ne anen tjeter te Alpeve Shqiptare, e ka lene te harruar e te okupuar. Ai duhet te flase per levizje kufijsh apo per autonomi territoriale e politike te viseve shqiptare ne Mal te Zi, te cilen gje e hesht...!

Kosova ka specifikat e saj te vecanta si pjese e etnikumit shqiptar, e cila eshte okupuar dhe gjakosur nder shekuj nga turqit e sllavet. Prandaj as Qosja, as Qosici e Tadici e askush tjeter, nuk mund te luajne me kufijte e saj! P-r lirine e Kosoves eshte luftuar dhe derdhur gjak, jane flijuar qindra mijera shqiptare. Ne kete sakrifice e veteflijim te shqiptareve thirret dhe e mitizon aq shume Qosja, kur eshte fjala per ta marre pushtetin, kur eshte fjala per ta qortuar verdiktin e popullit, i cili, sipas tij, asnjehere nuk "paska ditur" ta zgjedhe ate qe duhet, pra qe ta jape voten ku duhet.

T(ia perkujtojme Qoses dhe gjithe te tjereve se rezistenca ne dekada dhe lufta e armatosur qe beri populli i Kosove dhe gjithe gjaku i derdhur, u be per lirine e pavaresine, per mbrojtjen e Kosoves ne kufijte ekzistues, e jo qe t(ua plotesoje deshirat e Qosjes e as orekset shoviniste te serbeve, te cilet jane zgjuar e deshirojne te bejne "trambe", duke realizuar endrren e kahershme jo vetem te levizjes se kufijve, por edhe te fshirjes se kufijve dhe te kombit shqiptar nga trojet e veta etnike. Pra, as Qosja e as Qosicet nuk kane mandate e te drejte te caktojne kufij te rinj, e as te bejne shperngulje "humane" te popullates shqiptare nga toka e vet etnike ne brendi te Kosoves. Nje gje te ketille dhe spastrimin etnik te Kosoves e pati bere edhe makineria vrastare e Milloshevicit. Qosjes duhet t(i jete i fresket viti 1999, kur me vrap iku drejt Maqedonise, duke mos bere asgje, as nje te vetmen perpjekje qe te mbetet ne Kosove, prej nga do t`u jepte shprese shqiptareve te mbetur (zene) peng qe te mos shperngulen, e te shperngulurve per kthim te shpejte. Ai la ushtaret e lirse ne emer te te cileve thirret, por nga jashte nuk munguan "keshillat" per te degjueshmit e tij, per realizimin e skenarit te "Revolucionit te vonuar". Ne kete rast, nuk te mos e perkujtoj edhe skenen tronditese tragjike-komike te Qoses me rastin e kalimit te kufirit Kosove-Maqedoni ne Bllace, me mjeker te rruar, i mbeshtjelle si grua e i bere tebdil, "nga frika" e identifikimit nga forcat serbe. Kjo frike nuk ishte reale, sepse Qosja kishte mjaft miq qe ta futnin ne Maqedoni pa ferre ne kembe. Qosen e kompromisit te madh e pati ndihmuar policia maqedonase...

Edhe nje gabim i pafalshem i Rexhep Qoses, kur Kosoven dhe zgjedhjen e problemit te saj tenton ta krahasoje me turqit e greket, me pjese te tjera te botes! Kosoves ia ngarkon peshen e se kalures komuniste, duke i mohuar levizjet e para antikomuniste ne kete pjese te Evropes Juglindore, duke thene se: "150 mije anetare te LK ne Kosove pas vitit 1990, vetem nderruan emrin dhe u bene anetare te LDK-se. E Qosja, ku u orientua ne ate kohe. Me siguri se atij dhe bashkemendimtareve te tij u ka munguar guximi qytetar e intelektual, apo iu ka dhimbsur sistemi prej te cilit Qosja ishte nder njerezit me te privilegjuar, e i cili ne esence mbeti gjithmone komunist. Qosja me mjeshtri hapur, edhe nje here therret te pakenaqurit qe t(i kundervihen votes se lire. Duke i qendruar besnik thenies: "Pushteti duhet marre me gjak". Kjo eshte shkelje e cdo rregulli dhe rendi demokratik e te votes se lire.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-02-06, 15:47   #2
arben-ks
 
Anėtarėsuar: 20-12-05
Vendndodhja: Ne dardh
Postime: 344
arben-ks shumė i dashurarben-ks shumė i dashurarben-ks shumė i dashurarben-ks shumė i dashurarben-ks shumė i dashur
Gabim

Revulicioni i vonuar demokratik i isht ldk esht ky qosja e dikur thojke kur kena pas na shtet sllavet u hulatshin neper kanopa si majmun e sod na sjel plane te shkive me disa udbasha shqiptar kapuqkuqa :shock:
arben-ks Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 17:38   #3
ANESTEZIA
 
Anėtarėsuar: 07-01-06
Postime: 114
ANESTEZIA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: REXHEP QOSJA DHE LEVIZJA E KUFIJVE TE KOSOVES

Te shkruani ju per mendimet e R.Qosjes eshte nonsens.
Niveli i juaj eshte shuuuuuuuuuuume i ulet, i ulet deri ne humnere. Ju t'i "perkujtoni" zotit Qosja diēka per ēka Ai ka folur? Ju nuk dini ē'ka thene Ai. Jeni shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume i(e) vockel. S'kam kohe me shume te merrem me ju.Nderprejeni se po dukeni qesharak(e).Ha-ha-ha-ha-ha-ha-ha.
ANESTEZIA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 18:53   #4
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pershendetje...... arben-ks edhe ANESTEZIA po me duket se syte e juve nuk po lexojshin mir ......hapni pak me shum syte e shiqqoni se kush e ka shkrue ket skrim nuk eshe e shkrume nga une .....ky artikull eshte marre nga personi qe eshte i shkolluar per ket lamie e nuk eshte sikur ju qobana te lopve te Qosjes.
Ma thuni vetem nje gje qka nuk eshte e vertet ne ket artikull ju dy me jepni deshmi oreee me falni se gishtat e mi nuk po mundem me shkreu se qfar ju kisha then por kam pak ndergjegje e nuk po mundem ......
Ne fakt ne keto gjana nuk ka role e madhe apo e vockel por intelegjenca
dhe shkolla ....me duket se me keni kuptue qobanat e Qosjes.




P.S kam edhe ca artikulla te tjer ...do i sjelli ma vone

Ju pershendet Zana e vockel...hehehehehehe
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 20:42   #5
ANESTEZIA
 
Anėtarėsuar: 07-01-06
Postime: 114
ANESTEZIA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ne te vertete shkrimi i Rrokut eshte edhe mendimi i juaj.Pra ju e perkrahni ate.

Une ndoshta jam ēoban i lopeve te z.Qosja.Po ju ēfare jeni? Ju i fshini rruget e Zvicres dhe per ate jeni "e menēur dhe beni politike te holle".Ju ne te vertete jeni nje soj me ate Rrokun tend.
Thuani qe t'u pergjigjem me argumente atyre qe i thote ai fare Rroku.
Ja po u pergjigjem shkurt:
Rr, rr: Rroku rrene!Edhe ai s'ka tru sikurse ti, qe te mund te korrigjoje z.Qosja.

Hajt pra te mos humb kohe kot me ty oj fshisa e Zvicres.

P.s .do te vije koha te kuptosh kush eshte ky fare" qobani i lopeve te Qosjes'.
ANESTEZIA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 20:52   #6
Portokalli
 
Anėtarėsuar: 06-01-06
Postime: 120
Portokalli e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ANESTEZIA
Ne te vertete shkrimi i Rrokut eshte edhe mendimi i juaj.Pra ju e perkrahni ate.

Une ndoshta jam ēoban i lopeve te z.Qosja.Po ju ēfare jeni? Ju i fshini rruget e Zvicres dhe per ate jeni "e menēur dhe beni politike te holle".Ju ne te vertete jeni nje soj me ate Rrokun tend.
Thuani qe t'u pergjigjem me argumente atyre qe i thote ai fare Rroku.
Ja po u pergjigjem shkurt:
Rr, rr: Rroku rrene!Edhe ai s'ka tru sikurse ti, qe te mund te korrigjoje z.Qosja.

Hajt pra te mos humb kohe kot me ty oj fshisa e Zvicres.

P.s .do te vije koha te kuptosh kush eshte ky fare" qobani i lopeve te Qosjes'.
ka asht anestezia qe kur ta rrok narkoza ne koke sdi as cka flet :lol: :lol: :lol:
Portokalli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 21:02   #7
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ANESTEZIA

Ju i fshini rruget e Zvicres dhe per ate jeni "e menēur dhe beni politike te holle".Ju ne te vertete jeni nje soj me ate Rrokun tend.
Thuani qe t'u pergjigjem me argumente atyre qe i thote ai fare Rroku.
Ja po u pergjigjem shkurt:
Rr, rr: Rroku rrene!Edhe ai s'ka tru sikurse ti, qe te mund te korrigjoje z.Qosja.

Hajt pra te mos humb kohe kot me ty oj fshisa e Zvicres.

P.s .do te vije koha te kuptosh kush eshte ky fare" qobani i lopeve te Qosjes'.

hahahaha qka mshtine me qesh pasha at zot u kanqa me ty ......a po vjen e mem ndimue pak se jam e re e jam lodhe nuk po muj me pastrue rruget .......hahaha ti po e njifshe ate Rrokun kishe vauuuuu sa mir une nuk e njof fare as qe e di se kush eshte .....
....mos mu krecno se me ki frigue ....mi marrsh tligat ha
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 21:15   #8
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Anestezia a per "NJERKUN e KOMBIT" po flet a?????!!!!
Qosja si politikan eshte i cofte moti!
Si letrar o pasha kryt e nanes sa shume e kam lexue perpara dhe me endje, por jo ma!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 21:19   #9
E_Zjarrta
 
Avatari i E_Zjarrta
 
Anėtarėsuar: 14-03-05
Vendndodhja: Jetoj ashtu si kam LIndur SHqiptare ne Dardani
Postime: 285
E_Zjarrta e ka pezulluar reputacionin
Gabim

po sa e Pashe emrin e Qosiqit ketu mu duk se e tere dhoma ku e kam PC filloi te kundermoj ai per mua eshte nje Bastard dhe nga ata nuk mundesh me prite asgje me shume se sa fjale budallesh

revolucioni i vonuar Qosiqian ka vdekur dhe as qe ka per tu realizuar
__________________
Kure shoh e ndegjoj disa njerez besomeni secilen her po i adhuroj me shume qenet endacak qe sillen rrugeve te pluhrosura te Kosoves
E_Zjarrta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 23:24   #10
krijuesiii
 
Avatari i krijuesiii
 
Anėtarėsuar: 20-11-05
Vendndodhja: ne bote gjitheandej
Postime: 1,005
krijuesiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

..Kush eshte ky rrokkkee rrenci e shpifsi ore

...mos te harrone se Rexhep Qosja ka qene mesuesi i Peresidentit te tyre te ndjer I. Rugova e qe ky nxenes ju pate lazdrue shume e bojke marrevehje me milloshin, Rexhep Qosja ka te shkruar ne rrafshine e Historis Kombtare dhe Politiken e Strategjine e Bashkimit Kombetare mbi 5000 faqe Histori Shqipetare dhe nje rroke shpifci qe pernime i lane WC e Zvicrres nashta si e ka marue rrenen e mire ja kane marre ata te Borbes asi te botes sot se u habita e mule ta njollosin, po kone e lane te mire kta rroke rrenca perpos mretin e tyre te ndjer...


...nejse nejse edhe rrenat shiten sot qa spo ndodhe...



tungiii
__________________
I kam mbytur zhgenjimet.
I kam harruar vuatjet, mjerimet, dhimbjet.
SHQIPETARE dua tju shoh te bashkuar...
SHQIPERI A ALBANI emer qe me knaqe shpirtin
krijuesiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 23:40   #11
fesatiiiiii
 
Anėtarėsuar: 21-05-05
Postime: 19
fesatiiiiii i vlerėsuar jo keq
Gabim

krijuesiii, ēdo gje qe folet kunder asaj qe ti e perkrahe e quan rrene."Mesuesi" yt qe u vesh ne dimija e shamije e leshoi Kosoven, e la "nxenesit" i tij ne flake .Te gjitha te gjitha po qysh nuk i erdhi turp ta qethte mjekrren si te cjapit qe e mban.
fesatiiiiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 23:49   #12
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga krijuesiii
..Kush eshte ky rrokkkee rrenci e shpifsi ore

...mos te harrone se Rexhep Qosja ka qene mesuesi i Peresidentit te tyre te ndjer I. Rugova e qe ky nxenes ju pate lazdrue shume e bojke marrevehje me milloshin, Rexhep Qosja ka te shkruar ne rrafshine e Historis Kombtare dhe Politiken e Strategjine e Bashkimit Kombetare mbi 5000 faqe Histori Shqipetare dhe nje rroke shpifci qe pernime i lane WC e Zvicrres nashta si e ka marue rrenen e mire ja kane marre ata te Borbes asi te botes sot se u habita e mule ta njollosin, po kone e lane te mire kta rroke rrenca perpos mretin e tyre te ndjer...


...nejse nejse edhe rrenat shiten sot qa spo ndodhe...



tungiii
Shum po u ngutshe Krijuesiii le te vie marre per karakterin qe e paske ....nese je aq o zoti ne shkrime bane edhe ti shkrimin si aj shoku qe e ka ba dhe boto ne gazet dhe ne faqe te internetin e mos e hap gojen bla bla si ne *** po e din ti tash .....te kam then ca her mos me fjal ofenduse ....se ai as qe jeton ne zvicer dhe nuk eshte pastrues por eshte kritik dhe del me fakte e jo si ty qe ban bla bla bla bla neper forume.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-06, 00:08   #13
ANESTEZIA
 
Anėtarėsuar: 07-01-06
Postime: 114
ANESTEZIA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zana_ch
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga krijuesiii
..Kush eshte ky rrokkkee rrenci e shpifsi ore

...mos te harrone se Rexhep Qosja ka qene mesuesi i Peresidentit te tyre te ndjer I. Rugova e qe ky nxenes ju pate lazdrue shume e bojke marrevehje me milloshin, Rexhep Qosja ka te shkruar ne rrafshine e Historis Kombtare dhe Politiken e Strategjine e Bashkimit Kombetare mbi 5000 faqe Histori Shqipetare dhe nje rroke shpifci qe pernime i lane WC e Zvicrres nashta si e ka marue rrenen e mire ja kane marre ata te Borbes asi te botes sot se u habita e mule ta njollosin, po kone e lane te mire kta rroke rrenca perpos mretin e tyre te ndjer...


...nejse nejse edhe rrenat shiten sot qa spo ndodhe...



tungiii
Shum po u ngutshe Krijuesiii le te vie marre per karakterin qe e paske ....nese je aq o zoti ne shkrime bane edhe ti shkrimin si aj shoku qe e ka ba dhe boto ne gazet dhe ne faqe te internetin e mos e hap gojen bla bla si ne *** po e din ti tash .....te kam then ca her mos me fjal ofenduse ....se ai as qe jeton ne zvicer dhe nuk eshte pastrues por eshte kritik dhe del me fakte e jo si ty qe ban bla bla bla bla neper forume.
Nuk eshte pastrues por CLEANER sikur ti z.(onja) cenzurues(e).
Rrofshin pastruesit e Zvicres.
Gjumin e embel cenzurues(e)
ANESTEZIA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-06, 01:07   #14
ANESTEZIA
 
Anėtarėsuar: 07-01-06
Postime: 114
ANESTEZIA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Doni pergjigje me argumente: ja pergjigjeja , veq lexojeni me kujdes:per vete

KOSOVAPRESS: Akademik Qosja, viti 2005 nga qarqe tė ndryshme ėshtė vlerėsuar si vit historik pėr Kosovėn. A mund tė thuhet se ka qenė historik, sipas Jush, duke marrė parasysh tė gjitha zhvillimet qė kanė ndodhur?

-Viti 2005 nuk mendoj se mund tė quhet mė historik se, bie fjala, viti 2004 a viti 2003 a viti 2002. Ishte vit nė tė cilin janė vazhduar punė e pėrpjekje tė filluara nė vitet pėrpara dhe ishte vit nė tė cilin janė trashėguar probleme, vėshtirėsi, tė kėqija nga vite pėrpara. E quajnė historik disa pėr arsye se nė kėtė vit Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė mori vendim pėr fillimin e bisedimeve mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Ky vendim nuk e bėn historik, ndėrkaq, sepse ende nuk ua dimė pėrfundimin atyre bisedimeve. Do tė ishte vit historik sikur Kėshilli i Sigurimit tė merrte vendim pėr njohjen e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran apo, madje, tė merrte vendim pėr organizimin e referendumit mbi ardhmėrinė e Kosovės.



KOSOVAPRESS: Pėr kėtė vit ēka do tė veēonit si sukses e ēka si dėshtime te shqiptarėt?

-Suksese do tė quaja vazhdimin e kalimit tė kompetencave nga
UNMIK-u nė institucionet e Kosovės; krijimin e dy ministrive tė reja; ndėrtimet e reja nė qytete e fshatra me njė arkitekturė gjithnjė e mė tė bukur dhe, sidomos, lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut.

Dėshtime do tė quaja, ndėrkaq, moszgjidhjen e problemeve nė arsim e nė shėndetėsi, krimin e organizuar, korrupsionin gjithnjė e mė tė madh, nepotizmin, privilegjet dhe luksin e zyrtarėve, mbajtjen nė poste mė tė larta tė disa njerėzve – hapur tė korruptuar dhe, sidomos, moszgjidhjen e problemit tė Mitrovicės.



KOSOVAPRESS: Negociatat pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės tashmė kanė filluar. A mendoni se liderėt e ekipit negociator janė tė denjė pėr tė realizuar vullnetin e qytetarėve pėr pavarėsi?

-E thonė edhe tė tjerėt se nuk ėshtė ky delegacion qė shpreh mundėsitė politike dhe intelektuale tė Kosovės. Ka individė qė e meritojnė tė jenė dhe individė qė nė asnjė mėnyrė nuk do tė duhej tė jenė nė delegacion. Disa aty mund tė bėjnė punė e disa aty, siē ėshtė kryetari i Kuvendit, mund tė prishin punė me mosdijen e tyre.



KOSOVAPRES: Sipas jush cilat do tė ishin rezultatet e Ekipit negociator tė Kosovės (I ashtuquajturi grup i unitetit) nė raport me Serbinė, kur dihet se nė kėto bisedime Prishtina shkon pėr tė realizuar kompromis?

-Mbrėmė e dėgjova kryetarin e qeverisė, Bajram Kosumin, kur tha se delegacioni i Kosovės nė bisedime nuk do tė nėnshkruajė asgjė mė pak se pavarėsi sovrane. Dua t’i besoj. Por edhe nė qoftė se do tė nėnshkruante diēka mė pak, besoj se delegacioni e di se nė Kosovė do tė ketė forca tė organizuara qė do ta kundėrshtojnė vendosmėrisht nėnshkrimin e tyre eventual pėr mė pak. Ndėr sukseset e delegacionit, pėrpos premtimit tė kryeministrit pėr pavarėsi sovrane, unė do tė quaja posaēėrisht mospajtimin me decentralizimin e Kosovės ashtu si e kėrkon Serbia dhe ashtu si, sado me gjuhė diplomatike, e pėrkrahte edhe Kai Aide nė raportin e tij shumė tė lavdėruar nga institucionet tona, por dukshėm tė papėrshtatshėm pėr ne! Domethėnė: sukses do tė quaja mospajtimin e vendosur tė delegacionit tonė me kantonizimin e Kosovės dhe krijimin e entitetit serb nė Kosovė me lidhje tė veēanta me Serbinė, qė do tė pėrfaqėsonte rrezik pėr ardhmėrinė e Kosovės.



KOSOVAPRESS: A besoni nė realizimin e plotė tė pavarėsisė sė Kosovės kur dihet se BE dhe SHBA, e lėre mė vendet fqinje, nuk janė tė disponuara tė lejojnė prezencėn e dy shteteve shqiptare nė Ballkan?

-jam i prirur tė mendoj se SHBA-tė dhe BE-ja janė tė interesuara ta bėjnė tė pavarur Kosovėn: SHBA-tė, pėrpos tė tjerash, edhe pėr t’u dhėnė dėshmi myslimanėve nė botė se nuk janė kundėr tyre, prandaj edhe po e bėjnė tė pavarur Kosovėn popullsinė shqiptare tė sė cilės e pėrbėjnė rreth 95-96 pėr qind shqiptarė myslimanė; dhe, Bashkimi Evropian, pėrpos tė tjerash, edhe pėr t’i kthyer nė Kosovė gjithė ata shqiptarė tė cilėve u ėshtė dhėnė strehim atje. SHBA-tė dhe
Be-ja kanė parė se kushtet ekzistenciale dhe interesat historike tė popullit shqiptar janė cenuar tmerrshėm nė Konferencėn e Londrės mė 1912-1913 dhe duan ta ndreqin atė padrejtėsi aq sa mund tė ndreqet ajo vetėm me zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Kam drojė qė faktorėt ndėrkombėtarė do tė kėmbėngulin qė njė vegzė kufizimi a kushtėzimi t’ia lėnė Kosovės tani, njė vegzė kufizimi a kushtėzimi, qė do tė hiqet ndonjė vit mė vonė, kur Kosova do tė njihet shtet i pavarur sovran. Mund tė jetė qė kushtėzim a kufizim tė konsiderohet njė mbikėqyrje si mė e fortė e BE-sė nė Kosovė.



KOSOVAPRESS: Nė kėtė kontekst nga disa individė proklamohet ideja qė duhet tė krijohet njė identitet i ri kombėtar. Ēka mendoni pėr kėta njerėz dhe sa ėshtė e rrezikshme kjo?

-Kemi disa dukuri kėtu, nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, qė po atakojnė identitetin kombėtar shqiptar. Dhe, kėto dukuri janė tė pėrfaqėsuara prej disa individėsh dhe prej disa institucionesh: kulturore, politike dhe fetare. Ky ėshtė njė problem qė do shqyrtim mė tė gjatė se ē’ėshtė shqyrtimi nė njė intervistė. Do shqyrtim mė tė gjatė nė radhė tė parė pėr arsye se do tė duhej tė flitej edhe pėr shkaqet dhe pasojat e njė pune tė tillė, qė ne bėjmė kundėr vetvetes!



KOSOVAPRESS: Po, si mund tė ishte nesėr njė Kosovė e pavarur me kėtė gjendje ekonomike e sociale, apo do tė ishte njė rast social nė Evropė?

-Jo njė vend nė kėtė botė ėshtė bėrė shtet i pavarur dhe sovran nė gjendje ekonomike dhe sociale shumė mė tė keqe se ē’ėshtė gjendja e Kosovės sot. Nuk jam pesimist ashtu si ju. Besoj se Kosova e pavarur ngadalė do ta merrte veten ekonomikisht. Unė kamė mė shumė drojė prej mentaliteteve autoritare, tė vrazhda, prej papėrgjegjshmėrive politike, prej kapadaijve politikė, prej tė korruptuarve nė politikė, prej tribalizmit nė politikė. Me tė kėqija tė tilla mund ta pengojmė edhe zhvillimin demokratik, edhe zhvillimin ekonomik e kulturor tė Kosovės.



KOSOVAPRESS: Si e vlerėsoni deklaratėn e fundit nė Romė tė Ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Besnik Mustafajt, nė lidhje me pavarėsinė e kushtėzuar tė Kosovės, si dhe mosinkurajimin nga politika e shtetit shqiptar pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė?

-Nuk e pėrkrah deklaratėn e Ministrit Besnik Mustafaj pėr pavarėsinė e kushtėzuar tė Kosovės, por i ēmoj paraqitjet e tij politike: ai nuk flet pėr t’ia bėrė qejfin opinionit shqiptar siē bėjnė zakonisht njerėzit e politikės, edhe nė Tiranė edhe nė Prishtinė. Kjo nuk do tė thotė nė asnjė rast se ai nuk do tė ishte i lumtur sa tė gjithė ne po tė njihej Kosova shtet i pavarur sovran, por kjo do tė thotė se ai po ka kurajėn morale dhe politike qė tė shprehet pėr diēka qė ia merr mendja se mund tė bėhet. Sot, ndėrkaq, e dėgjova Besnik Mustafajn kur foli pėr Kosovėn e pavarur pa atė kushtėzimin.



KOSOVAPRESS: Pse popullit shqiptar nuk i njihet e drejta pėr vetėvendosje. Nė kėtė aspekt si e vlerėsoni Lėvizjen Vetėvendosje, e cila po angazhohet kundrejt subjekteve tjera politike qė popullit tė Kosovės t’i njihet e drejta pėr vetėvendosje?

-Nė qoftė se me vetėvendosje e nėnkuptojmė tė drejtėn e popullit shqiptar tė Kosovės pėr ta bėrė Kosovėn shtet i pavarur dhe sovran atėherė del se Lėvizja Vetėvendosje po e dyfishon konceptin qė e kanė tė gjitha institucionet adminstrative dhe shumica e partive politike tė Kosovės. Nė qoftė se me vetėvendosje e nėnkuptojmė tė drejtėn e popullit shqiptar tė Kosovės pėr tė vendosur pėr bashkimin me Shqipėrinė, atėherė Vetėvendosja po e dyfishon konceptin e LPK-sė, e cila nė programin e saj ka unionin me Shqipėrinė dhe konceptin e LKĒK-sė, e cila nė programin e saj e ka Bashkimin kombėtar. Mendoj se roli i kėsaj Lėvizjeje do tė ishte shumė mė ndikues, shumė mė frytdhėnės sikur tė shtronte problemet jetėsore, problemet e pėrditshme tė qytetarėve dhe tė ēohej kundėr tė kėqijave tė shumta qė po ndodhin nė adminstratėn tonė, nė institucionet tona, nė partitė tona, nė politikėn tonė – nė shoqėrinė tonė nė pėrgjithėsi.



KOSOVAPRESS: Ju mė parė keni mbrojtur ēėshtjen dhe tė drejtėn legjitime pėr ribashkim kombėtar, por kohėve tė fundit keni dalė me idenė pėr lėvizjen e kufirit tė Kosovės. A do tė ishte kjo zgjidhje mė e mirė qė tash po e shpallni ju?

-Kam paraqitur idenė pėr lėvizjen e kufirit mes Kosovės dhe Serbisė pėr rreth 10 pėr qind tė territorit tė Kosovės dhe, rrjedhimisht, pėr zhvendosjen humane tė serbėve prej viseve qendrore tė Kosovės – nė atė pjesė tė territorit qė do t’i lėshohej Serbisė pikėrisht pėr shkak tė idealit tė ribashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė. Domethėnė: lėvizjen e kufirit unė e lidh me zhvendosjen humane tė serbėve prej viseve qendrore tė Kosovės.



KOSOVAPRESS: Nė idenė tuaj thuhet se tėrheqja e vijės kufitare mes Kosovės dhe Serbisė do tė bėhej brenda kufijve tė Kosovės. Kjo i bie se duhet t’i jipen rreth 10 pėr qind nga territori i Kosovės Serbisė. Ėshtė e drejtė kjo kur dihet se shqiptarėve tanimė ju janė marrė shumė territore?

-Po, mjerisht Shqipėrisė dhe shqiptarėve iu janė marrė shumė territore. Shqipėrisė, kur ėshtė bėrė shtet, i ėshtė marrė mė shumė territor se qė i ėshtė lėnė! Kosova nuk i ėshtė shkoqur Hėnės, po Shqipėrisė. Kjo ishte “drejtėsia” e dikurshme e Evropės. Por unė ju bėj Ju kėtė pyetje: a ėshtė mė mirė tė lėvizet kufiri mes Kosovės e Serbisė pėr rreth 10 pėr qind nė brendėsi tė territorit tė Kosovės, ku do tė vendoseshin serbėt prej viseve tė tjera tė Kosovės qendrore apo tė bėhen kantone serbe nė Kosovė, qė do tė lidhen administrativisht mesveti dhe do tė krijojnė entitetin serb nė Kosovė? Mendojeni Kosovėn me dy entitete? Kosova e decentralizuar, me kantone serbe, me entitet serb! Cila do tė jetė e ardhmėria e njė Kosove tė tillė: me dy entitete. Zgjedhni: Kosovėn me entitetin serb dhe me tė gjitha pasojat qė do t’ia sillte ai Kosovės apo Kosovėn pa rreth 10 pėr qind tė territorit skajor, por tė bashkuar me Shqipėrinė. Unė, megjithatė, zgjedh Kosovėn e ribashkuar me Shqipėrinė.



KOSOVAPRESS: Si e shihni zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe nė pėrgjithėsi tė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan?

-E ardhmja e Kosovės ėshtė bashkimi me Shqipėrinė. Ēėshtjen shqiptare, si ēėshtjen mė tė rėndė, mė tragjike nė Ballkan, pashmangshėm do ta zgjidhė procesi i natyrshėm, i pashmangshėm, i integrimeve gjithėshqiptare.



KOSOVAPRESS: Duke marrė parasysh situatėn nė tė cilėn jemi, a mendoni se Kosova ka nevojė qė akademik Rexhep Qosja dhe intelektualė tė tjerė tė jenė pjesė e proceseve politike?

-Pa mendimin e intelektualėve gjithmonė ka rrezik qė politika tė thjeshtėsohet shumė, tė mbesė pa ide, pa dije, pa vizione, me shikime vetėm deri te kthesa e parė. Komunizmi e ka bėrė kompleks, nė tė vėrtetė mentalitet tė politkanėve drojėn prej intelektualėve – flas pėr intelektualė e jo pėr bishta tė politikės. Nė politikėn tonė ky mentalitet vazhdon tė mbahet. Mos tė harrojmė: intelektualėt nuk kanė nevojė pėr politikėn – politika duhet tė ketė nevojė pėr ta.



KOSOVAPRESS: Nė kėtė rrafsh mendoni se intelektualėt mė shumė i kanė dhėnė Kosovės apo i kanė marrė asaj.

- Njė numėr i intelektualėve i kanė dhėnė shumė Kosovės. Fatmirėsisht nė kėtė jetė ka dhe do tė ketė gjithmonė njerėz qė japin duke mos menduar t’u shpėrblehet ajo qė e japin. E mira ėshtė e mirė vetėm kur pėr tė nuk kėrkohet shpėrblim. Njė numėr tjetėr i intelektualėve, nė tė vėrtetė numri mė i madh i tyre, kanė dhėnė pak apo, disa, s’kanė dhėnė hiē dhe kanė zhvatur shumė. Dhe, disa po zhvasin edhe tani! Po, mirė, ndoshta njė ditė na vijnė sytė dhe i shohim qartė tė gjitha dhe tė gjithė!



KOSOVAPRESS: Profesor Qosja meqė jemi nė ndėrrim tė motmoteve, cili do tė ishte masazhi juaj pėr popullin shqiptar?

-Kemi qenė me shekuj nėnshtetas tė perandorive tė ndryshme, kemi qenė dhe jemi anėtarė a ithtarė tė partive tė ndryshme, le tė bėhemi mė nė fund qytetarė – qytetarė tė Kosovės sė lirė e tė pavarur, qė e pret bashkimin me Shqipėrinė

jtjet eventuale ;postoni por mos humbni kuptimin e fjalise.
ANESTEZIA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-06, 04:05   #15
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugova, Kadare dhe Rexhep Qosja

1 shkurt 2006 /TN

Ēerēiz Loloēi

Shqetėsimi kėtu ėshtė me prof. Qosen qė vazhdon tė keqpėrdoret kėndej e andej kufirit duke bjerrur pak nga pak edhe ato pak vlera qė ka nė fusha tė tjera, kryesisht tė kritikės dhe tė gjuhėsisė. Sikur tė mos I mjaftonte e pėrditshmja shqiptare e fund -Janarit tė 2006-ės, njė intervistė po kaq e rėndė dhe aspak e vėrtetė ėshtė dhėnė prej tij nė njė radio gjermane. Ėshtė pothuaj i njėjti mendim kapriēioz qė ka shprehur fill pas botimit tė librit “Njė dosje pėr Kadarenė” duke pretenduar se atje ka fallsifikime, ka pėrpjekje pėr tė disidencė dhe tė pavėrteta tė tjera

Dy prononcime qė duket se nuk ngjajnė me njėra-tjetrėn por qė nė fakt shprehin tė njėjtin mentalitet, kanė qenė njė intervistė e shokut Muho Asllani dhe njė opininon i prof. Qosjes, nė dy tė pėrditshme shqiptare, tė cilat janė dhėnė nė njė moment tė papėrshtatshėm: nė 70 vjetorin e lindjes sė Ismail Kadaresė.

Si shoku Muho, si profesor Qosja, (ashtu edhe personat qė kanė qenė tė dėshėruar pėr tė publikuar disa citate anti-Kadare), megjithėse vijnė nga trashėgimi tė ndryshme komuniste (PKJ ka qenė mė liberale nė krejt kampin ish lindor), e dinė fare mirė se nė pėrvjetor ditėlindjesh ka njė farė etike, ka njė lloj kortezie qė duhet tė frenojė ēdokėnd nga dufet dhe irritimet e ditėmuajve tė zakonshėm.

Shokut Muho gjithsesi mund t’i falet. Megjithėse ka qenė anėtar I Byrosė Politike dhe me poste tė tjera nė ish-emėrtesėn totalitare, kushdo e dinte se ai nuk kishte ndonjė lidhje me kulturėn dhe letėrsinė dhe aq mė tepėr tė dinte pėr jetėn private tė Ismail Kadaresė.

Shqetėsimi kėtu ėshtė me prof. Qosen qė vazhdon tė keqpėrdoret kėndej e andej kufirit duke bjerrur pak nga pak edhe ato pak vlera qė ka nė fusha tė tjera, kryesisht tė kritikės dhe tė gjuhėsisė. Sikur tė mos i mjaftonte epėrditshmja shqiptare e fund-Janarit tė 2006, njė intervistė po kaq e rėndė dhe aspak e vėrtetė ėshtė dhėnė prej tij nė njė radio gjermane.

Ėshtė pothuaj I njėjti mendim kapriēioz qė ka shprehur fill pas botimit tė librit “Njė dosje pėr Kadarenė”duke pretenduar se atje ka fallsifikime, ka pėrpjekje pėr tė disidencė dhe tė pavėrteta tė tjera. Si njė prej redaktorėve tė kėtij libri, por edhe me fat qė kam mundur tė shfletoj dhjetra dosje qė kanė tė bėjnė me politikėn zyrtare tė regjimit komunist ndaj Kadaresė, mund t’i konfirmoj prof.

Qosjes se asnjė prej dokumenteve tė publikuar nė libėr nuk ėshtė kontestuar, por mund tė gjendet lehtė nė arkivat e shtetit. Kėto dokumenta mund t’i marrė kushdo: mjafton njė kėrkesė formale te nėnpunės Gega i arkivit. Ne redaktorėt, pėr tė ruajtur njė farė etike, kemi anashkaluar emra krijuesish nga tė gjitha viset (shpesh e keqja nuk mund tė ndėshkohet as nga juntat dhe as nga komunizmi) jo pse dokumentet nuk e kishin kaluar kohėn e maturimit, por sepse mund tė viheshin nė pozita qesharake njė dyzinė shkrimtarėsh qė janė ende gjallė.

Ndoshta kjo etikė i ka trimėruar shumė syresh qė i fryjnė nė vesh profesorit dhe qė mendojnė se ėshtė njė “ikonė e pagabueshme”, duke i krijuar probleme edhe nė atė fushė qė mund tė respektohej disi. Ndėrkaq, duhet thėnė se njė dosje tmerrėsisht e rėndė, me denoncime tė tė gjitha natyrave, gjendet nė arkivin e Ministrisė sė Brendshme, nė atė tė Jashtme, nė atė qė sot quhet SHISH. Prof.
Qosja do tė ishte mė i besueshėm nėse gjendet qoftė edhe njė dokument, njė dėshmi, njė rrethanė tė pavėrtetė tė pasqyruar nė dosje pėr tė vazhduar rolin e polemistit tė pandėrprerė me kėdo dhe me gjithēka.

Nuk ėshtė hera e parė qė profesori ndihet i turpėruar pėr polemikat inatēore (kujtoni ceremoninė mortore tė ish-presidentit Rugova), nuk duhet gjykuar edhe nga veshja si femėr pėr tė shpėtuar nga okupatorėt serbė, por nuk mund tė lejohet qė tė nxijė askėnd, aq mė pak njė personalitet shumė tė spikatur tė letrave, Kadarenė. Nė mungesė tė turpėrimit, perėndia e ruajt!


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.