Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-07-12, 11:08   #1
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Njė popull "Nobel"




Trimėria e shqiptarėve nuk njeh kufi. Ata e pėrballojnė vdekjen dhe torturėn pa asnjė hezitim. Fjala e tyre njė herė e dhėnė ėshtė mė e shenjtė se betimi i dhėnė te popujt e qytetėruar. Mikpritja e tyre s’ka tė krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa tė mos ngelė gjė pėr tė ndarė e pėr tė dhėnė.

Shqiptarėt trashėgojnė pamundėsinė pėr t’i fyer nė nder. Kjo ėshtė njė praktikė e pėrjashtuar, sepse po i fyeve do tė pėrballosh nė mėnyrė tė detyruar larjen e hesapeve me gjak.

Bajroni i ka bėrė homazhe kėsaj race shqiptare pse e njohu personalisht dhe jetoi midis kėtij populli. Respekti pėr moshėn ėshtė njė nga karakteristikat e shqiptarėve. Ata janė korrektė, tė dashur kundrejt tjetrit dhe reciprokisht tė sjellshėm. Nė momentet mė tė rėnda ata janė plot respekt pėr superiorėt e tyre. Ata zbatojnė urdhrin e tyre me saktėsinė mė tė madhe. Fjalėt e tyre dhe sjellja e tyre shoqėrohen nga dinjiteti.

Siē kemi thėnė mė pėrpara, njė fyerje ndaj tyre riparohet nė mėnyrė shumė tė tmerrshme. Nuk lejojnė servilizmin, lajkatarinė ose mosobligimin nė njė punė qė jepet fjala. Mikpritja gjen shprehjen mė kuptimplotė nė Shqipėri. Njė fyerje qė i bėhet njė mysafiri kap jo vetėm tė zotin e shtėpisė, por gjithė fisin. Ai qė vret mysafirin dėnohet nga fisi dhe vdekja e tij ėshtė e paevitueshme.

Shqiptarėt janė tė fuqishėm. Gegėt e Veriut janė mė tė lartė nė trup se sa toskėt e Jugut. Ata janė gjithashtu mė tė rėndė, mė kokėfortė dhe mė kėmbėngulės. Njė shkrimtar kur flet pėr malėsorėt shqiptarė i krahason ata me drerėt e malit qė hipin nė shkėmbinjtė mė tė thepisur dhe ecin nėpėr ta, pa pasur frikėn e rėnies nėpėr humnerat mė tė llahtarshme dhe asnjė i gjallė s’mund tė futet atje pa ekspozuar humbjen e jetės. Besa ose fjala e nderit pėr shqiptarin ėshtė institucion i shenjtė. Njė fjalė e dhėnė, pa e detyruar tjetrin, e shoqėruar me besė, duhet tė respektohet me ēdo kusht dhe s’merret parasysh asnjė rrethanė. Njė udhėtar i pajisur me besė gėzon mbrojtjen e tė gjithėve, ai ėshtė i shenjtėruar.

***

Virtytet e femrės shqiptare janė unikale nė botė. Kurvėria dhe tradhtia bashkėshortore ndėshkohen me vdekje. Nė asnjė vend tė botės njė femėr nuk gjendet nė njė siguri e mbrojtje mė tė madhe se sa nė Shqipėri.

Ai qė vret njė grua dėnohet me dėnimin kapital. Femra nė Shqipėri punon nė shtėpi, por ajo ėshtė trajtuar me respekt dhe zė nė shoqėri njė vend mė tė nderuar se nė vendet e Lindjes. Njė shqiptare mund tė udhėtojė nga njė vend nė tjetrin, nė njė siguri tė plotė.

… Nėnėsia ėshtė shumė e nderuar dhe kurorėzon fisnikėrisht jetėn e femrės. Dashuria dhe bukuria luajnė njė rol tė vogėl. Konsiderata pėr njė femėr rritet nė pėrjetim me numrin e fėmijėve qė ka.

***

Qė tė kemi njė paqe komplete duhet tė formohet njė Shqipėri Autonome qė tė zotėrojė lirinė nė mėnyrė mė tė plotė. Shqipėria nuk mund tė ndahet midis fqinjėve, ashtu siē nuk mund tė ndahet ēdo vend i Europės.

Europa tashmė e ka krijuar Shqipėrinė e pavarur dhe s’duhet tė hedhė poshtė pemėt e saja, prandaj ajo duhet ta mbėshtetė atė. Njė Shqipėri e formuar mbi njė plan federativ mund tė jetė njė kėrcėnim pėr planin e Ballkanit. Ajo s’mund tė ketė marinė qė tė alarmojė Italinė ose Austrinė nė Adriatik. Ndėrtimi i rrugėve tė hekurta dhe pėrmirėsimi i porteve tė Shqipėrisė do t’i japin Serbisė njė dalje nė det, nė Mesdhe. Ky rezultat mund tė arrihet mė me lehtėsi nė marrėveshje tregtare, miqėsore edhe paqėsore se sa me tentativė pushtimi. Njė Shqipėri e pavarur do tė inaugurojė njė erė tė re, duke zhvilluar normalisht dhe duke fituar prosperitetin pėr tė cilin ajo ka tė drejtė. Shqipėria do tė zėvendėsojė me rrugė tė pėrshtatshme ato rrugė tė kėqija qė ka sot. Ajo do tė kthejė fshatrat nė qytete dhe kėto qytete do t’i kthejė nė qytete tė lulėzuara.

Shqiptarėt nuk kanė vetėm tė drejtė t’i kėrkojnė Europės drejtėsi, por t’i kėrkojnė asaj edhe dėmshpėrblim. Europa e krishterė ėshtė e pėrgjegjshme pėr robėrinė dhe varfėrinė e popullit shqiptar. Unė mund tė dėshmoj qė me gjithė protestat e mija, Europa e krishterė ėshtė shkaku i eksodit tė dhimbshėm tė 100.000 fshatarėve qė duhet t’i linin vatrat dhe pasurinė e tyre dhe tė vinin si refugjatė nė Vlorė ku ata do tė vdisnin nga uria dhe sėmundjet, pa numėruar ata qė janė pa ndihmė dhe mbėshtetje.

***

Tė krishterėt europianė duhet tė punojnė pėr tė lehtėsuar mizerjen nga skllavėria e pamerituar e shqiptarėve. Shtetet e Bashkuara qė kanė fatin tė kenė njė qeveri qė qeveris njė shtet tė lirė, i dalė nga vullneti i popullit sovran, qeveri qė pėrpiqet nga dita nė ditė qė tė sigurojė pėrparimin, lulėzimin dhe qė ka dhėnė mbi tė gjitha dashurinė pėr tė ardhmen, Shteteve tė Bashkuara i bije pėr detyrė t’i rrethojė shqiptarėt me kėtė vėllazėrim, me kėtė dashuri njerėzore qė s’e kanė njohur deri tani.

Kundėr gjithė gėnjeshtrave dhe akuzave se shqiptarėt janė egėrsira unė citoj fjalėt e Eriksonit, kėshilltar amerikan, qė ata e kanė dashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull mė tė dėshirueshėm dhe mė tė dashur nė gjithė Europėn se Shqiptarėt. Ata kanė nė tė njėjtėn kohė elementėt e forcės, burrėrinė, kurajon, tė lidhura me devotshmėrinė mė tė butė dhe mė tė ligjshme!”.

Njerėzit e Shqipėrisė shohin te Krishti dhe Muhamedi dy profetė qė i nderojnė si tė tillė. Ē’fatkeqėsi! Ata i thėrrasin mė kot! Si njeri e si tjetri tė ndihmojnė vendin e tyre. O Krisht! O Muhamed! Kujt t’i drejtohen qė tė drejtat e tyre tashmė tė njihen?

Jam i bindur se popujt qė po luftojnė (nė Luftėn e Parė Botėrore- MG) me aq ashpėrsi, njė ditė do ta pėrfundojnė atė, dua tė them qė kėtij konflikti mizor do t’i vijė fundi. Ata duhet tė dėgjojnė Zotin dhe duhet t’i sigurojė Shqipėrisė lirinė.

Shpresat dhe sytė e sė gjithė botės janė drejtuar drejt paqes, nė bazė tė sė cilės duhet tė krijohet njė vėllazėrim dhe kooperim intim i frymėzuar nga ndjenjat njerėzore e jo tė forcės.

Kjo paqe do t’i njohė ēdo race edhe ēdo kombi tė drejtėn e ekzistencės. Nė kėtė mėnyrė, nuk do tė jenė mė tė penguar, nga barrikadat artificiale, tė ngritura me vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme pėr mbrojtje dhe qė pėr to popujt duhet tė sakrifikojnė kohėn e tyre mė tė mirė, paratė dhe shpirtin e tyre.

“L’Albania”, Zvicėr, Nr. 7 16.12.1915


Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-07-12, 12:58   #2
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njė popull "Nobel"

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bajlozi i Zi Shiko postimin

***

Virtytet e femrės shqiptare janė unikale nė botė. Kurvėria dhe tradhtia bashkėshortore ndėshkohen me vdekje. Nė asnjė vend tė botės njė femėr nuk gjendet nė njė siguri e mbrojtje mė tė madhe se sa nė Shqipėri.


***

“Nuk ka popull mė tė dėshirueshėm dhe mė tė dashur nė gjithė Europėn se Shqiptarėt. Ata kanė nė tė njėjtėn kohė elementėt e forcės, burrėrinė, kurajon, tė lidhura me devotshmėrinė mė tė butė dhe mė tė ligjshme!”.

Njerėzit e Shqipėrisė shohin te Krishti dhe Muhamedi dy profetė qė i nderojnė si tė tillė. Ē’fatkeqėsi! Ata i thėrrasin mė kot! Si njeri e si tjetri tė ndihmojnė vendin e tyre. O Krisht! O Muhamed! Kujt t’i drejtohen qė tė drejtat e tyre tashmė tė njihen?

Jam i bindur se popujt qė po luftojnė (nė Luftėn e Parė Botėrore- MG) me aq ashpėrsi, njė ditė do ta pėrfundojnė atė, dua tė them qė kėtij konflikti mizor do t’i vijė fundi. Ata duhet tė dėgjojnė Zotin dhe duhet t’i sigurojė Shqipėrisė lirinė.
Qyre sa mirė.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-12, 11:57   #3
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njė popull "Nobel"

"Nese ka nje tipar qe spikat tek shqiptari, eshte karrakteri i tij luftarak. Pergjate gjithe historise se njohur, shqiptari eshte pershkruar si MARTIAL RACE, nje epitet qe nuk gjen te ngjashem per asnje race tjeter. Shqiptaret kane qene luftetaret me te mire evropiane, ka qene ajka e cdo ushtrie, ata percaktonin fatin e betejes, dhe kjo karraktestike nuk ishte e lindur prej hicit, por prej trashegimise luftarake te te pareve te tyre."


__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.