Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-12-10, 20:13   #31
Adil Kosovari
 
Anėtarėsuar: 13-11-09
Postime: 31
Adil Kosovari i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Adil Kosovari Shiko postimin
Limaj: Edhe PDK, trafikuese e votės





Nė zgjedhjet e 12 dhjetorit janė shėnuar raste qė kanė dėmtuar kredibilitetin e procesit zgjedhor dhe mė shumė se kaq kanė cenuar demokracinė nė Kosovė.
Kėshtu ka thėnė tė mėrkurėn pėr RTK-nė nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj. Ai tha se janė regjistruar raste kur komisionerėt e partive kanė trafikuar votėn e kandidatėve pėr deputetė brenda listave zgjedhore.
Limaj tha se edhe nė PDK ka ndodhur kjo dukuri. Sido qė tė jetė, shtoi ai, nė kėtė parti dihet mirėfilli se kush mund t’i fitojė votat e popullit e kush jo.
Nėnkryetari i PDK-sė foli edhe pėr koalicionet e mundshme pėr qeverinė e re. Formula mė e mirė pėr formimin e qeverisė sė Kosovės, sipas Limajt, do tė ishte respektimi i vullnetit tė popullit.
zeri.info
Krasniqi: Nė zgjedhjet e 12 dhjetorit ėshtė lėnduar demokracia


Prishtinė, 29 dhjetor - Presidenti i Republikės sė Kosovės nė detyrė, Jakup Krasniqi deklaroi se do tė kishte dėshirė qė zgjedhjet e 12 dhjetorit tė shkonin ashtu siē duhet, ndėrkaq kėrkoi nga institucionet qė kur t’i certifikojnė zgjedhjet tė mos lėnė asnjė dyshim rreth rezultateve.
Nė konferencėn e fundvitit me gazetarė, Krasniqi theksoi se i vjen keq qė demokracia nė Kosovė gjatė kėtyre zgjedhjeve ėshtė lėnduar.
Duke folur pėr krijimin e qeverisė sė re, presidenti nė detyrė tha se duhet pritur certifikimin e zgjedhjeve pėr krijimin e qeverisė, tė cilės do t’i prijė Partia Demokratike e Kosovės.
Ndėrkaq, nė pyetjen e gazetarėve se ēfarė pozite do tė ketė pas formimit tė qeverisė sė re, Krasniqi tha se do ta pranojė secilėn pozitė qė do t’ia ofrojė PDK-ja, e qė tha se do ta kryejė me nderė dhe pėrkushtim.
kohanet
Adil Kosovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-12-10, 22:53   #32
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Na e rrofshin hejnat e tu Kosoves!


qitu nihere




edhe ketu heren tjeter




http://www.youtube.com/watch?v=1zHn0...eature=related
__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Gentiani : 29-12-10 nė 22:56 Arsyeja: postim i linkut per videon e dyte !
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-10, 09:28   #33
teutaA
Born To Be Wild !!!
 
Anėtarėsuar: 06-01-08
Vendndodhja: Aty ku vlersohet njeriu ,,,
Postime: 11,686
teutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

a qajo zonja e par e shtetit a
__________________
Santa,,,,I'have Been Good ! :P
teutaA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-10, 12:17   #34
Zeqiri
 
Anėtarėsuar: 28-07-09
Postime: 476
Zeqiri e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

cka ka ky far baba reshat qe po pisket mos u myt kush nbunar a cka ka kajkat e at gjergj fishtes si ngon njeri jan vjetrue edhe spo navyjne gja se tash pothojne shiptart nuk duhet mumarr mehistori me tkalumen duhet me harrue ukan cka u kan edhe tash janisim pej fillimi eperata mos tban propaganda ktu me kto kajka se spoi han shiptart ma foret ekajkave te gjergj fishtes edhe knimin e kajkatarit babes reshat arbanes

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zeqiri : 30-12-10 nė 12:19
Zeqiri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-10, 13:12   #35
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

rrugaēa sallahana,
o coftina, o stervina
ju qe as ushkur nuk kishit mi lidh donet me ndere me thane...

----------------------------------------------------------------------------------------------
Askush nuk ka per te mundur ti pershkruaj sikur ne videon e permbledhur, shkurt, preciz dhe me saktesi 100 % purcent

keta cirilongat qe padone i gjeti dreka edhe me miliona i nxorri darka,

hani, pini, rrembeni dhe te na rroni o ēakalla, te na ....specin dhe te na ... longin !
__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-10, 23:13   #36
Adil Kosovari
 
Anėtarėsuar: 13-11-09
Postime: 31
Adil Kosovari i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Vit i marres!


Tash njė vjet, pata ardhur nė pėrfundim se vitit 2009 ka qenė vit i skamjes duke numėruara dėshtimet, varfėrinė, papunėsinė, tė gjitha kėto qė atė vit e bėnin vit tė vėshtirė dhe fukara. Sivjet, pos skamjes janė shtuar edhe dėshtimet e projekteve tė mėdha, ikja e investitorėve tė huaj, kriza buxhetore dhe skandalet me tenderė tė mėdha, tė cilat e bėjnė vitin 2010, Vit tė Marrės.
Kėtė vit do ta mbajmė nė mend edhe pėr raportet ndėrkombėtare tė cilat na kanė radhitur nė fund tė listave tė tyre pėr tė keq, pėr vjedhjet e ndryshme, vjedhje kėto qė i janė bėrė direkt popullit tė Kosovės, prej taksave e deri tek votat e tyre.
Ikėn pėr tė mos u kthyer mė!
Javė mė parė nė njė takim tė investitorėt potencial pėr Kosovė tė mbajtur nė Berlin klima investimeve nė Kosovė ėshtė krahasuar me atė tė disa shteteve tė Afrikės. Kėto vlerėsime e kanė ardhur pas njė raporti shumė serioz tė Bankės Botėrore “Doing Business” i cili e paraqet Kosovėn si vend aspak atraktiv pėr tu investuar. Tė gjitha kėto dėshmohen direkt me rėnien e investimeve tė huaja nė vend qė krahasuar me vitet e mė pashme kemi tė bėjmė me miliona euro mė pak.
Nė vitin qė po lėmė pas 150 milionė euro kanė shėnuar rėnie investimet e huaja direket nė Kosovė krahasuar me dy vjetėt e fundit. Ky ėshtė rezultat se ēfarė imazhi ka Kosova karrshi tė huajve duke i shtuar edhe mungesėn e stabilitetit politikė. Neglizhencat dhe zhagitjet e projekteve tė mėdha kanė bėrė qė “Kosova e re” edhe projekti i hidrocetralit “Zhuri” tė ngecin.
Derisa edhe garuesit si “Cez grup“ edhe RĖE tė largohen nga gara pėr ndėrtimin e termocentraleve tė reja. Disa prej investitorėve tė larguar kanė deklaruara se po ikin nga Kosova pėr shkak te humbjeve tė mėdha qė po ju shkaktohen nga neglizhenca e qeveritarėve dhe mitot qė u janė kėrkuar. Por kush ka pėr tė tėrhequr kėta investitor, kur qeveria nė dorėheqje ka pasur punė tė tjera pėr tė bėrė gjatė vitit.
Nė konferencėn pėr t’i joshur investitorėt e huaj nė Kosovė, e cila ka pasur tė mbahet nė fillim tė nėntorit nė Holandė, janė caktuar prioritete tjera. Delegacioni nga Kosova i ka caktuar vetes prioritet qė tė shkoj nė lagjen mė tė famshme tė shtėpive publike nė Evropė, pėrkatėsisht lagjen “Red Light District” nė Amsterdam tė Holandės.
Deficit kronik
Mbi 300 kompani tė autorizuara sjellin mall nė Kosovė gati pėr ēdo ditė. Vetėm pėr nėntė muaj Kosova ka shėnuar njė deficit tregtar prej hiē mė pak se 1 miliard e 339 milionė euro. Kemi pasur importe nė vlerėn prej 1 miliard e 553 milionė euro, ndėrsa eksportet vetėm 214 milionė euro.
Tė gjithė komentojnė pėr shkaqet e deficitit tė lartė tregtar tė Kosovės. Tashmė janė tė njohura edhe politikat e disfavorshme ekonomike pėr prodhuesit vendorė. Kėtė vit mė sė shumti ėshtė kėrkuar tė ketė konkurrencė tė mirėfilltė nė tregun e Kosovės. Por Qeveria ka dėshmuar se si kurrė mė pėrpara ti jap pėrparėsi kompanive tė huaja duke i “mbytur” kompanitė vendore.
Milionat e fundvitit
Viti 2011 me shumė gjasė do ta gjejė Kosovėn pa buxhet tė miratuar vjetor, kryesisht si pasojė e kolapsit institucional. Nė bazė tė afateve procedurale, buxheti i vitit tė ardhshėm do tė duhej tė ishte aprovuar mė sė largu deri nė fillim tė nėntorit nga Qeveria e Kosovės, ndėrsa gjatė muajit dhjetor ta marrė edhe aprovimin e Kuvendit, nė mėnyrė qė deri nė fund tė kėtij viti tė firmoset edhe nga Presidenti i vendit.
Nė mungesė tė kėtyre zyrtarėve tė lartė shtetėrore buxhet nuk do tė ketė dhe kriza mbetet tė shihet nė fillim tė vitit qė na pret. Por edhe ato milion euro sa kanė mbetur pa u harxhuar, kėta qeveritarė ia kanė mėsyrė nė fund tė muajit dhjetor duke harxhuar me miliona euro nė ditė. Suficiti buxhetor pėr 9 muajt e parė tė vitit ka qenė 113.5 milionė euro. Por edhe atyre u ėshtė bėrė vendi kėto ditė.
Skandalet e njė pasnjėshme janė regjistruar kėtė vit nė mensin e tyre edhe privatizimet qė janė bėrė nga Agjencia Kosovare e privatizimit. Shitja e prodhuesit mė tė madh tė ēimentos nė Kosovė “Sharrcem” pa tender publik ka ngritur dyshime tė mėdha pėr dallavere nė kėtė proces. Agjencia Kosovare e Privatizimit( AKP) ia ka shitur ndėrmarrjen pėr 31 milionė euro kompanisė greke “Titan Group”, me ē’rast ka shkelur me dy kėmbė principin pėr ekonomi tė hapur tė tregut, duke mos pėrfshirė autoritetet lokale nė kėtė proces tė privatizimit.
Por edhe vet AKP-ja ka dal se pėr brenda ka parregullsi. Auditori Gjeneral i Kosovės ka zbuluar nė mal shkeljesh nė Agjencinė Kosovare tė Privatizimit. Shkeljet mė tė mėdha nė kėtė raport, tė identifikuara nga auditori, lidhen me kontratat e AKP-sė me shtėpitė kosovare televizive.
Befasia mė e madhe nė kėtė raport ėshtė se dosja e tenderit, si dhe kontratat me shtėpitė televizive nuk janė pėrgatitur nga autoriteti kontraktues, pėrkatėsisht nga AKP, por kontratat janė pėrgatitur nga operatorėt fitues. Po ashtu nė raport thuhet se autoriteti kontraktues nuk na ka prezantuar dėshmi bindėse rreth pranimit tė shėrbimeve nga shtėpitė televizive.
Skandalet e tmerrshme
Njė raport i publikuar nga Iniciativa e tė Rinjve pėr tė Drejtat e Njeriut gjatė vitit 2010 me titull: “Shtet i shtrėngimit? Qeverisja dhe shprehja e lirė nė Kosovė”, ka nxjerrė nė pah shumė dallavere me prokurimin publik nė Kosovė.
Sipas kėtij raporti, kompanitė e krijuara shpejtė, duke pėrdorur dokumenteve false, me ekspertizė dhe staf jo-ekzistues, zakonisht fitojnė tenderė kundėr firmave me tė dhėna tė dėshmuara dhe me oferta mė tė lira.
“Marifetet e autoriteteve publike pėr tė siguruar fitoren pėr kompaninė e tyre tė favorizuar pėrfshijnė ose specifikim tė turbullt, ose tė kundėrtėn e specifikimit tė pajisjeve nga njė furnizues i vetėm. Marifetet tjera pėrfshijnė thirrje telefonike anonime dhe kėrcėnime pėr tė dekurajuar pjesėmarrjen e tė jashtmėve, heqjen e faqeve apo dokumenteve tė regjistrimit nga ofertat e papėrshtatshme pėr t’i diskualifikuar ato, apo anulimin dhe retenderimin deri nė arritjen e rezultatit tė dėshiruar”, thuhej ndėr tė tjera nė kėtė raport.
Vazhdon....
Adil Kosovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-10, 23:13   #37
Adil Kosovari
 
Anėtarėsuar: 13-11-09
Postime: 31
Adil Kosovari i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Vend tė posaēėm nė kėtė raport zė edhe prokurimi publik nė kompaninė mė tė madhe nė vend, Korporatėn Energjetike tė Kosovės, prokurimi i sė cilės, sipas raportit, udhėhiqet nga kushėriri i kryeministrit Hashim Thaēi.
Sipas raportit dy kompani tė posakrijuara dhe tė afėrta me kryeministrin Thaēi kanė fituar kontrata nga KEK-u nė vlerė prej 75 milionė euro gjatė viteve 2008 dhe 2009.
“Dy kompani tė porsakrijuara, “Ecotrade” dhe “AC/DC”, pronė e vėllezėrve Mehdi dhe Hilmi Zhugolli, tė cilėt janė tė afėrt me vėllezėrit Thaēi, kanė fituar mbi 75 milionė euro nė kontrata nga KEK-u gjatė viteve 2008- 2009. Pothuajse tė gjitha kontratat e dhėna kėtyre dy kompanive ishin aranzhime njėburimore “tė negociuara”, pėrfshirė njė kontratė 50 milionė euro, e cila ishte pėr 14 milionė mė e shtrenjtė se njė ofertė tjetėr”, potencohej nė raportin e YiHR-sė.
Gjatė vitit 2010 gazeta “Zėri” ka raportuar se mos transferimi i 16.2 milionė eurove nga konzorciumi “Cosmocell”, i cili ishte shpallur fitues i preferuar i tenderit pėr operatorin e dytė mobil, nė buxhetin e Kosovės i ka nxjerrė telashe tė mėdha Bordit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit(ART).
“Cosmocell” nė vitin 2006 ishte shpallur nga ART-ja fitues i preferuar i tenderit, pasi qė kishte ofruar 81 milionė euro pėr licencė. Me rastin e ofertimit nė tender ky konzorcium kishte dėrguar garancionin bankar me 20 % tė ēmimit tė ofertės nė vlerė prej 16.2 milionė euro dhe me afat validiteti deri mė 16.01.2012.
Mirėpo, “Zėri” ka zbuluar se ky garancion bankar prej 16.2 milionė euro i konzorciumit “Cosmocell”, tė cilin ėshtė duke e ruajtur Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit(ART) nė njė lokacion tė sigurisė sė lartė, mund tė jetė vetėm njė letėr e thjeshtė pa kurrfarė vlere financiare.
Kėto shqetėsime sė paku paraqiten nė raportin e kryetarit tė Bordit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit, Ekrem Hoxha, pėr garancionin bankar Nr. 106199190107.07 dėrguar kreut tė Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi.
Skandal tjetėr qė ka ndodhur gjatė vitit 2010 ishte shkelja shkelja e vendimit qeveritar ngrirjen e punėsimit nė Postė Telekomit tė Kosovės(PTK) nga ministri i Ekonomisė, Ahmet Shala, nė kėmbim tė punėsimit tė dy kushėrinjve tė tij nė kompaninė mė profitabile nė vend.
Sipas burimeve tė gazetės “Zėri” brenda Postė Telekomit tė Kosovės, nė mesin e 30 tė punėsuarve nė kėtė kompani janė edhe dy kushėrinjtė e ministrit Shala me inicialet H. Sh dhe A. Sh nga fshati Akrashticė e Vushtrrisė.
Gazeta kishte raportuar se ministri Shala ka qenė i ngarkuar mė 13 maj 2010 nga Qeveria e Kosovės qė ta zbatoj vendimin pėr ngrirjen e punėsimit nė PTK deri nė pėrfundim tė procesit tė privatizimit tė kompanisė, ndėrsa rreth 2 muaj mė vonė e ka shkelur njė vendim tė tillė, duke ia aprovuar kėrkesėn Bordit tė Drejtorėve qė t’i punėsoj 30 punėtorė tė rinj nė kėtė kompani.
Poashtu ėshtė mėsuar se pėr punėsimin e kėtyre punėtorėve nuk ėshtė shpallur konkurs publik, mirėpo PTK i ėshtė dėrguar njė listė nga nivelet e larta qeveritare me emrat e kandidatėve qė duhet tė pranohen.
Gjermanėt kanė prirė
Mė sė shumti gjatė katėr vjetėve tė fundit nė Kosovė kanė investuar gjermanėt e mė sė paku francezėt. Kėshtu bėhet e ditur nė tabelėn e investimeve direkte sipas shteteve tė Agjencisė pėr Promovim tė Investimeve tė Kosovės (APIK).
Sipas kėsaj Agjencie, prej vitit 2007 e deri nė gjysmėn e parė tė kėtij viti, nga Gjermania nė Kosovė janė investuar 188.8 milionė euro, 172.5 milionė euro janė investuar nga Sllovenia, 164.3 milionė euro nga Britania e Madhe, 112 milionė euro nga Austria, 80 milionė euro nga Holanda, 79 milionė euro nga Zvicra, 61.5 milionė euro nga Shqipėria, 46.5 milionė euro nga Turqia, 34.7 milionė euro nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė fund tė listės qėndron Franca me vetėm 20 milionė euro investime.


Arbana Xharra
Zeri.info

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Adil Kosovari : 30-12-10 nė 23:15
Adil Kosovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-01-11, 16:24   #38
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Wink Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Hasha per "vjetin e ri" nihere po cakurrat shlivovice e tani po qastite miladinken me nji rakovice




rrugaēa sallahana,
o coftina, o stervina
ju qe as ushkur nuk kishit mi lidh donet me ndere me thane...

tani edhe me rakovica po qastitni !
__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-11, 15:00   #39
Adil Kosovari
 
Anėtarėsuar: 13-11-09
Postime: 31
Adil Kosovari i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Thaēi qorton komisionerėt e PDK-sė nė Skenderaj



Kryeministri nė largim, Hashim Thaēi, njėherėsh kryetar i PDK-sė, nuk ka kursyer kritika tė ashpra nė adresė tė komisionerėve dhe tė vetė kandidatėve pėr deputetė nga radhėt e partisė sė tij, duke i cilėsuar si fajtorėt kryesorė pėr procesin zgjedhor tė dėshtuar mė 12 dhjetor.
Kėto kritika, Thaēi i bėri gjatė takimeve qė ka zhvilluar me struktura tė nėndegėve dhe seksioneve nėpėr qendra lokale dhe fshatra tė komunės sė Skenderajt, tė nisura tri ditė para Vitit tė Ri, e pėr tė vazhduar tė hėnėn, raportoi Zėri.
PDK-ja, por siē mėsohet, edhe kryetari Thaēi, kanė rekomanduar qė takimet e kreut tė partisė me struktura tė partisė nė tė gjitha nivelet, tė mbahen pa praninė e mediave, pasi qė ai “kishte shumėēka pėr t’u thėnė” atyre qė kontribuuan nė dėshtimin e procesit zgjedhor tė 12 dhjetorit nė komunėn e Skenderajt.
Nga burime tė gazetės ėshtė mėsuar se Thaēi, takimin e parė e ka mbajtur me kryetarė tė nėndegėve dhe anėtarė tė kryesisė nė qytetin e Skenderajt, e pastaj ka vijuar me takimet nė Klinė tė Epėrme, Runik, Klledėrnicė, Krasaliq e Qirez. Merret vesh gjithashtu se Thaēi ka paralajmėruar njė takim me strukturat e nėndegės nė Likofc, tė hėnėn.
Nė tė gjitha kėto takime, sipas informacioneve tė sigurta qė ka siguruar gazeta, Thaēi ka manifestuar pezėm dhe mllef nė komisionerėt dhe nė kandidatėt pėr deputetė, tė cilėt, siē ka thėnė ai, i kanė dhėnė imazh tė keq procesit zgjedhor dhe sė fundmi kanė qenė fajtorėt kryesorė pėr dėshtim tė gjithė procesit zgjedhor tė 12 janarit.
Ai ka kritikuar edhe kandidate pėr deputetė, tė cilėt kanė dalė me deklarata nėpėr gazeta.
Nė tė gjitha takimet, kryetari i PDK-sė ka porositur qė nė procesin zgjedhor, i cili mė 9 janar nė komunat Skenderaj, Drenas, Deēan dhe pjesėrisht nė Malishevė dhe Lipjan, tė mbizotėrojė kultura zgjedhore, demokratike dhe dinjiteti, duke mos lėnė mė asnjė fije dyshimi pėr manipulim tė votave. /Telegrafi/
Adil Kosovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-11, 15:13   #40
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Adil Kosovari Shiko postimin
Thaēi qorton komisionerėt e PDK-sė nė Skenderaj



Kryeministri nė largim, Hashim Thaēi, njėherėsh kryetar i PDK-sė, nuk ka kursyer kritika tė ashpra nė adresė tė komisionerėve dhe tė vetė kandidatėve pėr deputetė nga radhėt e partisė sė tij, duke i cilėsuar si fajtorėt kryesorė pėr procesin zgjedhor tė dėshtuar mė 12 dhjetor.
Kėto kritika, Thaēi i bėri gjatė takimeve qė ka zhvilluar me struktura tė nėndegėve dhe seksioneve nėpėr qendra lokale dhe fshatra tė komunės sė Skenderajt, tė nisura tri ditė para Vitit tė Ri, e pėr tė vazhduar tė hėnėn, raportoi Zėri.
PDK-ja, por siē mėsohet, edhe kryetari Thaēi, kanė rekomanduar qė takimet e kreut tė partisė me struktura tė partisė nė tė gjitha nivelet, tė mbahen pa praninė e mediave, pasi qė ai “kishte shumėēka pėr t’u thėnė” atyre qė kontribuuan nė dėshtimin e procesit zgjedhor tė 12 dhjetorit nė komunėn e Skenderajt.
Nga burime tė gazetės ėshtė mėsuar se Thaēi, takimin e parė e ka mbajtur me kryetarė tė nėndegėve dhe anėtarė tė kryesisė nė qytetin e Skenderajt, e pastaj ka vijuar me takimet nė Klinė tė Epėrme, Runik, Klledėrnicė, Krasaliq e Qirez. Merret vesh gjithashtu se Thaēi ka paralajmėruar njė takim me strukturat e nėndegės nė Likofc, tė hėnėn.
Nė tė gjitha kėto takime, sipas informacioneve tė sigurta qė ka siguruar gazeta, Thaēi ka manifestuar pezėm dhe mllef nė komisionerėt dhe nė kandidatėt pėr deputetė, tė cilėt, siē ka thėnė ai, i kanė dhėnė imazh tė keq procesit zgjedhor dhe sė fundmi kanė qenė fajtorėt kryesorė pėr dėshtim tė gjithė procesit zgjedhor tė 12 janarit.
Ai ka kritikuar edhe kandidate pėr deputetė, tė cilėt kanė dalė me deklarata nėpėr gazeta.
Nė tė gjitha takimet, kryetari i PDK-sė ka porositur qė nė procesin zgjedhor, i cili mė 9 janar nė komunat Skenderaj, Drenas, Deēan dhe pjesėrisht nė Malishevė dhe Lipjan, tė mbizotėrojė kultura zgjedhore, demokratike dhe dinjiteti, duke mos lėnė mė asnjė fije dyshimi pėr manipulim tė votave. /Telegrafi/


jo po i qorton pse jeni zbulue duke vjedh , tash nji jav ka me i que drenicen me krye nji kurs tjter te hajnis e mos me u zbulue


me falni jo krejt drenicen po ata militantat e tij , se nuk e paramendoj krejt drenicen si thaqin
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 03-01-11 nė 15:14
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-01-11, 20:01   #41
Adil Kosovari
 
Anėtarėsuar: 13-11-09
Postime: 31
Adil Kosovari i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Ekspres milionerėt


Enis Veliu & Lavdim Hamidi | 31-12-2010
Pėr 3 vjet nė institucione, zyrtarėt kosovarė kanė shtuar shumė pasurinė e tyre. Bazuar nė tė ardhurat e tyre mujore ėshtė shumė e vėshtirė tė imagjinohet njė rritje aq e madhe e pasurisė.
Gazeta “Zėri” e ka bėrė krahasimin e pasurisė sė deklaruar tė zyrtarėve kosovarė nė vitin 2007, kur ishin mbajtur zgjedhjet e parafundit parlamentare dhe mė 2010, kur janė mbajtur zgjedhjet e fundit parlamentare, ku shihet qartė pasurimi enorm i kėtyre zyrtarėve.
Pasanikėt e PDK-sė
Kreu i PDK-sė, Hashim Thaēi, i cili kishte fituar zgjedhjet parlamentare nė vitin 2007, kishte deklaruar nė atė kohė se ka nė pronėsi njė shtėpi nė Prishtinė me vlerė prej 150 mijė euro, 70 mijė euro shtėpi nė Burojė tė Skėnderajt, si dhe 140 mijė euro tokė nė kėtė fshat. Vlera e pėrgjithshme e pasurisė sė deklaruar nė atė kohė ishte 360 mijė euro.
Mirėpo, 3 vjet nė vonė, kryeministri nė largim, Hashim Thaēi, e ka trashur pasurinė pėr 422 mijė euro, ndonėse ka deklaruar pagė vjetore prej 17 mijė e 318 euro. Thaēi nė dhjetor 2010 ka deklaruar 172 mijė euro para tė gatshme nė bankė, 157 mijė euro tokė pėr ndėrtimin e shtėpisė nė Prishtinė, 203 mijė euro shtėpi nė ndėrtim nė kryeqytet, 180 mijė euro tokė si trashėgimi familjare, 80 mijė euro shtėpi familjare nė Burojė dhe 100 mijė euro borxh nė bankėn “NLB Prishtina”.
Sekretari i kėsaj partie, Jakup Krasniqi, nė fund tė vitit 2007, kishte deklaruar 50 mijė euro para tė gatshme, 10 mijė euro tė tjera nė bankė, 250 mijė euro shtėpi nė Prishtinė dhe 9 mijė euro njė veturė. E gjithė pasuria e Krasniqit nė atė kohė vlerėsohej 319 mijė euro.
Edhe Krasniqi ka ndjekur rrugėn e kryetarit tė tij, pasi qė pasuria e tij pėr 3 vjet ėshtė rritur pėr 188 mijė e 500 euro, pavarėsisht se tė ardhurat e tij vjetore nė krye tė Parlamentit kanė qenė 32 mijė e 400 euro.
Nė fund tė vitit 2010, Krasniqi deklaroi 115 mijė euro para tė gatshme, 21 mijė euro nė llogari bankare, 300 mijė euro shtėpi nė Prishtinė, 60 mijė euro tokė nė Drenas dhe 11 mijė e 500 euro veturė.
Ministri mė i pėrfolur nė Kosovė, Fatmir Limaj, i cili ėshtė nėn hetime nga EULEX-i pėr 3 vjet e ka shtuar pasurinė pėr 105 mijė euro, derisa paga e tij vjetore kapte shumėn prej 16.563 euro.
Nė vitin 2007, Limaj kishte deklaruar 150 mijė euro dy banesa nė Prishtinė, si dhe 750 mijė euro shtėpi dhe tokė nė fshatin Banjė tė Malishevės. Ndėrsa nė fund tė kėtij viti, ai ka deklaruar 272 euro para tė gatshme nė bankat kosovare, 80 mijė euro banesė nė Prishtinė, 70 mijė euro banesė nė Prishtinė, 350 mijė euro shtėpi nė Malishevė, 500 mijė euro tokė, truall, arė nė Malishevė, 20 mijė euro veturė BMW, 25 mijė euro veturė audi. Limaj po ashtu ka 40 mijė euro kredi nė “Raiffeisen Bank”.
Nėnkryetari tjetėr i PDK-sė, Enver Hoxhaj, e ka trashur kuletėn pėr 107 mijė euro pėr tre vjet, ndonėse tė ardhurat e tij vjetore arrijnė nė 37 mijė e 600 euro.
Nė vitin 2007 Hoxhaj kishte deklaruar 2 banesa nė Prishtinė nė vlerė prej 160 mijė euro, ndėrsa nė vitin 2010 ai ka deklaruar 37 mijė euro para tė gatshme, 65 mijė euro banesė nė Prishtinė, 95 mijė euro banesė nė Prishtinė, 70 000 mijė euro shpenzime pėr rinovimin e banesave.
Edhe zėdhėnėsja e PDK-sė, Vlora Ēitaku, nuk ka mbetur e varfėr pėr tre vjetėt nė pushtet, pasi qė pasuria e saj ėshtė shtuar pėr 23 mijė euro.

LDK u pasurua nga pushteti

Edhe zyrtarėt e partisė me tė cilėt ka qeverisur pėr tre vjet PDK-ja nuk qėndrojnė keq financiarisht, pasi qė pasuria e tyre e rritur ndjeshėm, nė raport me pagat qė kanė marrė.
Nėnkryetari i sapozgjedhur i LDK-sė, Sabri Hamiti, pėr 3 vjet e ka shtuar pasurinė e tij pėr 145 mijė euro. Nė fund tė vitit 2007, ai kishte deklaruar se ka nė pronėsi njė banesė nė Prishtinė, vlera e sė cilės ishte 200 mijė euro.
Ndėrsa 3 vjet mė vonė, pasuria e Hamitit ka arritur nė 345 mijė euro, pavarėsisht se tė ardhurat e tij vjetore janė mė pak se 35 mijė euro.
Eqrem Kryeziu “fatkeqėsisht” nuk u pasurua aq shumė gjatė kėtyre tre vjetėve, pasi qė nė bazė tė asaj qė ka deklaruar nė vitin 2007 dhe 2010, pasuria e tij ėshtė shtuar pėr vetėm 9 mijė euro.
Nė vitin 2007 ai kishte deklaruar se ka shtėpi nė Prizren nė vlerė 150 mijė euro, 11 mijė euro tokė bujqėsore, si dhe 15 mijė euro tokė ndėrtimore, por nė fund tė vitit 2010 ai deklaroi 150 mijė euro shtėpi nė Prizren, 20 mijė euro tokė nė Pagarushė, si dhe 50 mijė euro njė vilė nė Prevallė. Kryeziu ka deklaruar edhe 35 mijė euro kredi nė “NLB Prishtina”.
Ministri i Jashtėm, Skender Hyseni, i cili ka qenė nė krye tė kėsaj ministrie prej vitit 2008 e deri nė fund tė vitit 2010, ka shtuar pasurinė pėr 250 mijė e 500 euro. Ai ka deklaruar tė ardhura vjetore nė institucione, 7480 euro tė ardhura nga qiraja dhe 5900 euro mėditje nga udhėtimet zyrtare.
Edhe Ramė Manaj e ka rritur pasurinė pėr 65 mijė euro pėr tre vjet. Sigurisht nė rritje tė vlerės sė pasurisė sė pėrgjithshme ka ndikuar edhe shtėpinė tė cilėn ėshtė duke e ndėrtuar nė lagjen “Veternik” tė Prishtinės, shumė afėr ish-shefit tė tij, Hashim Thaēit.
Opozita e pasur

Pavarėsisht se ka qenė nė opozitė, pasuria e liderit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj, ėshtė rritur pėr 252 mijė euro.
Nė vitin 2007 ai kishte deklaruar 700 mijė euro shtėpi nė Prishtinė, 150 mijė euro shtėpi familjare, si dhe 600 mijė euro tokė nė fshatin Gllogjan tė Deēanit, 11 mijė euro medalje ari dhe 150 mijė euro automobil tė blinduar, 8 mijė euro para tė gatshme.
Tre vjet mė vonė, Haradinaj ka deklaruar 11 mijė e 800 euro nė bankė, 700 mijė euro shtėpi nė Prishtinė, 150 mijė euro shtėpi nė Gllogjan, 600 mijė euro tokė nė Gllogjan, 75 mijė euro tokė nė Gllogjan, 11 mijė euro medalje ari, 150 mijė euro veturė e blinduar, 200 mijė euro veturė e blinduar, 10 mijė euro motoēikletė. Megjithatė, ai ka deklaruar edhe 25 mijė euro kredi.
Edhe pasuria nėnkryetarit tė AAK-sė, Ahmet Isufi, ėshtė mė e lartė pėr 222 mijė euro, krahasuar me deklarimet e vitit 2007.
Isufi para tri vjetėve kishte deklaruar 75 mijė euro banesė nė Prishtinė, 15 mijė euro veturė, si dhe 80 mijė euro tokė nė Gjilan dhe 500 euro para tė gatshme. Por, tash Isufi ka 200 euro para tė gatshme, 74 mijė euro banesė nė Prishtinė, 160 mijė euro shtėpi nė Gjilan, 180 mijė euro tokė nė Gjilan, 13 mijė euro veturė personale dhe 35 mijė euro i ka kredi.
Prin Pacolli

Kreu i Aleancės Kosovare e Re(AKR), Behgjet Pacolli, pa dyshim ėshtė lideri mė i pasur nė institucionet e Kosovės. Pasuria e tij ėshtė shtuar pothuajse sa tė hyrat e pėrgjithshme tė ndėrmarrjes mė profitabile nė Kosovės (PTK).
Pėr 3 vjet pasuria e Pacollit ėshtė rritur pėr 121.2 milionė euro.
Nė vitin 2007 ai kishte deklaruar 20 milionė euro patundshmėri nė Kosovė, 12 milionė euro vlera e aeroplanit personal, 10 milionė euro aksione nė 3 kompani nė Kosovė, si dhe 190 mijė euro vetura.
Ndėrsa nė fund tė vitit 2010 ai ka deklaruar 15 milionė euro aksione nė Bankėn Ekonomike, 22 milionė euro nė kompaninė e sigurimeve “Siguria”, 26 milionė euro shtėpi dhe troje, 100 milionė euro aksione nė kompani anonime brenda dhe jashtė Kosovės, 400 mijė euro nė banka.
Edhe pasuria e liderit tė LDD-sė, Nexhat Dacit, pėr 3 vjet ėshtė shtuar pėr 220 mijė euro. Nė vitin 2007 ai kishte deklaruar 120 mijė euro njė shtėpi nė Prishtinė dhe 50 mijė euro vilė nė Brezovicė. Nė fund tė vitit 2010, Daci ka deklaruar 41 mijė euro depozita, 250 mijė euro shtėpi nė Prishtinė dhe 100 mijė euro kamp-shtėpizė nė Brezovicė.
Edhe nėnkryetarja e tij, Besa Gaxherri, ėshtė pasuruar pėr rreth 200 mijė euro. Nė vitin 2007, Gaxherri kishte deklaruar 150 mijė euro shtėpi nė Pejė, 200 mijė euro dyqan nė Pejė, 50 mijė euro tokė nė Junik, si dhe 100 mijė euro banesė nė Pejė, 5 mijė euro ari, 25 mijė veturė “Mercedes”, 3 mijė euro veturė “Ford”. Nė fund tė vitit 2010, ajo ka deklaruar 3000 euro para tė gatshme, 400 mijė euro banesė nė Pejė, 100 mijė euro dyqane nė Pejė, 200 mijė euro dyqane te “Kulla e Pashės”
Grafika:
Hashim Thaēi pėr tre vjet u pasurua pėr 422 mijė euro.
Jakup Krasniqi e trashi kuletėn pėr 188 mijė e 500 euro.
Skender Hyseni u pasurua pėr 250 mijė e 500 euro.
Ramė Manaj i rriti financat pėr 65 mijė euro.
Ramush Haradinaj pėr 252 mijė euro mė i pasur.
Behgjet Pacolli, rekordmen, u pasurua pėr 121.2 milionė euro.
Nexhat Daci e shtoi pasurinė pėr 220 mijė euro.


Zeri.info


Adil Kosovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.