Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-06-11, 19:37   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Tė huaj qė shkruajnė ose flasin pėr virtytet e larta tė shqiptarėve, etnokulturėn, trimėrinė, etj



Ami Bue: “Shqiptarėt janė njerėz mė tė bukur nė Perandorinė osmane”.

B. Vranisheviq: Piktor nga Vojvodina: “Ėshtė mrekulli ta shohėsh popullin trim luftėtar shqiptar... Ata nuk lodhen pėr pasuri e luks... gjithmonė janė tė aramtosur, madje edhe gratė tė cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe tė ecurit tė sigurtė... Lumturinė nuk e kėrkojnė te bukuria, por nė kėnaqėsinė e tyre, tė burrit tė vet, tė fėmijėve dhe popullit tė tyre”.

Bajroni: “Shqiptarėt me kostumet e tyre bėjnė njė pejsazh mė tė mrekullueshėm nė botė... Shqiptarėt janė raca njerėzore mė e bukur qė ekziston, trima mė tė fortė se kėshtjellat e tyre”. Pėr dy nipėrit e Ali Pashė Tepelenės, ka thėnė: “Janė krijesa mė tė bukura qė mė ka zėnė syri... Femra shqiptare vetėm njėrit ja fal trupin dhe zemrėn”.
Branton. Ky publicist, ka shkruar: “Shqiptarėt ishin themeluesit e kalorėsisė sė lehtė (franceze – R.N.) dhe se me ushta tė gjata (armė – R.N.) dhe me flamurkat nė majat e tyre, e nisnin betejėn, duke u sulur me vrul mes rreshtave tė armikut dhe jepnin goditje duke krijuar pėshtjellim”. (“Fakti”, 3 nėntor, 2005 – Luan Rama)

Dekani: “Populli shqiptar ėshtė i shėndoshė, i durueshėm, i gjallė, me dinjitet dhe mjaft i ditur”.

Eriksoni: misionar amerikan: “Nuk ka popull mė shpirtmirė e mė tė sjellshėm (gjentil) nė Evropė se shqiptarėt. Ata, pėrbėjnė njė element tė fuqishėm burrėrie. Mblidhen me besnikėt mė tė adhe dhe japin jetėn pėr fjalėn e dhėnė”.

Fal Majeri “Shqiptarėt me armė tė vetme burrėrinė dhe shpirtin luftarak, u rruajtėn pėr 1000 vjet dhe arritėn tė mbijetojnė... Kryengritja greke e shek. XIX, qė shpėtoi Greqinė nga zgjedha turke, qe vepėr e shqiptarėve”.

Fransua Pukėveli: “Shqiptarėt qė mund tė quhen shiitė tė Perandorisė sė Lindjes...janė plot entuziazėm pėr atdheun e tyre dhe pėr tė flasin vetėm nė superlativ... Nuk ia ndajnė kurrė sytė maleve tė Epirit... Mbajnė mend mirė pavarėsinė qė e gėzonin”.

Gerard de Nerval: “Ngado qė ishin shqiptarėt shiheshin si luftėtarė kryenecė qė nuk e pėrfillnin vdekjen”.

Gligor Pėrliēev: “Tė gjithė shqiptarėt janė zemėrgjėrė, mendjemprehtė dhe mirėnjohės tė mėdhenj; janė mikpritės dhe tė besės si asnjė komb tjetėr, tė ndershėm, thellėsisht liridashės dhe tė patrembur nė luftime…”.

Ibn Kemali. Historian osman: “Shqiptarėt e ndezėn zjarrin e luftės, morėn nė duart e tyre ushtat, tė cilat u ngjanin gjarpėrinjėve helmues, dhe qėndruan nė grykat e shpellave. Ata luftuan deri nė kohėn e mbrėmjes... Kur lufta pushoi, ata porsi lumenj vėrshuan mbi ushtrinė tonė dhe e thyen atė...”.
Jovan Haxhivasileviq. Mė 1918 shkruante se shqiptarėt e Dibrės kurrė nuk i kanė zbatuar urdhėrat dhe reformat e sulltanit, pushtetit turk aty ka qenė vetėm formalisht.

Lamartini. “Nuk ka pendė as penel qė mund tė shprehė sakrificėn heroike tė banorėve (tė Shqipėrisė) nė luftrat qė kanė bėrė kohėve tė fundit, mė shumė se askush tjetėr, pėr ēlirimin e Greqisė”. Ai pėr shqiptarėt ka shkruar edhe kėtė: “Ky komb e ky popull nuk merret nėpėr kėmbė… Kjo ėshtė toka e heronjėve tė tė gjithė kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekėt Aleksandrin e Madh, Turqit Skenderbeun, njerės kėta tė sė njejtės racė, tė tė njejtit gjak e tė sė njejtės gjini”.

M. Huacunthe Hecquard: “Nė asnjė vend tė botės femrat nuk janė mė tė respektuara dhe nuk ushtrojnė njė veprimtari mė tė fuqishme se shqiptaret dhe se disa nėna shqiptare kanė pėrzėnė prej shtėpisė bijt e vet, pasi ata ishin larguar nga fronti i luftės, ato i kishin kthyer nė fushėn e betejės”.

M. Ritton: “Gratė arvanitase janė mė tė pastra se gratė greke”.

Madam Senja. Greke, nėnė e njė poeti francez: “Vallja e njohur “hasapikos”, qė kėrcehej nga arvanitasit e konkretisht nga kasapėt, “pėrbėnte njė rishfaqje skenash luftėtarėsh tė vjetėr qysh nga epoka e Aleksandrit tė Madh”.

Maksimilian Lambec: “Historia e vėrtetė botėrore do tė shkruhet vetėm atėherė, kur nė hartimin e saj do tė marrin pjesė edhe shqiptarėt”.

Marco Nese. Ky shkencėtar ose shkrimtar italian, nė njė vepėr tė vet, tė 3 dhjetorit 2004, ka theksuar se pas kapitullimit tė Italisė, mė 8 shtator 1943, kur Gjermania e shpalli ushtrinė italiane pėr dezertore dhe vendosi ta dėnojė me vdekje, 20.000 ushtarė italianė shpėtuan jetėn duke u fshehur nėpėr familjet shqiptare. “U veshėn me kostume kombėtare vendase, mėsuan ndonjė fjalė shqip, etj”

Marieta Vasilesku. Kjo rumune filoshqiptare, nė njė rast ka thėnė se ka parė njė ėmbėltor tė Sharrit, shqiptar, i cili edhepse flente me hanxharėn nėn jastėk, ishte njeriu mė besnik, mė i ndershėm dhe mė i guximshėm i Bukureshtit.

Michael Attaleiates. Kronist bizantin. Nė v.1034, ka shkruar: “Arvanitėt janė njėri nga popujt mė tė ēuditshėm. Ata nuk i ka bindur Roma as katolicizmi, nuk e di se sa sukses do tė kemi ne. Ata i mbahen ende origjinės sė tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin”.

Pallavēini. Ambasador nė Stamboll: “Kryengritja e Shqipėrisė sė Veriut (mė 1910), e ēoi Turqinė nė gjendje tejet kritike, jetė a vdekje pėr qeverinė turke”.

Pushkini: “Vetėm gjatė njė beteje nė Revolucionin rumun, mernin pjesė 700 shqiptarė”.

Rozher (1922): “Shqiptarėt trajtojnė mikpritjen si njė rit tė shenjtė. Ata nuk dinė si ta falenderojnė mikun qė e ka nderuar duke kaluar pragun e shtėpisė sė tyre”.

Seneshali i Madh. Gjeneral i shquar nga Normandia, i shek. XVI: “Sllavėt, janė tė pamėshirshėm nė luftė, vrasin kėdo qė arrijnė dhe nuk zėnė asnjė rob lufte, ndaj edhe ne ua bėjmė njėsoj. Sa pėr shqiptarėt, ata kanė sjellje krejtėsisht tjetėr dhe sillen njerėzisht ndaj robėrve tė zėnė... nė ushtrinė e mbretit Luigj XII, ishte formuar njė gradė prej 1200 shqiptarėsh, tė cilėt treguan trimėri aq tė shkėlqyer, sa qė u bėnė simbol i armatave franceze pėr afėr njė shekull tė tėrė. Kėshtu qė, mbretėrit e tjerė tė Francės, pėr komandant tė ushtrisė emėronin gjithėnjė ndonjė shqiptar, siē ishte, fjala vjen, gjenerali Duka i Brisakut, etj.

Sreten Vukosavleviq. Deputet serb: “Lėvizja kaēake ka qėnė njė profesion fisnik dhe elegant me tė cilin merreshin njerėz tė guximshėm dhe tė zot, tė ndihmuar nga populli, prandaj edhe pushteti sėrb nuk ua delte dot nė krye”. Ndėrsa, ministri i Punėve tė Brendėshme, M. Vujiqiq, shton: “Shqiptarėt e kanė patur traditė “kaēakllėkun”, sepse kanė dashur tė jetojnė tė lirė dhe tė pavarur”. Kosta Novakoviq, thekson se “kaēakėt janė njerėz qė bėjnė kurban tė gjitha: shtėpi, mall, katandi dhe marin malet ku formojnė ēeta komitėsh dhe luftojnė kundėr barbarizmit tė ushtrisė dhe policisė serbe”. Edhe Nushiqi, nė mėnyrė indirekte e arsyetonte Lėvizjen kaēake. Mosha Pijade, ka pranuar qė kaēakėt kanė luftuar kundėr zgjedhės sė rėndė serbe, qė do tė thotė e ka arsyetuar veprimin e tyre.

Stadtmuller: “Lufta greke pėr liri, nuk mund tė mendohej pa elementin shqiptar”. (Sidomos, pa Ali Pashė Tepelenėn, i cili e nxiti Kryengritjen e v. 1821, dhe pa tė cilin edhe sikur tė fillonte ajo kryengritje, “do shuhej qysh nė djep” – thuhet nė literaturėn historike).

Tacit: “Ilirėt janė njė popull i fuqishėm, me sy tė errėt, tė matur, guximtarė, kryelartė qė nxjerr ushtarė tė mirė”.

Timotheos: “Shqiptarėt janė mė luftarakėt e botės”.

Tit Livi: “Romakėt janė qytetėruar nga etruskėt”. (toskėt – R.N.)

Vuk Karaxhiq: “Ne Serbėt duhet tė marrim shembullin e shqiptarėve tė cilėt i pėrkasin - tri feve e konsiderojnė njėri tjetrin bashkėkombas dhe shqiptari musliman i vret 10 turq pėr njė shqiptar tė krishterė, ndėrsa shqiptari katolik i vret 10 itlianė pėr njė shqiptar musliman apo orthodoks dhe poashtu shqiptari orthodoks i vret 10 grekė pėr njė shqiptar musliman ose katolik”. Pėrndryshe, Karaxhiqi ka treguar interesim pėr shqiptarėt, siē ishte edhe botimi shqip i “Dhjatės sė Re”, botuar nė Korfuz mė 1827. Mirėpo, objekti i interesimit tė Vuk Karaxhiqit ėshtė edhe historia e shqiptarėve, sidomos periudha e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut dhe personaliteti i tij. Librin “Jeta e Gjergj Kastriotit” e parapagoi pėr vete, pėr konsullin rus nė Dubrovnik, si dhe pėr personalitetet e tjera tė jetės letrare, historike e kulturore tė Serbisė. Ai mblodhi edhe 13 kėngė popullore shqipe tė cilat nė vitin 1830 ia dėrgoi Jernej Kopitarit. Kėto kėngė u botuan nė “Zbornik filoloshkih i lingvistēkih studija” mė 1921, me titull “Arnautske pjesme” (“Kėngė shqiptare”)”. Pėrndryshe, sipas dr. Jashar Rexhepagiqit, Vuku ka ditur pak edhe shqipen.

Xhorxh Fred Uiliams: “Nuk ka popull mė shpirtmirė e mė gjentil nė Evropė se shqiptarėt”.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-06-11, 20:45   #2
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė*thonė*tė*huajt*pėr*Shqiptarėt

__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-11, 17:40   #3
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Cool Titulli: Ēfarė*thonė*tė*huajt*pėr*Shqiptarėt

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga sherri Shiko postimin
DHe per ket jam betuar
Askujt udhen s'kam per t'a leshue!!!
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 20:23   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Njėri ndėr ata qė mė pėrkushtim tė veēantė studioi etnografi nė dhe arkeologjinė e popullit tonė ėshtė Qiro Truhelka. Truhelka, me njė pėrvojė tė madhe nė fushėn e mbledhjes sė folklorit, tregimeve dhe krijimtarisė tjetėr nga goja e popullit, pėr disa dhjetėvjeēarė me kėmbėngulje tė madhe, sfi doi tė gjithė albanologėt e tjerė tė kohės, duke mbledhur shumė kėngė popullore nė gjuhėn shqipe




Qiro Truhelka, sipas dorėshkrimeve autografe qė ruhen nė Kroaci, kishte fi lluar qė nė vitin 1889 tė mblidhte nė terren, krahinėn e Pollogut leksikun dhe folklorin shqiptar, duke qenė mysafi r i Rashid Bexhet Gjokės, ndėrsa nė verėn e vitit 1890 kishte qenė dy muaj nė jug tė Shqipėrisė dhe nė gusht tė po atij viti pėr njė muaj qėndroi nė Prizren dhe rrethinė

Interesimi i studiuesve dhe krijuesve kroatė pėr shqiptarėt ėshtė mjaft i hershėm, daton qė nga Mesjeta, pėr tė arritur kulmin nė shekullin XIX me “Lėvizjen Ilire”, lėvizje kjo qė pėrpiqej pėr pavarėsi dhe njohje tė kombit kroat, e cila shikonte nė tė kaluarėn e popullit shqiptar shumė ngjashmėri dhe pika takimi. Studiues, historianė e krijues mė nė zė tė Kroacisė, nė studimet dhe krijimet e tyre u morėn me Gjergj Kastriotin Skėnderbeun. Janė tė njohura studimet historike, por edhe krijimet e shumta letrare, dramat, poezitė e romanet.
Njėri ndėr ata qė mė pėrkushtim tė veēantė studioi etnografinė dhe arkeologjinė e popullit tonė ėshtė Qiro Truhelka. Truhelka, me njė pėrvojė tė madhe nė fushėn e mbledhjes sė folklorit, tregimeve dhe krijimtarisė tjetėr nga goja e popullit, pėr disa dhjetėvjeēarė me kėmbėngulje tė madhe, sfi doi tė gjithė albanologėt e tjerė tė kohės, duke mbledhur shumė kėngė popullore nė gjuhėn shqipe, (tė cilat mbetėn nė dorėshkrim dhe ende janė tė pabotuara), tregime shqipe, njė pjesė tė tė cilave i botoi nė vitin 1905 me titullin “Arnautske priće“ /Pėrrallat shqiptare/ por kanė mbetur edhe shumė sosh tė pabotuara. Tregimet, fjalėt e urta popullore, doke e zakone nga krahina tė ndryshme shqiptare, veēanėrisht nga Pollogu i Maqedonisė, Jugu i Shqipėrisė dhe Prizreni i Kosovės, gjėegjėzat, pėrshkrimet e veshjeve popullore tė kohės etj., kanė mbetur nė dorėshkrim, tė shkapėrderdhura nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme tė Kroacisė, tė cilat mendojmė ne, janė me mjaft interes pėr t’u botuar.
Gjatė kėrkimeve tona shumėvjeēare nė Kroaci, kemi shfletuar pothuajse gjithė krijimtarinė e Qiro Truhelkės qė ėshtė e pabotuar. Njė pjesė tė mirė tė saj e kemi riprodhuar nė mikrofi lm, fotokopjuar e kohėve tė fundit edhe skanuar. Me qindra faqe nga kėto dorėshkrimi i kemi dhuruar para disa vjetėsh Bibliotekės Kombėtare Universitare tė Kosovės nė Prishtinė, me dėshirėn mė tė mirė qė specialistėt e fushave pėrkatėse tė mund tė merren me to, pėr t’i studiuar e botuar. Ndėrsa vitin e kaluar, Qendrės sė Studimeve Albanologjike nė Tiranė, i kemi dhuruar po ashtu njė fl etore tė skanuar me dorėshkrime tė Q. Truhelkės, tė cilat shpresojmė se njė ditė do tė shohin dritėn e botimit.
Janė tė shumta punimet shkencore tė botuara nga ana e Qiro Truhelkės, ku ai ėshtė marrė drejtpėrdrejtė apo tėrthorazi me historinė e Ilirėve dhe shqiptarėve. Nė veprėn e tij me titull “Kujtimet e njė pionieri” (Uspomene jednog pionira, Zagreb, 1942), nė f. 90-91, shprehimisht shkruan pėr motivet dhe qėllimet qė e shtynė tė merret me studimin e historisė sė lashtė shqiptare, me traditėn, gjuhėn dhe folklorin shqiptar: “Qė nė fi llimet e punės sime vėrejta mungesėn e madhe tė studimeve me tė cilat nė atė kohė merrej shkenca, se mbi tė gjitha pėr studimin e ēėshtjes ballkanike nuk u gjet askush qė mė pėr sė afėrmi tė studionte gjuhėn, traditėn dhe kulturėn shqiptare, relikte kėto tė vetme tė banuesve tė hershėm ilirė, tė pjesės Perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Duke qenė i vetėdijshėm se pa kėtė njohuri fi llestare nuk mund tė arrihen rezultate tė pakontestuara pėr lashtėsinė e Bosnjės, as tė ndriēohet drejt problemi ilir, i cili nė vazhdimėsinė e gėrmimeve arkeologjike nė Glasinac, gjithnjė e mė shumė imponohej si domosdoshmėri, vendosa tė mėsoj gjuhėn shqipe, nė ēfarėdo mėnyre. Kjo qe pėr mua njė punė shumė e vėshtirė, sepse nė atė kohė nuk ekzistonte ndonjė gramatikė ose fjalor i pėrshtatshėm, pėrveē atyre qė nė Shkodėr, kishin botuar Jezuitėt pėr nevojat e tyre shkollore, por qė nuk kishin vlera praktike. Mė kishte mbetur vetėm njė mundėsi: tė mėsoj gjuhėn shqipe pėrmes ndonjė kurbetēiu shqiptar, tė cilėt nė numėr tė madhe vinin nė Sarajevė, nė stinėn e verės, kurse nė vjeshtė ktheheshin nėpėr shtėpitė e tyre me fi timet e tyre si pastiēerė, salepxhi, bozaxhi apo hallvaxhi. Fati mė dėrgoi te njė mysliman me emrin Rashid Bexhet Gjoka, i cili ishte nga Tetova (sipas turqishtes Kallkėndelene), pra nga njė zonė, nė tė cilėn gjuha shqipe ishte mjaft e pasur dhe ai tregoi gatishmėri tė madhe qė tė mė mėsojė gjuhėn shqipe. Mirėpo qė nė fi llim lindi njė vėshtirėsi, sepse ai nuk dinte mirė kroatishten, kurse njihte shumė mirė turqishten. Atėherė ftova ndėrmjetėsuesin tim, sheh Mustafė Salihagiqin, qė tė jetė pėrkthyes. Kėshtu fi lloi njė stėrvitje e ēuditshme gjuhėsore, sipas sė cilės tekstet shqiptare nėpėrmjet turqishtes i pėrkthenim nė kroatishte. Rashidi ishte nga zemra e Ballkanit, nga njė zonė, qė atėherė hermetikisht ishte e shkėputur nga ēfarėdo ndikimi modern, por qė ishte djep i vėrtet i thesarit tė patjetėrsuar autokton folklorik. Nė kėtė mėnyrė fi lluam tė regjistronim kėngėt shqipe, tė cilat unė pasi qė i shėnoja i rilexoja me zė, qė Rashidi tė mė konfi rmonte se i kisha shėnuar drejt. Pastaj me ndihmėn e sheh Mustafait mė pėrkthente fjalė pėr fjalė kėngėn, format e ndryshme gramatikore tė fjalėve, duke u pėrpjekur t’i qėndronte sa mė besnik origjinalit. Kėshtu pa u vėrejtur, pėr njė kohė tė shkurtėr fi tova dy gjėra: materialin leksikor dhe pasqyrėn gramatikore tė shqipes dhe njėkohėsisht regjistrova njė numėr tė konsiderueshėm kėngėsh, fjalėve tė urta, gjėegjėzave etj., e pa ashtu m’u dha mundėsia tė bėja edhe njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė zakoneve tė ndryshme popullore shqiptare”.
Jo pa qėllim zgjodhėm kėtė citat nga vepra autobiografi e Truhelkės, sepse na njeh pėr sė afėrmi me sfi dat qė ai kaloi pėr mėsimin perfekt tė gjuhės shqipe. Nė fakt, Qiro Truhelka, sipas dorėshkrimeve autografe qė ruhen nė Kroaci, kishte fi lluar qė nė vitin 1889 tė mblidhte nė terren, krahinėn e Pollogut leksikun dhe folklorin shqiptar, duke qenė mysafi rė i Rashid Bexhet Gjokės, ndėrsa nė verėn e vitit 1890 kishte qenė dy muaj nė jug tė Shqipėrisė dhe nė gusht tė po atij viti pėr njė muaj qėndroi nė Prizren dhe rrethinė.
Njė interes tė veēantė pėr leksikologjinė shqiptare ka fjalori “Gjermanisht – Shqip” i Qiro Truhelkės, nė mė shumė se katėr mijė (4 mijė) fjalė shqipe, qė nė dorėshkrim ruhej nė bibliotekėn e sektorit tė Romanistikės pranė Universitetit tė Zagrebit. Nė vitin 1994 ne e zbuluam kėtė dorėshkrim krejt rastėsisht, i cili pėr shkak tė pakujdesit tė bibliotekares, e cila nuk njihte gjuhėn shqipe e as gjermanishte e kishte vėnė nė stivėn e gjėrave qė duhej tė shkatėrroheshin. Pas njė pune pėrgatitore, rreth njėvjeēare, ne e pėrgatitėm pėr botim kėtė fjalor, duke botuar komplet faksimilet e origjinalit, pastaj transkriptimin dhe transliterim nė gjuhėn e sotme shqipe. (shih faksimilen e kopertinės qė sjellim si ilustrim). Fjalori pėrveē fjalėve tė zakonshme, ka edhe fjali tė tėra nė gjuhėn shqipe, pastaj shprehje e fraza popullore tė cilat janė njė realitet i vėrtetė ose siē e pohon edhe Truhelka mė vonė “thesar i patjetėrsuar autokton” i gjuhės shqipe pėr disa krahina nga ku u vol lėnda leksikore. Pėr pėrgatitjen e fjalorit gjermanisht shqip, Qiro Truhelka punoi rreth dhjetė vjet. Fjalorin e pėrfundoi nė nėntor tė vitit 1899. Nė fund tė fjalorit ėshtė edhe njė gramatikė e shkurtėr, pėrmbledhėse e gjuhės shqipe.
E tėrė krijimtaria e Truhelkės pėr sa i pėrket albanologjisė mund tė ndahet nė dy grupe tė mėdha: studimet rreth lashtėsisė sė iliro-shqiptarėve, pėrkatėsisht lidhjet iliro-shqiptare, duke fi lluar nga gėrmimet e shumta arkeologjike e deri te botimi i autorėve tė lashtė pėr Ilirėt dhe nė grupin e dytė: botimi i thesarit tė kulturės popullore shqiptar, mbledhja e tij dhe studimet e shumta rreth kėtij thesari, pothuajse tė gjitha tė pabotuara.


vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 20:26   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

vijimi

Truhelka ėshtė ndėr tė parėt, duke shfrytėzuar rezultatet e gjetjeve arkeologjike qė si edhe disa arkeologė e fi lologė tė tjerėt europianė mbrojti me kėmbėngulje teorinė e prejardhjes ilire tė shqiptarėve. Ndėrsa pėr vazhdimėsinė etnike dhe kulturore iliro-shqiptare ai ishte i bindur se shumė forma tė kulturės materiale dhe shpirtėrore dhe ato tė besimeve tė banorėve tė sotėm tė Gadishullit Ballkanik, sidomos tė pjesės perėndimore tė tij, ku nė rend tė parė janė shqiptarėt, tėrheqin rrėnjėt e tyre nga thellėsitė e parahistorisė duke qenė popuj autoktonė – vendorė.
Njė kontribut tė veēantė Truhelka dha edhe nė fushėn e letėrsisė gojore, ku pos qė mblodhi, sistemoi e pėrgatiti pėr botim disa prej kėngėve shqipe, (njė numėr jashtėzakonisht tė madh tė tyre, nė mė shumė se njė mijė faqe dorėshkrim i la tė pabotuara), ai tregoi se njihte nė thellėsi problematikėn e letėrsisė gojore shqiptare, duke bėrė komente, shkrime e studime tė veēanta nga kjo fushė. Ėshtė interesant fakti se Truhelka nxjerr si pėrfundim nė studimet e tij origjinėn indoeuropiane tė pėrrallave dhe kėngėve shqiptare, nė bazė tė materialit qė kishte mbledhur dhe studiuar. Ai ishte i entuziazmuar me letėrsinė gojore shqiptare, duke shprehur njė admirim tė veēantė pėr tė. Nė mėnyrė tė posaēme e kanė tėrhequr kėngėt epike pėr tė cilat mendon se ato mė sė miri pasqyrojnė shpirtin dhe tiparet karakteristike tė shqiptarėve, pra ai pėrmes kėsaj letėrsie gojore ka dashur tė ndėrtojė vazhdimėsinė shpirtėrore tė popujve qė jetuan nė Gadishullin Ballkanik qė nga lashtėsia e deri me sot. Si mbledhės dhe botues tė letėrsisė gojore dhe pėrrallave shqiptare, ai zė njė vend me rėndėsi jo vetėm tek albanologėt kroatė, por edhe ata botėrorė, sepse ėshtė ndėr tė parėt qė provoi tė shpjegojė rrėnjėt e saj tė thella dhe rėndėsinė e saj brenda kornizave indoeurpoiane tė letėrsisė gojore.
Interesimi i Qiro Truhelkės pėr albanologji nuk ishte i kufi zuar vetėm njė fushėn e folklorit, pėrkatėsisht mbledhjes dhe botimit tė tij, por ai u interesua nė mėnyrė tė veēantė pėr gjuhėn, tė drejtėn zakonore (kanunet shqiptare, pėrshkrime tė disa normave nga kėto kanune ruhen nė dorėshkrim qė janė para atyre tė Sh. Gjeēovit), besimet, doket, ritet e ndryshme, thėnė ndryshe, ai tregoi interesim pėr jetėn, nė kuptimin e mirėfi lltė tė fjalės, e shqiptarėve, sepse ai te kėto elemente vėrente momente tė lashtėsisė sė njė vazhdimėsie tė pandėrprerė shpirtėrore dhe kulturore te popujt qė jetuan dhe jetojnė nė Gadishullin Ballkanik.

Kush ėshtė Qiro Truhelka?

Qiro Truhelka ka lindur nė Osjek mė 2 shkurt tė vitit 1865 nė njė familje me traditė intelektuale. Nė Osjek ai mbaroi shkollėn fi llore dhe gjimnazin. Studimet pėr arkeologji dhe histori tė artit i vazhdoi nė Zagreb. Nė vitin 1886 emėrohet kustos i Muzeut tė Sarajevės nė Sarajevė. Ndėrsa nė vitin 1888 themelon “Zemaljski muzej u Bosni i Hercegovini” ku ai emėrohet drejtues i tij. Nė fi llim tė punės sė tij si arkeolog bėn kėrkime nė kompleksin e Debeli Brdos jo larg Sarajevės. Gjatė kėrkimeve arkeologjike nė vitet 1888- 1897 pėrgjatė gjithė Bosnjės dhe Hercegovinės ka zbuluar lokalitete tė shumta arkeologjike me vlera tė jashtėzakonshme pėr atė pjesė tė Ballkanit. Ndėrsa kėrkimet mė tė rėndėsishme arkeologjike nėn drejtimin e Truhelkės janė bėrė nė Donjo Dubini jo larg Savės, afėr Bosansko Gradishės. Sintezėn e zbulimeve tė tija e boton nė vitin 1904 sė bashku me 104 ilustrime shumė cilėsore. Studimet e tija mė tė rėndėsishme nga fusha e arkeologjisė dhe disiplinat tjera ai i botoi nė revistėn prestigjioze qė botohej kroatisht dhe gjermanisht njėkohėsit, tė cilėn ai e drejtonte “Glasnik Zemaljskog Muzeja BiH.” Nė vitin 1921 pushohet nga puna pėr shkak se kundėrshtoi formimin e Mbretėrisė serbo- kroato-sllovene, ndėrsa nė vitin 1922 pensionohet edhe pse ishte vetėm 57 vjeē. Duke pasur shpirt kėrkuesi dhe studiuesi ai menjėherė pas pensionimit shkon pėr tė punuar nė Universitetin e Shkupit, sepse emri dhe fama e tij tashmė ishin ndėrkombėtare. Nė vitin 1931, Universiteti i Shkupit e falėnderon pėr kontributin e dhėnė dhe e pushon nga puna! I mėrzitur nga gjithė kėto tė papritura ikėn pėr tė jetuar tek e motra Jagoda, edhe kjo njė poete e njohur, kroate. Vdes nė Zagreb, mė 18 shtator tė vitit 1942.


Disa nga veprat kryesore tė dr. Qiro Truhelkės janė:

Starobosanski pismeni spomenici (1894), Starobosanski natpisi (1895), Slavonski banovci (1897), Osvrt na sredovjene kulturne spomenike Bosne (1900), Djevojaki grob (1901), Dravno i sudbeno ustrojstvo Bosne u doba prije Turaka (1901), Kraljevski grad Jajce (1904), Nai gradovi (1904), Arnautske prie (1905), Crtice iz srednjeg vijeka (1908), Dubrovake vijesti o godini 1463. (1910), Tursko-slavjenski spomenici dubrovake arhive (1911), Gazi Husrefbeg (1912), Kulturne prilike Bosne i Hercegovine u doba prehistoriko (1914), Historika podloga agrarnog pitanja u Bosni (1915), Das Testament des Gost Radin (1916), Stari turski agrarni zakonik za Bosnu (1917), Konavoski rat 1430. - 1433. (1917), Nekoliko misli o rjeenju bosanskog agrarnog pitanja (1918), Sojenica kao ishodite pontifikata (1930), Starokranska arheologija (1931), O porijeklu bosanskih Muslimana (1934), Studije o podrijetlu. Etnoloka razmatranja iz Bosne i Hercegovine (1941), Uspomene jednog pionira (1942), ndėr tė tjera Q. Truhelka ka botuar edhe nė „Albaninė‰ e Faikė Konicės studimet e tija.



Kopertina e njė fletorje me dorėshkrime autografe tė Truhelkės



Kopertina e fjalorit gjermanishtshqip te Qiro Truhelkes botuar me 1995



Doreshkrime autograf tė Truhelkės me kėngė shqiptare tė pa botuara



Doreshkrime autograf tė Truhelkės me kėngė shqiptare tė pa botuara
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-11, 12:14   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

KĖNGĖ SHQIPTARE (Botuar mė 1913)





Fernand Hauzer, Francė

Ah, sikur e shtrenjta liri
Tė dėbohej nga trualli ynė ndonjėherė
Ne, shqiptarėt deri tek i fundmi njeri
Do tė iknim nga Shqipėria e mjerė!

Popujt e Ballkanit po ngrihen me flamurė nė dorė,
Po ēohen nė kėmbė ata qė ishin skllevėr,
Tashti ėshtė radha jonė, o malėsorė,
Tė vėmė nė jetė ėndrrėn e vjetėr.
Skėnderbeu mundi dikur Mehmetin e Dytė,
Sulltanin qė e mposhti Bizantin!
Si gjyshėrit tanė qė u shkreptinin sytė,
Turqit i detyruam tė ndalin revanin.

Nėse sot u kėputėn zinxhirėt otomanė,
Le tė mos farkėtohen zinxhirė tė tjerė!
Tė mos lėmė tė na shkelin armiqtė tanė,
Le tė zgjedhim midis nesh prijės me vlerė.

Ah, sikur e shtrenjta liri,
Tė dėbohej nga trualli ynė ndonjėherė,
Ne, shqiptarėt deri tek i fundmi njeri
Do tė iknim nga Shqipėria e mjerė!

Botuar mė 1913

Pėrkthyer nga: Anton PAPLEKA
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-11, 22:25   #7
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,415
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė*thonė*tė*huajt*pėr*Shqiptarėt

Virtyte qe ekzistonin ,edhe tashme te venitura.

Krasniqi s'ka permend moralin i cili ka qene nder primaret,edhe tashme?????????????????????
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:21   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė*thonė*tė*huajt*pėr*Shqiptarėt

Johan Georg fon Han





Shkencėtari gjerman Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) konsiderohet si babai i albanologjisė. Ai ka lindur nė Frankfurt am Main dhe studioi drejtėsi nė Gisen (Giessen) dhe nė Hajdėlberg (Heidelberg). Nga viti 1834-1843 punoi pėr ministrinė e drejtėsisė sė Mbretėrisė sė re Greke. Nga 1843-1847 ishte konsull prusian nė Athinė dhe pas kėsaj periudhe u emėrua zėvendėskonsull austriak nė Janinė, ku ra nė kontakt me shqiptarėt dhe filloi tė mėsonte shqip. Nė fund, mė 1851, u emėrua konsulli austriak nė ishullin Siros.
Gjatė viteve tė qėndrimit nė Janinė, Hani bėri tre udhėtime nė Shqipėri dhe mblodhi tė dhėna pėr historinė, filologjinė dhe folklorin shqiptar. Ky material u botua nė veprėn e tij themelore nė tre vėllime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), Jena 1854, e cila i hodhi themelet e albanologjisė. Shquhet gjithashtu per vėllimin “Griechische und albanesische Märchen” (Pėrralla greke dhe shqiptare), Lajpcig 1864, dhe pėr rrėfimet e ekspeditave tė tij nė Ballkan: “Reise von Belgrad nach Salonik” (Udhėtim nga Beogradi nė Selanik), Vjenė 1861, dhe “Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar” (Udhėtim nėpėr viset e Drinit e tė Vardarit), Vjenė 1867, 1869.

Nė ekspeditėn e fundit nga gushti nė nėntor 1863 Hani dhe bashkudhėtarėt e tij udhėtuan nga Durrėsi dhe Shkodra nėpėr lumin Drin pėr nė Prizren nė Kosovė, nė Maqedoninė perėndimore. Pastaj duke kaluar luginėn e Vardarit erdhėn nė Selanik nė detin Egje. Interesat e Hanit nė Shqipėri dhe nė Ballkanin jugperėndimor ishin tė shumėllojshme dhe, gjatė kėtij udhėtimi, pėrveē albanologjisė, i hodhi, mbase paditur, edhe themelet e historisė sė fotografisė nė Ballkanin jugperėndimor. Ekspedita e vitit 1863 rezultoi nė njė koleksion prej pesėdhjetė fotografish – nga mė tė hershmet nė rajon.

Hani kishte filluar ta pėrgatiste ekspeditėn nė lumin e Drinit nė fillim tė viteve 1860, kur tha: “…ėshtė mė pak i njohur se tė gjithė lumenjtė e Evropės megjithėse derdhet nė Adriatik jo mė shumė se dhjetė milje nga kufiri jugor i territorit perandorak (tė Austro-Hungarisė). Askush para meje nuk ka kryer udhėtimin njėzetditėsh midis bregdetit dhe pikės ku bashkohet degat e lumit.” Kryeduka Maksimilian (1832-1867), i cili mė vonė do tė bėhej Perandori i Meksikės (mbretėroi 1864-1867), u entuziazmua me projektin dhe premtoi t’ia siguronte mjete tė thjeshta tė lundrimit pėr atė. Mė 23 qershor 1863, Hani i dėrgoi njė letėr Akademisė sė Shkencave nė Vjenė, duke kėrkuar njė fotograf kompetent i cili do ta shoqėronte dhe do tė bėnte fotografi tė qyteteve dhe tė terrenit malor. Akademia propozoi njėzetepesėvjeēarin Jozef Sekeli (Josef Székely) dhe dha nė dispozicion fondet e duhura pėr ekspeditėn.

Jozef Sekeli

Fotografi vjenez, doktor Jozef Sekeli (1838-1901), ka lindur ne Shymeg (Sümeg) afėr liqenit tė Balatonit nė Hungarinė perėndimore dhe ndoqi shkollėn nė Sombateli (Szombathely). Mė vonė studioi nė Universitetin e Vjenės tė cilin e mbaroi nė vitin 1860 me njė diplomė magister nė farmakologji dhe nė vitin 1862 me njė doktoraturė nė kimi. Ai dha mėsim nė universitet pėr njė kohė tė caktuar dhe pastaj hapi njė studio fotografike nė Heinrichshof pėrballė ndėrtesės sė operės nė Vjenė. U bė fotograf profesionist me famė. Nė vitin 1867 ai fitoi ēmimin e bronxtė nė Panairin Botėrore nė Paris (ndoshta me fotografitė e Shqipėrisė) dhe mė 1878 fitoi nė Paris ēmimin e argjendtė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:24   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė*thonė*tė*huajt*pėr*Shqiptarėt

Ekspedita

Johan fon Han u nis nga konsullata e tij nė ishullin Siros dhe mbėrriti nė Durrės mė 12 gusht 1863. Aty shėnoi: “Qyteti s’ka ndryshuar qė prej vizitės sime tė fundit para trembėdhjetė viteve, as pesėdhjetė banorė mė shumė nuk ka.” Ai ngjiti luginėn e Erzenit, duke kaluar Ndroqin, dhe vazhdoi nėpėr fushėn bregdetare pėr nė Shkodėr. Aty mė 31 gusht 1863, e gjeti Sekelin dhe togerin e marinės Herman fon Shpaun (Hermann von Spaun, 1833-1919) tė cilėt kishin arritur nga Tivari. Gjithashtu nė grup ishin miku i vjetėr i Hanit, Doktor Auerbah (Auerbach), i cili prej vitit 1845 kishte qenė mjek familjar i beut tė Vlorės, si dhe prifti franēeskan, Ėngjell Bardhi.

Nė Shkodėr, Sekeli bėri tetė fotografi tė mahnitshme, pa dyshim fotografitė e para tė qytetit dhe tė kalasė sė tij hijerėndė. Pas kėsaj, ekspedita u nis nė dy anije nė lumin Drin, duke kaluar Dejėn, Vjerdhėn, Shurdhahun, Komanin (dy fotografi) dhe Dukagjinin. Lumi u bė gjithnjė e mė i ngushtė dhe pranė Toplanės kalimi u bė i pamundur. Sekeli, i cili kishte sjellė pajisje tė rėnda fotografike me vete, u detyrua tė kthehej nė Shkodėr me anije, kurse pjesa tjetėr e ekspeditės vazhdoi rrugėn me kėmbė.

Grupi u ribashkua nė Prizren i cili nė atė kohė ishte qyteti mė i madh i Shqipėrisė. Prizreni kishte rreth 46.000 banorė, prej tė cilėve 36.000 myslimanė, 8.000 bullgarė dhe vlleh, dhe 2.000 katolikė. Kishte jo mė pak se njėzetegjashtė xhami, si dhe dy kisha ortodokse dhe njė kishė katolike. Nė krahasim me tė, Shkodra, Durrėsi dhe Vlora ishin fshatra. Kėtu, nė fillim shtatori 1863, Sekeli bėri pesė fotografi. Pas Prizrenit, ekspedita u kthye nė Drinin e Zi dhe vazhdoi nė drejtim tė jugut pėr nė Dibėr. Kjo krahinė ishte krejtėsisht e panjohur dhe gėzonte njė nam tė dyshimtė. Hani shkroi: “Po kaq e panjohur se pjesa e poshtme e lumit Drin ishte edhe lugina e Drinit tė Zi midis qytetit tė Dibrės dhe pikės ku bashkohen tė dy degėt e lumit. Thuhet se ėshtė njė ēerdhe hajdutėsh dhe prandaj shmanget nga fqinjėt.” Megjithatė, Hani kaloi rajonin pa probleme, veē qė nuk mundi tė kuptonte shqipen e banorėve aty. Kur erdhėn nė Dibėr mė 21 shtator 1863, Sekeli bėri dy fotografi. Fotografimi ishte njė punė e lodhshme. Pėr tė pėrdorur “makinėn fotografike” dhe vagonin e pllakave qė kishte sjellė me vete, Sekelit i nevojitej dy orė e gjysėm thjesht pėr njė fotografi tė njė shkėmbi tė madh romantik. Gjithė kjo i tregoi Hanit se “fotografia s’ėshtė gjė qė mund tė kryhet shpejteshpejt. Ose mund tė udhėtosh, ose mund tė fotografosh.” Nga Dibra, ata vazhduan pėr nė Strugė nė liqenin e Ohrit.

Hani ishte i magjepsur nga liqeni dhe shėnoi praninė e trembėdhjetė llojėrave peshqish. Ata vizituan manastirin e Kalishtės, qytetin e Ohrit me shumė kisha tė bukura ortodokse, dhe natyrisht manastirin e njohur tė shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, Shėn Naum, nė jug tė liqenit. Hani dhe bashkudhėtarėt e tij kaluan dhjetė ditė nė Ohėr kėshtu qė Sekeli kishte kohė pėr tė fotografuar. Nė Ohėr dhe rajon u bėnė gjithsej njėmbėdhjetė fotografi. Fotografia e Shėn Naumit duket se ėshtė e vetmja foto e manastirit para se tė digjej nė masė tė madhe nė vitin 1875.

Prej Ohrit, grupi udhėtoi pėr nė liqenin e Prespės dhe vazhdoi me shi tė dendur pėr nė Manastir. Tashmė ishte tetor. Manastiri ishte qytet i madh dhe selia kryesore e ushtrisė osmane pėr rajonin. Aty Hani u mirėprit prej Gjeneralit Faik Pasha, i cili kishte studiuar nė Vjenė. Sekeli bėri disa fotografi tė njė formacioni ushtarak para kazermės sė madhe, ndėrtuar nė vitin 1839. Nga Prilepi udhėtuan pėr nė Veles mbi lumin Vardar ku, pasi gjetėn anije tė reja, u nisėn nėpėrmjet ngushticės sė Demir Kapit (Porta e Hekurtė) pėr nė Selanik nė detin Egje. Aty u bėnė pesė fotografi. Prej Selanikut Hani dhe Sekeli vazhduan pėr nė Turqi pėr tė parė Trojėn.

Koleksioni i Sekelit

Johan Georg fon Han vlerėsoi ndihmesėn e madhe tė Sekelit nė ekspeditėn e tij. Theksoi se fotografitė “mund tė krahasohen lirisht me fotografitė mė tė mira tė bėra ndonjėherė nė kėtė fushė.”

Pėr fat tė keq, botimi i fotografive doli tepėr i shtrenjtė pėr Akademinė vjeneze dhe ato nuk u pėrfshinė nė raportin e Hanit, botuar nė vitet 1876 dhe 1869. Rezultati i kėsaj ishte qė koleksioni i Sekelit, ndėr fotografitė mė tė hershme tė Ballkanit, u la nė harresė. Nė vitin 1889, trembėdhjetė foto tė Sekelit u botuan nė vėllimin “Makedonien und Alt-Serbien” (Maqedoni dhe Serbia e Vjetėr) prej Spiridion Gopēeviqit (1855-1936), por pa datė dhe pa emrin e fotografit, mirėpo, pas kėsaj, koleksioni u zhduk pėr mė shumė se njė shekull. U rizbulua nė Bibliotekėn Kombėtare tė Austrisė prej Mark Kohenit (Mark Cohen) nė vitin 2000.
Fotografitė e Jozef Sekelit tė bėra nė jugun a gadishullit ballkanik nė vitin 1863 kanė njė rėndėsi tė madhe historike dhe artistike. Janė fotografitė mė tė hershme tė Shqipėrisė, me pėrjashtim tė njė portretit tė vetėm tė kryengritėsit Hamzė Kazazi, tė kryer prej fotografit shkodran Pjetėr Marubi (Pietro Marubbi, 1834-1903) nė Shkodėr nė vitin 1858. Mund tė jenė edhe fotografi mė tė hershme tė Kosovės dhe llogariten ndėr fotot mė tė vjetra tė Maqedonisė.
Fotografitė e Koleksionit tė Jozef Sekelit u botuan pėr herė tė parė nė albumin fotografik: “ Dritėshkronja: fotografia e hershme nga Shqipėria dhe Ballkani jugperėndimor”, Prishtinė 2007. Koleksioni ndodhėt tani nė Bildarchiv tė Bibliotekės Kombėtare tė Austrisė nė Vjenė (www.bildarchiv.at).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:51   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė*thonė*tė*huajt*pėr*Shqiptarėt

Franc Baron Nopēsa
Albanolog, Paleontolog, Gjeolog

Franc Nopēa udhėtoi shpesh nė Shqipėri dhe nė jug tė Ballkanit (Bosnje, Kosovė, Maqedoni, Serbi) midis vitit 1903 dhe Luftės sė Parė Botėrore. Ai kishte njė shtėpi nė Shkodėr, tė cilėn e pėrdori si bazė pėr udhėtimet e tij tė shumta nė malėsinė e Shqipėrisė sė veriut. Gjatė rrugės mori me vete jo vetėm pushkėn por edhe njė "Kodak" dhe bėri fotografi tė rralla dhe magjepėse tė rajonit. Origjinalėt e fotografive prej xhamit ndodhen nė Muzeumin Ungarez tė Historisė Natyrore (Magyar Természettudomįnyi Mśzeum) nė Budapesht.


Franz Baron Nopcsa 002 - Baron Franz Nopcsa in northern Albanian costume, ca. 1916. - Franz Baron Nopcsa in Malessorentracht, ca. 1916. - Franc Nopēa nė veshje kombėtare shqiptare, afėrsisht 1916. - Nopcsa Ferenc albįn öltözetben, 1916 körül.




Albania. Muslim man. - Albanien. Ein Muslim. - Shqipėri, Njė mysliman. - Albįnia. Muszlim férfi.




Macedonia. Turkish cemetary near Skopje, 1903. - Mazedonien. Türkischer Friedhof bei Skopje, 1903. - Maqedoni. Varreza turke afėr Shkupit, 1903. - Macedónia. Török temető Skopje vidékén, 1903.




Macedonia. Roman Catholic church in Skopje, 1903. - Mazedonien. Katholische Kirche in Skopje, 1903. - Maqedoni. Kisha katolike nė Shkup, 1903. - Macedónia. A skopjei katolikus templom, 1903.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-11, 17:23   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?




Kjo pikture e Rembrandit "Ēifuti shetites" ka lidhje me Shqiperine,e pat blere tregtari shkodran Mark Kakarriqi ne Odesa ne vitet '20,ka dhene dy vapore me grure edhe ka marre dy punime te Rembrandit!!!Mark Kakarriqi,njihej per dashurine e tij ndaj artit,ai pati sjelle per hater te se shoqes Operan Nacionale Italiane te kendoje ne oborrin e shtepise se vet,(ish-Shtepia e Pioniereve ne Shkoder),ne shpine e tij kishte statuja e punime nga mjeshtrat me te medhenj te kohes...ne kohen e tij njihej si nder tregtaret me te fuqishem ne Ballkan ishte ne bordin drejtues te Dhomes se Tregtise Evropiane te asaj kohe...pashe nje shkrim ne "Klan" lidhur me kete pikture edhe me beri pershtypje perpjekja qe behej per te fshehur nje batakēillek te Lidhjes se Shkrimtareve e Artisteve ne vitet '60 kur ne qarqet artistike te kohes peshperitej se ia paten dhene rusit Ilia Erenburgu disa punime me vlere boterore...tash na del drejtori i Galerise sone te arteve edhe na thote se "Ēifuti shetites" qe ne kemi mund te mos jete origjinal...e bukur kjo...Kakarriqi ka dhene nje vapor me grure ne kohen e tij!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-12, 09:00   #12
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Historia e vėrtetė e njerėzimit do tė shkruhet vetėm kur shqiptarėt do tė marrin pjesė nė tė shkruarit tė sajė.

Maximilian Lambertz, Albanien erzählt: ein Einblick in die albanische Literatur (Berlin 1956)
__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rastesishT : 17-04-12 nė 09:02
rastesishT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-12, 09:02   #13
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Ēdo shtet ka mafi, mafia shqiptare ka shtet. (FBI duke diskutuar mbi mafinė shqiptare)
__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.
rastesishT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-12, 09:43   #14
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Te huajt, krenohen me heroin ton kombtar :p

Tash serioz ; Ata mendojn, se ne nuk meritojm tė lėvizim lirshėm sic lėvizin romėt, rumunėt e bugarėt e rrotės s'ėmės !

Tash shifne vetėn se nė ēfar derexhe jemi.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-12, 13:30   #15
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Prej krejt popujve te huaj, neve shqiptarve, nderin ma te madh si komb na i kane ba shkijet.

Teper shumė na kane ba nder.

Na kane konsideruar e ende na konsiderojnė armiq.
Pėr kete, na duhet t'u jemi pergjithmone falenderues shkijve.

Mos ta kishim pasė na shqiptarėt armiqėsine shekullore me shkije, ēfarė bythėlėpirėsash jemi, moti ishim zhdukė si komb. (Pak me ba me na e lmu qafen dikush, na bythen ia lpijmė).

Por, dhuna e padrejtesia edhe tė ligun e bėjnė tė fortė.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.