Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-09-13, 23:29   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Kryetem:Pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin?

"Nje dhembje kujtimi te paharruar per"Vrasjen e Kol.Ahmet Krasniqit!

VRASJA E AHMET KRASNIQIT PATI PASOJA TĖ RĖNDA PĖR KOSOVĖN DHE PĖR SHQIPTARINĖ...




Shkruan : Shefqet Jashari-STROFCI


Njėra ndėr periudhat mė tė vėshtira tė popullit tonė, qė i kalojė me pasoja shumė tė rėnda, ishte periudha kur dy tė tretat e Atdheut dhe mė shumė se gjysma e popullit shqiptar ra nėnė robėrinė serbo-jugosllave-greke.
Vėshtėrėsitė dhe pasojat u shumfishuan kur gjithė kombin tonė e pėrfshiu robėria sllavo -komuniste. ‘’Fara ruse’’ e mbjellur me mjeshtri nė tė gjitha trojet tona nga emisarė tė pansllavizmit rus, tė maskuar me ‘’lėkurė tė qengjit’’, dhe ushqimi i gjeneratave tė reja me ‘’egjrėn komuniste’’, i sjelli kombit tonė tragjedinė mė tė rėndė gjatė gjithė historisė sė tij. Kjo ‘’farė’’ e djallit tė mallkuar, nepėrmjet ‘’egjres komuniste’’ bėri qė ishte e mundur pėr t’i keqpėrdorė dhe pėr t’i shkatrruar vlerat tona kombėtare, qė u krijuan me shekuj nga populli ynė siē ishin: mikėpritja, bujaria, trimėria, solidariteti dhe Besa Shqiptare. Bajraktarėt e ‘’farės ruse’’ duke u mbėshtetur nė tri shtylla tė faqeve tė zeza : nė diktaturėn e proletariatit, nė luftėn e klasave, nė internacionalizmin proletar, dhe nė ushqimin shpirtėrorė tė shumė gjeneratave me ‘’egjrėn komuniste’’, krijuan ‘’njeriun e ri’’, njė krijesė hibride, gjysmė njeri- gjysmė robot. Ajo far krijese, nga pėrdorimi i egjrės komuniste si ushqim tė pėrditshėm shpirtėror, humbi aftėsinė pėr tė menduar dhe pėr tė gjykua. Zot nuk ka. Fjalė jep shumė por nuk i mban. Rrena, shpifja dhe krimi i flejnė nė zemėr. Pėr partinė dhe pėr kryepartiakun japin ēdo gjė qė kanė. Urdhėrat pėr shpifje, kėrrcnime dhe krime i kryjnė me pėrpikėri duke u mbėshtetur nė parimin se ‘’qėllimi i arsyeton mjetet’’. Pėr ta gėnjeshtra, shpifja dhe tradhtija janė vyrtyte. Prijsit e tyre me gjkftoftėsinė e njė kasapi me pėrvojė tė gjatė nė profesion, ju japin urdhėra bajraktarėve tė farės ruse pėr tė vrarė me tradhti nacionalistė, veprimtarė tė dalluar tė ēėshtjes kombėtare, kundėrshtarė politikė, shpianikė dhe bashkėkombas, kur nuk arrijtėn t’i bėjnė argatė tė pa gojė, apo nuk arrijnė t’i bėjnė ‘’tė vdekur pėr sė gjalli’’, qė tė mos u ndihet kund zėri, nga dėshira e sėmuar pėr tu bėrė ‘’tė parė’’, nga lakmia pėr tė zėnė pozita udhėheqėse, nga kajta pėr t’u bėrė pasanik duke plaēkitur pasuri tė huj. Siē dihet ‘’fara ruse’’ e ushqyer me ‘’egjrėn komuniste’’nė trojrt tona krijoi lugetėr, vampir, ‘’njerėz’’ zemėrgurė, ‘’njerėz’’ faqezi, dyftyrėsh, qė u vuan nė shėrbim tė kryedjajve komunist tė Beogradit, Moskėves, Pekinit dhe nė kohėn e fundit u vuan nė shėrbim tė vampirėve tė Athinės dhe tė kriminelėve tė Beogradit me qėllim qė ata tė ju ndihėmojnė tė bėhėn ‘’sundues’’ tė shqiptarėve. Kėta tė gjorė janė bėrė dorė e zgjatur e tė huajve kur po i detyrojnė mjeranėt zemėr gurė, pėr tė ngritur dorė mbi burrat mė tė mirė tė kombit. Dhe, a ka dėm mė tė madh pėr njė popull, a ka fatkeqėsi mė tė madhe pėr njė komb, kur ai nė momentet vendimtare tė historisė sė tij mbetet pa udhėheqje tė aftė,mbetet pa dietarė dhe trima qė do tė dinin t’i shfrytėzonin rrethanat e pėrshtatshme pėr realizimin e aspiratave tė popullit tė tij. Fatkeqėsishtė, nė gjitha periudhat e rėndėsishme historike, kur ēėshtja kombėtare mund tė zgjidhej drejtė nė dobi tė interesave tona, agjenturat serbo-sllavo-greke kanė arrijtur ta bėjnė tė pa aftė klasėn tonė politike, pėr tė mos i realizuar synimet shekullore tė popullit tonė. Ata i kanė pėrdorė tė gjitha mjetet pėr ta bėrė parinė tonė ’’tė vdekur pėr sė gjalli’, me shpifje tė llojllojshme, apo duke’’e blerė me pare’’. Ndėrsa ata mė tė aftit, Burrat e Mėdhenj tė Kombit, qė nuk arrijtėn dot t’i bėjnė ‘’tė vdekur pėr sė gjalli’’ me kurrėfarė mėnyre, i vranė me dorėn e tradhtarėve shqiptarė, qė i pėrkisnin fundrinės sė popullit tonė. Vrasja e Haxhi Zekės nga njė dorė e zgjatur eSerbis u bė pėr shkak se ai ishte njė atdhetar i kulluar, strateg dhe largėpamės, qė dinte se kush mund tė bėhėn aleatė tė shqiptarėve. Vrasja e Hasan Prishtinės, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit u bė nga sigurimi i msheft i Serbisė me qėllim qė shqiptarėve t’ua varrosin shpresen e ēlirimit dhe bashkimit kombėtar. Vrasja e Jusuf Gėrvallės, njėrit ndėr udhėheqėsit kryesor tė Lėvizjes Nacional ēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve tjera Shqiptare me atentatin e Shtutgardit, ku u vranė edhe Bardhosh Gėrvalla vėllau dhe bashkėveprimtari i tij i ngusht, dhe Kadri Zeka, njėri ndėr udhėheqėsit e OMLK-sė, u bė nga UDB-ja e Beogradit dhe nga UDB-ja e Tiranės, me qėllim qė tė mos rritet dhe forcohej rrezistenca jonė kombėtare kundėr robėrisė serbo-jugosllave nė baza tė shėndosha kombėtare, ashtu qysh e parashihnin udhėheqėsit e shquar tė LNĒKVSHJ, Metush Krasniqi dhe Jusufi Gėrvalla, por ajo tė ndahet dhe tė pėrēahet nė baza ideologjike dhe regjionale, duke ditur se si e tillė ajonuk do tė ketė mundėsi tė ju nxirrte probleme ndėrshtetėrore. Vrasja e Ahmet Krasniqit pati dhe ende do tė ketė pasoja tė rėnda pėr Kosovėn dhe pėr shqiptarinė. Me kėtė vrasje armiqėt tanė shekullor dhe forcat kundrainstiticionale tė Kosovės, qė me vetėdije dhe pavetėdije u bėnė vegla nė duar tė kriminelve tė Beogradit, tė pansllavistėve tė Moskvės dhe tė shovenistėve tė Athinės, kanė arrijtur shumė qėllime, por mė kryesorėt ishin : 1.U bė pengimi i bashkimit tė faktorit ushtarak tė Republikės sė Kosovės. 2.U bė i pamundshėm rritja dhe forcimi i FARK-ut, qė u krijua nė bazė tėMarrėveshtjes sė Osllos. 3. U pengua institicionalizimi dhe profesionalizimi i UĒK-sė, qė ishin dy faktorėt kryesor pėr formimin e njė Ushtrie Kombėtare tė Republikės sė Kosovės qė shumė shpejtė do tė shėndrrohej nė Ushtri Kombėtare Shqiptare. 4. Rriten dhe thellohen pėrēarjet ndėrnjerėzore dhe ndėrshqiptare. 5. Hapi rrugėn e vrasjeve tjera politike tė veprimtarėve tė dalluar tė ēėshtjes kombėtare, veprimtaria e tė cilėve shkonte nė dėm tė interesave serbo-greke dhe tė kompllotistėve kokėkrisur tė Kosovės. 6. U bė i pamundshėm ēlirimi i Kosovės dhe Viseve tjera shqiptare nga vet shqiptarėt 7. Si rrjedhim i tė gjitha kėtyre qė u pėrmendėn mė lartė serbėt arrijtėn shumė lehtė ta realizojė skenarin e tyre pėr pastrimin etnik tė Kosovės, nėsaje edhe tėndihmės sė madhe tė forcave kundrainstiticionale tė Kosovės, dhe tė spiujve dhe vazalėve tė tyre qė kanė zėnė pozita udhėheqėse nė institicionet shtetrore tė Shqipėrisė. Populli ynė, nga pėrvoja e tij e hidhur, e din se nė vrasjen e Ahmet Krasniqit kanė gisht tė hujtė, sikur qė kanė pasur gishtė edhe nė vrasjen e Burrave tė Dheut, qė punuan me pėrkushtim pėr interesa madhore kombėtare, por nuk e kanė plotėsishtė tė qartė pse nė vrasjen e tij muarrėn pjesė njė numėr i madh i personaliteteve publike, qė patėn dhe kanė pozita udhėheqėse nė subjektet politike dhe shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, gjegjėsishtė tė Kosovės. Pėr t’i pasur tė qarta shkaqet e verasjes sė Ahmet Krasniqut, duhet pasur tė qartė situatėn politike qė mberetnonte nė gjithė hapsirėn tonė kombėtare : ndasitė, pėrēarjrt dhe grupimet dhe aleansat politike qė bėheshin dhe ē’bėheshin pėr qėllime karrjeriste. Kėshtu klasa politike e Kosovės pas tė ashtuquajturut ‘’revolucion i vonuar demokratik’’i Shqipėrisė ishte i rreshtuar nė katėr grupime. Grupimin e parė e drejtonte kryepehlivani i Nanosit Xh.Halit, pėrgjegjės i Sektorit tė Rėndėsisė sė Veēantė dhe antarė i Kryesisė sė LPK-sė, me kėshilltarėt qė i kishte nė SHIK-un e Shqipėrisė,( njėri ndėr kryesorėt ishte Shaban Braha). Ai me A.Sylėn bėri pėrvehtėsimin e njėsive guerile tė Republikės sė Kosovės me mjetet e marjes sė ‘’kalas nga mbrenda’’ dhe kėshtu arrijti tė manipulojė nė shumė drejtime me SHP tė UĒK-sė, qė e pėrbėnin argatėt e tij mė tė besueshėm. Grupimin e dytė e drejtonte R.Qosja qė i kishte futur nėn kėmbė klanet e H. Hysenit dhe tė B. Kosumit. Ky grupim nė saje tė ndihmės sė A.. Sylės, Nanosit, Mejdanit dhe Klosit u bė artak me grupimin e Xh.Halitit pėr tė manipuluar me SHP tė UĒK-sė, qė pėrbėhej nga argatė tė Xh.Halitit dhe argatė tė R.Qosjes. Me ēlirimin e Kosovės nga NATO-ja dy palėt e ndanė pushtetin duke formuar tė ashtuquajturėn ‘’ Qeverinė e Thaēit’’

.
...vijon


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-09-13, 23:32   #2
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kryetem:Pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin?

Siē dihet, lufta pėr pushtet, i futi nė shamakun e tradhtisė kombėtare forcat kundrainstiticionale, kur nė vend se tė kontribojnė nė bashkimin e tė gjitha forcave politike dhe ushtarake tė Republikės sė Kosovės, pėr realizimin e synimeve tona kombėtare, ato tėrė veprimtarinė e tyre e drejtuan nė luftė kundėr institicioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės dhe subjekteve politike qė i krijuan ato institicione. Duhet cekur se subjektet politike dhe klanet e individėve qė i pėrbėnin forcat kundrainstiticionale, edhe pse kishin mosmsrrėveshtje tė thella nė mes tyre pėr shumė ēėshtje, nė lidhje me luftėn dhe ndarjen e pushtetit, ato kur ishte ēėshtje e luftimit tė forcave institicionale ishin sėbashku nė tė gjitha veprimet e tyre mafioze dhe kriminale. Por kur ishte nė pyetje ndarja e pozitave udhėheqėse dhe marrja e pushtetit u treguan tė pamshirėshėm ndaj njėri tjetrit. Bėheshin dhe ē’bėheshin lloj-lloj aleancash jo parimore nė mes individėve dhe klaneve me ndikim qė e pėrbėnin LPK-nė dhe LBDK-nė. Nė kėso aleancash prin Grupimi i dytė qė udhėheqej nga R.Qosja. Ky grupim politik edhe pse ishite nė aleancė tė haptė me klanin e Xh.Halit, lidhi aleancė tė mėsheftė me Qeverinė e Bukoshit ku bėnte pjesė edhe klani i Ibrahim Kelmendi, qė kishin pėr qėllim pėr tė ndarė nė mes tyre pushtetin e Kosovės, ndėrsa Xh.Halitin & Kompani ta lanė me ‘’gishta nė gojė’’ por siq dihet ajo nuk ndodhi sepse nė komplote dhe ndėrskamsa ishte mė i zoti Xh.Haliti, por dhe kishte pėrkrahjen e Nanosit, Mejdanit, Klosit.Tė gjithė ata qė i kanė pėrcjellur rrjedhat e ngjarrjeve nė Kosovė, Shqipėri dhe nė botė, gjatė dhjetvjetshit tė fundit tė shekullit 20, dhe e kanė lexuar feltonin tim’’Pse jemi kėshtu siē jemi’’ tė botuar nė ‘’Bota sot’’mė 21 maj- 19 qershor 2001 e kanė tė qartė pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin. Nė kėtė shkrim nuk mund t’i pėrsėrisim gjėrat qė janė thėnė nė atė felton, por dua ta pėrsėrisė njė fakt se tė gjitha tė ligat dhe tragjeditė qė e gjetėn Shqipėrinė dhe Kosovėn nė vitet e fundit tė shekullit 20, janė pasojė e Marrėveshtjes sė Zyrihut, qė ėshtė lidhur nė pranverė tė 1993 nė mes PSSH dhe LPK-sė. Prandaj edhe vrasjet politike qė u bėnė dhe po bėhėn nė Kosovė dhe Shqipėri janė pasojė e asaj marrėveshtjeje. Siē dihet ajo marrėveshtje i detyronte tė dy palėt ta ndihmojnė njėra tjetren pėr tė ardhur nė pushtet nė tė dy anėt e kufurit, duke i pėrdorė tė gjitha mjetet e lejueshme dhe tė pa lejueshme. Stalinistėt e Shqipėrisė duhej ta rrxonin nga pushteti Salih Berishėn, ndėrsa stalinistėt dhe kuqaloshėt e Kosovės duhet ta largojnė nga skena politike Ibrahim Rugovėn dhe ta shkatrronin LDK-nė. Kėto synime nėnshkruesit e marrėveshtjes sė Zyrihut mendonin t’i realizonin nė rend tė parė duke u mbėshtetur nė parimin se ‘’qėllimi i arsyeton mjetet’’, prandaj edhe vuan kontakte me fqinjėt tanė pėr tė kėrkuar ndihmen e tyre. Nė bazė tė asaj Marėveshtjeje ėshtė pėrgaditur i ashtuquajturi’’ revolucioni i vonuar demokratik i Shqipėrisė’’ dhe tė gjitha tė zezat qė e gjetėn Shqipėrinė janė pasojė e asaj Marrėveshtjeje. Kuptohet qė edhe Kosovės i erdhėn shumė tė liga nga ajo marrėveshtjeje, duke filluar nga tentimi pėr shkatrrimin e LDK-sė nė Kuvendin e saj tė Tretė, mosnjohja e zgjedhjeve tė dyta parlamentare, mosnjohja e institicioneve shtetėrore tė dala nga zgjedhjet parlamentare, qė u bėnė nė Kosovė pa kontrollin e Beogradit, pėrvehtėsimi i njėsive guerile tė Republikės sė Kosovės me mjetet e ‘’marjes sė kalasė nga mbrenda’’, pengimi i formimit tė Qeverisė sė Kosovės nga tė gjitha forcat politike dhe ushtarake, qė e kėrkonin diplomatėt e shquar tė SHBA-ve ; pengimi dhe mos lejimi i bashkimit tė forcave ushtarake nė njė subjekt tė vetėm komandues, nė FARK ; krijimi i ‘’Qendrės’’ pėr pėrpilimin e ‘’listave tė zeza’’ pėr lėshimin e ‘’vendimeve’’ pėr shpifje, kėrrcnime dhe pėr vrasjen e veprimtarėve tė dalluar tė ēėshtjes kombėtare, qė nuk pranonin tė bėhėn argat tė pagojė tė tyre ; vrasjet politike qė u bėnė para lufte, gjat lufte dhe pas luftės ; formimi i Qeverisė sė Thaēit nė Tiranė ; krijimi i mafisė sė kuqe pas ēlirimit tė Kosovės ; krijimi i kushteve pėr enklavizimin e disa teritoreve tė Kosovės ; tentimi pėr destabilizimin e Kosovės dhe tė Ballkanit ishin fryte tė Marrėveshtjes sė Zyrihut, etj. KUR DHE SI FILLUAN KOMPLOTET KUNDĖR AHMET KRASNIQIT Rikrijimi i Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė Kosovės nė marsin e 1998, edhe pse me vonesė tė madhe, krijoi bazėn e njė organizimi institicional tė luftės ēlirimtare tė popullit tonė qė ishte nėnė robėrinė serbo-jugosllave. Ardhja nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė njė atdhetari, qė rrjedhte nga njė familje me tradita tė larta tė atdhedashurisė dhe tė trimėrisė, tė kolonel Ahmet Krasniqit, njėrit ndėr ushtarakėt shqiptarė me pėrgaditje tė lartė profesionale, qė i kishte tė kryera dy akademi ushtarake : Akademinė Ushtarake tė Ushtrisė Tokėsore dhe Akademinė Komanduese tė Shtabit tė Ushtrisė Tokėsore, bėri qė tė alarmohėn armiqėt tanė shekullor nga droja se krijimi i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės, pėr tė cilat punonte me pėrkushtim Ahmet Krasniqi, do t’ua prishnin planet dhe skenaret qė i kishin thurė pėr ‘’zgjedhjen e ēėshtjes shqiptare’’ siq ua donte interesi i tyre kombėtar. Edhe forcave kundrainstiticionale tė Kosovės, qė me vetėdie apo pa vetėdie ishin vu nė shėrbim tė ēakajve tė Ballkanit, nuk ju shkonte nė interes krijimi i Ministrisė sė Mbrojtjes, dhe i FARK-ut, prandaj i vuan nė veprim tė gjitha mjetet pėr ta penguar krijimin e njė Ushtrie Kombėtare tė institicionalizuar dhe tė profesionalizuar, pėr tė cilėn punonte Ahmet Krasniqi, nga friga se do tė vinin nė pushtet forcat institicionale, ndėrsa Marrėveshtja e Zyrihut nuk do tė realizohej. Ahmet Krasniqi bėri pėrpjekje tė mėdha pėr bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak tė Republikės sė Kosovės, qė ishte kushti i parė pėr tė ju kundėrvy me sukses maqinerisė ushtarake tė Serbisė, nė realizimin e aspiratave tė saja antishqiptare. Bashkimi i Grupit ushtarak tė Deēanit me Ministrinė e Mbrojtjes i parapriu takimit tė Osllos qė u mbajt nė maj tė 1998 nė mes pėrfaqėsuesėve tė UĒK-sė dhe pėrfaqėsuesėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes nė krye me Adem Demaēin dhe Ahmet Krasniqin, qė solli marrėveshtjen pėr formimin e Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės (FARK). Sipas marrėveshtjes, FARK-u do tė komandohėt nga Shtabi i Pėrgjithshėm, ndėrsa Komandant Shtabi u caktua Ahmet Krasniqi. Ajo marrėveshtje ia mundėsoi Ahmet Krasniqit dhe Ministrisė sė Mbrojtjes formimin e Pjesės sė SHP tė FARK-ut nė Tiranė, siē e parashihte Marrėveshtja e Osllos. Formimi i Pjesės sė SHP tė FARK-ut nė Tiranė ; formimi i qendrave pėr stėrvitjen dhe pėrgaditjen e ushtarėve dhe tė kuadrit ushtarak nė afėrsitė kufirit Shqipėri-Kosovė ; dėrgimi i ushtarakėve nė Kosovė pėr forcimin e njėsive tė UĒK-sė ; trajnimi i ushtarakėve pėr komandantė tė brigadave (nė Bosne dhe Hercogovinė) ; arrijtja e marrėveshtjeve ushtarake me kreun ushtarak tė Kroacisė, tė Bosnjes dhe Hercegovinės dhe tė disa shteteve mislimane pėr ndihmė ushtarake dhe teknike, ku njė pjesė e atyre marrėveshtjeve filluan edhe tė realizohėn ; formimi i Brigadės 134 dhe bėrrthamave tė brigadave 131 dhe 133, dhe dėrgimi i tyre nė frontin e luftės nė Kosovė, krijimi bataljanit Diverzanto Vėzhgues edhe i disa brigadave tjera siē ishte Brigada ‘’Skėnderbeu’’, brigadat 141, 142, 132 qė bėheshin gati tė hynin nė frontin e luftės nė Kosovė dhe sukseset qė i arrijti komandant Tahir Zemaj me 22 ushtarakė qė e shoqėronin, dhe disa tė tjerėve qė ju bashkangjitėn nė Kosovė, kur e krijuan Shtabin e Zonės sė Tretė Operative tė Rrafshit tė Dukagjinit sėbashku me kuadrin komandues tė forcave teritoriale tė komanduara nga Ramush Hajradinaj, dhe pastaj suksesi i FARK-ut nė Betejėn e Logjės, etj. Kėto suksese tė Ahmet Krasniqit dhe SHP tė FARK-ut, qė u krynė mberenda njė kohe tė shkurtėr, i vuan nė veprim qendrat e agjenturave serbo-sllavo-greke nė Shqipėri dhe nė Kosovė, dhe forcat kundrainstiticionale tė Kosovės pėr ta penguar Ahmet Krasniqi me SHP tė FARK-ut, nė veprimet e tyre qė kishin pėr qėllim forcimin dhe konsolidimin e FARK-ut.vijon...
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-13, 23:37   #3
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kryetem:Pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin?

(-3.)Ngjarrjet e mėvonshme, qė ndodhėn nė Pjesėn e SHP tė FARK-ut nė Shqipėri, nė diasporė, dhe Kosovė, tregojnė se nė pengimin dhe eliminimin fizik tė Ahmet Krasniqit pėrpos qarqeve mė tė larta politiko-ushtarake tė Beogradit, Athinės, dhe Tiranės vazale, janė marrė edhe krerėt eforcave kundrainstiticionale tė Republikės sė Kosovės. T’i shiqojmė faktet :1.Siē dihet, kur Ahmet Krasniqi ndodhej nė garnizonin e FARK-ut nė Papaj afėr kufirit Shqipėri-Kosovė nė qershor tė vitit 1998, dhe i bėnte pėrgaditjet e fundit pėr dėrgimin e brigadave tė para operative tė UĒK-sė pėr nė Kosovė, pat ardhur njė zyrtarė i komesariatit tė Policisė sė qytetit Baram Curri pėr t’ia pėrcjellė vendimin e Fatos Nanosit se Garnizonin e FARK-ut nė Papaj dhe ‘’Qendrėn pėr Regrutim, Stėrvitje dhe Pėrgaditjen e Kuadrit Ushtarak’’ nė Vuqidol duhet ‘’sa mė parė tė mbyllėn’’. 2. Dy ditė mė vonė kur Ahmet Krasniqi kėthehet pėr Tiranė Sigurimi i msheft i Shqipėrisė ia pėrgaditi atij njė pritė. U sulmua me armė zjarri, por fatmirėsishtė askush nuk pėsoi nga ai sulmm i papritur. Plaēkitet kombi i SHP tė FARK-ut, me gjithė dokumentacionin e brigadave qė murėn Urdhėrin Luftarak nga Ahmet Krasniqi pėr tė hyrė nė Kosovė. Me kėtė akt terrorist tė agjenturave serbo-sllavo-greke, qė kishin depėrtuar nė SHIK-un e Shqipėrisė, ia bėnė me dije Ahmet Krasniqit dhe bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė se do tė vriten po qe se punojnė me pėrkushtim pėr forcimin e Ushtrisė Kombėtare tė Kosovės -FARK-ut.3.Agjentura serbe nė Dizendorf tė Gjermonisė organizoi njė takim me njė numėr ushtarakėsh shqiptarė nė krye me Xhafetr Jasharin dhe Halil Bicėn pėr tė nėnshkruar peticione, me kėrkesen pėr ndėrrimin e Ahmet Krasniqit nga posti i Krysit tė Detyrės sė Ministrit tė Mbrojtjes tė Republikės sė Kosovės. Vetė fakti se peticioni i ėshtė dėrguar Qeverisė sė Bukoshit pėr ndrrimin e Ahmet Krasniqit, kur ai nė bazė tė Marrėveshtjes sė Osllos ia vuri themelet Ushtrisė Kombėtare tė Republikės sė Kosovės, me krijimin e Pjesės sė SHP tė FARK-ut nė Tiranė, dhe nė Kosovė i futi njėsitė e para operative tė UĒK-sė nėn komandėn e Tahir Zemės, tregon se agjenturat serbo-sllavo-greke kishin ndikim nė tė gjitha strukturat udhėheqėse tė shqiptarėve dhe se kishin mundėsi tė pengonin ēdo veprimtari tė mbarė qė shkonte kundėr interesave serbo-sllavo-greke. Prandaj, nuk ėshtė vėshtirė pėr tė kuptuar se pėr hesap tė kujė kėrkohej dorėheqja e Ahmet Krasniqit, nga njė grup ushtarakėsh qė i drejtonte I.Kelmendi. Forcat kundrainstiticionale me vetėdije apo pa vetėdije qonin ujė nė mullinin e serbit kur nuk pranonin bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak tė Republikės sė Kosovės, pėr tė cilin luftonte me mish dhe meshpirtė Ahmet Krasniqi dhe shumė burra tė fortė tė Atdheut, diplomatėt e shquar tė SHBA-ve dhe miqtė e nderuar tė kombit tonė. Prandaj ėshtė plotėsishtė e kuptueshme pse pengohej Ahmet Kraniqit nga agjenturat serbo-ruso-greke, nga pehlivanart e Nanosit, nga bajraktarėt e ‘’farės ruse’’ si dhe nga argatėt e Qosjes dhe rrogtarėt e Xh.Halitit &Ibrahim Kelmendit.4.Nė Shqipėri dhe nė diasporėn shqiptare pehlivanat e Nanosit dhe bajraktarėt e ‘’farės ruse’’ filluan njė fushatė tė gjėrė shpifjesh tė liga kundėr Dr.Ibrahim Rugovės, kolonel Ahmet Krasniqit, ushtarakut madhor Tahir Zemės dhe FARK-ut, gojarisht dhe nepėrmjet gazetės sė tyre poēavėr ‘’Zėri i Kosovės’’. Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj shpifėn dhe akuzohėn se nė ‘’marrėveshtje me Jugosllavinė e mbetur’’kanė krijuar ‘’forca paralele me ato tė UĒK-sė’, qėllimi i tė cilėve ėshtė qė ‘’sėbashku me APJ’’tė bėjnė shkatrrimin e UĒK-sė me njė ‘’sulm tė pėrbashkėt’’. Nga ushtarakėt e Kosovės askush nuk e mbrojti Ahmet Krasniqin dhe Tahir Zemėn nga shpifjet kaq tė ulta, pėrpos njėrit ushtarak i cili e bėri shkrimin por u pengua nga kompetentėt ku ai punonte pėr ta botuar atė punim nė ndonjė gazetė apo revisė shqiptare qė botoheshin nė Kosovė apo nė diasporė. Ndėrsa Bukoshi akuzohet nga klani i Emrush Xhemajli & Gafurr Elshanit se nuk po e ndihėmon UĒK-nė me as njė metelik nga ‘’Fondi i Qeverisė sė Kosovės’’, edhe pse Bukoshi ju kishte dhėnė tėhpolla gjatė vitit 1996 nė emėr tė UĒK-sė, edhe pse me pėlqimin e Bukoshit Ministria e Mbrojtjes nga fondi i saj ia kishte dhėnė afėr 8 miljan DM pėrfaqėsuesėve tė UĒK-sė nė periudhėn prill-gusht 1998. Forcat kundrainstiticionale tė Kosovės dhe spiujtė serb mundoheshin t’ia pėrgadisin njė kurthė tė rrezikshme Republikės sė Kosovės kur bėnin shantazhe ndaj Kryetarit tė saj Dr.Ibrahim Rugovės, pėr t’i pranuar grupet ushtarake(UĒK-nė), qė i kishin pėrvehtėsuar me anė tė komploteve, si Ushtri tė Rregullt tė Republikės sė Kosovės. Rugova kishte informata tė mjaftueshme pėr nivelin e organizimit tė njėsive guerile, prandaj e dinte se do tė ishte fatale pėr Republikėn e Kosovės tė pranohėn ato si Ushtri e Republikės sė Kosovės. Ai e pat pėrkrahur Analizėn Ushtarake tė kolonel Ahmet Krasniqit qė i ėshtė dėrguar atij, Bukoshit dhe S.Berishės nė janar tė vitit 1997, dhe mė vonė e pat pėrkrahur edhe Marrėveshtjen e Osllos, qė parashihte formimin e FARK-ut. Dhe me siguri po tė mos ishte shkelur marrėveshtja e Osllos, dhe tė ishte bashkuar faktori politik dhe ushtarak i Republikės sė Kosovės, Rugova do ta pranonte tė bėhej Komandant Suprem i FARK-un, kuptohet kur do tė aftėsohej pėr tė kryr operacione operative, ashtu siē planifikonte Ahmet Krasniqi, me analizizėn e tij ushtarake tė shkruar mė 1996 ( ėshtė botuar nė Bota sot mė 19 qershor - 4 korrik 2001 mė titull :’’Vlerėsim i situatės ushtarake nė Republikėn e Kosovės –janar 1997’’). Fatkeqėsisht Marrėveshtja e Osllos u shkel nga forcat kundrainstiticionale tė Republikės sė Kosovės ; UĒK-ja nuk u institicionalizua por u pėrvehtėsua nga LPK-ja dhe LBDK-ja, prandaj zotėri Rugova nuk ra nė grackėn qė ia kishin pėrgaditur kokėkrisurit shqiptarė dhe armiqėt tanė, pėr tė rrahur gjoks se ‘’UĒK-ja ėshtė Ushtria e Republikės sė Kosovės’’, dhe, se ai ėshtė ‘’Komandant Suprem i saj’’, kur e dinte se UĒK-ja me organizimin qė e kishte nuk ishte e zonja t’i qėndronte sulmeve tė ushtrisė serbe. Dhe ēfarė tragjedie do ta gjente kombin tonė, po sikur Kryetari i Republikės sė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova do ta pranonte UĒK-nė pėr Ushtri tė Republikės sė Kosovės, kur nė fakt ajo ishte ‘’ushtri’’ e Xh.Halitit dhe e R.Qosjes,( pas shkeljes sė Marrėveshtjes sė Osllos). Siē dihet pas dėshtimit tė pėrpjekjeve amerikane dhe tė Parlamentit tė Kosovės, pėr formimin e njė Qeverie tė pėrbashkėt prej tė gjitha forcave politike dhe ushtarak tė Republikės sė Kosovės (korrik -gusht 1998, forcat serbe fituan dritėn e gjelbėrtė nga faktori ndėrkombėtarė pėr fillimin e ofanzivės kundėr UĒK-sė. Nga kjo ofanzivė njėsitė e UĒK-sė nuk patėn sukses t’i pėrballojnė makinerisė ushtarake tė okupatorit, qė kishte armatim tė rėnd dhe u detyruan pėr tu larguar pėr nė Shqipėri, jo vetėm shumica e popullėsisė tė komunės sė Deēanit por edhe ‘’komandantėt’’ dhe ushtarėt e UĒK-sė. Edhe nė Drenicė dhe gjetiu njėsitė e UĒK-sė u detyruan ta lėshojnė’’teritorin e ēliruar’’pasi qė ishte e pamundur tė mbrohen nga tenkat dhe njėsitė e blinduara serbe me pushė gjysmautomatike 10-she, dhe kallashnikovė. Fillimi i shtatorit tė vitit 1998 ua bėri me dije argatėve tė XH.Halitit dhe rrogtarėve tė R.Qosjes qė e pėrbėnin SHP tė UĒK-sė se nuk e kishin ēliruar as njė kilometėr tė teritorit tė Kosovės, por Serbia pėr qėllime stratrgjike i kishte lėnė tė bėjnė parada dhe tė rrafin gjoks se e kanė ēliruar 60% tė teritorit tė Kosovės, pėr tė fituar tė drejten tė bėnte pastrimin etnik tė Kosovės me preteks se po e ndjek UĒK-nė. Vetėm tė marrėt, analfabetėt politik dhe tradhtarėt e kombit edhe sot shpifin shpifje debile, kur e akuzojnė Rugovėn se ‘’nuk e ka njohur UĒK-nė pėr ushtri tė Kosovės’’, dhe nuk e dijnė apo nuk don ta dijnė se po tė kishte ‘’rrafur gjoks’’ Rugova se ‘’UĒK-ja ėshtė Ushtri e Republikės sė Kosovės’’ dhe se ai ėshtė ‘’Komandant Suprem’’ i saj, me humbjen e ‘’teritoreve tė lira’’ qė i kishte ‘’ēliruar’’ UĒK-ja, Republika e Kosovės dhe Kryetari i saj do tė detyroheshin t’i fillonin bisedimet pėr paqe me Serbinė-Jugosllavinė.Dhe sipas rregullave ndėrkombėtare, kur dy ushtri tė dy shteteve luftojnė nė mes tyre dhe lufta pėrfundon, organizohen bisedat pėr paqė. Nė tavolinėn e bisedimeve fituesi gjithmon i parashtron kushte hupsit, dhe nė rastin e Kosovės, pala serbe si fituese e luftės, do t’i parashtronte kushte delegacionit tė Republikės sė Kosovės pėr paqe. Akademia e Shkencave Serbe e kishte pėrgaditur planin pėr ndarjen e Kosovės dhe e kishte publikuar ende pa filluar lufta. Ja pra ē’far humnere ia pėrgaditėn Kosovės forcat kundrainstiticionale. Po Rugova tregoi zgjuarėsi dhe largėpamėsi kur pėr UĒK-nė dha deklarata diplomatike dhe reale, se janė ‘’fshatarė’’ qė po e mbrojnė ‘’pragun e shtėpisė’’ dhe ‘’nderin e familjes’’, dhe gjithnjė kėrkonte angazhimin e forcve tė NATO-s, pėr njė fazė kalimtare deri sa Kosovės t’i njihet subjektiviterti ndėrkombėtar, pasi qė e njihte shumė mirė situatėn politike, ushtarake dhe ekonomike tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Viseve tjera shqiptare, qė shkonte mė tepėr nė favor tė ēakajve tė Ballkanit se sa tė shqiptarėve. Pra politika e urtė dhe e zgjuar e kryetarit tė Republikėrs sė Kosovės Dr. Ibrahim Rugovės sjelli intervenimin e SHBA-ve dhe aleatėve tė saj ushtarakisht nė Kosovė pėr t’i djegur planet dhe skenaret serbo-ruso-greke qė i kishin thurė kundėr Kosovės dhe kombit shqiptar. -----(4)5. Edhe nė Kosovė tė njėjtat shpifje i bėnte gazeta e studentėve kuqalosh’’ Bota e re’’, emisarėt e LPK-sė dhe njė numėr i vogėl i ekstremistėve kokėkrisur tė LKĒK-sė, qė e kishin shpallur veten komandantė tė njėsive tė UĒK-sė.

......
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-13, 23:39   #4
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kryetem:Pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin?

6. Pas sukseseve tė e rėndėsishme tė Ahmet Krasniqit dhe ushtarakėve tė FARK-ut nė krye me Tahir Zemėn, qė i treguan nė frontin e luftės nė Kosovė, veēmas pas fitorės sė Betejės sė Logjės, dhe sidomos pas realizimit tė Marrėveshtjes sė Osllos edhe nė teren, kur Tahir Zemaj dhe Ramush Hajradinaj me bashkėpunėtorėt e tyre nė Propoēan krijuan Shtabin e Zonės sė Tretė Operative tė Rrafshit tė Dukagjinit, alarmohet Drejtoria Politike e UĒK-sė, nė krye me Hashim Thaēin, dhe shumė shpejtė e shkatrruan atė organizim tė mbarė, duke e bindur Ramush Hajradinajn tė pendohet qė kishte marr pjesė nė krijimin e Shtabit sėbashku me Tahir Zemėn, dhe t’i hajė fjalėt e dhėna me rastin e formimit tė Shtabit se edhe si ‘’ushtarė do t’i kryej detyrat qė do t’ia caktonte Tahir Zemaj’’. 7.Argatėt e Xh.Halitit nė krye me H. Thaēin pasi e shkatrruan Shtabin e Zonės sė Tretė Operative tė Rrafshit tė Dugagjinit dhe krijuan armiqėsi nė mes Tahir Zemės dhe Ramush Hajradinajt, kėrkuan takim nė Tiranė me Bujar Bukoshin dhe Ahmet Krasniqin. Takimi zgjati disa ditė me ndėrprerje , dhe si pėrfundim i atyre bisedimeve Bukoshi dual me njė komunikatė se Qeveria e Kosovės nuk e ka krijuar FARK-un dhe se pėrpos UĒK-sė nuk ka kurrfarė forcash tjera ushtarake. Me kėtė deklaratė Ahmet Krasniqit ju bė tradhtia e parė publike nga Kryeministri i Kosovės Bujar Bukoshi, i cili nė vend se ta njoftonte opinionin pėr Marrėveshtjen e Osllos apo ta lejonte Ahmet Krasniqin tė flas pėr atė marrėveshtje, pasi qė u pa se Marėveshtja u shkel nga forcat kundrainstiticionale, dhe se nuk kishte pse ta ruante mė si sekret ushtarak, ai krijoi huti dhe pėrēarje edhe nė forcat e shėndosha kombėtare, tė cilat ishin nė dijuni tė arrijtjes sė marėveshtjes sė Osllos nė mes Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaēit, qė parashihte qė dy subjektet ushtarake : UĒK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes do t’i formojnė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės(FARK-un) qė do tė pėrbėheshin nga UĒK-ja (njėsi operative tė FARK-ut), Aviacioni Luftarak, Mbrojtja Teritoriale, dhe njėsitė e Ministrisė sė Mbrendshme. 8.Edhe LPK-ja, ( tė dya klanet : klani i Xh.Halitit edhe klani i I.Kelmendit) e penguan punėn e SHP tė FARK-ut nė Shqipėri nepėrmjet emisarėve tė tyre, duke ju krijuar probleme tė mėdha eprorėve tė FARK-ut, qė merreshin me logjistikė nė Shqipėri, nepėrmjet Polisisė rrugore dhe Policisė Finansiare, duke ua plaēkitur armatimin qė e blenin nė Shqipėri, apo e sillshin nga jashtė. Shpeshėherė burgoseshin eprorėt ushtarak, rojet e Ministrisė dhe shoferėt e kamionėve, qė banin armė pėr FARK-un. 9.Edhe forcat kundrainstiticionale tė Kosovės nė krye me Qosjen muarėn detyra konkrete pėr pengimin e Ahmet Krasniqit dhe FARK-ut. H. Hyseni luajti rrolin e falltorit kur dual jashtė Kosovės me qėllim tė bashkimit nė veprim tė tė gjitha klaneve dhe individėve me ndikim qė i pėrbėnin forcat kundrainstiticionale, pėr pengimin dhe eliminimin e Ahmet Krasniqit nga skena politike dhe ushtarake tė Kosovės. 10.Ndėrsa Gani Syla, njėri ndėr argatėt mė tė besueshėm tė H.Hysenit, dhe Shaip Bilalli ish udhėheqės i Partisė sė Prosperitetit tė Maqedonisė, ia pėrgaditėn njė kurthė tė rrezikshme Ministrisė sė Mbrojtjes, kur luajtėn lojėn e ndėrmjetėsit nė mes Ministrisė dhe tre tregėtarėve me nėnshtetėsi turke, pėr lidhjen e njė marrėveshtjeje pėr blerjen e armatimit moderrn pėr njėsitė operative tė UĒK-sė, nė njė vleftė prej 49 miljan DM.
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-13, 23:41   #5
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kryetem:Pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin?

Tregtarėt e muarėn njė kopare prej 8 miljan e 700 mij DM. Sipas marrėveshtjes armatimi duhej tė dorzohej nė fund tė korrikut 1998 Tahir Zemės dhe njėsive tjera operative tė UĒK-sė nė Kosovė por mė vonė u kuptua se nė faktė ajo marrėveshtje nuk ishte asgjė tjetėr pėrpos ishte njė kurrthė e ngrehur nga karrjeristėt e sėmuar pėr pushtetė tė LBDK-sė, qėllimi i tė cilėve ishte pėr ta penguar armatosjen dhe forcimin e FARK-ut, dhe tė bėjnė pėrvehtėsimin( vjedhjen) e njė shume tė konsiderueshme tė mjeteve qė i kishte caktuar Qeveria e Bukoshit pėr Ministrinė e Mbrojtjes. Tregtarėt turq i muarėn tėhollat nga Ministria e Mbrojtjes por armatimin nuk e dorzuan, ndėrsa Bukoshi ,, hidhėrohet’’ qė Ministria ishte tradhtuar, dhe mė nuk derdhi tėholla pėr armatimin e njėsive tė UĒK-sė. Ndėrsa me tregtarėt turq e angazhoj tė mirret njreriu i tij i besueshėm qė punonte nė Pėrfaqėsinė e Republikės sė Kosovės nė Shqipėri zotėri Kadri Balėn. Fatmirėsishtė veprimtarė tė dalluar tė ēėshtjes kombėtare dhe aktivistė tė LDK-sė, ēdo ditė sillnin ndihėma finansiare dhe mjete ushtarake nė Pjesėn e SHP tė tė FARK-ut nė Tiranė, dhe nė kėtė mėnyrė zbutej deri dukund kriza finansiare e FARK-ut. Duhet theksuar se Ahmet Krasniqi dhe SHP i FARK-ut ēdonjėrit qė ka sjellur ndihma me vleftė prej 100 e deri me njė miljan e mė tepėr DM, apo valuta tjera i kanė regjistruar dhe i kanė dėrguar nė Bankėn e Kosovės ‘’Dardania’’nė Tiranė, dhe donatorėve ju kanė lėshuar vėrtetime dhe falenderime pėr ndihmat qė ia kanė sjellur Ministrisė sė Mbrojtjes. Pra, mosrealizimi i marrėveshtjes pėr blerjen e armatimit ishte tradhtia e dytė, pas asaj tė Osllos, qė ia bėnė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe FARK-ut pėrfaqėsuesit e LPK-sė-UĒK-sė dhe krerėt e LBDK-sė nepėrmjet Xh.Halitit&kompani dhe Gani Sylės dhe Shaip Bilallit& kompani. Ahmet Krasniqi edhe pse ishte i vetėdijshėm se kundėr tij dhe SHP tė FARK-ut po bėhėn komplote tė rrezikshme, nuk e ndali veprimtarinė e tij pėr bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarake tė Republikės sė Kosovės, duke u mbėshtetur nė parimet e bashkėpunimit tė ndėrsjelltė dhe vėllazėror, tolerancės, mirėkuptimit dhe tejkalimit tė problemeve nė mėnyrė vėllazėrore. Ai dha shemmbull konkret se shqiptarėt duhet harruar mosmsrrėveshtjet, gjelozitė dhe hasmėritė qė i kishin nė mes vedi pėrshkak se ishim nė luftė me Serbinė. Kėshtu ai edhe pse ishte nė dijuni se Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari ishin nėnshkrues tė peticionit, qė kėrkonin dorėheqjen e tij nga Kryesi i Detyrės sė Ministrit tė Mbrojtjes, ndaj tyre pati qėndrim vėllazėror, kur u paraqitėn nė SHP tė FARK-ut nė Tiranė pėr sistemim. Ai duke u mbėshtetur nė traditėn dhe trashigiminė tonė kombėtare, se kur fillon lufta me tė huajin, falėn apo pushojnė hasmėritė. (ngatrresat, hidhėrimet, gjaqet etj), Halil Bicėn e caktoi Kryeshef tė SHP tė FARK-ut, duke u mbėshtetur nė aftėsitė dhe pėrvojėn luftarake qė kishte fituar nė luftėn serbo-boshnjake, ndėrsa Xhafer Jasharin e caktoi Kryeshef tė SHP tė FARK-ut pėr Logjistikė dhe Zėvendės tė Ministrit pėr logjistikė nė bazė tė aftėsive profesionale qė i kishte fituar gjatė shkollimit. (5)---Ahmet Krasniqi nuk ishte prej atyre, qė hjekin dorė nga synimet po sa tė ju paraqitet pengesa e parė. Ai ishte njė personalitet me karakter tė fortė. Pengesat qė i dilnin jo vetėm qė nuk e dobėsonin por e forconin dhe e bėnin mė kėmbėnguls nė realizimin e qėllimeve madhore kombėtare. Kėshtu ai edhe pse muar urdhėrin nga Nanosi pėr t’i mbyllur dy Qendrat e FARK-ut nė Vuqidol dhe nė Papaj, ai jo vetėm qė nuk i mbylli kėto qendra por hapi edhe dy qendra tjera nė afėrsi tė Kuksit, nė Kalimash dhe nė Kolsh .
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-13, 23:47   #6
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kryetem:Pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin?

pinion me sqarime tė nevojshme pėr zbardhjen e kėsaj Marrėveshtjeje. Ahmet Krasniqi ia doezoi Bukoshit me shkrim edhe llogarinė e tė gjitha hargjimeve qė i kishte bėrė Ministria e Mbrojtjes nė periudhėn kohore mars-gusht 1998.Se Ahmet Krasniqi nuk kishte synime karrjeriste dėshmon fakti se ai pasi muar vesh pėr nėnshkrimin e peticioneve nė Dyzendolf tė Gjermonisė, ia ofroi dorėheqjen B. Bukoshit, por ai dorėheqjen e tij nuk e pranoi pasi qė ishte i vetėdijshėm se shumica e ushtarakėve do tė kundėrshtonin njė vendim tė tillė, sepse ai kishte ardhė nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes nė mėnyrė institicionale, me pėlqimin e pėrfaqėsuesėve (kordinatorėve) tė grupeve ushtarake qė ishin krijuar nė shtetet e Evropės Perendimore, tė Kroacisė dhe tė Sllovenisė, por edhe ishte kundėr ēdo logjike tė pranonte dorėheqjen e tij pas gjithė atyre sukseseve qė i kishte arritur pas Marrėveshtjes sė Osllos. Ndėrsa pas fushatės sė shpifjeve tė kryedjajve tė LPK-sė, qė e bėnin nepėrmjet Zėrit tė Kosovės se Ahmet Krasniqi ka krijuar ‘’forca paralele’’ me ato tė UĒK-sė, dhe shpifjeve tjera debile, ai kėrkoi nga Bukoshi qė tė zbardhet Marrėveshtja e Osllos dhe tė shpjegohet domethėnia e FARK-ut, por Bukoshi nuk dashti vetė tė bėjė shpjegime tė nevojshme dhe as Ahmet Krasniqin nuk e lejoi tė njoftonte opinionin pėr Marrėveshtjen e Osllos. Ahmet Krasniqi si mbetet tjetėr pėrpos t’i njoftonte personalitetet qė kishin ndikim tek faktori politik shqiptar pėr Marrėveshtjen e Osllos, pėr ndihmat qė i janė dhėnė UĒK-sė nė tė holla, dhe pėr pengesat qė po i dalin nė forcimin e FARK-ut. Ai pat biseduar nepėrmjet telefonit edhe me disa komandantė tėUĒK-sė, qė Xh.Haliti&kompani i fajsonin se ata po e kundėrshtojnė Marrėveshtjen e Osllos, me qėllim qė tua shpjegonte shkurtimisht Marrėveshtjen e Osllos dhe domosdonėe bashkimit tė faktorit ushtarak, po qe se kanė synim ēlirimin e Kosovės. Po e ceku njė bisedė me telefon qė e pati Ahmet Krasniqi me Sami Lushtakun gjatė muajit gusht tė vitit 1998. Atė bisedė e pata dėgjuar unė dhe Hilmi Nebihu. Ai pasi i shpjegoi Sami Lushtakut se pėr bashkimin e UĒK-sė dhe tė Ministrisė ėshtė arritur marrėveshtja, e luti si pėr gjak qė tė ndikojė ku ka mundėsi ta’’bashkojmė UĒK-sė’’, ta ‘’trashim UĒK-nė’’ dhe ta ‘’ēlirojmė Kosovėn’’! Dhe nė pėrfundim tė bisedės i tha :’’Besen po ua japi se pasi ta ēlirojmė Kosovėn kurrėfar detyre udhėheqėse nuk do tė marrė pėr veti ! Do tė kėthehėm tė shes speca nė Kroaci, ku pata shitur mė parė, vetėm tė bashkohėm dhe ta ēlirojmė Kosovėn !’’. ( Ahmet Krasniqi pasi pėrfundoi lufta serbo-kroate, edhe pse e pat ndihėmuar Ushtrinė Kroate me armatim dhe mjete luftarake, qe burgosur dhe dėnuar me dy vjet burg pėr shkak se pat kundėrshtuar pėr tė marrė pjesė nė luften kroato-serbe ushtarėt shqiptarė, qė shėrbenin shėrbimin ushtarak nė APJ, dhe i kishte zėnė lufta nė Kroaci. Pas daljes nga burgu Ahmet Krasniqi pėr tė siguruar kafshatėn e gojės qe detyruar tė punonte si shitės i pemėve dhe i perimeve nė Kroaci). Ahmet Krasniqi gjatė muajit gusht tė vitit 1998, nepėrmjet meje bėri pėrpjekje pėr tu takuar me Adem Demaēin nė Shqipėri apo dikund tjetėr, duke shpresuar se me te do t’i sqarojnė dhe do t’i largojnė shumė probleme qė i vinin nga Xh.Haliti&kompani, por Demaēi nuk pranoi takimin duke u arsyetuar se nuk ka kohė tė dal jashtė Kosovės( Nė atė kohė ishte Zėdhėnės i Pėrgjithshėm i UĒK-sė nė Prishtinė.). Ndėrsa pėr t’i neutralizuar dėmet dhe pengesat e mosrealizimit tė marrėveshtjes pėr blerjen e armatimit prej 49 miljan DM me tregtarė turq Ahmet Krasniqi e dėrgoi njė delegacion tė SHP tė FARK-ut nė Bosne dhe Hercegovinė me njė porosi pėr blerjen e njė armatimi moderrn pėr njėsitė e UĒK-sė nė Kosovė. Delegacioni ushtarak i Ministrisė sė Mbrojtjes edhe pse e arrijtėn marrėveshtjen me palen boshnjake, se tė hollat do t’i marrin vetėm atėherė kur armatimi arrinė nė vendin e duhur nė Kosovė, Bukoshi e shkeli marrėveshtjen, duke mos i dhėnė tėhollat pėr blerjen e armatimit tė kontraktuar. Edhe delegacioni tjetėr arrijti sukses me kreun ushtarak tė njė shteti misliman tė Azisė, kur premtuan t’ua sjellin armatimin e nevojshėm FARK-ut falas, me njė kusht qė Shqipėria tė mos u sjelli probleme ndėrkombėtare, kur do ta shkarkonte armatimin nė ndonjė port tė Shqipėrisė. Po ku do tė lenin pehlivanat e Nanosit tė futėn armė moderrne nga jashtė, kur e kishin marrė urdhėrin nga Nanosi, Mejdani dhe Klosi, qė vetėm kallashėt e dalur nga pėrdorimi tė Shqipėrisė tė dėrgohėn nė Kosovė. Ēėshtja e legalizimit tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Pjesės sė SHP tė FARK-ut ishte detyrė e Qeverisė sė Bukoshit, por kur Ahmet Krasniqi kuptoi se Bukoshi ishte kunder legalizimit tė kėtij subjekti ushtarak tė Republikės sė Kosovės, si mbeti tjetėr pėrpos vetė tė bėnte pėrpjekje pėr legalizimin e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tė SHP tė FARK-ut nė Shqipėri. Edhe pse kėrkesa e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe e SHP tė FARK-ut pėr legalizim u bė nė formėn eshkruar, gjatė fundit tė qershorit tė 1998,Ahmet Krasniqi nuk muarr kurrfarė pėrgjigje nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipėrisė. Edhe kėrkesat tjera tė Ahmet Krasniqit, qė tu lejohet qarkullimi pa pengesa i mjeteve tė transportit tė Ministrisė sė Mbrojtjes nėpėr Shqipėri, tu jipet leja pėr mbajtjene e armėve ushtarėve tė UĒK-sė ,



natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.